Close
Faqja 225 prej 311 FillimFillim ... 125175215223224225226227235275 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,241 deri 2,250 prej 3101
  1. #2241
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Suazo: Nuk kisha dyshime,pėr mua ishte vetėm Inter

    Pavarėsisht se u pėrfol pėr njė kalim tek Milan, David Suazo ka rrfėyer nė ditėn e prezantimit tė tij se nė mendjen e tij ka qenė gjithnjė Interi. "Pėr mua ekzistonte vetėm klubi zikaltėr", ėshtė shprehur ai. "Agjenti im dhe presidenti Ēelino e dinin se ēfarė doja, megjithėse mė pėlqeu shumė interesimi i kuqezinjve. Nuk ishte njė refuzim, unė e kisha vendosur tė ardhmen time", ka thėnė sulmuesi nga Hondurasi. David Suazo dje ėshtė bėrė zyrtarisht njė futbollist i Interit, duke u prezantuar nė Apiano Xhentile. Pėr tė ėshtė folur shumė nė ditėt e fundit, sidomos pas lajmit se do tė bėhej njė lojtar i Milanit. "Dua tė falėnderoj gjithė Sardenjėn dhe nė veēanti Kaljarin. Ēelino ka qenė fantastik me mua, por tani fillon kjo histori e re me Interin qė besoi nė cilėsitė e mia", u shpreh ai.

  2. #2242
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Juventus nuk ndalet, gati marrja e brazilianit Pepe

    Njė kthesė e rėndėsishme pėr Juventusin, qė tashmė duket shumė pranė marrjes sė Pepes. Klubi bardhezi ka ndėrmend tė kėnaqė trajnerin Klaudio Ranieri, qė nė tė ditėt e shkuara ishte shprehur qartė: braziliani me pasaportė portugeze i Portos, ėshtė zgjedhja e tij e parė. Pas kėtyre fjalėve, drejtori Alesio Seko dhe dirigjentėt e tjerė tė klubit bardhezi kanė punuar pėr tė sjellė nė Torino njė nga talentet mė premtues tė futbollit nė Evropė. Porto i ka nisur tratativat me kufirin e 20 milionė eurove, por nė marrėveshje mund tė futet edhe Fabricio Mikoli, qė pėlqehet shumė nga kampionėt e Portugalisė pas eksperiencės sė tij me Benfikėn. Seko dhe drejtuesit e tjerė kanė dashur t'i plotėsojnė dėshirėn Ranierit dhe pėr kėtė arsye ėshtė ngadalėsuar tratativa me Saragozėn pėr tė marrė Gabriel Militon. Takimi me drejtuesit e klubit spanjoll ėshtė lėnė pėr nė fundjavė, megjithatė Juventus duket qė tani shumė pranė marrjes sė brazilianit Pepe, i cili e ka shprehur me kohė dėshirėn e tij pėr tė luajtur nė Itali. Ranieri ndėrkohė ėshtė nė pritje, por nga selia e klubit kanė ardhur sinjale tė rėndėsishme. Ndoshta mund tė vijnė tė dy, ndėrkohė qė si alternativė ekstreme mbetet edhe Luizao i Benfikės, qė mund tė shkėmbehet pikėrisht me Mikolin. Por vėshtirė se mund tė shkohet deri kėtu.

  3. #2243
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Milan kėrkon Eto, por nuk harrohet Shevēenko

    Eto, Ronaldinjo, por ndoshta edhe Drogba. Megjithatė Shevēenko mbetet dėshira numėr 1 e drejtuesve tė Milanit, tė cilėt nė fshehtėsi duket se janė duke punuar pėr tė rikthyer ukrainasin e larguar njė vit mė parė nė drejtim tė Ēelsit. Nė pritje tė "goditjes sė madhe", Adriano Galiani dje ka qenė tepėr misterioz para kamerave, duke lėnė nė dilemė tifozėt kuqezinj. Nė hipodromin e Varezes i kanė pėrmendur emrin e Samuel Eto, por administratori i deleguar kuqezi nuk ėshtė fshehur. "Tė shohim, tė shohim, me qetėsi". Nė mikrofonin e Klaudio Pelegatit ishte dhe mė i qartė: "Duam tė marrim njė sulmues tė madh, por nuk kemi nxitim. Nė kėto tratativa duhet durim, shumė durim", ka thėnė Galiani. Drejtori i Milanit e ka mėsuar lajmin se Barcelona ka vendosur tė blejė njė sulmues pankine pėr tė vėnė nė merkato pikėrisht kamerunasin Eto. "Pėr momentin, nė rrugė zyrtare, na thonė qė Ronaldinjo dhe Eto janė tė pashitshėm, por ne mund tė presim. Shpresojmė qė tė ndryshojnė mendje dhe qė kėta futbollistė tė mos mbeten pėr ne si Kaka pėr tė tjerėt, pra njė ėndėrr e pamundur", shtoi Galiani. Megjithatė, nė rrugėn Turati vazhdon tė dėgjohet emri i Andrij Shevēenkos, i cili ėshtė parė nė njė darkė me Nestėn dhe Maldinin nė Nju Jork.

  4. #2244
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ish-lojtari i Milanit, aksidenton 5 shqiptarė

    Ish mbrojtėsi i Milanit Franēesko Zagatti, 75 vjeēar, aktualisht nė stafin teknik tė klubit kuqezi nė rolin e vėzhguesit tė talenteve, ėshtė bėrė autor i njė aksidenti tė rėndė automobilistik, ku si rrjedhim kanė mbetur tė plagosur 5 shtetas shqiptarė. Lajmi ėshtė dhėnė nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, sipas tė cilės Zagati ishte nė timonin e njė Mercedesi dhe ka hyrė nė krah tė kundėrt tė Autostradės A10 Xhenova-Ventimiglia, nė Imperia Est, duke u pėrplasur me njė makinė Fiat Punto qė drejtohej nga Peter Guras dhe nė bordin e sė cilės gjendeshin 5 shqiptarė. Ish futbollisti i Milanit dhe katėr herė fitues i titullit kampion tė Serisė A nė vitet '50-'60 me kėtė skuadėr, duhet tė ishte dje nė Arma di Taggia, ku do tė zhvillohej stėrvitja e tė rinjve qė marrin pjesė nė Milan Camp. Tė martėn nė mbrėmje, ai ka marrė autostradėn pėr tė shkuar aty, por pasi ka mbėrritur nė Imperia Est, ka menduar se e kishte kaluar Arma-n dhe ėshtė kthyer menjėherė. Por, nga gabimi i tij, ai ka pėrshkruar rrugėn nė krah tė kundėrt dhe nė lartėsinė e San Bartolomeo al Mare, ėshtė pėrplasur me njė Fiat Punto tė familjes shqiptare. Tė pesė shqiptarėt, mes tė cilėve edhe dy tė mitur 13 dhe 15 vjeēarė, kanė mbetur tė dėmtuar, por pa probleme pėr jetėn. Ata gjithsesi janė ēuar urgjentisht nė spitalin e Santa Corona, ku kanė marrė mjekimet. Edhe pse nuk pati pasoja tragjike, gjendja e pesė shqiptarėve ėshtė pėrshkruar si traumatike nga ANSA dhe kjo pasi tė gjithė kishin mbetur tė tmerruar nga aksidenti qė mund t'u rrezikonte edhe jetėn. Ndėrkaq, ish futbollisti i famshėm i Milanit ėshėt dėrguar nė spitalin e burgut tė Imperias, ku pavarėsisht plagėve tė marra, dje nė mėngjes ka qenė koshient. Zagatti ėshtė marrė nė pyetje nga agjentėt e Policisė Rrugore, tė cilėt si masė tė parė, kanė bėrė heqjen e patentės pėr 75 vjeēarin. Franēesko Zagatti, i lindur mė 18 prill 1932 nė njė zonė afėr Torinos, ka qenė njė mbrojtės i Milanit nė fund tė viteve '50 dhe fillim tė viteve '60. Ai ka fituar 4 tituj kampionė nė Serinė A si edhe njė Champions League me Milanin nė sezonin 1962-1963.

  5. #2245
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mbledhja, Duka flet pėr ndryshime emrash nė FSHF

    Nė praninė e drejtuesve mė tė lartė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, dje nė ambientet e kėtij institucioni ėshtė zhvilluar analiza vjetore e sezonit 2006-2007. Nė mbledhje kanė marrė pjesė presidenti i FSHF-sė Armand Duka, dy zėvendės presidentėt Nuri e Kasmi, sekretari i pėrgjithshėm Mici si edhe tė gjithė shefat e sektorėve pėrkatės nė kėtė institucion. Tema e ditės kanė qenė problemet e hasura nė sezonin e shkuar, tė cilat shefi i Garave Hito Hitaj i bėri publike dy ditė mė parė. Por, Duka nė fjalėn e tij ka folur edhe pėr ndryshime nė administratėn e FSHF-sė, tė cilat mund tė ndodhin nė mbledhjen e sė premtes nė Komitet. Gjithsesi, kreu i Federatės nuk ka pėrmendur emra edhe pse pėr t'u larguar ėshtė pėrfolur edhe sekretari i pėrgjithshėm.

  6. #2246
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cana, nga plazhi i Dhėrmiut, kalēeto me shokėt nė Tiranė

    Pasi kaloi disa ditė nė Dhėrmi me tė dashurėn dhe miqtė e tij, Arben Shemili ka qenė tė hėnėn nė orėn 21 n2 kompleksin sportiv "Dajti" pėr njė ndeshje midis shokėve tė tij tė ngushtė. Pasi u mor vesh ardhja e tij, nė shkallėt e kompleksit erdhėn dhjetėra tifozė, tė cilėt mė pas nxituan t'i merrnin Canės autografe. Futbollisti shqiptar bėri foto me tė gjithė dhe nė fund qėndroi pėr pak kohė edhe me mikun e tij Xhevi, pronarin e kompleksit. A.Shemili

  7. #2247
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    Lorik Cana: Marseja kėrkon 12 mln pėr mua

    Bashkė me tė dashurėn e tij, Lorik Cana ėshtė nisur dje drejt Kosovės, pasi ka kaluar njė javė nė plazhet e Dhėrmiut. I shoqėruar nga miku i tij Arben Shemili, mesfushori i Marsejės ka dalė rreth orės 10.15 nga Hotel Rogner pėr tė udhėtuar drejt vendlindjes, ndėrkohė qė pas disa ditėsh do tė bėjė njė tjetėr udhėtim pėr nė Tiranė. Para pak ditėsh, nė sitin e njohur transfermarkt.de u bė e ditur se vlera e kartonit tė Lorik Canės, ka shkuar nė 10 milionė euro, sa ēereku i gjithė kombėtares shqiptare, por nė tė vėrtetė, kėrkesat e Marsejės pėr kėtė futbollist janė shumė mė tė larta. "Olimpiku kėrkon 12 milionė euro qė tė mė lėjė tė lirė", ka thėnė mesfushori kuqezi, qė ėshtė edhe futbollisti mė i paguar shqiptar, me njė rrogė qė kap shifrėn e 180 mijė eurove nė muaj. Lorik Cana gjithsesi nuk ka bėrė tė ditura ofertat qė ka pasur gjatė kėsaj periudhe edhe pse shpallja si mesfushori i dytė mė i mirė nė Evropės, pas Andrea Pirlos, e ka vėnė jo pak nė shėnjestrėn e klubeve tė mėdha. Nė njė intervistė dhėnė pėr "GSH" pak javė mė parė, mesfushori 23 vjeēar i ekipit kombėtar ėshtė shprehur se nė rast largimi, do ta bėjė kėtė pėr njė nga 10 klubet mė tė mira tė Evropės dhe se nuk do tė luajė me asnjė ekip tjetėr brenda Francės. Cana ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mirė tė kombėtares shqiptare, duke qenė njė shtyllė nė mesfushė.

  8. #2248
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bogu: Napoli, njė klub qė mė tėrheq pa masė

    Nė adresė tė Erjon Bogdanit, telefonatat e kėtyre ditėve kanė qenė tė panumėrta. Dje, bomberi i kombėtares ka patur edhe njė telefonatė nė emisionin "Radio Goal" tė Radios "Kiss Kiss" tė Napolit, ku ka thėnė: "Nuk e di nėse Napoli ka kėrkuar informacion pėr mua te Kievo, por di qė kam kėrkesa nga shumė skuadra. Megjithatė nuk mund tė them asgjė konkrete. Sa pėr Napolin, mund tė them se ėshtė njė pjacė qė i tėrheq tė gjithė dhe do tė isha shumė i kėnaqur nėse do tė luaja aty. Ky klub ėshtė nė preferencat e mia. Me rikthimin e Napolit, Xhenoas dhe Juventusit, them se Seria A e kėtij viti do tė jetė njė kampionat shumė i bukur, sidomos pėr ne sulmuesit", ka thėnė Bogdani.

  9. #2249
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bogdani: Sakrificė pėr Kievon, por jo i vetėm

    Erjon Bogdani ėshtė gati edhe pėr njė sakrificė pėr tė qėndruar me Kievon nė Serinė B, por bomberi kuqezi kėrkon garanci nga klubi se do tė ketė njė skuadėr kompetitive. Nė njė intervistė dhėnė dje pėr tė pėrditshmen veroneze "L'Arena", sulmuesi i kombėtares shqiptare ka deklaruar se nė rast qėndrimi tė futbollistėve kryesorė tė skuadrės, kėtė mund ta bėjė edhe ai, nė tė kundėrt do tė jetė i detyruar tė zgjedhė njė klub tjetėr dhe nė tė vėrtetė janė jo pak skuadra qė interesohen pėr ta pasur nė gjirin e tyre sezonin e ardhshėm.
    Erjon, cila ėshtė e vėrteta e merkatos sipas teje?
    Nuk kam folur me askėnd, nuk jam kontaktuar. Vazhdoj tė jem njė lojtar i Kievos. Kur tė kthehem nga pushimet do tė flas me klubin tim. Megjithatė jam i qetė, shumė i qetė.
    Dėshiron tė qėndrosh?
    Kam firmosur njė kontratė 3 vjeēare, e dini kėtė. Jam bashkuar me ēėshtjen e Kievos. Megjithatė, jam duke pritur projektet e reja tė klubit.
    Nė merkato, flitet pėr Rexhinėn, Kaljarin, Torinon e Atalantėn...
    E di, e di. Por tani po shkoj tė marr diell, do tė pushoj dhe s'do tė mendoj pėr asgjė. Kėshtu qė kur tė kthehem do tė jem i karikuar. Them se edhe me klubin nuk do tė ketė probleme.
    Por doni garanci, e vėrtetė?
    Kur flas pėr garanci, kam ndėrmend konfirmimin e lojtarėve kryesorė tė Kievos, qė nga Lana, Mandeli, Pelizier dhe tė tjerėt. Tė luash nė njė skuadėr tė fortė, tė lejon tė gjesh stimuj tė rinj, tė rinisesh menjėherė, tė japėsh gjithēka.
    Ēfarė nuk do tė pranonit?
    Nuk mund tė jem i vetmi qė tė sakrifikohem, i vetmi qė tė qėndroj. Por, besoj se kjo ėshtė e kuptueshme. E di shumė mirė qė te Kievo i bėjnė gjėrat pėr sė mbari dhe qė do tė kenė menduar edhe pėr tė ardhmen. Nuk pres gjė tjetėr, veēse tė ulem nė tavolinė dhe tė flas. E them kėtė sepse besoj shumė tek potencialiteti i kėsaj skuadre. Por, nuk mund tė mendohet qė tė jemi tė gjithė bashkė.
    Kievo ra nė B nė javėn e fundit, e keni kujtuar ndonjėherė?
    Shumė herė. Dhe kam gjetur njė shkak. Por, tani duhet ta harrojmė, ėshtė absurde e trishtueshme, por shkoi kėshtu.
    Kievo nė B, Verona nė C. Njė vit i trishtė pėr futbollin veronez apo jo?
    Ishte njė sezon i mallkuar, shpresoj i papėrsėritshėm. Kievo dhe Verona kanė pacur njė ecuri tė pėrbashkėt. Njė fillim tė vėshtirė, mė pas janė rikthyer, erdhi mrekullia dhe patėm edhe shpėtimin nė duart tona. Dhe nė fund njė tragjedi. E pabesueshme.
    Pse Kievo nuk arriti tė shpėtonte?
    Paguam nisjen e vėshtirė, humbėm shumė pikė rrugės dhe nė javėn e fundit gjithēka ishte kundėr nesh. Por, koha e akuzave mendoj se ka ikur. Kemi pėr detyrė tė shohim pėrpara.
    I shikoni me interes edhe gazetat, ēfarė shkruajnė?
    Shkruajnė shumė gjėra, mė pėlqen kjo. Por nuk mendoj gjatė pėr kėtė. Kėtu jam larg dhe vijnė lajme konfuzė dhe burimi im i vetėm pėrfaqėsohet nga Kievo.

  10. #2250
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Van Bronkhorst kthehet te Fejenordi

    28 Qershor Xhovani van Bronkhorst e mbylli perfundimisht marredhenien e tij me Barcelonen per t’u kthyer te Fejenordi. Edhe pse kontrata e tij me klubin katalanas nuk kishte perfunduar, ajo u prish me aprovimin e te dy paleve, per te bere me te lehte largimin e lojtarit. Xho, sic eshte emri qe ka mbantur ne fanelle vitet e fundit, largohet nga Barcelona pas kater sezonesh, me nje Champions te fituar, dy kampionate dhe nje Superkupe te Spanjes. Gjithashtu ka qene titullar ne skuadren kampione te Europes ne vitin 2006. 32?vjecari ishte lojtari i vetem i skuadres se Frenki Rajkardit qe luajti te 13 takimet e atij edicioni. Tani, do te rikthehet te Fejenordi, thuajse dhjete vjet pasi u largua nga klubi holandez, ku ka luajtur per pese vjet, ne periudhen 1993?1998. Me pas ka luajtur per Gllasgou Rejnxhers (1998?01), Arsenalin (01?03) deri sa mberriti te Barca, nje vit i huazuar dhe me pas u ble perfundimisht.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •