Morati: Te gatshem per bashkepunim!
8 Shkurt "Jam i bindur se nese biem dakort me organet e tjera kompetente, do te zgjidhim kete situate. Milano ka probleme dhe kete nuk e ve ne dyshim"
Masat drastike qe lidhen me stadiumet jo ne norme te Serise A kane tronditur shume presidente klubesh, duke pare se pjesa me e madhe e ketyre skuadrave do te luajne pa tifoze. Pasi Galianit, qe foli i pari ne lidhje me kete vendim, duke mbrojtur impiantin e "San Siro"-s dhe duke kerkuar lejekalimin per te abonuarit, foli edhe Masimo Morati. Presidenti i Interit ka marre pjese ne takimin e zhvilluar ne Milano, me prefektin, per te vleresuar situaten e stadiumit "San Siro", ne baze te normave te reja anti-dhune. "Kjo emergjence e re duhet te na shtyje drejt nje zgjidhjeje te cilen duhet ta kishim ndjekur me pare. Mendoj se dekreti i ri do te jete teper thelbesor ne luften kunder dhunes dhe si klubi i Interit, ashtu edhe ai i Milanit, jane bashkuar per te ndihmuar kete projekt. Por, ashtu si miku im Galiani, edhe une do te thoja se nuk mund te ndalojme te abonuarit, te cilet jane pjese e klubit, nese e shohim nga nje kendveshtrim. Dyert e mbyllura edhe ne Europe? Do te shohim, duke pare se duhet te perballemi me nje problem tjeter. Ne realitet, ne Milano rreziku ekziston, por ne kete moment duhet te ndjekim edhe kete situate. Shpresoj qe te merren masa drastike, per te ndalur kete dhune. Mendoj se siguria e shoqerise vjen ne radhe te pare. Presidentet e klubeve ne greve? Nuk bashkohem me kete nisme, nese eshte e vertete. Nuk eshte e drejte qe te protestojme, ne nje moment teper kritik. Do te ishte nje problem me shume", perfundoi Morati.
Krijoni Kontakt