Close
Faqja 97 prej 311 FillimFillim ... 47879596979899107147197 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 961 deri 970 prej 3101
  1. #961
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    "Djajte" s'e kalojne dot Boron

    11 Mars Penalltia e realizuar nga Kristiano Ronaldo i dha Mancester Junaitedit te drejten e perseritjes se cerekfinales se Kupes se Anglise ndaj Midellsbrout, duke marre nje barazim 2-2 ne "Riverside". Junaitedi humbi portierin Edvin van der Sar gjate nxehjes para takimit, por gjuajtja e ulet e Uejn Runit i kaloi "Djajte e Kuq" ne avantazh pas 23 minutash. Li Katermol barazoi per vendasite ne perfundim te pjeses se pare. Xhorxh Boateng shenoi me koke golin e dyte per Boron ne fillim te pjeses se dyte, por me pas ia dhuroi miqve barazimin pasi preku me dore ne zonen e rreptesise nje gjuajtje me koke te Rio Ferdinandit dhe Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardhe. Perseritja e takimit do te behet ne "Old Trafford" me 19 mars, duke bere me dhimbje koke trajnerin e Anglise, Stiv MekKlaren, i cili ne ato dite duhet te pergatitet me skuadren para kualifikueses se Euro 2008 kunder Izraelit ne Tel Aviv. MekKlaren duhet te shpresoje qe Runi dhe Geri Nevil te mos pesojne ndonje demtim ne ate takim. Demtimi i Van der Sarit ishte nje goditje per Junaitedin, por zevendesuesi Tomaz Kuzhak tregoi se mund ta bente po aq mire detyren kur bllokoi nje gjuajtje te rrezikshme te Stjuart Dauningut qe ne fillim te takimit. Goli i Runit u duk se qetesoi disi miqte, por Midellsbrou nuk e uli ritmin dhe thuajse barazoi gjashte minuta me vone kur Jakubu kaloi me force Rio Ferdinandin dhe detyroi Kuzhakun te bente nje tjeter pritje te mire. Gigs per pak sa nuk dyfishoi avantazhin e Junaitedit dhjete minuta para pushimit kur gjuajtja e tij kaloi portierin Mark Shvarcer, por u perplas me shtyllen. Sianjali ishte mese i mjaftueshem qe Midellsbrou te ndryshonte marsh dhe vendasit arriten te barazonin: nje krosim i Arkas ne zone u largua pa shume force nga Kuzhak dhe nga larg Katermol e kontrolloi me se miri topin para se ta dergonte ne rrjete. Dhe kur Boateng shenoi me koke golin e avantazhit, pasi ishte teresisht i lire ne zonen e Junaitedit u duk se gjithcka mbaroi. Por Boateng gaboi kur preku me dore topin ne zone ne te 66' dhe gjyqtari Rob Stajls akordoi 11-metersh, te cilin portugezi Ronaldo e ekzekutoi me shume saktesi.

    Boateng: Gjyqtari na vodhi kualifikimin

    Xhorxh Boateng pranoi se ishte i shkaterruar pasi qe shkaktari i penalltise qe i dha Mancester Junaitedit barazimin 2-2 ne "Riverside". Mesfushori kembengul qe vendimi i gjyqtarit te takimit ishte teper i ashper dhe beson se Boro beri mjaftueshem per ta fituar takimin. Ai tha: "Jam i shkaterruar. S'mund ta besoj kete qe ndodhi, mendoj qe gjyqtari na vodhi dhe eshte e dhimbshme. Eshte instiktive qe kur topi te vjen ne fytyre perpiqesh te mbrohesh me duar. Une nuk u perpoqa me dashje qe ta kapja topin me dore. Gjyqtari mori nje vendim te gabuar. Ka qene nje vit i veshtire per ne dhe kemi kaluar shume ndryshime, por sot mendoj se e merituam fitoren dhe do ta kishim marre po te mos kishte qene penalltia".Trajneri i Boros, Garet Sauthgejt ishte i zhgenjyer qe skuadra e tij nuk e siguroi kualifikimin ne gjysmefinale, pasi perseritja do te luhet ne "Old Trafford". "Jam i zhgenjyer, sepse kaluam ne avatazh dhe nuk e ruajtem dot deri ne fund. Por jam krenar per lojtaret, sepse dhane gjithcka dhe me me pak fat do te ishim kualifikuar. Nuk duam te ankohemi per gjyqtaret, por ai ishte vetem nje meter larg aksionit. Junaitedi luajti me skuadren me te forte dhe ne arritem ta vinim poshte, por penalltia na ndeshkoi".Ser Aleks Ferguson kembenguli se "Djajte e Kuq" moren shperblimin e duhur pasi luftuan kur kundershtari kaloi ne avantazh. "Fusha ishte ne gjendje te mire, gjithcka ishte ne favorin tone, por goli para pushimit rifuti Midellsbroun ne loje. Por nuk u dorezuam kurre dhe e morem me merite barazimin. Synimi ne cdo ndeshje eshte qe te fitosh dhe kjo eshte shtysa me e madhe. Ne ndeshjen ne fushen tone do te luajme njelloj ne sulm".

  2. #962
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Deklaratat e trajnereve te Bundesliges pas ndeshjeve te djeshme

    11 Mars Borusia Menshengladbah?Herta Berlin

    Jos Luhukai (Borusia Menshengladbah): "Ne u perpoqem shume dhe ne fund u shperblyem ashtu sic e prisnim. Skuadra luftoi qe ne minuten e pare per fitoren. Kjo fitore per skuadren eshte ne prove e cila besoj se do te ndikoje ne angazhimin e saj ne takimet e tjera".

    Falko Getc (Herta Berlin): "Pame se kishim deshire ta fitonim kete takim. Ne pjesen e pare dominuam, por nuk i shfrytezuam shanset qe patem. Gjendja u perkeqesua edhe ne pjesen e dyte te lojes, gje qe i'a lehtesoi perpjekjet kundershtareve per te shenuar ne porten tone".

    Energi Kotbus?Alemania Ahen

    Petrik Sander (Energi Kotbus): "Dhame shume pak ne pjesen e pare te lojes, ishte nje prezantim shume zhgenjyes nga skuadra ime. Edhe ne pjesen e dyte nuk i'a dolem mbane te luanim lirshem. Tani na duhet te punojme per te ndertuar nje seri tjeter pozitive".

    Mikael Frontcek (Alemania Ahen): "Jemi krenare per kete rezultat, sepse u perpoqem shume qe ne fillim. I'a dolem mbane qe ta ruanim rezultatin edhe pas kartonit te kuq dhe penalltise. Me pak fjale ishte nje paraqitje shume e mire nga ana jone, ndoshta nje nder me te mirat ne nente takimet e fundit".

    Hanover?Shalke

    Diter Heking (Hanover): "Ishte nje loje e mire me shume ritem. Ne disa momente mund te luanim edhe me qete, megjithate, mendoj se duhet ti bej komplimente skuadres per qendrimin qe mbajti gjate gjithe takimit. Pas ndeshjes ne Frankfurt, kjo ishte pergjigjia e duhur".

    Mirko Slomka (Shalke): "Duke pasur parasysh ecurine e 90 minutave te ketij takimi, mendoj se kemi te bejme me nje rezultat te drejte e te merituar. Ne pjesen e pare ne ishim me shume dominues, ndersa ne fund te takimit, besoj se patem fat qe nuk pesuam nje gol tjeter".

    Mainc?Arminia Bilefeld

    Jurgen Klop (Mainc): "Bilefeldi ne fillim e pengoi shume organizimin tone. Tifozet tane dhe lojtaret ne fushe duhet ta shohin kete gje si nje mesim te mire, sepse ndodhin edhe situata te tilla. Ne pjesen e dyte e permiresuam ritmin dhe u shperblyem ashtu sic duhet. Besoj se ishte fitore me merite".

    Frank Gaidek (Arminia Bilefeld): "Fitorja e Maincit ishte mese e rregullt. Dhame shume pak ne perpjekjet tona. Mund te them se kjo nuk ishte dita jone, edhe pse kishim bere te tjera parashikime".

    Shtutgart?Volfsburg

    Armin Veh (Shtutgart): "Une isha i shqetesuar qe para se te niste ndeshja per shkak te mungesave te disa lojtareve. Tani jam edhe me shume i shqetesuar, pasi numri i tyre eshte shtuar. Mario Gomez do te mungoje per te pakten gjashte jave, po keshtu e Serdar Taski. E patem te veshtire te luanim para nje kundershtari kaq impulsiv si Volfsburgu. Vec kesaj, fusha ishte ne gjendje katastrofale, bari nuk ishte optimal per nje ndeshje futbolli".

    Klaus Augentaler (Volfsburg): "Nuk kemi pse te nxitohemi e te themi se keto ishin 90 minutata me te mira per skuadren tone. Megjithate, duhet te vleresojme piken qe morem nga ky takim, sepse ishte nje bonus per ne. Me pak me shume fat, ndoshta do te kishim siguruar edhe fitoren. Kam pershtypjen se patem me shume mangesi ne vleresimin e shanseve. Vecanerisht ne pjesen e pare, sulmi yne ishte teper i lehte per portierin e Shtutgartit, Mikael Langerin".

    Bohum?Borusia Dortmund

    Marsel Koler (Bohum): "Patem pasionin, lojen kompakte dhe qetesine e duhur, pra gjithcka qe na ka mungar ne keto javet e fundit. Ne pjesen e pare te lojes dominuam duke rrezikuar disa here. Duhet ta pranoj se golat u realizuan ne momentin e duhur, gje qe luajti rol edhe ne minutat deri ne fund te takimit".

    Jurgen Reber (Borusia Dortmund): "Humbjen duhet ta studiojme mire. Jemi shume te zhgenjyer nga ky rezultat, por edhe nga perpjekjet e pakta te skuadres ne fushe. Ajo qe ndodhi kete here nuk duhet te perseritet me. Tani duhet te perqendrohemi me shume tek permiresimi yne per javet e ardhshme".

  3. #963
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Shalke zhgenjen edhe ne Hanover

    11 Mars Situate per skuadren e kreut te tabeles se Bundesliges, Shalke 04, po perkeqesohet edhe me shume. Dje Shalke nuk arriti dot me shume se barazimi 1-1 ne duelin kunder Hanoverit. Skuadra e trajnerit Slomka kaloi e para ne avantazh me ane te golit te Halil Altintopit qe ne minuten e dyte te lojes. Por goli i hershem nuk ndikoi ashtu sic pritej ne moralin e skuadres, pasi vetem 120 sekonda me vone, veterani Tarnat e barazoi rezultatin i cili mbeti i tille edhe per 86 minutat e tjera. Niveli i lojes per te dyja skuadrat ra vecanerisht shume ne pjesen e dyte. Per Shalken, ky ishte takimi i katert pa fitore, megjithate, vazhdon te kryesoje tabelen. Edhe takimi i dyte i rendesishem i dites se djeshme mes Shtutgartit dhe Volfsburgut perfundoi me barazim, por pa gola. Miqte ishin skuadra me aktive ne pjesen e pare te lojes dhe mund te kishin kaluar ne avantazh po te kishin edhe fatin ne anen e tyre. Pas nderrimit te portave, ishte formacioni i trajnerit Veh qe permiresoi ritmin e lojes, por nuk arriti deri ne momentin final te golit. Ne 18 prill te ketij viti po keto skuadra do te perballen perseri bashke ne gjysmefinalen e Kupes se Gjermanise. Duket se dita e djeshme ka qene me fat per skuadrat e vendeve te fundit te tabeles. Mainci fitoi me nje gol te vetem ndaj Arminia Bilefeldit duke arritur gjendjen e 30 pikeve, po aq sa Alemania Ahen, e cila po dje fitoi tre pike ne Kotbus fale fitores 2-0. Takimi pati shume momente pikate, ku pervec golave, duhet theksuar edhe kartoni i kuq per Dum. Megjithate, edhe pse ne disavantazh numerik, Alemania Ahen i'a doli mbane ta ruante rezultatin deri ne perfundim te takimit.Ndersa Bohumi ishte skuadra surprize e takimeve te djeshme. Ne perballjen me Borusia Dortmundin vendasit fituan duke shenuar dy gola pa pesuar asnje. Protagonisti i takimit ishte padyshim autori i dy golave, mesfushori grek Gekas. Per Dortmundin kjo ishte humbja e trete jashte fushes se vet, ndersa Bohumi festoi fitoren e pare per kete sezon. Borusia Menshengladbah, kunder Hertes se Berlinit siguroi dje fitoren e pare ne shtepi qe nga tetori i vitit 2006. Edhe pse e merituan fitoren me nje paraqitje shume te mire, kjo skuader nuk ka shume shanse per t'iu larguar fundit te tabeles.

  4. #964
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bavarezet, me "fytyre" te re per "revanshin"

    11 Mars Para duelit me te rendesishem te javes se 25 ne Bundeslige, Bajerni kishte planifikuar shume pune, por ne te vertete, vemendja eshte perqendruar vetem ne mesfushe. Bjern Anderson eshte nje njohes i mire i futbollit, mendimin e te cilit, Otmar Hitcfeldi e ka marre gjithnje parasysh edhe ne kohet e meparshme te Bajerni. Suedezi, nje specialist i mbulimit ne zone, eshte drejtor sportiv i sektorit te te rinjve dhe ka ide te qarta ne profilin e detyrave te nje trajneri: "Ti duhet te jesh si nje regjizor. Skuadra jote ka nevoje per nje strukture dhe per nje ide e cila do te tregoje se si do te ndertohet loja". Edhe pse keto udhezime tingellojne banale e te perditshme, ato po funksionojne shume mire te Bajerni, qekurse Otmar Hitcfeldi nisi te punje me detyrat e reja taktike. Ne kohen e Feliks Magatit, termat regji, struktore e stervitje taktike, thuheshin vetem ne heshtje. Lojtaret rrotullonin syte kur papritur, ne vend te dy sulmueseve, ne tabele ishin tre dhe i ndiqnin instruksionet pa pasur shume shpjegime. Kur Bajerni humbi 1-3 ne Bremen, tek sistemi 4-4-2 i kesaj te fundit, gjithcka pershtatej shume mire, Bauman, Frings dhe Diego siguronin dominimin ne mesfushe, te vrullshem ne dyluftime dhe elegante e te shpejte ne lojen sulmuese. Te Bajerni ishte e kunderta, asnje lojtar nuk pershtatej me tjetrin. Lusio perpiqej sadopak me paraqitjen e tij ne mbrojtje. Ne mesfushe, Van Bomel qendronte ne te djathte, Otl ne qender. Kunder Diegos ata nuk bene figure te mire. Ndersa para, ne sulm, Makai, Pizarro dhe Podolski, tre sulmues, nuk kishin se cfare te ndermerrnin. Para "revanshit" te dites se sotme, vihen re ndryshime pozitive ne mesfushen e Bajernit. Pritej qe puna te ishte shume e madhe, por u kursye per shkak te permiresimeve te diteve te fundit. Pervec fitoreve te fresketa, skuadra ka tashme edhe besim tek koncepti i "blinduar" i sistemit 4-4-2. Qekurse Hergrivs luan para mbrojtjes dhe ploteson Van Bomelin, Bajerni ka perfituar nje mesfushe me te qendrueshme, e cila do te pengoje pa dyshim sulmet e organizuara nga Bremen, ashtu si ne vjeshten e vitit 2006. Kur kundershtari ta perqendroje lojen ne mesfushe, ashtu sic beri Reali i Madridit pas futjes ne loje te Gutit, atehere Hitcfeldi do te sinjalizoje nje nga sulmueset e tij (Podolskin ne ndeshjen kunder madrileneve) per te ushtruar presing ne mesfushen mbrojtese te kundershtarit. Urdhera te tilla te thjeshta kerkohen dhe jane me shume efektive. Madje, ne lidhje me keto ndryshime, edhe vete Hitcfeldi duket se mban nje rol me pak diplomatik se me pare. Po keshtu, takimet e fundit kane treguar se lojtaret e vleresojne Hitcfeldin. Lusio pershembull, i ka degjuar me vemendje kritikat e tij. Braziliani ka ndjeur keshillen e Hitcfeldit per te ndjekur filmime te ndryshme ne lidhje me detyrat e nje shefi te mbrojtjes. Kunder Realit ai e ndihmoi shume skuadren, ne pjesen e pare vetem ne gjuajtjet standarte doli ne mesfushe e me pas e kreu shume mire rolin e tij. Paksa problematik eshte loja e Van Bujtenit, i cili duket se nuk po pershtatet mire ne rolin e qendermbrojtesit, sepse fiksohet per disa sulme te kota ne gjuajtjet anesore eshte i fiksuar vetem pas topit, ne vend qe te vereje me kujdes levizjet e kundershtareve. Ne ndertimin e lojes ne mbrojtje, Van Bujten nuk eshte thuajse asnjehere i sakte si prites i pasimeve. Vecanerisht i mire ishte shperthimi i Slaihamixhic ne krah kunder Realit te Madridit. Por, loja e tij ishte e rendesishme edhe per sulmin, pasi e kontrollonte shume mire krahun e djathe dhe komunikonte vazhdimisht me Makain dhe Podolskin duke bere qe "gjuha" mes tyre ne fushe te behej sa me e rrjedhshme.

  5. #965
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bajerni, per te kapur Verderin

    11 Mars Pas kualifikimit ne cerekfinalen e Champions League, Bajerni i Mynihut deshiron t'i rikthehet pretendimeve edhe ne Bundeslige dhe te fitoje kunder Verder Bremenit ne takimin e sotem. Kjo eshte nje tjeter reklame e madhe qe behet per trajnerin Otmar Hitcfeld. "Ne te gjithe shpresojme qe bashkepunimi me Otmarin te kete nje te ardhme me te gjate e te mos perfundoje ne fund te sezonit", ka thene drejtuesi i pergjithshem i skuadres Karl Hainc Rumenige per "Bild". "Ne ne kryesi kemi vendosur te mos bisedojme me asnje trajner tjeter para se Otmari te deklaroje vendmin e tij", shtoi Rumenige. "Nese ai vjen sot e troket ne dere per te thene se do te qendroje, atehere brenda pese minutave e ka gati kontraten per te nenshkruar". Ndersa presidenti i ekipit, Franc Bekenbauer, pervec komenteve per Hitcfeldin, hodhi kunja edhe per konkurrencen. "Kam pershtypjen se te gjithe nuk duan te behen me kampione. E dini arsyen? Sepse shansi per t'u bere kampion i takon vetem Bajernit", tha Bekenbaueri para takimit me te rendesishem te javes se 25-te ne Bundeslige. Bavarezet shpresojne ta mbyllin me sukses takimin kunder Verder Bremenit, qe u paraqit shume mire ne Kupen UEFA. Por nuk do te jete e lehte, sepse edhe miqte kane synime te qarta. "Duam te ndertojme nje loje me shume siguri ne Mynih", u shpreh trajneri Shaf. "Duam fitoren e trete ne kete sezon kunder Bajernit te Mynihut", tha portieri Tim Vise duke i'u referuar edhe suksesit te skuadres se tij ne Kupen e Liges. Ne stadiumin e bajernit, tek i cili do te jene 69 mije shikues, Verder Bremen do te luaje serish me Torsten Fringsin. Edhe pse ka probleme ne muskujt e kembes, lojtari i perfaqesueses gjermane parashikon se do te luaje sot. "Besoj se nuk do te kem probleme", eshte shprehur ish-lojtari i Bajenrit. Me sa duket sot do te luaje edhe sulmuesi Aron Hant edhe pse nuk ka marre pjese ne stervitjet e plota. Nga ana tjeter, trajneri Shaf duhet te heqe dore nga Tim Borovski, Frank Bauman dhe nga Ivan Klasnic. Ndersa nga formacioni i Otmar Hitcfeldit, problemet jane te minimizuara. "Do te luajme me formacion te plote. Po te jesh ne valen e euforise dhe te suksesit, atehere nuk ke as te demtuar", tha trajneri i kenaqur me gjendjen ne formacion. Por, pas dy fitoreve ne Bundeslige dhe fitore 2-1 ndaj Realit te Madridit, Hitcfeld i ka paralajmeruar lojtaret e tij qe te mos e nenvleresojne kete takim. Edhe kunder Verder Bremenit ka mundesi qe ai te vere ne dispozicion te njejtin formacion si kunder Realit te Madridit. Sulmuesi Roi Makai e ka quajtur favor faktin qe Verder Bremen pati nje dite me pak per te pushuar pas fitores kunder Selta Vigos. Por, per trajnerin Shaf, kjo nuk do te thote asgje, sepse: "Deri te dielen do te jemi karikuar mire".

  6. #966
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Deshamp: Pashe vetem nje ekip ne fushe!

    11 Mars Fytyra e Didier Deshampit, ne fund te ndeshjes ndaj Breshias dhe pas humbjes 3-1, eshte e "vrenjtur", ashtu si edhe humori i tij, qe priste nje Juventus te vendosur ne fushe, por qe pa krejt te kunderten. Transferta nuk eshte vendi ideal per te marre pike dhe kete e di shume mire tekniku bardhezi, qe per mikrofonat e "Sky" u shpreh: "Ne kete sfide ka patur shume gjera negative per te qene te verteta. Pashe shume lojtare ne veshtiresi per te shpresuar ne nje rezultat pozitiv. Pergezimet e mia Breshias, qe zhvilloi nje ndeshje te shkelqyer, por ne na munguan shume gjera. Patem edhe fatin e mire per te barazuar, por me pas dolen ne pah shume gabime. Breshia luajti shume mire dhe ne te vertete dha maksimumin ne fushen e blerte. Pergezime Kozmit, sepse eshte nje trajner i mire. Por, nuk pashe nje Juventus ne fushe, por vetem lojtare te goditur psikologjikisht. Nuk arrij ta shpjegoj se cfare ndodhi ne te vertete. Nje tjeter humbje qe peshon, sepse ne kete kampionat nuk mund t'i falim asgje askujt. Trezege dhe Kamoranezi ne veshtiresi? Jo vetem ata, por te gjithe ishin ne veshtiresi, sepse dukeshin qarte se nuk po luanin ashtu si i kisha thene. Shpresoj qe kjo humbje te jete nje mesim i mire dhe qe skuadra te reagoje sa me shpejt", perfundoi Deshamp.

  7. #967
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Juventusi "calon" jashte fushes

    11 Mars Breshia 3

    Juventus 1

    Shenues: Serafini 4', 26', 46'/Del Piero 9'

    E shtune, 10 mars 2007, ora 15:00, ne stadiumin "Rigamonti" te Breshias

    Breshia (3?5?2): Viviano, Santakroce, Zoboli, Mareko, Zambeli (Stankevicius 73'), Pianxhereli, Lima, Hamsik (Cerki 43'), Dalamano, Serafini, Del Nero (Zambrela 66'). Tr.: Kozmi.

    Juventus (4?4?2): Bufon, Zebina (Bojinov 75'), Bumsong, Kielini, Balzareti (Paladino 59'), Kamoranezi (Markioni 46'), Zaneti, Xhanikeda, Nedved, Del Piero, Trezege. Tr.: Deshamp.

    Gjyqtar: De Marko.

    Mateo Serafini, kush eshte ky? Per disa qe nuk shohin futboll mund te jete nje njeri i cfaredoshem, por qe sot do te jete pjese e manktheve te Juventusit e trajnerit francez, Didier Deshamp. Nuk eshte nje personazh i autoreve me te njohur italiane, por nje djale 29-vjecar, sulmues i Breshias, me kembe te mira dhe me nje enderr: te shenonte ndaj "Zonjes se Vjeter". Dhe, sa hap e mbyll syte kjo enderr kthehet ne realitet, me nje surprize me shume. Sepse lojtari i Breshias shenon tre gola ne porten e Juventusit dhe "fundos" i vetem bardhezinjte. Ishte ajo qe ai kerkonte gjate gjithe karrieres, tani mund te lere i qete futbollin, i bindur se te tjeret nuk do te mund te shenojne nje triplete ne porten e Bufonit dhe ate juventine. Nderkohe, Juventusi vazhdon te "caloje" ne transferte dhe vazhdon te shfaqe probleme te shumta ne mbrojtje, me nje Trezege jashte forme dhe nje Nedved, te vendosur, por teper te dorezuar, ndoshta nga "handikapi" i Serise B. Bufon nuk mund te beje gjithmone mrekullira dhe ndaj bardhezinjte pesojne presionin e kundershtarit, teper i vendosur per te fituar kete takim. Ne stoli e Breshias, qe para dy javesh, eshte ulur nje i njohur i Juventusit ne Serine A, i famshi Serse Kozmi, nje trajner teper karizmatik. Po ashtu, edhe Del Piero nuk mund te nxjerre nga "balta" skuadren, gjithmone. Sigurisht, fitorja e Breshias eshte mese e merituar, sepse Juventusi nuk eshte ne diten me te mire, edhe pse me disa gabime e perkeqeson edhe me shume poziten. Pjesa e pare flet vetem per "dallendyshet" vendase dhe sidomos per nje protagonist te panjohur me pare ne skenen e Serise B, Mateo Serafinin, qe ne 45 minutat e para do te mbaje mend te gjithe jeten, duke i treguar niperve se cfare i beri njehere e njekohe Bufonit, portierit me te mire ne bote. I panjohuri e peruron galerine e tij te golave me nje befasi per Bufonin, qe qendron jashte portes: nje parabole qe perfundon ne rrjete. Juventusi reagon me kapitein simbol, Del Pieron, qe harkon nje trajektore "helmuese" te topit, qe perfundon ne rrjete. Barazim 1-1 dhe gjithcka nga e para. Ky eshte goli i 15-te ne kampionat per "Pinturikion", gjithmone e me shume golashenues. Por, manovra bardhezi eshte e ngadalte, ndersa ajo e Breshias nje "stuhi". Serafini mrekullon serish, me nje roveshate, pas krosit te Hamsikut, duke mundur Bufonin per te dyten here. Breshia kalon ne avantazh, ndersa Juventusi i afrohet barazimit me ane te Zanetit, gjuajtja e te cilit kalon ngjitur me traversen. Por, ne fund te kohes se rregullt, Serafini perfiton nga nje shperqendrim i Zebinase dhe godet fluturimthi, duke mundur per te treten here Bufonin. Nje tjeter "thike" per Juventusin, qe shkon ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte djemte e Deshampit mundohen te reagojne, por Kozmi e ka vendosur mire skuadren, qe mbrohet me karakter, ndersa sulmet bardhezi nuk kane force, ashtu si Juventusi, qe peson humbjen e dyte ne Serine B.

  8. #968
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Prandeli: Kujdes nga Palermo!

    11 Mars Ne prag te ndeshjes kunder Palermos, trajneri i Fiorentines, Cezare Prandeli, eshte shprehur optimist per kete transferte te veshtire. Skuadra e Palermos po kalon nje moment te veshtire, ndersa e kunderta po ndodh me skuadren vjollce. “Ndeshja kunder Palermos do te jete nje ndeshje e veshtire dhe korrekte. Ata e kane karikuar shume kete ndeshje, ndersa ne shkojme per te bere detren tone. Objektivi yne eshte qe te arrijme kuoten e 40 pikeve, ndersa pjesa tjeter nuk na intereson”, tha Prandeli. Ne qofte se Fiorentina arrine nje fitore ne ndeshjen e sotme, atehere shpresat e kesaj skuadre per te hyre ne zonen europiane do te rriteshin shume. Por Prandeli me pare kerkon qe skuadra te siguroj qendrimin ne Serine A. “Me behet qejfi qe lojtaret jane te bindur qe mund te luajne si te barabarte me cdo kundershtare. Kete gje po e tregojne ne fushen e lojes, por gjithmone duhet perqendrimi maksimal”, tha trajneri i Fiorentines. Ndeshja e sotme do te jete nje takim shume i vecante per Luka Tonin, i cili ka luajtur me pare me Palermon dhe nuk eshte pritur mire nga tifozet sicilian. “Nuk mendoj se Luka do te jete ne veshtiresi ne kete ndeshje. Do te hyj ne fushe dhe do te bej detyren e tij si gjithe te tjeret”.

  9. #969
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rosi: Lacio, nuk dua ndalesa!

    11 Mars Ne prag te transfertes se veshtire ne Rexho Kalabria, trajneri i Lacio, Delio Rosi, kerkon perqenrim maksimal nga lojtaret e tij. Skuadra kryeqytetase do te perballet me Rexhinen pa lojtaret e saj titullar Maurin, Mutarelin, Kribarin dhe Siviljan. Rosi duhet te bej dicka per te perballuar golashenuesin me te mire te Rexhines, Rolando Biankin. “Ndeshja e sotme do te jete shume e veshtire dhe skuadra nuk eshte e plote. Rexhina eshte surpriza e vertete e ketij kampionati, por une kam shume besim te lojtaret e mi. Ata qe do te luajne do ta plotesojne shume mire vendin e shokeve qe mungojne.”, tha trajneri i Lacios. Per skuadren bardhekalter do te kthehen portieri Peruci. Ne Kalabri Lacio do te ritakohet me Foxhian, i cili eshte dhene borxh per Rexhinen e drejtuar nga Maxari. “Me vjen mire qe do te perballemi me te. Eshte nje lojtar qe ka kualitete te mira. Ne momentin qe u be marreveshja me Odon, kerkova qe te jepej borxh. Sipas meje eshte nje lojtar shume i rendesishem, por qe eshte penalizuar nga ndryshimi i modelit tone. Foxhia eshte nje lojtar qe do te jete shume i rendesishem per ne ne te ardhmen”, perfundoi Delio Rosi.

  10. #970
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Guidolin: Respekt per Tonin!

    11 Mars Trajneri i Palermos, Francesko Guidolin, ne prag te ndeshjes me Fiorentinen, eshte ndalur te fakti se Toni, tani sulmues vjollce, do te ndeshet me ish?skuadren e tij dhe te tensioni qe ekziston. Tekniku i sicilianeve i ka bere nje thirrje tifozerise: “Mos e vershelleni Tonin”. Tekniku i sicilianeve eshte shume i shqetesuar ne prag te ndeshjes kunder Fiorentines. “Sezonin e kaluar nuk kam qene, por mendoj se vershellimat e tifozeve kane qene nga dashuria. Luka ka dhene shume per Palermon dhe klubi i ka dhene shume atij. Njerezit duhet ta kuptojne Tonin, per 90 minuta do te jete nje kundershtar dhe jo nje armik”. Me pas Guidolin foli per ndeshjen dhe veshtiresine e saj, duke pare momentin jo te mire qe po kalon Palermo e tij: “Fiorentina eshte ne nje forme shume te mire sportive dhe ka arritur rezultate fantastike ne javet e fundit. Jane nje skuader shume e forte si ne shtepine ashtu edhe jashte fushe, por ne duhet te tregojme forcen dhe karakterin tone ne kete perballje”, perfundoi Francesko Guidolin.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •