Close
Faqja 91 prej 311 FillimFillim ... 41818990919293101141191 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 901 deri 910 prej 3101
  1. #901
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Krespo: Mendjen te Champions!

    Hernan Krespo eshte teper i lumtur per nje tjeter fitore te arritur nga Interi i tij, duke pare se zikalterit kane thyer rekordin e Bajern Mynihut dhe Real Madridit, ne kohet e tyre te arta. I intervistuar nga "Inter Channel", ne fund te ndeshjes ndaj Kaljarit, qe u mbyll me fitoren zikalter, pas golit te Burdisos, argjentinasi u shpreh: "Eshte dicka e bukur qe te jesh 14 pike larg vendit te dyte ne renditje. Eshte nje periudhe ne te cilen ndihemi mire dhe po arrijme qe te kemi rezultate te rendesishme. Nese ekipet qe na rivalizojne bien dhe pesojne ndonje humbje, atehere aq me mire per ne, sepse mund te jemi edhe me te qete, drejt titullit. Por, duhet te mendojme vetem per Interin dhe per asnje skuader tjeter. Nese vazhdojme keshtu, shume shpejt mund te mbyllim diskutimin titull. Tani vjen Champions League dhe do te fillojme te luajme cdo tre dite dhe do te jete me e veshtire, duke pare se do te prekemi nga lodhja. Fizikisht, ndihemi shume mire. Personalisht, ne shkurt kam rigjetur ritmin e ndeshjes, duke arritur qe te luaj per shume minuta. Ndihem gati per te luajtur takimet e ardhshme".

  2. #902
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    K.Ronaldo, "dhurata" zikalter?

    Humori i mire dhe atmosferta e mrekullueshme ne kampin zikalter ka bere qe drejtuesit e klubit dhe tifozet te mendojne per sezonin e ardhshem, duke pare se lufta per titull eshte mbyllur me "kapitullimin" e Romes ne Empoli. Ne fakt, humbja e verdhekuqve ka bere qe diferenca mes zikalterve dhe kryeqytetasve te shkoje ne 14 pike, ndaj ekipi i Spaletit nuk mund te besoje me per te arritur vendin e pare. Me kampionatin ne "xhep", zikalterit e kane kthyer vemendjen te merkato e veres, qe do te jete teper e "nxehte". Levizjet kane nisur ne seline milaneze. Largimi i Luis Figos mund te lere shume mangesi ne mesfushe, persa i perket fantazise ndaj edhe Morati dhe agjentet e merkatos zikalter, jane vene ne gjurmet e nje tjeter portugezi, me talent dhe i ri ne moshe. Behet fjale per Kristiano Ronaldon, yllin e Mancester Junaitedit, i cili kerkohet nga e gjithe bota dhe kohet e fundit eshte kthyer ne nje objekt deshirash. Numrat e 22 vjecarit portugez te "Djajve te Kuq" jane teper te mahnitshem. Ronaldo po udheheq Mancesterin, me 15 golat e tij ne Premier League, duke lene ne hije Celsin. Nderkohe, vete portugezi ka lene per te kuptuar se nuk do te qendroje i lidhur me "Old Trafforf", ndaj nese hapet nje dritare, mund te beje gati valixhet: "Nese Mancesteri deshiron te me mbaje, atehere duhet te me paguaje aq sa vlej". Lista e klubeve ne pritje per te "rrembyer" fantazistin eshte rritur. Real Madridit dhe Barcelones i shtohet edhe Interi. Fjalet e trajnerit zikalter, Roberto Mancini, menjehere pas fitores ndaj Kaljarit, nuk i lene asnje hapesire keqkuptimeve. "Kristiano eshte nje lojtar i madh. Edhe kur ishte me i ri kishte treguar se do te kishte nje te ardhme te madhe dhe prej kohesh ishte i bindur per mundesite e tij". Si te thuash: "Lojtaret qe mund te hedhin hapa cilesore dhe mund te udheheqin nje skuader drejt fitores jane te rralle dhe Kristiano eshte njeri prej tyre. Ronaldo po konfirmohet ne nivelet me te larta. A eshte nje lojtar per Interin? Sigurisht! Do te me pelqente shume sikur te bashkohej me ne", u shpreh Mancini. Dhe, ne nje fare menyre, fjala e Mancinit eshte urdher per Masimo Moratin, padronin zikalter, i cili po mendon per nje dhurate per zikalterit, sezonin e ardhshem, duke pare se Interi do te festoje 100 vjetorin e themelimit te klubit. Sigurisht, dueli do te jete i ashper per K.Ronaldon, por duhet te presim deri ne qershor, per ta pare ofertat dhe nese Morati eshte i bindur per kete kampion, atehere nuk ka asnje dyshim qe zikalterit do te jene ne "pole-position", por ketu duhet nenvizuar edhe prania e Barces, qe mund te synoje te talenti portugez, nese Eto'o ose Ronaldinjo do te largohet ne drejtim te nje klubi tjeter.

  3. #903
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Zamparini: S’e di cfare po ndodh!

    Presidenti i Palermos, Zamparini, eshte i bindur se ekipit te tij po i ndodh dicka e paparashikueshme, qe nuk mund te shpjegohet, duke pare fazen e pare te luajtur ne menyre te shkelqyer nga ana e sicilianeve. Demtimi i pesuar nga Amauri eshte konfirmuar teper fatal per Palermon e Guidolinit, qe eshte shprehur i hidheruar nga barazimi i arritur ndaj Kievos, brenda fushes. Palermo nuk fiton prej tre takimesh dhe kjo ka ngjallur nje ndjenje mospelqimi te Zamparini: “Jam shume i nervozuar, sepse po marrim per poshte. Nuk e di se cfare po ndodh, por vazhdojme te biem. Shpresoj qe te rikthehemi ne realitet”.

  4. #904
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Xhila-Bufon, shkembimi ne horizont.

    22 Shkurt Bardhezinjte e duan sulmuesin per te zevendesuar largimin e mundshem te Trezegese, ndersa portieri kampion bote u pelqen prej kohesh kuqezinjve



    Milani dhe Juventusi po punojne per te realizuar nje shkembim midis Alberto Xhilardinos dhe Xhanluixhi Bufonit. Drejtuesit bardhezinj kerkojne te gjejne zevendesuesin e David Trezegese, i cili mendohet te largohet sezonin e ardhshem, ndersa drejtuesit kuqezi kerkojne te zgjidhin problemet me porten e tyre, ndersa braziliani Dida mendohet te shkoj ne Torino sezonin tjeter. Nelson Dida nuk e ka rinovuar kontraten e tij dhe mendohet qe e ardhmja e tij te jete e lidhur me fanellen bardhezi. Alberto Xhilardino mund te jete "celesi" i Milanit per te marre portierin e Juventusit. Drejtuesit bardhezinj mund te arrijne nje marreveshje me skuadren e Barcelones per David Trezegene dhe Xhilardino mendohet te jete zevendesuesi i tij ne sulmin e Juventusit. Portieri dhe golashenuesi i Juventusit mund te vleresohen rreth 30 milione euro. Me blerjen e Bufonit dhe ndoshta edhe me ate te Ronaldinjos, i cili pelqehet shume nga Silvio Berluskoni, skuadra e Milanit mund bej realitet te gjitha endrrat e saj per sezonin e ardhshem. Ndersa per sa i perket trajnerit Karlo Anceloti, mund te qendroj nje vit pushim ose te provoj nje eksperience te re sepse mendohet dhe ka shume zera qe e lidhin te ardhmen e Frenk Rajkardit me pankinen e skuadres kuqezi.

    Jo te gjithe do te ishin te kenaqur te humbisnin Xhiilardinon dhe Ancelotin, por te gjithe do te ishin te kenaqur te merrnin Bufonin dhe Ronaldinjon. Ne qofte se keto marreveshje do te realizoheshin, atehere do te hidhen poshte lajmet mbi ndonje oferte te mundshme per Diarran, Xherardin apo per ndonje lojtare tjeter, te cilet mund te zevendesojne largimet e planifikuara si Nesta, Maldini, Kostakurta apo edhe Kalaxe. Drejtuesve te Milanit gjithashtu u pelqen edhe lojtari i Juventus, Kamoranezi, i cili sipas drejtuesve bardhezi vlen 6 milione euro.

    Juve mendon edhe per Kanutene

    Skuadra e Juventusit kerkon te marre sulmuesin e skuadres se Seviljes, Frederik Kanute. Sulmuesi frako-malian, golashenuesi me i mire i kampionatit spanjoll, mendohet te jete zevendesuesi i David Trezegese, ne qofte se ky i fundit largohen ne fund te sezonit nga skuadra bardhezi. Shifrat e Kanutes flasin qarte: 18 gola te shenuar ne kampionatin spanjoll duke u renditur perpara futbollisteve te medhenj si Ronaldinjo apo Van Nistelroi.

    Kanute, ish lojtari i Totenhamit, konsiderohet nje sulmues me karakteristikat e Tierri Henrise. Nuk eshte shume i ri, 30 vjec, por megjithate ka treguar se cilesi shume te mira sidomos me fanellen e skuadres se Seviljes. Drejtuesit e Juventusit mendojne te marrin per sezonin e ardhshem Luka Tonin, por vlera e larte prej 50 milione eurove nuk mund te paguhet nga drejtuesit bardhezi dhe per kete mendohet qe zgjedhja me e mire mund te jete blerja e Frederik Kanutes, kontrata e te cilit perfundon ne 2009, dhe per te cilin drejtuesit e Juventusit jane te gatshem te paguajne 18 milione euro. Nje tjeter lojtar i cili ben pjese ne listen e "Zonjes se Vjeter" per sezonin e ardhshem eshte sulmuesi 23 vjecar i Ajaksit, Klas jan Huntelar.

  5. #905
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Henri: Hesapet "qerohen" me Londer!

    22 Shkurt Tierri Henri eshte i bindur qe Arsenali mund te permbyse humbjen e pesuar ne ndeshjen e pare ndaj PSV Eindhovenit (1-0), duke kaluar per ne cerekfinalet e Champions League. Topcinjte humben ne "Phillips Stadium", pas nje goli te shenuar me nje gjuajtje nga larg, te Edison Mendezit. Edhe pse Arsenali kontrolloi ndeshjen gjate shumices se kohes, Henri e pranon qe skuadra e tij duhet te permiresoje nivelin ne Londer, ne ndeshjen e kthimit. Ai tha: "Ata qendronin pas duke na pritur, por e dinim qe do te ndodhte keshtu qe me perpara. Gjate shumices se kohes u treguam te duruar, u perpoqem te perpunonim lojen dhe te dilnim perpara portes se tyre me pasime, por nuk gjetem nje menyre per te shenuar. Te dyja skuadrat vazhdojne te kene shanset e tyre dhe mendoj qe mund te perfundojme detyren ne shtepi". Francezi shton: "Me perpara, ne te shkuaren, nuk kemi bere aq sa duhej perballe skaudrave qe qendronin ne mbrojtje, duke na pritur. Por te marten, portieri i tyre beri tre pritje te mrekullueshme, pa te cilat ne me siguri do te kishim arritur te merrnim fitoren. Pasi kaluam ne disavantazh i dyfishuam perpjekjet per te permbysur rezultatin, por futbolli eshte ndonjehere i cuditshem. Me perpara kemi qene nje skuader qe nuk leshonte kurre kur ishte ne avantazh, por vuante kur pesonte e para gol. Ne kete sezon e kemi ndryshuar kete gje dhe besoj qe do ta ndryshojme rezultatin ne ndeshjen e kthimit. Me te gjithe respektin per PSV-ne, treguam qe kemi potencialin e mjaftueshem per te permbysur rezultatin ne Londer".

    Henri pritet te jete nje prej futbollisteve titullare qe Vengeri do te shplodhe per finalen e Kupes se Liges, kunder Celsit, ne "Millenium Stadium". Kapiteni i Arsenalit tregoi qe ka ndiere disa shqetesime ne kembe kohet e fundit, por shtrengoi dhembet per te miren e skuadres se tij. Henri deklaroi: "Kam dy jave qe luaj duke ndiere dhembje, por me pelqen te jap me te miren per skuadren, edhe atehere kur nuk jam ne 100% te formes. Ky shqetesim ka ndikuar ne levishmerine time ne fushe, por jam i kenaqur qe kam mundesine te ndihmoj skuadren".

  6. #906
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fergi: Nje sjellje e turpshme!

    22 Shkurt “Une kam pare shume reagime te keqija ne jeten time, por ate qe pashe ndaj Liles nuk e kisha pare kurre me pare”



    Ser Aleks Ferguson i doli ne mbrojtje futbollistit te tij, Rajan Gigsit, pas stuhise qe u krijua per shkak te golit te tij te debatueshem, ne fitoren e Mancesterit 1?0, ne fushen e Liles. Gigs realizoi shtate minuta perpara fundit, me nje goditje denimi, perpara se gjyqtari te vershellente dhe te lejonte portierin Silva te vendoste murin e tij. Ky gol ngjalli nje reagim te dhunshem te tifozerise vendase dhe futbollistet franceze u grumbulluan prne tolit, ne ate qe u duk si nje tentative e qarte per te braktisur ndeshjen. Ferguson reagoi ashper per sjelljen e kundershtareve te tij, vecanrisht pasi ndieu qe skuadra e tij nuk kishte bere asgje te vecante. “Ne qofte se gjyqtari te lejon te gjuash nje goditje denimi, atehere goli duhet t?_anohet dhe kjo eshte shume e thjeshte. Gola te tille kemi pare disa ne Premier League. Pyet gjyqtarin nese mund te gjuash dhe kur ai te thote po, nuk ka arsye per te mos e bere kete. Nuk e kam idene se kush ishte pergjegjes per ate qe ndodhi atje dhe ky nuk eshte shqetesimi im, por nuk kisha pare dicka te ngjashme kurre me pare. Une kam pare shume sjellje te keqija ne karrieren time”, deklaroi skocezi. “Futbolli eshte nje loje me shume emocione, por zakonisht gjithcka qetesohet diten pasardhese, por une nuk kam pare asgje te tille me pare. U krijua nje atmosfere agresive dhe armiqesore. Mendoj se e gjithe kjo ishte e gabuar. Geri Nevill u godit me nje objekt te hedhur nga tifozeria dhe bankina jone u mbush me objekte. Dicka e tille nuk duhet te ndodhte”.

    Ferguson, gjithashtu shtoi qe portieri Edvin van der Sar vuan nga turbullimi i shikimit, si pasoje e problemeve qe i shkaktoi gazi lotjselles, i perdorur nga policia per te qetesuar atmosferen ne stadium. Forcat e rendit u detyruan te perdornin keto mjete per te shmangur nje perballje te dhunshme te tifozerive te te dyja skuadrave, qe gjendehsin paren njera?tjetres. Fatmiresisht, ne keto perleshje nuk pati asnje te plagosur, edhe pse dy persona, perfshi nje femije, u shoqeruan ne spital per t’iu nenshtruar ekzaminimeve. Zyrtaret e UEFA-s kane deklaruar qe do te studiojne rastin, por e vetmja gje e sigurt eshte qe Lila rrezikon nje ndeshkim te ashper, per shkak te trazirave te ndodhura ne kete ndeshje”.

  7. #907
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Maldini: Nė Milano, tjetėr muzikė!

    22 Shkurt Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini ka paralajmėruar Selltikun se do tė pėrballet me njė skuadėr edhe mė tė mrekullueshme nė "San Siro" muajin e ardhshėm. Dy skuadrat nuk shkuan dot mė larg se barazimi pa gola nė takimin e parė tė 1/8 tė finaleve tė Champions League nė "Celtic Park" tė martėn nė mbrėmje. Nė fakt, kampionėt e Skocisė kishin shpresuar nė njė fitore nė fushėn e tyre, para ndeshjes sė kthimit nė Itali, pas dy javėsh. Por, beteja pėrfundoi pa gola dhe Selltiku tanimė do tė pėrballet me njė betejė tė ashpėr pėr tė qėndruar ende nė kompeticion, me pėrpjekjen pėr t'u bėrė kluubi i parė skocez qė shkon nė ēerekfinalet e Champions League. Dhe Maldini, i cili luajti pėr herėn e 100-tė nė kėtė kompeticion nė ndeshjen e sė martės nė mbrėmje, i kujtoi djemtė e Gordon Strakanit se ata do ta kenė edhe mė tė vėshtirė nė takimin e kthimit. Ronaldo nuk mund tė aktivizohet, por Klarenc Sedorf dhe Pipo Inzagi do tė kthehen nga dėmtimet, bashkė me Marko Borrielon qė nuk lejohej tė udhėtonte nė Gllasgou. "Ne kemi pasur disa probleme me sulmuesit, por shpresojmė qė nė ndeshjen e kthimit disa prej lojtarėve tanė mė tė rėndėsishėm tė jenė rikthyer", u shpreh Maldini. "Ne do tė jemi mė mirė dhe, sigurisht, qė kemi shumė besim se do ta kalojmė kėtė raund". Jan Venegor of Heselink arriti tė linte pas shpine dėmtimin duke qenė pėrkrah Keni Milerit nė sulm, por asnjė prej lojtarėve nuk arriti tė shfrytėzonte rastet qė patėn. Kėrcėnimi tjetėr i Selltikut ishte Shunsuke Nakamura, por goditjet e tij tė famshme tė dėnimit nuk arritėn tė thyenin mbrojtjen e fortė tė Milanit, tė udhėhequr pikėrisht nga Maldini. Mbrojtėsi veteran, tashmė 38 vjeē, pranon se portieri Zeljko Kalac kaloi njė mbrėmje te qetė, por ai parashikon se takimi i kthimit do tė jetė shumė mė i vėshtirė pėr portierin e Selltikut, Artur Boruc. Maldini pėrfundoi: "Ishte njė ndeshje e vėshtirė dhe ne e prisnim kėtė. E merituam barazimin dhe tani them se do tė kemi mė shumė shanse nė fushėn tonė. Nuk vuajtėm shumė dhe sulmuesit e Selltikut nuk ėshtė se e vunė shumė nė vėshtirėsi portierin tonė, prandaj nuk rrezikuam shumė".

  8. #908
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Hitcfeld: Goli i dytė, rilindje

    22 Shkurt Trajneri i Bajernit tė Mynihut, Otmar Hitcfeld, pas ndeshjes me Realin e Madridit u shpreh shumė i kėnaqur pėr rezultatin 3-2, njė rezultat qė e mban nė lojė pėr kualifikim skuadrėn gjermane. Hitcfeld gjithashtu kritikoi mbrojtjen e skuadrės sė tij dhe bėri elozhe pėr lojėn e zhvilluar nga Klaudio Pizarro.



    - A do ta pėlqenit rezultatin 3-2 pėrpara fillimit tė ndeshjes?

    - Unė kurrė nuk do tė pranoja njė humbje pėrpara ndeshjes.

    - Ju flisni pėr gabime nė mbrojtje. Si i shpjegoni kėto gabime tė Lusios apo mbrojtėsve tė tjerė tė rėndėsishėm?

    - Gabimi ėshtė te mungesa e besimit te disa lojtarė. Kjo u pa qartė nė 20 minutat e para tė ndeshjes.

    - Duke parė se si luajti Pizarro, a jeni penduar qė e latė nė stol?

    - Ajo qė vlen ėshtė rendimenti pėrpara ndeshjes dhe nė dy ndeshjet e fundit ai nuk e ka rrezikuar portėn kundėrshtare dhe pėr kėtė nuk e meritonte tė luajte si titullar. Nė qoftė se luan kėshtu gjithmonė, atėherė unė nuk e kam aspak problem qė ta aktivizoj.

    - Si e analizoni ndeshjen?

    - E filluam shumė tė tėrhequr. Si Hergrivs, ashtu dhe Demikelis ishin shumė tė tėrhequr. Pėr kėtė arsye e avancova pak mė shumė Hergrivsin dhe mė pas filluam tė rrezikonim. Por edhe mbrojtja nuk u tregua nė lartėsinė e duhur dhe pėsuam golin e parė. Mė pas barazuam, por pėsuam shumė shpejt golin e dytė, ku vura re shumė qartė njė faull tė Kanavaros dhe Helgerės mbi Lusion. Nga ai moment Reali i Madridit luajti mė mirė dhe goli i tretė erdhi si pasojė e njė gabimi nė mbrojtjen tonė.

    - Pjesa e dytė ishte shumė ndryshe. Cili ishte "ēelsi" i suksesit qė skuadra juaj arriti tė reagonte?

    - Aktivizova Salihamixhixhin dhe u pėrmirėsuam shumė, duke rrezikuar portėn e kundėrshtarit. Goli i dytė ishte shumė i rėndėsishėm pėr ne sepse skuadra ishte shumė e demoralizuar. Nė Champions mund tė ndodhin shumė gjėra, shėnon njė gol nė minutat e fundit dhe mund tė rilindėsh pėrsėri. Ishte njė ndeshje shumė e tensionuar dhe emocionuese

  9. #909
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kapelo: Fitore e rėndėsishme!

    22 Shkurt Trajneri i Realit tė Madridit, Fabio Kapelo, u shpreh shumė i kėnaqur pas ndeshjes me Bajernin e Mynihut, veēanėrisht pėr fitoren e arritur nga skuadra e tij. Italiani theksoi se kjo ishte njė fitore shumė e rėndėsishme, edhe pse kualifikimi mbetet ende i hapur pėr tė dyja skuadrat.



    - A mbaroi vuajtja?

    - E rėndėsishme ėshtė qė arritėm tė fitonim. Kemi shėnuar tre gola dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Bajerni u pėrmirėsua shumė nė pjesėn e dytė. Golin e dytė mund ta kishim shmangur, por mė e rėndėsishme ėshtė qė fituam.

    - Kujt i detyrohet ky ndryshim i lojės sė skuadrės?

    - Champions League ėshtė njė kompeticion shumė i rėndėsishėm dhe tė gjithė jemi shumė tė pėrqėndruar. Tifozeria na ndohmoi shumė dhe nė Champions kemi shumė nevojė pėr mbėshtjen e tyre.

    - Pse ėshtė folur shumė orėt e fundit pėr largimin tuaj?

    - Qė kur mė kanė emėruar nė kėtė detyrė ka pasur gjithmonė dyshime tė tilla. Unė vazhdoj tė punoj me shumė pėrkushtim dhe seriozitet. Shumė personave nuk i pėlqen puna qė bėj.

    - Ēfarė ndryshoi pas pushimit tė ndeshjes?

    - Bajerni bėri tri ndryshime. Ne gabuam shumė nė pasimin e fundit. Njė skuadėr, kur ėshtė duke fituar 3-1, ndjen pak frikėn se mos ky rezultat pėrmbyset.

    - Pėr ēfarė e keni fjalėn?

    - Kjo nuk shpjegohet, ėshtė si krahu i tenistit. Nė qoftė se ke luajtur futboll, atėherė mund ta kuptosh fare lehtė. Nuk kemi shėnuar shumė gola nė "Santiago Bernabeu" dhe nė qoftė se e ke kėtė mundėsi, atėherė ke frikė, frikė psikologjike.

    - Kėtė zgjedhje e ka bėrė Kapelo, Mijatoviē apo presidenti Kalderon?

    - Me presidentin nuk kam biseduar, ndėrsa Mijatoviē dhe Baldini kurrė nuk ndėrhynė nė kėto punė. Askush nuk ka bėrė njė zgjedhje timen.

  10. #910
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Valencia ndal fluturimin e Interit!

    22 Shkurt Europa rizbret me kmb n tok Interin. Skuadra e rekordeve, e aft t fitoj 16 ndeshje radhazi n kampionat, nuk shkon m larg se nj barazim shum i rrezikshm 2-2 n takimin e par t 1/8 t finaleve t Champions League me Valencian. Pas dy javsh n stadiumin "Mestalla" do t duhet nj paraqitje e mrekullueshme pr zikaltrit. N fakt, djemt e Mancinit luajtn shum mir n pjesn e par, por ajo nuk i shfrytzoi sic duhet rastet q iu paraqitn dhe nga nj skuadr aq n form sa Interi ndoshta pritej dicka m shum se nj barazim, pr m tepr me dy gola t psuar n fushn kundrshtare, t cilt n ndeshjet me eliminim direkt mund t t kushtojn shum shtrenjt. E kshtu, pas humbjes n "San Siro" me Bajernin e Mynihut n grupin e Champions League, prball Valencias s Kike Floresit Interi tregoi ndoshta edhe pak mendjelehtsi, duke i nnvlersuar kundrshtart, q ditn dy her t barazonin me gjuajtje nga larg, si ajo e Vijs dhe e Silvs. Ndoshta Interit i peshoi ndjeshm edhe mungesa e t skualifikuarit Patrik Vieira, q mban celsat e lojs zikaltr, por duhet pranuar se as Valencia nuk dominoi. Pr kt arsye, Interi mund t shpresoj ende n nj kualifikim t mundshm pas ndeshjes s dyt n "Mesatalla" dhe pse t fitosh, apo t shnosh dy gola n fushn e Valencias nuk sht e leht pr asknd, mjafton t kujtosh humbjen e kryesueses s kampionatit spanjoll, Barcelons kt t diel, 2-1.



    Inter-Valencia 2- 2

    Shnues: Kambiaso 29', Maikon 76' / Vija 64, Silva 86'

    E mrkure, 21 shkurt 2007, ora 20:45, n stadiumin "San Siro" t Milanos.

    Inter: Cezar; Maikon, Kordoba, Materaci, Burdiso; Stankovic, Kambiaso (Dakurt 75'), Zaneti; Figo (89'); Krespo (Kruz 68'), Ibrahimovic. Tr. Mancini.

    Valencia: Kanizares; Migel, Ajala, Albiol, Moreti; Angulo (Hoakin 38'), Marcena, Albelda, Silva (Lopez 46'); Vija, Morientes (Viana 32'). Tr. Flores.

    Gjyqtar: Hanson (Suedi)

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •