Close
Faqja 77 prej 311 FillimFillim ... 2767757677787987127177 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 770 prej 3101
  1. #761
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Juventusi "cmendet" pas Silves

    9 Shkurt Xhilberto Silva, mesfushori brazilian i Arsenalit, pelqehet shume nga drejtuesit e skuadres se Juventusit. Alesio Seko, drejtori sportiv i Juventusit, ka qene i pranishem ne Londer ne "Emirates Stadium" per te pare ndeshjen miqesore midis Brazilit dhe Portugalise. Seko ka ndjekur me kujdes lojen e zhvilluar nga Xhilberto Silva. Drejtuesit e Juventusit kerkojne te perforcojne repartin e mesit te fushes dhe mendojne se blerja e mesfushorit te Arsenalit do te zgjidhte shume probleme. Braziliani, i lindur ne Minas Gerais, 30 vjet me pare, mendohet te jete perforcimi i radhes per "Zonjen e Vjeter" dhe skuadra bardhezi ka nevoje per nje lojtar te tille qe te vere ekuilibrin ne skuader. "Ka personalitet dhe kontroll, maturi dhe zhvillim. Mendoj se eshte gati per nje eksperience te re ne Itali, te Juventusi", eshte shprehur Karlos Dunga, trajneri i Brazilit pas humbjes kunder Portugalise.

    Fjalet e trajnerit brazilian, i cili e njeh shume mire futbollin italian, mund te bindin te dyja palet qe te arrijne ne nje marreveshje perfundimtare. Xhilberto Silva eerdhi te Arsenali nga skuadra e Atletiko Minieros me shumen e 4,5 milione sterlinave dhe kontrat e tij aktuale me skuadren e Arsen Vengerit perfundon ne 30 qershor te vitit 2009. Loja e mire qe po tregon kete sezon Cesk Fabregas dhe zbulimi i talentit te ri Visiriki Diabi, mund te cojne drejtuesit e Arsenalit drejt shitjesh s lojtarit brazilian.

    Mund te behet fjale per nje marreveshje qe drejtuesit e skuadres angleze nuk mund te heqin dore. Mbi te gjitha, Juventusi e njeh shume mire veshtiresine e te berit biznes me skuadren e Arsenalit dhe sidomos me zevendespresidentin Devid Dein. Kete gje e tregoi edhe blerja e Patrik Vieiras ne vitin 2005 me shumen e 18 milione eurove. Megjithate, Xhilberto Silva kushton me pak se francezi, 7,5 milione euro dhe kjo mendohet te jete nje shifer e pranueshme nga drejtuesit e Juventusit. Seko, i ndihmuar edhe nga keshilluesi Roberto Betega, mund t'ia arrijne qellimit. Drejtuesit bardhezi kerkojne te hyjne ne bisedime me drejtuesit e Arsenalit dhe kerkojne te marrin maksimumin nga kjo marreveshje.

    Mediat shprehen se disa ceshtja jane drejt perfundimit. Lojtari ka shprehur deshiren e tij qe te largohet nga Arsenali dhe te shkoj te Juventusi per t'u bere zevendesuesi i Emersonit. Gjithashtu mesfushori brazilian eshte i gatshem qe te bashkohet me skuadren e Juventusit, duka marre parasysh edhe se skuadra bardhezi nuk do te luaj sezonin e ardhshem ne kompeticionet europiane. "Pas perfundimit te sezonit, une dhe klubi do te bejme vleresimet tona. E ardhmja? Asgje nuk eshte e sigurte, eshte shume shpejte per te folur", ka thene mesfushori i Arsenalit ne nje konference per shtyp. Xhilberto Silva eshte me te vertete nje lojtar me karakteristika te njejta me ato te Emersonit: luan ne qender te mesfushes, vendoset perpara mbojtjes dhe detyra e tij primare eshte qe te thyej aksionet e skuadres kundershtare dhe me pas te ndihmoj skuadren e tij ne aspektin sulmues. Braziliani eshte 1,84 i gjate dhe nje vecori shume vecante e tij jane goditjet me koke brenda zones. Te gjitha keto cilesi, bejne qe drejtuesit ee Juventusit te hidhen menjehere ne sulm per te marre sherbimet e lojtarit brazilian dhe te mos e lene qe dikush tjeter te dale perpara tyre. Shumat te cilat do te investoj Juventusi per te ndertuar skuadren e re nuk jane shume te medha, por nje gje eshte e sigurte se Xhilberto Silva do te jete ne listen e lojtareve te merkatos. Te gjithe i dine vlerat e lojtarit brazilian dhe trajneri i Juventusit, Didier Deshamp, do te ishte hume i kenaqur me ardhjen ne Torino te Xhilberto Silves.

  2. #762
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Xhila: Tifozet s'duhen debuar!

    9 Shkurt Alberto Xhilardino, sulmuesi i Milanit, ka komentuar situaten e krijuar, pas vendimeve te fundit anti-dhune, per mbylljen e stadiumeve: "E kam quajtur te drejte nderprerjen e nje jave dhe jam dakort me vendimet qe jane marre deri tani, por shpresoj qe te zgjidhet problemi i stadiumeve. Pjesa me e madhe e njerezve qe vijne ne stadium nuk ben asnje shkelje dhe nuk eshte e drejte qe te mos vijne ne stadium, vetem per faj te disa ultrasve, qe nuk e duan aspak futbollin, por dhunen. Mendoj qe te gjendet nje zgjidhje tjeter, duke pare se keshtu nuk mund te vazhdohet, por faji nuk mund te bjere vetem mbi tifozet".

  3. #763
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Gatuzo: Kampionat, jo i rregullt!

    9 Shkurt Xhenaro Gatuzo, mesfushori i Milanit, e ka komentuar keshtu linjen e rende te Qeverise per te mbyllur stadiumet qe nuk i pergjigjen dekretit Pizanu: "Ne kete moment mendij se linja e ashper eshte mese e drejte, por nuk mund te leme te gjithe tifozet jashte stadiumit, duke pare edhe faktin se takimet nuk do te zhvillohen ne mbremje, por te gjitha ne driten e diellit. Pastaj, ky vendim rendon edhe mbi klubet, duke pare se ndryshimi i orareve eshte dicka jo e vogel. Pastaj, nuk eshte e drejte qe te abonuarit te mos hyjne ne stadium. Nese tre skuadra luajne me tifoze dhe te tjerat jo, atehere eshte nje kampionat jo i rregullt. Per ne futbollistet eshte teper thelbesore qe te jene tifozet te pranishem. Kampionati duhet te vazhdoje rregullisht, sepse nuk mund te mbetemi deri ne fund te sezonit pa tifoze. Ata jane pjese e futbollit. Pa to, futbolli nuk eshte nje sport".

  4. #764
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Galiani: Nje gabim i rende!

    9 Shkurt "Te gjithe ate qe ne mundem te benim e beme. Eshte e qarte se duam te luajme ne "San Siro" me dyer te hapura dhe persa na perket, ne lidhje me Champions League, fola me Platinine dhe jemi te lire qe te luajme ne shtepi, me dyer te mbyllura, ose jashte, ne nje vend te huaj. Gjeneva dhe Njukaselli na kane ftuar qe te luajme ne stadiumet e tyre", ky ka qene komenti i pare i Adriano Galianit, administratorit te deleguar te Milanit, i cili ka folur pas mberritjes se tij ne Fiumicino, ne mbledhjen informale te Liges Italiane te Futbollit. Nderkohe, eshte dhene lista e plote e stadiumeve qe do te luajne me dyer te mbyllura dhe te hapura, kete fundjave. "Jam dakort me dekretin anti-dhune, por ndoshta duhet te na jepeshin me shume dite ne dispozicion. Ne, ne Milano, i kemi nisur keto pune qe perpara miratimit te dekretit Pizanu. Ndaj, e quajme te padrejte qe te mbyllet nje stadium si "San Siro", per te cilin kemi shpenzuar deri tani 22 milion euro, per te kryer keto pune. Kemi zbatuar ligjin, ndaj nuk kemi pse te ulim koken".

  5. #765
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Berluskoni: S'dua karrige bosh!

    9 Shkurt "Dekreti eshte teper i rendesishem per te gjithe, por dhuna ndodh jashte stadiumeve dhe jo brenda tyre, ndaj ne kete aspekt, denojme tifozet e vertete"

    "Mendoj se per historine dhe sidomos madheshtine e ketij stadiumi, mundesia per te luajtur, te pakten pjeserisht, mund te jete e mundur", keto jane fjalet e nje Prefektit te Milanos, i cili u ndal te vendimi per te mbajtur te mbyllur edhe "San Siro"-n, nje stadium i cilesuar si i sigurt nga UEFA, por ne te cilin mungojne vetem pikat e kontrollit. Natyrisht, punet kane nisur dhe vendosja e pikave te kontrollit eshte vetem ceshtje kohe, por Keshilli i Ministrave, ne baze te nje deklarate per shtyp ka qene i prere: "Asnje leshim, per asnje stadium qe nuk i permbush normat". Perfekti i ka kerkuar Moratit dhe Galianit qe te presin tre deri ne kater jave ne menyre qe te instalohen pikat e kontrollit. Sigurisht, e vetmja "nyje" lidhet me te abonuarit, situata e te cileve duket me e nderlikuar, duke pare se te dy klubet nuk duan qe te debojne tifozet e tyre personale dhe te perhershem. Ketu pritet nje leshim nga ana e Qeverise, qe ende nuk ka dhene nje shenje te mire. Por, cdo te ndodhe realisht? Sipas Silvio Berluskonit, presidentit te Milanit dhe ish-Kryeministrit te Italise, receta ideale do te ishte: masa teper drastike por stadiume te hapura. Lideri i opozites nuk ka leshuar ende deklarata zyrtare, por ka bere te ditur se dekreti "eshte teper i rendesishem dhe duhet respektuar, por nga ana tjeter duhet thene se ngjarjet e renda dhe trazirat ndodhin jashte stadiumeve dhe brenda tyre". Edhe pse Berluskoni pohon se nuk ka ndodhur asgje brenda ne "San Siro", faktet hedhin poshte kete pohim: si mund te harrohet motorri i hedhur ne "San Siro", ne tribunen me te rendesishme. Por, eshte e vertete dhe se shume gjera kane ndryshuar, ne keto tre vjet: ne Prefekture kane ripare datat per episodet e dhunes, duke nenvizuar faktin se keto episode jane shuar, por jo plotesisht. Brenda stadiumit, te pakten.

  6. #766
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Amato: S'ka tolerance!

    9 Shkurt Me ne fund, ka ardhur konfirmimi zyrtar, dhe nuk ka me asnje dyshim qe ne fundjave do te luhet. Kete e kane vendosur klubet e A-se dhe B-se, ne nje mbledhje zyrtare te Liges Italiane te Futbollit. Menjehere ka ardhur komenti i Ministrit te Brendshem, Xhuliano Amato: "Pres qe tani fushat t'i pergjigjen rregullave. Te instalosh pikat e kontrollit nuk eshte si te shkosh ne hene. Pra, asnje leshim. Tolerance zero per te gjithe, sepse keshtu nuk mund te vazhdohet. Nuk do te bejme asnje leshim, duke mbyllur nje sy, per asnje klub. Nderkohe, Morati eshte larguar i pari nga mbledhja

  7. #767
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Milanezet enden si "te pastrehe"

    9 Shkurt Seria A ka hapur serish dyert, pas nje ndalese refeltimi dhe pas nje sere vendimesh te marra, si pasoje e ngjarjeve te renda te ndodhura ne Katania, ne te cilat humbi jeten nje agjent i forcave te rendit. Por, kete here, dyer jane hapur vetem ne menyre figurative, duke pare se plot 11 stadiume do te qendrojne te mbyllur dhe nuk do te presin tifoze apo spektatore. Pra, qetesia do te dominoje dhe dikush, si gazetaret, mund te perfitojne per te degjuar me shume nga goja e trajnereve, fjalet e te cileve do te kene nje jehone te madhe. Nje situate joreale dhe nje pamje teper e trishtueshme. Edhe pse Milani e Interi kane levizur, duke shpenzuar 20 milion euro per te ndrequr disa te meta, qe mbajne nen nivel stadiumin "San Siro", dekreti i aplikuar nga Keshilli i Ministrave, qe ka rene dakort me Federaten Italiane te Futbollit, ende asgje nuk ka ndryshuar. Pra, arena gjigante e "San Siro"-s mund te sherbeje vetem per nje objekt monumental, qe te vizitohet nga turiste te shume. Nuk do te kete me festa apo thirrje e kore te bukura ne fundjave, asnje flamur, asnje fishekzjarr, por vetem qetesi, nje qetesi mbytese. Dhe, ata qe do te vuajne me shume, sidomos nen aspektin psikologjik, do te jene lojtaret.

    Duhet gjetur nje stadium per ne Europe

    Por, klubet milaneze, e dine se kjo situate mund te jete teper kritike, duke pare se edhe Champions League po afron dhe ndaj takimet e Interit dhe Milanit mund te jene ne rrezik, persa i perket tifozeve. Pra, keto dy klube jane ne emergjence dhe duhet te gjejne nje "banese te re", per te pritur "miq". Pikerisht per kete arsye, Milan ka levizur per nje zgjidhje teper te befasishme: te luaje ne nje fushe neutrale ose ne France (Federata franceze ka dhene "drite jeshile") ose ne Zvicer (Ne Gjeneve ka vetem 30.000 vende). Interi eshte me i kujdesshem, por do te kerkoje qe te luaje takimet brenda fushes ne "Marassi" te Xhenoas.

    Plani per zgjidhjen e problemeve

    Por, duhet te merren ne konsiderate edhe impenjimet e marra nga Morati dhe Galiani. Ne radhe te pare, si klubi kuqezi, ashtu edhe ai zikalter kane garantuar se do te instalojne te pakten 40 pika kontrolli, brenda fundit te marsit (ne shtator do te jene 130). Dhe me pas, kane siguruar fuqizimin e sherbimit te agjenteve qe do te ndahen sipas sektoreve te impiantit te "San Siro"-s. Por, kjo nuk do te mjaftoje. Shume nga keta agjente private, te thirrur stjuart, do te kene lexues me fibra optike, qe ne cdo hyrje do te identifikojne biletat me emer. Ne fund, edhe ne brendesi te stadiumit, do te kete ndarje te ndryshme, ne menyre qe tifozet e nje krahur te mos kalojne ne sektorin tjeter pa problem, por te qendrojne ne vendin e tyre.

    Morati, jo plotesisht dakort

    Presidenti i Interit, Masimo Morati, nuk e ka pritur mire vendimin e Keshillit te Ministrave per te mbyllur edhe "San Siro"-n, nje impiant gjigant, i cili pret 80 mije spektatore, ne ndeshjet e rendesishme. Padroni zikalter eshte shprehur keshtu: "Mendoj se siguria duhet te vije ne rradhe te pare, por duhet te marrim ne konsiderate edhe problemet e tifozeve, te cilet kerkojne qe te shohin takimet e skuadrave te tyre. Te abonuarit nuk mund te debohen, do te ishte nje gabim i madh nga ana e te gjitheve. Shpresoj qe te rishihet situata, sepse ne kete pike jam dakort me Galianin".

  8. #768
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Gusoni: Gjyqtaret keqtrajtohen!

    9 Shkurt Bota e futbollit italian eshte ende ne veshtiresi te medha pas ngjarjeve te turpshme qe ndodhen ne Katania. Por nga te gjitha keto veshtiresi, vijne disa denoncime te renda, kete here nga klasa e artbitrave. Cezare Gusoni, presidenti i Shoqates se Gjyqtareve Italiane, ka paraqitur dosien e dhunes qe eshte ushtruar ne dem te arbitrave te ndeshjeve ne kampionatin italian. Te gjitha shifrat e dhena nga Gusoni shprehin qarte krizen ne te cilen ka hyre futbolli italian. Me shume se 2 000 gjyqtare jane dhunuar ne pese vitet e fundit ne fusha te ndryshme te te gjitha kategorive ne Itali. Vendet me te rrezikshme dhe me te prekura jane Kampanja, Kalabria, Sicilia, Lacio dhe Lombardia. Denoncimet e bera varjojne nga 620 raste ne sezonin 2003-04 deri ne 449 raste ne sezonin e fundit.

    Per te gjitha keto shifra dhe trazira, Gusoni thote: "Gjithcka eshte e rrezikshme sidomos per arbitrat te cilet jane ne plan te pare. Ishin paralajmeruar pas fakteve ne Kalabri, me vrasjen e Likursit, nje drejtues i nje skuadre te kategorise amatore, gje qe tregon se gjyqtaret jane te pambrojtur. Tani duhet te marrim masa dhe te parandalojme kete lloj dhune", shpjegon Gusoni.

    Me pas diskutimi eshte spostuar nga arbitri Farina, ne ate te premte te zeze, ne derbin midis Katanias dhe Palermos. "Ka gjykuar ndeshjen e tij dhe e beri ne menyre perfekte. Ka nderprere ndeshjen dhe me pas e rifilloi sepse kushtet u permiresuan. Ne kushtet qe ishte Farina, ajo qe mund te behej, ishte vazhdimi i ndeshjes. Farina eshte ekspert dhe ka patur arsyet e tij per te vazhduar. Ndoshta ne dhomat e zhveshjes ka hyre ne bisedime me forcat e rendit ne stadium dhe kane rene dakord qe te vazhdojne ndeshjen. Brenda stadiumit nuk merrej vesh se cfare po ndodhte jashte, po ashtu edhe Farina, ne qofte se do ta dinte, atehere do te merrte vendime te tjera. Ndoshta tani ka ardhur momenti per t'i thene mjaft te gjithe ketyre padrejtesive dhe kesaj dhune e cila po shkaterron futbollin tone. Mjaft me dhune dhe provokime", perfundoi Cezare Gusoni.

  9. #769
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Antonjoni: Roma, e favorizuar per titull!

    9 Shkurt Per kampionin "axurr" te botes ne vitin 1982, ne Spanje, mungesa e publikut i jep me shume avantazh verdhekuqve: "Skuadra e Spaletit do te kete disa lehtesira, karshi Interit, qe s'do te kete tifoze ne stadium"

    Sipas Xhankarlo Antonjonit, kampion bote ne vitin 1982 ne Spanje, koordinatori i mbikqyresve te Kombetares se te rinjve te futbollit, "mungesa e futbollit mund te favorizoje, ne nje fare menyre, luften e Romes per titull". I ftuar ne Pordenone, ne nje turne te organizuar nga UEFA per U17, ish-protagonisti i Italise, pohoi se "nese do te konfirmohej qe Interi te luante te gjithe sezonin me dyer te mbyllura dhe Roma do te avantazhohej, qe nga ketu e deri ne maj, eshte e qarte se verdhekuqte do te kishin nje perfitim me te madh. Fale publikut te Firences kam fituar ndeshje te pamundura. Publiku eshte i barabarte me lojtarin e 12-te. Ndeshjet e futbollit me dyer te mbyllura nuk kane kuptim, por mund te ndeshkojne minorancen, sepse eshte pikerisht kjo shtrese ajo qe con ne kaos. Eshte e drejte keshtu, qe te vleresohen ato gjera qe ato kerkojne me shume". Ish-lojtari i Fiorentines u shpreh: "Futbolli yne ishte i semure perpara dhe vazhdon te jete edhe tani. Te shpresojme qe pak nga pak te kthehet futbolli qe te gjithe presim, pra shume me i qete. Terapia duhet te jete intensive, ne menyre qe te mos vazhdohet me ashtu si eshte bere deri tani. Futbolli eshte nje sport teper zbavites, por nese dhuna futet ne mes, atehere eshte teper e veshtire qe te luash dhe te shohesh akte te dhunshme, nga ana e disa tifozeve, qe nuk shkojne ne stadium per te pare nje ndeshje. Pra, mendoj se masat duhet te jene drastike, ashtu si edhe po veprohet. Gjithcka ndodhi pas vdekjes se nje polici dhe dihet se gjithmone pasi derdhet gjak, fillon lufta. Te urojme qe kjo te mos ndodhe me, sepse do te ishte kulmi dhe gjithcka do te bente nje hap te madh prapa".

  10. #770
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Mbyllen stadiumet, nis kryengritja!

    9 Shkurt Vendimi i marre nga Keshilli i Minstrave, i aprovuar ne Parlament dhe me pas i konfirmuar edhe nga Ministri i Brendshem, Xhuliano Amato, ka rene si nje "gure i rende" tek presidentet e klubeve, te cilet kane kercenuar se do te hidhen ne revolte, nese kjo situate do te vazhdoje keshtu edhe ne javet e ardhshme, deri ne fund te sezonit. Po keshtu, edhe lojtaret, edhe pse nuk kane marre "drite jeshile" nga Shoqata Italiane e Fubollisteve, kerkojne qe t'i hapen dyert tifozeve.

    Kristiano Lukareli, i "xhindosur"

    I pari qe ka ngritur me shume nga te gjithe zerin ka qene Kristiano Lukareli, kapiteni i skuadres se Livornos, qe nuk do te prese tifozet e saj, duke pare se stadiumi "Armando Picchi" do te mbyllet. Lukareli u shpreh: "I respektojme vendimet e qeverise, por ne futbollistet kerkojme qe te mos kete diskriminime mes stadiumeve te hapura dhe atyre te mbyllura: ndryshe, mund te ndalojme dhe ne dhe te protestojme, sepse keshtu nuk vazhdohet. Kemi edhe ne te drejte qe per nje te diele te reflektojme". Ndersa Lukareli ka thirrur per nje revolte, Shoqata e Futbollisteve, ne nje deklarate per shtyp, u shpreh: "Futbollistet jane absolutisht dakort me ligjet e reja anti-dhune, te vendosura nga Qeveria, por kerkojne qe te abonuarit te kene te drejtat e tyre dhe te respektohen. Po ashtu, Shoqata e Futbollisteve nuk parashikon asnje manifestim antisportiv, ne forme greve, ne lidhje me vendimet e marra nga Federata Italiane e Futbollit, ne bashkepunim me Keshillin e Ministrave".

    Kievo mban nje qendrim strikt

    Edhe nga klubi i Kievos ka ardhur nje reagim i pare, ne lidhje me situaten e krijuar, pas mbylljes se disa stadiumeve. Presidenti i verdhebluve u shpreh: "Objektivi nuk eshte qe te ndalojme kampionatin, sepse eshte ne interesin e te gjitheve qe te vazhdoje, por une kisha dicka tjeter per te shtuar. Nese kane rene dakort qe te mos presim tifoze, atehere nuk mund te themi se i kemi luajtur takimet brenda fushes".

    Atalanta, nje "jo" kategorike

    Presidenti i Atalantes, Ivan Ruxheri, ka folur edhe per nje rruge te trete, duke pare se nuk eshte e mundur qe te luhen te gjitha takimet me dyer te mbyllura. Padroni bergamask eshte i bindur se nese ulet numri i tifozeve, atehere dicka mund te behet dhe situata mund te ndryshe. Te pakten te abonuarit te kene vendin e tyre. Nuk eshte e vertete se kemi mberritur ne nje pike kritike, ku mund te luajme apo jo. Nuk eshte keshtu, pasi ka nje rruge tjeter. Sigurisht, pa tifoze, eshte nje vetevrasje".

    Torino, pak me e qete

    "Urbano Kairo, presidenti i klubit te Torinos, pas mbledhjes se Liges, u shpreh optimist per nje zgjidhje te problemeve, por ruajti qendrimin e tij, per stadiumet e mbyllura: "Mendoj se eshte nje dem i madh per ato klube, duke pare se tifozet jane gjithcka per nje stadium futbolli. Kjo do t'i jepte avantazhe televizioneve, duke pare se do te rritej numri i shikuesve. Ndryshimi i orareve me pelqen, duke pare se Torino humbet ne mbremje...".

    Firence, ende ne heshtje

    Nderkohe, ne Firence nuk ka pasur ende asnje reagim zyrtar, duke pare se presidenti Dela Vale eshte ende i perjashtuar, per ate qe ndodhi ne vere dhe pas proceseve te "Calciopoli"-t.

    Napoli, qyteti ngrihet ne kembe

    Ne Napoli te gjithe jane kunder vendimeve te Qeverise dhe presidenti De Laurentis, ne nje interviste te dhene per nje gazete napoletane, u shpreh: "Mendoj se eshte nje padrejtesi. Te mbyllesh nje stadium si "San Paolo", ne Serine B, ku publiku eshte i madh ne numer, eshte dicka e padrejte".

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •