Close
Faqja 88 prej 311 FillimFillim ... 3878868788899098138188 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 871 deri 880 prej 3101
  1. #871
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bufon: Kam respekt per "Zonjen"

    15 Shkurt Xhanluixhi Bufon i ka idete e qarte dhe eshte mese i bindur se ku mund te jete e ardhmja e tij, duke pare se Juventusi kerkon ta mbaje, per t'i dhene "celsat" e skuadres, duke pare se bashke me Del Pieron, Xhixhi eshte nje lider te "Zonja e Vjeter". I pyetur ne lidhje me te ardhmen e tij dhe me mundesine per t'u larguar ne nje klub tjeter, Bufon u shpreh: "Jam duke folur me drejtuesit e klubit, sepse mendojn se situata nuk duhet afruar publikisht, sepse gazetaret mund te shpifin ne lidhje me kete lajm". Ne mikrofonat e "Studio Sport", portieri bardhezi ka bere nje analize te situates se Juventusit dhe te se ardhmes se tij: "Deri tani, nuk kam vendosur ende dhe nuk kam pershtypje per te dhene, por edhe nese do te kisha, nuk do t'iua thoja", shtoi Xhixhi. Ndersa, ne lidhje me momentin jo te mire te Juventusit, Bufon u shpreh: "Na duhet me shume autokritike nga ana e te gjitheve, perfshire mua. Probleme jo shume fizike, por psikologjike. Duhet te gjejme vazhdimesine, sepse keshtu nuk mund te pretendojme te imitojme fazen e pare. Them se duhet te rritemi edhe me shume. Nuk duhet te gabojme disa takime qe i kemi ne dore. Kaluam perpara me dy gola dhe pesuam po dy, ne disa minuta shperqendrimi. Dicka jo e mire qe tregon se jemi ne nje forme te dobet. Por, kjo eshte edhe si pasoje e mungesave, por edhe nje faktor psikologjik".

  2. #872
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Italia, ne “fronin” e botes

    Nje permbysje e madhe, qe ka ardhur ne nje vit me dy ane te medaljes: me shkelqimin ne Boteror, me fitimin e titullit, dhe me disfatat e deshtimet, qe nga “Calciopoli” e deri te ngjarjet e Katanias, qe cuan ne stadiumet e mbyllura. Por, dicka ka ndryshuar. Pas 14 vjetesh, Kombetarja e Italise ka ngjitur te shkallet e suksesit, duke kaluar Brazilin, qe ka kaluar ne vend te dyte, ne klasifikimin FIFA. Brazili, qe komandonte kete renditje, ka “rreshqitur” ne vend te dyte me 1540 pike, 22 me pak se Kombetarja e Donadonit. “Selecao” ka humbur piket me humbjen e pesuar ne Portugali, ne 6 shtatorin e shkuar: nje 0?2 qe ka ulur kuoten braziliane. Rekordi i rezistences nga ana e amerikanojugoreve, ne vend te pare, perfundon pas 55 muajsh. Italia, qe ndodhej pas shpatullave te Brazilit, kthehet keshtu ne krye pas 14 vjetesh. Kishte qe prej vitit 1993, ne fakt, qe “axurret” nuk ngjiteshin kaq lart.



    Klasifikimi FIFA

    Itali 1562

    Brazil 1540

    Argjentine 1535

    France 1496

    Gjermani 1359

    Angli 1330

    Holande 1312

    Portugali 1262

    Ceki 1193

    Spanje 1161

    Ukraine 1018

    Kroaci 987

    Greqi 926

    Zvicer 913

    Rumani 912

    Suedi 894

    Kameron 893

    Danimark 876

    Meksike 857

    Skoci 854

  3. #873
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Stadiumi i Katanias mbyll dyert!

    15 Shkurt Stadiumi i Katanias, “Massimino”, eshte skualifikuar deri ne daten 30 qershor te vitit 2007?te dhe ekipi sicilian eshte detyruar qe t’i luaje takimet e ardhshme ne transferte, ne fusha neutrale dhe me dyer te mbyllura. Po ashtu, klubi katanez eshte gjobitur me 50 mije euro gjobe. Ky ka qene vendimi i marre nga Disiplinori, ne lidhje me incidentet e ndodhura ne ndeshjen Katania?Palermo, ne 2 shkurt, ne te cilat humbi jeten nje agjent i forcave te rendit, Filipo Raciti. Po ashtu, eshte vendosur nga Liga italiane e futbollit se takimi Katania?Fiorentina, te dielen, do te luhet ne fushen e Riminit, ndersa Katania?Inter, pas dy javesh, ne fushen e Cezenes.

  4. #874
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Toti: Nuk heqim dore nga titulli!

    15 Shkurt Francesko Toti nuk do t’ia dije per faktin se Interi ka arritur te 15?ten fitore radhazi ne kampionat, duke vendosur nje rekord. Kapiteni i Romes eshte i bindur se zikalterit nuk do te jene gjithmone keshtu dhe se nje dite do t’i braktise fati. Kampioni i botes me fanellen e Italise eshte i bindur se Roma nuk do te dorezohet lehte, ne luften per titull, edhe pse ndodhet 11 pike larg zikalterve. Ne nje deklarate per shtyp te dhene per “Il Romanista”, Toti u shpreh: “Kemi nje grup teper konkurrues, ndaj s’kemi arsye per te menduar per nje dorezim te parakohshem. Ndoshta, edhe Interi mund te gaboje, sepse nuk eshte i pathyeshem. Eshte e vertete qe ata jane duke zhvilluar nje kampionat te madh, duke treguar forcen e tyre, por nuk mund te mendojme se gjithcka ka mbaruar. Kete duhet ta bejme per tifozet, por sidomos per veten. Duhet te luftojme dhe te perleshemi si ne kampionat, ashtu edhe ne Champions League dhe ndoshta mund te shperblehemi. Kemi nje skuader te forte dhe te afte per te mbajtur nje ritem te larte. E dime qe kete vit kampionati nuk eshte edhe aq i luftuar, per shkak te mungeses se Juventusit dhe penalizimit te Milanit, por ne duhet te bejme qe kjo mungese te mos ndihet”, u shpreh Toti, duke u ndalur me pas te takimi ndaj Lionit, kundershtari i Romes ne fazen e 1/8?ave ne Champions. “Lioni eshte nje ekip teper i forte dhe ka pothuajse cilesite tona, por duhet te pranojme dhe se ata kane nje situate me te lehte, ne krahasim me ne, duke pare se jane shkeputur ne kampionat dhe se mund te perqendrohen vetem ne Champions League. Sigurisht, e vetmja gje per te cilen jam mese i sigurte eshte fakti se do te luhet nje takim i madh, ku spektkali do te dominoje. Shpresoj qe te kalojme ne, sepse kete vit na kane ndodhur shume gjera jo te mira dhe pe kete arsye duam qe te triumfojme. Kupa e Italise? Edhe nga ky kompeticion nuk do te heqim dore. Jemi ne finale dhe do te luajme ndaj Interit, ekipit me te forte aktualisht”.

  5. #875
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Anceloti: Ronaldo, na udhehiq!

    15 Shkurt “Eshte nje nga lojtaret qe ka me shume talent, nga ato qe jane ne qarkullim. Ronaldinjo te Milani? Pyesni Berluskonin. Gatuzo eshte shpirti i skuadres” Muajt e veshtire dhe “mjergulla” e nje faze te pare te karakterizuar nga rezultatet jo te mira, shtruan nje pyetje te madhe ne seline kuqezi: “Po ky Milan, ku mund te shkoje vertet”. Ne fakt, kishte nga ata qe pohonin se sezoni 2006?2007 ishte nje analogji me vitet e tmerrshme, kur “Djalli” ra ne Serine B, si pasoje e formes jo te mire dhe deshtimit ne kampionat. Por, pas disa muajsh erresire dhe “re te zeza”, doli dielli dhe kete e beri duke transmetuar rreze te forta, si Masimo Odo, Ronaldo apo edhe qofte portieri Storari. Tre blerje te rendesishme, qe tregojne se rilindja ka nisur. Rezultatet kane nisur dhe rekordi, edhe pse i pakrahasueshem me ate te Interit (15 fitore radhazi ne kampionat), eshte i mire: 11 ndeshje pa pesuar humbje. Pra, nje “kthese” e rendesishme. Por, gjithcka ka perkuar edhe me ardhjen e nje “Fenomeni”, Ronaldos, i cili i ka dhene me shume qendrueshmeri grupit. Vete trajneri Karlo Anceloti e ka pohuar kete ne nje bisede telefonike me tifozet, te cilet e pyesin per shume gjera qe kane ndodhur, por edhe per ato qe do te ndodhin. “Fenomeni” fiton zemren e Karletos Pyetja e pare eshte mese e kuptueshme: A do te luaje Ronaldo si titullar ndaj Sienes: “Ka shume mundesi qe ta hedh ne fushe si titullar, per faktin e vetem se Xhilardino duhet te pushoje, per te qene gati per sfiden ndaj Selltikut, ne Champions League. Ai mund te luaje qe nga fillimi i takimit, ndaj Sienes”. Pra, pikerisht per kete arsye, “Fenomeni” ishte si nje “nyje” lidhese, nder temat qe jane rrahur nga trajneri kuqezi, qe ka folur dhe per Ronaldinjon, Champions League dhe te ardhmen e tij. Ronaldo ne fushe, thuhej, kishte mbledhur perqendrimin e tifozeve. Anceloti eshte teper entuziast: “Po punon shume mire dhe eshte permiresuar shume. Nder te tjera, eshte i motivuar dhe i vendosur per te dhene maksimumin. Mendoj se eshte nje nga lojtaret qe ka me shume talent, nder lojtaret ne qarkullim”. Me brazilianin, pra, hapi cilesor eshte arritur, edhe per nje fakt tjeter: tani zgjidhjet taktike jane te shumta: “Xhilardino dhe Inzagi jane dy sulmues pyke, Oliveira dhe Ronaldo jane sulmues qe levizin. Mendoj se tani do te luajme gjithmone me dy sulmues dhe nje mesfushor te avancuar”. Endrra Ronaldinjo, ne “sirtarin” e Berluskonit Ne lidhje me mundesine e kalimit te Ronaldinjos te Milani, nje deshire e shprehur nga vete padroni Berluskoni dhe lojtaret kuqezi, Anceloti u shpreh: “Duhet te pyesni Berluskonin ne lidhje me kete kalim te mundshem qe te gjithe hipotizojne. Une nuk mund te pergjigjem, sepse do te ishte je kerkese pastaj dhe nuk dua qe kjo kerkese te rendoje ne krahet e dikujt. Si eshte raporti im me Berluskonin? I mahnitshem. Flas gjithmone me te ne telefon. Ndonjehere flasim edhe zgjidhjet taktike, sepse eshte dicka e mire”. Faktori Gatuzo, adrenalina kuqezi Anceloti nuk ka si te mos ndalet te krahu i tij i djathte, ose me mire, ingranazhi qe nuk eshte prishur asnjehere ne skuadren e Milanit, Rino Gatuzo. “Nga 1 ne 10, rendesia e Gatuzos te Milani eshte 10. Rino perfaqeson shpirtin e skuadres. Eshte lojtari qe me ngjason me shume, per karakteristikat qe ka dhe per deshiren. Nese do te ishte nje piatance ushqimi, atehere do te krahasohej me nje kile koce! Kaladze? Rikuperimi i tij eshte drejt fundit dhe mendoj se do te kthehet shume shpejt. Champions, objektivi kryesor Ne lidhje me Champions League, Karleto u shpreh: “Nuk mund te premtoj se do te fitojme Champions, por do te bejme te pamunduren, kjo eshte e sigurte. Champions mbetet objektivi yne. Ne kampionat, vendi i trete apo i katert, nuk ka rendesi, mjafton qe te kualifikohesh per ne Champions. Ne lidhje me te ardhmen, dua te them vetem se gjithcka do te varet nga rezultatet qe do te arrij. Do te me pelqente qe te qendroja sa me gjate ketu te Milani”.

  6. #876
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morati-Manco, rritet tensioni

    15 Shkurt Ndonjehere, mjafton vetem nje shkendije, per te ndezur benzinen dhe per t'i vene flaken dickaje. Eshte pikerisht kjo qe ndodhi te Interi: nje polemike e nisur mes shakave, por qe ka arritur ne fazat e nxehta dhe tani nuk mund te shuhet shume lehtesisht. Nuk ka mjaftuar "uji" i hedhur nga padroni Masimo Morati, per te "shuar" kete polemike. Shakaja e fundit, ne rendin kronologjik, ka ardhur pas grumbullimit te munguar nga Zlatan Ibrahimovic, per ndeshjen ne Verona, ndaj Kievos. Trajneri Mancini eshte nxehur shume, ne menyre te qarte, pas vendimit te marre nga stafi mjekesor; Morati, me fjale te matura, ne stilin e personazhit, ka lene per te kuptuar se neurokirurgu eshte nje person me i kualifikuar se nje trajner, per te vendosur ne lidhje me gjendjen shendetesore te nje futbollisti. Por, pavaresisht kujdesit te treguar nga e tashmja interiste, atmosfera eshte renduar dite pas dite. Shqetesimi i pare, ai qe ka hapur shume diskutime dhe pikepyetje ne seline zikalter, eshte i lidhur me te ardhmen e Mancinit. Trajneri po mban ne tension te gjithe ambjentin, i forte per nje popullaritet ne rritje, qe mund te coje ne nje kerkese edhe me te larte te tij, karshi nje rinovimi te ofruar nga Morati. Por, te Interi duhet projektuar nje plan dhe eshte pikerisht kjo "molla e sherrit", duke pare se Morati mendon per te tashmen, ndersa Mancini kerkon te ndertoje nje skuader, edhe per te ardhmen. Edhe ne merkato, Mancini po ben kerkesa legjitime, por eshte nje ritem vecanerisht i larte. Rikelme, zevendesuesi ideal i Luis Figos, nje dite; Kasano, nje bast, diten tjeter. Por, situata eshte mese e qarte: perpara se te beje nje hap, Morati kerkon siguri, per te mos rrezikuar "rreshqitjen", nese me pas terreni eshte i prishur apo jo i praktikueshem. Pra, padroni zikalter nuk ka nder mend te shkele ne nje "derrase te kalbur". Deshira per Inter e Mancos nuk eshte "perenduar", por dhe ajo Mancos, nga ana e Moratit, po ashtu.

  7. #877
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Vieira: Interi, gjithckangrenes!

    15 Shkurt "Te uritur, te vendosur dhe fitues. Jemi grindur shume ne takimet stervitore dhe kjo tregon se edhe jashte kamerave jemi te ngjashem me ate ekip qe te gjithe shohin ne stadium"

    Historia e Patrik Vieirase eshte disi "e ngaterruar" dhe mund te kete nje analogji me nje labirinth, ku nuk dihet se ku eshte dalja. Mesfushori francezi, para dy vitesh, u largua nga Arsenali, duke u transferuar ne Torino, te Juventusi, por "dashuria" e tij per "Zonjen" u shua shpejt, pasi bardhezinjte rane ne Serine B, si pasoje e "Calciopoli"-t. I tronditur nga realiteti i ashper, Vieira nuk mendoi qe te mblidhte plackat, per te "emigruar" nga Italia, por zgjodhi Interin e Moratit. Ndoshta, pas gjithe ketyre peripecive, ai po shperblehet dhe kete po e ben duke mbajtur veshur fanellen zikalter. Ne nje interviste per shtyp te dhene per "Gazzetta dello Sport", Vieira eshte i bindur se skuadra e tij e re, ne kete sezon, nuk ka asnje ngjashmeri, as edhe siperfaqesore, me ate te viteve te kaluara, kur barazimet e zhgenjimet ishin "kartolina" e pervjetshme.

    - Vieira, a ju ka ndodhur qe ne fillim te ketij sezoni te mendonit se gjithcka do te ishte kaq e lehte per ju?

    - Kur sheh rrotull dhe dallon ne nje skuader shume kampione, qe bejne gjera te medha dhe si sillen si profesioniste, atehere e kupton se ke shume pak mundesi qe te dalesh i humbur, edhe pse ndonjehere fusha e blerte nuk te jep te drejte. Merita jone, e Interit, qendron ne faktin se arrijme te japim maksimumin ne fushe dhe kete e bejme jo vetem ne nje takim, por ne te gjitha ndeshjet. Ndoshta, ky eshte ai hapi cilesor per te cilin te gjithe flasin. Dhe, duke luajtur keshtu e duke shpalosur te gjithe aftesite e cilesite, gjithcka duket me e lehte, por ne te vertete nuk eshte keshtu.

    - Si i pergjigjeni atyre personave qe pohojne se ne kete kampionat anormal dhe te "gjymtuar", gjithcka eshte si nje fushe me lule?

    - Nuk me duket se eshte gjithcka fushe me lule. Pastaj, nuk eshte faji i Interit qe Juventusi luan ne Serine B dhe Milani u nis me penalizim.

    - Pergjigjia juaj per ata qe ju akuzojne se po abuzoni me nje titull te fituar me Juventusin ne fushe, por qe mbani ne kraharor me fanellen zikalter, per arsyet qe te gjithe i dime?

    - Natyrisht, ketu nuk ka shume dyshime. Pergjigjia eshte e thjeshte: e fitova kete titull ne fushe, vitin e shkuar, duke e merituar, pas sakrificave te shumta. Kjo varej nga une, ndersa pjesa tjeter, ajo qe na zhgenjeu, jo. Shpresoj qe kete trofe ta fitoj me fanellen zikalter, duke e ngritur vertet dhe jo vetem per shfaqje.

    - Tani qe keni kaluar ne nje tjeter klub: cfare ka me shume Interi ne krahasim me vitin e shkuar?

    - Kush ka ardhur ka sjelle urine me vete: skuadra eshte e perbere nga njerez qe kane me shume vendosmeri dhe egersi, me shume deshire per te fituar. Per te fituar gjithcka, per te "gelltitur" cdo gje qe i del perpara.

    - Edhe kampionat apo Champions League?

    - Kemi nje skuader te mire per ta bere kete: nese askush nuk shperqendrohet dhe arrijme te qendrojme te perqendruar ne te gjitha objektivat, mund te triumfojme. Do te jete teper e veshtire, por mund t'ia dalim.

    - Nje filozofi e ngjashme me ate te Juventusit, qe kerkon gjithmone te synoje lart e me lart...

    - Ne kete aspekt eshte pikerisht keshtu. Ne kapacitetin per te mos qene kurre te lodhur, por per te pare gjithmone ne te ardhmen, ky diskutim eshte mese i drejte. Fitojme nje takime dhe i themi njeri tjetrit: "Ne rregull, edhe kete e morem. Tani, te mendojme per takimin e ardhshem". Pastaj, gjithcka mund te lidhet edhe me faktin se kemi shume lojtare te forte, teper te forte, qe jane te vetedijshem se mund te mbeshteten tek shoket e skuadres. Por, ky Inter me kujton edhe Arsenalin, ne te cilin une luaja: nje skuader qe rritej cdo dite, por qe nuk arriti asnjehere kulmin, ndryshe nga Interi, qe eshte duke e arritur kete.

    - A ka ndryshime mes ketij Interi dhe atij Juventusi, ne te cilin ju luanit?

    - Ndoshta ketu ekziston nje ambjent teper familjar, me shume relaksues dhe i qete, ne kuptimin e mire te fjales. Ne ate Juventus kishte me shume tensione dhe frike, se mos dicka shkonte keq dhe se mos presioni te te shkaterronte.

    - Nga jashte, i pare ne "kanibalizmin" e tij, duket nje Inter jo shume i relaksuar, apo jo?

    - Ne fakt, e thashe ne kuptimin e mire. Po shpjegohem me mire, duke folur per sekretet e ketij Interi, nese mund te quhen keshtu. I pari: kemi te gjithe te njejten gje ne mendje, qe ka te beje me faktin se duhet te mendosh ne fillim per skuadren, sesa per veten. I dyti, qe eshte nje pasoje: te kuptosh se nuk eshte e lehte te fitosh, por qe eshte e rendesishme. Pra, te mendosh se shume i afte dhe ke fat, dicka qe nuk ndodh cdo vit. Dhe eshte pikerisht kjo arsyeja per te cilin nuk mund t'i lejojme vetes asnje gabim. Ka ardhur momenti qe te gjithe prisnim.

    - Meqe ra fjala per grindje: mbaj mend "xixat" e juaja me Mijatovicin, ne derbin ndaj Milanit...

    - Ishte nje keqkuptim, por gabova une dhe i kerkova menjehere falje: nje raport teper i sinqerte mes te gjitheve dhe nje kusht thelbesor per nje ekip te madh. Por, eshte e vertete dhe se nje ekip i madh eshte i perbere nga nje personalitet i madh. Mjafton te vish te shohesh stervitjet tona.

    - Pra?

    - Ne karrieren time, nuk jam grindur kaq shume ne takimet stervitore, qe kur kam ardhur ketu te Interi. Kjo eshte e bukura e kesaj skuadre, forca jone: deshira qe cdokush prej nesh ka, cdo dite, per te treguar me te miren ne fushe.

    - A meson ky Inter se futbolli i sotem kerkon parasegjithash nje mesfushe te forte, qe garanton cilesi dhe sasi?

    - Agresiviteti nuk mjafton pa cilesi, pa njerez qe dine t'i japin nje drejtim lojes: Interi, ne mesfushe, ka dicka te tille.

    - Sipas jush, cfare ka me shume Ibrahimovici, ne krahasim kur luante me ju, vitin e shkuar?

    - Ibra ishte me shume i humbur ne menyren e te menduarit dhe kjo prodhohej edhe ne menyren e tij per te qendruar e levizur ne fushen e lojes. Ibra ka teknike, fizik, shpejtesi, gjithcka. Eshte i ri dhe nuk e kemi pare ende se sa i forte mund te jete: pas dy apo tre vjetesh nuk do te jete mes te pareve, por i pari ne bote, jam i bindur per kete.

    - Dicka qe ju ka lene pershtypje nga sjellja e Mancinit?

    - Qetesia qe arrin t'i transmetoje skuadres.

    - Henri eshte nje shoku juaj: a keni folur me te, ndoshta edhe per ne te ardhme te tij te Interi?

    - Une dhe Titi flasim per shume gjera, por jo per te ardhmen e tij. Do te jete e veshtire qe ai te lere Londren dhe Arsenalin, qe eshte klubi i duhur per te.

    - A do te kishit imagjinuar se nje dite do te ndodhte dicka dramatike dhe nje vrasje, si ajo ne Katania?

    - Kam luajtur ne Angli per nente vjet, ndaj i njoh te tilla tensione, por nuk kisha parre kurre dicka te tille, jashte stadiumit.

  8. #878
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Mateus tundohet nga Bajerni i Mynihut


    Ish-kapiteni i Gjermanisė dhe Bajernit tė Mynihut, Lotar Mateus ka bėrė tė qartė interesimin e tij pėr tė qenė trajner i kampionėve tė Bundesligės. Pyetjes nėse do tė preferonte tė ishte zėvendėsuesi i Otmar Hitzfeld, Mateus u pėrgjigj: “Sigurisht. Unė jam njė person i brendshėm i Bundesligės dhe aq mė shumė i skuadrės sė Bajernit. Kushdo qė e ka ndjekur rrugėn e karrierės sime deri nė momentin qė flasim, i vetmi qėllim personal ka qenė dhe ėshtė drejtimi i njė skuadre nė Bundesligė”, deklaroi Mateus pėr gazetėn gjermane “Bild”. 45-vjeēari, i cili po punon prej muajit maj si asistent i trajnerit italian, Xhovani Trapatoni te austriakėt e Red Bull Salzburg shtoi se do tė ishte i gatshėm nė ēdo moment qė presidenca bavareze do ta thėrriste. Mė tej Mateus shtoi: “Si fillim Bajerni duhet tė pėrqėndrohet tė fitojė stabilitetin qė i ka munguar prej kohėsh dhe mė kryesorja tė triumfojė ndaj kundėrshtarit tė radhės nė Champions League, Realit tė Madridit. Dua tė them nėse ekipi mė bėn njė ofertė atėherė duhet tė gjejmė njė zgjidhje qė ėshtė e dobishme pėr tė dyja palėt”. Aktualisht Bajerni i Mynihut renditet nė vendin e katėrt nė kampionat, 11 pikė nga kryesuesit e Shalke 04. Nė fund tė muajit shkurt drejtuesit e Mynihut shkarkuan nga detyra Feliks Magat dhe nė vend tė tij emėruan, Hitzfeld qė do tė jetė nė krye tė pankinės deri nė fundin e sezonit. Kandidaturėn e Mateusit e ka mbėshtetur edhe trajneri aktual i Mynihut. “Ėshtė e vėrtetė qė Lotar ka njė karrierė tė jashtėzakonshme dhe nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė njė ditė ai do tė jetė trajner i Bajernit”. Ndėrkaq nė listėn pėr pasardhėsin e Hitzfeld ėshtė edhe Bernd Shuster. Por pozicioni aspak komod qė ka Bajerni nė kampionat ka detyruar drejtuesit gjermanė tė mendojnė edhe pėr pėrforcime tė tjera. Sipas presidentit, Franc Bekenbauer, francezi Frenk Riberi ėshtė njė nga lojtarėt qė do tė dėshironte ta kishte nė formacion, por kjo do tė ishte e vėshtirė pasi duhet tė konkurojnė me skuadrėn madrilene.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  9. #879
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Kueiroz: Manēester Junajtid, klubi i duhur pėr Kristiano Ronaldon


    Ndihmėstrajneri i Manēester Junajtid, Karlos Kueiroz, i ka mbyllur derėn largimit tė portugezit, Kristiano Ronaldo, pėr nė Spanjė, nė fund tė sezonit, duke konfirmuar se ekipi anglez "ėshtė klubi ideal" pėr tė.

    "Shumė shpejt ai do tė bėhet simboli i Manēester Junajtid. Klubi ideal pėr tė ėshtė Manēester Junajtid", - deklaroi Kueiroz. "Kristiano bėn pjesė nė familjen e madhe tė Manēester Junajtid dhe do tė qėndrojė kėtu e do tė bėhet simboli i klubit", - theksoi ai.

    "Pėr momentin, asnjė klub nė botė nuk ka lojtar tė nivelit tė Kristiano Ronaldos, i cili ėshtė vlerėsuar si njė prej talenteve mė tė mėdhenj nė botė", - tha ndihmėsi i Aleks Fergusonit. Sipas shtypit britanik, portugezi kėrkohet nė Spanjė nga Barcelona dhe Reali i Madridit
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  10. #880
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Xherard: Pa frike ndaj Barces!

    15 Shkurt Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, ka inkurajuar skuadren e tij duke i thene qe te mos shqetesohet fare per Barcelonen, me te cilen do te perballen ne fazen e ardhshme te Champions League, te merkuren qe vjen. Ne prag te sfidave vendimtare Xherard, u largua bashke me skuadren e tij per t'u stervitur drejt nje vendi me te ngrohte, ne Portugali. Ai tha: "Ne kishim vertet nevoje te shkonim atje. Duhet te kemi besim ne aftesite tona dhe nuk duhet te harxhojme aspak kohe duke u shqetesuar per Barcelonen. Nese e ben kete, i ben vetes nje nder, sepse ata jane vertet nje skuader e mire". Xherard me pas shtoi: "Ne e dime se per cfare jemi te afte dhe e dime shume mire se cfare paraqitje mund te bejme ne nje ndeshje te madhe. Dhe sigurisht qe e dime se cfare thote dhe Barcelona, ata duhet te shqetesohen per ne". Xherard beson qe tranjeri spanjoll, Rafael Benitez, do te jete ne avantazh per Liverpulin. Ai tha: "Rafa i njeh ata dhe kmpionatin spanjoll dhe kjo do te jete nje ndihme e madhe per ne. Do te kishim shume deshire qe te shkonim atje dhe te fitonim, ne nuk jemi nje skuader qe shkojme ne fushen kundershtare per te marre nje barazim. Por nuk do te ishte nje rezultat i keq per ne. Pjesa me e mire e lojtareve tane kane marre eksperience ne "Camp Nou", prandaj nuk ka ndonje arsye pse te kemi frike. Duket qe ne e kemi pritur kete ndeshje prej vitesh, dhe tashme ketu do te na duhet nje rezultat i mire qe do te na jepte me shume mundesi, aq me teper qe ndeshja e kthimit do te luhet ne fushen tone. Ne kemi zhvilluar disa ndeshje shume te mira ne te kaluaren kunder tyre dhe jam i sigurt qe edhe kjo do te jete nje e tille".
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •