Bufon: Kam respekt per "Zonjen"
15 Shkurt Xhanluixhi Bufon i ka idete e qarte dhe eshte mese i bindur se ku mund te jete e ardhmja e tij, duke pare se Juventusi kerkon ta mbaje, per t'i dhene "celsat" e skuadres, duke pare se bashke me Del Pieron, Xhixhi eshte nje lider te "Zonja e Vjeter". I pyetur ne lidhje me te ardhmen e tij dhe me mundesine per t'u larguar ne nje klub tjeter, Bufon u shpreh: "Jam duke folur me drejtuesit e klubit, sepse mendojn se situata nuk duhet afruar publikisht, sepse gazetaret mund te shpifin ne lidhje me kete lajm". Ne mikrofonat e "Studio Sport", portieri bardhezi ka bere nje analize te situates se Juventusit dhe te se ardhmes se tij: "Deri tani, nuk kam vendosur ende dhe nuk kam pershtypje per te dhene, por edhe nese do te kisha, nuk do t'iua thoja", shtoi Xhixhi. Ndersa, ne lidhje me momentin jo te mire te Juventusit, Bufon u shpreh: "Na duhet me shume autokritike nga ana e te gjitheve, perfshire mua. Probleme jo shume fizike, por psikologjike. Duhet te gjejme vazhdimesine, sepse keshtu nuk mund te pretendojme te imitojme fazen e pare. Them se duhet te rritemi edhe me shume. Nuk duhet te gabojme disa takime qe i kemi ne dore. Kaluam perpara me dy gola dhe pesuam po dy, ne disa minuta shperqendrimi. Dicka jo e mire qe tregon se jemi ne nje forme te dobet. Por, kjo eshte edhe si pasoje e mungesave, por edhe nje faktor psikologjik".
Krijoni Kontakt