Pele: Dua qe Maradona te jetoje gjate
E Diele, 20 Maj 2007
Intervista e "O Rei", e shikon Milanin favorit ne kete finale te Liges se Kampioneve qe do te perballet me Liverpulin: "Braziliani eshte rritur me shume sesa mendon. Bashke me Ronaldinjon eshte numri nje ne bote".
Titulli i Interit ne vitin e skandalit te futbollit: e drejte keshtu?
I padiskutueshem, penalizimet dhe kualifikimet nuk kane te bejne fare. Merite e Moratit qe ka marre kampione te medhenj, duke filluar nga Viera deri te Ibrahimovic. Pasi fitoi nje titull ne tavoline kishte deshire edhe nje ne fushe.
A ju pelqen Ibra?
Shume teknik dhe krijues, pak brazilian. Po ka pasur fatin te integrohet ne nje kompleks thuajse te perkryer.
Cfare ishte skandali i futbollit per Italine?
Nje dem i madh i paimagjinueshem, me nje kapitull te dyte, qe mbase eshte duke ardhur. Pres denime ekzemplare. Sepse skandalet kane ndodhur kudo, perfshire edhe Brazilin, Gjermanine, Polonine, por nuk mbaj mend shume klube dhe ndeshje.
A ka gisht kjo ne humbjen e organizimit te Euro 2012 ne Itali?
Jam i befasuar, por UEFA dhe FIFA duan te hapin fronte te reja, mjafton te mendosh per Boterorin ne Afriken e Jugut. Keshtu ka vendosur Ekzekutivi, edhe pse eshte e veshtire per t'u pranuar per nje vend qe ka fituar per kater here Boterorin. Mbase skandalet i kane trembur votuesit. Mbase duhet punuar me shume edhe politikisht.
Cfare mendoni per Abeten?
E pret nje pune e veshtire, suksese. Italia duhet te rikuperoi besueshmerine. Edhe nuk eshte nje problem i drejtuesve te rinj apo te vjeter, duhet te dalin te tere nga historite e pista.
Tashme jane kampione Bote dhe me Milanin ne finalen e Liges se Kampioneve.
Favorit logjik, duke pare reagimin e tyre ndaj Bajernit te Mynihut. Edhe rastit te madh per te marre hakun e Stambollit.
Si do te jete ndeshja?
Shume e ndryshme nga ajo kunder Mancester Junajtid. Liverpuli nuk luan nje futboll spektakolar, te hapur, sulmues, ai eshte i forte fizikisht, mbyllet dhe riniset ne kundersulm i shtyre nga Xherrard. Duhen nerva te forta.
Celsat e sfides?
Imagjinoj nje beteje te forte ne mesfushe mes Maskeranos dhe Gatuzos. Milani nga ana teknike qendron me lart dhe ka dy futbolliste qe bejne diferencen, te cilet jane Kaka dhe Sedorf, qe jep ekuilibrin e skuadres ne heshtje, fsheh topin, jep asiste. Ate te dy se bashku perfaqesojne Championsin
A eshte Kaka nje fenomen?
Eshte lojtari me i mire ne bote, bashke me Ronaldinjon. Shpresoj t'i dhuroje Championsin Milanit. I ngjan jashtezakonisht Krojfit, ka progres, shpejtesi, shikon porten, kur niset nga mesfusha eshte unik.
I habitur?
Eshte rritur aq sa nuk e besoja, edhe pse ishte nga ata qe do te ngjiteshin lart. Kur ai eshte ne formen me te mire, eshte nje Milan shkaterrues.
Me i mire se Kristiano Ronaldo?
Ronaldo eshte ne rrugen per te qene me i miri, por hapi eshte akoma i gjate. Nuk eshte Garinxha, qe nuk ishte shume i shpejte, por me shume triblues. Me kujtohet Zhulinjo. E vendos ne krahun e dyte me Mesin dhe Runin.
Ronaldinjo nuk eshte ne maksimum?
Me pak brilant se ne sezonet e shkuara, pak per Barcelonen, pak per zhgenjimet personale qe mori ne Boteror, ne Kupen Interkontinentale dhe ne Champions, por nuk besoj se do ta lere Barcelonen. Pas meje, ka pasur nje seri me lojtare te medhenj, Ziko, Romario, Ronaldo, Ronaldinjo dhe Kaka.
Po Ronaldo?
Kur luan Ronaldo, eshte akoma per Kombetaren. Nuk mendoja se do ta linte Realin e Madridit, por Milani i ka bere mire. Shenon, luan mire, ku vitin tjeter mund te jete nje arme me shume per Kombetaren.
Si eshte Brazili i ri?
Dunga eshte duke punuar mire, tani duhet te terheqe shumat. Ne kupen e Amerikes i munguan Kaka dhe Ronaldinjo. Problemi i tij nuk eshte moduli, por te mbuloje sa me shume hapesira qe mundet me nje skuader te ekuilibruar, duke e bere te luaje te pakten me tre pyka.
Cfare te rejash vine nga Brazili per sulmin?
Me te miret jane ne Evrope, edhe pse Adriano ka luhatje, ngritje dhe ulje. Ka filluar te duket Markos Aurelio i Santos, i datelindjes '84-er me nje klas si te Romarios, shtatshkurter, por po zhvillon nje Kupe Libertadores te mire. Eshte edhe Sobis, qe luan me Betisin.
Po mesfusha?
Numri nje eshte Ze Roberto, megjithese eshte 32 vec, te Santos luan si numri 10, por fare mire mund te luaje ne krah me nje modul me tre mesfushore. Duket si nje 25-vjecar, sulmon dhe mbron me kualitet.
Mbrojtes qe mund te pikasni?
Ata qe luajne ne Evrope, Lucio, Huan, Luizao dhe Aleks dhe Edu Draena.
Kombetarja italiane e ka pasur te veshtire pas Gjermani 2006?
Nuk eshte e lehte, kur largohet nje drejtues si Lipi. Por, Donadoni, kur ishte futbollist, kishte shpirt sulmues, do te shkoni ne Evropian.
Me apo pa Totin?
Duhet te kete ndonje problem mes tij dhe Kombetares. Donadoni do te bente mire te fliste 5 minuta me te. Italia nuk duhet te jete e varur nga Toti. Nese ne Boteror do te ishte ne forme si tani do te fitonit me me shume lehtesi.
Toti ka marre nje vit pushim.
Edhe une nje dite thashe "mjaft", mund ta kisha bere Boterorin e '74-es, por cikli im kishte perfunduar. Mendoj se Toti do akoma te jete i kalter.
Duke folur per kampionet e medhenj: cfare mund te behet per Maradonen?
Kam lajme te mira per sherimin e tij. Do te vazhdoj te lutem per Diegon qe te jetoje sa me gjate dhe i lumtur me familjen e tij. Kam qene edhe ne programin e tij ne Argjentine vitin e kaluar dhe do te jem gjithmone perkrah tij per ta ndihmuar.
Krijoni Kontakt