"Kristiano deshiron te luaj ne Spanje!"
15 Shkurt Sulmuesi i Mancester Junaitedit, Kristiano Ronaldo, ka shprehur deshiren e tij qe te largohet nga skuadra angleze ne drejtim te kampionatit spanjoll. Lojtari i Valencias dhe shoku i Kristiano Ronaldos ne skuadren kombetare, Hugo Viana, ne disa deklarata te bera per te perditshmen britanike "The Sun", eshte shprehur: "Kristiano Ronaldo nuk do te qendroje edhe per shume kohe te Mancesteri. Eshte e veshtire qe ta mbaje. Ka punuar shume dhe per pak kohe do te jete pjese e nje tjeter klubi te rendesishem", tha Viana i cili shtoi: "Te gjithe e dine interesimin e Realit te Madridit dhe Barcelones per te blere Kristianon dhe per mendimin tim te dyja jane skuadra qe mund t'i pershtaten lojes se tij". Ylli portugez ka folur me shokun e tij, lojtarin e Valencias, Hugo Viana, ne ndeshjen miqesore midis Portugalise dhe Brazilit e cila perfundoi me fitoren 2-0 te kombetares se drejtuar nga Skolari.Lojtari i Valencias ka pranuar se si ai ashtu edhe shoku i tij Migel, kane folur me Kristiano Ronaldon, te cilin e vleresuan si nje nga tre lojtaret me te mire ne bote se bashku me Ronaldinjon dhe Dekon. Gjithcka flet ne favor te Spanjes, ne vecanti te dy gjiganteve, Barcelones dhe Realit, por nuk duhen harruar edhe interesimi i skuadrave te tjera te medha te Europes.
Krijoni Kontakt