Katania vazhdon me koke lart
29 Janar Kur gjithcka po i drejtohej fundit dhe fitores se Atalantes, me golin e shenuar nga Zampanja ne pjesen e pare, 18 vjecari japonez i Katanias, ne debutimin e tij me fanellen e sicilianeve befason te gjithe, duke barazuar rezultatin. Bergamasket humbin keshtu dy pike, duke dale nga fusha vetem me nje, pas nje paraqitje te shkelqyer. Ndersa, persa i perket Katanias, ndeshja e sicilianeve nuk eshte nga me te mirat, por djemte e Marinos i shpetojne pesimit te humbjes. Me kete barazim, Katania arrin Lacion, ne vend te katert, ne kuoten e 30 pikeve, dy pike siper Atalantes, ne kuoten e 28 pikeve.
Krijoni Kontakt