Fabio Kanavaro festim alla-fashist
E Marte, 19 Qershor 2007
Ne festen per titullin e Realit, Fabio Kanavaro u be pa dashje protagonist. "Topi i Arte" ka shpalosur menjehere pas perfundimit te ndeshjes me Majorken nje flamur italian, ne qender te te cilit dukej sepata, simboli fashist. "I rashe ne te vetem me pas, ka shpjeguar napolitani. I kerkoj falje atyre qe jane ofenduar, por une nuk jam as fashist e as i majte. Nuk eshte rasti per te hapur polemika".
Ka lojtare qe nuk e mbajne te fshehur besimin e tyre politik, si ne rastin e Paolo Di Kanios per te djathten dhe Kristiano Lukareli per te majten, por ndodh qe ndonje lojtar te behet padashur mjet propagande. Kjo i ka ndodhur Fabio Kanavaros, gjate festimeve per fitoren e Liges spanjolle me fanellen e Realit, titulli i tij i trete radhazi, nese i konsiderojme si te vlefshem dy trengjyreshat e Juves. Lojtari napolitan, qe kurorezon ne menyren me te mire nje sezon per t'u vene ne kornize, qe e ka pare te coje Kupen e Botes me fanellen e kalter, me pas fitues te "Topit te Arte", ka festuar ne "Santiago Bernabeu" me nje trengjyresh te epokes se vjeter, me sepaten dhe shqiponjen e epokes fashiste. Flamuri iu hodh nga tribunat dhe Kanavaro nuk e vuri re menjehere simbolin aty prezent, "kur i rashe ne te, e fsheha", ka shpjeguar lojtari napolitan qe, ne fakt, ka vazhduar festimet me skuadren me pas me flamurin rreth qafes.
"I kerkoj falje atij qe eshte fyer, ka konfirmuar, por une nuk jam fashist dhe nuk jam as i majte. Nuk eshte rasti per te hapur polemika ne nje mbremje si kjo". Behej fjale vetem per nje shperqendrim si pasoje e krenarise italiane te Kanavaros.
Krijoni Kontakt