Close
Faqja 103 prej 311 FillimFillim ... 35393101102103104105113153203 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,021 deri 1,030 prej 3101
  1. #1021
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Balak: Efengeru ben per Bajernin!

    15 Mars Nje nga kreret e Bajernit te Mynihut, Karl?Hainc Rumenge, deshiron ta binde trajnerin aktual Otmar Hitcfeld te qendroje edhe per sezonin e ardhshem. Per kete Rumenige eshte treguar i gatshem te beje edhe investime ne skuader. “Ne jemi gati te krijojme nje formacion “te kulluar” per Hitcfeldin, nese ai vendos te qendroje. Ne shpresojme se mund t’i bindim yjet e futbollit per t’i adresuar tek Bajerni”, tha Rumenige ne nje interviste per “Abendzeitung”.

    Ai theksoi edhe nje here se perpara se te nisin bisedimet e kandiate te tjere te mundshem, do te zhvillohet nje takim me Hitcfeldin. Nderkohe qe kryesia e Bajernit kembengil tek bashkepunimi me Hitcfeldin, ish?lojtari i kesaj skuadre, Mikael Balak ka dhene nje variant te ri. “Nese Otmar Hitcfeldi nuk qendron, atehere une nuk do te mendohesha gjate por do te zgjidhja Stefan Efenbergun. Ai do t’i pershtatej ne menyre ideale Bajernit te Mynihut”, tha Balak duke u vene ne rolin e drejtueseve te Bajernit. Derisa te merret vendimi perfundimtar ne lidhje me Hitcfeldin, do te kete me siguri edhe mjaft spekulime te tjera. Sipas Balakut, nuk eshte aspak problem fakti qe Efenbergu nuk ka punuar asnjehere si trajner. “Keshtu ishte edhe Jurgen Klinsmani para se te behej trajner i perfaqesueses”, u shpreh mesfushori i Celsit.

    Ndersa Rumenige shpreson qe Hitcfeldi te ndikohet nga suksesi i Bajernit. “Ai deshiron te shohe se si do tezhvillohet Bajerni ne kete sezon, ne Bundeslige dhe ne Champions League”, theksoi Rumenige. “Ne jemi te katert ne Bundeslige dhe ne Champions League jemi ne cerekfinale perballe Milanit. Por nuk mendoj se Otmari do te mbetet i kenaqur me kaq, ai me siguri do te kerkoje me shume”, shtoi Rumenige. Pas ndryshimit te trajnereve tek kampionia gjermane, ardhja e Otmar Hitcfeldit solli nje fryme te re ne skuader. “Nga te katerta skuadrat qe kryesojne, ne jemi ne formen me te mire. Kjo eshte pa dyshim merite e Otmar Hitcfeldit. Ai ka sjelle shume gjera te reja ne skuader, i dha asaj stabilitet dhe besim. edhe cilesia e disa lojtareve te vecante eshte permiresuar qe pas ardhjes se tij”, lavederoi Rumenige punen e Hitcfeldit. megjithate,s ipas drejtuesit te pqergjithshem te Bajernit, klubi, lojtaret dhe tifozet duhet te jene me te duruar ne lidhje me vendimin e Hitcfeldit. “Ai eshte ne nje moshe ne te cilen duhet te mendohet mire. Megjithate, ne do te bejme te pamunduren qe ai te qendroje”, perfundoi ai.

  2. #1022
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    “Grusht” sherrxhinjve te Valencia-Inter

    15 Mars Mbrojtesi i Valencias, David Navarro, u pezullua dje nga UEFA per shtate muaj pas veprimeve qe kreu gjate sherrit me lojtaret e Interit ne perfundim te takimit te Champions League mes dy skuadrave. Navarro, i cili goditi interistin Nikolas Burdiso duke i thyer hunden, ka tri dite kohe qe apeloje ndaj vendimit, i cili perfshin vetem ndeshjet ne kompeticionet europiane. Megjithate, UEFA do t’i kerkoje FIFA?s qe ta zgjeroje denimin edhe per ndeshjet nderkombetare dhe ato te kompeticioneve spanjolle. Ndersa vete Burdiso, gjithashtu i zjarrte ne perlshjen e siperpermendur, eshte ndeshkuar me gjashte ndeshje pezullim. Shoku i skuadres se Burdisos, braziliani Maikon, u ndeshkua gjithashtu me gjashte ndeshje ndersa Hulio Kruz dhe Ivan kordoba u denuan me nga dy dhe tri ndeshje respektivisht. Lojtari i Valencias, Karlos Marcena, u pezullua me gjashte takime. Ne deklaraten e UEFA?s thuhej: “Do t’i kerkojme FIFA?s qe per sa i perket ndeshkimit te David Navarros, ai te vihet ne zbatim per te gjitha kompeticionet, ndersa per lojtaret e tjere, ndeshkimi vlen vetem per ato europiane”. Edhe dy klubet nuk shpetuan pa u lagur pas incidentit te shemtuar dhe jane gjobitur sevcili me nga 156 000 euro.

  3. #1023
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ronaldinjo-Milan, pakti i fshehte

    15 Mars Roberto De Asis i eshte drejtuar Adriano Galianit me kete fraze: “Skuadra juaj braziliane na pelqen shume dhe ndaj do te bisedojme serish”



    E marta ka qene ne dite e lumtur per Milanin. Pas lajmit te gezueshem per gjetjen e motres se sulmuesit kuqezi, Rikardo Oliveira, e rrembyer ne Brazil, Adriano Galiani, administratori i deleguar i klubit eshte takuat me vellain e Ronaldinjos, qe eshte edhe agjenti i tij, duke lidhur nje pakt. Roberto De Asis eshte takuar me drejtuesit kuqezi, me presidentin Berluskoni dhe administratorin e deleguar dhe ndaj, nese Barcelona do ta leshonte yllin brazilian, “Djalli” do te hapte dyert.



    Berluskoni jep “driten jeshile”

    Pikerisht dje, presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka mundur qe te permbledhe kete teme te merkatos, duke e afruar me shume emrin e Ronaldinjos me skuadren e Milanit: “Eshte e vertete ajo qe thuhet, sepse kemi mundesi te mira per te arritur te Ronaldinjo”, u shpreh padroni kuqezi, gjate nje mbledhjeje per Keshillin Bashkiak. Nje parashikim optimist, qe shkon pertej frazave te diteve te shkuara, ne te cilat numri nje i Milanit deklaroi se klubi i tij ishte ne “pole?position”, nese Ronaldinjo do te dilte ne shitje.



    Kuqezinjte fitojne “kalane nga brenda”

    Edhe Roberto De Asis, vellai dhe menaxheri i Ronaldinjos, ne fund te takimit me drejtuesit kuqezinj, u shpreh: “Barcelona meriton nje respekt te madh. Raporti yne me klubin eshte i mrekullueshem, ndaj nuk kemi shume probleme. Por, vellai im e sheh me teper simpati Milanin dhe i pelqejne ngjyrat kuqezi. Ketu ekziston nje familje braziliane qe na pret gjithmone mire. Edhe keto dite ka qene keshtu. Si te mos e rikembejme kete...”. Sigurisht, Roberto Asis i referohet edhe vizites se tij ne Milanelo, ku eshte takuar edhe me te gjithe lojtaret, ne vecanti me Rikardo Oliveiren, klientin e tij. Por edhe me Ronaldon, Kakane, Diden, Serxhinjon dhe Kafune. Fjalet e tij jane te embla dhe buzeqeshjet e shoqerojne me shume. Eshte e qarte se mes Milanit dhe tij ka lindur nje mirekuptim dhe nje raport i mrekullueshem. Roberto De Asis, i shoqeruar nga agjenti per merkaton spanjolle, Ernesto Bronxeti, eshte paraqitur ne seline e klubit kuqezi per te biseduar me drejtuesit e Milanit. Nese do te kete nje lloj krize te Barcelona, ne raportin mes Ronaldinjos dhe Barces, atehere me shume mundesi, e ardhmja e yllit katalanas do te jete ne Milano, me ngjyrat kuqezi.



    Galiani dhe puna e tij e “nendheshme”

    Nga ana tjeter, administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galiani, u shpreh qarte se nuk kerkon qe te bezdise Barcelonen, ashtu si beri Reali me Milanin, gjate veres. “Milani ka thene gjithmone se eshte gati qe te nderhyrje ne kete operacion, vetem nese Ronaldinjo vendos qe te largohet nga Barcelon. Por, nuk kam asnje qellim qe t’u ushtroj presion mikut tim Laportes. Ronaldinjo ka edhe tre vjet te tjera kontrate me katalanasit dhe ne nuk kemi marre asnje sinjal ftohjeje. Ndaj, s’dua qe te krijohet nje tjeter ceshtje Kaka...”. Pra, kush do te kuptoje, le te kuptoje. Por, eshte e qarte dhe se strategjia kuqezi eshte ajo qe te punoje nderkohe, deri sa operacioni te nise. Po ndodh pak a shume ajo qe ndodhi edhe me Ronaldon, ne janar.



    “Selecao” mblidhet ne Milanelo?

    Kaka, Ronaldo, Kafu, Ronaldinjo, Oliveira, nje grup i madh brazilianesh qe eshte shume prane bashkimit, edhe pse mungon vetem ne copez, per te mbyllyr kete panorame: Dinjo. Por, me shume mundesi, fantazisti i Barces, duke marre parasysh edhe ftesen e Kakase apo Ronaldos, ne fund te fundit, mund te dorezohet.

  4. #1024
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lipi: Mos me prisni, s'e le detin!

    15 Mars "E imagjinoj veren time te nxehte ne plazh, duke lundruar me barke dhe duke marre ngjyre nen rrezet e diellit. Do te kthehem vetem me disa kushte, por jo jashte Italise"



    Ndersa shoket e tij, Enco Bearxot apo Zibi Bonjek kane mundur qe te luajne prane "koloseve" te futbollit, ne ndeshjet dhe ceremonite e zhvilluar per nje mbremje kushtuar sportit e festes, Marcelo Lipi do te shohe, pas disa vitesh, se ishte trajner i skuadres me te mire te Europes, ndaj Mancesterit, ne "Old Trafford", por ne formacion do te habitet nga disa emra si Ivan Kampo apo Filip Kristanval. Pra, historia ka ndryshuar dhe kampionet e vertete e kane harruar traditen. Por, edhe pse shume gjigante refuzuan grumbullimin ne kete SuperKombetare, nenvizojme ketu Zidanin, Lipi nuk ndihet keq, perkundrazi. "Disa klube kishin premtuar nga pese lojtare, por kur avioni i tyre mberriti, vetem nje person zbriti shkallet". Per trajnerin kampion bote me Italine flet historia, me vepra. Ne fakt, strategu dhe gjeniu italian nuk ndjen nje zhgenjim, sepse, ne fund te fundit, lojtaret e tij, ne Kombetaren "axurre", u paraqiten, ashtu si ai kerkoi. Ne nje interviste te dhene per "La Stampa", Lipi foli shume per shume gjera, qe nga "Calciopoli", te Boterori e deri te situata aktuale ne futbollin italian, duke e nisur pikerisht nga takimi i te martes, Mancester-Skuadra me e mire europiane, e mbyllur 4-3 ne favor te "Djajve te Kuq".



    - Zoti Lipi, dukeni disi te zhgenjyer, sepse shume nga ata qe ftuar, per aktivitetin festiv dhe ndeshjen e prestigjit, ndaj Mancesterit, nuk erdhen.

    - Me vjen keq vetem per faktin se shume nuk kane ardhur, per te luajtur te pakten 20 apo 10 minuta. Ne ditet e sotme ka aviona privat dhe mund te udhetosh shume shpejt, nga nje vend ne tjetrin. Pikerisht per kete arsye kisha therritur plot 30 lojtare.

    - Sa ju ofenfoi mungesa e Zidanit?

    - UEFA e pyeti para disa kohesh dhe u kuptua se kush ishte qellimi i tij, ndaj nuk u terhoq prapa ne fund.

    - Keni drejtuar nje skuader per here te pare pas Boterorit dhe triumfit ne Berlin. A eshte ky hapi i pare drejt rikthimit ne stol? - Ka shume mundesi qe edhe gjate kesaj vere te kaloj disa kohe ne det, duke mos menduar per nje grumbullim me ndonje skuader. Dua te lundroj me barken time, te marr rreze ne plazh. Do te kthehem vetem kur te bindem, duke pranuar disa kushte.

    - A ju josh ndopak pervoja per te stervitur nje ekip, jashte Italise?

    - Ekziston nje problem komunikimi. Edhe ne ndeshjen ndaj Mancesterit u mbeshteta te Viali, si asistent, per te folur me anglezet dhe me dike tjeter, per te kuptuar spanjisht.

    - Kapelo, miku juaj, pohon se ne Itali kampionati nuk vlen ashtu si nje Spanje apo Angli.

    - Kete sezon ka pasur dy fakte teper te renda: mungesa e Juventusit ne Serine A dhe skuadrat si Milani, Fiorentina e Lacio te nisura me pike penalizimi. Vec kesaj, vlera e kampionatit tone nuk ka rene, sepse Interi dominon dukshem dhe kemi dy skuadra ne Champions, ne fazen cerekfinale.

    - Por, nuk jane zikalterit, qe u eliminuan nga Valencia.

    - Mund te ishin, por pesuan nje gol me shume ne "San Siro", por Interi ishte me i forte se Valencia. Milani tregoi se Champions eshte "shtepia e tij", ndersa Roma i dha nje tjeter leksion futbollit francez.

    - A eshte ky viti i duhur qe Francesko Toti te fitoje Topin e Arte? - Fitoi Boterorin dhe po ben nje sezon me te vertete te madh me Romen. Nese ecen perpara ne Champions mund te jete momenti i tij. Ai, Kristiano Ronaldo dhe Ibrahimovic, ne kete moment, jane tre lojtaret me te mire ne bote, edhe pse mund t'i shtohen listes edhe te huaj te tjere. Do te shohim se si do te shkoje Champions.

    - Milani eshte ne nje krize, Juventusi po ashtu. Si shpjegohet?

    - Degjoni, ajo qe ndodhi ne vere ishte me te vertete nje "dush i ftohte" per Juventusin, ne rradhe te pare, dhe Milanin, duke pare se jo vetem qe u goditen psikologjikisht, por edhe ekonomikisht. Mos harroni, nuk ishte e lehte per ta qe te mbanin lojtare te medhenj ne skuader.

    - Kush mund ta fitoje kete vit Champions League, sipas jush?

    - Eh, eshte disi e veshtire per ta thene, por dy nga skuadrat qe kane me shume pervoje jane Milani dhe Liverpuli, por edhe Mancesteri apo Roma jane ne valle. Te mos harrojme edhe Celsin. Le te themi se di te jete nje "beteje" e hapur, shume e hapur. Sic thuhet ne keto raste: "Te fitoje me i miri".

    - Te nderrojme teme: nje nje liber qe do te dale keto dite ne treg, qe shkruan per "Calciopoli"-n, thuhet se Prodi, Kryeministri i Italise, kerkoi shkarkimin tuaj si trajner i Italise. Ju me te vertete nuk dinit gje per kete fakt?

    - Guido Rosi, qe ne ate kohe ishte komisar i jashtezakonshem i Federates Italiane te Futbollit, me tha se te gjithe Prokurorite po merreshin me hetimet, ne lidhje me skandalin ne futboll dhe ndaj nuk kisha arsye pse te shqetesohesha per vendin tim. Nuk kam ditur kurre asgje per presione dhe se kush i bente keto. Ndoshta, keto s'jane te verteta, ose dikush u soll si tradhetar me mua.

  5. #1025
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anėtarėsuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    RONALDINJO TE MILANI - ĖNDĖRR APO REALITET

    Mengjesi i se merkures jep shpresen per nje enderr te Milani, Adriano Galiani flet pe nje pakt te arritur me Ronaldinjon, ose me mire me vellain dhe agjentin e tij, Roberto de Asis.

    Nese Braziliani virtuoz do te largohet nga Barcelona, Shtepia e tij e re do te jete ne Milano.

    Presidenti Berluskon flet per nje mundesi qe mund te behet realitet.

    Nje Pognoze optimiste, qe lindi pas premtimit te presidentit te Milanit se Ronaldinjo pas post-Barcelona ka vetem nje destinacion, Milanin.

    Roberto de Assis pas vizites se tij ne Milano ka qen shum i kujdesshem duke zgjedhur cdo fjale. "Barcelona meriton respekt te madh dhe raportet jane te shkelqyera. Por mund te them se Ronaldinjo nuk mund te mos shohe me simpati dhe Milanin. Ketu eshte nje familje braziliane qe ndihet mjaft mire. Kete gje e pash dhe une Konkretisht".

    Ne Milanelo, Roberto de Asis ka takuar te gjith futbollistet dhe natyrisht Rikardo Oliveiren ne veēanti, pasi eshte klienti i tij.

    Por ka biseduar dhe me Ronaldon,Kaka,Diden,Serxhinjon dhe Cafu.

    Duke qene nje ekspert i transferimeve agjenti i Ronaldinjos eshte treguar i kujdesshem per te mos krijuar probleme para kohe.

    Megjithate syt kureshtare jane drejtuar ne seline e Milanit.

    Galiani nuk e ka fshehur interesimin per Ronaldinjon dhe bashkebiseduesin e tij, De Asis e ka lene te hapur mundesine e negocimit nese nga tani deri ne qershor do te kete krize midis Ronaldinjos dhe Barcelones.

    Milani eshte gati te operoje per te transferuar Ronaldinjon nga Kamp Nou, por ka ushtruar presion mbi minun e klubit, presidentin Laporta.

    Ronaldinjo ka edhe tre vjete kontrate me Barcelonen dhe Milan nuk kerkon te krijoj nje tjeter histori si ajo e kakasė nga Real Madridi.

    Mare nga nje Website Italiane.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  6. #1026
    Futboll: Benitezi hedh poshtė zėrat pėr kalim te Reali i Madridit

    Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez ka mohuar zėrat e shtypit, se kohė mė parė ėshtė takuar me zyrtarėt e Realit tė Madridit dhe ėshtė nė bisedime pėr tė marrė drejtimin e “klubit mbretėror”.

    “Nė shtyp gjithmonė ka zėra tė ndryshėm, sidomos kur bėhet fjalė pėr njė klub siē ėshtė Reali. Edhe vetė e kam lexuar nė gazeta se unė jam takuar me zyrtarėt e Realit, gjė e cila natyrisht se nuk ėshtė e saktė. E vėrteta ėshtė se unė ndjehem i lumtur te Liverpuli dhe kėtu kam pėrkrahjen maksimale”, ka theksuar Benitezi.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  7. #1027
    Futboll: Roma synon transferimin e Sisinjos

    Mediat italiane kanė bėrė tė ditur se trajneri i Romės, Luēiano Spalleti, sėrish ka shprehur interesimin e tij pėr tė transferuar nė radhėt e skuadrės sė tij brazilianin e Realit, Sisinjo. Spalleti e konsideron Sisinjon si pasardhės tė Markos Kafus.

    Sisinjo i ka filluar kėto ditė stėrvitjet me intensitet tė plotė, pas njė pushimi tė gjatė, pasi nė shtator tė vitit tė kaluar kishte lėnduar ligamentet e gjurit. Megjithatė, duket se 26-vjeēari brazilian, i cili zotėron edhe me pasaportė italiane, ėshtė i gatshėm qė nė fund tė edicionit ta braktis Realin, nė tė cilin klub nuk arriti tė gjendej aq mirė, pas ardhjes nga Sao Paolo, nė verėn e vitit 2005, njė transfer ky i cili i ka kushtuar madrilenėve 4,5 milion euro.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  8. #1028
    Futboll: Hicfildi nė krye tė Bajernit edhe edicionin e ardhshėm

    Otmar Hicfild ka nėnshkruar kontratė tė re me Bajernin e Munihut dhe do tė qėndrojė nė krye tė kėsaj skuadre deri nė verėn e vitit 2008. Hicfild (58-vjeēar) gjatė kėtij edicioni ka marrė drejtimin e Bajernit pas largimit tė Feliks Magatit, kurse ėshtė dashur qė ta drejtojė skuadrėn pėrkohėsisht deri nė fund tė kėtij edicioni.

    Megjithatė, Hicfildi javėt e fundit i ka mahnitur drejtuesit e klubit me rezultatet e arritura dhe ata tashmė nuk janė duke menduar pėr trajner tė ri. “Jam i lumtur qė do ta vazhdoj punėn tek Bajerni”, ka theksuar Hicfildi, i cili e ka rikthyer skuadrėn e tij nė luftė pėr titull, kurse nė Ligėn e Kampionėve e ka mėnjanuar Realin e Madridit, duke kaluar nė ēerekfinale ku do tė pėrballet me Milanin. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė Hicfildi tė qėndrojė tek Bajerni edhe pas verės sė vitit 2008, por natyrisht kjo do tė varet prej rezultateve tė skuadrės.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  9. #1029
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169


    Cristiano Ronaldo te Real Madrid ne fund te sezonit

    Sulmuesi portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do te nenshkruaje per Real Madrid ne fund te sezonit, shiruante te enjten gazeta sportive spanjolle Marca, pa cituar burime.
    "Cristiano Ronaldo do te nenshkruaje per Real Madrid pas perfundimit te sezonit", theksonte gazeta.
    "Kjo eshte goditja qe do te beje presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, kete vere. Nje transferte galaktike", shkruante Marca.
    Sipas Marca, Ronaldo "ka vendosur qe te largohet nga United per te luajtur me Real Madrid" dhe "po pret fundin e sezonit per te njoftuar menaxherin Alex Ferguson lidhur me deshiren e tij per t'u larguar".
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  10. #1030
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Shenvcenko: Ndihem vertet blu!

    16 Mars Andrij Shevcenko kembengul se ai e adhuron te punoje me tranjerin e Celsit, Hoze Murinjo, por ai tashme ka thyer nje krah dhe nuk mund te luaje ne ndeshjen e se shtunes me Shefilld Junaitedit. Golashenuesi ukrainas, i cili u bashkua me Celsin per nje shume rekord rreth 30 milion sterlinash nga Milani ne vere, pohon se ka qene vertet e veshtire te mesohet me lojen angleze. Por pavaresisht fjaleve per te kunderten, marredhenia e tij me tranjerin Hoze Murinjo nuk ka qene kurre me mire. Shevcenko tani shpreson qe te marre pjese ne lojen e tij te pare duke hequr qafe problemin e krahut qe ai vuan nga stervitja te marten. Golashenuesi u la ne stol te merkuren ne mbremje ne ndeshjen ndaj Mancester Sitit, por nuk ka asnje dyshim qe lojtari ndihet shume mire ne “Stamford Bridge” dhe rikujton faktin qe do te mundohet te ndihmoje Murinjon te kete sa me shume fitore kete sezon. Shevcenko u shpreh per revisten zyrtare te Celsit: “Une ndjehem shume rehat dhe duke qendruar ketu tani jam duke shijuar vertet jeten. Kenaqem shume duke punuar me Hoze Murinjon. Me pelqejne metodat dhe filozofia e tij. Sigurisht qe eshte ndryshe, sepse cdo trajner ka stil te vecante. Por me pelqen menyra se si Murinjo punon. Dhe keshtu mund te mesosh ? duke shtuar sebashku gjithcka nga te gjithe tranjeret e ndryshem me te cilet ke punuar. Cdo trajner qe kam punuar me ka ndihmuar te ndertoje nje pjese timen. Do te shtrengoj dhembet. Jam padyshim jo nje kalimtar ne kete skuader pasi kontrata ime eshte per kater vite, te cilat do t’i kaloj duke luajtur per kete skuader dhe te fitoj shume me te. Eshte nje skuader shume e mire dhe eshte shume e rendesishme te luash per nje skuader te tille. Jam ketu tani dhe jam duke punuar shume per skuadren, sepse dua t’i tregoj njerezve se kush jam ne te vertete. Vecanerisht ne dy muajt e fundit, gjerat kane qene shume mire per mua. Jam duke ecur mire nga mbeshtetja qe gjeta. Kur luaj mund te shikoj qe tifozet ne stadium jane vertet afer meje”.

    Liga Angleze kerkon emocione te reja!

    Klubet e Liges se Futbollit kane rene dakord qe te marrin ne konsiderate nje propozim per futjen e penalltive “shoot?out” per te vendosur ndeshjet e perfunduara ne barazim, si pjese e nje perpjekje te madhe per t’i bere ndeshjet e futbollit me terheqese. Pas nje takimi mes tyre, 72 drejtuesh klubesh rane dakord qe te diskutonin per kete mundesi. Propozimi u hodh ne fillim nga presidenti i Liges se Futbollit, Lord Brajan Mohinei, sipas te cilit te gjitha ndeshjet qe perfundojne ne barazim, ne te gjitha kategorite pervec Permier League, te zgjidhen e “shoot?out”. Mohineo tha: “Une sugjerova qe per ndeshjet e perfunduara ne barazim, cdo skuader te marre nga nje pike dhe me pas, ajo qe fiton me “shoot?out” te marre edhe nje pike me teper. “Trajneret mund edhe t’i urrejne ato, por tifozet vdesin per to. Drejtuesit e klubeve vendosen qe ta perdorin kete propozim ne menyre qe te bejme nje ndryshim te kendshem ne lojen tone. Kishte nga ata njerez qe ishin fuqishem kunder kesaj ideje, disa ishin dakord per te, por sidoqofte ne fund u vendos qe ceshtja te shqyrtohet me gjere per te pare te mirat dhe te keqijat qe mund te sjelle”.Grupi i punes i ngritur do te kerkoje tani ide te tjera nga klubet dhe tifozet por jo per te ndryshuar te gjitha rregullat, sic eshte ai i pozicionit jashte loje. Mohinei tha se ishte e rendesishme qe te kerkohej vazhdimisht permiresimi i zbavitjes qe ofrohej. Ai shtoi: “Nuk mund t’i lejojme vetes qe te vetekenaqemi, njerezit kerkojne gjithnje e me shume emocione nga futbolli. E kuptoj qe jo gjithcka do te mirepritet, por nese nuk ndryshon edhe ti me boten, mund te mbetesh prapa”. Ne takim u diskutua gjithashtu ku do te zhvilloheshin ndeshjet plejof te fundsezonit dhe Mohinei tha se shpresonte shume qe te ishte stadiumi “Wembley”. “Kete gje nuk e kemi ne ne dore, por shpresoj qe te ndodhe pikerisht keshtu”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •