Close
Faqja 100 prej 311 FillimFillim ... 50909899100101102110150200 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 991 deri 1,000 prej 3101
  1. #991
    “Wembley”, gati per inagurimin!

    13 Mars Stadiumi legjendar i “Wembley” hapet perseri per publikun. Pas pothuajse nje viti vonese ne punime, grupi australian qe ndertoi stadiumin me vlere prej 1,54 miliard dollaresh ka kompletuar ndertimin e ketij kompleksi gjigand. “Multiplex Group eshte i lumtur te lajmeroje qe certifikata e perfundimit te punimit dhe ajo e shfrytezimit te ketij stadiumi eshte leshuar nga autoritetet”, njoftuan ndertuesit australiane, nepermjet nje komunikate per shtyp. Javen e fundit, kontrollet e fundit te sigurise ne stadiumin historik, tani edhe me te shtrenjtin ne bote, u bene. “Wembley” i vjeter, ndertuar ne vitin 1923 u shemb ne tetor te vitit 2000. Kostot e ndertimit te stadiumit te ri rezultuan me te larta nga sa u parashikua dhe inagurimi i tij u shty disa here. “Wembley” pritej te priste finalen e Kupes se Anglise ne vitin 2006, por kjo nuk ishte e mundur, per shkak te vonesave. Pritet qe ndeshja e pare qe do te zhvillohet ne stadiumin e ri do te jete ajo e 24 marsit, kur kombetarja U?21 e Anglise do te prese ate U?21 te Italise, ne nje ndeshje miqesore. Por, ndeshja e pare e madhe ne “Wembley” e ri do te jete ajo e dates 19 maj, kur 90 000 spektatore do te ndjekin finalen e Kupes se Anglise.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  2. #992
    Mesi: Bera dicka gjysme te pamundur

    13 Mars Lionel Mesi ka nje moshe shume te re, por tashme e di se cfare do te thote t’i shenosh tre gola Realit te Madridit ne nje ndeshje klasike. Argjentinsi perjetoi te shtunen nje nga mbremjet e tij me fantastike. Shenoi tre gola per Barcelonen perballe nje skuadre ne superioritet numerik dhe u quajt mbret ne “Camp Nou”. Tre golat e tij jane shume te rendesishem per Barcelonen e cila nuk po kalon nje moment shume te mire. Deko nuk eshte me ai i pari, Markez nuk eshte me i njejti, Eto’o po vuan nga demtimi i pesuar dhe Ronaldinjo nuk pa rigjen veten e tij dhe ka tre vjet pa bere pushime. Perpara kesaj panorame, shfaqet nje futbollist argjentinas, i cili per momentin eshte me i rendesishmi dhe me i miri ne skuadren e Barcelones. Mesi eshte nje lojtar fantastik dhe ne gjendje per te bere te pamunduren. Kur e ka topin ne zoterim, per te nuk ka asgje te pamundur. Fakti qe shenoi tre gola ne porten e Realit te Madridit dhe arriti te barazonte ne minutat shtese, per Lionel Mesin kjo eshte si gjysme e pamundur, sipas asaj qe ka deklaruar vete lojtare ne shtypin argjentinas. Pas ndeshjes, ne shtepine e Mesit “vershuan” media te ndryshme. Mesi foli per te perditshmen “Clarin” dhe u shpreh se ndihet shume i gezuar. Nga njera ane ishte i kenaqur per situaten e tij, por nga ana tjeter shprehu pakenaqsine e tij per rezultatet e skuadres. “Nuk jam euforik, sepse skuadra barazoi, por ndihem i lumtur per faktin qe shenova tre gola ne nje ndeshje shume te rendesishme dhe nuk e kisha imagjinuar dicka te tille, sepse eshte gjysme e pamundur, apo jo? Per me teper ishte klasikja ime e pare ne “Camp Nou” sepse ne te tjerat nuk kam luajtur”. Sulmuesi i Barcelones i konfirmoi keto fjale edhe ne konferencen per shtyp pas ndeshjes ne “Camp Nou”. “Ishte nje nga ndeshjet e mia me te mira qe kam zhvilluar ndonjehere. Te gjitha ndeshjet klasike kujtohen dhe kjo gjithmone do te jete e vecante”. Ishte kaq e vecante, saqe Mesi puthi shume here stemen e Barcelones te vendosur ne fanelle, pas shenimit te golit te trete ne minutat shtese. “Une i detyrohen shume Barcelones per ate cfare ka bere per mua dhe per njerezit e mi. Ketu u krijova si futbollist dhe kam arritur deri ketu sa qe po shenoj edhe gola te rendesishem”, tha Mesi.

    Pak nga pak Mesi po fillon te kuptoje gjestin qe beri te shtunen ne mbremje pas shenimit te golit te trete. Argjentinasi, i cili shpjegoi se cfare do te thote te shenosh tre gola ne porten e Realit te Madridit, gjithashtu kujtoi se kur kishte shenuar per here te fundit tre gola ne nje ndeshje. “am shenuar ne fushen afer shtepise time. Nuk i kisha shenuar kurre, por tashme ia arrita dhe ne nje ndeshje shume te rendesishme. Jam i lumtur per kete”.

    24 ore pas ndeshjes, Mesi kujton tre golat fantastik te shenuar ne porten e skuadres madrilene: “Ne golin e pare ishte nje pasim i sakte i dhene nga Eto’o. Kasijas doli shume shpejt, por une e kontrollova shume mire topin dhe e godita ate ne krahun e djathte te portierit. Ne golin e dyte e godita shume forte topin sepse kishte shume lojtare ne zone dhe kerkoja te sigurohesha qe topi te mos kthehej prapa ose te dilte jashte. Ne qofte se do te divijohej, atehere nuk do te hynte ne rrjete. Ndersa goli i trete ishte nje impuls. Ronaldinjo me pa dhe une reagova menjehere, sepse e kuptova qe do te pasonte tek une. Me pas e kontrollova topin, hyra ne zone dhe pasi pashe Kasijasin qe levizi, atehere e godita topin ne diagonale. Ishte nje gol i bukur, sepse gjithcka shkoi ne menyre te persosur. Ne ato momente mendova se mund ta kthenim rezultatin dhe se mund te fitonim”, tha argjentinasi. Tre golat e shenuar dhe loja e zhvilluar nga Leo Mesi, tregojne qarte se sulmuesi i Barcelones eshte rikuperuar plotesisht nga demtimi i pesuar. Shenoi nje gol me potence dhe nje gol me teknike dhe shpejtesi ne minuten e 92?te. “Ne kete ndeshje isha me i qete dhe me i fresket se ne ndeshjet e tjera. Kishte kohe qe nuk vrapoja kaq shume ne nje ndeshje dhe kjo me sherbeu per te shenuar golin e barazimit ne minutat e fundit”. Tani Mesi shpreson qe te vazhdoj keshtu, te shenoj gola te rendesishem dhe te fiitoj kampionatin dhe kupen me skuadren e Barcelones.

    “S’me intereson kush me markon”

    Te enjten e kaluar, Lionel Mesi ishte duke folur me nje nga miqte e tij perpara ndeshjes kunder Realit te Madridit. Midis te tjerash, argjentinasi shprehet se nuk mendon shume se cfare do te ndodhe ne fushen e lojes. Miku i tij kerkoi te dinte nese fakti se Roberto Karlos nuk do te luante ne ate ndeshje, ishte nje ljam i mire apo i keq per Mesin. Pergjigja e sulmuesit katalanas ishte: “Cdo te thote nuk luan Roberto Karlos? Ku eshte?”. Dhe shoku i tij iu pergjigj: “Eshte i demtuar. U demtua ne Mynih perpara dy ditesh. Nuk vjen ne “Camp Nou”, nuk e dije?”. Pergjigja e futbollistit te Barcelones ishte indiferente: “Kurre nuk dua t’ia di se kush me markon”. Argjentinasi kerkon qe shoket e tij t’i pasojne topin dhe qe ai te bej me te miren e tij per skuadren. Mesi nuk do t’ia di se ke ka perpara. Perpara nje viti, kur asnjeri nuk besonte se do te luante si titullar, ne “Santiago Bernabeu”, u gjend perpara Roberto Karlosit dhe ne dhjete minuta loje e dribloi dy here. Ne ndeshjen e vajtjes ndodhi e njejta gje dhe perpara pese ditesh kunder Liverpulit, nuk e dinte se ke mbrojtes kishte perpara. U ndesh me Arbeloan, te cilin e dribloi dy here per 15 minuta loje. Te shtunen, ishte Migel Torres, nje mbrojtes i mire, i cili vuajti nga magjia e sulmuesit argjentinas. Mesi nuk kishte asgje pesonale me lojtarin e ri te Realit. Ishte shperthimi natyral i nje talenti argjentinas, i cili zhvilloi nje ndeshje perfekte duke shenuar tri here ne porten e Iker Kasijasit. Per te ishte tregoleshi i pare i shenuar ne nje ndeshje zyrtare dhe gjithcka ishte e vecante sepse shenoi kunder armikut te perjetshem te Barcelones. Arriti te shpetonte nderin e skuadres se Frenk Rajkardit dhe tregoi aftesite e tij me te mira. Tani Mesi eshte ne shenjestren e te gjithe mdiave te botes, te cilet e ngrene lart emrin e tij.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  3. #993
    Leo, mes Maradones dhe Romarios!

    13 Mars Shume media spanjolle, por jo vetem, kane pergezuar dhe kane ngritur larte emrin e Lionel Mesit pas ndeshjes kunder Realit te Madridit. E perditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, shprehet ne artikullin e saj: “Nga cili planet vjen?”. “Triplete historike ne minuta e fundit”.

    “La Clarin”? “Mesi shkelqen me golat dhe lojen e tij”. “Ne Spanje nuk rreshtin se folur per te. Shenoi tre here kunder Realit te Madridit dhe zhvilloi nje loje fantastike. E krahasojne edhe me Maradonen”.

    LA NACION. “Te dorezuar perpara Mesit”. Per yllin e Barcelones shkruajne: “Lionel Mesi eshte ylli me i madh i futbollit boteror. Shtypi, lojtaret dhe e gjithe bota pane nje loje te perkryer”.

    LA VANGUARDIA. “Mesi i jep barazimin Barces”. “Mesi u cilesua si njeriu i ndeshjes. Shenoi tre gola shume te bukur dhe per me teper kunder Realit te Madridit. Maradona”.

    EL PAIS. “Mesi shpeton Barcen perballe Realit”. “Mesi, djalli i vogel mund Kapelon dhe shpeton Barcelonen. Se bashku me Gutin ishin lojtaret me te mire te ndeshjes”.

    EL PERIODICO. “Mesi, zevendesuesi i Romarios”. “Mesi puth stemen e Barcelones ne diten e tij me te mire. Ishte protagonisti numer nje”.

    EL MUNDO. “Mesi shmang katastrofen”, ishte titulli i gazetes spanjolle. “Ishte i shpejte, i rrezikshem dhe fantastik. Shenon tre gola dhe arrin t’i heqe fitoren nga duart Realit te Madridit”.

    MARCA. “Mesi shpeton Barcelonen”. “Realit te Madridit iu deshen edhe kater minuta per te siguruar fitoren, por ne fushe ndodhej Mesi i cili shfaqi magjine e tij. Tregoi se eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote ddhe se mund te bej diferencen”.

    AS. “Mesi frenon Realin e Madridit”. Kjo e perditshme analizon lojen e argjentinasit: “Mesi shenon golat e Eto’ose. Arrin te beje punen e kamerunasit dhe shpeton Barcelonen ne minuta e fundit”.

    LA GAZZETTA DELLO SPORT. “Spanja ne kembet e Mesit”, titullonte e perditshmja italiane. “Argjentinasi domimon ndeshjen duke shenuar tre gola. Nje gjeni i vertete dhe e ardhmja e Barcelones. Shenon tri here ne porten e Kasijasit dhe i heq fitoren nga duart skuadres madrilene”.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  4. #994
    Kalderon: Kapelo s’iken qe ketu!

    13 Mars Ramon Kalderon, presidenti i Realit te Madridit, foli per situaten e skuadres se tij ne mediat spanjolle. Kalderon foli fjale te mira per lojen e skuadres se tij kunder Barcelones dhe tha se ndihet krenar qe eshte presidenti i ketij klubi. Gjithashtu, Kalderon deklaroi se Reali i Madridit i ka te gjitha mundesite per te fituar titullin kampion. “Nuk kam asnje dyshim, kampionati eshte totalisht i hapur. Cdo skuader mund te humbase pike aty ku nuk pritet dhe loja e lojtareve tane na ben shume optimist”, tha Kalderon ne deklarata te bera per programin “El Partido de la Una”. Ramon Kalderon u shpreh shume i kenaqur per ate c’ka dha ne fushen e lojes skuadra madrilene dhe kerkon qe skuadra e tij te vazhdoje ne kete rruge edhe ne ndeshjet e ardhshme. “Do te kemi shume surpriza deri ne fund te kampionatit. Besoj se me e keqja tashme ka kaluar per Realin e Madridit. Nuk kemi pasur fat ne fillim, por tani mendoj se gjithcka eshte ne anen tone”, tha presidenti madrilen. Ramon Kalderon kerkon qe publiku te kete besim te lojtaret madrilene. “E di qe publiku eshte shume kerkues dhe ka te drejte. Tani do te luftojme shume dhe do te perpiqemi qe te triumfojne ne te gjitha ndeshjet e mbetura dhe ne kete menyre te kenaqim tifozet tane. Ne qofte se fitojme 7 ndeshjet e mbetura ne fushen tone, atehere mund te them se kampionati eshte i fituar, sepse jashte fushe nuk gabojme. Pese pike nga vendi i pare nuk jane asgje sepse kemi akoma ndeshje perpara. Duhet te besojme deri ne fund dhe te shfaqim te gjitha aftesite tona me te mira. Ne qofte se luajme si kunder Barcelones atehere do te jete e veshtire qe te humbasim ndonje pike. Loja e skuadres me entuziamoi shume dhe me ben optimist per ndeshjet e ardhshme. Dhame nje shembull fantastik. Te gjithe prisnin nje goleade nga ana e Barcelones, por nuk ishte ashtu sepse ne arritem te benim me te miren tone”.

    Presidenti, “avokati” i pare i lojtareve

    Presidenti i Realit te Madridit mbrojti lojtaret e tij dhe trajnerin Kapelo, duke kujtuar se edhe ai ka kaluar momente te veshtira dhe se vendimet duhet te merren ne fund te sezonit. “Trajneri nuk ka nje pune te lehte dhe situatat nuk e kane ndihmuar. Kemi humbur ndeshje te cilat i mendonim te fituara. Kapelo eshte shume i njohur. Kur u kthye, te gjithe e donin dhe shpresonin tek ai. Ai po bej ate qe prisnin te gjithe, por eshte e vertete qe ne gjashte muaj nuk mund te ndryshojme shume gjera. Ka bere gjera te mira dhe keqija”. Ramon Kalderon gjithashtu flet edhe per te ardhmen e Fabio Kapelos. “Kur nenshkruhet nj- kontrate, ajo duhet te respektohet, te pakten deri ne fund te sezonit. Ne fund do te bejme nje bilanc dhe do te marrim nje vendim te gjithe bashke, pa perjashtim. Edhe une kam kaluar momente te veshtira dhe e kam kuptuar qe njerezit kerkonin ndryshim, por mendoj se duhet te jesh i qete ne ato momente”, tha Kalderon duke mbrojtur trajnerin italian. Presidenti madrilen pohoi se do te kete ndryshime ne fund te sezonit, duke filluar nga largimet e sigurta te Roberto Karlosit dhe Bekamit. “Do te vijne shume lojtare, por ne fund te sezonit do te mendohemi gjate se ke do te zgjedhim. Kemi marre lojtare te rinj, shume cilesore dhe me nje te ardhme te shkelqyer”.

    “Veshtire te harrohet Roberto Karlos”

    Ramon Kalderon foli gjithashtu per largimin e sigurte te Roberto Karlosit ne fund te sezonit. “Besoja se do te qendronte, por Roberto Karlos e ka marre kete vendim dhe ne duhet ta respektojme. Duhet ta falenderojme per ate qe ka dhene per kete skuader dhe do te jete shume e veshtire ta harrojme. Ka qene mbrojtesi i majte me i mire ne bote dhe i uroj shume fat ne jete. E meriton sepse ka bere me te miren e tij. Tani detyra jone eshte qe te gjejme zevendesuesin e tij, edhe pse per mua Roberto Karlos eshte i pazevendesueshem. Mijatovic do te vezhgoj lojtare te ndryshem dhe tani ne fund te sezonit do te vendosim per ndryshimet te cilat duhet te jene te shumta. Tani per tani duhet te mendojme per fitimin e kampionatit, i cili eshte objektivi i vetem qe na ka mbetur per kete sezon. Do te jete e veshtire, por une mendoj dhe shpresoj se skuadra do t’ia dale mbane”, perfundoi Ramon Kalderon.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  5. #995
    Krujfi: Klasikja, nje “kaos”

    13 Mars Ish?lojtari dhe trajneri i Barcelones, Johan Krujf, refuzon krahasimet midis Barcelones se sotme dhe “Dream Team”?it te epokes se tij, pavaresisht sistemit te njejte 3?4?3 qe ka luajtur ne ndeshjet e fundit skuadra e Barcelones. Holandezi mendon se kjo skeme ka funksionuar mire vetem ne pjesen e pare kunder Saragozes ne ndeshjen e kthimit te Kupes se Mbretit. Krujf gjithashtu foli per lojen e zhvilluar nga te dyja skuadrat ne ndeshjen klasike ne “Camp Nou”. “Me kujton ndeshjen e yjeve ne NBA. Ato ndeshje qe perfundojne me rezultate skandaloze si 150 me 140. Ishte nje loje spektakolare per publikun, por jo ne nivelin e lojes kolektive”, shprehet Krujf per te perditshmen “La Vanguardia”. Sipas tij ky nuk eshte futboll: “U shenuan gjashte gola ne nje ndeshje te cilen mund te arrinin edhe pese apo gjashte per nje skuader. Reali i Madridit vazhdon te mos kuptoje se per cfare luan dhe me ke luan. Ndersa Barcelona po aplikon formulen me tre mbrojtesa dhe kater mesfushore, por kjo eshte nje formule shume e rrezikshme per t’u perdorur. Per spektaktorin ishte nje ndeshje emocionuese, por kishte shume cekuilibra nga te dyja skuadrat”.

    “Ishte treni i fundit per Realin”

    Krujf mendon se nje ndeshje klasike me gjashte gola eshte shume e bukur dhe spektakolare, por nuk i sherben aspak futbollit ne teresi. Barcelona u perball me nje Real Madrid me shume probleme, por perseri nuk arriti te triumfonte. Ishte nje ndeshje e mbushur me nderhyrje te gabuara nga te dyja skuadrat, nje loje shume e hapur por nuk kishte ekuiliber nga asnje skuader”, tha holandez.

    Per sa i perket luftes per titullin kampion, Krujf u shpreh: “Mendoj se ky ishte treni i fundit per Realin e Madridit drejt titullit kampion, ndersa Barcelona kishte nje mundesi per te eleminuar nje rival direkt per kampionat. Barazimi i arritur nuk i sherbeu asnje skuadre, por ishte emocionuese vetem per publikun katalanas. Krujf shprehet se me opnionet e tij nuk kerkon te binde askend dhe as te jap leksione. Gjithashtu holandezi reflekton edhe per sistemin 3?4?3 dhe deklaron se per Barcelonen nuk ka kthim prapa. “Te mos e krahasojme kete skuader me Dream Team. Ka lojtare shume ndryshe dhe eshte shume e veshtire t’i krahasosh me njeri?tjetrin. Barcelona kishte kater ndeshje ardhazi qe perpiqehej te luante me kete skeme (Saragoza, Sevilja, Liverpul dhe Real Madrid) dhe heren e pare qe e provoi i eci shume mire, por vetem ne 45 minuta e para. Luajti shume shpejt, shume e bashkuar dhe shume larg portes se saj. Gjithashtu kishte edhe fat, dicka qe i mungoi ne ndeshjen e dyte kunder Liverpulit”.

    “Ne futboll, ndonjehere 2+2 nuk bejne 4”

    Sipas Krujfit, e rendesishme ne kete sistem loje eshte pozicionimi dhe shpejtesia e skuadres. Keto jane dy aspekte shume te rendesishme qe ky sistem loje te ece sa me mire dhe jete sa me i suksesshem. “Kunder Liverpulit, Barcelona kishte kater mesfushore, te cilet duhet te rikuperonin dhe te ndertonin sulmet e skuadres. Topat e humbur prej ketyre mesfushoreve jane shume te rrezikshem dhe mund ta ndeshkojne skuadren”. Krujf shprehet se me kete sistem loje, Rajkard ka kerkuar qe te forcoje skuadren me nje mesfushor me shume dhe te bashkoj Ksavin, Iniesten, Dekon dhe Markezin, i cili ka me shume detyra mbrojtese. “Problemi eshte se ndonjehere ne futboll dy edhe dy nuk bejne kater dhe ne qofte se nje apo dy persona nuk bejne sic duhet detyren e tyre, atehere je i humbur dhe nuk ke cfare te besh me shume. Eshte shume e veshtire, por jo e paarritshme. E perseris, Barcelona nuk ka vepruar mire me kete sistem, i cili ka fuknsionuar vetem ne 45 minutat e para kunder Saragozes”, perfundoi Johan Krujf.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  6. #996
    “Futbollisti i Vitit”, duel hyjnor!

    13 Mars Nga Alan HANSEN, ekspert futbolli ne “BBC”

    Kjo eshte periudha e vitit ne te cilen futbollistet anembane Anglise fillojne te marrin votat e tyre per cmimin “Futbollisti i Vitit”. Une kam zgjedhur pese kandidate per cmimin me te madh qe merret ne Premiership. Te gjithe kane qene fantastike, por dy prej tyre kane luajtur sezone te jashtezakonshem, Ronaldo dhe Drogba.

    Xhejmi Karrager

    Gjate fazes se pare te sezonit Xhejmi Karrager zhvilloi disa takime te dobeta, duke filluar te dyshoje per formen e tij. Por ai ishte i njejti lojtar qe dominoi ne ndeshjet e fundit te Liverpulit ndaj Mancester Junaitedit dhe Barces, nje njeri ne klumin e karrieres se tij. Karrager ka shkelqyer, sepse ka punuar shume mbi cilesite e tij kryesore; ai nuk eshte as mbrojtesi me i shpejte as mbrojtesi me i mire ne perdorimin e topit ne Premiership. Por kur behet fjale per pozicionimin ne fushe, per nderhyrjet ne toke apo ne ajer, ai ndonjehere ka qene ne nje planet me vete. Dhe, teksa Anglia do te perballet me nje ndeshje eliminatore kritike per shanset e saj per te shkuar ne finalet e Euro 2008, ne Izrael, Stiv MekKlareni duhet te mendohet mire per te zgjedhur ate apo Rio Ferdinandin per te luajtur perkrah Xhon Territ ne qender te mbrojtjes. Sigurisht, ne kete pozicion nuk mund te zgjedhesh thjesht dy lojtaret me te mire, por partneritetin me te mire, sepse nese gabon, atehere pasojat mund te jete katastrofike. Nuk ka shembull me te mire per kete se sa eliminatorja e vjetshme ne Zagreb, kur MekKlareni zgjodhi tre qendermbrojtes: Terrin, Karragerin dhe Ferdinandin, te cilet ishin te tre ne forme. Por Anglia ishte shume zhgenjyese ndaj Kroacise. Duhen zgjedhur dy lojtaret qe ndihen me mire kur luajne me njeri?tjetrin.

    Geri Nevil

    Zgjedhja e Geri Nevilit mund te habise shume njerez, por ne nje Mancester Junaited qe po tenton te fitoje tripelten, ai ka qene absolutisht nje model besueshmerie. Nuk ka shembull me te mire per deshiren e madhe per te fituar qe ka karakterizuar Junaitedin e udhehequr nga Ser Aleks Ferguson, se nje kapiten qe ka mbushur me se miri boshllekn e lene nga ish?kapiteni Roi Kin. Ndoshta sepse ka qendruar ne “Old Trafford” per kaq shume kohe, ndoshta sepse ai i udheheq djemte me shembullin e tij personal, por autoriteti i Geri Nevilit nuk eshte vene asnjehere ne pikepyetje ne Mancester.

    Mikael Esien

    Zgjedhja e Mikael Esienit mund te duket gjithashtu pak e cuditshme. Nese gjykoni nga paraqitja e se dieles me Totenhamin, Esieni nuk do te ishte as nder 1000 futbllistet me te mire ne Angli. Por ai ka qene nje “xhol” fantastik per Celsin kete sezon, duke shkelqyer ne rolin e mbrojtesit apo mesfushorit te djathe, por ai ka kuptuar se roli i mbrojtesit te qendres nuk eshte aq i lehte sa duket. Kur ata ishin prane fundit te karrieres se tyre, njerezit sugjeronin se Brajan Robson apo Glen Hodell duhet te ktheheshin ne qender te mbrojtjes. Por ja qe kjo nuk qenka kaq e thjeshte. Por Esieni ka luajtur mire ne cdo rol ne te cilin Hoze Murinjo e ka aktivizuar. Ai eshte nje yll madheshtor, i blere per shume para dhe me nje reputacion per te ruajtur, dhe jo shume futbolliste te tille do te kishin pranuaron a lot of money and with a considerable reputation and there are te benin “punen e zeze” qe ka bere ai tek Celsi. Por Esien, ne formen e tij me te mire per blute, ka treguar se eshte nje mesfushor fantastik mbrojtes dhe sulmues, me fuqi dhe alternime te papara te ritmit dhe lojes, qe do te luante ne cdo skuader.

    Kristiano Ronaldo

    Megjithate, nuk ka nje pamje me te frikshme per nje mbrojtes, se sa imazhi i Kristiano Ronaldos duke vrapuar drejt teje me top neper kembe. Ne fillim te sezonit, te gjithe mendonin se Uejn Runi ishte lojtari individual me i rendesishem per Mancester Junaitedin, por tani, pa kurrfare dyshimi, ai eshte Kristiano Ronaldo. Sepse duket kaq feminor, sepse ndonjehere duket si cudi kur sheh se sa i gjate dhe i forte eshte ai, shume me i ashper, fizikisht dhe mendersisht, se sa mendojne shume njerez. Nga ana statistikore ai eshte lojtari qe ka pesuar me shume faulla ne Premiership, megjithate ka munguar shume pak ndeshje, dhe kjo mjafton per te treguar historine e tij.

    Didier Drogba

    Qe nga casti qe erdhi ne “Old Trafford”, ishte e qarte se Ronaldo do te behej nje yll i papare, por nuk mund te thuhej e njejta gje per Didier Drogbane kur erdhi ne “Stamford Bridge”. Ai dukej nje sulmues te cilit i mungonte prekja dhe teknika e duhur para portes dhe ne moshen e tij ? te dielen Drogba mbushi 29 vjec ? ishte e veshtire te imagjinoje se si mund te permiresohej ai. Drogba ka qene gjithnje shume i forte ? nje mbrojtes me shume per Celsin ne goditjet standarte te kundershtarit ? por papritur ai ka gjetur ate prekje sublime me te cilen shume shpesh ka shpetuar blute i vetem. Dhe fakti qe ai ka pasur kaq pak mbeshtetje nga Andrij Shevcenko i ben arritjet e tij edhe me te pabesueshme. A e imagjinoni dot se cfare do te kishte bere Drogba bashke me Celsin nese sulmuesi nga Bregu i Fildishte do te kishte luajtur perkrah Keni Dalglishit apo Erik Kantonase?

    Verdikti

    Duke qene se ka bere kaq shume pa mbeshtetje, per mua Drogba duhet te fitoje cmimin “Futbollisti i Vitit” para Ronaldos. Nese do te hiqnim Ronaldon nga Junaitedi i ketij sezoni, ekipi do te fitonte serish, ndersa nese heqim Drogbane nga Celsi i ketij viti, jam i sigurt se Abramocici dhe Murinjo do te merziteshin shume.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  7. #997
    Larson: Nuk ka me kthim prapa!

    13 Mars Henrik Larson ka perjashtuar mundesine e rikthimit ne futbollin anglez. Suedezi veteran zhvilloi ndeshjen e tij te fundit zyrtare te periudhes se tij te huazimit 10?javor tek Mancester Junaitedi te shtunen, duke ndihmuar “djajte e kuq” te merrnin nje barazim ne cerefinalen e Kupes se Anglise ne Midellsbou, duke mbajtur gjalle shpresat e tyre per tripleten. Por dhe pse te gjithe pretendojne se Larson do te kthehet tek Helsingborgu kete jave, duket nje shokim i vertete qe kjo do te ndodhe, aq me teper qe skuadra e Ser Aleks Fergusonit ka probleme te shumta demtimesh aktualisht. Megjithate, pasi te kete luajtur kunder Junaitedit per skuadren e Europes ne nje ndeshje bamiresie, sot ne “Old Trafford”, Larson do te kthehet ne shtepi per nje pushim te shkurter, duke marre me vete kujtime te bukura, por i bindur ne deshiren per te respektuar kontraten me klubin e qytetit te tij te lindjes, Helsingborgun, per te mos u kthyer me kurre ne Premiership. “Kaq ishte”, u shpreh Henrik. “Une nuk jam me 25 vjec. Tani jam 35 vjec dhe nuk do te kete me asnje kthim pas. Une bisedova me Ser Aleksin, por asnje nuk me tenton te ndryshoj mendim per largimin. Eshte pak trishtuese, por e dija qe kur nenshkrova kontraten afatshkurter se kjo do te ishte ndeshja ime e fundit me Junaitedin. Aktivizimi me kete skuader ka qene nje kenaqesi dhe uune do te ndjek cdo hap te Junaitedit deri ne fund te sezonit, me shpresen se gjithcka do te shkoje me se miri”.Duke qene se Luis Saha e Ole Gunar Solskjaer jane te demtuar dhe Alan Smith ende nuk ka gjetur formen e tij me te mire pas thyerjes se kembes ne 2006?n, Larson pranon se largimi i tij nuk ka ardhur ne momentin me te pershtatshem. Megjithate, 35?vjecari nuk mendon se Junaitedi do te demtohet nga ky problem dhe ai ka besim se ekipi do te fitoje trofe ne maj. “Askush nuk e dinte se si do te ishte situata kur une te largohesha”, vazhdoi Larson. “Klubi ne fillim me mori ne “Old Trafford” per te mbuluar disa demtime qe kishte ne ate periudhe. Por eshte nje fatkeqesi qe Luis dhe Ole jane demtuar. E di se ky nuk eshte casi me i mire per t’u larguar, por kjo ishte periudha e parashikuar ne kontrate. Gjera te tilla ndodhin. Tani vjen nje pushim i vogel, qe mund ta ndihmoje Junaitedin, dhe jam i sigurt se grupi eshte aq i madh sa per ta perballuar situaten”.Larson e gjen veten ne nje situate te pazakonte, pasi ai e di se ka luajtur nje rol themelor ne sezonin e Junaitedit, por ai do te mbetej me duar bosh nese djemte e Fergusonit do te perserisnin heroizmat e tripletes te vitit 1999. Por, ish?sulmuesi i Selltikut dhe Barcelones eshte i qete per kete situate dhe insiston se askush nuk do te beje me shume tifozllek se ai per Junaitedin gjate javeve te fundit te sezonit, pavaresisht nese ai merr ndonje cmim personal apo ajo. “E dija se sa ndeshje do te luaja kur nenshkrova per klubin, prandaj nuk ka se si te pretendoj per medalje”, perfundoi Larson. “Per mua kjo nuk ka shume rendesi. Une do te isha shume i lumtur nese djemte do te fitonin, kjo eshte me e rendesishmja”.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  8. #998
    Junaited?Celsi, vetem ne finale!

    Mancester Junaited dhe Celsi do te kene mundesine te luajne perballe njera?tjetres ne finalen e Kupes se Anglise ne “Wembley”, sigurisht ne do te kalojne perseritjet e cerekfinaleve dhe gjysmefinalet. Ne shortin e djeshem te gjysmefinaleve u percaktua qe Bllekberni do te prese fituesen e ciftit Totenham?Celsi, ndersa Uotfordi ate te Junaited?Boro. Blute dhe “Djajte e Kuq” moren vetem nga nje barazim ne cerekfinalet e fundjaves se kaluar kunder “Gjelave” dhe Midellsbrout respektivisht dhe me 19 mars do te luajne perseritjet e cerekfinaleve. Takimet gjymsefinale do te luhen me 14 dhe 15 prill. Drejtuesi i Bllekbernit, Xhon Ulliams, kembenguli se ishte i kenaqur me shortin. Roversat arriten nje fitore kunder Mancester Sitit 2?0 ne “Ewood Park” per te siguruar bileten per ne gjysmefinale. Uilliams u shpreh: “Ne jemi te lumtur. Duhet te pranojme ate qe na jep shorti, nese deshiron te fitosh Kupen e Anglise duhet te luftosh e te mundesh kedo qe mund te hasesh gjate rruges. Uilliamsi kembenguli gjithashtu se Roversat e meritonin vendin ne gjysmefinale pasi kane mundur me pare edhe skuadra si Evertoni, Ljutoni dhe Arsenali. “Ne luajtem mire kunder Sitit. Ne cdo moment u munduam qe te fitonim dhe luftuam shume per te merituar fitoren”, shtoi ai. “Ne patem nje lodhje shume te madhe pra e merituam qe te ishim atje dhe le te shpresojme se do te mund te bejme dhe me mire”. Mesfushori i Bllekbernit, Robi Sevixh, i cili doli eshte jashte loje pas nje demtimi ne kembe, u shpreh: “Disa nga djemte u shprehen se do te ishte me mire Uotfordi, por per mua rendesi ka qe te japim maksimumin dhe do t’ia dalim”. Uellsiani refuzoi gjithashtu per te shpallur nje skuader te parapelqyer per ne gjysmefinale. “Mund te jete Celsi ose Totenhami. Ne fakt Totenhami luajti shume mire dhe duhet ta fitonte ndeshjen e pare. Por kushdo qe do te na dale perpara, me menyren se si ne kemi luajtur, mendojme se mund t’i mundim. Sigurisht qe nuk eshte shorti me i mire dhe kushdo qe te dale nga Totenham?Celsi do te jete skuadra favorite per te fituar. Por nuk jane vetem Junaitedi, Celsi dhe Totenhami. Te mos harrojme Bllekbernin dhe Uotfordin. Finalja do te jete dicka fantastike per kedo qe do te mberrije atje”. Shefi ekzekutiv i Uotfrdit, Mark Eshton, kembengul se skuadra e tij ishte me fat qe siguroi gjysmefinale, megjithate gezimi eshte prishur pasi eshte marre vesh se portieri Ben Foster, i huazuar nga Junaitedi, nuk do te mund te luaje ne gjysmefinale, nese perballe do te ishte klubi qe ka pronesine e tij. “Cdo verdikt i shortit do te ishte pranuar si i mire, jemi me fat qe kemi arritur deri ketu. Na vjen keq qe Fosteri s’do te merrte pjese po te ndeshemi me Junaitedin, por kemi rene dakord mqe ai te mos luaje kunder saj”.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  9. #999
    Murinjo: Reali? Jo tani!

    13 Mars Tranjeri i Celsit, Hoze Murinjo, ka pohuar se do t’i pelqente te drejtonte Real Madridin ne te ardhmen. Murinjos, i cili ka nje kontrate ne “Stamford Bridge” deri ne vitin 2010, i eshte ofruar nje vend ne “Bernabeu” pasi tranjeri Fabio Kapelo ka mundesi te shumta qe te largohet ne fund te sezonit. Por nderkohe, portugezi pranon qe nuk do shkoje atje shume shpejt pasi: “Edhe pse me pelqen shume, duhet qe te qendroj edhe sezonin qe vjen me Celsin, pasi kam nje kontrate qe duhet zbatuar”, u shpreh ai per gazeten spanjolle “Marca”. Murinjo u intervistua nga e perditeshmja madrilene pas ndeshjes se Premiera Division mes Osasunes dhe Valencias ne Pamplona, pak ore pasi skuadra e tij barazoi 3?3 me Totenhamin ne cerekfinalet e Kupes se Anglise. Valencia, barazoi 1?1 fale nje goli ne sekondat e fundit nga Fernando morientes. “Do te kemi nje ndeshje dridheruese ndaj Valencias”, parashikoi Murinjo per cerekfinalen e Champions. “Tani kam shume gjera per t’u menduar”.

    Barca, Robenin ne vend te Ronaldos?
    13 Mars Barcelona duket se do te perpiqet qe te bleje mesfushorin e Celsit, Arjen Roben, nese nuk do te blinte dot ate te Mancester Junaitedit, Kristiano Ronaldon. Gjigantja spanjolle mendohet se do te paguaje 16 milione sterlina per holandezin, qe eshte gjithnje e me i pakenaqur qe nuk po gjen nje vend titullari ne formacionin e Hoze Murinjos. 23?vjecari e shprehu zhgenjimin per lenien jashte ekipit ne finalen e Kupes se Liges, duke thene per nje televizion holandez: “Une dua patjeter te luaj si titullar”. Ne fakt Roben ka luajtur vetem 15 ndeshje si titullar ne Premiership kete sezon dhe ai duket se do te lidhet me ish?teknikun e Holandes, tashme ne pankinen e Barces, Frenk Rajkard. Klubi spanjoll po behet gati per nje oferte per mesfushorin nese zgjedhja e tij e pare, Kristiano Ronaldo vendos te qendroje ne “Old Trafford” ne vere. Mesfushori portugez ka kohe qe mendohet se do te transferohet ne “Camp Nou” per 30 milione sterlina, por Junaitedi ka kembengulur se do te mbaje me cdo kusht ne skuader yllin e saj kryesor kete sezon.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  10. #1000
    Benitez mbush me lavde Arbeolan
    13 Mars

    Rafael Benitez ka lavderuar heroin e “Anfield”, Alvaro Arbeloa, i cili pengoi Lionel Mesin te bente ate qe beri ndaj Real Madridit dhe i lejoi Liverpulit qe te arrinte ne cerekfinalet e Champions League. Benitezi harxhoi 2,5 milione sterlina per Arbeloan ne janar dhe paraqitjet e ish?mbrojtesit te Deportivo La Korunjes ne te dy takimet kunder Barcelones kane bere qe shuma te duket teper pak. Arbeloa, i cili mund te luaje si qendermbrojes dhe mbrojtes i djathte, u vu ne krahun e majte per te luajtur kunderMesit ne “Camp Nou” dhe “Anfield” dhe Benitezi e ka lavderuar aq shume djaloshin saqe e ka krahasuar pershtatjen e tij ne klub me ate te holandezit Dirk Kajt. Tekniku spanjoll thote per Arbeloan: “Asnjehere nuk eshte e lehte pershtatja e menjehershme per nje lojtar te ri dhe eshte shume me e veshtire nese ky lojtar vjen nga nje shtet tjeter dhe nuk flet gjuhen. Por nese arrin te luaje mire qe ne fillim kjo eshte nje shenje qe ky lojtar zoteron cilesi te mira. Kete e pame ne fillim te sezonit te Kajti, i cili filloi te luante shume mire sapo mberriti te ne. Edhe Arbeloa sapo eshte bashkuar me klubin dhe ka luajtur ne nje nivel te mire kunder Barcelones. Kjo do te ndihmoje besimin e tij dhe do te perpiqet te permiresohet edhe me shume te Liverpuli”. Arbeloa ka bere te njejten pune te mire kunder Barcelones edhe kur luante me Deportivon ne fillim te sezonit, por kunder Ronaldinjos dhe tani 24?vjecari i ka treguar tifozeve te kuq qe ajo ndeshje ne Primera Divison nuk ishte rastesi.Tani, Benitezi duhet te largoje vemendjen e skuadres se tij nga Europa dhe ta ktheje te kampionati, per te siguruar vendin e katert, qe do te thote pjesemarrje ne Champions League sezonin e ardhshem. Ne kater ndeshjet e fundit, te kuqte kane marre vetem kater pike. Te dielen do te luajne kunder Aston Viles dhe megjithese spanjolli do t’i lere disa dite pushim lojtaret e tij kete jave, nuk do te kete asnje udhetim jashte Anglia, si ai ne Portugali para sfides ne Barcelone. Benitez shton: “Do te bejme pak dite pushim, por nuk do te largohemi nga Liverpuli kete here. Tani eshte e rendesishme te mendojme per ndeshjen e ardhshme, ndaj Viles”. Benitezi ka thene gjithashtu me ngulm se nuk ka ndermend te lere me te qarkullojne zera se ai eshte ne shenjester te Real Madridit, sepse eshte i perqendruar te Liverpuli. Eshte hera e trete qe spanjolli eshte lidhur me Realin, pasi e ardhmja e Fabio Kapelos ne Madrid mendohet te jete e dyshimte. Edhe Hoze Murinjo eshte permendur per te zene vendin e Kapelos. Por ylli i Liverpulit, Xhejmi Karrager, as qe e mendon mundesine e largimit te Benitezit, aq me teper qe spanjolli eshte duke blere shtepine me te shtrenjte ne Uiral. Karrager thote: “Nuk nuk kam aspak frike se trajneri do te doje te kthehet ne Spanje. Ai nuk do te gjeje skuader me te mire se Liverpuli. S’ma merr mendja. Kemi nje prej trajnereve me temire qe jane ne qarkullim, e ka treguar kete te Valencia dhe po e tregon edhe me ne. Shpresojme te vazhdojme bashke edhe vitet e ardhshme dhe te fitojme me shume tituj. Shpresoj te qendroje ketu per nje kohe te gjate”.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •