Close
Faqja 217 prej 311 FillimFillim ... 117167207215216217218219227267 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,161 deri 2,170 prej 3101
  1. #2161
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Benitez, i qete per qetesine

    25 Qershor Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka deklaruar se nuk ka ende asnje urgjence per te blere, edhe pse eshte ne kerkim te lojtareve te duhur per te perforcuar skuadren e tij sezonin e ardhshem. Nenkampionet e Europes nuk kane bere ende asnje levizje te madhe ne tregun e lojtareve edhe pse Benitezi tha para nje muaji sei duhej mbeshtetje financiare per te sjelle lojtare te rinj sa me shpejt. Spanjolli duket se eshte merzitur nga situata e krijuar, edhe pse i jane premtuar para nga pronaret amerikane, Xhorxh Xhilet dhe Tom Hiks, por kembenguli se nuk ka asnje problem. Deri tani, aktiviteti i Liverpulit ka qene rinovimi me lojtare kyc si Stiven Xherard, Xhemi Karrager, Ksavi Alonso dhe Hoze Reina, si dhe eshte lidhur me Josi Benajun te Uest Hamit. Benitez tha: “Kemi nje sere objektivash dhe kohet e fundit kam pasur disa biseda telefonike interesante. Po monitorojme situaten ne cdo cast dhe mendoj se nuk kemipse te nxitohemi. Nese marrim lojtare nga Spanja, ata kane perfunduar vetem para nje jave kampionatin, keshtu qe do t’u duhet nje pushim me i gjate. Prandaj do te doja te merrnim dike para se te niste faza pergatitore”. Fernando Torresi i Atletikos se Madridit dhe Alesandro Mansini i Romes jane dy prej emrave qe mund te shkojne ne “Anfield Road”.

  2. #2162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kievo do te mbaje Bogun ne B

    25 Qershor Skuadra italiane e Kievos ka vendosur dje te mbaje Erjon Bogdanin ne skuader, nese ky i fundit pranon qe te qendroje nen kontrate me shumen qe perfitonte sezonin e shkuar ne nje edicion. “Synimi yne eshte qe te rihyjme ne gare per t’u ringjitur neSerine A – tha nje prej drejtuesve te klubit ne te perditshmen “L’arena” – dhe per kete na duhet shqiptari. Sigurisht qe kemi mundesi ta shesim per 3 ose 4 milione euro, por, me ato para eshte e veshtire te gjejme nje sulmes te forte qe i ploteson kushtet dhe vecorite e shqiptarit. Per hir te se vertetes, ne 6 muajt e fundit, nuk ka qene i shkelqyer, por ne B gjerat ndryshojne. Ai ka treguar se eshte i prere per te luajtur ne kete nivel, kur ka qene te Verona ka shenuar 17 gola. Nje shifer e frikshme”.

    Erjon Bogdani pritet te filloje stervitjen gjate ketyre diteve me skuadren e Kievos, megjithate, nje gje e tille nuk do te thote detyrimisht qe do te qendroje ne Verona. Klubi deri tani ka ndryshuar disa here qendrim per ceshtjen e tij dhe deri para dites se djeshme, ata e konsideronin shqiptarin si nje nder ata qe duhej te shitej per te perfituar para.

    Torino, Xhenoa, Napoli dhe sidomos Kaljari e Rexhina jane te interesuara per sherbimin e shqiptarit, madje ka pasur edhe oferta konkrete ne drejtim te “bomberit” kuqezi.

    Kaljari e shihte Bogdanin si nje pasardhes te denje te Suazos, nderkohe qe ne Rexhina do te rigjente Fikadentin, nje trajner, i cili e ndihmoi shume ne anen profesionale, kur luante me skuadren e Verones. Vete lojtari ende nuk eshte prononcuar per nje mundesi qendrimi ne Verona te Kievo. Gjithsesi ai gjithnje ka deklaruar se ne kete qytet dhe ne kete ambient ndihet mire, majfton qe skuadra te jete me shume konkurruese dhe, pse jo, mund ta pranonte me kenaqesi nje oferte per te vijuar karrieren ne Serine B. Dhe sikur futbollisti te doje te largohet do te jete e veshtire te gjeje gjuhen e perbashket ne rast se keta te fundit duan ta mbajne. Arsyeja eshte e thjeshte: Bogu ka edhe dy vite kontrate me skuadren.
    #VamosArgentina

  3. #2163
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Arsenali, nje “femije” per te harruar Henrine!

    25 Qershor Fernando Torres mund te ndryshoje pseudonimin nga “El Nino” (femija, ne spanjisht) ne “The Kid” (femija, ne anglisht). Sulmuesi i Atletikos eshe shnderruar ne “llokmen” e enderruar te merkatos per Liverpulin, por tani te kuqte kane edhe nje tjeter rival te madh nga Premiership, Arsenalin. Shitja e Henrise tek Barcelona per 27 milion euro ben qe “topcinjte” te kene ne arkat e tyre fondet e duhura per te permbushur deshiren e Atletikos, qe kerkon 40 milion euro per 23?vjecarin. Ne favor te londinezeve luan edhe Vengeri, qe prej kohesh ka shprehur hapur admirimin e tij per Torresin. Trajneri francez e kerkoi “El Nino”?n qe gjate merkatos se veres se shkuar, por pergjigja e prere e Atletikos, qe refuzoi cdo lloj bisedimi mbylli menjehere cdo diskutim. Nje vit me vone, situata ka ndryshuar dhe Torresi eshte i vendosur qe me ne fund te beje hapin e madh te karrieres se tij. Ne Angli lajmerojne se Vengeri ka arritur te perfundoje me sukses nje operacion merkatoje per nje sulmues te panjohur brazilian, por francezi ka te qarte qe per te zevendesuar kapitenin e tij, Henrine, i duhet nje sulmues me peshe dhe i afte te shenoje nje kuote te njejte golash ne sezon. Torres, eshte pa dyshim alternativa me e mire.Si Atletiko, ashtu edhe futbollisti jane te lumtur nga perfshirja e Arsenalit. Liverpuli kishte vendosur qe javen e ardhshme te dergonte nje drejtues te tij ne Madrid me parate e mjaftueshme per te blere Torresin, por te kuqte do te perpiqeshin te perfshinin ne operacion Luis Garsian, me qellim reduktimin e cmimit. Trajneri Agirre nuk ka ndonje stime te vecante per spanjollin e “te kuqve”. Ndersa Arsenali, nje klub me para dhe qe mund te perfshije ne operacion edhe Rejesin, paraqit nje “piste” shume me te preferuar. Megjithate, Atletiko, nuk ka ndermend te dorezohet lehte ne bisedime. Madrilenet sapo kane nenshkruar nje kontrate me “Telemadrid”, nga e cila do te perfitojne 42,5 milion euro ne sezon, ne tre vitet e ardhshme, nga shitja e te drejtave televizive. Megjithate, rritja e te ardhurave nga televizioni ne Spanje eshte e pakrahasueshme me rritjen e jashtezakonshme qe do te kete Premier League sezonin e ardhshem. Atletiko do te shtroje si argument faktin qe Mancesteri pagoi 30 milion euro per Andersonin dhe 25 milion per Nanin, dy talente me te ardhme, por qe nuk gezojne famen dhe nuk jane te pjegur si Torres. Per kete arsye, klubi do te tentoje te rrise oferten fillestare, e cila pritet te jete prej 36 milion eurosh, duke rritur pretendimet ne me shume se 40 milion euro.Nderkohe, Rafa Benitez, i cili do te kete buxhetin me te madh qe prej mberritjes se tij tek Liverpuli, kete vere, pranon qe ka kthyer syte nga Spanja, pa permendur emra. “Kemi disa objektiva ne merkato dhe po marr telefonata interesante nga te gjitha krahet. Po shqyrtojme situatat e caktuara, por nuk kemi perse te nxitohemi? Blerjet spanjolle? Perse jo, edhe pse do t’i duhej nje pushim i gjate, pasi sezoni atje perfundoi shume me vone se sa ne Angli”.

  4. #2164
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sevilja, sezoni mė i mirė pas 37 vjetėsh

    Derguar me: 25/06/2007
    • Njė gol i shėnuar nga Frederik Kanute nė minutėn e 11-tė tė pjesės sė parė, u dha trofeun e dytė pėr kėtė sezon fituesve tė Kupės UEFA

    Sevilja e mbylli nė mėnyrėn mė tė mirė sezonin 2006-2007, pasi arriti tė fitonte edhe Kupėn e Mbretit nė Spanjė. Ekipi i drejtuar nga Huande Ramos mposhti 1-0 Getafen nė finalen e luajtur nė “Santiago Bernabeu”. Njė gol i shėnuar nga Frederik Kanute nė minutėn e 11-tė tė pjesės sė parė, u dha trofeun e dytė pėr kėtė sezon fituesve tė Kupės UEFA. Pas 37 vjetėsh, ky ėshtė sezoni mė i mirė i Seviljes, e cila sezonin e ardhshėm do tė luajė edhe nė Ligėn e Kampioneve. Nė Madrid ka qenė njė atmosferė elektrizuese, me tė paktėn 50 mijė tifozė tė Seviljes tė ardhur pėr tė pėrkrahun skuadrėn e tyre.
    #VamosArgentina

  5. #2165
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Nedved? Ėshtė si njė bateri qė nuk ndalon”

    Derguar me: 25/06/2007
    • Klaudio Ranieri ka dhėnė mendimin e tij edhe mbi Pavėl Nedved, i cili kėtė javė do tė vendosė nėse tė vazhdojė tė luajė futboll, apo tė tėrhiqet, duke kėrkuar njė post drejtuesi nė klubin e Juventusit.

    “Unė, si tė gjithė, uroj qė tė qėndrojė”, ka thėnė Ranieri. “Ka vuajtur nė Serinė B, pėrse tė mos udhėheqė kėtė skuadėr edhe tani qė u kthye nė A? Pėr mua do tė vazhdojė, ai ėshtė ai ato bateritė qė nuk ndalojnė kurrė”, ėshtė shprehur tekniku i Juventusit. Pavėl Nedved ėshtė prej 6 vjetėsh njė nga liderėt e mesfushės sė Juventusit, por njė vit nė Serinė B, duket se e ka lodhur jo pak futbollistin ēek.
    #VamosArgentina

  6. #2166
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Shuster: Na mundi gjyqtari!

    25 Qershor Finalja e Kupes se Mbretit mund te kete qene ndeshja e fundit per Bernd Shusterin, ne stolin e Getafes. Sipas shtypit, ai do te jete trajneri i Realit ne sezonin e ardhshem, por ne konferencen per shtyp pas humbjes me Seviljes, ne mendjen e Shusterit qarkullonin vetem mendime te tjera. Sipas gjermanit, Getafe mund te kishte fituar Kupen, ne qofte se gjyqtari do te ishte treguar me i sakte ne vendimet e marra. “Tani mund ta kuptoj presidentin e Seviljes, qe shprehej i sigurt se ekipi i tij do te fitonte Kupen. Gjyqtaret jane gjithmone te njejtet dhe ata favorizojne gjithmone te medhenjte”, thote Shusteri, i irrituar pas ndeshjes. “E dinim qe ne fillim se ata ishin te favorizuar per cilesine superiore dhe faktin se jane mesuar te luajne ne finale. Skuadra ime nuk ka pervoje nga ndeshje te tilla, por perpara takimit nuk mund te parashikonim qe nje penallti aq e paster si ajo e Guizes nuk do te jepej. Vendime te tilla kane ndikim shume te madh ne nje finale”. Pavaresisht humbjes, Shusteri ndihet krenar nga ajo qe futbollistet e tij dhane gjate sezonit. “Te gjithe futbollistet jane te zhgenjyer, te gjithe jemi. Kishim besim se me te vertete mund t’ia dilnim mbane. Megjithate, ky sezon mbetet i paharrueshem edhe keshtu. Kemi mundur skuadra te medha si Reali apo Barcelona, zhvilluam nje kampionat shume te mire dhe vitin e ardhshem, per here te pare ne historine e klubit do te marrim pjese ne Kupen UEFA”.

  7. #2167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ranieri: Vė bast, kjo Juve ua nxin jetėn tė gjithėve


    Derguar me: 25/06/2007

    Tre javė pasi ka firmosur pėr Juventusin, Klaudio Ranieri ėshtė duke vazhduar pushimet i qetė, me njė shoqėri qė sipas tij “po punon shumė mirė dhe qė tė lejon t’i shijosh vėrtetė kėto ditė tė nxehta”. Iakuinta, Tiago, Almiron, Molinaro e Noēerino, por jo vetėm. Janė kėto disa nga blerjet e Juventusit qė kėrkon tė ringjitet nė majė tė Serisė A.

    Ēfarė Juventusi ėshtė duke u ngritur?
    Juve ka qė tani njė bosht tė fortė, tė formuar nga kampionė bote dhe fitues tė “Topit tė Artė”. Duhej tė kompensonim lar-gimet e vitit tė kaluar, tė rikthenim lojtarė tė dobishėm dhe qė mund tė mė lejojnė tė ndėrtoj sistemin e lojės. Kjo skuadėr ėshtė mėsuar me 4-4-2 dhe shkon shumė mirė, por mua mė ka pėlqyer gjithnjė tė shoh nėse ka mundėsi tė tjera.

    Me njė mbiemėr, si do ta pėrkufizonit?
    Me dy: tė ngjeshur dhe teknike.

    Po Tiago, njė mesfushor qė e donit ju vetė, ėshtė i aftė tė drejtojė skuadrėn?
    Si ai, si Almiron, kanė aftėsitė teknike, por edhe cilėsitė qė duhen pėr atė rol, pra personaliteti i njė lideri. Pėrshtaten mirė nė tė dy fazat, divensive dhe ofensive dhe pėr mė tepėr, janė tamam ashtu siē i kėrkova. Janė dy futbollistė pėr Juventusin dhe kjo mė ngushėllon, pasi mesfusha ėshtė nevralgjike.

    Iakuinta, ėshtė alternativa e Del Pieros?
    Pėrse tė mos luajnė tė dy, ndoshta me Trezege? Jam kurioz tė shoh se ēfarė do tė ndodhė pėrpara kampionatit. Unė kam 6 vjet qė e ndjek Iakuintėn, pas miqėsores qė luajti Ēelsi nė Udine shkova t’i bėj komplimenta, pasi ishte i vogėl, por kishte karakteristikat e njė futbollisti tė madh. Dhe sot nė fakt ėshtė njė kampion bote. Mė pėlqen, sepse nuk dorėzohet kurrė dhe lufton pėr ēdo top. Dhe kjo ekziston qė tani nė shpirtin e Juventusit, qė gjithnjė ka pasur luftėtarė nė fushė.

    Nuk besoni se nė kėtė mesfushė njė si Kamoranezi do tė ishte mė shumė i nevojshėm?
    Kamoranezi ėshtė njė kampion bote dhe ashtu siē do t’u bėnte punė shumė skuadrave, na bėn edhe ne. I njėjti diskutim vlen edhe pėr Trezege.

    Ēfarė mungon tani tek ky Juventus?
    Tani jemi duke bėrė njė moment reflektimi pėr tė shqyrtuar shumė gjėra. Por nuk jemi ndalur kėtu. Do tė vazhdojmė tė kompletojmė skuadrėn, nė mbrojtje mungon ende diēka.

    Ēfarė mendoni pėr polemikat nė lidhje me titullin e vitit 2006?
    Jo, shikoni, jam nė det, nė barkė, duke u shplodhur. Nuk mė plas pėr kėto gjėra.

    Po pėr titullin e vitit 2008? Juve ėshtė mes kėtyre?
    Ėshtė shpejt pėr ta thėnė, por Juve do tė jetė aty, pas tė parave dhe do “t’u nxijė jetėn”, pėr kėtė mund tė vini bast.
    #VamosArgentina

  8. #2168
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kanute: Nje hero qendron gjithmone!

    25 Qershor Vendimtar dhe i pameshirshem. 29?vjecari Kanute ishte heroi i Seviljes ne finalen e Kupes se Mbretit, kunder Getafes. Malezi me pasaporte franceze shenoi golin e vetem te finales dhe u perjashtua disa minuta perpara perfundimit te ndeshjes, duke u shnderruar ne protagonistin absolut te finales. Perpara 80 000 spektatoresh ne “Santiago Bernabeu”, Kanute i dhuroi Bernd Shusterit (trajner i Getafes), hidherimin me te madh te sezonit, ne ate qe mund te jete stadiumi i skuadres se tij vitin e ardhshem, nese zerat per kalimin e gjermanit ne krye te Realit rezultojne te verteta. Pas titullit te trete te sezonit, pas suksesit ne Kupen UEFA dhe Superkupen e Europes, eshte vete Kanute ai qe hedh poshte sugjerimet e agjentit te tij, Kristof Magui, sipas te cilit afrikani mund te largohej nga “Sanchez Pizjuan”. “Kam ende edhe dy vite kontrate dhe nuk kam aspak per qellim qe te largohem”, thekson sulmuesi. “Kam lexuar gjera qe nuk jane te verteta. Kam bere dy sezone te bukura ketu ne Sevilje dhe jam i sigurt qe ne te ardhmen mund te fitojme tituj te tjere. Vullneti im eshte qe te vazhdoj te luftoj per fanellen e ketij klubi”.Ish?sulmuesi i Uest Hamit dhe Totenhamit nuk ka aspak ndermend te mbylle karrieren e tij tek Sevilje, ku qe prej 17 gushtit 2005 ka fituar dy Kupa UEFA dhe nje Superkupe Europiane. Me 21 golat e shenuar ne kampionat, Kanute rezultoi thelbesor per ecurine e shkelqyer te andaluzianeve ne kampionat. Sevilja pati shanse per t’u shpallur kampione deri ne javen e fundit te sezonit dhe ne fund perfundoi e treta, pas Realit e Barcelones. Rezultati do te lejoje klubin andaluzian qe te marre pjese ne edicionin e ardhshem te Champions League. Kanute u be i famshem fillimisht per problemet e tij me sponsorin e klubit. Nje musulman i devotshem, malezi nuk pranoi te vishte nje fanelle qe reklamonte nje kompani bastesh (bastet jane dicka e ndaluar sipas kuranit) dhe ne Superkupen e Europes perballe Barcelones, ai mbuloi nje pjese te emrit te sponsorit me nje ngjites. Klubi zgjidhi problemin duke premtuar qe nje pjese e perfitimeve nga sponsori do te shkonin per bamiresi. Pas sezonit te dyte te suksesshem ne “Sanchez Pizjuan”, Kanute ka filluar te mendoje per nje vit, ne te cilin sfida per klubin e tij do te jete edhe me e larte. “Do te luajme ne Champions dhe kjo eshte nje sfide qe na emocionon te gjitheve. Ne keto dy vitet e fundit kemi fituar Kupen UEFA. E dime qe ne Champions do te ndeshemi me skuadra shume me te forta, por kemi besim qe mund t’ia dalim mbane”, perfundoi Kanute.

  9. #2169
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Merkato e Kievos sillet rreth Bogdanit

    Derguar me: 25/06/2007
    • Rreth bomberit shqiptar ėshtė e pėrcaktuar e gjithė merkatoja e klubit tė Kampedelit, pasi qėndrimi i tij do t’i jepte fund tratativave pėr tė gjetur njė sulmues tė ri

    Duket e habitshme, por nė njė artikull tė djeshmin nė tė pėrditshmen veroneze “L’Arena” mėsohet se Erjon Bogdani ka shfaqur dėshirėn pėr tė luajtur te Kievo edhe sezonin e ardhshėm, pavarėsisht se do tė jetė nė Serinė B. Nė fakt, rreth bomberit shqiptar ėshtė e pėrcaktuar e gjithė merkatoja e klubit tė Kampedelit, pasi qėndrimi i tij do t’i jepte fund tratativave pėr tė gjetur njė sulmues tė ri. Iakini, njė talent i ri nė Itali, ėshtė pranė firmosjes, por tashmė gjithēka ėshtė ndaluar, nė pritje tė Ok-it tė Bogdanit. Nė bazė tė klauzolave tė kontratės, shqiptari ėshtė i lirė tė largohet me parametra zero, por nėse do tė qėndrojė, do tė jetė i mirėpritur. Bogdani kėrkohet nga klube si Atalanta, Kaljari apo edhe Rexhina.
    #VamosArgentina

  10. #2170
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bekam: Kapelo, si s’me kerkove falje!

    25 Qershor

    Devid Bekam zbuloi se trajneri i Real Madridit, Fabio Kapelo, nuk i ka kerkuar kurre falje qe e la ne stol dhe kembenguli se arriti t’i tregoje qe e kishte gabim. Bekami me ne fund shijoi nje titull kampion ne Madrid javen e kaluar dhe i dha nje fund te lumtur aventures se tij me Realin. Ne fakt ishte nje fund i mrekullueshem per Bekamin vetem pak muaj pasi Kapelo pat deklaruar publikisht se ai nuk do te luante me kurre per Realin. Ish?kapiteni i Anglise u ndeshkua pasi deklaroi se sezonin e ardhshem do te bashkohej me Los Anxheles Galaksi. Ne intervisten e tij te lamtumires si lojtar i realit, 32?vjecari tha: “Kapelo tha se une nuk mund te isha i perkushtuar ndaj skuadres se tij pasi kisha firmosur me nje klub tjeter. Keshtu qe me duhej te tregoja se isha i perkushtuar dhe se nuk kishte rendesi qe ne fund te sezonit do te largohesha. Serish do te jepja 100% dhe do te perpiqesha te fitoja me kete skuader. Kapelo eshte nje trajner i forte, e di se cfare do dhe si ta arrije ate. Meriton respekt per ate qe ka bere ne karrieren e tij. U befasova kur e tha ate. Ishte treguar gjithnje mjaft i drejte me mua, me kishte respektuar gjithmone si njeri dhe lojtar dhe gjithmone i kishte shpjeguar gjerat. Prandaj dhe u befasova shume”.Bekami arriti te rifitonte vendin e tij me pune te madhe dhe vendosmeri, duke u shnderruar ne lojtarin kryesor te titullit te Realit. Ai shtoi: “E binda Kapelon ne te njejten menyre qe kam kaluar gjithcka te keqe qe eshte thene per mua. Kur dikush thote qe nuk jam ne gjendje ta bej punen time ose sic tha ai qe nuk do te luaja me per Realin, mendova se tani me takonte mua t’i vertetoja qe jam profesionist. Por Kapelo tregoi se cfare trajneri eshte kur pranoi se ndonjehere duhet t’i kthesh mbrapsht fjalet. U ndjeva mire qe ai e beri kete sepse ideja qe nuk do te luaja me per Realin ishte e rende per t’u pranuar”. Por edhe pse e rithirri ne skuader, Kapelo nuk i kerkoi kurre falje personalisht Bekamit dhe anglezi shtoi: “Ai nuk me tha kurre “Me fal Devid, gabova”. Pa dyshim qe eshte ka karakter te forte dhe eshte i respektuar ne te gjithe boten e futbollit. Pranoi se donte qe une te kthehesha dhe per kete e falenderoj une. Nuk do te dilja kurre hapur dhe ta kritikoja,sepse e respektoj”.Bekami rifitoi statusin e tij ne skuader pasi lojtare si Raul apo Guti e mbeshteten publikisht. Ai u kthye ne fitoren 3?2 ndaj Bajernit ne Champions League, edhe pse me pas madrilenet u eliminuan pas humben takimin e kthimit ne Mynih. Bekam shtoi: “Menyra se si me mbeshteten disa prej lojtareve ishte e pabesueshme dhe ishte fantastike qe u ktheva ne skuader ne nje ndeshje te Champions League, per me teper kunder nje prej skuadrave me te mira ne Europe”. Por eliminimi nga kompeticioni madhor i kontinentit nuk e pengoi Bekamin dhe Realin qe te kembengulte per tituillin dhe ta merrte ate saktesisht ne 15 minutat e fundit te sezonit, me golat e shenuar ndaj Majorkes. “Largimin me trofe nuk do ta kisha menduar as ne enderr; eshte fnatastike. Se cfare solla une ne kampionatin spanjoll duhen pyetur njerezit e tjere. Tani nuk mund te qendroj me, por nuk do te pendohem kurre per vendimin qe mora per te shkuar atje. Pata mundesine qe te luaja ne nje prej klubeve me te medhenj ne bote, bashke me disa prej lojtareve me te mire ne bote, ne nje prej stadiumeve me te mire ne bote, para disa prej tifozeve me te mire ne bote... si mund te pendohem per kete?”.

    Tani tifozet e duan ne Madrid

    Nje pjese e mire e tifozerise madrilene ka kerkuar qe Fabio Kapelo te vazhdoje te jete trajneri i Real Madridit, te pakten keshtu konfirmon nje ankete e realizuar nga “Marca.com” ne te cilen kane votuar me shume se 60 000 persona per teknikun e tyre te preferuar mes Kapelos, Shusterit, Laudrupit, Kumanit dhe Vengerit. 45,67% e tyre votuan per vazhdimesine e italianit, ndersa 31,72% kerkonin qe te behej realitet mundesia e Bernd Shusterit. I treti ne listen e preferencave te tifozerise madrilene ishte Arsen Venger, me 12,76% te votave. Ndersa alternativat e Laudrupit dhe Kumanit ishin thuajse te paperfillshme.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •