Close
Faqja 95 prej 311 FillimFillim ... 45859394959697105145195 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 941 deri 950 prej 3101
  1. #941
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eliminimi nė 1/8-t e Championsit nxjerr nė pah defektet e tė gjithė ambientit "merenges": nga drejtuesit te futbollistėt

    Real Madrid, dėshtimi i njė projekti

    Dėshtimi i Realit tė Madridit pėr tė kapėrcyer pengesėn e parė tė vėshtirė nė Ligėn e Kampioneve, pėr sezonin e tretė rresht, duket se shkatėrroi njė tjetėr projekt tė shtrenjtė qė "merengesit" kishin ideuar pėr ekipin. Eliminimi nė sezonin e kaluar nga Arsenali sinjalizoi vdekjen e eksperimentit "galaktik" tė Florentino Perezit dhe humbja e kėsaj jave ndaj Bajernit duket se paralajmėron fundin e programit ringjallės tė Ramon Kalderonit. Kalderoni erdhi nė krye nė korrik me premtimin pėr tė ndaluar thatėsirėn e trofeve nė klub dhe rekrutoi Fabio Kapelon si trajner dhe ish madrilenin Predrag Mijatoviē si drejtor sportiv. Rezultatet, sipas Kalderonit, do tė garantoheshin nga njė sėrė profesionistėsh tė sprovuar, pėrfshi kėtu kapitenin e Italisė, Fabio Kanavaro, qė fitoi Kupėn e Botės, sulmuesin holandez Rud van Nistėlroi dhe mesfushorin brazilian Emerson. Nė tė njėjtėn kohė, klubi tha se do tė shtronte themelet e sė ardhmes, duke blerė njė brez tė ri lojtarėsh premtues si Hoze Antonio Rejes dhe Mahmadu Diarra. Tetė muaj mė vonė, pas eliminimit tė parakohshėm nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve, projekti i ri duket nė prag kolapsi. Do tė duhej njė ndryshim dramatik i rrotės sė fatit nė kampionat, pėr tė mos lejuar qė Reali ta mbyllė pa trofe sezonin e katėrt rresht. Pas "fiaskos" kundėr Bajernit, si Kalderoni, ashtu edhe Mijatoviēi nuk janė nė gjendje tė garantojnė qė Kapelo do tė qėndrojė trajner deri nė fund tė sezonit. "S'mund t'i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, - ishte reagimi i parė i Mijatoviēit, por qė nė njė intervistė mė vonė shtoi. - Kapelo do tė jetė nė provė tė shtunėn nė "Kamp Nou". Kalderoni nga ana tjetėr ia lė barrėn Kapelos. "Gjithēka tashmė varet nėse trajneri ndihet i aftė tė na nxjerrė nga kjo situatė. S'mė pėlqen tė ndėrroj trajner nė mars, por patjetėr qė duhet ta analizojmė situatėn".
    KRIZA Reali ka qenė larg formės gjatė gjithė sezonit, por njė seri hapash fals tė rivalėve tė tyre nė Primera Divizion, i ndihmuan madrilenėt tė shtyjnė pėr mė vonė kambanat e alarmit. U desh eliminimi nga Bajerni qė tė ekspozoheshin problemet e tyre qė patjetėr pėrligjin pėrkufizimin e njė krize. Mbrojtje e pasigurt, mesfushė aspak krijuese dhe njė sulm "pa dhėmbė", kontribuan nė shuarjen e ėndrrės sė Realit pėr tė fituar pėr herė tė 10 kurorėn e Europės. Edhe pse pėsuan njė gol qė pas 10 sekondash nė takimin e kthimit, Reali kishte boll kohė pėr tė kthyer rezultatin, por nuk arritėn tė mundnin njė Bajern qė, me thėnė tė drejtėn, ishte disi mediokėr. Reali u dėmtua edhe nga mungesa e Devid Bekhamit qė pati gisht nė tė tre golat e ndeshjes sė parė (3 2). Vendimet e klubit pėr tė dhėnė hua sulmuesin Hulio Baptista tek Arsenali dhe pastaj largimi i Ronaldos te Milani, tashmė po rezultojnė tė gabuara. Treguan mungesėn e planifikimit nė klub, pasi Antonio Kasano qė mė tepėr luan me emėr se me kėmbė dhe Robinjo ishin dy lojtarėt qė u ngarkuan me pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr tė bėrė realitet rikthimin e Realit. "Mė vjen keq, sepse kanė ndodhur gjėra qė nuk arrij t'i shpjegoj, - e pranon Mijatoviēi. - U eliminuam nga njė ekip qė nuk ėshtė shumė i mirė".

  2. #942
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Podolski: Tani gjithēka ėshtė e mundur

    Lukas Podolski ngul kėmbė qė "gjithēka ėshtė e mundur" pėr Bajernin pas fitores kundėr Realit, qė u siguroi ēerekfinalen nė "Champions" pėr herė tė parė pas tri sezonesh. "Hymė nė fushė pėr tė dhėnė maksimumin qė nė topin e parė dhe u shpėrblyem", - tha Podolski. 21 vjeēari humbi njė rast tė mirė pėr ta dyfishuar rezultatin nga mesi i pjesės sė parė, kur Bajerni e spostoi lojėn nė gjysmėfushėn e miqve dhe Makai bashkė me Van Bomelin e detyruan Iker Kasiljasin tė bėnte dy pritje tė vėshtira. Vendėsit mė nė fund shėnuan golin e dytė nė minutėn e 66-tė qė i dha qetėsinė Bajernit. Por gjermanėt u detyruan tė shtrėngojnė dhėmbėt dhe tė rrinė me zemėr nė dorė nė tetė minutat e fundit kur Nistėlroi shėnoi dhe dy lojtarė u larguan me tė kuqe. Njė psherėtimė ēlirimi do tė kenė lėshuar tė gjithė gjermanėt kur goli i Serxho Ramosit nė fund u anulua pėr prekje tė topit me dorė. "Nė 10 minutat e fundit ishim nėn presion, sepse ata u hodhėn tė gjithė nė sulm, por rezistuam. Nėse luajmė dhe vrapojmė si sot, gjithēka ėshtė e mundur pėr ne nė "Champions", - thotė Podolski.

  3. #943
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Trajneri: Dua qė tė mbetemi realistė, por nga Anglia largohemi me ėndrrat tona

    Ronald Kuman, me PSV-nė drejt historisė

    Trajneri i PSV Eindhovenit, Ronald Kuman, i ka shtuar karrierės sė tij njė tjetėr moment tė bukur nė Ligėn e Kampioneve, sė bashku me tė besuarit e tij, duke eliminuar Arsenalin dhe duke arritur ēerekfinalet. Ish-lojtari i pėrfaqėsueses holandeze shėnoi golin e fitores pėr Barcelonėn kundėr Sampdorias nė finalen e 1992-shit nė "Uembli" dhe vitin e kaluar, si trajner i Benfikės, ai eliminoi kampionėt nė fuqi tė Liverpulit nė "Anfild". Gjithashtu, ai ka ishte nė drejtim tė Ajaksit nė 2002 03, kur barazuan nė shtėpi dhe jashtė fushe. Barazimi 1-1 i sė mėrkurės nė "Emirates Stadium", njė rezultat qė i dha kualifikimin PSV-sė, ka qenė momenti i tij mė i bukur si trajner. "Nuk e di se cila ėshtė magjia qė ka Anglia, - tha Kumani pėr gazetarėt. - Kėtė e kam bėrė edhe me Ajaksin dhe me Liverpulin kur isha te Benfika, dhe ky ishte rasti i fundit. Ndoshta duhet tė marr ndonjė klub anglez nė drejtim". Kanė mbetur dhe tri skuadra angleze nė 1/4 e Champions-it dhe ndoshta Kumani po i uron vetes njė pėrballje me njė nga skuadrat e mbetura angleze. "Ėshtė gjithmonė bukur tė ndeshesh me skuadrat angleze, sepse atmosfera ėshtė e mrekullueshme, - tha ai. - Janė tetė skuadra tė mbetura, por do tė dėshiroja tė hakmerresha ndaj milanit pėr disa gjėra tė sė kaluarės". Besimi i Kumanit si trajner ėshtė rritur pas dy ndeshjeve shumė tė disiplinuara ndaj Arsenalit dhe tashmė PSV-ja ėshtė duke ripėrsėritur historinė e sezonit 2004 05, kur humbi ndaj Milanit nė gjysmėfinale. "Ėndrrat janė tė bukura, por dėshiroj tė jemi realist. Tė dielėn do tė ndeshemi me Ekselsiorin dhe duhet tė jemi tė kujdesshėm, - tha ai pėrpara se tė falėnderonte lojtarėt pėr arritjen. - Taktikisht ishim perfekt. Ndėrsa nė aspektin cilėsor, skuadrat e tjera janė mė mirė. Nė pjesėn qė na ka mbetur, mund tė ndodhė gjithēka. Kjo ėshtė fantastike". Njė poblem pėr holandezėt ka qenė dėmtimi i sulmuesit tė Bregut tė Fildishtė, Aruna Kone, i cili ka dalė para pėrfundimit tė pjesės sė parė nga fusha, pėr shkak tė njė problemi me gjurin. "Ai do tė mungojė pėr dy ose tri javė", - tha Kumani. Mbrojtėsi brazilian, Aleks, tha se ndeshja ndaj Arsenalit ishte e ēuditshme, pasi ai asnjėherė nuk kishte shėnuar pėr dy skuadra mė parė.
    Autogoli i brazilianit ndikoi disi nė rrjedhėn e takimit, por mė pas ai ėshtė shndėrruar nė hero duke shėnuar golin e barazimit dhe tė kualifikimit vetėm shtatė minuta nga pėrfundimi i takimit. "Ėshtė hera e parė qė kam luajtur njė ndeshje tė tillė, - tha 24-vjeēari. - Nuk mendoj se ka shumė lojtarė qė mund tė kenė njė histori tė ngjashme. Jam i lumtur qė arrita ta shlyeja gabimin dhe qė arritėm tė kualifikoheshim".

  4. #944
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Vengeri u ka besuar tė rinjve, por eliminimi nga tė trija kupat nxjerr disa pikėpyetje


    Arsenal, mbetet vetėm kampionati

    Njė sezon jo i mirė pėr Arsenalin ėshtė prishur mė tej nga eliminimi i tyre nga Liga e Kampioneve, nga holandezėt e PSV Eindhovenit. Nė fillim ata u pėrgėzuan pėr talentet e reja qė po pėrdoreshin nga trajneri Arsen Venger, ndėrsa tashmė problemet janė shfaqur me eliminimin e tyre nga holandezėt e Eindhovenit dhe pas humbjes nė finalen e Kupės sė Ligės. Ka shumė faktorė prapa kėtyre dėshtimeve, ku pėrfshihen dėmtime tė lojtarėve dhe kalendari i ndeshjeve qė komplikohet shumė nga ndeshjet e kupės. Kapiteni dhe frymėzuesi i "Topēinjve", Tierri Henri, nuk ėshtė aktivizuar nė shumė ndeshje tė kėtij sezoni dhe rikthimi i tij nė pjesėn e dytė tė ndeshjes sė tė mėrkurės nuk mund tė kishte shkuar mė keq. Jo vetėm qė ai kishte probleme me gjendjen fizike, por edhe me stomakun, tė cilat e detyruan Vengerin tė deklaronte se do ta detyronte tė qėndronte jashtė fushave pėr rreth tri javė. Dy lojtarė tė tjerė sulmues munguan nė ndeshjen ndaj Eindhovenit, holandezi Robin van Persi dhe mesfushori ēek Tomas Rosiēki, ndėrkohė qė mbrojtja ishte e rigjeneruar me rikthimin e Emanuel Eboue, ku edhe mesfushori i qendrės, Xhilberto, ishte rikthyer nė qendėr tė mbrojtjes. Kjo u ka dhėnė mundėsinė dy 19-vjeēarėve, Denilson dhe Ēesk Fabregas, mundėsinė pėr tė luajtur nė sfidėn vendimtare. Megjithatė, kėta djem tė rinj janė ende nė fillim tė karrierės dhe po zbulojnė nivelin mė tė lartė, i cili nuk fal as gabimet mė tė vogla. Duke lėnė mėnjanė mungesat dhe lodhjen, problemi mė i madh i Arsenalit ėshtė skuadra e re nė moshė, e cila nuk ėshtė ende e gatshme pėr sfidat e mėdha. Tė besuarit e Vengerit mund tė jenė shumė argėtues nė lojėn e tyre, por nė momente kyēe tė kėtij sezoni ata kanė treguar se nuk dinė tė jenė fituesit. Edhe pse Fabregasi mund tė bėhet nė tė ardhmen njė nga mesfushorėt mė tė mirė nė botė dhe Xhilberto tashmė i ka kėto cilėsi, pėrsėri Arsenalit i mungon disi autoriteti qė vjen nga eksperienca. Nė tė kaluarėn, kėtė rol e kryente Patrik Vieira. Nė mbrojtje ata kanė probleme me topat nė ajėr dhe kėtė e vėrteton goli i Drogbasė nė finalen e Kupės sė Ligės si dhe goli fatal i Aleksit nė ndeshjen e e kthimit. Nė sulm, Arsenali do tė kishte nevojė pėr njė sulmues qė nuk di tė falė, si Henri. Hulio Baptista nuk ka shkėlqyer nė kėtė sezon dhe mund tė rikthehet pėrsėri nė Madrid, ndėrkohė qė Emanuel Adebajor ka lėnė vetėm njė shenjė deri tani me golin fitues ndaj Manēester Junajtid nė muajin shtator. Sulmuesi togolez ka shėnuar edhe disa gola tė rėndėsishėm nė kupė, por nė Premier Ligė nuk ka dhuruar ndonjė gjė tė veēantė. Megjithatė, Arsenali ka ende njė objektiv dhe ai ėshtė arritja e njė vendi nė katėr tė parat e Premier Ligės. Kjo pasi nė 14 ditė u eliminua nga tri kupat, ku merrte pjesė.

  5. #945
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Klod Pyel: Vendosėn episodet

    Trajneri i Lilės, Klod Pyel, ėshtė i mendimit se ka pasur pak diferencė mes skuadrės sė tij dhe Manēesterit nė ndeshjen e "Old Trafordit". Skuadra franceze u fut nė takimin e kthimit me disavantazhit e njė goli nė fushėn e saj dhe ka humbur edhe nė ndeshjen e dytė falė njė goli tė bukur me kokė tė suedezit Henrik Larson. Por Lila e vendosi Manēesterin nėn presion tė madh pėrpara minutės sė 72-tė, kur anglezėt kaluan nė avantazh dhe Pyeli ėshtė i mendimit se ata mund tė kishin barazuar nė rast se Manēesteri nuk do tė kishte shėnuar me anė tė Larsonit. "U vendos me disa momente tė vogla, - tha Pyeli. - I vendosėm nėn presion dhe krijuam disa raste pėr tė shėnuar. Ėshtė pėr tė tė ardhur keq qė e pėsuam atė gol nė atė moment, pasi po e kontrollonim ndeshjen". Ngjarjet nga ndeshja e parė kanė dominuar shtypin nė javėt e kaluara, por Pyeli mendon se ato momente i pėrkasin sė kaluarės. Ai shpjegoi: "Nuk duhet tė flasim mė pėr ndeshjen e parė. Kemi folur mjaft". Mbrojtėsi i Lilės, Matjė Shalme, ka qenė krenar pėr pėrpjekjet e skuadrės sė tij, por ka pranuar se Manēesteri e meritoi kualifikimin. "Dhamė aq sa kishim mundėsi dhe nuk kemi asnjė arsye qė tė na vijė turp nga vetja, - tha ai. - Nėse merr parasysh dy ndeshjet, mendoj se skuadra mė e fortė arriti tė kualifikohet".

    Trajneri i Sėlltikut
    Gordon Strakhan pėrgėzon skuadrėn
    Gordon Strakhan nuk mund tė bėjė asgjė mė shumė sesa tė pėrgėzojė lojtarėt e tij, pasi Sėlltiku u eliminua nga Milani nė kohėn shtesė. Skocezėt kanė arritur ta frenojnė Milanin nė kohėn e rregullt deri nė momentin kur Kaka theu heshtjen nė minutat e para shtesė. Tė besuarit e Strakhanit nuk kanė arritur tė bėjnė mė asgjė dhe kjo mund tė quhet njė humbje me nder. "Ishte njė mbrėmje e mrekullueshme, - tha Strakhani. - Njė stadium i mrekullueshėm, atmosfera si dhe tė dyja skuadrat. Milani ėshtė nė nivel mė tė lartė teknik se ne, ndėrsa ne kemi mė shumė shpirt skuadre, vullnet dhe vendosmėri. Jam shumė krenar pėr lojtarėt e mi. Nėse do tė ekzistonte ndonjė trofe i Ligės sė Kampioneve pėr pėrpjekjet dhe vullnetin, atėherė ne do tė mbanim vendin e parė". Strakhani mendon se eksperienca nė Ligėn e Kampioneve tė kėtij sezoni do t'i ndihmojė shumė lojtarėt e tij. "Nėse do tė pėrmirėsohemi nė nivelin teknik, atėherė do tė ishim njė skuadėr e vėshtirė pėr t'u mundur, - vazhdoi ai. - Kemi kaluar njė eksperiencė tė bukur dhe mendoj se lojtarėt kanė kaluar njė mbrėmje tė mirė". Ndėrkohė, Strakhani ka refuzuar tė komentojė njė moment tė njė penalltie tė dyshimtė, kur Paolo Maldini preku topin me dorė nė hyrje tė zonės. Ai shtoi: "Nuk dėshiroj ta prish njė mbrėmje tė tillė me tema gjyqtarėsh. Kjo natė u pėrket lojtarėve qė luajtėn nė kėtė ndeshje dhe tifozėve tė tė dyja skuadrave".

  6. #946
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Telefoni i mjekut, nė duart e gabuara!

    Njė telefon i shtrenjtė, me tė gjithė numrat e telefonit tė lojtarėve tė Manēester Junajtid, ėshtė vjedhur pak ditė mė parė dhe kjo vjedhje mund tė ketė pasoja tė papėlqyeshme pėr tė gjithė "Djajtė e kuq". I pėrkiste mjekut Xu, specialist i agopunturės dhe mjekėsisė alternative, i cili shpėrndan te mjekėt kinezė tė gjithė lojtarėt me probleme tė komplikuara. Telefoni pėrmban shumė tė dhėna tė domosdoshme pėr punėn e tij dhe tashmė ka rėnė nė duar tė keqbėrėsve, me njė plan pėr tė shqetėsuar Runin dhe pjesėn tjetėr tė skuadrės. Ai qė e ka vjedhur, ka kontaktuar me disa nga lojtarėt, duke u bėrė tė ditur qė nėse nuk paguajnė njė shumė tė madhe stėrlinash, do tė shqetėsohen nė ēdo orė tė natės. Madje janė dėrguar shumė mesazhe me provokime nga mė tė ndryshmet.

    Mesfushori i Manēesterit
    K.Ronaldo mendon pėr rinovimin
    Ronaldo dėshiron tė qėndrojė te Manēesteri, por njė ditė tė ketė mundėsinė pėr tė luajtur nė Spanjė. Kristiano Ronaldo ka hapur bisedimet me Manēester Junajtid pėr tė zgjatur kontratėn e tij, sipas lajmeve nga Anglia. Por 22-vjeēari, kontrata e tė cilit pėrfundon nė 2010-n, ka pėrsėritur dėshirėn e tij qė njė ditė tė luajė nė Spanjė. "Kemi biseduar dhe shpresoj tė arrijmė njė marrėveshje sa mė shpejt tė jetė e mundur, - tha ai pėr radion portugeze, Antena 1. - Asgjė nuk ėshtė vendosur dhe do tė dėshiroja tė qėndroja. Do tė doja qė njė ditė tė luaja nė Spanjė, por kėtu nė Manēester ndihem i lumtur". Manēesteri kėrkon qė me ēdo kusht ta mbajė nė skuadėr dhe tė mos e lėrė tė largohet me ēdo kusht, pasi Fergusoni e ka cilėsuar Ronaldon si lojtari mė i mirė nė botė. Ai ka qenė objekt i spekullimeve, duke e lidhur me njė transferim te Reali i Madridit apo te Barcelona. Ai shtoi: "Nuk mund tė jesh asnjėherė i sigurt, por kėtu ndihem i lumtur dhe dua tė qėndroj. Nė futboll nuk ka garanci. Nėse nuk largohesh tani, mund tė largohesh edhe pas dy ose tri sezonesh. Luaj pėr njė klub tė madh". Ronaldo firmosi me Manēesterin nga Sportingu i Lisbonės nė gusht tė 2003-shit, pėr pesė vite, tė cilėn ai e zgjati me dy vite tė tjera nė nėntor tė 2005-s.

  7. #947
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    "Djajtė" e Fergusonit kanė mundėsinė tė pėrsėrisin vitin 1990, ku fituan kamionatin, Championsin dhe Kupėn e Ligės


    Manēesteri, drejt treshes historike

    Trajneri i Manēesterit, Aleks Ferguson, ėshtė pėrpjekur tė shmangė argumentin, por skuadra e drejtuar prej tij ėshtė pranė pėrsėritjes sė historisė me ēerekfinalet e 1999-s. Njė fitore jo shumė e bukur, por e vlefshme, i ka dhėnė Manēesterit tė drejtėn pėr tė vazhduar drejt ēerekfinaleve pėr herė tė parė pas katėr viteve. "Djajtė" kanė njė diferencė prej nėntė pikėsh nė kampionat me Ēelsin dhe do tė ndeshen me Midėllsbroun pėr ēerekfinalen e FA Cup. Me tė drejtė bazat krahasuese qėndrojnė, pasi nė sezonin 1998 99 ata ishin i pari klub anglez qė fituan kampionatin, FA Cup dhe Ligėn e Kampioneve. Tė mėrkurėn, Fergusoni tha se skuadra e tij ėshtė mjaftueshėm e fortė pėr tė vazhduar deri nė fund rrugėn drejt lavdisė nė Champions, por nuk ka pranuar tė krahasojė sezonin aktual me atė tė 1999-s. "Ajo ishte njė skuadėr e ndryshme nga aktualja dhe kėshtu qė nuk mund t'i krahasojmė kėto dy sezone. Sigurisht qė dėshirojmė tė arrijmė finalen e ēdo kompeticioni, ku marrim pjesė. Forca dhe vullneti janė tė pranishme, por ėshtė e vėshtirė tė fillosh tė mendosh qė tani pėr ato momente".
    Larson - Manēesteri e fitoi ndeshjen pa shumė bujė me anė tė njė goli tė bukur tė Henrik Larsonit, pas njė harkimi tė Kristiano Ronaldos nga krahu i majtė. Ky ka qenė goli i 47-tė i suedezit nė ndeshjen e tij tė 93-tė nė Europė, gjatė njė karriere tepėr tė gjatė me klube si Fejėnord, Sėlltik dhe Barcelona. Ka qenė mėnyra mė e mirė pėr t'i dhėnė lamtumirėn Manēesterit, pasi kjo ka qenė ndeshja e fundit e suedezit pėr "Djajtė". Larsoni, i cili ka shėnuar tre gola nė 12 ndeshje pėr Manēesterin, mund tė luajė edhe kundėr Midėllsbrout. Mė pas ai do tė luajė edhe nė ndeshjen miqėsore qė "Djajtė" do tė luajnė kundėr "Yjeve europiane". Mė pas ai do tė rikthehet te Helsingborgu, pasi afati 10-javor i huazimit do tė ketė pėrfunduar. Pas zėvendėsimit tė tij, tifozėt janė ngritur nė kėmbė duke e duartrokitur.
    Asnjė shans - Duke lėnė mėnjanė dėmtimet e sulmuesve Ole Gunar Solskjaer dhe Luis Saha, gjithashtu dhe formėn e dobėt qė po kalon Uejn Runi, Fergusoni deklaroi se nuk ka asnjė shans qė afati i huazimit tė zgjatet edhe mė tej pėr sulmuesin suedez. "Kemi nėnshkruar njė marrėveshje me Helsingborgun. Shpresonim qė ai tė na ndihmonte dhe kėtė e bėri me sukses. Ka qenė njė mrekulli e vėrtetė tė punosh me tė, por fatkeqėsisht ai duhet tė rikthehet te Helsingborgu. Ata janė prioriteti i tij dhe ai i ka premtuar familjes se do tė rikthehet". Larsoni shtoi: "Kalova momente tė bukura kėtu, por stėrvitja me Helsingborgun nis nė prill dhe duhet tė rikthehem nė kohė".
    Dėmtimet - Mbrojtėsi i majtė i Manēesterit, Mikael Silvestre, ka nxjerrė shpatullėn nė sfidėn e dytė ndaj francezėve tė Lilės. Silvestre ka rėnė keq, pasi ka kėrcyer pėr tė kontrolluar topin sė bashku me mbrojtėsin e Lilės, Efstatios Tavlaridis, dhe mė pas dėmtimi i mundshėm ėshtė konfirmuar nga njė skanim nė spitalin e Manēesterit. Dėmtimi i tij, i cili ka prishur disi festėn, ėshtė i fundit nė listėn e krizės sė dėmtimeve nė kampin e liderėve tė Premier Ligės. Francezi Saha do tė mungojė edhe pėr dy javė tė tjera, gjithashtu edhe Solskjaeri. Mesfushori Darren Fleēer do tė jetė jashtė fushave pėr rreth dy muaj, ndėrkohė qė Evra pritet tė rikthehet. Henrik Larson do tė rikthehet te Helsingborgu dhe problemet pėr Fergusonin janė tė shumta. "Nė rangun e njė jave, ne kemi humbur pesė ose gjashtė lojtarė, - tha trajneri i Manēesterit pėr gazetarėt e pranishėm pas kualifikimit nė ēerekfinale. - Ka qenė njė javė negative, duke lėnė mėnjanė rezultatet".

  8. #948
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Braziliani rrėfen: Me Moratin kemi mbetur miq, ish-trajneri im ėshtė njė njeri nė vėshtirėsi

    Ronaldo sulmon Kapelon dhe Kuperin

    Ronaldo ėshtė kthyer, nuk humbet rastin tė qėllojė kundėr Kapelos pas shumė mosmarrėveshjeve te Reali. "Nuk i duhet besuar, - zbuloi braziliani, - ėshtė njė njeri nė vėshtirėsi. Ka mbetur prapa nė marrėdhėniet me lojtarėt. Por Kuperi ka qenė mė keq. Roni bėn njė reflektim edhe mbi futbollin italian: "Qė komandonte mafia, kėtė e dinin tė gjithė, por nuk kishte prova. Tani gjėrat kanė ndryshuar." Ronaldo tashmė nė prag tė derbit me Interin, qė pėr tė vlen natyrisht dyfish, duke parė vitet e kaluara te zikaltrit, rrėfen se nuk e ka harruar as Masimo Moratin, njė njeri qė pėr tė ka qenė mė shumė se njė president, pavarėsisht fjalėve zhgėnjyese nė momentin e kalimit tė tij kuqezi: "Ato gjėra tė rėnda kundėr meje mund t'i thoshte, por privatisht, sepse do tė ishte njė tjetėr histori. Publiku duhej tė thoshte gjėra tė tilla, por mes nesh ėshtė njė tjetėr gjė, e dua shumė", - shpjegon Roni. Por tani e ardhmja e "Fenomenit" ėshtė gjetkė. "Dua tė sjell zbavitje nė futboll, ėshtė misioni im te Milani."
    "Fenomeni" vazhdon tė sulmojė ish-trajnerin e tij nė kohėt e Realit, por jo vetėm kaq. Nuk ka fjalė tė mira as pėr Hektor Kuperin qė e ka drejtuar nė kohėt e Interit, prej tė cilit u largua nė 2002-shin nga Milano. "Nuk ėshtė mė koha e trajnerėve gjeneralė, - shtoi Roni, - Por Kuperi ishte edhe mė keq. Kapelo tė paktėn ka njė histori pas krahėve, Kuperi ēfarė ka fituar?" Roni bėn shaka edhe mbi akuzat e mbipeshės: "Herėt a vonė do tė bėj njė foto nudo pėr tė mbyllur tė gjitha zėrat qė qarkullojnė mbi shėndetin e tepėrt timin." Braziliani nuk kėrkon tė dėgjojė pėr njė jetė tė mundshme mondane qė flitet nė mjediset e Milanos: "Diskotekė? Vajzat mė pėlqejnė, por mė e rėndėsishmja mbetet mamaja ime. S'ėshtė e vėrtetė qė dal nė lokale e diskoteka. Bėj njė jetė tė mėrzitshme." Sulmuesi i Milanit ndalon edhe mbi njė argument serioz si ajo e "Calciopolit": "Pėr mafien qė komandonte futbollin italian, tė gjithė e dinin, por nuk kishte prova. Tani ekziston njė tjetėr frymė. Gjyqtarėt gabojnė, por kuptohet qė e bėjnė pa qėllim."

  9. #949
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Braziliani, qė u dha kualifikimin kuqezinjve tė mėrkurėn ndaj Sėlltikut: Kėtu jam i lumtur

    Kaka: Goli, motiv special pėr derbin

    Faleminderit Kaka. Ėshtė ulėrima e Milanit pas njė mbrėmjeje frike dhe ankthi. Kėndojnė tifozėt pas dy orėsh pasion dhe shqetėsim. E mendon ndoshta edhe Mishel Platini, presidenti i UEFA-s, tepėr i lumtur qė kampionėt e mėdhenj janė protagonistė tė kupės. Dukej thuajse qė Championsi donte tė linte mėnjanė yjet e tij mė tė pritur. Nė shtėpi Ronaldinjo, nė shtėpi Ibrahimoviēi, pastaj Henri e Van Nistėlroi. Iku Barēa, iku dhe Interi, lamtumirė Arsenali dhe Reali i Madridit. Pa llogaritur kampionėt qė Ligėn e Kampioneve kėtė vit vetėm mund ta shikojnė: Ronaldo, qė rregullorja nuk e lejon tė zbresė nė fushė me fanellėn e Milanit, pasi kishte luajtur me atė tė Realit; Del Piero, qė po shlyen nė Serinė B fajin e tij. GOL FANTASTIK - Riki Kaka deshi t'i shpjegojė tėrė botės pse ėshtė aq shumė special. Aksion vendimtar qė e dėrgon Milanin nė ēerekfinale (konfirmimi i vetėm mes tetė "big"-ėve nė krahasim me 2005-06) dhe Sėlltikun nė shtėpi, tregon nė sintezė tė pėrsosur tė gjithė ndeshjen. Ambrozini, njė luftėtar i shkėlqyer nė mesfushė, fiton njė top nė duelet e shumta dhe pason pėr Kakanė. Riki sheh rreth, nuk dallon shokė tė lirė dhe vendos tė fluturojė drejt portės i vetėm, duke marrė me vete edhe shpresėn e tifozėve kuqezinj. Shpėrtheu nė mesfushė si njė "regbist", si njė atlet, por synoi vetėm objektivin. Pėrshkoi 43 metra nė 5.5 sekonda. Pastaj njė driblim, njė e majtė rrashqanazi qė ēan mė nė fund njė Boruc tė jashtėzakonshėm dhe gol. Njė aksion shumė i shpejtė personal qė i vetėm vlen mė shumė se 210 minuta (mes ndeshjes sė parė dhe tė kthimit), tė njė futbolli zbavitės, por rrallė tė rrezikshėm.
    KĖNAQĖSI - Faleminderit Riki, pra. Pėr mėnyrėn tėnde spektakolare tė tė pėrjetuarit tė ndeshjes edhe kur trysnia ėshtė shumė e lartė dhe pėr alegrinė qė dhuron me fjalėt e tua pas triumfit: "Jam i kėnaqur qė e ndihmova Milanin edhe kėtė radhė, - komenton braziliani duke qeshur. - Nė fund ishim edhe tė lodhur, por ishim tė aftė qė bėmė gjithēka qė na duhej pėr tė kaluar turin. Sėlltiku ėshtė njė skuadėr shumė e pjekur, por ne arritėm tė shėnojmė dhe tė marrim njė kualifikim tė merituar." Tashmė kryqėzohet me tė ardhmen, Riki e di qė ėshtė e pashmangshme: "Tani kemi njė karikim tė madh pėr derbin, - siguron Kaka, - edhe pse Interi do tė japė maksimumin pėr tė fituar pikėrisht pse ėshtė skualifikuar nga Liga e Kampioneve: do tė jetė njė ndeshje e madhe. Pėr sa i takon sė ardhmes sime, nuk mendoj, por pėr mua tė luaj te Milani, ėshtė njė kėnaqėsi. Tani jam i lumtur dhe mė mjafton kaq."
    OBJEKTIVI - Goli i sė mėrkurės ėshtė i gjashti nė Champions, shifėr qė e lejon tė arrijė "bomberin" Rud van Nistėlroi te Realit. Braziliani deklaron: "Pėr mua ėshtė njė sezon zbavitės. Edhe pse jam golashėnuesi i Milanit nė Europė, goli nuk ėshtė objektivi im kryesor kur luaj. Mė pėlqen tė ndihmoj nė zona tė tjera, por pa dyshim jam shumė i kėnaqur qė ndodhem mes sulmuesve mė tė mėdhenj nė renditjen e shėnuesve. Deri tani ka qenė njė Champions vėrtet special." Kaka s'ka parapėlqime pėr kundėrshtarin e radhės: "Pėr mua s'ndryshon gjė, - shtoi ai. - Milani ėshtė i aftė tė luajė me emra tė mėdhenj, por edhe me skuadra mė pak favorite. Tė mėdhatė e mbetura nė lojė janė shumė, por nėse janė skualifikuar, ka njė pse. Milani ėshtė nė gjendje tė pėrballojė ēdo skuadėr qė ėshtė nė garė. Fitimi i trofeut ka qenė objektivi ynė qė nga fillimi dhe me kalimin e viteve dėshira ime pėr tė fituar shtohet. Nuk ia kam dalė ende, por duke parė qė ėshtė njė turne special, do tė mė pėlqente tė fitoja kupėn."

  10. #950
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Galiani: Karlo u tregua i zoti

    Ndonėse ka shėnuar nė fund me njė gol tė Kakasė qė i dha kualifikimin Milanit, Adriano Galiani s'e fsheh qė kishte frikė, por nė fund aprovon qė moduli i Anēelotit me njė sulmues ka dhėnė frytet e veta: "Duhet tė them se kam qenė dakord totalisht pėr zgjedhjen e Anēelotit pėr tė luajtur vetėm me njė sulmues dhe pėr ta mbajtur skuadrėn tė mbrojtur nė mesfushė. Nėse do t'u kishim lejuar superioritet numerik skocezėve, besoj se do tė kishim rrezikuar shumė, ndaj dhe i besuam vullnetit pėr tė kufizuar rreziqet, tė ndėrgjegjshėm qė me cilėsinė e sulmuesve tanė, goli herat a vonė do tė shėnohej, - tha Galiani. - Iu afruam shumė golit edhe nė kohėn shtesė, por edhe pse fituam me shtesė, nuk ka problem. Besoj se ishte njė Milan inteligjent dhe shumė i duruar,
    njė Milan qė konfirmohet pėr tė pestin vit radhazi nė vendet e para tė futbollit europian."

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •