Close
Faqja 9 prej 311 FillimFillim ... 78910111959109 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 3101
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Trajneri, para ndeshjes me Betisin: Pėr mua kupa ėshtė e rėndėsishme. Do tė ketė ndryshime nė formacion.

    Fabio Kapelo: Tė bėjmė kthesėn!


    Sot Reali i Madridit do tė luajė ndaj Betisit
    pėr 1/8-t e finaleve tė Kupės sė Spanjės. Si zakonisht, pėrpara ndeshjeve tė "merengesve", trajneri Fabio Kapelo ka dalė para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp. "Besoj se e ardhmja do tė jetė mė e mirė, - tha ai. - Ka shumė uri pėr tė fituar." Ja cila ka qenė intervista e trajnerit italian...
    - Tifozėt duan tė dinė se cilat janė problemet e skuadrės...
    - Nė dy ndeshjet e fundit luajtėm pa karakter dhe dėshirė pėr tė fituar. Kur erdha kėtu, u kėrkova futbollistėve tė sakrifikonin pėr kėtė fanellė dhe diēka e tillė nuk ka ndodhur nė dy ndeshjet e fundit. Duhet tė luajmė tė pėrqendruar si nė fillim dhe jam i bindur se e ardhmja do tė jetė mė e mirė. Analizuam shumė ēėshtje nė mbledhjen qė patėm me drejtuesit.
    - Ju si staf teknik, merrni pėrsipėr ndonjė pjesė tė fajit?
    - Faji ėshtė gjithmonė i tė gjithėve. Fakti qė skuadra luajti pa dėshirė dhe karakter, nuk ka tė bėjė, por ne si staf teknik kemi bėrė gabime tė tjera dhe do tė pėrpiqemi t'i ndreqim.
    - Ju duket sikur nė Madrid nuk po ju kuptojnė?
    - Po bėj njė punė, sė cilės i duhet kohė pėr tė dhėnė frytet e saj. Kemi luajtur ndeshje shumė tė mira jashtė fushe, ndėrsa nė Madrid nuk arrijmė tė gjejmė tė njėjtėn qetėsi. Disa futbollistė e kanė tė vėshtirė tė veshin fanellėn e Realit nė "Bernabeu".
    - Bėhet fjalė pėr ata qė janė nė "listėn e zezė"...
    - Nė mbledhje vendosėm qė nė skuadėr do tė qėndrojnė futbollistėt qė luftojnė dhe nuk e tėrheqin asnjėherė kėmbėn prapa. Kjo ka qenė gjithmonė karakteristikė e Realit. Gjithsesi, kemi futbollistė mjaft tė aftė nė pėrbėrjen tonė.
    - Keni ndonjė problem me Ronaldon?
    - Nuk mė pėlqen tė flas pėr individėt. Fitojmė tė gjithė dhe humbasim tė gjithė, ai ėshtė pėrgjegjės aq sa jam unė.
    - "Prerja e kokave" nė mes tė sezonit, nuk ju duket e rrezikshme?
    - E rėndėsishme ėshtė qė ata qė do tė qėndrojnė, tė kenė karakter dhe shpirt sakrifice. Mė pas do tė vendosim se ēfarė do tė bėjmė.
    - Cilat janė ndryshimet qė do tė bėni?
    - Do ta shihni duke filluar nga ndeshja e nesėrme (sot) ndaj Betisit. Do tė provojmė futbollistė tė rinj nė formacion, diēka ndryshe.
    - Besoni ende te Diarra?
    - Nė Sevilje do tė jetė titullar pėrkrah Gagos.
    - Ju ka shkuar ndonjėherė nė mendje tė jepnit dorėheqjen?
    - Nė mendjen time kjo fjalė nuk ekziston.
    - Nuk keni biseduar ende me futbollistėt. Tė rinjtė shpresonin se do t'i tregonit rrugėn pėr tė ndjekur...
    - Unė flas gjithmonė me futbollistėt e mi. Javėn e kaluar ka pasur tri biseda me Robinjon. Varet si i merrni gjėrat, pėr mua janė tė gjithė njėsoj dhe jam i hapur pėr dialog. Normalisht nuk flas me njė futbollist pėr 20 minuta, flas pėr gjėrat e rėndėsishme. I kam folur skuadrės menjėherė pas ndeshjes ndaj Deportivos dhe tė nesėrmen gjithashtu.
    - Si ndiheni tani qė shtypi ka filluar tė hipotezojė pasardhėsin tuaj?
    - Ndihem ende trajneri i Realit tė Madridit.
    - Mendoni se keni skuadrėn mė tė mirė?
    - Unė mendoj pėr tė punuar me futbollistėt qė kam nė dispozicion. Ndoshta ka skuadra tė tjera mė tė forta, por kjo ėshtė skuadra ime dhe unė vlerėsoj atė qė kam.
    - E keni ende besimin e Kalderonit dhe Mijatoviēit?
    - Po, e ndiej se ata besojnė tek unė.
    - Ē'mendoni pėr Kupėn e Mbretit dhe si e gjen Realin ndeshja me Betisin?
    - Unė mendoj gjithmonė pozitivisht. Pėr mua kupa ėshtė e rėndėsishme, sepse ėshtė njė objektiv qė presidenti ia ka kėrkuar skuadrės. Kemi humbur dy ndeshjet e fundit, por nėse shohim klasifikimin asgjė nuk ėshtė kompromentuar. Nė kupė duhet tė fillojmė kthesėn. Mendoj se e di si mund ta bėjmė diēka tė tillė.
    - Pra do tė shohim Realin e vėrtetė...
    - Disa do tė pushojnė, por ju garatoj njė skuadėr tė fortė. Do tė grumbullojmė edhe tė rinjtė De la Red dhe Torres.
    - Nė fund, a jeni i lumtur?
    - Kam uri pėr tė fituar. Nuk jam i lumtur, sepse nė profesionin tim lumturia shoqėrohet me fitore, por kam dėshirė, shumė dėshirė, pėr tė fituar.
    #VamosArgentina

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Murinjo, ja “Celsi” i suksesit!

    11 Janar Nga Martin SAMUEL, “Gazetari Sportiv i Vitit” ne Angli, per “The Times”

    Brajan Kidit i ka ardhur ne maje te hundes duke treguar historine e heres se pare qe ai dhe Ser Aleks Ferguson pane Rajan Gigsin. “Ne po shihnim nje ndeshje te te rinjve te Junaitedit”, u shpreh ish ndihmesi i Fergit ne “Old Trafford”. “Gigs ishte i jashtezakonshem, shume me lart se te tjeret. Ne pame njeri tjetrin dhe rame dakort se nese nuk do ta kishim ate, atehere do ta humbisnim ndeshjes”. E njejta situate eshte me Celsin ne kete cast. Blute jane kombinimi i pronarit me bujar ne bote me trajnerin e ri me te mire te futbollit europian. Kushdo qe nuk do te arrinte suksesin me kete dyshe duhet te jape doreheqjen nga karriera e tij ne administrimin sportiv. Por, ne nje fare menyre, Piter Kenion po mbijeton. Duket se tani mbizoteron nje fare rremuje persa i perket prioriteteve ne “Stmafrod Bridge”. Ne kete cast, synimi paresor i Kenion nuk duhet te jete promovimi golbal i markes se Celsit, pra rritja e saj me shume se ajo e Devid Bekamit ne Pekin, ose arritja e dominimit boteror deri ne vitin 2014. Ai duhet te sigurohet qe Abramovic dhe Murinjo te mbeten miq te ngushte pergjithmone. Pronari rus dhe trajneri portugez jane dy karaktere te ndryshem dhe Kenion duhet te luaje rolin e ures mes “akullit Abramovic” dhe “zjarrit Murinjo”. Dhe, ne fakt, Kenion duhet ta kishte luajtur kete rol, por cfare nuk po funksionon ne kete lidhje treshe? Kenion deklaroi ne nentor se faktori kyc per suksesin e ardhshem te Celsit eshte mbajtja e trajnerit, sepse tani po shtohen ndjeshem zerat se largimi i Hozese eshte thjesht ceshtje kohe. Ky duket se eshte nje problem me i madh per punedhenesin se sa per te punesuarin. Murinjo ka vertetuar se mund te jete i suksesshem kudo, duke fituar Champions League me Porton, nje skuader jo ne nivelin e ajkes europiane. Megjithate, nuk ka pse Blute te mos te jene te suksesshem nen pronesine e Abramovicit edhe pa nje trajner si Murnjo. Ciniket thone se kushdo mund te fitoje Premiershipin me parate qe Celsi ka ne dispozicion, por Klaudio Raineri nuk ia doli mbane. Per kete u desh ardhja e Murinjos, pragmatizmi, teknika dhe karakteri i tij, dhe nese Celsi e nenvlereson influencen e tij, atehere klubi nuk e meriton fare trajnerin qe ka aktualisht. Murinjo eshte nje figure shume egoiste dhe duhet te jete shume i veshtire per t’u perballur, por shpesh te gjithe super te talentuarit jane te tille. Fergusoni nuk u be trajneri me i madh i brezit te tij, duke i buzeqeshur kujtdo
    #VamosArgentina

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Balak dhe Shevcenko, deshtime surprize

    11 Janar Detyra e Kenionit pas rikthimit nga Kina, ku klubi ka leshuar nje faqje interneti ne Mandarin, eshte te sigurohet qe pronari dhe trajneri te mbeten te bashkuar. Ka fjale se Murinjo nuk ishte shume entuziast per ardhjen e Andrij Shevcenkos dhe Mikael Balakut. Ne fakt, kjo nuk eshte teresisht e besueshme. Murinjo ka deklaruar ne shume raste se ne rastin e pare te nderhyrjes ai do te largohej, gje qe verteton faktin se blerja e Balakut qe u perfundua ne 15 maj 2006, por qe ishte menduar shume kohe me pare, nese do te ishte bere pa aprovimin e tij, do te kishte sjelle doreheqjen e tij nga pankina e Bluve mbase edhe para se ata te fitonin titullin e dyte. Do te kishte qene nje cmenduri, prandaj nuk eshte e besueshme. Ndersa per Shevcenkon, askush, as vete Murinjo, mund te kishte menduar se Didier Drogba do te transformohej ne sulmuesin me te fuqishem ne Europe, pasi kishte shenuar vetem 14 gola ne te gjithe kompeticionet per Celsin ne sezonin 2005 2006. Drogba pritej te largohej, por me pas ndryshoi mendim. Ai pritej te ishte sulmuesi i dyte pas Shevcenkos, por e ka lene ne hije ukrainasin ne cdo drejtim deri ne kete faze te sezonit. Ne kete cast mund te duket sikur lojtaret e rinj jane nje deshtim, por nuk duhet harruar se ne castin e ardhjes se tyre askush nuk mund ta parashikonte se yjet me te medhenj te Celsit kete sezon do te ishin Drogba e Esien, dy lojtare qe nuk kishin bindur ne sezonin e meparshem. Kur u bene blerjet, u duk se Drogba do te ishte zevendesi i Shevcenkos me Xho Kolin e Arjen Robenin ne krahe, dhe Balak do te luante perkrah Frenk Lampardit me Kold Makelelen pas tyre dhe Esienin si mbuluesin e te treve ne rast mungese. Nuk ka arsye te mendojme se Murinjo ka menduar ndryshe nga i gjithe opinioni. Trajneri nuk u largua sepse ne ate periudhe ai i donte keta lojtare dhe, si te gjithe ne, eshte habitur nga menyra se si kane shkuar gjerat kete sezon per Blute. Ai nuk donte qe Uilliams Galas te largohej ne fund te veres dhe kjo eshte e qarte, por kjo merzitje mund te lihet pas me premtimin se nje gabim i tille nuk do te perseritet me, duke mos qene keshtu baza per nje divorc dhe nese Kenion nuk arrin t’i sheshoje keto divergjenca te krijuara qe nga shtatori, atehere ai nuk eshte vertet negociatori fantastik sic mendojme te gjithe ne.
    #VamosArgentina

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ambiciet e medha e ardhmja e Murinjos

    11 Janar Murinjo eshte nje fitues i pasjellshem, prandaj ai nuk do ta marre kurre mbeshtetjen publike. Prandaj, nese mendojme se Kenion ka thene te verteten ne nentor dhe prioriteti i tij kryesor eshte te ruaje kenaqesine e Murinjos, atehere mbete vetem nje mendim: qe zerat per largimin e mundshem ne vere po shtohen sepse trajneri ka ne koke idene e madheshtise personale, ngritjen e trofeut te Champions League ne Portugali, Angli, Itali e Spanje. Pra te fitoje “Slemin Hoze”. Lenia e trofeut ne kabinet, sic beri me Porton, dhe largimi per triumfe te tjera. Kjo duhet te jete frika me e madhe e Celsit. Nese Murinjo e arrin ambicien e tij me klubin londinez kete sezon, ndoshta asgje nuk do ta bindte ate te qendronte me tej ne “Stamford Bridge”. As milionat e Abramovicit. As fjalet e embla te Kenionit dhe as i gjithe caji kinez.
    #VamosArgentina

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ēeh, gati pėr t'u kthyer te "blutė"

    Portieri i Ēelsit, Piter Ēeh, bėn tė ditur se ėshtė plotėsisht nė formė pėr t'u kthyer nė formacion. Portieri i Republikės Ēeke ka qėndruar jashtė fushės qė nė tetor, kur pėsoi frakturė nė kafkė gjatė ndeshjes kundėr Ridingut, por tashmė ėshtė fare pranė rikthimit. Ai konfirmoi qė po pret vetėm dritėn jeshile nga stafi mjekėsor i Ēelsit pėrpara se tė jetė i gatshėm pėr planet e Mourinjos. "Pėr momentin, fizikisht ndihem 100% nė formė, - shkruante portieri nė faqen zyrtare tė klubit. - Pasi tė mė japin "ok" pėr t'u kthyer, unė do tė jem gati". Mourinjo mezi pret tė aktivizojė Ēehun nė formacionin titullar, duke parė formėn e dobėt tė lojtarėve aktualė qė ēoi nė thellimin nė 6 pikė tė distancės nga Manēesteri. "Ėshtė fatkeqėsi qė pėsojmė gola kryesisht nga goditjet standarde, - shton Ēehu. - Duket qė na mundon shtalartėsia e Xhon Territ. Pėr mė tepėr, kemi qenė edhe tė pafat. Topi kur pėrplaset nė zonė, gjithmonė shkon nė kėmbėt e kundėrshtarit". Ēehu beson se gara pėr titullin e Premier Ligės, ėshtė akoma mėse e hapur. "Diferenca nuk ėshtė e vogėl, por janė ende shumė ndeshje pėr t'u luajtur dhe asgjė nuk ėshtė pėrcaktuar".
    #VamosArgentina

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Baptista: “Bisha” u kthye!

    11 Janar “Kam pasur nevoje vetem qe trajneri te me jepte kater pese ndeshje rresht, doja dike qe te me vendoste ne pozicionin tim ideal dhe te kishte besim te une”

    Zhulio Baptista eshte gati qe te shperbleje besimin qe ka treguar tek ai trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, duke i treguar pjeses tjeter te Europes se sa i rrezikshem mund te jete “Bisha”. Braziliani 25 vjecar shenoi kater gola gjate fitores 6 3 te “Topcinjve” te marten ndaj Liverpulit, duke ndihmuar skuadren e tij qe te siguronte derbin me Totenhamin ne gjysmefinale. Ne fakt, mesfushori sulmues nuk e ka pasur te lehte te integrohej ne futbollin anglez qe kur u mor borxh nga Real Madridit. Sidoqofte, tani qe eshte serish ne formen e tij me te mire pas nje problemi muskulor, braziliani nuk ka asnje dyshim qe tifozet e “Topicinjve” do te shohin edhe me teper nga talenti i tij. “Kam pasur nevoje vetem qe trajneri te me jepte kater pese ndeshje rresht, doja dike qe te me vendoste ne pozicionin tim ideal dhe te kishte besim te une”, tha Baptista. “Arsen Venger me ka dhene nje mbeshtetje aq te madhe, saqe kam kohe qe u them shokeve se Arsenali eshte klubi qe do te me ktheje ne bishe perseri. Krahasuar me Arsenalin, dukej sikur Real Madridi nuk dinte se cfare te bente me mua. Pasi luajta me Seviljen dhe shenova kushedi se sa gola, mendoja se njerezit do te kishin kuptuar se kush ishte pozicioni im me i mire. Por me sa duket, trajneri i Realit nuk kishte kuptuar gje. Une kam aftesine per te mberritur ne zonen kundershtare ne castin e duhur, kam nuhatje per golin dhe jam i fuqishem”. Me pas, Baptista, duke folur per “London Evening Standard”, shtoi: “Reali me perdorte atje ku kishte ndonje vend bosh, por me Arsenalin duket se kam rizbuluar formen qe kisha me Seviljen. Dhe pervec trajnerit, eshte nje kenaqesi e vecante te luash perkrah Tierri Henrise, Sesk Fabregas dhe te tjereve”.

    “Dua Realin ne Champions League”

    Duke pasur parasysh largesine e madhe qe ka Arsenali nga Mancester Junaitedi ne Premiership, kompeticionet me eliminim te drejtperdrejte duken si burimi i vetem per ndonje trofe kete sezon. Baptista beson fuqimisht se “Topcinjte” i kane te gjitha mundesite qe te perserisin ecurine fantastike te sezonit te kaluar ne Champions League, madje edhe me mire kete here. “Ka kaq shume lojtare te talentuar ketu qe sterviten aq mire, sa jam i bindur qe kete sezon do te fitojme nje titull”, tha Baptista. “Pse te mos e arrije serish kjo skuader finalen e Champions League dhe ta fitoje kete here? Tani ne kete kompeticion vjen faza me eliminim dhe kjo do te thote se nuk mund te besh gabime ne asnje ndeshje, por kjo skuder i ka te gjitha per te shkuar deri ne finale dhe per mua nuk do te kishte ndeshje me te mire per mua se sa nje finale kunder Real Madridit. Por edhe n _do te na duhet te perballemi me Realin rruges drejt finales do te ishte nje ndjesi e vecante per mua, njelloj si jam ndjere kur luajta per here te pare kunder Seviljes pasi kisha kaluar te Reali. Por do te perpiqesha ne maksimum qe te tregoje formen time me te mire ndaj Realit, per t’i bere te ditur se cfare ka humbur, sepse nuk ka asnje klauzole ne kontraten time te huazimit qe te me ndaloje te luaje ndaj tij”. Baptista shpreson qe ne vere te behet perfundimisht lojtari i Arsenalit. Ai tha: “Nuk mendoj se ka mundesi qe te kthehem serish te Reali nese Fabio Kapelo qendron si trajner, megjithese ne futboll kane ndodhur gjithmone gjera te cuditshme. Ndihem mire ketu tek Arsenali. Nese do t’ia kem kaluar mire deri ne fund te sezonit dhe Arsenali deshiron qe te qendroj, atehere do te qendroj ketu ne Londer”.

    Vengeri: E dija qe do shperthente!

    Vengeri pranon se, per shkak te konkurrences se madhe per vende ne formacion qe ka ne skuadren e tij, e ka pasur te veshtire qe t’i jape shume mundesi Baptistes, te pakten aq sa do te donte ai. Por trajneri i Arsenalit theksoi: “Gjithmone e kam ndjere qe Baptista do te bente dicka te mire. Jam i mahnitur nga forca psikologjike e tij dhe marredheniet me shoket e tij te skuadres, prandaj kam besuar gjithmone se cilesite e tij do te dilnin ne pah dikur”. Duke pare paraqitjet e mira qe po bejne lojtaret e tij, Vengeri kembengul se ndeshja ne “Anfield” vetem sa mbeshtet idene e tij se nuk i duhet asnje perforcim gjate tregut dimeror. Ai shtoi: “Te gjesh keta te rinj do te thote te puosh dite e nate, por mos harroni se kemi edhe shume lojtare te mire te dhene borxh dhe gjithashtu na jane demtuar Uilliam Galas, Fredi Ljungberg dhe Emanuel Adebajor. Kjo shpjegon pse kam thene per nje kohe te gjate se nuk na duhet te blejme asnje lojtar te ri. E ardhmja e ketij klubi duket shume premtuese. Ne duam t’i mbajme keta lojtare per te siguruar te ardhmen”.
    #VamosArgentina

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vengeri, i befasuar nga Benitezi

    11 Janar “Kur erdhem ketu para festave, Liverpuli ishte me skuadren titullare, por ndoshta nga fakti qe ndeshja u shty, kete here Rafa kishte vendosur te linte disa lojtare pushim”

    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, pranoi se ishte i befasuar nga rreshtimi qe i kishte bere Liverpulit, homologu i tij Rafael Benitez gjate cerekfinales se Kupes se Liges, te cilen “Topcinjte” e fituan 6 3. Benitezi vendosi te liante jashte skuadres per ndeshjen e se martes titullare si Piter Krauc, Ksabi Alonso, Hoze Reina, Luis Garsia, Dirk Kajt dhe Stiv Finan, edhe pse Liverpuli duhet ta fitonte kete ndeshje per te mbajtur gjalle shpresat per te fituar nje titull kete sezon. Dhe Vengeri deklaroi se te kuqte ishin rreshtuar me “armaten” e plote kur ndeshja qe duhetj te zhvillohej para Krishtlindjeve u shty per shkak te mjegulles. Tekniku francez tha: “Ne fillim u befasova nga skuadra e Liverpulit. Kur erdhem ketu ne daten qe u shty takimi, Liverpuli ishte me skuadren titullare. Por ndoshta per shkak te tij fakti dhe kalendarit te renduar gjate festave, me pas ata vendosen te ndryshonin dhe te linin disa lojtare pushim. Por edhe lojtaret titullare qe u perdoren, si Luis Garsia dhe Mark Gonzales, u demtuan, keshtu qe iu veshtiresuan punet”.

    Benitezi, nga ana e tij, mbrojti vendimet qe kishte marre dhe nuk pranoi te fajesonte portierin rezerve, Jerzi Dudek, i cili tani ka pesuar nente ola per kater dite nga “Topcinjte”. Spanjolli tha: “Perdorem shume lojtare nga skuadra e pare por edhe Arsenali ndryshoi shume lojtare. Problemi ishte se pesuam gjithe ato gola ne ate menyre. Nuk e fajsoj aspak Jerzi Dudekun, ne fitojme bashke dhe humbasim po bashke. Ne perdorem lojtare te skuadres se pare dhe te rinj, por s’mund t’ia ve fajin askusjt. U perpoqem qe te benim maksimumin por pesuam shume gola dhe s’mund ta ndryshojme rezultatin tani”.

    Nderkaq, Vengeri shtoi: “Nuk e prisja qe te shenonim kaq shume gola, por jam i shume i kenaqur me menyren se si shkuan gjerat per ne. Beme nje loje te shpejte dhe ruajtem qetesine kur Liverpuli baraizoi rezultatin ne 1 1. Vazhduam te shkonim perpara dhe te luanim ne sulm. Djemte kane punuar shume per te arritur ne keto nivele. Ndonjehere gjeja me e rendesishme eshte qe talentin qe ke te ditsh ta perdoresh ne ndeshjet e rendesishme dhe djemte e bene kete duke luajtur me menyren qe duam te luajme ne. Si dhe treguan edhe nje force te madhe psikologjike. Kam shume deshire qe shume prej tyre te luajne edhe ne gjysmefinalen ndaj Totenhamit. Ata kane fituar ne kete kompeticion ndaj Evertonit dhe tani ndaj Liverpulit, dhe gjithashtu munden edhe Uest Bromuicin. E kane fituar te drejten per te luajtur ne fazen e ardhshme”. Problemet e Liverpulit u shtuan kur u mesua se demtimet e lojtareve Luis Garsia, Mark Gonzales dhe Stefen Uornok, mund te duan nje kohe me te gjate per t’u rikuperuar.
    #VamosArgentina

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Trajneri i Arsenalit komenton pozitivisht fitoren 6 3 pėr Kupėn e Anglisė, ndėrsa Benitez u kėrkon ndjesė tifozėve.

    Venger: Mė habiti dobėsia e Liverpulit.


    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, e pranoi qė ėshtė ēuditur nga formacioni kundėrshtar qė kishte hedhur nė fushė Rafael Benitez pėr sfidėn emocionuese nė "Carling Cup", ku "Topēinjtė" u kualifikuan nė gjysmėfinale falė fitores 6 3. Benitezi vendosi tė linte jashtė 11 shes Piter Krauēin, Ksavi Alonson, Hoze Reinėn, Luiz Garsian, Dirk Kuitin dhe Stiv Finanin, nė njė ndeshje qė Liverpuli e kishte tė detyrueshme fitoren pėr tė mbajtur gjallė shpresat realiste pėr njė trofe sivjet. Pas shtyrjes sė kėsaj pėrballjeje pėr shkak tė mjegullės, Vengeri ishte shprehur se priste qė Liverpuli tė paraqitej me formacionin mė tė mirė. Ai deklaroi: "Nė fillim u habita nga ekipi i Liverpulit. Kur erdhėm kėtu pėr ndeshjen qė u shty, Liverpuli kishte bėrė gati 11 shen e zakonshme. Por ndoshta pėr shkak tė shtyrjes dhe kalendarit tė ngjeshur pas Krishtlindjes, vendosėn tė lėnė pushim disa lojtarė. Kanė Luis Garsian dhe (Mark) Gonzalezin, por tė dy u dėmtuan, kėshtu qė ishte njė lojė e rrezikshme me fatin". Benitezi e mbrojti zgjedhjen e tij dhe gjithashtu nuk pranoi t'i hidhte fajin portierit tė dytė, Jerzi Dudekut, qė tashmė ka pėsuar nėntė gola nga "Topēinjtė" nė dy ndeshje nė harkun e katėr ditėve. Ai tha: "Ne hodhėm nė fushė shumė nga lojtarėt e ekipit tė parė, por edhe ata kishin ndryshuar shumė futbollistė. Mė shqetėsoi fakti qė pėsuam aq shumė gola dhe mėnyrėn si i morėm. Fajin nuk e ka Jerzi Dudek. Ne fitojmė tė gjithė bashkė dhe humbasim tė gjithė bashkė. Ne luajtėm edhe me disa lojtarė tė rinj. Nuk mė pėlqen qė fajit t'i vė emra lojtarėsh. U pėrpoqėm tė bėnim mė tė mirėn tonė, por hėngrėm shumė gola. Tani rezultati nuk mund tė ndryshohet. Dėshiroj t'u kėrkoj falje tifozėve". Vengeri lavdėroi brigadėn e tij pas njė performance fantastike qė ēoi nė realizimin e 6 golave, nė tė cilėn Hulio Baptista shėnoi katėr. Arsenali tani do tė ndeshet nė finale me Totenhemin. Vengeri u shpreh: "Nuk prisja tė shėnonim gjashtė gola, por jam shumė i kėnaqur me mėnyrėn si e interpretuam ndeshjen, me lojė tė rrjedhshme dhe me gjakftohtėsi e qetėsi. Edhe kur Liverpuli barazoi nė 1 1, e vazhduam lojėn ofensive. Futbollistėt e rinj kanė punuar shumė pėr t'u ingranuar nė ekip dhe pėr tė bėrė ato qė u kėrkojmė. Ndonjėherė, gjėja mė e rėndėsishme nuk ėshtė tė jesh i talentuar, por ta transferosh atė talent nė ndeshje vendimtare. Kėtė e bėnė sonte dhe luajtėn futbollin qė na pėlqen. Gjithashtu treguan njė forcė tė madhe psikologjike. Tė gjitha kėto mė joshin qė t'i aktivizoj po kėta lojtarė nė gjysmėfinalen kundėr Totenhemit. Ata kanė fituar nė kėtė kompeticion nė Everton, tani nė Liverpul dhe gjithashtu edhe ndaj Uest Bromuiēit. Kėta lojtarė e fituan tė drejtėn qė tė luajnė nė turin tjetėr. Ishte njė mbrėmje shumė emocionuese. Shoh qė ka vazhdimėsi brenda klubit dhe e dimė qė kemi punuar shumė. E ardhmja e klubit tė Arsenalit ėshtė vėrtet premtuese. Qėllimi ynė ėshtė ta mbajmė kėtė grup lojtarėsh tė bashkuar dhe tė krijojmė shpirtin e duhur. Kėshtu do tė kemi njė shans tė madh pėr tė ardhmen". Problemet e Liverpulit u shtuan nga dėmtimi i Mark Gonzalezit, Luis Garsias dhe Stiven Uarnokut. Garsia pret tė bėjė njė skanim tė gjurit tė dėmtuar qė Benitezi ka frikė se mund ta mbajė jashtė fushės pėr 3 4 javė. Gonzalezi ka ēarė mjekrėn, ndėrsa Uarnoku pėsoi dėmtim nė brinjė.
    #VamosArgentina

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fantazisti brazilian i Milanit s'ėshtė riaftėsuar ende dhe rrezikon tė mungojė nė ndeshjen ndaj Rexhinės.

    Milan, tani problemi ėshtė Kakaja.


    Ishte diēka mjaft e trishtueshme ta shikoje tė hėnėn pasdite Riki Kakanė tė ulur nė stol, pėrpara bidonėve me lėngje, teksa shikonte ndeshjen qė luanin shokėt. Njė skenė e ngjashme me atė tė Kasanos te Real Madridi, por nė kėtė rast natyrisht nuk bėhet fjalė pėr njė zgjedhje tė trajnerit. Kaka nuk ėshtė riaftėsuar ende plotėsisht qė pas goditjes qė mori nė tabanin e kėmbės sė djathtė, gjė qė e kushtėzoi fundin e 2006-s pėr tė. Tė martėn, mė nė fund, pas shumė ditėsh tė kaluara nė palestėr, ai doli nė fushė dhe vrapoi rreth njėzet minuta me atlete tenisi. Njė hap i parė, njė sinjal i vogėl pozitiv, i cili nuk i largon dyshimet lidhur me gjendjen e tij aktuale. Nė kėtė pikė, prania e tij nė fushė tė dielėn ndaj Rexhinės nuk duket e sigurt, madje ka pak gjasa qė tė ndodhė, ndryshe nga ajo qė kishte thėnė Karlo Anēeloti nė prag tė trofeut "Berluskoni" pėr tė dhe Kalaxen. "Nuk e di nėse do tė mund tė luaj, - ka shpjeguar Riki, - dhimbja mė ka kaluar, por nuk jam ende gati. Shpresoj t'ia dal mbanė." Sot ai ėshtė nė 60% tė formės, ndėrsa pėr Kalaxen situata paraqitet edhe mė keq. Gjeorgjiani nuk ėshtė parė kurrė nė fushė nė grumbullimin nė Maltė, ai nuk e ka kaluar ende problemin nė thembėr dhe duhet tė presė edhe disa ditė pėrpara se tė rinisė tė stėrvitet me grupin. Duke iu kthyer Kakasė, tė martėn Zhan Pierr Mersemani, koordinatori mjekėsor i Milanit, e ka pėrmbledhur si mė poshtė situatėn: "Pėr fat tė keq, Riki nuk ka pasur fat sepse ka vuajtur shumė pasoja, tė cilat ia kanė ngadalėsuar riaftėsimin." Problemi i vėrtetė ėshtė pika delikate nė tė cilėn ėshtė dėmtuar Kaka.
    Historia - Riki ėshtė dėmtuar mė 26 nėntor ndaj Mesinės. Pėr herė tė parė dhimbjet e detyruan tė mungonte nė njė ndeshje tė kampionatit, atė ndaj Kaljarit. Mė 6 dhjetor Kakaja u kthye nė fushė nė pjesėn e dytė tė ndeshjes pa shumė vlera ndaj Lilės, nė Ligėn e Kampioneve: ėshtė e vėrtetė se Milani po humbiste 2 0, duke duke lėnė njė pėrshtypje shumė tė keqe, por duke qenė se kualifikimi pėr mė tej ishte siguruar, do tė kishte qenė mė mirė qė braziliani tė ishte kursyer nė ato 37 minuta gjatė sė cilave mori njė tjetėr goditje nė kėmbė. Nė fakt, katėr ditė mė pas, braziliani nuk u grumbullua pėr ndeshjen ndaj Torinos. Duke shtrėnguar dhėmbėt, Kakaja luajti nė Firence, nė fushėn e tij ndaj Katanias dhe nė Udine. Pikėrisht nė "Friuli" ndodhi gjėma e tretė: teksa po gjuante, Kakaja u godit nėn tabanin e kėmbės nga Pinzi. Fantazisti e shndėrroi nė gol penalltinė qė u dha pėr atė ndėrhyrje dhe e mbylli me aq 2006-n e tij, sepse u zėvendėsua nė minutėn e 51-tė tė takimit.
    Refuzimi - Ndėrkohė qė gjendja e brazilianit e shqetėson stafin milanist, tė paktėn pėr sa i takon kohės sė riaftėsimit, njė tjetėr lajm pak i pėlqyeshėm ka mbėrritur nė telefon. Drejtuesit kuqezinj i kanė kėrkuar zyrtarisht Pacinin Fiorentinės, si pėr tė dėshmuar se janė duke kėrkuar njė sulmues. Por vjollcėt kanė thėnė jo: Pacini nuk lėviz nga skuadra e Prandelit.
    #VamosArgentina

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ēėshtja "Odo", nesėr takimi Galiani Lotito

    Adriano Galiani vazhdon tė dėrgojė mesazhe pėr argumentin "Odo". Diferenca mes palėve ėshtė prej 2 milionė eurosh: Milani ofron gjashtė, Lacio kėrkon tetė. "Nuk do ta lėmė Odon nė mes tė rrugės, - ka deklaruar Galiani. - Do ta presim deri nė orėn 19.00 tė 31 janarit. Do tė takohem me presidentin Lotito nesėr pranė Lega Calcio-s." Dhe pikėrisht nesėr pritet qė kjo ēėshtje tė zgjidhet njė herė e mirė. Edhe pse duket gjithnjė e mė e mundur qė Odo tė transferohet te Milani pas sfidės nė "Olimpiko" mes Lacios dhe kuqezinjve. Lotito ka shpjeguar pėr "Radio Radio": "Duke marrė parasysh kėrkesat e Odos, Lacio ėshtė ulur pėr tė parė nėse mund tė bėjė diēka. Nė rast se do tė pėrmbushen kushtet e nevojshme, do tė zgjidhet ēdo gjė. Nėse Odo dėshiron mė shumė tė transferohet te Milani, ne nuk e pengojmė, nuk dua tė pakėnaqur dhe ne nuk lidhim njeri me zinxhirė."
    #VamosArgentina

Faqja 9 prej 311 FillimFillim ... 78910111959109 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •