Close
Faqja 40 prej 311 FillimFillim ... 3038394041425090140 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 3101
  1. #391

    Post Anēeloti: Mund tė bėnim mė shumė

    Barazimi 0-0 ndaj Lacios e ka kėnaqur pjesėrisht Karlo Anēelotin:

    "Nuk ndihem i zhgėnjyer nga paraqitja, shpjegoi trajneri i Milanit, - luajtėm mirė, por nė fushė kishte shumė trysni. Na mungoi pasimi i fundit pėrpara, ndėrsa nga faza mbrojtėse ndihem i kėnaqur. Ndoshta gabuam mė tepėr se zakonisht." Xhilardino pėsoi njė ndėrhyrje tė rėndė nga ana e Behramit: "Ishte anjė faull qė duhej tė ishte ndėshkuar me kartonin e kuq, kėshtu qė arbitri gaboi."
    Ndeshja me siguri nuk ishte prej atyre pėr t'u mbajtur mend, por barazimi nė "Olimpiko" nuk ka qenė pėr t'u flakur tutje pėr Milanin, pėrkundrazi. Nė kuadėr tė Champions-it, situata ka mbetur e pandryshuar, ndėrsa nė nivel loje u bė njė hap prapa, edhe pse Karlo Anēeloti nuk u duk edhe aq i zemėruar nga paraqitja e djemve tė tij: "Ishte njė ndeshje disi e bllokuar, por nuk luajtėm keq. U treguam tė zotė dhe nuk i lejuam shumė hapėsira Lacios. Mund tė kishim bėrė diēka mė shumė nė sulm dhe tė tregoheshim mė tė saktė." Trajnerit nuk i erdhi mirė qė ndėrhyrja e Behramit ndaj Xhilardinos nuk u ndėshkua: "Duhej tė ishte dhėnė kartoni i kuq, - shpjegoi ai, - tani Alberto ka njė dėmtim nė kavilje dhe tė shohim pėr sa kohė do tė mungojė."
    What Goes Around, Comes Around

  2. #392

    Post Mourinjo, pėrpara udhekryqit ne Uajkomb

    Pas humbjes ndaj Liverpulit, gjysmėfinalja e kupės duket jetike pėr tė ardhmen e trajnerit portugez.


    E ardhmja e Hose Mourinjos te Ēelsi ėshtė vėnė nė dyshim pas humbjes ndaj Liverpulit si dhe pas diferencės prej gjashtė pikėsh qė ėshtė krijuar me rivalėt pėr titull. Imagjinoni pozicionin e tij nėse Ēelsi do tė humbasė nė ndeshjen gjysmėfinale tė kthimit ndaj Uajkombit pėr Kupėn e Ligės. Uajkombi ka barazuar me "blutė" nė ndeshjen e parė tė zhvilluar para dy javėve. Pas humbjes 2-0 ndaj Liverpulit ditėn e shtunė, turpi i humbjes ndaj njė skuadre tri divizione mė poshtė mund tė jetė shumė pėr tifozėt e Ēelsit dhe pėr pronarin e klubit Roman Abramoviē. Por Ēelsi ka avantazhin e tė luajturit nė shtėpi ndeshjen e dytė ndaj Uajkombit dhe kjo mund tė jetė hera e parė qė tė besuarit e Mourinjos arrijnė nė njė finale tė kupės nė kėto tri sezone. Nė gjysmėfinalen tjetėr do tė pėrballen Arsenali dhe Totenhemi. Mourinjo, i cili e udhėhoqi Ēelsin drejt dy titujve kampionė radhazi, ėshtė i vetėdijshėm qė gjėrat nuk po shkojnė pėr sė mbari nė "Stemford Bridge". Atij i ėshtė komunikuar se nuk mund tė sjellė lojtarė tė rinj nė skuadėr gjatė merkatos sė muajit janar, edhe pse mbrojtja e Ēelsit po vuan mungesėn e kapitenit Xhon Terri dhe ka humbur shėrbimin e Arjen Robenit pėr njė muaj, pas njė dėmtimi tė holandezit nė kėmbė. Mourinjo ka deklaruar se skuadra e tij konkurron ende pėr katėr kompeticione, jo si Manēester Junajtid dhe Liverpuli qė janė respektivisht jashtė Kupės sė Ligės dhe dy kupave. "Liga e Kampioneve na pret nė fund tė muajit shkurt kur shpresoj qė situata tė ketė ndryshuar, - tha Mourinjo. - Nė Carling Cup, edhe pse kemi kėto probleme, duhet tė mundim Uajkombin dhe tė arrijmė finalen". Premier Liga do tė mungojė pėr njė javė, pasi skuadrat do tė jenė tė impenjuara nė ndeshjet e kupės, me raundin e katėrt tė FA Cup si dhe gjysmėfinalet e Kupės sė Ligės. "Ėshtė njėlloj si nė FA Cup, - tha Mourinjo. - Duhet tė mundim Notingem Forest (tė dielėn) dhe tė arrijmė nė raundin tjetėr. Nė Premier Ligė do tė ndeshemi me Blekbėrnin mė 31 janar dhe me ta duhet tė fitojmė me ēdo kusht. Duhet tė futemi nė fushė me mentalitet tė fortė, jo duke qarė dhe me mendje te ndeshja e radhės. Jam i lumtur qė ndeshja do tė luhet ditėn e martė. Kur nuk fitoj, shpresoj qė nė ndeshjen e radhės tė arrij objektivin sa mė shpejt". Ēelsi shpreson tė harrojė sa mė shpejt ndeshjen e dobėt qė zhvilloi ndaj Liverpulit me njė fitore bindėse ndaj Uajkombit, tė cilėt arritėn ta barazojnė rezultatin, pasi gjendeshin me njė gol disavantazh nė "Adams Park". Gjėrat mund tė shkonin edhe mė keq pėr Mourinjon. Manēester Junajtid ka qenė shumė pranė thellimit tė diferencės me vendin e dytė, kur udhėhiqte 1-0 vetėm shtatė minuta para pėrfundimit tė takimit me Arsenalin. Por "Topēinjtė" kanė shėnuar dy gola nė minutat vendimtare dhe kanė fituar tri pikėt. Pasi Robin van Persi barazoi, Tierri Henri ka shėnuar me kokė golin e fitores nė minutėn e tretė shtesė, duke u mohuar "Djajve" thellimin e diferencės me kampionėt nė fuqi. Tė kėnaqur pas atij kthimi tė rezultatit nė minutat e fundit, "Topēinjtė" shkojnė nė "White Hart Lane" tė mėrkurėn nė formė tė mirė dhe me rezultate pozitive nė ndeshjet e fundit. "Kemi mbėrritur nė njė moment kur ēdo gjė ka rėndėsi, - tha trajneri francez Venger, skuadra e tė cilit fitoi pesė ndeshje kupe dhe kampionati radhazi, duke shėnuar 17 gola. "Objektivi ynė ėshtė tė mbetemi nė kėtė gjendje". Por Vengeri mendon tė lėrė nė pushim disa nga lojtarėt e formacionit bazė dhe nė ndeshjet e kupės tė aktivizojė disa lojtarė tė rinj.
    What Goes Around, Comes Around

  3. #393

    Post Arsenal

    Fitorja e Arsenalit nė minutat e fundit ka pasur edhe ēmimin e saj, pasi autori i golit tė parė tė "Topēinjve", Robin van Persi, ka thyer kėmbėn dhe do tė mbetet jashtė fushave pėr rreth gjashtė javė. Holandezi u fut nė fushė si zėvendėsues dhe shėnoi golin e barazimit vetėm shtatė minuta nga pėrfundimi i takimit. Tierri Henri shėnoi golin e fitores nė minutėn e fundit shtesė. Robin van Persi ishte nė dyshim me njė problem nė kavilje qė nė fillim tė takimit.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #394

    Post Arsen Venger: Gjithēka e hapur.!

    Trajneri i Arsenalit: Ku i duhet...ne dhe Liverpuli mund tė pretendojmė.


    Trajneri Arsen Venger tha se Arsenali e ka mbajtur tė hapur luftėn pėr titullin e Premier Ligės, me fitoren 2-1 nė minutat e fundit ndaj udhėheqėsve tė Manēester Junajtid. "Djajtė" kanė humbur mundėsinė mė tė mirė pėr tė thelluar avantazhin nė tabelėn e kalsifikimit, pasi goli i Uejn Runit ėshtė zhvlerėsuar nga ai i holandezit Van Persi si dhe nga goli nė minutėn e fundit shtesė nga francezi Tierri Henri. Pas humbjes sė Ēelsit ndaj Liverpulit, distanca mes katėr skuadrave tė para nė tabelėn e klasifikimit ėshtė ngushtuar ndjeshėm. Manēesteri gjendet nė kuotėn e 57 pikėve pas 24 javėve tė para, Ēelsi ka 51, Liverpuli 46 dhe Arsenali 45. I pyetur pėr garėn drejt titulli kampion, Vengeri tha: "Do tė jetė e hapur pėr kėdo, pėr ne dhe Liverpulin mė pak, por asnjėherė nuk i dihet. Nė dhjetė minutat e fundit tė takimit, Manēesteri ishte kampion. Por tashmė nuk mund ta themi kėtė. Junajtidi do tė jetė pretendenti kryesor pėr titullin, sepse edhe sot luajti shumė mirė. Sigurisht qė nėse ata nuk arrijnė objektivin e tyre, do tė zhgėnjeheshin shumė. Tė gjithė kanė ende nga njė shans, ne mbase mė pak se tė tjerėt, por nga ky moment e tutje do tė luftojmė pėr tė fituar ēdo ndeshje". I kėnaqur nga mėnyra se si skuadra e tij e interpretoi ndeshjen, pasi ishte nė disavantazhin e njė goli, ai tha: "Kjo skuadėr po zhvillohet shumė, me lojtarė tė rinj, tė etur dhe tė udhėhequr nga Tierri Henri. Mė pėlqen kur i shoh nė ndeshje tė tilla si ajo me Manēesterin, ku nė fund fitojnė, edhe pse gjenden pėr pjesėn mė tė madhe tė 90 minutave nė disavantazh". Vengeri shtoi: Kėto lloj ndeshjesh na japin mė shumė fuqi, mė shumė besim dhe mė shumė respekt. Skuadrat qė luajnė kundėr nesh, janė tė kujdesshme".
    What Goes Around, Comes Around

  5. #395

    Post Manchester United

    Geri Nevill, kapiteni i "Djajve", e ka pėrshkruar humbjen 2-1 ndaj Arsenalit si njė "thyerje dhėmbėsh", por ka thėnė se shokėt e tij do tė rikthehen pėrsėri te fitorja. Nevilli tha: "Ishte njė ndeshje dramatike, por kjo duhet harruar sa mė shpejt. Fakti qė jemi akoma gjashtė pikė larg Ēelsit, nuk na ngushėllon aspak. Ėshtė e vėshtirė ta mendosh kėtė si njė gjė pozitive. Kemi luajtur shumė mė keq kėtu dhe nė fund tė fundit kemi arritur tė fitojmė"
    What Goes Around, Comes Around

  6. #396

    Post Ferguson: Humbja do tė na ndihmojė

    Trajneri i Manēesterit: Jua siguroj, do t'u rikthehemi shpejt fitoreve.


    Sėr Aleks Ferguson ka kėmbėngulur se humbja dramatike nė "Emirates Stadium" do tė ndihmojė skuadrėn e tij tė vazhdojė me vullnet maksimal luftėn pėr titullin e Premier Ligės. Fergusoni ka mbetur i shtangur nė mbrėmjen e sė dielės, duke parė skuadrėn e tij tė shkatėrrohet nė minutat e fundit tė takimit me anė tė golave tė Robin van Persit dhe Tierri Henrisė, ku dukej se goli i Uejn Runit u kishte dhuruar atyre tri pikė tepėr tė vlefshme qė do ta thellonin nė nėntė pikė diferencėn me kampionėt e Ēelsit. Por Fergusoni ka qenė optimist pas pėrfundimit tė takimit me Arsenalin, megjithėse "Djajtė" nuk kanė arritur tė nxjerrin pėrfitime nga fitorja e Liverpulit. "Jemi tė gjithė tė dėshpėruar, - deklaroi Fergusoni, - por kemi dhe shtatė ndeshje tė tjera jashtė fushe, tė cilat janė njėsoj tė rėndėsishme dhe me siguri qė kjo humbje do tė na ndihmojė pėr ndeshjet qė na kanė mbetur. Do tė rikthehemi pėrsėri te fitorja dhe nuk do tė bėjmė gabime tė tilla, pėr kėtė mund t'ju siguroj". Manēesteri dukej se kishte siguruar tri pikė tė tjera pas golit tė Uejn Runit, i cili nuk shėnonte nė shtatė ndeshje radhazi. Por goli i Van Persit, i shėrbyer nga Ēesk Fabregas, i ka hapur rrugėn njė tjetėr goli nga francezi Tierri Henri, i cili e ka lėnė tė shtangur trajnerin skocez. Fergusoni duhet tė shikojė problemin qė mund tė ekzistojė nė mbrojtjen e Manēesterit, pasi tė dy golat e pėsuar kanė ardhur nga krosime nga e majta e zonės sė rreptėsisė. "Kėto lloj ndeshjesh janė gjithmonė tė vėshtira, - shtoi ai. - Nuk mund tė thuash se mund tė dominojmė njė ndeshje pėr 90 minuta. Nė disa momente, Arsenali kishte kontrollin e lojės, sidomos nė pjesėn e dytė. Forma jonė ishte e mirė dhe sipas meje lojtari mė i mirė nė fushė ishte Majkėll Kerrik", - shtoi Fergusoni.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #397

    Post AS Roma

    Kapiteni, sa shumė faulle tė pėsuara!
    Franēesko Toti reagoi ndaj goditjes me bėrryl tė Galantes, por ai i livornezit ishte faulli i 61-tė i pėsuar nga romanisti gjatė kėtij sezoni dhe i 1652-ti nė 15 vite karrierė. Njė goxha shifėr shqelmash apo tė shtyrash tė marra, po tė kihet parasysh se Del Pieros nė 16 vite i janė shkaktuar 1242 ndėrhyrje tė parregullta. Njė reagim i justifikueshėm me pak fjalė, sikurse kanė pohuar shokėt e tij fill pas ndeshjes, tė bashkuar nė "slloganin" "Toti duhet mbrojtur".
    What Goes Around, Comes Around

  8. #398

    Post Roma dėnon gjestin: Franēesko Toti gaboi

    Pas ndėshkimit tė kapitenit tė kryeqytetasve me karton tė kuq si rrjedhojė e reagimit ndaj Galantes, ka gjykime tė ndryshme.


    "Duhet tė ecim pėrpara sa mė tė qetė, nuk dua tė flas pėr titullin." Kanė qenė kėto fjalėt e Rozela Sensit nė hyrje tė hotel Sheratonit nė Romė, ku po zhvillohej asambleja e jashtėzakonshme e Federatės Italiane tė Futbollit, pėr miratimin e statutit tė saj tė ri. Duke iu kthyer reagimit tė Totit, qė solli ndėshkimin e kapitenit tė Romės me karton tė kuq, Sensi shtoi: "Nuk kam asgjė pėr tė thėnė pėr sa i takon vendimit tė gjyqtarit, - saktėsoi ajo. - E konsideroj shumė tė shėmtuar dhe tė dhunshme goditjen e Galantes me bėrryl, por kjo nuk e justifikon reagimin e Franēeskos, por besoj se edhe kjo do t'i shėrbejė." Lidhur me njė gjobė tė mundshme nga ana e klubit ndaj kapitenit, e bija e presidentit Sensi ka theksuar: "Janė gjėra qė i pėrkasin ekskluzivisht klubit..." Por ndėrkohė qė Roma e dėnon gjestin e Franēesko Totit, ka edhe nga ata qė e "mbrojnė" kapitenin verdhekuq. Si nė rastin e ish-zv.komisionerit tė federatės, Demetrio Albertini, apo tė presidentit tė Livornos, Aldo Spineli.
    Demetrio Albertini "Padrejtėsia e vėrtetė ka qenė gjykimi i ndryshėm pėr episodin: Airoldi nuk u ndihmua nga gjyqtari i katėrt... Nė atė rast njė karton i verdhė pėr tė dy lojtarėt do tė kishte qenė mė i drejtė, ose nėse donte tė tregohej mė i rreptė, mund t'u nxirrte tė dyve tė kuqin. Nėse Franēesko u provokua? Kėto janė gjėra qė ndodhin nė fushė, tha ish-lojtari i Milanit, - problemi nuk ėshtė kufja e arbitrit, por njė gabim nė gjykim. Besoj se nė fushė si ndihmė teknologjike do tė ishte mė e dobishme tė kishte gjithnjė sensorė nė vijėn e portės si nė Udine, mė tepėr sesa kėto radiot me kufje", - ka pėrfunduar Albertini.
    Aldo Spineli "Disa reagime tė Totit duhen kuptuar. Ai ėshtė njė kampion i madh qė merr shumė shqelma." Nė mbrojtje tė kapitenit tė Romės ka dalė edhe presidenti i Livornos, Aldo Spineli. "Pėr mendimin tim, gjyqtari nuk e ndėshkoi pėr reagimin ndaj Galantes, - shpjegoi ai mė pas, - por sepse Toti nuk iu afrua atij pasi drejtuesi i takimit e thirri tė paktėn dy herė. Ka qenė ajo sjellje qė e bėri tė vendoste t'i nxirrte kartonin e kuq. Pėrndryshe mendoj se do tė kishte ndėshkuar me karton tė verdhė si Totin, ashtu edhe Galanten."
    Roberto Donadoni "Nėse ka marrė karton tė kuq, do tė thotė se ka gabuar me siguri. Unė aksionin nuk e kam parė, por nga gazetat qė kam lexuar, duket se gjesti qė ka kryer nuk ka qenė dhe aq i rėndė." Kėshtu ėshtė shprehur trajneri i kombėtares italiane, Roberto Donadoni, lidhur me ndėshkimin e Totit me karton tė kuq nė ndeshjen Livorno-Roma. Kjo ėshtė njė gjė e keqe edhe pėr kombėtaren? "Nuk ėshtė se duhet tė diskutojmė pėr ēdo episod qė i ndodh Totit, - ėshtė pėrgjigjur Donadoni. Vlerėsimet bėhen duke marrė parasysh shumė gjėra." Po sikur Toti tė telefononte pėr t'ju thėnė se ėshtė i gatshėm tė grumbullohet me pėrfaqėsuesen? "Do tė mendohemi, tė shohim", - buzėqeshi trajneri.
    Xhixhi Riva "Ata qė flasin, nuk e dinė ē'do tė thotė tė goditesh me 100 shqelma. Toti gaboi, por reagimi ėshtė njerėzor. Edhe njė baba mund ta humbasė ndonjėherė kontrollin ndaj tė birit, edhe pse ėshtė e gabuar."
    What Goes Around, Comes Around

  9. #399

    Barēa synon kuroren e dimrit

    Katalanasit do tė luajnė nesėr ndeshjen e fundit tė fazės sė parė. Trajneri: Sakrifica, mbi spektaklin.

    Primera Divizion Ndeshja e Prapambetur Sot.
    (21:00) Betis - Barcelona


    Barcelona, e bazuar te forma e shkėlqyer qė po kalon sulmuesi Havier Saviola, do tė pėrpiqet tė shkėputet e vetme nė krye tė klasifikimit, nė ndeshjen e prapambetur qė do tė luajė nesėr ndaj Betisit. Ky takim, i cili duhet tė zhvillohej nė dhjetor, por u shty pėr shkak tė impenjimit tė Barēės nė botėrorin e klubeve, do tė mbyllė fazėn e parė tė kampionatit spanjoll. Barcelona ka 38 pikė, po aq sa Reali dhe Sevilja. Betisi, pavarėsisht se renditet vetėm nė vendin e 18-tė, ka treguar njė pėrmirėsim tė dukshėm nėn drejtimin e trajnerit tė ri, Luis Fernandez, dhe ka eliminuar Realin e Madridit nė Kupėn e Mbretit.
    Rajkard - Barcelona ėshtė njė skuadėr e famshme nė tė gjithė botėn pėr skpektaklin qė dhuron, por trajnerit Frenk Rajkard i pėlqen mėnyra sesi futbollistė sakrifikojnė pėr njėri-tjetrin, pėr arritjen e fitores. Tė dielėn, kampionėt e Spanjės morėn njė tripikėsh tė lehtė pas fitores 3-0 ndaj Gimnastikės. "Nuk ishte njė ndeshje shumė tėrheqėse, - tha Rajkardi, skuadrės sė tė cilit i mjafton vetėm njė pikė ndaj Betisit pėr t'u shpallur kampione e "dimrit", - por dua t'i pėrgėzoj futbollistėt e mi qė u treguan tė matur dhe tė qetė deri nė fund. Ata ishim shumė seriozė nė fushėn e lojės dhe punuan shumė pėr njėri-tjerin. Kjo mė pėlqen mė shumė mua, ashtu siē u pėlqen tifozėve futbolli sulmues." Ndėrsa pėr kundėrshtarin qė me vetėm dhjetė pikė mbyll tabelėn e klasifikimit, trajneri holandez tha: "Ata kanė mentalitetin e duhur dhe njė organizim tė mirė. Nėse do tė punojnė gjithmonė si sot, do tė bėjnė gjėra tė mira. Kanė pak mangėsi nė sulm, por mund tė jenė njė surprizė nė pjesėn e mbetur tė sezonit."
    Saviola - Saviola ishte autori i golit tė parė nė fitoren e katalanasve. Pėr argjentinasin, ky ishte goli i shtatė nė katėr ndeshjet e luajtura nė vitin 2007, duke u bėrė idhulli i "Kamp Nou"-t, nė pritje tė Etosė. Ky i fundit do tė rikthehet nė fillim tė shkurtit, ndėrsa tė dielėn tifozėt e Barēės kontestuan Rajkardin kur zėvendėsoi Saviolėn me Gudjohnsenin. Golat e tjerė pėr kampionėt e Europės u shėnuan nga Zhyli dhe Injesta. "Ishte njė natė shumė e bukur, - tha Saviola. - Unė jam i kėnaqur me punėn qė bėmė pėr ta fituar ndeshjen. Personalisht po kaloj njė nga momentet mė tė lumtura, ndėrsa skuadra nuk mund tė japė maksimumin e saj nėse elementėt thelbėsorė nuk janė nė formėn mė tė mirė." Mė pas 25-vjeēari shtoi: "Ishte njė fitore e vėshtirė ndaj njė skuadre tė mirorganizuar, pėr kėtė e vlerėsojmė maksimalisht tripikėshin e marrė. Kemi mundėsi ta mbyllim tė parėt fazėn e parė dhe kjo na jep besim."
    What Goes Around, Comes Around

  10. #400

    Post Kapelo, i lumtur me "look"-n e ri

    "Don Fabios" i pėlqen fytyra e re "merengese": Jemi nė rrugėn e duhur. E ardhmja do tė flasė pėr ne.

    Trajneri i Realit tė Madridit, Fabio Kapelo, ka pėrgėzuar futbollistėt e rinj nė skuadėr pėr punėn e mirė tė bėrė tė dielėn nė Majorka, ku Reali fitoi 1-0. Hoze Antonio Rejes shėnoi me njė goditje dėnimi golin me vlerė tri pikėsh, 13 minuta nga fundi. Tani skuadra e "Don Fabios" ndodhet nė vend tė parė me 38 pikė, aq sa Barcelona dhe Sevilja. Barēa ka njė ndeshje mė pak, por ka mbetur edhe e gjithė faza e dytė pėr t'u luajtur. "Jam shumė i kėnaqur me paraqitjen e futbollistėve, - tha trajneri italian. - Skuadra ėshtė nė kushtet ideale psikologjike. Tė fitosh nė Majorkė, nuk ėshtė aspak e lehtė. Deri tė mėrkurėn do tė jemi nė vend tė parė dhe kjo mė bėn dyfish tė lumtur. Na ka mbetur edhe njė pjesė kampionati, por mendoj se ky ekip e ka kaluar mė tė vėshtirėn." Kapelo ka sfiduar presion e krijuar nga mungesa nė skuadėr tė Raulit, Bekhamit, Ronaldos, Emersonit, Roberto Karlosit, Gutit, Salgados dhe Kasanos, qė pėr arsye tė ndryshme nuk ishin nė Majorkė. Ish-trajneri i Juves vazhdon tė bazojė gjithēka te njė "look" i ri, qė sė fundi ka bėrė pėr vete edhe tifozėt "merenges". Gago, Diarra, Robinjo, Higuain dhe Rejes janė pėrfaqėsuesit. "Jam i lumtur qė kėta "fėmijė" luajtėn mirė nė njė fushė kaq tė vėshtirė, - vazhdoi Kapelo. - Jemi nė rrugėn e duhur dhe jam i bindur se e ardhmja do tė flasė pėr ne." Ndėrkohė, autori i golit, Rejes, tha: "Kjo ishte njė fitore shumė e rėndėsishme, sepse tani jemi nė vend tė parė, sė bashku me Barcelonėn dhe Seviljen. Mendoj se po luajmė nė nivelet qė dėshirojmė. Fatmirėsisht do tė kalojmė njė javė pa ndeshje kupe, nė tė cilėn do tė pėrgatitemi si duhet pėr Vilarealin. Njė tjetėr fitore do tė ishte shumė e rėndėsishme para ndeshjeve tė vėshtira qė na presin nė tre muajt e ardhshėm."
    What Goes Around, Comes Around

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •