Close
Faqja 10 prej 311 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 3101
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Milani luan sot ndaj Arecos nė Kupėn e Italisė dhe trajneri ėshtė i kėnaqur nga ekipi.

    Anēeloti: Ta nisim aty ku e lamė.

    Karlo Anēeloti e ka mbyllur buzagaz grumbullimin e kryer gjatė pushimeve dimėrore: kuqezinjtė janė gati pėr fazėn e dytė tė sezonit, e cila hapet sot me takimin e parė ēerekfinal tė Kupės sė Italisė ndaj Arecos. "Bilanci ėshtė shumė pozititv, - tha Anēeloti. - Kemi kryer njė punė tė shkėlqyer dhe kemi realizuar tė gjitha ato qė kishim caktuar. Kemi arritur tė punojmė mirė, me mjaft pėrkushtim: tė gjithė lojtarėt kanė qenė shumė tė zellshėm dhe ndihemi tepėr tė kėnaqur nga puna qė kemi kryer nė Maltė. Tani e dimė se pas kėtyre pėrgatitjeve intensive kemi disa themele tė forta nga ku mund tė nisemi."
    Objektivi ėshtė tė ēohet pėrpara vargu pozitiv i nisur nė fund tė 2006-s. "Rezultatet e fundit qė kemi arritur, na kanė dhėnė shumė mė tepėr besim nė forcat tona dhe ky ėshtė njė sinjal i rėndėsishėm." Testi i parė ėshtė nė program sot. "Do tė vijė Areco nė "San Siro", kėshtu qė na pret menjėherė njė ndeshje shumė delikate, sepse ėshtė njė sfidė me eliminim direkt. Nuk duam ta nėnvlerėsojmė kėtė angazhim. Besoj se nuk do tė ketė rėnie tensioni te skuadra."
    Nė miqėsoren e fundit, Milani shėnoi 5 gola. "Nuk pėrbėjnė lajm, tha Anēeloti, por duhet tė them se skuadra ėshtė mė e shpejtė se muajt e kaluar. Dhe kjo ėshtė njė tjetėr shenjė e rėndėsishme, pėrveē faktit qė kemi rigjetur besimin nė forcat tona. Pėr sa i takon skemės, Milani mund tė luajė me dy pyka dhe besoj se kėshtu do tė luajmė ndaj Rexhinės nė kampionat, por nė ndeshjet e tjera mund tė luhet edhe me njė pykė pėrpara dhe dy fantazistė pas tij."
    Nė formacionin e sotėm, nė tė cilin trajneri do t'u japė hapėsirė rezervave, "do tė mungojė me siguri Kalaxe. Nuk do tė jenė as Ambrozini dhe Kakaja. Por braziliani do tė jetė me siguri i gatshėm nė ndeshjen e sė dielės ndaj Rexhinės."
    #VamosArgentina

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Panuci: Titulli? Jo i paarritshem!

    11 Janar Kristian Panuci mendon se Roma eshte e afte qe te kerkoje vendin e pare dhe te rivalizoje Interin ne kampionat. Edhe pse zikalterit jane larguar disi, verdhekuqte nuk do te heqin dore lehte. Kete e konfirmon mbrojtesi i Romes, i cili shprehet: “Mendoj se edhe ne jemi protagoniste, kete vit. Eshte e vertete qe Interi mund te qendroje perpara nesh, por te mos harrojme se jemi te barabarte. Ata nuk kane fituar ende asgje, ashtu si ne. Kampionati nuk ka mbaruar. Te dy palet jemi kualifikuar ne Champions League dhe kemi shanse te njejta. Pra, mendoj se do te luftojme deri ne fund, duke besuar te titulli”.
    #VamosArgentina

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Agjenti: Kivu nuk lėviz nga Roma
    "Kristian Kivu nuk ka absolutisht ndėr mend ta lėrė Romėn." Kėtė e ka konfirmuar agjenti i tij, Andrea Preti. Pėr rinovimin e kontratės me verdhekuqtė nuk ka asgjė pėr t'u nxituar. "Kivu e ka bėrė gjithnjė tė ditur qėllimin e tij pėr ta vazhduar aventurėn nė kryeqytet dhe tė jeni tė sigurt se nuk ka ndryshuar mendim", - ka konfirmuar agjenti. "Interesimi i Real Madridit na ka gėzuar, pa dyshim, por deklaratave tė presidentit Kalderon nuk mund t'u jap asnjė pėrqindje realizueshmėrie" - ka saktėsuar Preti. "Kristiani ka marrėdhėnie tė shkėlqyera si me klubin, ashtu edhe me trajnerin, i cili me rezultatet qė po arrin, po kontribuon nė shtimin e zbavitjes dhe nė pakėsimin e mundimit, - vijoi agjenti i rumunit. - Mė pas, Roma, si qytet dhe si skuadėr, ėshtė njė realitet qė tė pėrfshin dhe tė hyn nė zemėr, dhe kjo s'vlen vetėm pėr futbollistėt, por edhe pėr pėrfaqėsuesit e tyre."
    #VamosArgentina

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Anceloti: E kemi marre veten!

    11 Janar “Nuk duhet ta konsiderojme Interin si nje kundershtare tonen per kampionat, ndoshta ne Champions League”

    Karlo Anceloti e ka mbyllur buzagaz fazen pergatitore qe ka zhvilluar Milani gjate pushimeve te dimrit: kuqezinjte jane tashme gati per pjesen e dyte te sezonit, e cila do te hapet sot me ndeshjen e vajtjes se cerekfinaleve te Kupe se Italise, kunder Arecos. “Bilanci eshte shume pozitiv”, thote Anceloti. “Kemi zhvilluar nje pune shume te mire, kemi bere gjithcka qe i kishim vene si qellim vetes para se te nisnim fazen pergatitore. Kemi arritur te punojme aq sa duhet, me perkushtim te madh: te gjithe lojtaret jane treguar te disiplinuar, prandaj jemi te gjithe te kenaqur per punen e zhvilluar. Tani e dime qe pas kesaj periudhe pune shume te madhe qe kemi bere, kemi bazat per te perballuar me sukses pjesen e dyte te sezonit”.

    Vazhdimesia e serise pozitive

    Objektivi i pare i Milanit ne kete fillim viti eshte vazhdimi i rezultateve pozitive te nisur qe nga fundi i 2006 s. Tri fitoret rresht ne kampionat, ndaj Katanias, Udinezes dhe Mesines, kane sherbyer per te ngritur pak moralin e lojtareve kuqezi, dhe tekniku italian ka besim se ata jane ne gjendje te vazhdojne ne rrugen e nisur. “Rezultatet e fundit qe kemi arritur na kane dhene shume me teper besim te aftesite tona, dhe kjo eshte nje shenje e rendesishme”.

    Sinjale pozitive nga pergatitjet

    Te marten, ne miqesoren e fundit te zhvilluar nga kuqezinjte, Milani realizoi 5 gola, nje shenje e mire kjo per mendimin e trajnerit. “Nuk eshte se ishte ndeshje zyrtare, por te pakten eshte nje sinjal qe skuadra po leviz me me teper shpejtesi ne krahasim me muajt e kaluar. Nje pergjigje e rendesishme pas problemeve qe kemi pasur muajt e fundit, pa permendur faktin qe kemi rifituar besimin te aftesite tona”. Me pas, tekniku kuqezi u ndal te detajet: “Per sa i perket skemes se lojes, Milani mund te luaje me dy sulmues dhe mendoj qe keshtu do te veprojme per ndeshjen e kampionatit kunder Rexhines. Por ne ndeshje te tjera edhe mund te ndryshojme, duke luajtur me nje pyke dhe dy organizatore pas tij. Gjithmone skemat vendosen ne baze te kundershtarit qe ke perballe dhe keshtu do te funksionoje edhe te ne”.

    “Ta nisim mbare vitin”

    Testi i pare per kete vit do te jete Kupa, ku Milani pret Arecon. “Do te luajme ne fushen tone ndeshjen e pare, por kjo nuk do te thote qe nuk eshte nje sfide delikate, sepse behet fjale per nje ndeshje me eliminim. Nuk duam ta nenvleresojme kete takim dhe nuk ma merr mendja se do te kete mungese perkushtimi nga ane d skuadres. Jemi te gjithe te perqendruar per te arritur fitoren”. Por ne kete takim, ne te cilin Anceoti ka vendosur t’u lere me shume hapsire rezervave te tij, do te kete disa mungesa kryesore. “Me siguri qe nuk do te luajne Kaladze, Ambrozini dhe Kaka. Por Riki do te mund te jete gati per ndeshjen e kampionatit ndaj Rexhines”.

    “Roma ka ende mundesi”

    Anceloti flet edhe per kampionatin, Champions League dhe Interin. Tekniku milanist e konsideron skuadren zikalter me teper si kundershtare ne Europe se sa ne Itali. “Nuk duhet ta konsiderojme Interin si nje kundershtare tonen per kampionat, ndoshta ne Champions League. As nuk duhet ta konsiderojme si pike referimi ne kampionat. Zikaltrit jane te forte, kjo eshte e vertete, sepse ne vere ishin me aktivet ne dhe moren me shume perforcime se kushdo tjeter. Drejtuesit e Interit investuan shume dhe tani po marrin frytet e punes se tyre. Megjithate nuk mendoj se kampionati ka perfunduar tashme, Roma eshte 7 pike larg dhe nuk eshte edhe aq shume. Mendoj qe Roma ka ende mundesi te jape shume me teper”.

    Lotito: Nuk e falim Odon!

    Lacio nuk ka ndermend qe te leshoje per “nje kafshate buke” Masimo Odon. Kete e ka thene qarte presidenti i klubit bardhekalter, Klaudio Lotito: “Nuk kam nxjerre kurre ne shitje dhe as nuk kam falur asnjehere askend. Milani i ka kerkuar Lacios mundesine e nisjes se bisedimeve per blerjen e Odos. Duke marre ne konsiderate kerkesen e lojtarit, qe donte ta mbyllte karrieren te Milani, sepse eshte rritur ne fidanishten e ketij klubi, Lacio ka shprehur gatishmerine e saj per te diskutuar dhe nese eshte e mundur te realizohet deshira e lojtarit. Me Adriano Galianin kam nje marredhenie miqesore, por askush nuk mund te na detyroje te bejme ndodnje gje nese nuk e shohim te arsyeshme. Po te jene kushtet e duhura do ta shesim lojtarin, perndryshe jo”.

    Del Piero: Te gjithe e duam Juven e forte

    Alesandro del Piero eshte kthyer ne stervitje pas dites se pushimit qe ka pasur te marten. Dhe mbi te gjitha ka folur serish per te shpjeguar ate qe pat thene te shtunen e kaluar pas trofeut “Berluskoni”. “Jam befasuar per vemendjen e madhe qe kane terhequr fjalet e mira, te gjithe ne kete klub duan qe vitin e ardhshem te krijohet nje skuader e forte dhe e afte te konkurroje ne nivelet me te larta, jo vetem une. Kam folur edhe me drejtorin sportiv, Seko, ketu nuk ka as grupe dhe as klane. Klubi, perpara te gjitheve, deshiron nje skuader te forte per vitin e ardhshem”. Ne fund, dy fjale keshilluese per shokun e skuadres, Bojinov: “Eshte dicka e bukur qe ai “shkelmon”. Po stervitet mire dhe deshiron te luaje, per kete e kuptoj shume mire. Duhet ta marrim deshiren e tij pozitivisht, edhe une kam pasur shume durim...”.

    Grigera vishet bardhezi

    Mungon ende zyrtarizimi i plote nga ana e klubit bardhezi, por ne Holande jane te sigurt tashme: Zdenek Grigera vitin e ardhshem do te luaje me Juventusin. Lajmin e ka konfirmuar vete Martin Van Gel, drejtori teknik i Ajaksit, klubit ku luan momentalisht lojtari: “Juventusi eshte sjelle ne menyre shume korrekte dhe na ka njoftuar se ka siguruar sherbimet e Grigeras per sezonin e ardhshem”. Me sa duket bardhezinjte paskan fituar konkurrencen e Interit per mbrojtesin 26 vjecar cek, duke qene se kohet e fundit kishin dale zera se zikaltrit donin t’ia “rrembenin” lojtarin Juves. Por fjalet e thena te marten nga bashkekmbasi i Grigeras, Pavel Nedved (“Zdenek deshiron Italine dhe mbi te gjitha Juven”) ka shume mundesi te kene qene shume me teper se sa nje gjurme, duke konsideruar marredhenien miqesore mes dy lojtareve. E vetmja gje qe duhet te zbulohet tani eshte nese Juventusi do te prese deri ne qershor per ta marre lojtarin, apo do te perpiqet qe ta sjelle qe ne janar ne Torino, duke pare edhe urgjencen per mbrojtes pas demtimeve te Bumsongut dhe Kielinit. “Nuk kemi folur per mundesine e leshimit te lojtarit qe ne janar ka shtuar Van Gel Por nese bardhezinjte do te ishin te interesuar, ndoshta do te gjenim nje marreveshje”. Ditet e kaluara kishte qarkulluar zeri se Juventusi kishte bere gati nje oferte prej 800 mije eurosh.
    #VamosArgentina

  5. #95

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Magat: Do te jemi perseri kampione

    11 Janar "Mund te bejme parashikime per ndeshjen kunder Realit te Madridit. Duke patur avantazhin e ndeshjes ne shtepi ne takimin e kthimit, une kam besim se do te kualifikohemi ne raundin tjeter"

    Sezoni i trete i Feliks Magatit tek Bajerni i Mynihut eshte me i veshtiri per te. Ne nje inetrviste nga Dubai, ku skuadra ndodhet per pergatitjet dimerore, trajneri i bavarezeve flet per presionin tek lojtaret e rinj, per shanset e Bajernit ne fazen e dyte te Bundesliges dhe per nje paraqite sa me te mire ne Europe.

    - Zoti Magat, ne pushimet dimerore Hamburgu mori ne skuader disa lojtar energjik, po keshtu edhe disa skuadra te tejra, ndersa ju preferuat te vendoseshit ne Dubai duke mos bere asnje ndryshim ne formacion. Eshte kjo nje ceshtje principesh?

    - Une me shume e shoh kete periudhe si nje problem per lojtaret se per skuadren. Sa me shume mendime te kete aq me shume ndikohen lojtaret prej tyre. Per kete arsye une preferoj qe skuadra jone te krijoje nje rreth te mbyllur dhe te jete e perqendruar vetem ne detyrat e saj.

    - Kjo do te thote se dhjete ditet ketu ne Dubai do te jene te pazakonta per ju, apo jo?

    - Le ta themi keshtu, prej lojtareve do te kerkohet gjithnje e me shume dhe kjo gje do te nise qe ketu. Per mua do te ishte me mire sikur ata vete te jene te pavarur e te marrin vete ndonje vendim per gjithe skuadren. Dua te them se lojtaret duhet te marrin me shume pergjegjesi.

    - Si holandezi Mark van Bomel?

    - Po, me menyren e tij te hapur te komunikimit, ai na sherben shume.

    - A nuk ju duket se ai ndodnjehere flet me shume?

    - Ne asnje menyre. Ai nuk ndikohet, ka mendjen e tij dhe mban nje qendrim te caktuar. Me pozitivja eshte se ai deshiron te beje gjithnje dicka per skuadren dhe nuk mendon vetem per vete.

    - A ben pjese ai ne brezin e ri te lojtareve te cilet ngulmojne tek e drejta e bashkebisedimit?

    - Po, keshtu mund te themi, sepse ai eshte nje lojtar me eksperience. Nuk, dikutohet qe une apo trajnere te tjere, bisedojme me me shume kenaqesi me lojtaret me eksperience. Mendimi i tyre eshte i rendesishem. Madje ndonjehere, une kerkoj te bisedoj vete me lojtaret me eksperience ne lidhje me prblemet ne skuader.

    - A mendoni se mardhenia me lojtaret eshte bere me e nderlikuar se me pare?

    - Une jam i mendimit se i gjithe futbolli ka ndryshuar. Nese te tjeret duan te flasin per futbollin gjerman dhe per shkaqet e ndryshimeve negative, atehere nuk duhet te studiojne vetem nje skuader, por me shume se kaq. Kjo eshte me e rendesishmja per mua.

    - Kjo nuk tingellon edhe aq mire.

    - Pasoja eshte se, lojtaret e rinj e kane shume me te veshtire ne kete sistem. Per ta nuk eshte e lehte te behen mjeshtra. Ne vitet e fundit nuk ka patur edhe aq lojtare te rinj, prandaj ne nje fare menyre, futbollit gjerman i mungon eksperienca e nderrimit te brezazve. Prandaj eshte bere me e veshtire.

    - Pse eshte e veshtire per lojtaret e rinj te sigurojne nje vend te caktuar tek Bajerni i Mynihut?

    - Sukseset e viteve te kaluara kane bere qe per skuadren tone te krijohet nje mendim fiks, i cili nuk eshte me aktual. Dua te them se, tani pas skualifikimit ne Kupen e Gjermanise, kunder Ahenit, une e kuptova se edhe nje kampione mund te humbase ne nje ndeshje te tille. Kjo ka edhe ane pozitive, sepse te pakten le shprese per ndryshimin e situates se krijuar ne Bundeslige. Gradualisht, edhe per lojtaret do te jete me e lehte te pozicionohen ne skuader.

    - Por, pavarsisht nga skualifikimi ne Kupen e Gjermanise, keni ende shanse per te mbrojtur titullin ne kampionat.

    - Natyrisht qe po. Pavarisht nga rinimi i formacionit tone, ne shpresojme te jemi perseri te suksesshem. Une besoj se do t'ia dalim mbane. Nga situata ku ndodhemi aktualisht kam arsye te mendoj se shanset tona per te qendruar kampione te Gjermanise, jane te shumta, ndonese faza e pare e sezonit nuk ishte e nje niveli te arte. Po keshtu, mund te bejme parashikime edhe per ndeshjen kunder Realit te Madridit. Duke patur avantazhin e ndeshjes ne shtepi ne takimin e kthimit, une kam besim se do te kualifikohemi ne raundin tjeter.

    - A dini te kete ndonje skuader tjeter ne Europe, pervec Bajernit te Mynihut, ku bashke me trajnerin, te flasin edhe tre persona te tjere ne publik per ceshtjet e skuadres?

    - Nese e keni fjalen per kryesine e klubit tone, mund t'ju them se ajo ka pergjegjesine per klubin dhe i jep drejtim politikes se ndjek ai. Kurse trajneri eshte i integruar aty dhe mund te largohet ne varesi te situates. Vec kesaj, ne klubin tone, dy prej drejtueseve kane qene lojtare te nivelit boteror dhe e njohin futbollin me shume se shume persona te tjere. Ndoshta kjo eshte dicka e jashtezakonshme, sepse nuk jemi mesuar qe klube te caktuara te drejtohen nga ish-futbolliste. Por tek ne eshte Franc Bekenbaueri, i cili nuk ka qene vetem nje futbollist i suksesshem, por edhe nje trajner i tille. Pra ky eshte Bajerni i Mynihut. Eshte ndoshta e veshtire te besh krahasime, ndoshta mund te jete nje rast i vecante ne futbollin europian apo me tej, por kurrsesi ne dem te klubit.

    - A eshte kjo menyre drejtimi ne klub arsyeja e suksesit te Bajernit?

    - Edhe nje here them se nuk mendoj te kete ndonje skuader te ngjashme me Bajernin ne bote. Me aq sa di une, Bajerni nuk eshte nje skuader e klub i suksesshem vetem ne aspektin sprtiv por edhe ne ate financiar, ndryshe nga skuadra te tjera ne Itali, Spanje apo Angli. Ndoshta kjo e ben Bajernin te ndryshoje nga klubet e tjera. Dhe mua, si trajner, kjo skuader me jep shanse te shumta per te arritur sukses maksimal.
    #VamosArgentina

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sulmuesi i Bajernit ėshtė riaftėsuar: Nė fazėn e dytė do tė shėnoj mė shumė.

    Lukas Podolski premton gola.

    Pas seancės sė djeshme stėrvitore, Lukas Podolski ka dalė nė konferencė pėr shtyp dhe ka folur pėr gjysmėn e parė tė sezonit te Bajerni. "Faza e parė ishte jo e mirė", - thotė Podolski. Ai zhvilloi 15 ndeshje deri nė momentin qė u transferua te Bajerni. Me fanellėn e bavarezėve ka luajtur vetėm tri ndeshje nga 90 minuta. Shterpėsia e golit (njė gol nė Bundesligė dhe njė gol nė Ligėn e Kampioneve) do ta bėnte sulmuesin tė mendonte pak mė shumė pėr kėtė periudhė tė vėshtirė qė po kalon pas transferimit nga Kėlni. "Mendoj se nė fazėn e dytė do tė kem mė shumė mundėsi pėr tė luajtur dhe se do tė shėnoj mė shumė gola", - tha Podolski. Pas atyre pesė javėve pushim pas pėrfundimit tė botėrorit, Podolski e pati mė tė vėshtirė se kushdo pėr tė ardhur nė formė tė mirė fizike. Bastian Shvainstaiger dhe Filip Lahm janė nė gjendje mė tė mirė, edhe pse luajtėn nė botėror. Pas turneut dhe pas kėsaj faze pėrgatitore ndihem fizikisht i freskėt. Botėrori tashmė ka pėrfunduar. "Mund ta shfrytėzoj deri nė fund mundėsinė qė m'u dha kėtu nė Dubai. Mendoj se jam i gatshėm t'i shėrbej plotėsisht skuadrės me fillimin e fazės sė dytė. Ai ka preferuar tė sqarojė edhe transferimin e tij nga Kėlni drejt Bajernit. "Dėshiroja tė ndryshoja skuadėr. Kėtu ndihem mė i plotė dhe mundėsitė pėr tė arritur objektivat e mi janė shumė mė tė mėdha. Shvainstaiger, i cili e ndihmoi Podolskin tė ambientohej nė Bavari dhe me mėnyrėn e tė menduarit tė klubit mė tė madh nė Gjermani, tha: "Nė Mynih duhet tė jesh fitues. Kjo ėshtė njė gjė qė mėsohet, por Podolski e ka nė gjak kėtė veti. Pas kėsaj periudhe te Bajerni, ai ndihet me mė shumė eksperiencė. Vetėm gjashtė muaj kėtu e kanė ndihmuar pėr tė fituar njė eksperiencė qė do t'i nevojitet pėr njė karrierė shumė tė gjatė qė ka pėrpara", - tha Shvainstaigeri.
    #VamosArgentina

  8. #98
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Bekam: Real, mbetsh me shendet!

    12 Janar David do te transferohet ne fund te sezonit ne SHBA, tek Los Anxhelos Galaksi, me te cilet ka firmosur nje kontrate astronomike prej 128 milion sterlinash (250 milion $) per pese vjet

    David Bekam do te braktise Realin e Madridit ne perfundim te sezonit, per t’iu bashkuar klubit amerikan te Los Anxhelos Galaksise, pasi ka rene dakord me keta te fundit per te nenshkruar nje marreveshje 5 vjecare me vlere prej 128 milion sterlinash (250 milion dollare). Lajmin, Bekami e beri te ditur ne nje komunikate per shtyp. “Gjate kesaj jave, Reali i Madridit me kerkoi qe te vendosja per te ardhmen ime dhe me ofron zgjaten e kontrates edhe per dy vjet te tjere. Pasi bisedova gjate per mundesite qe kisha me familjen time kuptova qe kisha tre mundesi reale. Ose do te qendroja ne Madrid, ose do te rikthehesha ne nje klub te madh anglez, ose do te pranoja oferten e Los Anxhelos Galaksise dhe ne fund vendosa qe kalimi ne SHBA do te ishte gjeja me e mire per mua dhe familjen time. Me duhet te falenderoj tifozet dhe te gjithe qytetaret e Realit, qe me kane mikpritur mua dhe familjen time ne kete qytet, duke e bere per mua shume te veshtire marrjen e vendimit per t’u larguar. E kam shijuar shume te gjithe periudhen qe kam kaluar ne Spanje dhe i jam shume mirenjonjohes klubit te Realit te Madridit qe me dha mundesine qe te luaja ne kete skuader me te vertete te mrekullueshme, perkrah lojtareve me te medhenj te epokes sime. Jam krenar qe kam luajtur per dy prej klubeve me te medha te futbollit ne planet, por tani po pres me deshire nje sfide te re ne karrieren time. Misioni im pasi te perfundoje kontraten me Realin do te jete te bej me popullor futbollin, ne nje vend qe eshte i apasionuar pas sporteve te tjere. Pavaresisht se ne vere do te largohem, dua te bej te qarte qe do te vazhdoj te jap me te miren time per trajneri, shoket e skuadres dhe tifozet e Realit te Madridit. Besoj me te vertete qe ne fund, Fabio Kapelo do te mundet t’i sjelle kesaj skuadre suksesin qe ajo meriton me te vertete”, deklaronte Bekami ne komunikaten e tij.

    Faktet me te rendesishme te karrieres se “Spice Boy”

    2 maj 1975: Lind ne Lejtonston

    1991: I bashkohet skuadres se te rinjve te Mancesterit

    1992: Debuton me Mancesterin perballe Brajtonit ne Kupen e Liges ne 23 shtator. Fiton Kupen e Anglise per te rinj.

    1993: Nenshkruan kontraten e pare profesionale ne “Old Trafford”.

    1995: I bashkohet Prestonit ne shkurt ne forme borxhi dhe shenon dy gola ne kater ndeshje.

    1996: Ndihmon Mancesteri te realizoje dopieten, duke fituar kampionatin dhe Kupen e pare te Anglise ne karriere. Debuton me Angline ne fitoren 3 0 ndaj Moldavise, nje ndeshje kualifikuese per France’98.

    1997: Fiton perseri kampionatin dhe Superkupen e Anglise. Zgjidhet si futbollisti i ri me i mire i sezonit.

    1998: Shenon golin e pare me kombetaren, me nje goditje denimi ndaj Kolumbise ne 26 qershor, gjate Boterorit. Perjashtohet ne ndeshjen e raundit te dyte te Argjentines, duke marre mbi vete te gjithe zemerimin per eliminimin e “luaneve”.

    1999: I pergjigjet shkelqyeshem kritikave, duke realizuar nje paraqitje te shkelqyer gjate te gjithe sezonit, ne te cilin Mancesteri fitoi kampionatin, Kupen e Anglise dhe Champions League, pas nje fitoreje dramatike me dy gola te vone ndaj Bajernit ne finale. I dyti pas Rivaldos ne cmimin e Futbollistit me te Mire te Viit nga FIFA.

    2000: Fiton kampionatin e katert me Mancesterin, qe renditet i pari me nje diference rekord prej 18 pikesh nga i dyti. Pershihet me nje kontradikte pas nje gjesti ndaj tifozeve abuzive ne ndeshjen e pare te Euro 2000, ne te cilin “luanet” nuk arrijne t’i mbijetojne fazes se grupeve. Ne nentor mban per here te pare ne krah shiritin e kapitenit, ne nje miqesore ndaj Italise.

    2001: Trajneri i ri i kombetares, Sven Goran Erikson e emeron zyrtarisht kapiten. Udheheq kombetaren ne fitoren hisorike 5 1 ndaj Gjermanise, ndersa fiton nje titull tjeter me Mancesterin. Zgjidhet nga “BBC” si personaliteti i vitit.

    2002: Nenshkruan nje kontrate te re 3 vjecare me Mancesterin, me vlere 100 000 sterlina ne jave dhe udheheq Angline deri ne cerekfinale te Boterorit, ku ajo eliminohet nga Brazili.

    2003: Bekam perfshihet ne nje zenke me Fergusonin, qe e aksidenton ne vetull me nje kepuce, ne dhomat e zhveshjeve, pas humbjes me Arsenalin ne Kupen e Anglise. Ne 17 qershor, Junaited deklaron se ka pranuar nje oferte prej 25 milion sterlinash nga Reali i Madridit, per shitjen e Bekamit. Ne 1 korrik kalon testet mjekesore dhe nenshkruan nje kontrate 4 vjecare me Realin. Ndihmon Angline te kualifikohet per ne Euro 2004, por perfshihet ne nje zenke me Alpain, ne nje ndeshje vendimtare me Turqine, ne fund te pjeses se pare. Fiton faqet e para te gazetave pasi pranoi qe kishte provokuar marrjen e nje kartoni te verdhe ndaj Uellsit, per te shlyer pezullimin ne fushaten kualifikuese per Boterorin ndaj Azerbajxhanit. Bekam deklaron per here te pare ne nentor qe mund te braktise kombetaren pas Boterorit.

    2005: Frymezon Realin ne fitoren 4 2 ndaj Barcelones ne “Bernabeu”, ndersa drejton Angline per te 50 n here si kapiten, ne nje ndeshje kualifikuese ndaj Austrise.

    2006: Shenon golin e fitores ne ndeshjen e raundit te dyte te Boterorit (25 qershor), perballe Ekuadorit, nga nje goditje denimi. Zevendesohet ne cerekfinalen e 1 korrikut per arsye demtimi, ndersa Portugalia kalon me tek pas gjuajtjeve te penalltive.

    11 gusht: Lihet jashte kombetares per miqesoren ndaj Greqise, ne ndeshjen e pare te Stiv MekKlaren si trajneri i kombetares.

    17 gusht: Presidenti i Reali, Ramon Kalderon zbulon se ka nisur bisedimet per nje rinovim te mundshem te kontrates me Bekamin.

    11 janar 2007: Bekam lajmeron se do te braktise Realin ne vere, per t’iu bashkuar skuadres amerikane te Los Anxhelos Galaksi, per pese vitet e ardhshme. Besohet se mesfushori do t` perfitoje 128 milion sterlina, vetem nga paga e tij, nese kontrata do te permbushet deri ne fund.

    Sukseset e Beks

    Mancester Junaited (1995 2003)

    Titullin kampion: 1996, 1997, 1999, 2000, 2001, 2003

    Kupen e Anglise: 1994, 1996, 1999

    Champions League: 1999

    Boterori i Klubeve: 1999

    Real Madrid (2003 2007)

    Superkupa e Spanjes: 2003

    Anglia (1996 2006)

    94 ndeshje (58 si kapiten)

    17 gola

    Sport Ekspres
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AlbaneZ : 12-01-2007 mė 06:22

  9. #99
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Juve e Inter, ne lufte per Diden

    12 Janar Portieri kuqezi mund te transferohet ne Torino ose me skuadren bardhezi, nese drejtuesit e "Via Turatit" nuk ia pranojne kerkesat ekonomike

    Rinovimi i kontrates se portierit brazilian te Milanit, Dida, eshte shume larg, duke pare qe kontrata e tij aktuale perfundon ne 30 qershor dhe deri tani nuk eshte pare asnje reagim. Klubi kuqezi ka bere nje oferte (3,5 milion euro ne sezon) dhe nuk kerkon te plotesoje aspak kerkesen e Dides, i cili kerkon 5 milion euro.

    Topi eshte ne doren e lojtarit, i cili nuk po rinovon dhe po pret per nje oferte me te mire nga ana e drejtuesve te Milanit.

    Eshte folur shpesh per nje largim te mundshem dhe mendohet qe destinacioni i radhes per portierin brazilian te jete skuadra e Interit ose e Juventusit, dy rivalet historike te Milanit. Zikalterit jane e vetmja skuader qe mund te plotesojne anen ekonomike te brazilianit, edhe pse prioriteti i skuadres se Mancinit eshte portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon.

    Skuadra bardhezi mund te bleje Diden, ne rast se Bufon vendos te largohet nga Torino ne fund te sezonit. Edhe ketu, asgje nuk eshte e qarte sepse gjithcka varet nga zgjedhja e portierit te Interit, Hulio Sezar. Tani, numri 1 i Milanit po luan me zjarrin, por duhet te kete kujdes sepse mos digjet ne fund te sezonit.

    Sport Ekspres

  10. #100
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    “Djajte e Kuq”, 1,2 milione sterlina per Larsonin!

    12 Janar Nese do qe te kete sherbimet e sulmuesit suedez deri ne fund te sezonit, Fergusoni duhet t’i paguaje akoma para Helsingborgun

    Klubi i Mancester Junaitedit duhet te paguuaje edhe 1,2 milione sterlina per te mbajtur sulmuesin suedez Henrik Larson per pjesen e mbetur te sezonit 2006 2007. Ish golashenuesi i Selltikut dhe Barcelones u bashkua me skuadren e Junaitedit ne 1 janar 2007 pas nje marreveshjeje ne forme huazimi deri ne 12 mars nga klubi suedez Helsingborg. Dhe ai menjehere u kthye ne beniaminin e tifozeve te “Old Trafford”, duke luajtur nje rol te rendesishem ne fitoren e se dieles ne raundin e trete te Kupes se Anglise ndaj Aston Viles. Larson realizoi golin e pare te asaj fitoreje, duke kurorezuar nje paraqitje shume te mire, dhe tani jane shtuar zerat se periudha e tij ne forme huazimi mund te zgjatet deri ne fund te sezonit. Por gazeta e njohur britanike “The Sun” pretendon se kjo zgjatje e marreveshjes do t’i kushtonte Junaitedit 1,2 milione sterlina te tjera, pasi Helsingborgu kerkon nje kompensim te majme. Presidenti i klubit suedez, Sten Inge Fredin u shpreh: “Shuma e sakte qe duhet te paguaje Junaitedi per kete marreveshje varet nga shume rrethana. Per shembull, ne duhet te vendosim nese duam ta zevendesojme ate ne skuadren tone. Por vendimi per te qendruar ose jo ne “Old Traffor” varet teresisht nga vete Henrik. Nese ai e do kete, atehere ne do te hyjme ne kenaqesi ne diskutime me Junaitedin”.

Faqja 10 prej 311 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •