Close
Faqja 126 prej 311 FillimFillim ... 2676116124125126127128136176226 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,251 deri 1,260 prej 3101
  1. #1251
    Roma-Manēester., Prefekti: Policia, korrekte

    Gjatė mėngjesit tė djeshėm, prefekti i Romės, Akile Serra, ka mbrojtur publikisht forcat e rendit, nė lidhje me sjelljen qė ato kanė mbajtur gjatė pėrplasjeve tė tifozerive nė sfidėn Roma-Manēester. "Kritika ndaj forcave tė rendit ėshtė njė sport. Pėr mė tepėr njė sport anglez, duke qenė se edhe nė tė kaluarėn ka pasur incidente mė tė rėnda se ato qė ndodhėn dje (tė mėrkurėn)", ka komentuar ai. "Kėtė herė mendoj se policia italiane ka vepruar nė mėnyrėn mė korrekte tė mundshme". Mė pas, Serra ka saktėsuar: "Nuk ėshtė parashikuar hapja e asnjė lloj hetimi nė lidhje me gjithēka ka ndodhur nė stadiumin e Romės".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  2. #1252
    Manēester Utd. kėrkon ndihmėn e qeverisė pėr tė hetuar rreth rrahjes sė tifozėve tė saj

    Sherri nė "Olimpiko", ēėshtje diplomatike

    13 mbėshtetės anglezė pėrfundojnė nė spitalin e Romės pas pėrleshjeve



    Drejtuesit e klubit tė Manēester Junajted kanė akuzuar policinė italiane pėr "reagime tė tepruara" nė konfliktin qė forcat e rendit kanė pasur me tifozėt anglezė, gjatė ndeshjes sė Ligės sė Kampioneve nė Romė. Mbėshtetėsit e Romės dhe tė Manēesterit kanė qenė protagonistė tė sherreve jashtė stadiumit "Olimpik", pėrpara sfidės sė luajtur tė mėrkurėn, ndėrsa policia ka pėrdorur shkopinjtė e gomės dhe gazin lotsjellės, pėr tė zmbrapsur tifozėt miq, nė momentin qė trazirat kanė vazhduar edhe gjatė ndeshjes, e cila pėrfundoi 2-1 nė favor tė skuadrės sė Spaletit. 13 anglezė, tė cilėt gjendeshin nė tribunėn e stadiumit, janė shtruar nė spital, njėri prej tyre me plagė nė qafė, si rezultat i dhunės pėrpara dhe gjatė ndeshjes. Ndėrkohė, UEFA ka bėrė tė ditur se do tė hetojė nė lidhje me kėtė ēėshtje. "Red Devils" janė shumė tė indinjuar me sjelljen e policisė nė stadiumin e kryeqytetit italian, pasi kėta tė fundit kanė goditur edhe tifozė tė tjerė, tė cilėt nuk ishin pėrfshirė nė pėrplasjet me tifozerinė vendase. Klubi i Premiershipit ka bėrė tė ditur se ata nuk janė nė gjendje tė ndėrmarrin aksione kundėr policisė, por i kanė kėrkuar tifozėve qė tė dorėzojnė deklarata dhe prova tė ēdo lloji, pėr tė ndihmuar hetimin e shtetit nė lidhje me problemet e ndodhura. Nė deklaratėn pėr shtyp, tė publikuar nė sajtin zyrtar tė Manēesterit, thuhej: "Skenat e turpshme qė u panė nė stadiumin ‘Olimpiko‘ tė mėrkurėn nė mbrėmje na kanė shokuar tė gjithėve nė ‘Olld Traford‘. Sipas kėndvėshtrimit tė klubit, policia italiane e ka ekzagjeruar me veprimet e saj, duke arritur edhe nė goditjen e tifozėve tė Junajted. Nė situata tė tilla, as klubi i Manēesterit dhe as ai i Romės nuk janė nė gjendje t‘i kėrkojnė policisė shpjegime pėr atė qė ndodhi. Pėr kėtė arsye, klubi e mirėpret shqyrtimin e kėtyre ngjarjeve nga qeveria britanike dhe bėjmė tė ditur se do mbledhim dėshmi dhe prova nga tifozėt e pranishėm nė zyrat qendrore tė klubit". Sipas ligjeve italiane, policia lokale ėshtė pėrgjegjėse pėr sigurinė nė stadiume, ndėrsa zyra e shtypit e Ministrisė sė Brendshme nė Angli ka bėrė tė ditur se mė parė do mbledhė provat nga burime tė ndryshme dhe pastaj do vendosė nėse do t‘i drejtohen UEFA-s pėr incidentet. Drejtuesi i kėtij institucioni, ministri Vernon Koaker, ka deklaruar pėr "BBC Radio Five Live": "Skenat qė pjesa mė e madhe e anglezėve pa nėpėrmjet televizorit ishin shumė shqetėsuese. Jam shumė i interesuar qė tė shqyrtoj raportimet qė do vijnė jo vetėm nga policia italiane, por edhe nga policėt anglezė, qė ishin nė stadium si edhe nga ambasada jonė nė Itali. Do dėgjojmė edhe versionin e tifozėve tanė, por do flasim edhe me klubin e Junajted, pėr tė mėsuar pikėpamjen e tyre dhe pėr tė vlerėsuar se pse ndodhėn kėto ngjarje dhe nėse vėrtet policia ishte pėrgjegjėse kryesore". Ndeshja ēerekfinale nė Champions ėshtė kthyer nė njė ēėshtje diplomatike, tė paktėn deri nė momentin qė do hidhet dritė pėr shkaqet e asaj qė ndodhi.



    Dėshmia


    "Policia na godiste nga tė gjitha anėt e mundshme"


    Pas deklaratės pėr shtyp, tė bėrė nga drejtuesit e klubit tė "djajve tė kuq", se po mbledhin deklarime dhe prova rreth dhunės, nuk kanė munguar dėshmitė e para. Njė tifoz 23-vjeēar i skuadrės sė Sėr Aleks Ferguson, Karli Lajs, ka bėrė tė ditur se policia nuk e lejoji qė tė filmonte skenat e pėrplasjes, duke e detyruar tė fikė kamerėn: "Ishte e qartė se policia nuk donte t‘i filmoja duke goditur tifozėt tanė", ka pohuar ai. "Ishte e tmerrshme. Nė momentin qė po tentonin tė mė kuronin plagėt qė kisha marrė, policia vazhdonte tė godiste tifozėt qė ndodheshin nė vendet mė poshtė". Mbėshtetėsi 23-vjeēar ka vazhduar edhe mė tej historinė, duke treguar ato qė kishte parė: "Njė tifoz kishte plagė nė kokė, ndėrsa njė tjetri i kishte rėnė tė fikėt, megjithatė, policia vazhdonte tė pėrparonte drejt nesh dhe tė gjuante me shkopinj gome. Po u bėrtisja qė tė ndalonin, por ata mė injoruan. Policėt italiane nuk flisnin asnjė fjalė, por vetėm gjuanin nga tė gjitha drejtimet. Nga plagėt qė mora thjesht duke u pėrpjekur tė mbaja nė duar kamerėn time, duket qartė se sa egėrsisht policia ėshtė sjellė me ne. Taktikat qė ata pėrdornin ishin tė shėmtuara".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  3. #1253
    Kapiteni verdhekuq bėri tė ditur se pavarėsisht nga goli i pėsuar, Roma vazhdon tė besojė te kualifikimi 06-04-2007

    Dueli: Toti 6 gjuajtje, Kristiano 22 driblime

    Sokol Kondi



    Finte tė dyfishta ose edhe tė trefishta kundėr gjuajtjeve nė portė. Nė kėtė mėnyrė janė sfiduar Kristiano Ronaldo dhe Toti: pritej qė mes tyre tė kishte njė duel dhe kėshtu ndodhi. Kush fitoi? Ėshtė e vėshtirė ta thuash, pėrfundoi si njė dyluftim i stilit "western", me pistoletat qė nxirrnin tym, por kundėrshtarėt qėndruan nė kėmbė. Nuk shėnuan, por ishin aktivė nė pikat mė kulminante tė takimit. Kristiano Ronaldo ndėrtoi golin e Runit dhe pėr kėtė arsye nė fund ndoshta fitoi ai: ai gol mund tė ndikojė fatkeqėsisht shumė pėr ecurinė e mėtejshme tė Romės. U nis siē di ai: finte tė dyfishta dhe slalome, e hapi mbrojtjen verdhekuqe dhe nė vazhdimin e aksionit mbėrriti goli. Njė ndodhi kjo qė pėrmban nė vetvete njė tjetėr ngjarje: sulmuesi nga Liverpuli (Runi) kishte 2.703 minuta qė nuk shėnonte nė ndeshje ndėrkombėtare. Toti u pėrgjigj me gjuajtje nė portė. Mė pas iu pėrgjigj gazetarėve, ndryshe nga portugezi qė u largua nga stadiumi nė mesnatė pas testit tė antidopingut: "Ky rezultat nuk na jep garanci, por mund t'ia dalim mbanė. Arritėm tė mundim njė skuadėr tė vlerės botėrore si Manēesteri dhe duhet tė ndihemi tė kėnaqur pėr kėtė. Jam i bindur se nė "Old Traford" do tė luajmė njė ndeshje tė madhe, si nė Lion." Toti, i cili ndjeu njė shqetėsim nė kėmbėn e djathtė, e kėmbeu fanellėn me Rio Ferdinandin dhe, nė dhomat e zhveshjes, edhe me Kristiano Ronaldon.
    Debutimi nė Romė - Ishte hera e parė e Kristiano Ronaldos nė Romė. Njerėzit e panė mė nė fund nga pranė dhe mundėn tė ēmonin njė "as". Pas promovimit tė Aleks Fergusonit ("ėshtė mė i forti nė botė"), djaloshi nga Madeira u paraqit siē di vetė: dy driblime dhe Manēesteri fitoi faullin e parė tė lojės. Lehtėsia me tė cilėn ai driblonte, ishte mbresėlėnėse. E kapėrcen gjithnjė kundėrshtarin kur niset me shpejtėsi dhe vetėm njė herė Panuēi dhe njė herė tjetėr Kaseti arritėn ta ndalnin. I kryen lėvizjet me lehtėsinė e njė balerini: ėshtė Fred Asteiri i futbollit modern. Gjatė vrapimeve tė tij kapėrceu edhe disa herė Totin. Kristiano Ronaldo dhe Toti kėmbyen edhe rolet nė njėfarė mėnyre. Toti e nisi si qendėrsulmues dhe e mbylli si fantazist. Portugezi e nisi si anėsor dhe pas ndėshkimit tė Skolsit me karton tė kuq, u vendos nė qendėr tė sulmit.
    Pėrpjekjet e romanistit - Toti e kėrkoi mė shumė golin. Gjuajti 6 herė, 3 nė secilėn pjesė. Edhe ai hyri nė lojė me njė driblim nė vend qė u shoqėrua me njė harkim pėr suedezin Vilhelmson. Mė pas nisi tė kėrkonte Van der Sarin. Tentativa e parė mbėrriti nė minutėn e 14-tė, njė goditje dėnimi qė nuk e shqetėsoi portierin holandez. Nė minutėn e 23-tė, njė tjetėr tentativė dhe kėsaj here Van der Sarit iu desh tė hidhej. Nė minutėn e 32-tė, goditja e tretė, njė predhė qė u nxori djersė tė ftohta anglezėve. Por gjuajtja mė e fuqishme ishte e fundit, ajo me tė cilėn ndoshta u mbyll edhe ndeshja: njė e djathtė nga 20 metra, e cila mori njė tė prerė anėsore nė ēastin e fundit.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  4. #1254
    Trajneri i Manēesterit: Do tė kualifikohemi nė "Old Traford", si gjithmonė 06-04-2007

    Ferguson beson te gjysmėfinalja

    Ergi Lubani


    Trajneri i Manēester Junajtid, Aleks Ferguson, ka besim se skuadra e tij do tė arrijė gjysmėfinalen, edhe pse ka humbur 2-1 me Romėn nė ndeshjen e parė nė Itali. Roma mori kontrollin e lojės nė "Olimpiko" pas kartonit tė kuq tė Pol Skolsit nė minutėn e 34-t. Golat nga Rodrigo Tadei dhe Mirko Vuēiniē u dhanė italianėve fitoren, edhe pse goli i Runit do tė jetė i rėndėsishėm nė ndeshjen e kthimit. "Prej shumė vitesh nė "Old Traford" vijnė skuadra shumė tė mėdha, por nėse shėnojmė, do tė arrijmė tė kalojmė nė gjysmėfinale. Ky ėshtė mendimi im, - tha Fergusoni nė njė konferencė pėr shtyp, pėrpara se tė mohonte fjalėt e gazetarėve se e kishte konsideruar Romėn si njė kundėrshtar tė lehtė. - Ēdo ndeshje nė Europė ėshtė njė test i rėndėsishėm, por nė kėtė sezon jemi ēuditur veēanėrisht nga Roma. Ata janė fantastikė kur luajnė nė stadiumin e tyre. Kėshtu qė e dinim se do tė ishte e vėshtirė dhe kėshtu doli. Vėshtirėsia kur pėrballesh ndaj tyre qėndron nė sistemin qė ata luajnė. Pa asnjė sulmues, ata e mbingarkojnė mesfushėn, kėshtu qė herė pas here humbet topin". Fergusoni ka pėrgėzuar Runin, i cili ka stopuar me gjoks asistin e Solskjaerit duke shėnuar golin e vetėm tė "Djajve". "Ai mund tė kishte goditur menjėherė, por priti qė mbrojtėsi tė lėvizte, bėri njė hap e mė pas goditi, - tha Fergusoni. - Ai ėshtė vetėm 21 vjeē dhe tregon aftėsi tė mrekullueshme para portės". Megjithatė, skocezi ka qenė disi i mėrzitur nga mbrojtėsi rumun Kristian Kivu, i cili ka inkurajuar gjyqtarin gjerman, Helbert Fandel, tė nxjerrė kartonin e dytė tė verdhė pėr Skolsin. "Nuk mendoj se kartoni parė i verdhė ishte i padrejtė. Por mendoj se ishte Kivu ai qė ndikoi nė kartonin e dytė. Gjyqtari na tha nė mėngjesin para ndeshjes se ēdokush qė do tė inkurajonte tė nxirrte ndonjė lojtar jashtė me karton, do tė dėnohej. Kjo nuk ndodhi".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  5. #1255
    U luajtėn ēerekfinalet e Kupės UEFA. Osasuna fitoi nė Leverkusen. "Andaluzianėt" mundėn Totenhemin. "Paqe" nė Alkmar 06-04-2007

    Kupa UEFA, mbreme "foli" spanjisht

    Ergi Lubani


    Incidente nė Sevilje...
    Policia spanjolle ėshtė "pėrleshur" me tifozėt e Totenhemit gjatė ndeshjes qė skuadra angleze luajti mbrėmė nė Sevilja, pėr ēerekfinalet e Kupės UEFA. Njė televizion vendas pohoi se tifozėt e Totenhemit ishin pėrleshur me policinė, pasi mė parė kishin prishur karriget e stadiumit "Sanēez Pizjuan", duke i lėshuar drejt tifozėve tė Seviljes. Kėto incidente vijnė 24 orė pas zėnkave tė ndodhura nė "Olimpiko", qė dėrguan nė spital 14 tifozė tė Manēesterit.


    Dje u luajtėn katėr ēerekfinalet e para pėr Kupėn UEFA. Sevilja, mbajtėsja nė fuqi e kėtij trofeu, pėrmbysi golin e disavantazhit dhe fitoi 1-0 ndaj Totenhemit. Totenhemi e filloi ndeshjen nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme duke kaluar nė avantazh me Robi Kinin, pas vetėm njė minute lojė. Sevilja barazoi 19 minuta mė vonė me njė 11-metėrsh tė dyshimtė, tė shndėruar nė gol nga Frederik Kanute. Goli i fitores pėr "andaluzianėt" erdhi nė fundin e pjesės sė parė me anė tė rusit, Aleksandėr Kerzhakov, i cili pėrfitoi nga pėrgjumja e mbrojtjes mike. Gjithsesi, humbja minimale me njė gol tė shėnuar nė trasferė i jep shpresė "gjelave" tė Martin Jolit pėr ndeshjen e kthimit.
    Osasuna ndodhet me njė kėmbė nė gjysmėfinale, pasi ka fituar 3-0 nė fushėn e Leverkusenit, nė ēerekfinalen e parė tė luajtur dje pėr Kupėn UEFA. Osasuna kaloi nė avantazh qė nė minutėn e parė me anė tė mbrojtėsit Havier Kuejar, i cili shėnoi me kokė pas krosimit tė David Lopezit. Ky i fundit ishte autori i golit tė dytė nė tė 71-tėn. Dy minuta mė vonė, i sapofuturi Pierr Uebo, trefishoi rezultatin duke mposhtur portierin Rėne Adler. Padyshim, qė ky rezultat i jep mundėsinė Osasunės tė ėndėrrojė gjysėfinalet nė pjesėmarjen e parė tė saj nė historinė e Kupave tė Europės. "Eshtė njė ditė e madhe pėr Osasunėn, - tha trajneri Hoze Angel Ziganda. -Njė fitore e tillė, ndaj njė kundėrshtari tė fortė si Levekuseni, na bėn tė ndihemi krenarė." Ndėrkohė, trajneri i "aspirinave", qė praktikisht janė tė eliminuara, Mikael Skibe, tha: "Goli i pėsuar nė minutėn e parė na shkoi totalisht dhe mesa duket pėr njė kohė tė gjatė. Pėr gjatė gjithė ndeshjes sė djeshme, dhe kompormentoi edhe takimin e kthimit."
    Nė barazim pa gola ėshtė mbyllur ndeshja e luajtur mbrėmė nė Holandė, ndėrmjet Alkmarit dhe Verderit. Vendasit e Luis van Galit patėn rastet e tyre pėr ta fituar takimin, por nuk patėn fatin e duhur pėrpara portės sė Tim Vises. Ky i fundit bėri mrekullinė nė minutėn e 54-t, pas tentativės sė Kovermansit. Miroslav Klose, pėr Verderin, shpėrdoroi rastin mė tė mirė pėr tė shėnuan golin e fitores nė fundin e pjesės sė dytė. Gjithēka do tė vendoset nė takimin qė do tė luhen nė Bremen, javėn e ardhshme. "Mund tė kualifikohemi dhe tani ne jemi favoritėt, - tha trajneri i gjermanėve, Tomas Shaf. - Alkmari tregoi edhe sot, qė ėshtė njė kundėrshtar i vėshtirė pėr t'u mundur, por e dinim paraprakisht diēka tė tillė dhe jemi gati pėr tė fituar nė Bremen." Ndėrkohė, dy gola tė shėnuar nė harkun e dy minutave, pas njė ore lojė, nga Nuno Gomesh dhe Simao janė pėrgjigja qė Benfika i ka dhėnė Espanjolit, duke e mbyllur 3-2 ēerekfinalen e parė tė luajtur dje nė Barcelonė dhe duke lėnė gjithēka tė hapur pėr ndeshjen e kthimit nė Lisbonė. Pėr Espanjolin gjithēka po shkonte sipas ėndrrave mė tė bukura kur pjesa e parė u mbyll 2-0 me golat e Raul Tamudos dhe Reinas. Skuadra e drejtuar nga Valverde gjeti edhe golin e tretė me Valter Pandianin nė minutėn e 58-tė. Por pikėsisht atėherė kur dukej se Espanjoli po garantonte kalimin e turit erdhėn dy golat e portugezėve. Fabricio Mikoli pasoi te Nuno Gomesh, i cili ngushtoi rezultatin nė 3-1, pėrpara se dy minuta mė vonė, Simao tė vuloste shifrat pėrfundimtare tė ndeshjes nė 3-2.
    Ergi Lubani

    Leverkusen - Osasuna 0-3
    Nė "BayArena", Levekusen
    Shėnues: Kuejar 1', D.Lopez 71', Uebo 73'
    Levekuseni: 22 R.Adler, 5 Hagui, 4 Huan, 19 M.Babiē, 27-Kastro (13-Athirson 69'), 11-Kieseling (10 P.Freier 46'), 25 B.Shnajder, 6 S.Rolfes, 7 T.Barneta, 9 S.Barbarez, 12 A.Voronin.
    Osasuna: 13 Rikardo, 2 H.Izkuierdo, 7 S.Kruēaga, 5 Kuejar, 19 E.Korrales, 12 Huanfran (11-Valdo 67'), 6 R.Garsia (22-Munjoz 82'), 16 D.Lopez, 35 I.Domingez, 9 S.Milosheviē, 18 R.Soldado (15-P.Uebo 72').
    Gjqytar: T.Hauge (Norvegji)
    Kartonė tė verdhė: Huanfran, Athirson, D.Lopez, Korales

    Sevilja - Totenhem 2-1
    Nė "Sanēez Pizjuan", Sevilje
    Shėnues: Kanute 20' (pen), Kerzhakov 36' / Kin 1'
    Sevilja: 1 A.Palop, 4 D.Alvesh, 2 H.Navarro, 14 Zh.Eskude, 3 D.Kastedo (19-Dragunoviē 68'), 15 H.Navas, 8 K.Poulsen, 11 Renato (18-Marti 61'), 6 Adriano, 9 A.Kerzhakov, 12 F.Kanute.
    Totenhemi: 1 P.Robinson, 7 P.Stalteri, 2 P.Shimbonda, 20 M.Douzon, 3 Li Jong, 8 Xh.Xhenas, 4 D.Zokora, 6-T.Tianio (14-Gahli 84'), 25 A.Lenon (15-S.Melbrank 80'), 9 D.Berbatov, 10 R.Kin.
    Gjyqtar: A.Hamer (Luksemburg)
    Kartonė tė verdhė: David, Robinson, Li, Zokora, Tianio

    Espanjol - Benfika 3-2
    Nė "Olimpiko", Barcelonė
    Shėnues: R.Tamudo 17', Reira 33', Pandiani 58' / N.Gomesh 63', Simao 65'
    Espanjol: 1 G.Iraizoz, 30 F.Ēika, 21 D.Harke, 19 M.Torrejon, 8 M.Zabaleta (4-La Kruz 69'), 18 F.Rufete (14-Ito 80'), 22 Moises, 9 I.De la Penja, 11 A.Riera, 10 L.Garsia, 23 R.Tamudo (7-V.Pandiani 53').
    Benfika: 12 Kuim, 22 Nelson, 28-Zh.Koimbra (10-M.Rui Kosta 36'), 3 Anderson, 5 Leo, 6 Petit, 23 M.Marinjo, 26 Karagunis, 20 Simao, 21 N.Gomesh, 27 Darlei (30-F.Mikoli 30').
    Gjyqtar: E.Bramhar (Holandė)
    Kartonė tė verdhė: Anderson, Simao, Zabaleta, Riera

    Alkmar - Verder 0-0
    Nė "DSB-Stadium", Alkmar
    Alkmar: 16 B.Vaterman, 23 G.Steinson, 2 K.Jaliens, 14 R.Donk, 5 T.De Kler, 27 Zh.Jener (29-Lens 87'), 20 D.De Ziuv (3-Luirnik 76'), 11 M.Martens, 18 M.Dembele, 9 Sh.Arveladxe, 19 D.Kovermans (10-Kziomer 83')
    Verder: 18 T.Vise, 8 K.Fritc, 29 P.Mertesaker, 4 Naldo, 5 P.Uome, 7 J.Vranjes, 15-P.Ovomojela, 22 T.Frings, 10 Diego, 23-H.Almeida (14-A.Hunt 67'), 11 M.Klose.
    Gjyqtar: O.Benkereēa (Portugali)
    Kartonė tė verdhė: Stienson, Jener, Fritz
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  6. #1256

    Njė muaj "stop" pėr Visenten

    Driten Vishe



    Mesfushori i Valencias, Visente Rodriguez, do tė mungojė nė ndeshjen e kthimit ndaj Ēelsit pas dėmtimit nė "Stemford Bridge", ka konfirmuar klubi tė enjten. Mesfushori ėshtė dėmtuar nė minutėn e 57-tė dhe nuk do tė luajė nė sfidėn e kthimit. Akti i dytė do tė luhet tė martėn e ardhshme nė "Mestaja". Mjekėt e klubit kanė deklaruar se Visente do tė mungojė pėr rreth njė muaj. Ėshtė dėshpėruese, pasi ai na jep cilėsi. Ai mund tė ndryshojė rrjedhėn e lojės dhe kur nuk ėshtė ai, ne nuk jemi mė tė njėjtėt, - tha trajneri i Valencias, Kike Sanēez Flores. - Tani kemi shumė lojtarė nė infermieri, por nuk duhet tė shqetėsohemi pėr njė kohė tė gjatė", - shtoi Floresi.

    Stiven Xherrard mendon pėr Liverpulin finalist
    Stiven Xherrard ka paralajmėruar rivalėt e mundshėm nė Europė, duke kėmbėngulur se ai po arrin formėn mė tė mirė. Mesfushori nuk e nisi mirė sezonin, pas njė vere tė vėshtirė pas pėrfundimit tė botėrorit. Nė javėt e fundit ai ka zhvilluar disa ndeshje tė mira me Anglinė dhe me klubin, madje shėnoi pėr "tė kuqtė" nė ndeshjen e parė kundėr PSV-sė. Fitorja e anglezėve nė Holandė i ka vendosur ata shumė pranė gjysmėfinales dhe Xherrardi mendon se forma po i rikthehet nė momentin e duhur. "Qė nga Krishtlindjet ndiej se po rikthehem nė formė, - tha 26-vjeēari. - Po stėrvitem mė mirė fatmirėsisht, sepse tashmė do tė luhen ndeshjet e rėndėsishme. Ndihesha shumė i mėrzitur nė fillim tė sezonit, sepse ndihesha i pafuqishėm dhe letargjik, si fizikisht, ashtu dhe mendėrisht". Liveruli fitoi Championsin nė 2005-ėn dhe ai ka thėnė se klubi po ndien pėrsėri shijen e suksesit. Ai shtoi: "Na ėshtė rikthyer ajo shije e para dy viteve kur fituam trofeun nė Stamboll, megjithatė jemi tė kujdesshėm. Kemi shumė punė pėr tė bėrė para se tė mendojmė pėr finalen e Athinės".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  7. #1257
    Spanjollėt kanė marrė rezultatin ideal nė transfertėn nė "Stemford Bridxh" 06-04-2007

    Valencia: Arritėm atė qė deshėm

    Driten Vishe



    Valencia ka besim se ky barazim 1-1 ndaj Ēelsit do t'i ndihmojė ata tė kualifikohen nė gjysmėfinale. "Na ka lėnė njė shije tė mirė, - tha mesfushori David Albelda pėr gazetarėt. - Na ka vendosur nė pozitė mė tė mirė pėr ndeshjen e kthimit. Para ndeshjes tė gjithė kėrkonim njė rezultat tė tillė. Kundėr Interit barazuam nė "San Siro" dhe arritėm tė kualifikohemi pa pėsuar gol nė "Mestaja". Do tė na duhet tė zhvillojmė njė tjetėr ndeshje tė madhe, nė mėnyrė qė tė avancojmė nė gjysmėfinale", - shtoi ai. Ish-mbrojtėsi i Ēelsit, Asier del Horno, tha: "Arritėm rezultatin qė kėrkonim". David Silva ka kaluar Valencian nė avantazh nė minutėn e 30-tė, pas njė goditjeje tė mrekullueshme nga 25 metra. Por Ēelsi ka barazuar nė tė 53-ėn me anė tė Didiė Drogbasė, i cili ka shėnuar golin e 30-tė nė kėtė sezon. "Duhet tė jesh i pėrqendruar pėr tė luajtur nė ndeshje tė nivelit tė tillė dhe i vetmi gabim qė bėmė nė 90 minuta, na kushtoi fitoren", - deklaroi Albelda. Ndėrkohė qė tė kėnaqur me rezultatin, lojtarėt e Valencias kanė pranuar tė gjithė se do tė jenė tė kujdesshėm nė ndeshjen e kthimit. "Kualifikimi pėr ne ėshtė 51% i mundur, - tha drejtori teknik i Valencias, Amedeo Karboni. - Ēelsi ėshtė njė skuadėr e madhe, me shumė stil italian nė lojė dhe pėrqendrohet mė sė shumti nė mesfushė. Kjo do tė thotė se nė Mestaja ata do tė jenė mė tė rrezikshėm". Njė nga lojtarėt qė mund t'u mungojė spanjollėve nė ndeshjen e kthimit, ėshtė Visente. Mediat spanjolle kanė shkruar se ai do tė mungojė pėr rreth njė muaj. "Nuk do ta kemi Visenten nė dispozicion pėr disa ndeshje. Ėshtė dėshpėruese, pasi ai ėshtė tepėr i talentuar dhe kur ai nuk ėshtė, mungesa e tij ndihet shumė", - tha trajneri i Valencias, Kike Sanēez Flores.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  8. #1258

    "Blutė" rrezikojnė eliminimin nga Valencia, qė nė "Mestaja" ka eliminuar italianėt falė "katenaēos" 06-04-2007

    Ēelsi, frikė nga "precedenti Inter"

    Driten Vishe



    Ēelsi ėshtė pėrballė tė njėjtit fat si viktima e fundit, Interi, pasi spanjollėt kanė arritur tė marrin njė barazim 1-1 nė ndeshjen e parė ēerekfinale me anglezėt. Valencia ėshtė njė skuadėr e mrekullueshme kur luan nė "Mestaja", ku ata kanė humbur vetėm njė ndeshje nė shtėpinė e tyre gjatė tė gjithė sezonit, duke e ndėrtuar suksesin mbi njė stil pak sa "katenaēo" nė mbrojtje dhe duke pėrfituar nga kundėrsulmi. Valencia u dha fund shpresave tė Interit nė raundin e parė duke barazuar 2-2 nė Itali dhe kontrolloi lojėn nė "Mestaja" duke barazuar 0-0, ndeshje qė pėrfundoi me njė "sherr klasik" mes lojtarėve tė tė dyja skuadrave. Ashtu si Interi, i cili dėshtoi nė pėrpjekjet e tij, tashmė Ēelsi duhet tė shkojė nė Spanjė me mendimin pėr tė shėnuar tė paktėn njė gol dhe tė parandalojė ndonjė gol tė Valencias. Ka qenė goli i David Silvas shkaktari i kėsaj matematike qė do tė "torturojė" Ēelsin nė ndeshjen e kthimit tė javės tjetėr. "Blutė" kanė barazuar pas njė gabimi tė mbrojtjes sė Valencias, ku Eshli Kol harkoi njė top vertikal pėr Didiė Drogbanė, i cili u gjend i vetėm para Kanizaresit. Por pėr fatin e tyre tė keq, Ēelsi nuk ka arritur tė shėnojė njė tjetėr gol qė do t'ia lehtėsonte detyrėn nė ndeshjen e kthimit. Mbrojtja e Valencias u ėshtė pėrgjigjur shumė mirė sulmueve tė Ēelsit pas barazimit, ndėrkohė qė ka rrezikuar disa herė me anė tė David Vilės. Trajneri Kike Sanēez Flores pret qė nė javėn tjetėr skuadra e tij tė sulmojė mė shumė, por pritet qė Valencia tė mos ndryshojė asnjė lojtar nė formacion dhe as modelin e lojės. "Mendoj se do tė luajmė nė tė njėjtėn mėnyrė si nė ndeshjen e dytė kundėr Interit, - tha ai pėr gazetarėt. - Imagjinuam vetėm se nuk kishim shėnuar nė ndeshjen e parė dhe luajtėm nė atė mėnyrė. Mendoj se do tė gabojmė nėse do tė qėndrojmė nė mbrojtje kundėr njė skuadre si Ēelsi. Kėshtu qė s'do ta bėjmė diēka tė tillė". Anglezėt duhet tė jenė mė tė freskėt javės qė vjen, pėr tė mundur mbrojtjen e Valencias dhe dėmtimi i Arjen Robenit do tė jetė njė minus i madh pėr "Blutė". Edhe pse Xho Kol, njė tjetėr lojtar sulmues i Ēelsit, u rikthye pasi mungonte qė nga muaji nėntor, ėshtė shumė larg formės sė mirė fizike dhe ka luajtur ndaj Valencias vetėm 15 minuta. "Mė vjen mirė, por kam nevojė pėr Xho Kolin e vėrtetė, - tha trajneri Hoze Mourinjo. - Ai ėshtė njė djalosh fantastik dhe luftoi shumė pėr t'u rikthyer te ne. Mendoj se do tė vazhdojė ta bėjė. Kemi ende njė muaj e gjysmė pėr tė luftuar dhe do tė kemi nevojė pėr tė, pėr kėtė ndihem i lumtur. Por duhet tė jemi pragmatistė... ai nuk ishte gati pėr mė shumė se 15 minuta". Koli nuk mendohet se do tė zėrė menjėherė njė vend nė formacion pas njė mungese aq tė gjatė, e cila e lė detyrėn pėr tė shėnuar pėrsėri mbi shpatullat e Drogbasė dhe tė Shevēenkos. Megjithatė, Mourinjo ka paralajmėruar Valencian tė mos gėzohet para kohe. "Nėse do tė isha nė vendin e tyre, do tė isha tepėr i kujdesshėm, - tha ai. - Por nėse kemi njė gjyqtar tė mirė, i cili nuk do tė ndikohet nga atmosfera, ēfarė na mungon tė marrim rezultatin qė duam atje?" Mourinjo shtoi se nėse Ēelsi do tė eliminohet atė natė, ai do t'i ēojė fėmijėt e tij tė shohin keē. "Nėse fitojmė, atėherė do tė kemi arritur nė gjysmėfinale, nėse humbasim, do tė ēoj fėmijėt e mi tė shohin ndeshje keēi mė 24 prill".
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  9. #1259
    Trajneri i Ēelsit ka blerė njė veturė me timonin majtas, si nė Europė dhe ndryshe nga Anglia 06-04-2007

    Hoze Mourinjo pėrgatit arratisjen

    Driten Vishe



    Gjėrat sa vijnė e qartėsohen: Hoze Mourinjos i ka ardhur nė majė tė hundės te Ēelsi dhe po pėrgatitet pėr t'u larguar. Nė anėn tjetėr, mendohet se tashmė marrėdhėniet e tij me pronarin rus janė prishur dhe janė tė parikuperueshme, dhe ka ardhur koha qė kėtė verė ai tė largohet pėr tė kėrkuar fatin gjetkė nė kėtė kontinent". Nuk ėshtė aspak surprizė, pasi trajneri portugez ėshtė kapur nga paparacėt nė Angli, duke blerė njė Porshe Kajen me timon nga krahu i majtė.
    Madrid Natyrisht, nė Angli timoni ėshtė nė krah tė djathtė dhe pėr tė marrė njė makinė me timon nga krahu i majtė, duhet ta porosisėsh prej disa kohėsh dhe tė presėsh shumė. Ėshtė e qartė qė trajneri portugez e ka kryer me njė qėllim kėtė porosi, nė mėnyrė qė ta pėrdorė makinėn nė ndonjė shtet tjetėr, ku timoni ėshtė nė krahun tjetėr. 44-vjeēari Mourinjo, i cili ka fituar dy sezone radhazi Premier Ligėn dhe qė ėshtė nė garė pėr tė tretin, pėrveē Ligės sė Kampioneve dhe Kupės sė Anglisė duket se nė kohėt e fundit ka humbur nga ai shpirt konkurrues dhe i fitores qė e karakterizonte qė nga mbėrritja e tij nė Angli.
    D.Visha
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  10. #1260
    Trazirat ndėrmjet tifozėve tė Manēesterit dhe policisė romane po shndėrrohen nė njė "ēėshtje" ndėrkombėtare! 06-04-2007

    UEFA heton pėrleshjet nė "Olimpiko"

    Ergi Lubani



    11 tifozė tė Manēesterit kanė pėrfunduar nė spital pas trazirave tė ndodhura tė mėrkurėn nė "Olimpiko". UEFA pret raportin e tė deleguarit pėrpara se tė fillojė hetimin. Klubet rrezikojnė dėnime tė rėnda, ndėrkohė qė shtypi anglez "shpėrthen" kundėr italianėve: "Policia i rrahu tifozėt si mė 1998-n."

    11 tifozė tė Manēester Junajtidit kanė pėrfunduar nė spital pas pėrplasjeve me policinė italiane pėrpara dhe gjatė ndeshjes sė luajtuar tė martėn nė "Olimpiko", pėr ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve. Sipas BBC-sė, qė i referohej njė burimi nė Ambasadėn Angleze nė Itali, dy prej kėtyre tifozėve e kanė kaluar gjithė natėn nė spital nėn vėzhgimin e mjekėve. Ndihmėn e parė mjekėsore e kanė marrė edhe dy tifozė tė Romės.
    Hetimi i UEFA-s - UEFA do tė hetojė nė lidhje me ato qė kanė ndodhur nė "Olimpiko". Zėdhėnėsi i shtypit nė organin drejtues tė futbollit europian, Gailard, u shpreh: "Hetimi akoma nuk ka nisur, sepse po presim tė veprojmė nė rrugė zyrtare. Po presim raportin e delegatit dhe nė bazė tė tij do tė vendosim se ēfarė do tė bėjmė nė lidhje me kėtė ēėshtje. I takon komisionit tė disiplinės tė studiojė pamjet dhe tė shohė ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė. Ligji italian thotė se policia duhet tė mbajė rregullin brenda dhe jashtė stadiumeve. Nė Itali impiantet ku zhvillohet ndeshja, i pėrkasin bashkisė dhe jo skuadrave tė futbollit. Nuk ekzistojnė "stewards"-it si nė Angli. Ky mund tė ketė qenė shkaku i irritimit, por do tė shohim se ēfarė masash duhet tė martė UEFA pėr tė parandaluar kėto incidente."
    Dėnimet - Roma dhe Manēesteri rrezikojnė dėnime tė rėnda. Verdhekuqtė mund tė dėnohen, sepse nuk kanė garantuar kushtet e duhura tė sigurisė nė stadiumin "Olimpiko", ndėrsa "Djajtė" rrezikojnė pėr faktin qė zėnka masive ėshtė shkaktuar nga tifozėt e tyre, deri diku provokatorė ndaj policisė. Pėr Manēesterin ky ėshtė rasti i dytė i tillė, pas atij tė ndodhur nė Lilė, nė raundin e kaluar. "Do tė shohim rolin e tifozėve tė Manēesterit, sepse edhe mė parė na kanė krijuar probleme," - tha Gailardi. Precedenti Fejėnord po tremb britanikėt. Skuadra nga Roterdami u skualifikua nga Kupa UEFA, pasi tifozėt e saj u konsideruan si provokatorė nė dy "pėrleshje" tė njėpasnjėshme.
    Shtypi anglez - "Roma, vend i rrezikshėm, sulmohen tifozėt e Manēesterit." Shtypi anglez u ka kushtuar njė hapėsirė tė gjerė incidenteve tė ndodhura nė "Olimpiko". Titujt dhe artikujt e tyre tregojnė sesi pėr tifozėt e Manēesterit, mbrėmja filloi keq dhe u mbyll akoma edhe mė keq. "Pavarėsisht nga problemet qė Manēesteri pati nė fushėn e lojės, - shkruante "The Times", - vizita nė stadiumin "Olimpiko" do tė mbahet mend pėr dhunėn e pėsuar nga tifozėt e tij, prej policisė italiane qė shkaktoi tė plagosur edhe brenda stadiumit. Policia sulmoi tifozėt, ashtu siē ndodhi nė vitin 1998, kur Anglia luajti me Italinė pėr eliminatoret e Kupės sė Botės."
    "The Sun", kundėr policisė - Ndėrkohė qė shoqata e tifozėve tė Manēesterit po pėrgatit njė dosje me foto dhe dėshmi nė lidhje me ngjarjen, e pėrditshmja prestigjioze "The Sun" kapet kryesisht me forcat e rendit nė Itali, qė sipas saj nuk kanė hezituar pėr tė ushtruar dhunė fizike. "Njė polic, - shkruante "The Sun", - u pa qė e goditi pėr dhjetė herė me radhė njė tifoz. Njė tjetėr pati nevojė pėr ndihmėn e dy miqve, pėr t'i shpėtuar nga duart." Nė gazetė flet edhe pėr ngjarjet qė ndodhėn jashtė stadiumit, pėrpara fillimit tė ndeshjes. I pėrfshirė nė kėtė zėnkė ka qenė edhe fotografi i kėsaj redaksie, 45-vjeēari Xhim Klark. "Njė bandė me fytyrė tė mbuluar" i mori aparatin e punės me vlerė 7 mijė euro. "Mendova se do tė mė rrihnin, - tregoi ai. - Pata frikė pėr jetėn time."
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •