Sheva: E ardhmja, me e mire!
26 Janar "Mbeshtetja e tifozeve eshte me te vertete e pabesueshme per mua. Kam kaluar disa momente te veshtira, por tani shoh perpara me optimizem"
Andrij Shevcenko ka rigjetur besimin tek e ardhmja tek Celsi. Sulmuesi ukrainas e ka pare veten te akuzuar ne javet e fundit, per shkak te atyre qe mendonin se ai po mbeshtetej tek Roman Abramovic per te ushtruar presion mbi Murinjon. Sidoqofte, pas nje serie prej dhjete ndeshjesh pa shenuar gol, 30-vjecari e rimori veten ne ndeshjen e se merkures kunder Uajkombit (4-0), ku me dy gola i rezervoi nje vend bluve ne finalen e Kupes se Liges. Shevcenko shpreson se do te vije nje fillim i ri tek skuadra perendimore e Londres. "Pas nje muaji eshte mese normale qe nje sulmues te shenoje serish nje gol", tha ai. "Gjithashtu, eshte e rendesishme qe te luaje mire dhe mbeshtetja e tifozeve eshte e pabesueshme", tha Shevcenko ne televizionin e Celsit: "Tani cdo gje eshte me mire dhe besoj ne te ardhmen".
Pas ndeshjes, Hoze Murinjo deklaroi: "Ai kishte nevoje me shume per nje ndeshje te mire se sa per nje gol. Sheva duhet mbeshtetur, por gjithmone ka patur agresivitet dhe deshire. Keto jane te gjitha cilesite qe ne kerkojme nga lojtaret tane, plus aftesise per te shenuar gol, e cila atij nuk i mungon". Ne deklaraten e tij, Murinjo u perqendrua edhe tek parrullat e tifozerise, qe i kerkonin largimin: "Une e adhuroj turmen", tha trajneri i Celsit. "Nje Mirupafshim Murinjo' dhe 'Ulu Morinjo' ishin vertet argetuese. Une kam vertet respekt per kete skuader, sepse kjo eshte dicka qe me argeton". Celsi humbi javen e fundit ne perballjen me Liverpulin, por ata mbeten perseri gjashte pike pas kryesuesve te Mancesterit ne kampionat, pas humbjes se Junaited ne fushen e Arsenalit. Ne ndeshjen e radhes, Murinjo, qe ka kerkuar me kembengulje gjate merkatos nje perforcim per mbrojtjen e tij, mund te mbeshtetet tek rikthimi i Bularuzit, ndersa Roben nuk eshte ende gati per te luajtur. Murinjo shton: "Kemi ende dhe kater frone per te arritur, por deri tani nuk kemi bere aq sa duhet. Tani duhet te perqendrohemi dhe te mendojme. Ne duhet te kemi besim tek aftesite tona, pasi me kalimin e ndeshjeve, hapesira e lejuar per gabime reduktohet gjithmone e me shume".
Krijoni Kontakt