Close
Faqja 194 prej 311 FillimFillim ... 94144184192193194195196204244294 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,931 deri 1,940 prej 3101
  1. #1931
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pėr Besart Berishėn, 3 menaxherė nė Luksemburg

    Takimi i luajtur dy javė mė parė nė Angli, duket ka tėrhequr jo pak vėmendjen ndaj sulmuesit kosovar tė kombėtares shqiptare Besart Berisha. Kosovari ishte nė njė formė tė shkėlqyer nė atė ndeshje, duke goditur traversėn dhe duke shėnuar madje edhe njė gol, njė tregues qė ka bėrė jo pak bujė edhe nė blloqet e menaxhėrevė tė Premier Ligės. I pranishėm nė stadiumin "Jossy Barthel" tė Luksemburgut dy ditė mė parė, ka qenė edhe skauti i Ēelsit Rainer Bonhof, ish kampion bote me Gjermaninė nė vitin 1974. Bonhof ėshtė qė prej vitit 2006 njė nga njerėzit e besuar tė Ēelsit qė kryesisht merret me futbollistėt qė luajnė nė Gjermani. Misioni i tij dy ditė mė parė ka qenė vėzhgimi nga afėr i disa lojtarėve shqiptarė, ndoshta Berishės e Kapllanit. Por, tė pranishėm nė tribunė kanė qenė edhe disa personazhe mjaft tė njohur tė futbollit gjerman. Nuk ka munguar Jurgen Kohler i Bokumit dhe Jorg Scmadke i Alemanja Aēen. Nėse pėr tė dytin misioni quhej Besart Berisha, prania e Kohler mbetet mister edhe pse ėshtė folur shumė pėr njė transferim te Bushit tek ky klub. Gjithsesi nė synimet e tij duket se kanė qenė edhe Dallku e Curri, por asgjė nuk ėshtė e sigurtė nė kėtė mes. Nė tribunė ishte edhe Stefan Heidrih, menaxheri i Energji Kotbus nė Gjermani. Klubi ku aktivizohet qė prej janarit edhe Ervin Skela kėrkon tė marrė shėrbimet e sulmuesit shqiptar tė Hamburgut dhe nė fund Heidrih ėshtė takuar personalisht me Besart Berishėn.
    Lojtaret
    Besart Berisha, Edmond Kapllani dhe Alban Bushi duket se ishin lojtarėt pėr tė cilėt kanė qenė nė stadium disa menaxherė. Forma e treguar prej tyre nė takimet e fundit, ka tėrhequr vėmendjen e jo pak klubeve, madje edhe tė atyre me peshė nė kampionate si ai gjerman. Por, i vėzhguari special ka qenė Besart Berisha, i cili bėri njė ndeshje mjaft tė mirė nė Blekbėrn kundėr Anglisė. Kosovari qė luan me Hamburgun nuk e ka ditur fare se ka pasur nė stadium njerėz pėr ta parė, ndėrkohė qė skauti i Ēelsit Ranier Bonhof ishte shumė pranė vendit ku ndodhej delegacioni shqiptar nė stadiumin "Jossy Barthel" tė Luksemburgut. Pėr Berishėn kishte ardhur nė stadium edhe menaxheri i Kotbus Stefan Heidrih si edhe Jorg Schmadke i Alemanja Aēen. Heidrih nė fund ka patur edhe njė takim me Berishėn, por detajet ende nuk janė zbuluar. Gjithsesi, si Aēen dhe Kotbus, janė dy klube qė janė interesuar nė ditėt e shkuara pėr Berishėn, kartoni i tė cilit sipas Hamburgut kushton 400 mijė euro.
    Sui generis

  2. #1932
    i/e regjistruar Maska e 100% MERENGUES
    Anėtarėsuar
    05-06-2007
    Postime
    293
    Kapelo ruhet: Jo euforike!
    Trajneri i Realit te Madridit, Fabio Kapelo, e ka te qarte se skuadra e tij do te luaj sot nje finale tjeter, por siguroi se brenda skuadres madrilene nuk ka shenja euforie, por vetem deshire dhe perqendrim per te fituar ndeshjen dhe me pas titullin kampion.

    “Nuk jemi euforike, sepse nuk kemi asgje ne dore, por duhet te jemi te perqendruar dhe me deshire per te luajtur. Jam i lumtur, sepse Saragoza ka gjithashtu nevoje te fitoje dhe nuk do te luaje e qete. Do te jete nje ndeshje e veshtire per te dyja skuadrat. Te pergatisesh nje ndeshje kaq te rendesishme sa kjo eshte shume e veshtire”, tha tekniku italian, i cili u shpreh i kenaqur me punen e bere nga lojtaret e tij: “Jane rikthyer me shume deshire per te fituar. Kemi punuar mire dhe kam shume besim se do te zhvillojme nje ndeshje te mire”. Per Realin e Madridit, fitorja kunder Saragozes eshte e detyruar, por Kapelo nuk kerkon t’i shtoje me shume presion lojtareve te tij, te cilet jane plotesisht te pergatitur per ndeshjen ne “La Romareda”. “Ndonjehere, duke qene nen presion mund te arrish nje rezultat qe nuk e deshiron dhe keshtu qe lojtaret e mi duhet te rrine me te qete. Ata e dine, gjithmone flasin per keto tema dhe per kete me kane pelqyer shume gjerat qe kam pare ne stervitjen e fundit”, tha Kapelo. I pyetur nese vemendja e tij do te jete ne ndeshjen e “Camp Nou” ku katalanasit do te luajne derbin me Espanjolin, italiani tha: “Ne do te shohin ndeshjen tone, sepse eshte ajo qe na intereson me shume. Per ne eshte si nje finale dhe nuk do te mendojme per ndeshjet e tjera”.

    “Bekam do te jete ne fushe”

    Mesfushori anglez i Realit te Madridit, Devid Bekam, nuk mori pjese ne seancen e fundit stervitore te madrileneve, e zhvilluar me dyer te mbyllura, por do te jete pjese e formacionit titullar qe do te zbrese sot ne “La Romareda” per te luajtur kunder Saragozes. Bekam zhvilloi nje stervitje te vecante per rikuperim, vecmas skuadres, per shkak te demtimit qe vuan ne kemben e majte. Vete mesfushori anglez ka konfimruar pas perundimit te stervitjes se deshiron te rrezikoje dhe te luaj kunder Saragozes. Disa minuta me pas te njejten gje e konfirmon ne konferencen per shtyp edhe Fabio Kapelo. “Dje nuk eshte stervitur me grupin. E ka shqetesuar pask kavilja e kembes se majte, por Devid tha se ndihet mire. Do te jete i gatshem per ndeshjen kunder Saragozes”, tha italiani. Trajneri i Realit pergezoi Bekamin per sjelljen e tij dhe analizoi rikthimin e tij ne kombetareb angleze. “E pashe te luaj dhe vura re se ate qe po ben me Ralin e Madridit e beri me kombetaren e Anglise. Eshte nje lojtar i rendesishem per ne”. Devid Bekam u demtua ne ndeshjen midis Estonise dhe Anglise, e vlefshme per eleminatoret e Euro 2008, por pavaresisht kesaj, mesfushori anglez do te udhetoj per ne Saragoza dhe do te jete pjese e formacionit titullar qe Kapelo do te zbrese ne fushen e lojes. Pasi ka ndjekur per dy dite me radhe keshillat e mjekeve dhe fizioterapistit, duket se Bekam do te jete i gatshem ne ndeshjen me te rendesishme te sezonit per Realin.



    Raul kerkon te mbyllet gojet e liga

    Kapiteni i Realit te Madridit, Raul Gonzalez, e ka te qarte se ndeshja kunder Saragozes vlen sa nje seozn i tere dhe ka shume besim te skuadra e tij dhe te fitimi i titullit kampion. “Per t’i mbyllur gojen te tjereve duhet te fitojme kampionatin. Jam i bindur qe nese fitojme, do kete shume persona qe do te heshtin. Ajo qe me pare dukej e zeze tani mund te jete e bardhe”, tha spanjolli. Megjithate, Raul mendon se skuadra e tij nuk do te jete kampione sot, edhe pse gjendet ne nje situate pak me komode se Barcelona. “Per te qene kampione duhet te fitojme te dyja ndeshjet e mbetura sepse mendoj se si Barcelona ashtu edhe Sevilja do t’i fitojne. Skuadra tani ka forcen e duhur, krenarine dhe unitetin per te triumfuar. Nuk e kemi kuptuar me pare se me kete skuader mund te benim dicka te rendesishme”. Kapiteni madrilen foli per veten e tij dhe u shpreh shume i kenaqur per rendimentin qe ka dhene deri tani. “Niveli im kishte rene sepse une nuk luaja ne pozicionin tim. Ne kete pjese te fundit te kampionatit jam duke luajtur perpara dhe jam shume i kenaqur. Kur kam luajtur ne pozicione te tjera, jam perpjekur per te bere me te miren time, por gjerat nuk kane funksionuar dhe une vete nuk jam ndjere mire. Kane qene jave, muaj dhe vite shume te veshtira”. Per sa i perket te ardhmes se tij, Raul beson se do te permbush tre vitet e kontrates qe i kane mbetur me skuadren madrilene. “Nuk di se cfare te them. Kam edhe tre vjet kontrate me Realin dhe dua t’i respektoj deri ne fund. Terheqja nga futbolli? Kembet me funksionojne mire dhe nuk do te dorezohem deri sa te me mbarojne fuqite”. I pyetur mbi te ardhmen e Fabio Kapelos dhe te klubit, spanjolli tha: “Kapelo eshte nje personat me te rendesishem te skuadres dhe qe e solli Realin deri ketu. Ne fillim te sezonit nuk ishim ne forme te mire, por fale punes se tij skuadra ka ndryshuar dhe eshte permiresuar shume. Nuk besoj te revolucionet. Besoj se baza e skuadres per sezonin e ardhshem do te jet grupi i ketij viti”. Kapiteni i Realit foli fjale te mira edhe per Roberto Karlosin, i cili ne fund te sezonit do te largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe skuadra e tij e re do te jete Fenerbahce. “Roberto Karlos ka qene nje nga lojtaret e huaj me te mire ne te gjithe historine e Realit dhe te gjithe duhet ta percjellin me shume respekt. Ka qene shume i rendesishem per Realin dhe te gjithe jemi shume krenare per te. Ka dhene shume per kete skuader dhe e falenderojme, edhe pse do te na pelqente qe te qendronte me ne”.



    Emerson: Ronaldinjo te paguaje si te gjithe

    Braziliani Emerson u shpreh kunderRonaldinjos duke thene se ylli i Barcelones nuk duhet te luaje sot kunder Espanjolit, pas kartonit te kuq te marre ne ndeshjen kunder Getafes. “Mendoj se per ate qe ka bere nuk duhet te luaje. Duhet te paguaje per sjelljen qe ka bere, duhet te paguaje si gjithe lojtaret e tjere”, tha braziliani. Emerson foli gjithashtu per premiot ne kampionatin spanjoll duke e lidhur ate me ndeshjen kunder Deportivos ne “Bernabeu”. “Pas ndeshjes me Deportivon menduan se keto premio ekzistojne. Ata vrapuan shume, luajten sikur te ishte finalja e Champions League. Une jam kunder premiove. Ne kemi nje kontrate per te luajtur dhe nuk kemi nevoje per nje tjeter per te luajtur me mire. Per kete arsye nuk jam dakord. Mesfushori brazilian, shume i kritikuar nga tifozeria madrilene, u shpreh ne favor te qendrimit te Kapelos ne pankinen e Realit. “Kapelo ka vuajtur shume. Nje trajner i Realit e di qe ka shume pergjegjesi, por e verteta eshte se ka vuajtur shume”, tha Emerson, i cili konfirmoi se e meriton me shume titullin kampion se tekniku italian. Ne fund vleresoi largimin e Roberto Karlosit nga Reali i Madridit. “Eshte nje fatkeqesi qe nje lojtar se ai te largohet nga Reali. Mendoj se duhet te qendroj. Si Roberto Karlosi nuk ka njeri ne bote”.
    We Are Simply The Best REAL MADRID

  3. #1933
    i/e regjistruar Maska e 100% MERENGUES
    Anėtarėsuar
    05-06-2007
    Postime
    293
    Brajtner: Roni ishte “mallkimi”!
    “Ronaldo u be nje barre. Ai ishte problemi i madh i Realit, pasi shkaktonte percarje brenda grupit dhe me mungesen e perkushtimit ishte nje shembull shume i keq per skuadren”



    Pol Brajtner (Bavari, 5 gusht 1951), nje prej yjeve te epokes se tij mbrojti fanellen e Realit te Madridit ne vitet 1974-77. Kampion i botes ne vitin 1974 dhe i Europes dy vjet me perpara, Brajtneri eshte shnderruar tani ne nje prej penave me te fuqishme te shtypit sportiv dhe nga Parlamenti Europian ne Bruksel priti “AS”?n per t’i bere nje rikalim aktualitetit.



    ? Cfare ben Pol Brajntneri 55?vjecar?

    ? Luaj tre ndeshje ne vit me “All Star”, skuadra e veteraneve te Bajernit, kam nje biznes timin dhe komentoj ndeshje ne televizionet gjermane.

    ? Ju mund te flisni me pergjegjeshmeri per kete REal me dy fytyra.

    ? Ne fakt, Reali ka perjetuar dy faza shume te ndryshme ne kete sezon. Ne te paren ishte nen nivelin e tij dhe kulminoi me disfaten me Bajernin. Ne ate ndeshje ne fushe ishin 11 lojtare qe luanin per vete, jo per skuadren. Ne “Bernabeu” zhvilluan 60 minuta te mrekullueshme dhe 30 te tjera ku dukeshin si te vdekur.

    ? Ai gol i Bajernit qe ne minuten e pare gjithashtu ndikoi ne fatet e atij ballafaqimi.

    ? Po, eshte e vertete, por Reali nuk ishte ne gjendjen e duhur fizike per t’u ndeshur me Bajernin. Mendoj qe kjo fitore ndikoi moralisht tek disa futbolliste, qe reaguan dhe tani Reali e ka titullin ne dore. Pa dyshim, per kete kane merite te gjithe.

    ? Kapelo veproi gabim kur perjeshtoio Bekamin per nje muaj nga skuadra kur ky beri publik vendimin per t’u larguar ne SHBA?

    ? Nuk jam dakord me sjelljen e Kapelos. Mendoj qe Bekami eshte nje futbiollist i mire dhe qe punon per skuadren. Nuk duhet te dyshonte ne qellimet e tij te mire dhe perjashtimi i tij nga grupi mendoj se krijoi nje efekt negativ.

    ? Atehere, si shpjegohet ky reagim me nje grup te rene moralisht?

    ? Une flas nga pervoja ime dhe eshte vetem nje opsionin, jo nje informacion. Trajneri drejton stervitjen gjate javes, por nuke shte ne gjendje te shenoje gola. Ndikimi i trajnerit ne loje nuk eshte edhe i madh sa thuhet. Per kete arsye, mendoj se erdhi nje moment ne te cilin lojtaret kuptuan qe nuk ishte e domosdoshme firma e Kapelos per gjithcka dhe moren ne dore situaten. Kur Bekami u rikthye, grupi u ndie i bashkuar dhe u shnderrua ne nje bllok solid dhe ambicioz.

    ? Vini bast per nje Real kampion?

    ? Po, patjeter. Jam i sigurt qe do te fitojne ne Saragoze dhe qe javen e fundit ne “Bernabeu” do te festojne titullin.

    ? Nje pyetje e drejteperdrejte: Reali eshte cliruar nga Ronaldo, apo ka humbur nje lojtar te madh?

    ? Ronaldo per Realin ishte nje barre. Per kete nuk kam dyshime. Ai ishte problemi i madh i Realit, pasi shkaktonte percarje brenda grupit dhe nuk mund te lejohet qe nje futbollist te mos punoje me te njejtin perkushtim si shoket e tij te skuadres. Kush duhet te vraponte per te? Kush do te besonte tek nje futbollist qe nuk stervitej si duhej dhe nuk kujdese per peshen, duke u shnderruar ne nje njeri dhjete kile mbipeshe. Nuk ka vend ne nje skuader te madhe per nje futbollist te tille. Ne qofte se do te vazhdonte te shenonte, mund te ishte toleruar, por Ronaldo as kete nuk e bente me dhe pa dyshim, ishte nje shembull i keq per Realin.

    ? Ne qofte se do te ishit presidenti i Realit, si do t’i shpenzit parate ne merkato.

    ? Une do te perqendrohesha tek nje qendermbrojtes dhe nje mesfushor shkaterrues. Qendermbrojtesin e kane dhe Metcelder ishte nje blerje me te vertete e shkelqyer. Realit i duhet nje futbollist me vizion cer mesfushen, me pervoje dhe i afte te udheheqe perpara mbrojtjes. E kam fjalen per nje si Vieira ne momentin e tij me te mire, apo si Makelele kur nenshkroi per Celsin. Une do te keshilloja Fringsin, mesfushorin e Verderit. Eshte nje djale i mbare dhe punon me te vertete shume.

    ? Do te formoje Metcelderi nje dyshe te mire me Kanavaron?

    ? (Mendohet). Mendoj qe do te ishte me e forte dyshja me Helgeren. Me duket shoku i tij ideal ne mbrojtje. Helgera eshte fenonal. Eshte nje nga ata lojtare qe luftojne per 90 minuta, ka ambicje, force, lufton gjithmone per te fituar dhe urren te humbe nje ndeshje. Eshte nje futbollist i kompletuar.

    ? Nje tjeter grusht per Kapelon.

    ? Une jap vetem mendimin tim.

    ? Kaka vleresohet 70 milion euro ne treg. A do te pagunte Bajerni kete shume per te?

    ? Jo, kjo eshte teresisht e pamundur. Nuk kane bere asnjehere pjese ne politiken e Bajernit investimet e jashtezakonshme. Bajerni eshte i interesuar per nje futbollist te ketyre cilesive dhe ka gjetur nje te tille ne Brazil, nje “perle” qe mund te jete Kakaja i dyte. Behet fjale per nje “fenomen” 19?vjecar, i quajtur Serxhio Aurelio, qe luan tek Flamengo e Rio de Zhaneiros. Jam i sigurt qe do te shnderrohet ne nje yll boteror nese klubi i tij e lejon te kaloje ne Europe. Bajerni nuk ka mundur ta bleje ende sepse klubi it ij kerkon 30 milion euro dhe kjo eshte nje shifer e palogjikshme.

    ? Le t’i rikthehemi fantazise. Cfare futbollisti i epokes suaj i mungon Realit te Madridit?

    ? Nuk kam dyshime, nese do te mundja do te sillja Gerd Mylerin ne Madrid. A e dini se sa gola ka shenuar. Ky futbollist eshte ai qe i dha titujt dhe lavdine Gjermanise. Harrojeni Bekenbauerin, kjo nuk eshte e vertete. Nuk ishte Bekenbaueri ylli i asaj skuadre, por Gerdi.

    ? Po nga Reali juaj, ke do te rikthenit?

    ? Edhe ketu nuk kam dyshime: Kamacon dhe Beniton. Dy futbolliste me gjak madrilen, qe jepnin gjithcka ne fushen e lojes.

    ? Po nje president?

    ? Kalderon eshte nje president i madh, por do t’iu them nje te vertete. Bernabeu eshte presidenti i vetem i madh qe kam njohur gjate jetes sime sportive.



    “Troc”

    Kaka, sa enderr e bukur!

    “A do te blija Kakane? Per kete nuk ka nevoje te mendohesh. Natyrisht, nese Reali ka parat` e mjaftueshme dhe gjen mundesi kompromisi me Milanit, duhet ta bleje pa asnje lloj dyshimi, por kjo me duket shume e veshtire... Kaka eshte Ronaldinjo i ri, ylli i futbollit boteror dhe behet fjale per nje futbollist me te vertete shume te rralle”.

    Kanavaro ka marre fund!

    “Kanavaro nuk eshte nje futbollist per Realin. Une e respektoj ate qe ka arritur ne karriere dhe zhvilloi nje Boteror te shkelqyer. Futbolli italian i pershtatet, por tek Reali nuk mund te luaje nje qendermbrojtes qe luan si nje libero i vjeter. Ne “Bernabeu” ai ka marre fund”.

    Sa mire qe iken R.Karlosi!

    “Problemi i Realit ne te majte nuk eshte qe iken Roberto, por qe ai ka qendruar keto dy vitet e fundit. Perpara dy vitesh ai rreshti se mbrojturi. Nuk e shihni? Tani mendon vetem per te dale perpara, per te gjuajtur dhe per te shenuar gol, pa e vrare mendjen per ate qe ndodh nga pas. Nuk ka perqendrimin e duhur per t’iu pershtatur skemes taktike te Realit”.

    Bekam, “celesi” i ktheses”

    “Davidi nuk eshte nje mesfushor i klasit boteror, por eshte i afte te jape disa krosa me te vertete shume precize. David eshte i afte te jape dy topa goli ne cdo ndeshje dhe kete e pame edhe ne ndeshjen e Anglise me Estonine. Cilesia e tij eshte mbreselenese. Kapelo vendosi idete e tij mbi interesin e skuadres dhe gaboi. Mendoi nje plan, ne te cilin nuk kishte vend per Bekamin dhe e perjashtoi, por trajnere te tille, qe nuk pranojne te tolerojne asnje mendim te ndryshem gabojne”.

    Kapelo apo Shuster? Nuk e di!

    “Nuk jam une ai qe duhet te zgjedh trajnerin dhe eshte presidenti Kalderon ai qe duhet te vendose nese Kapelo ka bere aq sa per te merituar qendrimin ne “Bernabeu”. Shusteri eshte nje mik per mua, nje tip shume argetues, personaliteti i te cilit si trajner eshte forcuar shume. Megjithate, nuk mund te analizoj punenm e tij si trajner pasi nuk e kam pare Getafen, por mund t’iu them qe perpara tre javesh e telefonova per t’i ofruar stolin e nje klubi gjerman dhe e refuzoi. Me siguri do te kete ndonje plan”.

    Me mire pa “hyjnore”

    “Ky Real eshte me i forte sepse eshte sheruar nga semundja e “hyjnoreve”. Kisha kohe qe nuk e shihja skuadren kaq te bashkuar dhe sepse me ne fund, grupi i Realit ndihet nje skuader e vetme”.
    We Are Simply The Best REAL MADRID

  4. #1934
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kaljari: Pėr Suazon, duam Erjon Bogdanin

    Presidenti i Kaljarit Masimo Ēelino ka piketuar sulmuesin e kombėtares shqiptare Erjon Bogdani, si pasues tė David Suazos nė skuadrėn ishullore. Suazo kėrkohet me ngulm nga Milani dhe Interi dhe largimi i tij duket thuajse i sigurtė, ndėrkohė qė numri 1 i klubit sard ka thėnė se e ka gjetur pasuesin, qė do tė jetė pikėrisht shqiptari i Kievos. Njė lėvizje e tillė bėhet akoma mė e arritshme pėr shkak tė largimit me parametėr zero tė Bogdanit, tani qė ekipi veronez ka rėnė nė Serinė B. Madje, bomberi i pėrfaqėsueses shqiptare konsiderohet si alternativa numėr 1 e kaljaritanėve tashmė, teksa si njė mundėsi e dytė ėshtė Floro Flores, sulmuesi qė kėtė sezon ėshtė zbuluar nga Antonio Konte tek Areco.
    Sui generis

  5. #1935
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mazari: Kuajliarela? Per mua te qendroje

    E Diele, 10 Qershor 2007


    Trajneri i Sampdorias, Valter Mazari, eshte i sigurt: "Kuajliarela? Per mua te qendroje". Dopieta e tij ne ndeshjen me Lituanine ka bere qe mekatoja te perqendrohet te lojtari i Sampdorias. Bashke me vleren e lojtarit jane rritur edhe pretendentet qe e duan ate. Por misteri i ri i Sampdorias, ne intervisten e dhene ne "Radio Radio", ka treguar se nuk ka frike se mos e humb: "Nese varet nga une, them se do te qendroje. Gjithsesi, shoqeria me ka thene se 99% do te qendroje".

    Juventus: Kovac, dakord me Dinamon e Zagrebit

    Roberto Kovac do te lere Juven per t'u kthyer ne Kroaci, te skuadra e Dinamos se Zagrebit. Sipas medieve lokale, mbrojtesi bardhezi e ka dhene "OK" e tij per skuadren kryeqytetase, sic deklaroi nga ky ekip, Zdravko Mamic. "Vitin e ardhshem, Kovac do te luaje per ne. Ka akoma edhe dy vjet kontrate me Juventusin, por nuk eshte me ne planet e drejtuesve. Keshtu qe do te firmose nje marreveshje me ne pas nje jave". Lojtari i Kombetares do te marre nje pagese prej 2 milione eurosh ne vit.
    #VamosArgentina

  6. #1936
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Palermo shikon nga Berhami-Makinua

    E Diele, 10 Qershor 2007


    Eshte i ndezur aksi Palermo-Lacio. Ne fakt skuadra kuqezi deshiron te jape maksimumin e saj, qe Andrea Karacolo te veshe fanellen bardhekalter. Hipoteza e hedhur nga presidenti roman, Klaudio Lotito, per nje shkembim me Guljelmo Stendardon. Sicilianet ne fakt do te pelqenin Valin Berhamin.


    Edhe gjithmone nga Roma mund te vije Stephen Makinua, qe Palermo do ta priste krahehapur pas nje sezoni te erret.
    #VamosArgentina

  7. #1937
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lacio piketon Meston dhe Karacolon

    E Diele, 10 Qershor 2007



    Lacio mund te marre Xhandomeniko Meston dhe Andrea Karacolon. Ka filluar te levize ne merkato edhe skuadra bardhekalter. Per momentin duket shume aktive asi qe lidh shoqerine laciale me Palermon. Kuqezinjte mund te duan perseri Makinuan dhe mund te leshojne Karacolon.

    Nese Palermo do te beje nje oferte te mire per Berhamin, zvicerani do te zevendesohet nga Xhandomeniko Mesto, i Rexhines. Ekziston mundesi edhe shkembimit mes Markinit me Foxhian e Kaljarit.
    #VamosArgentina

  8. #1938
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Huntelar ne planet e bardhezinjve

    E Diele, 10 Qershor 2007


    Ranieri edhe Juve, ne pritje te takimit per te arritur synimet e menduara ne merkato ne ditet ne vazhdim, po diskutojne strategjite e bardhezinjeve. Nje dush i ftohte per Xhilardinon, qe ka bere qe te kthehet ne aktualitet pista qe te con te Klas Jan Huntelar. Sulmuesi i ri i Ajaksit, i cili eshte ne listen e te preferuarve te trajnerit, edhe ne nisjen e afert te Trezegese. Ne mesfushe, pasi eshte humbur Emerson, synohet Xhilberto Silva.

    Nje hap larg Xhilardinos, perpara se gjuha tokesore mes dy paleve te merrte ngjyre nen goditjet kuqezi te rigjetura. Prane Kuajliareles, por pa pasur ndonje ide per te zgjatur litaret ne burse. Mesazhe paqeje me Trezegene, pervec faktit se francezi eshte skeptik per rinovimin e kontrates pertej vitit 2008. Keshtu, Juventusi i epokes se re, ndonese arriti te beje shkembim premtimesh dhe unazash te shtrenjta me njeriun-simbol, Xhixhi Bufon, nuk arrin ende te sqaroje idete per te ardhmen e afert. Takimet per te ngritur strategjite verore me Ranierin jane te porta, por disa objektiva te medhenj bardhezi me shume po largohen sesa po afrohen ne Torino. Ja pra, qe ne rrugen "Galileo Ferraris" ka nxitim per te evituar "jo"-te e tjera.

    Duke pritur qe Trezege te vendose ne tavoline kartat e tij, prioriteti per sulmin bardhezi eshte Klas Jan Huntelar. Sulmuesi i ri i holandez, po ben gati ikjen e tij zyrtare nga klubi i Ajaksit dhe eshte gati te pranoje sfida te reja. Ky propozim per lojtarin eshte nje nga gjerat me te rendesishme te klubit, per te rikthyer ne elite "Zonjen e Vjeter". Kontrata pa cmimin e kartonit nuk do te ishte e ndershme, sepse do te ishin edhe ekipe te tjera qe do te kerkonin sherbimet e tij dhe gjerat do te veshtiresoheshin ne shtepine e Juves. Tashme ish-trajneri i Parmes deshiron qe ne mesfushen e bardhezinjve te merret nje mesfushor ekspert, dhe me pas te filloje sa me shpejt fazen pergatitore te skuadres, per te njohur mire lojtaret. Emri me i perfolur per kete repart eshte ai i Emersonit, por e ardhmja milaniste e brazilianit eshte e qarte. Keshtu qe syte e bardhezinjve jane drejtuar per te Xhilberto Silva, gjiganti brazilian i Arsenalit. Edhe ketu Juve nuk eshte e vetmja qe kerkon sherbimet e lojtarit, por ekziston nje avantazh kohor, sepse Seko para disa muajsh ka biseduar me lojtarin. Me vone do te jete momenti i aksionit dhe strategjite nuk jane akoma te shikuara deri ne detajet me te vogla.
    #VamosArgentina

  9. #1939
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Anceloti i mbyll deren Henrise

    E Diele, 10 Qershor 2007



    Nese Teirri Henri kishte hapur dyert per nje transferim te Milani, mundesia per t'ia kthyer ne menyre ekstreme ka menduar Karlo Anceloti, i cili u ka dhene fund hipotezave, duke e konsideruar ceshtje te mbyllur blerjen e francezit: "Henri eshte nje sulmues i zoti, por nuk eshte Dielli, ka komentuar ai. Ka edhe shume pika te tjera ne merkato si ai".

    Hipoteza e ardhjes se tij te mundshme te Milani, kishte kapur fantazine e tifozeve. Ardhja e tij do te ishte nje alternative me shume ne sulmin kuqezi, qe kryesohet nga Ronaldo dhe do ta bente ate shume te kompletuar. Shenjat e dashurise mes lojtarit dhe Milanit, ishin hapur nga futbollisti, i cili shpesh ne deklaratat e tij thoshte se kishte deshire per te luajtur te skuadra e Ancelotit. Pas ketyre deklaratave, drejtuesit e skuadres italiane kane filluar tratativat per te bere te tyrin lojtarin, por duket se kane hasur ne disa probleme me Arsenalin, te cilet nuk e leshojne lojtarin dhe, per te treguar se ka edhe te tjere si ai, ka folur Karlo Anceloti. "Eshte nje sulmues i mire, por ne Evrope ka edhe te tjere, ka komentuar trajneri kuqezi. Eshte kontaktuar me ta, por eshte veshtire qe ta blesh". Ky eshte pikerisht fjalimi qe i largoi te dy palet nga njera-tjetra.

    Megjithate, Terri Henri ka vleresimin e shoqerise kuqezi, ndoshta edhe te Karlo Ancelotit, i cili e konsideron te veshtire ardhjen e futbollistit te Milani. Aftesite e tij tekniko-taktike, gjenden shume rralle te nje futbollist, ai ka karakteristikat e Etos, ose te Sheves, i zoti te nise aksionin qe nga mesfusha dhe te garantoje nje manovrim te pagabueshem. Kontrata me Arsenalin eshte pengesa me e madhe, qe Milani ta arrije ate, por shoqeria mund t'i beje Ancelotit nje dhurate te bukur per sezonin e ardhshem.
    #VamosArgentina

  10. #1940
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Trezege te Valencia?

    E Diele, 10 Qershor 2007


    Nese Lioni vazhdon akoma te shenjestroje, per Valencian gjerat duken se po behen realitet. Deshira e te dy klubeve eshte te kene ne gjirin e tyre Trezegene, i cili si gjithmone eshte ne merkaton e cdo vere. Pista spanjolle eshte bere e ditur nga revista "France Futboll". Nje hipoteze qe nuk eshte per t'u nenvleresuar, ku shkruhet se ka pasur kontakte mes Amedeo Karbonit, qe eshte drejtor sportiv i Valencias dhe Daniel Fonsekes, menaxheri i Trezegese. Nje mbeshtetje te pare per te arritur strategjine e mbulimit te David Vijes, nese iken tek Interi, ose te Bracelona, Celsi apo Liverpuli.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •