Trajneri, para ndeshjes me Betisin: Pėr mua kupa ėshtė e rėndėsishme. Do tė ketė ndryshime nė formacion.
Fabio Kapelo: Tė bėjmė kthesėn!
Sot Reali i Madridit do tė luajė ndaj Betisit
pėr 1/8-t e finaleve tė Kupės sė Spanjės. Si zakonisht, pėrpara ndeshjeve tė "merengesve", trajneri Fabio Kapelo ka dalė para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp. "Besoj se e ardhmja do tė jetė mė e mirė, - tha ai. - Ka shumė uri pėr tė fituar." Ja cila ka qenė intervista e trajnerit italian...
- Tifozėt duan tė dinė se cilat janė problemet e skuadrės...
- Nė dy ndeshjet e fundit luajtėm pa karakter dhe dėshirė pėr tė fituar. Kur erdha kėtu, u kėrkova futbollistėve tė sakrifikonin pėr kėtė fanellė dhe diēka e tillė nuk ka ndodhur nė dy ndeshjet e fundit. Duhet tė luajmė tė pėrqendruar si nė fillim dhe jam i bindur se e ardhmja do tė jetė mė e mirė. Analizuam shumė ēėshtje nė mbledhjen qė patėm me drejtuesit.
- Ju si staf teknik, merrni pėrsipėr ndonjė pjesė tė fajit?
- Faji ėshtė gjithmonė i tė gjithėve. Fakti qė skuadra luajti pa dėshirė dhe karakter, nuk ka tė bėjė, por ne si staf teknik kemi bėrė gabime tė tjera dhe do tė pėrpiqemi t'i ndreqim.
- Ju duket sikur nė Madrid nuk po ju kuptojnė?
- Po bėj njė punė, sė cilės i duhet kohė pėr tė dhėnė frytet e saj. Kemi luajtur ndeshje shumė tė mira jashtė fushe, ndėrsa nė Madrid nuk arrijmė tė gjejmė tė njėjtėn qetėsi. Disa futbollistė e kanė tė vėshtirė tė veshin fanellėn e Realit nė "Bernabeu".
- Bėhet fjalė pėr ata qė janė nė "listėn e zezė"...
- Nė mbledhje vendosėm qė nė skuadėr do tė qėndrojnė futbollistėt qė luftojnė dhe nuk e tėrheqin asnjėherė kėmbėn prapa. Kjo ka qenė gjithmonė karakteristikė e Realit. Gjithsesi, kemi futbollistė mjaft tė aftė nė pėrbėrjen tonė.
- Keni ndonjė problem me Ronaldon?
- Nuk mė pėlqen tė flas pėr individėt. Fitojmė tė gjithė dhe humbasim tė gjithė, ai ėshtė pėrgjegjės aq sa jam unė.
- "Prerja e kokave" nė mes tė sezonit, nuk ju duket e rrezikshme?
- E rėndėsishme ėshtė qė ata qė do tė qėndrojnė, tė kenė karakter dhe shpirt sakrifice. Mė pas do tė vendosim se ēfarė do tė bėjmė.
- Cilat janė ndryshimet qė do tė bėni?
- Do ta shihni duke filluar nga ndeshja e nesėrme (sot) ndaj Betisit. Do tė provojmė futbollistė tė rinj nė formacion, diēka ndryshe.
- Besoni ende te Diarra?
- Nė Sevilje do tė jetė titullar pėrkrah Gagos.
- Ju ka shkuar ndonjėherė nė mendje tė jepnit dorėheqjen?
- Nė mendjen time kjo fjalė nuk ekziston.
- Nuk keni biseduar ende me futbollistėt. Tė rinjtė shpresonin se do t'i tregonit rrugėn pėr tė ndjekur...
- Unė flas gjithmonė me futbollistėt e mi. Javėn e kaluar ka pasur tri biseda me Robinjon. Varet si i merrni gjėrat, pėr mua janė tė gjithė njėsoj dhe jam i hapur pėr dialog. Normalisht nuk flas me njė futbollist pėr 20 minuta, flas pėr gjėrat e rėndėsishme. I kam folur skuadrės menjėherė pas ndeshjes ndaj Deportivos dhe tė nesėrmen gjithashtu.
- Si ndiheni tani qė shtypi ka filluar tė hipotezojė pasardhėsin tuaj?
- Ndihem ende trajneri i Realit tė Madridit.
- Mendoni se keni skuadrėn mė tė mirė?
- Unė mendoj pėr tė punuar me futbollistėt qė kam nė dispozicion. Ndoshta ka skuadra tė tjera mė tė forta, por kjo ėshtė skuadra ime dhe unė vlerėsoj atė qė kam.
- E keni ende besimin e Kalderonit dhe Mijatoviēit?
- Po, e ndiej se ata besojnė tek unė.
- Ē'mendoni pėr Kupėn e Mbretit dhe si e gjen Realin ndeshja me Betisin?
- Unė mendoj gjithmonė pozitivisht. Pėr mua kupa ėshtė e rėndėsishme, sepse ėshtė njė objektiv qė presidenti ia ka kėrkuar skuadrės. Kemi humbur dy ndeshjet e fundit, por nėse shohim klasifikimin asgjė nuk ėshtė kompromentuar. Nė kupė duhet tė fillojmė kthesėn. Mendoj se e di si mund ta bėjmė diēka tė tillė.
- Pra do tė shohim Realin e vėrtetė...
- Disa do tė pushojnė, por ju garatoj njė skuadėr tė fortė. Do tė grumbullojmė edhe tė rinjtė De la Red dhe Torres.
- Nė fund, a jeni i lumtur?
- Kam uri pėr tė fituar. Nuk jam i lumtur, sepse nė profesionin tim lumturia shoqėrohet me fitore, por kam dėshirė, shumė dėshirė, pėr tė fituar.
Krijoni Kontakt