Ziko: Mesi do te “erresoje” Maradonen!
2 Prill
Braziliani Ziko, trajneri aktual i Fenerbaces ka folur per sulmuesin e Barcelones, Lionel Mesin dhe siguroi se eshte nje nder lojtaret me te mire. “Mesi eshte lojtari me i mire qe eshte shfaqur ndonjehere ne Argjentine. Mendoj se do te shkruaje historine dhe ai eshte shume i pergatitur per kete. Mesi eshte nje lojtar i ri, shume i talentuar dhe i ka te gjitha mundesite per t’u ngjitur edhe me lart”, tha trajneri brazilian. Per sa i perket mungeses se numrave “10” ne Europe, Ziko tha: “Mendoj se eshte nje pozicion shume i veshtire per t’u gjetur. Lojtari tipik me karakteristikat e ketij numri mungon, edhe pse ka lojtare ne keto pozicione sic ka patur ne Argjentine si Rikelme”. Nga ana tjeter, Ziko foli edhe per Kakane: “Eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote dhe ndjej nje admirim shume te madh per te. Gjithashtu edhe Ronaldinjo me pelqen shume dhe mendoj se nuk eshte nevoja te flitet shume per te. Mendoj se Kaka po kalon nje moment me te mire”, tha Ziko. Per sa i perket skuadres qe drejton, Fenerbaces, tha: “Kam nje kontrate me kete klub dhe shpresoj qe te bej nje pune te mire ne menyre qe te filloj karrieren time te re si trajner. Fenerbace eshte nga skuadrat me te mira ne Turqi dhe aty luajne shume argjentinas dhe braziliane”, tha ish?futbollisti i Selecaos. Ne fund, Ziko perfitoi per te derguar nje mesazh per Maradonen dhe familjen e tij: “Eshte nje person me te cilin kam gjithmone kenaqesi te bisedoj. Kam patur nderin te luaj me te dhe i uroj qe te sherohet sa me shpejte”, perfundoi Ziko.
Krijoni Kontakt