Trezege: E ardhmja? Flasim ne qershor!
2 Shkurt "Tani per tani as qe nuk kam nder mend qe te largohem nga Torino, sepse i kam premtuar klubit se do te ndihmoj ekipin te ngjitet ne A"
Sulmuesi francez, David Trezege, ne nje interviste per shtyp te dhene per "Juventus Channel" eshte shprehur teper optimist per te ardhmen dhe eshte ndalur te horizonti i ri, nese do te largohej nga Juventusi. Por, francezi ka nenvizuar faktin se deri ne qershor nuk do te levize nga Torino, duke pare se i ka premtuar klubit qe te ndihmoje skuadren per t'u ngjitur ne Serine A. "Kam folur me klubin: ne kete moment objektivi me i rendesishem eshte qe te ngjitemi ne A, me pas do te shohim ne fund te kampionatit, duke u bazuar edhe te ekipi qe do te vije". Por, pyetja qe shtrohet nga te gjithe eshte se cfare do te bej Trezege, duke pare se kontrata e tij skadon ne vitin 2008 dhe duke futur ketu faktin se "Zonja" nuk do te luaje ne Champions League, sezonin e ardhshem. "Keto jave kam folur me administratorin e deleguar Blank, me drejtorin Alesio Seko dhe jam keshilluar edhe me Deshampin: mendoj se tani per tani Juventusi eshte zgjedhja ime e pare. Ne fund te kampionatit do te shohim se si do te shkojne gjerat, per te vendosur. Kam shtate vjet qe luaj ketu te Juventusi dhe nuk jam merzitur per asnje moment. Ky eshte nje motiv krenarie per mua dhe shume lojtare te tjere. Mendoj se ne gjithe keto vite i kam dhene dicka klubit. Por, nuk duhet te flasim per nje te ardhme, duke pare se ende nuk kemi siguruar daljen ne Serine A. Nese ky Juventus do te kthehet konkurrues dhe protagonist, edhe pse jo ne Champions, atehere nuk ka arsye qe une te largohem". Ne fund, bomberi francez eshte ndalur te trofeu i Champions League, te cilin nuk e ka fituar asnjehere. "Champions eshte endrra ime e mbetur ne sirtar. E kam jetuar si protagonist dhe humbem me penallti ndaj Milanit, ne finale. Hidherimi eshte i madh per mua, duke pare se isha nje nga ana lojtare qe humben penalltine. Te gjithe me duan dhe une kam respekt per ta, edhe pse nuk mendoj se i kam rikembyer besimin qe me kane dhene, gjithmone".
Krijoni Kontakt