Close
Faqja 37 prej 311 FillimFillim ... 2735363738394787137 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 3101
  1. #361
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bekami, katastrofe per “arken” e Realit

    22 Janar Nga largimi i ish kapitenit te kombetares angleze ne SHBA, klubi madrilen mund te humbe

    deri ne 50 milion euro ne vit

    Vendimi i David Bekamit per t’u larguar per ne Spanje do t’i kushtoje Realit te Madridit 30 milion sterlina cdo vit. Nje studim i dy profesoreve spanjolle tregoi qe “dhembjen” me te madhe largimi i ish kapitenit te kombetares angleze do ta krijoje ne arken e klubit. Fransesk Pujol i Universitetit te Navarres dhe Pedro Garsiadel Barrio i Universitetit te Katalunjes sapo kane perfunduar nje studim qe synon te mase vleren e vertete te futbollisteve me te medhenj ne bote. Ne kete renditje Bekam ishte vetem i kateri, pas Ronaldinjos, Ronaldos dhe Uejn Runit. Eshte interesant fakti qe David ka pesuar renie gjate kohes qe kakaluar ne “Bernabeu”, pasi ne fillim te sezonit vetem Ronaldinjo ishte perpara tij. Megjithate, duke patur parasysh vleren e ish kapitenit te Anglise ne termat e te drejtes se imazhit, te popullaritetit dhe ekspozimit ne media, humbjet e Realit te Madridit jane me te vertete kolosale. Autoret e studimit theksojne: “Kontributi i Bekamit eshte shume me i madh se te ardhurat e drejteperdrejta qe siguron Reali i Madridit nga perqindja qe ka per imazhin e Bekamit. Futbolli po shnderrohet gjithmone e me shume ne nje industri argetimi, ku pjesa me e mire e te ardhurave vijne nga cilesia dhe reputacioni i skuadres. Nga niveli i saj, nga spektakli dhe popullariteti i saj midis njerezve, te gatshem te paguajne gjithmone e me shume para per keto skuadra. Ne kete aspekt, vlera e individeve behet teper e rendesishme dhe Bekam i ka garantuar cdo vit Realit te Madridit nje total prej 30 50 milion eurosh perfitime. Pavaresisht problemeve ne formen e tyre, Bekam dhe Ronaldo kane qene ne vitet e fundit dy burimet kryesore te te ardhurave te Realit, pas atyre nga te drejtat televizive dhe perfitimet e krijuara nga biletat e abonimet vjetore”.

    Sipas kontrates 4 vjecare qe do te skadoje kete ere, Reali i Madridit perfiton 50% te te ardhurave nga shfrytezimi i imazhit te David Bekamit. Dhe shumica e futbollisteve te Realit besojne qe eshte shume e rendesishme qe klubi te shfrytezoje cilesine e Bekamit ne luften per titull, edhe pse Kapelo ka premtuar qe David nuk do te luaje me kurre asnje minute per Realin. Robinjo, mesfushori brazilian i madrileneve thote: “Shume prej futbollisteve mendojne qe eshte jetike per skuadren qe te pershije Bekamin ne lojen e saj ne muajt ne vazhdim. Ne qofte se do te kemi probleme me demtimet, atehere prezenca e Bekamit ne skuader do te jete shume e rendesishme, vecanerisht ne ndeshjet e Champions League, si ajo me Bajernin e Mynihut qe po afron”. Nga kalimi i Bekamit ne skuadren e Los Anxhelos Galaksise, ne SHBA po perjetohet nje bum i vertete, mbi te gjitha persa i perket kerkeses per bileta dhe rritjes se perfitimeve te klubeve nga shitja e te drejtave televizive. Dje u mesua qe Hjuston Dinamo, kundershtarja e pare e Los Anxhelosit ne kampionatin qe do te nise ka regjistruar nje rritje ne perfitimet e saj nga biletat e shitura prej 200%, edhe pse David do te mungoje ne kete takim, i programuar per t’u luajtur ne 8 prill.

  2. #362
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Murinjo: E merituan fitoren, por ne jemi me mire!

    21 Janar Hoze Murinjo pranoi se Liverpuli e meritoi plotesisht fitoren e pare ndaj Celsit ne Premiership qe prej kohes qe eshte ai trajner, por nuk pranoi kurresesi zerat per nje krize ne rritje ne “Stamford Bridge”. “Eshte e veshtirete flasim per ate qe duhet te kishim bere per te zgjidhur kete problem. Por nuk eshte normale te humbasesh tre qendermbrojtes ne te njejten kohe”, tha trajneri i Celsit, per mungesat e Xhon Territ, Khalid Bulahruzit dhe Rikardo Karvaljos. “Nuk eshte aspak normale, nje situate e pabesueshme. Xhon Terri ka pesuar nje demtim qe do ta mbaje gjate jashte loje, Bulahruz ka demtuar ligamentet e gjurit dhe do te qendroje jashte gjashte jave. Dhe Rikardo Karvaljo eshte semure. Nga e gjithe skuadra, i vetmi lojtar qe u semur ishte qendermbrojtesi i vetem qe na kishte mbetur. Nese Mancester Junaitedi fiton neser (sot) do te shkeputet nente pike. Kjo nuk e mbyll garen, por gjithsesi nente pike jane shume. Nese Junaitedi barazon ose humbet distanca do te jete gjashte ose shtate pike dhe do te kem akoma shume besim se mund t’ia dalim”.

    Murinjo ka folur edhe per iniciativen e skuadres ne tregun dimeror, por gjithsesi rezultati i djeshem nuk mendohet te kete ndryshuar humorin e pronarit Roman Abramovic, i cili nuk ishte ne stadium, si pasoje e puneve qe kishte ne Europe. “Une jam trajneri. Nuk jam pronari apo shefi ekzekutiv. Nuk jam drejtuesi, vetem trajneri dhe kam te drejte te jap mendimet e mia per klubin”, tha Murinjo. “Klubi perpiqet, nese deshiron, qe te me jape ate qe deshiroj, per te miren e skuadres. Nuk po kritikoj askend. Ne fund te dhjetorit dhashe mendimin tim si gjithmone dhe mendimi im ishte se na duheshin dy lojtare. Na duhej nje qendermbrojtes dhe nje lojtar tjeter, sepse Xho Kol do te mungoje per gjithe pjesen e mbetur te sezonit; ndoshta mund te luaje muajin e fundit. Dhe shpresoj qe po. Arjen Roben eshte i demtuar, si shume shpesh kohet e fundit, dhe me e keqja eshte se gjithmone duhet te qendroje gjate per t’u rikupeuar. Per mendimin tim na duhen dy lojtare. Ia dhashe mendimin tim klubit dhe ata po perpiqen te bejne gjithcka munden. Por edhe para se te hapej tregu e dinim qe cmimet e lojtareve ishin shume te larte dhe nuk do te paguajme asnjehere shumat qe kerkojne njerezit ne kete loje te cmendur”.

    Edhe pse e humbi duelin me Benitezin, Murinjo nuk mundi te mos “hidhte nje kunj” per homologun e tij spanjoll. “Liverpuli eshte i lumtur dhe e meriton te jete, sepse meritoi ta fitonte kete ndeshje”, tha portugezi. “Por perseri te kuqte do te donin te nderronin vendin me ne, te ishin te dytet ne renditje dhe te merrnin pjese ende ne kupa. Situata jone eshte shume me e mire se sa e shume skuadrave, perfshi Liverpulin, jemi ne pozite me te mire se shume te tjere”

  3. #363
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Murinjo, mbase fundi eshte prane!

    22 Janar Reagimi i vaket i Celsit pas pesimit te dy golave ne “Anfield Road” tregon se lojtaret nuk po tregojne me ne fushe mentalitetin fitues

    Ne mes te pjeses se dyte, Celsi mori nje goditje te lire ne nje pozicion i cili, nese do te kishte qene nje skuader me moral me te larte, mund te kishte qene i rrezikshem per Liverpulin. Me lojtaret qe u ciftuuan ne zone, Didier Drogba ia kaloi topin Mikael Balakut, qe po shihte nga nje ane tjeter dhe, per kenaqesine e tifozeve ne “Anfield Road” topi kaloi ne mes te kembeve te tij. Me pas, kur u degjua vershellima perfundimtare dhe Hoze Reina pa dorezat e tij te paperdorura, Salomon Kalu gjeti shansin per te shfryre dufin, duke e futur topin ne porten e boshatisur, por e nxorri jashte ate. Nuk ishte nje cudi qe kishte kaq pak tension nder tifozet vendas, te cilet paten kulmin e kenaqesise se tyre kur trajneri i Celsit shkoi ne ne kendin e zones se tij teknike dhe pa duart e publikut qe e pershendesnin “Bye, bye, Murnjo” (lamtmire, lamtumire, Murinjo).

    Kjo nuk qe nga ato paraqitje qe sjellin shkarkimin e trajnereve: sidomos gjysme ora e pare e takimit. Humbja e pare e Celsit ne 13 ndeshjet e fundit ne Premiership nuk mund te quhet krize, por aq te larte jane kriteret ne “Stamford Bridge” saqe cdo shenje regresi nga standartet qe ka vene Murinjo qe pas ardhjes se tij si kampion Europe ne 2004 n, do te shtojne zerat per largimin e tij.

    Problemi i nje grupi futbollistesh, te mbledhur me milionat e Roman Abramovicit, qe luajne kaq te shperqendruar nga politikat e klubit, duhet te lihet menjane ne kete cast. Fakti eshte qe kater lojtare te nje mbrojtjeje qe kane kushtuar 65 milione sterlina ishte are e papergatitur ndaj presionit qe ushtroi Liverpuli. Murinjo nxorri nje fare justifikimi kur theksoi se Rikardo Karvaljo, specialisti i tij i vetem per qendren e mbrojtjes ne mungese te Xhon Territ e Khalid Bulahruzit, kishte temperature dhe u zevendesua nga Paulo Ferreira. Por kjo nuk e ndaloi Mikael Esienin, qe luajti serish ne prapavije, te dhuronte nje tjeter paraqitje fantastike, qe jo vetem vuri ne siklet shoket e tij, por qe mbajti edhe numrin e golave te Liverpulit. Ceshtja se cili eshte pergjegjes per mos blerjen e nje tjeter qendermbrojtesi Murinjo, pa kritikuar Abramovicin, shefin ekzekutiv Piter Kenion apo kedo tjeter, konfirmoi se kishte kerkuar nje lojtar te tille para se merkatoja e janarit te hapej eshte me siguri sekondare ndaj mungeses se besimit qe po kalon kolona kryesore e skuadres. Edhe Bulahruz e Karvaljo, qe u diskutuan ketu si te ishin fuqi te mbinatyrshme, nuk kane qene te mrekullueshem. Vete Murinjo duhet te kete plasur perbrenda gjate pjeses se pare, kur u shkaterrua fare nga ana taktike nga Benitezi, sukseset e meparshme te te cilit ndaj Celsit kishin ardhur vetem neper Kupa. Murinjo nuk arriti t’i markonte Piter Kraucin dhe Dirk Kajtin, por nje tjeter faktor kyc ishte edhe menyra se si Benitezi e zgjati skuadren e Celsit duke shtyre Xhon Arne Risen prane Xheremit. “Pasi kaluam ne disavantazh”, tha Murinjo, “skuadra ime nuk reagoi dot me” dhe kjo eshte shume domethenese, pasi kampionet nuk jane shquar per kapitullime te tilla.

    Murinjo nuk eshte kthyer nga nje trajner i jashtezakonshem, ne nje trajner medioker brenda nje dite. Uajkombi ndoshta shume shpejt do te perfundoje endrren e saj ne Kupen e Anglise, ashtu si Notingam Foresti. Terri mund te kthehet dhe te marre shiritin e kapitenit ne kohe per Champions League. Klod Makelele shume shpejt do te kthehet nga pezullimi dhe sezoni mund te rikthehet shpejt ne normalitet. Por tripleta e titujve duket vetem nje shprese e vaket, sic tregoi edhe disfata ne “Anfield Road”. Mancester Junaitedi i Ser Aleks Fergusonit mund ta kete mbyllur kampionatin deri kur Blute t’i jene rikthyer normalitetit, sepse Celsi eshte me i dobet se ne cdo faze tjeter te “perandorise” se Hoze Murinjos. Ata mund te kthehen papritmas ne nje grup lojtaresh te mbipaguar dhe te shperqendruar, si ata qe u pane te shtunen ne “Anfield Road”, te paafte te kapin dhe te parakalojne “ushtrine” entuziaste te “Old Trafford”.

  4. #364
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Celsi, duhet te besosh te Shevcenko!

    22 Janar Andrij eshte nje sulmues i klasit boteror, nga me te miret e brezit te tij, te cilit i duhet vetem te rigjeje formen e tij me te mire”

    Nga Geri LINEKER, “The Guardian”

    Nje tjeter ndeshje dhe nje tjeter shenje e qarte se Hoze Murinjo e ka humbur plotesisht besimin e tij te Andrij Shevcenko. Teksa ekipi i tij po humbiste 2 0 ne “Anfield Road” me Liverpulin, dhe duke menduar se cfare trajneri i sakte eshte ne vendimmarrje Murnjo, te gjithe prisnin te shihni Shevcenkon ne fushe ne pjesen e dyte, ose te pakten ne 30 minutat e fundit. Por atij iu dha vetem nje cerek ore dhe, sic pritej, nuk pati nje impakt vendimtar ne kete takim. Sulmuesit kalojne periudha te veshtira, por Shevcenko eshte ne nje rreth teper vicioz. Ai eshte kaq i vendosur te tregoje vlerat e veta, saqe kur zbret ne fushe vrapon si i marrosur, duke iu afruar mbrojtesve te krahut dhe duke mbeshtetur edhe mesfushen. Por, sa me shume rritet presioni, aq me shume punon ai dhe aq me keq shkojne gjerat. Shevcenko nuk eshte dhe nuk duhet te perpiqet te behet nje sulmues tipik anglez. Forca e tij eshte depertimi nga pozicione te rrezikshme dhe pershpejtimi i madh nga mesfusha. Por me moshen dhe problemet me demtimet ne fund te sezonit te kaluar, Shevcenkos i duhet me shume se kurre te ruaje energjite. Por ne vend te kesaj, ai vetem harxhon energji dhe influenca ne fushe nuk duket gjekundi. Pergjigja eshte, te pakten sic e shoh une, qe Shevcenko duhet te behet serish egoist. Nga ajo qe kuptoj ai ka qene nje profesionist model, qe punon me intensitet te madh ne fushen e stervitjes. Por ndoshta ne vend qe te jete kaq bujar me perpjekjet e tij, ai duhet te perqendrohet me shume te vetvetja. Ai duhet te rigjeje urine e golave, te filloje te depertoje pas shpines se mbrojtesit te fundur dhe te rigjeje pikat e tij te forta. Ai duhet te harroje gjithe problemet dhe te rifilloje punen e sulmuesit ne zonen e rreptesise. Pikerisht kjo e beri te madh ne Itali. Skuadrat jane me mbrojtese dhe te sofistikuara ne Serine A dhe Shevcenkos i duhej vetem te vraponte lehtshem kur Milani humbiste zoterimin e topit, pa u kthyer per t’i dhene ndihme mbrojtesve te krahut. Didier Drogba ka shume energji dhe nuk duhet te jete nje problem qe nje pjese e ngarkeses t’i kaloje atij. Nese Shevcenko nis t’i ruaje energjite per castet vendimtare ai do te jete shume me efikas se aktualisht. Ai ndoshta do te rikthente edhe Shevcenkon qe njihnim te gjithe.

    Kur shkova ne fillim tek Barcelona pashe ndryshimin e kulturave te futbollit, por anasjelltas menyres se si po e sheh Shevcenko. Pas pak minutash ne takimin debutues, fillova te sprintoja per te mbyllur hapesirat e mbrojtesve kundershtare. Por, pas takimit, tre lojtare te Barces me pyeten se cfare dreqin po beja. Por une keshtu isha esuar te luaja, megjithate ishte nje lajm i mire per mua kur me thane se duhet t’i kurseja vrapimet per castet kur kisha topin ne kembe. Ajo qe e ben edhe me te veshtire pozicionin e Shevcenkos eshte fakti qe ai duket se eshte pjese e nje makinacioni me te madh se thjesht ajo qe duket ne publik. Askush nuk mund ta dije vertet se cfare po ndodh aktualisht ne “Stamford Bridge”, pervec paleve te perfshira, por eshte i qarte fakti, qe atje ka probleme.

    A eshte vertet Shevcenko nje blerje e kerkuar nga Murinjo? Trajneri po tregon se nuk eshte keshtu. A ka besim Murinjo tek Shevcenko? Duket qe jo. A eshte pozicioni i veshtire i sulmuesit arsyeja kryesore e sherrit mes trajnerit dhe pronarit? Une mund te them vetem se ky eshte nje pozicion shume i veshtire per nje sulmues. Rreth fundit te periudhes sime te Barcelona une isha ekzaktesisht ne te njejten situate. Johan Krujf, i cili ashtu si Murinjo ka nje personalitet te forte, po me shtynte drejt vijave anesore, duke me aktivizuar jashte pozicionit tim kur isha ne fushe. Dhe mua me vjen keq per Shevcenkon, sepse eshte shume zhgenjyese kur nuk te lejojne te tregosh vlerat e tua. Une u largova nga Barcelona, por Shevcenko nuk duket se do te levize ne kete cast. Askush nuk do t’i afrohet 30 milion sterlinave qe Celsi i pagoi Milanit per blerjen e tij dhe une jam i sigurt se edhe rroga e ukrainasit duhet te jete shume e larte. Prandaj Celsi duhet te gjeje nje menyre per te dale nga kjo situate, duke nxjerre me te miren prej tij. Celsi duhet t’i besoje Murnjos. Ka pasur spekullime se Celsi donte te merrte trajnerin izraelit te Portsmuthit, Avram Grant per te punuar “koke me koke” me sulmuesin, por Murinjo ishte kunnder kesaj ideje. Dhe portugezi ka te drejte: ne castin qe ti lejon te vijne trajnere nga jashte, ke humbur pushtetin baze ne dhomat e zhveshjes. Per me teper, te gjithe ata qe kane te bejne me futbollin e dine mire se kjo lloj ideje eshte e destinuar per te deshtuar. Kjo eshte nje lloj ideje qe vjen nga nje president, jo nga nje trajner. Shevcenko eshte 30 vjec dhe nje sulmues i klasit boteror, nga me te miret e brezit te tij. Pra nuk ka asgje per te punuar “koke me koke”. Ai duhet vetem te rizbuloje formen e tij dhe nuk ka trajner ne bote qe ta ndihmoje ne kete drejtim.

  5. #365
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Barcelona, “relaks dimeror”!

    22 Janar Tre pike, kryesimi dhe titulli i kampionit te dimrit. Kjo eshte rrjedhoja e fitores se arritur nga Barcelona, mbreme perballe Xhimnastikut (3 0). Djemte e Rajkardit rikthehen tek fitorja, por eshte e qarte qe testi kunder skuadres se pozicionuar ne vendin e fundit te renditjes nuk mund te sherbeje si “lakmues” per gjendjen e Barces, e cila pavaresisht tre golave nuk mundi te shkelqente ne fushe. Megjithate, pas nje faze te pare te paqendrueshme ne rezultate, vendi i pare per Barcelonen, me mundesine per t’u shkeputur te merkuren ne tre pike avantazh, pasi te luaje ndeshjen e prapambetur me Betisin eshte nje cmim i mire, sidomos nese ke parasysh qe Mesi dhe Eto’o kane pare shumicen e fazes se pare nga tribuna e “Camp Nou” t.

    Me Saviolen ne vijen e pare te zjarrit dhe me Dekon, qe kunder te gjitha parashikimeve dhe deklaratave te tij ne mesjave figuronte ne rreshtimin titullar, Barcelona e nisi ndeshjen me dijenine qe cdo gabim ishte i ndaluar. Fillimi eshte me shperthyes per miqte, qe luajne pa frike dhe me nje lirshmeri te admirueshme, por kjo zgjat deri ne te 18', kur Saviola shenoi pas nje rrotullimi 180 grade brenda zones, ne pozicion te dyshimte jashte loje. Nje gol, ne gjuajtjen e vetme ne porte te Barces ne pjesen e pare. Edhe 45 minutat e dyta paten te njejtet parametra dhe Barca, me sforcon maksimale, arriti te merrte me te miren. Duke perfituar nga niveli i dobet i miqve, Zhyli shenoi, duke perfituar nga nje moment kaotik ne porten e tarragonezeve, ndersa Iniesta, zevendesuesi i Dekos “hipotekoi” fitoren dhjete minuta perpara fundit, se bashku me titullin e “kampiones se dimrit”.

  6. #366
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Del Piero: Jam besnik i “Zonjes”!

    22 Janar “Deshira ime eshte qe te vazhdoj te mbaj veshur fanellen bardhezi edhe pas vitit 2008, pasi nuk e shoh veten me nje tjeter skuader”

    Ngjyrat bardhezi te stampuara ne lekure, nje fanelle qe ai nuk do ta flakte per asnje arsye ne bote. Aleks del Piero eshte simboli i besimit juventin, nese ai do te misherohej me pamjen e nje njeriu ne toke. I qete, profesionist, vendimtar, shembullor, i respektueshem, i ditur, inteligjent, serioz: nje kapiten i shume betejave. Ndeshja me numer 500 me fanellen bardhezi i ka dhene mundesi qe te renditet me me te medhenjt _“Zonjes” dhe ai eshte mese i lumtur per kete fakt. Del Piero ka nje shpirt bardhezi, qe e ka shtyre qe t’i premtoje besnikeri “Zonjes se Vjeter”, gati per te jetuar nje rini te dyte, kete here qe do te nise ne Serine B dhe qe do te vazhdoje edhe ne A. Pra, nuk duhet shume per te kuptuar se Aleks do te jete pjese e te ardhmes se Juventusit, duke pare se kete e ka konfirmuar vete lojtari: “A me besoni qe nuk mund ta shoh dot veten me nje tjeter fanelle ne trup, duke pare se jam mesuar me kete fanelle dhe keto ngjyra. Deshira ime eshte qe te qendroj edhe pas vitit 2008, por te shohim”. Nderkohe, Aleks ka folur edhe per rikthimin e madh te Juventusit ne A, qe merkato po e ndihmon se tepermi: “A duhet te me bindin mua per te qendruar? Natyrisht qe ata qe duhet te binden per kete projekt te madh, ne radhe te pare, jane tifozet. Por, them se do te kthehemi te medhenj”.

    Nedved: Golat, oksigjen per mua!

    Pavel Nedved eshte kthyer dhe kete here “britma” e tij eshte degjuar ne te gjithe Italine, duke pare se ka qene e dyfishte (dy gola per cekun ndaj Barit). Mesfushori bardhezi, pasi ka qendruar jashte fushave te blerta per pese jave, eshte kthyer dhe ka mbaruar kete denim. I gjithe zemerimi eshte shfaqur ne fushe, ku “Ariu cek” ka turfulluar perballe skuadres modeste te Barit, qe ka kaluar e para ne avantazh, vetem pas 35 sekondash. Ne fund te takimit, Pavel eshte shprehur shume i lumtur per shenimin e golave dhe per paraqitjen e Juventusit: “Mendoj se kjo fitore na motivon me shume dhe na jep nje siguri, te cilen e kishim humbur disi. Shpresoj qe te jete keshtu edhe ne te ardhmen. Golat e shenuar jane nje clirim per mua dhe per gjithe Juventusin. Mezi prita qe te kthehesha dhe tani jam mese i lumtur. Aleks? Triumfi i tij eshte teper i rendesishem, duke pare se nuk eshte e lehte qe te behesh nje idhull i Juventusit”, perfundoi Nedved.

  7. #367
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Geri Nevil: S'ishte e drejte

    22 Janar Kapiteni i "Djajve te Kuq", Geri Nevil, pranon se eshte i merzitur vetem per menyren e humbjes, jo per faktin qe ajo mund te ndikoje per keq ne garen per titull. Pas takimit, Nevil tha: "Gjeja me e veshtire per t'u pranuar eshte se humbem pasi po kryesonim kunder Arsenalit ne fushen e tij dhe po luanim mire. Sigurisht qe nese do te kishim fituar tani do te ishim nente pike larg Celsit, por nuk e mendojme fare kete. Duhet te mendojme vetem per paraqitjen tone. Fakti qe jemi ende gjashte pike para Celsit nuk eshte ngushellim per ne. Kemi humbur edhe me pare ndeshje dhe kemi pranuar se kundershtari e meritonte, por nuk mendoj se kjo humbje ishte e drejte. Te pakten meritonim barazimin. Luajtem mjaft mire per 85 minuta. Krijuam rastet me te mira ne pjesen e pare, me pas shenuam dhe gjerat po na shkonin vaj. Arsenali ushtroi shume presion, por pervec dy rasteve te golave te tyre, u mbrojtem shume mire".

  8. #368
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Larson: Kristiano, me i miri ne bote!

    22 Janar “Ronaldo dhe Ronaldinjo jane dy futbollistet me te mire me te cilet kam luajtur perkrah, por aktualisht

    portugezi eshte nje shkalle me lart”

    Henrik Larson krahason Kristiano Ronaldon, shokun e tij te skuadres tek Mancester Junaited me Ronaldinjon, ish kolegun e tij tek Barcelona. Suedezi mndon qe te dy keta futbolliste kane nje nivel te perafert, per te mos thene qe portugezi eshte me i mire dhe mendon qe nese te dy do te bashkoheshin nje dite ne te njejten skuader, atehere ai ekip do te ishte i pandalshem. Larsonit i kane mjaftuar dy jave e gjysme ne “Old Trafford”, per te arritur nje perfundim rreth cilesise se mesfushorit portugez. Ne nje deklarate per mediat britanike, Larson deklaroi: “Kristiano Ronaldo eshte futbollisti me i mire ne Premier League dhe ne te gjithe Europen. Gjerat qe e kam pare te beje tek Mancesteri jane te pabesueshme. Eshte nje spektakel i vertete, si gjate stervitjeve, ashtu edhe ne ndeshje”. Suedezi 35 vjecar, qe ne dy sezonet e fundit ka mbrojtur fanellen e Barcelones, shton: “Do te vije nje dite qe Kristiano Ronaldo do te ngjitet ne majen e furbollit, gjithmone nese nuk eshte qe sot. Ai i ben gjerat me te veshtira qe te duken si shume te thjeshta. Se bashku me Ronaldinjon, Kristiano eshte futbollisti me i mire me te cilin kam luajtur ndonjehere perkrah. Ne kete moment, mendoj qe Kristiano eshte edhe me i mire se Ronaldinjo. Ne qofte se do te koincidonin te dy ne nje skuader, atehere do te ishin nje bombe e vertete, nje spektakel i pabesueshem per te gjithe njerezit.Per me teper, jam i bindur qe te dy mund te luajne shume mire bashke ne te njejten skuader”.

    Endrra e Larsonit eshte ndare disa vjet me pare edhe nga Fergusoni, qe tentoi te blinte Ronaldinjo. Tani, kete enderr e ka Rajkardi, qe shpreson te bleje Kristiano Ronaldon. Larsoni beson qe Mancesteri ka shume fat qe ne radhet e tij ka nje futbollist me karakteristikat e Ronaldos. “Junaitedi eshte ne kete moment skuadra me e mire ne Europe. Eshte ne nje forme shume me te mire se Celsi, qe ka pesuar nje renie ne krahasim me sezonin e shkuar. Kam degjuar shume histori per Mancesterin dhe jam shume i lumtur qe tani po i jetoj nga brenda. Nuk kam dyshime qe Junaitedi eshte skuadra me e mire ne bote”.

  9. #369
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Venger: Kembengulem me shume


    22 Janar Pas suksesit te arritur kunder kryesueses se renditjes, Mancester Junaitedit, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, tha: "Kundershtari yne luajti mire, shenoi nje gol shume te bukur dhe u perpoq ta mbyllte ndeshjen ne shume raste. Por me pas leshuan disi dhe ne ditem te perfitonim. Ne e nisem pak me nervoze dhe i respektuam pak si shume, keshtu qe na u desh me shume kohe per t'u futur ne ndeshje. Ne pjesen e pare Junaitedi u tregua nje skuader me e pjekur se e jona, sepse i lame shume hapsira. Ne pjesen e dyte ne u hodhem ne sulm dhe ata na goditen me kundersulm. Me pas, ndeshja u shnderrua ne nje prove karakteri per ne dhe fakti qe skuadra u bashkua per te arritur kete fitore tregon zhvillimin e saj per mire. Mendoj se ne e donim me teper kete fitore, prandaj besuam deri ne fund tek ajo dhe arritem te permbysnim rezultatin. Ne 20 minutat e fundit ishim vetem ne ne fushe. Fitorja jone dhe ajo e Liverpulit e hapi disi garen, ndoshta me shume per Liverpulin se sa per ne, por asnjehere nuk i dihet. Mendoj se para se te shenonim ne barazimin, Mancesteri mund ta konsideronte veten kampion, por tani nuk mund ta thuash kete, gjithcka eshte me e hapur tani. Eshte gje e mire qe ishim ne disavantazh ne fushen tone dhe permbysem rezultatin dhe mendoj se fitorja jone eshte edhe ne interes te kampionatit, sepse te gjithe kane mundesi tani. Ndoshta kemi me pak se te tjeret por do te luftojme ne cdo ndeshje dhe do te perpiqemi qe te fitojme sa me shume. Shqetesimi i vetem eshte demtimi i Robin van Persit, edhe pse deri tani asjge nuk eshte konfirmuar".

    Henri: Nje fitore e vecante!

    Kapiteni i Arsenalit, Tierri Henri, i cili me golin e tij i dha fitoren "Topcinjve" kunder Junaitedit, pranoi se fitorja e arritur ndaj skuadres se pare te renditjes i la nje shije te vecante. Ne perfundim te ndeshjes, francezi tha: "Sa here qe shenoj jam shume i lumtur, por kete here shenova me koke, keshtu qe eshte nje gol shume i vecante per mua. Kur gjuajtja doja qe te pakten t'ia veshtiresoja punet Edvin van der Sarit dhe u lumturova shume kur topi perfundoi ne rrjete. Ishte nje fitore dramatike, pasi arritem te permbysnim rezultatin nga 1-0 ne 2-1, dhe fakti qe kishim perballe Mancester Junaitedin e ben edhe me te vecante kete fitore. Eshte fitorja e dyte ndaj Junaitedit kete sezon ne kampionat dhe kjo eshte nje gje shume e mire per ne. Sigurisht qe edhe ne kampionat kemi fituar dicka, por jemi ende larg dhe duhet te punojme edhe me shume, per te pasur mundesi reale per titullin".

  10. #370
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Arsenali s'i le "Djajte" te ikin

    22 Janar Golat ne minutat e fundit te Robin van Persit dhe Tierri Henrise i dhane Arsenalit fitoren dramatike ndaj Mancester Junaitedit ne "Emirates Stadium". "Djajte e Kuq" kaluan ne avantazh kur Patris Evra krosoi ne zone nga e majta per Uejn Runin dhe sulmuesi i Anglise nuk e pati te veshtire te devijonte topin ne porten e Lehmanit nga shtylla e dyte. Por shtate minuta para perfundimit Van Persi kaloi ne sprint Geri Nevilin dhe arriti te dergonte ne rrjete krosimin e gjate te Tomas Rozickit, i ndihmuar edhe nga nje finte e Henrise. Me pas, ne kohen shtese, ishte vete kapiteni i "Topcinjve" qe realizoi golin e fitores, kur nuk shperdoroi krosimin nga e djathta e Emanuel Ebuese. Junaitedi u duk se do te perfitonte me se miri nga frenimi i Celsit nje dite me pare dhe do te shkeputej keshtu nente pike nga blute, por goli i gjashte i Van Persit ne shtate ndeshje, si dhe ai i Henrise, fshine iluzionet e skuadres se Fergusonit. Te dy trajneret e kishin parashikuar qe ndeshja e 200-te mes te dy skuadrave do te ishte zbavitese dhe ne fakt keshtu ndodhi. Te dy palet, edhe pse nuk treguan maksimumin e mundesive te tyre zhvilluan nje loje shume te bukur, ku nuk munguan as incidentet. Junaitedi rrezikoi i pari, me gjuajtjet jashte kuadratit te Rajan Gigsit dhe Kristiano Ronaldos ndersa Arsenali kishte eren kunder ne pjesen e pare. Rasti i pare i diskutueshem ishte nje shkembim shuplakash mes Kolo Turese dhe Uejn Runit, por asnjeri nga dy lojtaret nuk u ndeshkua per veprimin qe beri nga gjyqtari Stiv Benet. Gigs dhe Evra gjithsesi nuk arriten te mos shenonin emrat e tyre ne bllokun e Benetit, pasi te dy shkaktuan nderhyrje te renda te gabura. Nderlaq, Henri pati nje mundesi te mire nga krosimi i Emanuel Adebajorit, por vetem sa e shtyu lehtesisht topin ne duart e Edvin van der Sar. Me pas ishte serish Henri ne qender te vemendjes, kur pretendoi nje 11-metersh si pasoje e nderhyrjes se Geri Nevilit, por gjyqtari kryersor nuk mendoi keshtu, edhe pse nuk vendosi as te ndeshkonte kapitenin e vendasve per simulim. Junaitedi e mbylli pjesen e pare duke shtyre perpara dhe Runi e Larson vune secili ne prove Lehmanin me gjuajtje me koke.

    "Bardhesia" e rezultatit te pjeses se pare zgjati vetem tete minuta pas pushimit, kur Runi u hodh bukur dhe me koke shenoi golin e avantazhit. Edhe pse ishte goli i dyte i anglezit ne 14 ndeshje, ai u duk ne forme te mire, pavaresisht se iu desh te luante gjate pjeses me te madhe te kohes ne krahe. Epersia beri qe miqte nga Mancsteri te vuanin disi presionin e Arsenalit, sidomos me dy gjuajtjet e Rozickit dhe nje rasti te Adebajor, ne te cilin u demtua edhe Van der Sari. Por dhimbja e portierit holandez nuk do te kete te krahasuar me ate te Fergusonit pasi pa t'i rreshkisnin nga duart tri pike teper te rendesishme ne dhjete shtate minutat e fundit. Ne fillim Van Persi dhe me pas Henri goditen dy here "Djajte e Kuq", duke ruajtur keshtu rekordin e pathyeshmerise ne stadiumin e mbushur "Emirates. Arsen Vengeri me siguri do te jete gezuar per fitoren e te tijeve, por ndoshta me teper se ai eshte lumtuar Hoze Murinjo, Celsi i te cilit mbeti serish gjashte pike larg Junaitedit.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •