Bekami, katastrofe per “arken” e Realit
22 Janar Nga largimi i ish kapitenit te kombetares angleze ne SHBA, klubi madrilen mund te humbe
deri ne 50 milion euro ne vit
Vendimi i David Bekamit per t’u larguar per ne Spanje do t’i kushtoje Realit te Madridit 30 milion sterlina cdo vit. Nje studim i dy profesoreve spanjolle tregoi qe “dhembjen” me te madhe largimi i ish kapitenit te kombetares angleze do ta krijoje ne arken e klubit. Fransesk Pujol i Universitetit te Navarres dhe Pedro Garsiadel Barrio i Universitetit te Katalunjes sapo kane perfunduar nje studim qe synon te mase vleren e vertete te futbollisteve me te medhenj ne bote. Ne kete renditje Bekam ishte vetem i kateri, pas Ronaldinjos, Ronaldos dhe Uejn Runit. Eshte interesant fakti qe David ka pesuar renie gjate kohes qe kakaluar ne “Bernabeu”, pasi ne fillim te sezonit vetem Ronaldinjo ishte perpara tij. Megjithate, duke patur parasysh vleren e ish kapitenit te Anglise ne termat e te drejtes se imazhit, te popullaritetit dhe ekspozimit ne media, humbjet e Realit te Madridit jane me te vertete kolosale. Autoret e studimit theksojne: “Kontributi i Bekamit eshte shume me i madh se te ardhurat e drejteperdrejta qe siguron Reali i Madridit nga perqindja qe ka per imazhin e Bekamit. Futbolli po shnderrohet gjithmone e me shume ne nje industri argetimi, ku pjesa me e mire e te ardhurave vijne nga cilesia dhe reputacioni i skuadres. Nga niveli i saj, nga spektakli dhe popullariteti i saj midis njerezve, te gatshem te paguajne gjithmone e me shume para per keto skuadra. Ne kete aspekt, vlera e individeve behet teper e rendesishme dhe Bekam i ka garantuar cdo vit Realit te Madridit nje total prej 30 50 milion eurosh perfitime. Pavaresisht problemeve ne formen e tyre, Bekam dhe Ronaldo kane qene ne vitet e fundit dy burimet kryesore te te ardhurave te Realit, pas atyre nga te drejtat televizive dhe perfitimet e krijuara nga biletat e abonimet vjetore”.
Sipas kontrates 4 vjecare qe do te skadoje kete ere, Reali i Madridit perfiton 50% te te ardhurave nga shfrytezimi i imazhit te David Bekamit. Dhe shumica e futbollisteve te Realit besojne qe eshte shume e rendesishme qe klubi te shfrytezoje cilesine e Bekamit ne luften per titull, edhe pse Kapelo ka premtuar qe David nuk do te luaje me kurre asnje minute per Realin. Robinjo, mesfushori brazilian i madrileneve thote: “Shume prej futbollisteve mendojne qe eshte jetike per skuadren qe te pershije Bekamin ne lojen e saj ne muajt ne vazhdim. Ne qofte se do te kemi probleme me demtimet, atehere prezenca e Bekamit ne skuader do te jete shume e rendesishme, vecanerisht ne ndeshjet e Champions League, si ajo me Bajernin e Mynihut qe po afron”. Nga kalimi i Bekamit ne skuadren e Los Anxhelos Galaksise, ne SHBA po perjetohet nje bum i vertete, mbi te gjitha persa i perket kerkeses per bileta dhe rritjes se perfitimeve te klubeve nga shitja e te drejtave televizive. Dje u mesua qe Hjuston Dinamo, kundershtarja e pare e Los Anxhelosit ne kampionatin qe do te nise ka regjistruar nje rritje ne perfitimet e saj nga biletat e shitura prej 200%, edhe pse David do te mungoje ne kete takim, i programuar per t’u luajtur ne 8 prill.
Krijoni Kontakt