Close
Faqja 75 prej 311 FillimFillim ... 2565737475767785125175 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 741 deri 750 prej 3101
  1. #741
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morati: Te gatshem per bashkepunim!

    8 Shkurt "Jam i bindur se nese biem dakort me organet e tjera kompetente, do te zgjidhim kete situate. Milano ka probleme dhe kete nuk e ve ne dyshim"



    Masat drastike qe lidhen me stadiumet jo ne norme te Serise A kane tronditur shume presidente klubesh, duke pare se pjesa me e madhe e ketyre skuadrave do te luajne pa tifoze. Pasi Galianit, qe foli i pari ne lidhje me kete vendim, duke mbrojtur impiantin e "San Siro"-s dhe duke kerkuar lejekalimin per te abonuarit, foli edhe Masimo Morati. Presidenti i Interit ka marre pjese ne takimin e zhvilluar ne Milano, me prefektin, per te vleresuar situaten e stadiumit "San Siro", ne baze te normave te reja anti-dhune. "Kjo emergjence e re duhet te na shtyje drejt nje zgjidhjeje te cilen duhet ta kishim ndjekur me pare. Mendoj se dekreti i ri do te jete teper thelbesor ne luften kunder dhunes dhe si klubi i Interit, ashtu edhe ai i Milanit, jane bashkuar per te ndihmuar kete projekt. Por, ashtu si miku im Galiani, edhe une do te thoja se nuk mund te ndalojme te abonuarit, te cilet jane pjese e klubit, nese e shohim nga nje kendveshtrim. Dyert e mbyllura edhe ne Europe? Do te shohim, duke pare se duhet te perballemi me nje problem tjeter. Ne realitet, ne Milano rreziku ekziston, por ne kete moment duhet te ndjekim edhe kete situate. Shpresoj qe te merren masa drastike, per te ndalur kete dhune. Mendoj se siguria e shoqerise vjen ne radhe te pare. Presidentet e klubeve ne greve? Nuk bashkohem me kete nisme, nese eshte e vertete. Nuk eshte e drejte qe te protestojme, ne nje moment teper kritik. Do te ishte nje problem me shume", perfundoi Morati.

  2. #742
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Galiani: Nuk duhet te ndalojme te abonuarit!

    8 Shkurt Per stadiumin "San Siro" te Milanos, gjithcka eshte shtyre per sot, duke pare se gjithcka duhet vendosur ende. Nese dekreti i ligjit qe do te vije, qe eshte aprovuar nga Keshilli i Ministrave, parashikon dyert e mbyllura edhe ne kete impiant, prefekti i Milanos paraqet planin e tij. Ne fakt, dje, Xhan Valerio Lombardi ka dhene autorizimin qe ne "San Siro" te hapen dyert, por qe ne stolat e stadiumit te kete shume me pak njerez se zakonisht, duke pare se nuk mund te kete nje dyndje, nese parametrat e sigurise nuk permbushen plotesisht. Ky ka qene thelbi i diskutimit ne fund te Komitetit per Rregullin dhe Sigurine, i thirrur dje per te bere nje analize te situates te stadiumit milanez.

    Si presidenti i Interit, Masimo Morati, ashtu edhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani kane kerkuar qe ne stadium te futen te pakten vetem te abonuarit dhe jane impenjuar per te mbledhur shume agjente. Galiani, ne fund te kesaj mbledhjeje, ka folur ne lidhje me vendimet e marra nga Keshilli i Ministrave: "Nese dekreti do te konfirmohet, ashtu si edhe masat qe ai parashikon, atehere do te luajme me dyer te mbyllura. Kerkesa e Liges eshte sidoqofte ajo per te futur vetem te abonuarit, pa pjesen tjeter te publikut", por me pas ka perseritur se "me shume se ajo qe ka bere si Interi, ashtu edhe Milani, nuk mund te behet". Per "San Siro"-n, ne fakt, te dy klubet milaneze i jane futur punes per vendosjen e pikave te kontrollit, duke shpenzuar 20 deri ne 22 milion euro, ne menyre te parakohshme. Gjithcka do te marre fund vetem pas nje muaji. Natyrisht, qe standartet te arrihen do te duhet qe te gjithe te presin deri ne tetor, ashtu si shpjegon Galiani. "San Siro eshte nje stadium i madh dhe ndaj punet do te perfundojne vetem ne tetor".

  3. #743
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Amato: Disa klube nuk jane dakord

    8 Shkurt Ministri i Brendshem sqaron: "Qetesia dhe siguria e familjeve vlen me shume se sa interesat ekonomike qe pretendojne qe spektakli te vazhdoje"



    Nga bota e futbollit do te vije "nje presion ne menyre qe spektakli te vazhdoje, sepse nderhyrjet e shtetit dhe te klubeve varen nga futbolli. Ne kemi per detyre, karshi forcace te rendit dhe qytetareve te thjeshte, t'i bejme balle ketyre presioneve". Ne kete menyre eshte shprehur dje, pas nje mbledhje te jashtezakonshme te Keshillit te Ministrave, Ministri i Brendshem, Xhuliano Amato, duke nderhyre ne Dhomen e Deputeteve, ne lidhje me ngjarjet e ndeshjes Katania-Palermo dhe per vdekjen e Filipo Racitit, duke shpjeguar se "qetesia dhe siguria e familjeve italiane vlen me shume se interesat ekonomike qe pretendojne qe spektakli te vazhdoje". Ne lidhje me takimin Katania-Palermo, nje derbi sicilian, Amato u shpreh: "Ndeshja Katania-Palermo shfaqte nje shqetesim te madh, prej kohesh dhe jo vetem kete sezon. Disa kishin kerkuar qe te shtyhej, sepse mendonin per rrezikun qe mund te shfaqte. Pas nje sere presionesh, prefekti pranoi qe ndeshja te luhej ne oren 18:00. Ndaj, jane vene ne dispozicion 1350 forca policie. Gjithcka ndodhi pasi tifozet e Palermos hyne teper vone ne stadiumin "Massimino", per shkak te nje vonese te autobuzave, ndaj dhe forcat e rendit u gjenden perballe nje problemi serioz, jo shume te pergatitur. Duhet qe te gjithe te dine se futbolli, ne Itali, eshte nje nga katalizatoret e dhunes, sepse kthehet ne nje manifestim per dhunen, duke i dhene mundesi disa personave te shperthejne ne nje vandalizem te pazakonshem, pa nje motiv konkret. Edhe une gabova duke firmosur ne dhjetor nje dekret, qe i lejonte disa klubeve qe te mbanin hapur stadiumet, edhe pse keto nuk i pergjigjeshin normatives se Pizanut", perfundoi Amato.

  4. #744
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rihapet futbolli, por jo stadiumet

    8 Shkurt

    Mbledhja e fundit e Keshillit te Ministrave, i thirrur ne apel per te marre masa drastike ne lidhje me aktet e dhunes qe kane perfshire futbollin, i ka dhene nje "grusht" te forte grupeve te tifozeve, duke mbyllur dyert e shume stadiumeve. Mbledhja eshte zhvilluar ne nje nga dhomat e Pallatit Kixhi. Sigurisht, edhe pse situata duket shume kritike, ne ajer nuk qarkullojne lajme te mira dhe fjala e fundit do t'i takoje Luka Pankalit, komisarit te jashtezakonshem te Federates Italiane te Futbollit, i cili do te flase te premten, duke dhene vendimin perfundimtar dhe qendrimin e organizates te cilen drejton, perkohesisht. Por, nga ajo qe kuptohet, miratimi i nje dekreti te ri do te sjelle pakenaqesi dhe kjo dallohet qarte dhe ne ligjet e reja anti-dhune.

    Disa nga masat drastike

    Ne dekretin e ri, te miratuar nga Keshilli i Ministrave, parashikohet "Perjashtimi nga ngjarjet sportive, per personat te cilet dyshohen se kane marre pjese ne menyre te drejteperdrejte apo jodirekte ne akte dhune, eshte rritur ne shtate vjet; arrestimi ne flagrance, per rastet e shkeljes, ka shkuar ne 48 ore, nga 36 qe ishte; denime nga 5 deri ne 15 vjet (jo me nga 3 ne 15) per ato qe kryejne veprime te dhunshme dhe i bejne nje rezistence forcave te rendit, me arme, por edhe nepermjet hedhjes se objekteve te forta, duke perfshire ketu edhe fishekzjarre apo lende plasese; denime ne mase per ato persona, te cileve i konfiskohen lende plasese, tymues apo objekte te tjera te rrezikshme per sigurine e shoqerise.

  5. #745
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Italia: Po, kemi nje problem!

    8 Shkurt Gazetat e perditshme italiane dhe penat me te rendesishme te gazetarise sportive jane ngritur te gjithe per te denuar dhunen qe ka perfshire futbollin e ketij vendi. “Corriere dello Sport”, “Gazzetta dello Sport”, “Tuttosport”, te gjitha keto gazeta i kane ndjekur ngjarjet nga afer. Kjo eshte nje permbledhje e shkrimeve me te bujshme, te kryeredaktoreve te gazetave kryesore sportive italiane, ne aleancen e tyre per te kundershtuar ne cdo forme dhunen.



    Edhe sa viktima do te duhen?

    Nga Alesandro Vokateli, kryeredakor i “Corriere dello Sport”

    Eshte e padiskutueshme qe ndalimi i kampionait ishte gjeja e duhur. Dhimbja ishte teper e madhe, indinjata, ndienja e boshllekut, e pafuqise shume e forte dhe ankthi qe ka shoqeruar fubollin gjate ketyre viteve teper i madh. Po, ishte dicka e duhur qe topi qendroi pezull, por duke u perqendruar tek rasti i vetem, tek fatkeqesia e kesaj radhe largohemi nga fakti i vertete. Sa vite ka qe kjo situate nuk ndryshon? Dhjete? Njezete? Sa kohe kemi qe pavaresisht reformave dhe ndryshimeve vazhdojme te shohim perplasje, sherre, vdekje, se bashku me tifozet e pafajshem qe largohen te gjakosur nga stadiumet gjithmone e me teper te boshatisur. Ne buletinin e ne lufte bilanci i viktimave eshte dicka e zakonshme dhe per sa kohe edhe futbolli do te jete nje buletin lufte, kam frike qe gjerat do te jete e veshtire qe te ndryshojne.

    Mbaj mend, mbase ka qene viti 1981, kur shkruajta nje prej artikujve te mi te pare per ne gazete. Ishte nje mbledhje ku te gjithe institucionet e bashkuan dhe biseduan per eliminimin e dhunes ne stadiume. Nje cerrek shekulli me vone, pas shume viktimave gjate viteve, jemi ketu duke qare per vdekjen e nje babai te ri, te nje tjeter njeriu te pafajshem. Duhet te ishim tani ketu per te biseduar per ndeshjet, situiaten ne klasifikim, vlerat, respktin dhe te gjithe mesazhet e tjera pozitive qe transmeton kjo loje. Por, e vetmja gje qe po bejme eshte t’i shpjegojme vetes qe nuk mund te vazhdohet me keshtu dhe qe dicka duhet te ndryshoje. Sa here e kemi thene kete, sa here e kemi thene kete me perpara? I kemi vendosur rrjeta metalike stadiumeve, kemi ndare tifozerite, kemi modifikuar sistemin e shites se biletave, pikerisht pasi i kemi shtruar vetes kete pyetje ne vitet e fundit. Po per lotsjellesat? Po per fishekzjarret? Po per njerezit qe do te vijne perseri neper stadiume me te njejtin mentalitet “kafsheror”?

    Futbolli beri gjene e duhur qe ndaloi, por nese askush nuk del permbi kete lum, do te vazhdojme te numerojme te demtuarit dhe te vraret, atehere mbase do te ishte me mire qe ta zhduknim pergjithmone kete loje “vdekjeprurese”.



    Ne, baballaret e atyre krimineleve

    Nga Karlo Verdeli, kryeredaktor i “La Gazzetta dello Sport”

    Nga dolen te gjithe ata njerez te armatosur deri ne dhembe, qe vraponin midis rrugeve te Katanias duke hedhur gure, ne mes te kaosit dhe reve me gazin lotesjelles? Nga cilat shtepi, nga cilat shkolla dhe bare dolen? Mbase ende nuk e kane kuptuar, por do te vije nje dite qe kushdo qe mori pjese ne ate mbremje ku logjika humbi kuptimin e saj do te ndieje ne ndergjegjen e tij, sadopak, jeten e humbur te nje polici te gjore, i cili u gjend ne vendin e gabuar, ne momentin e gabuar. Emri i tij ishte Filipo Raciti dhe ishte nje prej atyre qe nderhyne per te qetesuar cmendurine qe shpertheu ne stadium. Por, mund te kishte qene edhe nje emer i dyte, ai i Luixhi Silvestrit, qe shpetoi mrekullisht nga nje bombe e hedhur m’u perpara tij, duke i krijuar nje vrime te madhe ne kembe. Pas te gjithe ketyre qe ndodhen pyetja qe duhet te shtrohet eshte: “Cfare po prisnim? A ishte e nevojshme qe dikush te vdiste? Nje reagim i madh ka perfshire te gjithe Italine, por vetem perpara pak ditesh dikush tjeter kishte vdekur per faj te futbollit, dikush i quajtur Ermano Likursi, i rrahur deri ne vdekje ne daljen e nje stadiumi te kategorise se trete. Ishte kjo tragjedi ajo qe beri qe te mbahej nje minute heshtje perpara derbit sicilian Katania?Palermo, i cili nga ana e tij detyroi te gjithe vendin te mbante nje jave heshtje. Futbolli mund te vazhdoje te mbaje minuta heshtje pa fund, por me shume per shkak te pafuqise se tij per te ndryshuar, se sa per vete dhembjen qe ai shkakton. Nga dolen ata te rinj qe shkaterruan Katanian per nje nate? Cfare po mendonin dhe cfare shkuan te shikonin? Po sloganet dhe kenget qe leshonin vazhdimisht kunder gjithckaje dhe te gjitheve? Djemte e kujt ishin? Kush i frymezoi? Kush dhe cfare e transformoi pasionin e tyre ne terbim, deshiren e tyre ne urrejtje? Keto nuk jane pyetje retorike, por pyetjet qe duhet te marrin me cdo kusht pergjigje nese duam qe fjala futboll te jete e huaj me vdekjen. Duhet ta pyesim veten shume seriozisht dhe te mendohemi shume gjate per te gjetur pergjigjen e duhur.

    Italia ka nje problem dhe ky nuk ka te beje me futbollin, publikun apo rendin. Kjo ka te beje me mendesine e thelle te vendit, shqetesimet e atyre qe na qeverisin, menyren se si organizojme shkollat tona, shtepite dhe familjet. Ky eshte problemi i nje vendi, qe kur e thua ne kete kontekst, tingellon ironike qe eshte kampion bote. Ky eshte nje shqetesim qe na perket te githe neve, pasi jemi ne prinderit e atyre te rinjve te terbuar ne Katania dhe nese nuk do te reagojme, neser mund te qajme vete femijet tane. Vdekja e Racitit dhe e shume te tjereve duhet te rendojne jo mbi ndergjegjen e dores qe i vrau, por mbi ndergjegjen e kombit.



    Nje viktime mbi ndergjegjen mbarekombetare

    Nga Kandido Kanavo, ish?kryeredaktor dhe komentator i “La Gazzetta dello Sport”

    Boll! Kishim shpresuar qe nuk do te perserisnim kurre me kete fjale, qe e thame per here te pare perpara 12 vitesh, kur nje jete u keput ne mesin e saj perpara ndeshjs midis Xhenoas dhe Milanit. Tani, nje tjeter vdekje ka zbritur ne futbollin tone, ose me mire, ne qyteterimin e futbollit, i cili pa fshehur fjalet, eshte shnderruar ne nje aktivitet vdekjeprures. Ndodhi ne Katania, qytetin tim te dashur dhe te trishtuar, atje ku eshte formuar nje skuader e forte dhe dinjitoze, atje ku krimi i organizuar vazhdon te tolerohet nga autoritetet. Nje krim ne diten festive te Shen Agates, te shenjtorit dhe martirit kristian te qytetit ndodhi. Futbolli do te jete subjekt i traumes dhe i nje nderprerje te pashmangshme, por mendimet tona te para shkojne per policin qe humbi jeten e tij duke bere detyren ne nje stadium, ku nje derbi duhet te festohej. I vrare nga nje bombe letre qe i shpertheu ne fytyre, nje arme e frikshme e luftes ne qytet. Nje forme e organizuar krimi, pasi nje mjet i tille nuk mund te ndertohet ne stadium dhe me pas te perdoret aty per aty per te vrare nje nenpunes te shtetit, qe me 1 200 eurot qe fitonte ne muaj perpiqej te mbante familjen. Nuk ka rendesi se dora e kujt e vrau. Ky eshte nje krim i perseritur, i nje “gangrenizimi” kronik qe eshte kultivuar nga futbolli gate viteve. Ky eshte nje krim qe nuk i perket vetem Katanias, por edhe zymtesise se stadiumeve tona, sloganeve te turpshme qe lexojme dhe ndienjes se dhunes qe ka pushtuar atmosferen e futbollit. Eshte e hidhur ta pranosh, por ne kulturen tone sportive dhuna eshte shnderruar ne dicka te natyrshme. Vetem perpara pak ditesh shkruam per shpritin e madh te nje skuadre te vogel si Katania. E kur lexoje ate shkrim te dukej sikur flisje per dicka te shkeputur nga realiteti italian, nje qytet te qete, nje skuader ku mund te luaje me te vertete futboll dhe te provoje ndienjat e tij me te pastra, si pasioni e spektakli. Minuta e heshtjes e mbajtur perpara neshjes, per nje tjeter viktime te futbollit duket tani si nje ironi e hidhur e fatit. Po te shihje skenat e derbit sicilian, me bombat prej letre dhe gazin lotsjelles, qe detyroi ndeshjen te nderpritej me 30 minuta, perballjet e huliganeve neper shkallet e stadiumit dhe rruget e qytetit, atehere nuk duhet ta kishe shume te veshtire te kuptoje perse ne te gjithe boten te shikojne shtrember po t’u thuash qe je sicilian. Pas boshllekut qe krijoi nderprerja e nje jete, do te vije perseri boshlleku dhe zymtesia e stadiumeve te boshatisura. Nuk mund te ndodhe ndryshe. Per sa kohe ne stadiumet tona do te endet ne menyre kercenuese vdekja, me kosen e saj, atehere askush nuk mund te pretendoje qe stadiumet tona te mbushen dhe futbolli te na transmtoje pasionin dhe spektaklin qe ne kerkojme.

  6. #746
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    MekKlaren: U perpoqem, por mungoi cilesia

    9 Shkurt Periudha e Stiv MeKKlarenit ne krye te Anglise po shkon drejt nje humnere te thelle dhe, pas i thyer dhe i zhgenjyer, ai pranoi te merkuren ne mbremje se publiku ishte i justifikuar per sharjet dhe vershellimat ndaj skuadres. MekKlareni u largua nga fusha nen rrebeshiin tashme te zakonshem te vershellimave dhe ai pranoi se nje reagim i tille ishte i justifikueshem pas paraqitjes se dobet te radhes nga ana e "Luaneve". "Humbja eshte zhgenjyese dhe une mund ta kuptoj reagimin e publikut", u shpreh ai. "Ne u mundem dhe tifozet nuk kane se si te jene te kenaqur. Ata prisnin shume nga ne perpara ndeshjes dhe une e kuptoj shume mire pse reaguan ne kete menyre. Ne fakt, filluam shume mire, por disa prej lojtareve sonte nuk luajten ne nivelet e tyre te zakonshme. Edhe vete lojtaret e dine kete. Kjo ishte pjesa zhgenjyese e ndeshjes dhe une ia bera te qarte te gjitheve. Perpjekjet qene maksimale nga ana e te gjitheve, por na mungoi cilesia. Ne e nisem mire ndeshjen, por me pas filluam ta humbisnim topin shume kollaj dhe kete nuk mund ta besh ndaj nje skuadre me cilesite e Spanjes".

    MekKlareni i beri bisht shume pyetjeve per problemet e mundshme te skuadres se tij dhe sidomos per te ardhmen e pankines se tij ne nje periudhe te erret per Angline. Por, ai pranoi se ishte habitur nga menyra se si disa lojtare kryesore te Premiershipit nuk ishin te afte te perrserisnin formen me klubet e tyre edhe me kombetaren e Anglise. Ai diti vetem te numeronte vetem nje rast te paster per gol, madje edhe ai erdhi ne pese minutat e para te ndeshjes. "Te gjithe e pane qarte se na mungoi cilesia", vazhdoi MekKlareni. "Askush nuk mund ta fshehe faktin se ne nuk patem cilesi ne sulm. Nuk ditem te japim pasimin e fundit, korsin e fundit e finalizimin e aksioneve dhe keto gjera ne nivele te larta jane shume rendesi. Ndonjehere loja jone fillestare ishte e mire, por finalizimi i aksioneve ishte mjaft i dobet".

    Vershellimat e publikut do te jene nje shqetesim i madh per Stiv MekKlarenin, pas nje serie prej kater ndeshjesh pa fitore dhe taktikat e tij u vune ne dyshim edhe nga trajneri i Spanjes, Luis Aragones. "Ajo qe me habiti ishte fakti qe ata na lejuan shume shpesh te luanim 2 kunder 1 ne krahun e majte", u shpreh trajneri i Spanjes. "Kjo me habiti, sepse mendova se pas probleme te para ata do ta korrigjonin kete situate. Anglia eshte nje skuader e forte, por ne menduam me shpejt se ata dhe lojtaret e mi e dinin se ku ta dergonin topin kur e merrnin ate. Mendoj se ne kete ndeshje ky ishte ndrysshimi i vertete mes te dyja skuadrave".

    Paraqitja e portierit debutues te Anglise, Ben Foster u cilesua nga trajneri MekKLaren si "nga notat e pakta pozitive", por lojtaret e tjere te labderuar nga Stivi ishin nje surprize: Xhonatan Udgejt e Kiron Dajer. "Ne kemi kaluar vetem dy dite se bashku, madje edhe keto seanca stervitore jane prishur disi nga lojtaret e demtuar", vazhdoi me tej MekKlareni. "Ky nuk eshte nje justifikim, eshte nje arsye objektive. Ne kishim gjashte apo shtate lojtare te cilet donim t'i provonim ne formacionin titullar, por ata u terhoqen per shkak demtimesh, prandaj u detyruam te krijonim nje formacion disi eksperimental. Dhe, per shkak te kesaj, na mungoi bashkepunimi. Dhe kjo eshte mjaft zhgenjyese, sepse miqesoret e ketij niveli jane shume te vlefshme per te pare vlerat reale te skuadres. Une mendoj se Ben Foster luajti shume mire, Rio Ferdinand ishte ne nivelin e tij te zakonshem dhe Xhonatan Udgejt ishte shume i mire ne mbrojtje dhe une jam shume i kenaqur edhe me paraqitjen e Kiron Dajerit, pasi ai nuk ndaloi gjate gjithe takimit. Megjithate, humbja eshte humbje. Ne krijuam shanse, por na mungoi cilesia e duhur ne 1/3-n e fundit te fushes per te qene te rrezikshem perpara portes".

  7. #747
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    MekKlaren, shperfytyruesi i Anglise!

    9 Shkurt Stivi duhet t'i ktheje "Luanet" ne stilin e tyre tradicional, ate te ritmit te larte e agresivitetit, pasi keshtu nuk po shkon askund

    Rob SMITH, "The Guardian"

    Stive MekKlaren ka qene nje i huaj ne shtepine e tij qe nga dita qe erdhi ne krye te Anglise. Kurre me pare nje trajner i "Luaneve" nuk ka gezuar me pak besim se ai; kurre me pare ai nuk ka qene kaq i vershellyer qe ne diten e pare te drejtimit te ekipit nga pankina. Dhe, pavaresisht nese kjo vinte nga bashkepunimi i tij me Sven Goran Eriksonin dhe Maks Klifordin, nga propaganda apo filozofia e tij, ose edhe nga ajo buuzeqeshje e dyshimte, rendesi ka fakti qe publiku nuk e ka pelqyer kurre MekKLarenin si trajner te Anglise. Graham Teilor e Kevin Kigan nuk punuan mire ne kete rol, por te pakten njerezit neper rruge i besuan atyre ne fillim. Glen Hodell dhe Erikson ishin te huaj ne natyre apo ne emer, por te pakten ata ishin trajnere kompetente. Ndersa MekKlareni ka rrezik te jete sinonimi i te gjitha te keqijave te ketyre trajnereve se bashku. Perpjekja e tij per te futur taktikat e sofistikuara ne nje futboll kaq tradicional nuk e ka ndihmuar Stivin. Iniciativa eshte shume e vlefshme, por ajo e MekKlarenit nuk kane qene e sakte, duke e bere ate aspak popullor. Ne epoken e Eriksonit kishte ankesa publike se suedezi nuk eksperimentonte sa duhet te miqesore, ndersa tani te gjithe ankohen se MekKlareni po eksperimenton me shume sec duhet. Pra, ne kete cast Stivit te gjore nuk po i ecen asgje per se mbari.

    Taktika e Stivit,

    shume e rremujshme

    Para ndeshjes, MekKlareni e pershkroi masterplanin e tij si: "Nje formacion te tipit 4-4-2 apo 4-3-3, me tendenca dinamike". Por nese plani ishte kaq i parregullt teorikisht, dihej se ai do te ishte nje rremuje e vertete ne fushe, dhe keshtu ndodhi vertet. Frenk Lampardi luajti si nje mesfushor i majte i brendshem, perpjekja e fundit e kote per ta pershtatur ate dhe Xherardin ne te njejtin formacion ne mesfushe, por ai nuk dha rendimentin qe jep zakonisht te Celsi, sepse ishte jashte teritorit te tij. Forma sulmuese e Anglise ishte nje pesekendesh i parregullt te cilin vete lojtaret nuk dinin ta ekzekutonin. Disekuilibri reflektohej nga fakti qe i vetmi lojtar titullar mengjerash, ishte portieri, Ben Foster. Ndryshimet jane nje gje e mire, por shume te tille sjellin probleme dhe ky ishte formacioni i katert i ndryshem i Anglise ne kater ndeshjet e fundit. Eriksoni nuk kishte nje "paln B", por MekKlareni ka kaq shume ide sa qe nuk e di me se cili eshte "plani A". Ne te vertete, problemi i Eriksonit nuk ishte se ai mbeshteste gjithnje te njejtin sistem, por fakti qe ai luante gjithnje i frikesuar. Ndersa MekKlareni, ne kontrat te plote me ish-shefin e tij, duket se po perpiqet te behet shume guximtar. Cdo skuader futbolli ka nevoje per nje sistem baze, ndersa MekKlareni ne kete cast duket se nuk po i reziston dot shpirtit te tij "aventurier". Duke e bere kete, ai ka devijuar ne menyre drastike nga premtimi qe beri kur mori pankinen e "Luaneve", kur tha se do te perpiqej ta kthente skuadren ne nje stil me tradicional anglez. "Ne duhet te luajme si nje skuader angleze me stilin anglez, dhe jo te synojme te kopjojme ndonje skuader tjeter", shprehej ai atehere. "Ne duhet te pranojme faktin se kemi nje stil teresisht ndryshe nga cdo shtet tjeter".

    "Luanet" nuk kane

    ende nje identitet

    Por kjo nuk u pa ne shumicen e humbjes me Spanjen, kur Anglia u duk pa ide shumicen e kohes, madje duke tentuar ta luftonte Spanjen me armet e saj me te forta, me zoterimin dhe perpunimin e topit. Dhe ne fund erdhi edhe ajo qe meritonim, humbja. Por edhe kthimi ne stilin e vjeter anglez nuk do te ishte aq i sakte, sepse atij stili duket se i ka kaluar koha, te pakten qe pas ardhjes se Arsen Venger ne krye te Arsenalit. Edhe Teilori, mbeshtetes i madh i futbollit direkt, e pranoi se ai stil nuk pi me uje ne futbollin modern. Por Anglia ka prioritet te sajin anen fizike dhe ajo ate teknike, prandaj gjetja e nje sistemi te ndermjetem nuk do te jete e lehte. MekKlareni po perpiqet te gjeje me kompjuter se cili eshte ky stil, por ai duhet te provoje sa me shpejt stile te ndryshem ku lojtaret e tij japin maksimumin. Nuk eshte nje koincidence qe periudhat me te mira te Anglise, ne fillim te seciles pjese, erdhen kur Anglia e "mbyti" Spanjen me ritmin e larte te lojes si dhe agresivitetin e saj natyral. Ne dy ndeshjet e para te MekKlarenit, Anglia, me stilin direkt te lojes, shenoi nente gola, dhe pse ndaj rivalesh te dobet. Te pakten ne ate menyre nuk dorezoheshim kaq merzitshem sa te merkuren ne mbremje me Spanjen dhe une jam i bindur se nese kjo ere nuk ndryshon shpejt, MekKlareni do t'i thote lamtumire postit.

  8. #748
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Karrager: Tani do te na shihni!

    9 Shkurt "Pronaret e rinj do t'i lejojne klubit tone qe te konkurroje ne merkato me me te medhenjte, ndersa stadiumi i ri do te na ngreje ne nje nivel tjeter"

    Mbrojtesi anglez, Xhemi Karrager thote se pronaret e rinj amerikane do te bejne te mindur qe klubi i "Anfield" te konkurroje me Mancesterin, klubin me te pasur ne vend, nga pikepamja financiare. Heroi i te kuqve, Karrager shton se bisedimet me pronaret e rinj Xhorxh Xhillet dhe Tom Hiks e kane bindur ate se klubi do te jete ne duar te sigurta ne te ardhmen. Karrager i ka takuar te dy nje nate para se ata do te beheshin pronaret e rinj te Liverpulit dhe ai mendon se "te kuqte" tani i kane te gjitha shanset per t'u ngritur ne nje nivel me te larte. "Te gjithe lojtaret kane komunikuar me njeri-tjetrin gjate dy diteve pas shitjes se klubit dhe te gjithe ishim te entuziasmuar, pasi e dime qe klubi do te arrije nje nivel me te larte. Ne jemi duke shpresuar qe kjo do te na ndihmoje qe te arrijme ne te njejtin nivel me Junaitedin. Do te ishte e kendshme te mendonim qe mund te kishim aq para sa dhe Celsi, por une mendoj se nuk eshte dicka e parealizueshme. Te jesh i afte te perballesh ne merkato me Junaitedin do te ishte shume mire dhe kjo do te na lejonte qe te synonim te blinim edhe futbolliste te medhenj, te synuar edhe nga skuadra te tjera te medha. Une mendoj qe pronaret e rinj do te na ndihmojne qe te permiresohemi dhe gjeja kryesore eshte qe te formojme nje skuader sa me te fuqishme. Njekohesisht, jane premtuar fondet e mjaftueshme per ndertimin e stadiumit te ri dhe kjo do te ishte dicka e shkelqyer, pasi ne kete impiant do te argetoheshin shume breza ne vazhdim. Ne kemi folur me pronaret vetem per 10-15 minuta te henen ne darke. Ata me thane mua dhe Stivit te njejtat gjera qe kane permendur dhe ne konferencen per shtyp, duke na bere te qarte qe interesi i tyre per klubin ishte shume i madh. Kjo eshte gjithcka ajo qe mund te shpresonim te degjonim".

  9. #749
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ljungberg e dashuron ende Arsenalin

    9 Shkurt Mesfushori veteran pergenjeshtron zerat e shtypit, qe perflasin nje kalim te tij te mundshem te tij tek Milani ose Reali

    Mesfushori i Arsenalit Fredi Ljungberg kembengul se nuk ka ndermend te braktise "Emirates Stadium". Suedezi ka qene shume i kerkuar nga Milani dhe Reali i Madridit, por ai vazhdon te mbeshtese tranjerin Arsen Venger dhe klubin e tij. Ljungberg eshte ende duke u riaftesuar nga problemet shendetesore qe pati ne barazimin me Porstmunthin, ne dhjetor. Ai shtoi: "Une kam qene tek Arsenali ne tete vitet e fundit dhe tani jam lojtari me i vjeter qe luan ketu. Kur kam qene i ri, isha i informuar se shume klube donin te me blinin. Mund te kisha shkuar ne Spanje ose Itali, por une u takova me Arsenin dhe te dy kishim te njejten filozofi per menyren se si duhet te luhej futbolli. Une kam shkuar kunder asaj cka njerezit thonin dhe ka qene vertet nje udhetim i shkelqyer. Me pelqen te luaj futboll ne menyren sesi ai duhet te luhet. Ka pasur zera edhe ne te kaluaren qe thonin se une do te shkoja tek Reali ose tek Milani, por une kam thene gjithmone se gjeja me e rendesishme eshte qe te fitosh dhe te jesh i suksesshem. Une jetoj per te fituar gjera dhe ne jemi duke e bere kete tek Arsenali pra nuk shoh asnje arsye per t'u larguar. Kemi formuar nje marredhenie vertet te mire tek Arsenali. Me pelqen shume kjo gje dhe prandaj kam qendruar gjate".

    Marredhenia e suedezit me Vengerin eshte nje arsye me shume, por shume e forte per te qendruar ne "Emirates". Ljungberg shton: "Ka shume gjera qe e bejne Vengerin te vecante. Eshte shume inteligjent dhe nga menyra sesi i trajton lojtaret, jo vetem per ate cka ata bejne ne fushe, por gjithashtu ne menyren sesi ata logjikojne menderisht dhe sesi ata sterviten brenda ne dhomen e zhveshjes, pra ai nuk do qe te lindin probleme te medha atje. Ai e di sesi deshiron te luaje dhe kembengul per te. Ai ka qene nje nder me te miret dhe e ka treguar shume mire, e jam i sigurt qe do te vazhdoje ta tregoje". David Dein (ish pronari i Arsenalit) i ka ofruar Arsenit nje pune per jeten dhe kjo eshte dicka qe lojtaret do ta mbeshtesin. Une shpresoj qe ai te qendroje edhe per dhjete vitet qe do te vijne". Champions League do te rikthehet ne kete muaj dhe Ljungberg e pret me padurim perballjen me PSV-Eindhovenin. Ljungberg shton: "Humbja ne finalen e vitit te shkuar ishte nje zhgenjim teper i madh per te gjithe. Sforcimi qe beme ne kampionat ishte teper i madh, vecanerisht gjate muajve te dimrit, pasi kishim humbur shume pike. Me Barcelonen ishim te lodhur dhe ndeshja nuk shkoi ashtu sic e kishim planifikuar. Gjithsesi, eshte e vertete qe kjo skuader arrin te jete gjithmone ne nje nivel shume te larte ne ndeshjet me eliminim te drejteperdrejte dhe besojme qe kemi perseri shanse te mira per te arritur nje sukses ne Champions League".

  10. #750
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Mancesteri premton rikthimin ne maje

    9 Shkurt Ne "Old Trafford" jane te bindur qe do ta rikthejne Junaitedin ne vendin e pare, te renditjes se klubeve me te pasura ne bote

    Mancester Junaited vazhdon te kryesoje bindshem listen e klubeve me te pasura ne Angli, edhe pse ai ka humbur supremacine europiane dhe ka rene pas disa prej rivaleve te kontinentit. Sipas raportit vjetor te "Deloitte", Junaited eshte tashme vetem klubi i katert me i pasur ne Europe, pas gjigandeve spanjolle te Realit e Barcelones, si dhe pas Juventusit. Ne "Old Trafford" te gjithe jane optimiste per nje rikthim te shpejte te "Djajve" ne majen e ketij klasifikimi, per shkak te rritjes se perfitimeve nga sponsoret dhe e drejta televizive. Tre skuadrat me me teper te ardhura ne Europe kane perfituar kryesisht nga parate e shumta qe kane siguruar nga negocimi individual i te drejtave televizive, por ne "Old Trafford" nuk kane ndermend te kerkojne modifikime. "Mancesteri ka pranuar negocimin kolektiv te te drejtave televizive, nga ana e Premier League", deklaroi klubi nepermjet zedhenesit te tij. "Shefi yne ekzekutiv, David Gill e ka sqaruar disa here kete teme dhe familja Glejzer e mbeshtet pa kushte ne kete ceshtje. Te ardhurat tona ne vitin pasardhes do te permiresohen dukshem, si pasoje e kontrates se re sponsorizuese me "AIG" dhe rritja e te ardhurave te te drejtave televizive. Ketu, besojme qe Mancesteri do te rikthehet shume shpejt ne klubin me fitimprures ne bote".

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •