Close
Faqja 80 prej 311 FillimFillim ... 3070787980818290130180 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 791 deri 800 prej 3101
  1. #791
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rajkard s'rrezikon me Mesin dhe Eto'one

    11 Shkurt

    Holandezi nuk ka ndermend t'i fuse si titullare dy te rikthyerit, pasi mendon qe nuk jane ende gati



    Frenk Rajkard, trajneri i Barcelones, ka hedhur poshte mundesine qe te rikthyerit Samuel Eto'o dhe Lionel Mesi, te luajne qe nga minuta e pare kunder Rasing Santander ne "Camp Nou". Holandezi kerkon qe lojtaret e tij te aktivizohen ne skuader pak nga pak, te arrijne ritmin e duhur te lojes dhe te mos e sforcojne situaten ne asnje rast. Rajkard u shpreh i kenaqur per rikuperimin e te dy lojtareve, por nuk deshiroi te fliste nese Mesi eshte me mire fizikisht se Eto'o. "Mesi ka shume cielsi te mira. Eshte nje lojtar i madh dhe rikuperimi i tij nuk me habit, por me shume me kenaq. Nuk ka kurre probleme me topin, por ka qendruar shume kohe larg fushave te lojes dhe nuk e ka ritmin e duhur, te cilin duhet ta ftioje ne seancat stervitore", tha Rajkard.

    Trajneri holandez shprehet se duhet treguar kujdes, perpara se te dy lojtaret te luajne nje ndeshje qe nga minuta e pare. "Nuk eshte aq e lehte sa duket, sepse cdo gje ka kohen e saj. Mesi duhet te rikuperoj gjendjen e tij fizike dhe ritmin e ndeshjeve". I pyetur nese gjedja e Eto'ose eshte me e mire se ajo e Mesit, Rajkard deklaroi se te dy lojtaret kane marre pjese ne ndeshjen e kontrollit dhe se gjithmone duhet te vleresojme demtimet te cilat kane pesuar. "Te rikuperohesh nga nje demtim ne gju eshte shume e veshtire. Samuel eshte duke u rikupeuar shume shpejt, por ka vuajtur shume ne fillim. Edhe Mesi gjithashtu eshte rikuperuar shume mire, por nuk dua t'i krahasoj, sepse jane dy demtime te kunderta", tha Rajkard.

    Gjithashtu holandezi foli edhe per mos grumbullimin e Eidur Gudjonsenit, i blere ne veren e kaluar nga skuadra e Celsit, si zevendesues i Eto'ose, por qe tani po has shume probleme sepse golat e Havier Savioles dhe momenti i mire i argjentinasit e kane ulur ne pankine. "Eshte nje lojtar i rendesishem dhe tani nuk eshte i grumbulluar, por ne nje sezon mund te ndodhin shume gjera. Do te kete edhe ndeshje te tjera ku mund te luaje, sepse kemi edhe shume ndeshje per te luajtur. Nuk duhet t'i japim shume rendesi".

    Per sa i perket demtimeve te skuadres se Rasing Santander, sulmuesve Zigic dhe Munitis, Rajkard komentoi se pavaresisht ketyre demtimeve, lojtaret e Rasing do te vijne ne Barcelone shume te motivuar: "Do te vijne me idene qe te bejne dicka te mire. Kjo duhet te jete nje pike e rendeesishme qe te tregohemi te kujdesshem dhe nuk do te thote se pjesa tjeter e lojtareve nuk do te jene te motivuar", perfundoi Frenk Rajkard.

  2. #792
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Puyol: Tani jemi te kompletuar!

    11 Shkurt "Rikthimi i Eto'ose dhe Mesit ka rritur optimizmin ne skuader, sepse keta jane dy lojtare qe bejne diferencen"



    Kapiteni i Barcelones, Karles Pujol, eshte shprehur i kenaqur per rikthimin e lojtareve te demtuar dhe per skuadren katalanase e cila tani eshte e klompletuar perpara ndeshjes se sotme kunder Rasing Santanderit. Pervec Turamit dhe Silvinjos, te cilet jane stervitur vecmas te shoqeruar nga pergatitesi atletik, Huano Brau, pjesa tjeter e skuadres ka qene nen urdhrat e Frenk Rajkardit. "Eshte nje lajm shume i mire qe jemi perseri te gjithe bashke. Tani skuadra do te permiresohet dhe konkurenca ne skuader do te nrritet edhe me shume. Te gjithe do te kemi mundesite tona", tha kapiteni katalanas. Pasi eshte pohuar se Turam dhe Silvinjo do te rikuperohen shume shpejt, mbrojtesi spanjoll u shpreh se skuadra e Barcelones eshte permiresuar shume. "Rikthimi i Eto'ose dhe Mesit ka rritur optimizmin ne skuader, sepse keta jane dy lojtare qe bejne diferencen dhe rikthimi i tyre e ka permiresuar shume skuadren".

    Nje tjeter protagonist ishte Ronaldinjo, i cili eshte kthyer perseri pas mos grumbullimit ne ndeshjen se kampionatit kunder Osasunes. Braziliani do te kthehet ne ndeshjen kunder Rasing Santander dhe Pujol shprehet se Ronaldinjo eshte shume i qete dhe se e gjithe skuadra eshte me te ne momentet e veshtira. "Ka luajtur shume ndeshje dhe ka pesuar shume goditje te renda nga pas dhe qe e kane penguar te jete ne 100%. Per ne eshte nje lojtar i rendesishem qe do te kete gjithmone mbeshtetjen dhe besimin tone", tha Pujol. Mbrojtesi i Barcelones eshte shprehur shume i kenaqur per rikthimin e te gjithe lojtareve ne momentin me vendimtardeciziv te sezonit, ku Barcelona do te ndeshet me skuadra si Valencia, Sevilja dhe Reali i Madridit ne kampionat dhe me Liverpulin ne Champions League. "Do te perballemi ne keto ndeshje me shume deshire. Eshte nje moment shume i rendesishem, ne te cilin do te vendoset nese do te triumfojme apo do te deshtojme. Te gjitha ndeshjet do te jene si finale". Per sa i perket rikthimit te Rafael Markezit, mbrojtesi i Barcelones tha: "Eshte shume i qete dhe mendoj se se bashku me Edmilsonin do te bejme nje pune te mire", perfundoi Karles Pujol.

  3. #793
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morientes: Jam i lumtur ne Spanje!


    11 Shkurt “Kam luajtur edhe ne Angli dhe ne France, por per karakteristikat e mia si lojtar Primera Divizioni eshte kampionati me i mire ne bote”



    Fernando Morientesi po kalon nje periudhe shume te mire te skuadra e Valencias. Deri tani ka arritur te shenoje nente gola ne kampionat dhe gjithashtu eshte nje nga golashenuesit me te mire te ketij sezoni ne Champions League, duke shenuar pese gola, shifer e cila mund te rritet kur Valencia te perballet ne 1/8 e finaleve me skuadren e Interit.



    - Si do ta vleresonit kualifikimin e Valencias per ne fazen e 1/8 te finaleve ne Champions League?

    - Kemi zhvilluar nje faze perfekte. Ka shume pak skuadra ne Europe te cilat arrijne kualifikimin per turin tjeter. Kemi bere nje pune shume te mire dhe shpresojme qe te vazhdojme keshtu edhe ne ndeshjet kunder Interit.

    ? Keni nje eksperience te madhe ne Champions League, duke luajtur shume ndeshje ne kete kompeticion. Cfare ndeshjesh kujtoni me shume nga ky kompeticion?

    - Kur nje lojtar luan ne nje kompeticion si ky, ambicja e tij e madhe eshte te arrije ne finale dhe une kam pasur fatin te shkoj ne pese te tilla. Do te kujtoja kater Champions League qe kam fituar, ne vitet 1998, 2000 dhe 2002 me Realin e Madridit si dhe ne vitin 2005 me Liverpulin.

    - Te flasim per finalen e vitit 2004. Cfare mendoni se i mungoi Monakos ne finalen kunder Portos?

    - E rendesishme ishte qe te arrinim deri ne finale dhe per te gjithe kjo ishte nje surprize. Mendoj se nuk arritem te dilnim ne lojen tone dhe nuk u treguam ne nivelin e duhur. Mendoj se kjo finale ishte e ngjashme me ate qe humbi Valencia ne vitin 2000 kunder Realit te Madridit.

    - Ne sezonin tuaj me Monakon, i shenuat dy gola Realit te Madridit.

    - Ndeshjet kunder Realit te Madridit me fanellen e Monakos ishin shume te vecanta. Reali ishte klubi qe me paguante, por ne fushen e lojes harrohet gjithcka. Per mua ishte nje gezim i madh, sepse u kualifikua Monako dhe jo sepse u mund Reali i Madridit.

    - Nga te gjithe golat qe keni shenuar ne Champions League, ke do te veconit si me te bukurin?

    - Golin qe shenova kunder Celsit, ne gjysmefinale, ne shtepine tone, te cilet e fituam 3?1.

    - A ka ndonje lojtar te ri i cili ju ka pelqyer shume?

    - Nga te gjithe talente e rinj, me pelqen shume David Silva, i cili do te jete nje nder me te miret ne Europe. Por ka edhe shume lojtare te tjere qe mund te shperthejne nga casti ne cast.

    - Cili eshte rivali me i forte qe kujtoni?

    - Kur luaja te Reali i Madridit, pothuajse cdo vit perballeshim me Bajernin e Mynihut, i cili kishte dy qendermbrojtes shume te mire si Samuel Kufur dhe Tomas Linke. Kujtoj se ato ndeshje kerkonin shume perqendrim.

    - Cili ka qene trajneri juaj me i mire ne karrieren tuaj?

    - Kam pasur fatin te kem shume trajnere te mire. Ndoshta do te vecoja Didier Deshampin, per lirine dhe rolin qe me dha ne skuader.

    - Keni luajtur ne shume kampionate europiane, cilin do te veconit?

    - Kam luajtur ne tre kampionate te rendesishme si ne France, Angli, por aty ku jam ndjere me mire eshte Spanja, per nga karakteristikat dhe per ambjentin qe ka. Ne Spanje jam shume i lumtur.

    - A keni ndonje idhull?

    - I vogel gjithmone kam admiruar Mikael Laudrupin dhe ne kohen e sotme vazhdon te jete futbollisti im i preferuar. Cilesite e tij ne fushen e lojes kane qene te padiskutueshme, por mbi te gjitha ka qene edhe nje njeri fantastik.

  4. #794
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Shalke nuk fal, Verderi leshon

    11 Shkurt Fale golave te Kuranjit dhe Levenkrandsit blute shkeputen, ndersa skuadra e Shafit bie ne Shtutgart



    “Mbreteroret blu” treguan qe ne minutat e para te takimit kunder Hertes se Berlinit se qellimi i vetem ishin piket maksimale. Me ane te fitores 2?0, skuadra e trajnerit Slomka e shtoi ne gjashte pike distancen nga ndjekesja e saj, Verder Bremen. Berlinezet ofruan gjithashtu nje loje shume te mire per publikun, por nuk ishte dita e tyre me fat. Vecanerisht te rrezikshme nga ana e kryeqytetasve ishin goditjet nga kendi. Pjesa e dyte e lojes ishte ne favor te vendasve, Kuranji diti ta shfrytezoje situaten duke shenuar golin e pare te takimit, si dhe te nentin per te ne kete sezon. Disa minuta me vone, revanshi i vendasve ishte akoma me bindes, derisa danezi Levenkrands shenoi golin e dyte.

    Nga ana tjeter, pretendentja tjeter per titullin, Verder Bremen, beri nje prezantim teper zhgenjyes ne Shtutgart. Pas deshtimit kunder Shalkes, i cili i kushtoi Bremenit rrezimin nga kreu, humbja ne Shtutgart ishte nje tjeter goditje e forte per skuadren e trajnerit Shaf. Vendasit fituan shume siguri ne lojen e tyre pas golit te hershem, ne minuten e trete, nga Hilbert, i cili u pasua nga tre gola te tjere, te realizuar nga tre lojtare te ndryshem. Ndersa goli i vetem ne llogari te Bremen u shenua nga Diego. Edhe skuadra e Maincit festoi dje nje nga fitoret e saj me te thella ne kete sezon. Kunder miqve nga Kotbusi, formacioni i trajnerit Klop fitoi bindshem me rezultatin 4-1.

    Feste edhe ne Hamburg. Nen drejtimin e trajnerit te ri, Stevens, Hamburgu i’a doli mbane te siguroje fitoren e pare ne shtepi per kete sezon. Ishte penalltia e hershme qe u dha ne favor te vendasve ajo qe dha shenjen e pare per nje fitore te mundshme ne shtepi. Kartoni i kuq qe u dha per Dede, e dobesoi teper Dortmundin, gje qe per kundershtaret ishte nje favor i madh. Pas nderrimit te portave, formacioni i Stevens, e kishte me te lehte te kontrollonte lojen e 10-te lojtareve te Dortmundit, te cilet shfaqen shume pasiguri ne lojen e tyre. Vetem dy takime te dites se djeshme mbyllen 90 minutat e lojes me rezultat te barabarte. Behet fjale per duelin interesant mes Bajer Leverkusenit dhe Frankfurtit, i cili e pozicinoi Bajerin ne vendin e peste, ndersa miqte rane me poshte ne renditje. Barazim pa gola ishte rezultati i takimit mes Borusia Menshengldabahut dhe Alemania Ahen.

  5. #795
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Roder pershendet guximtarin Babajaro

    11 Shkurt Trajneri i Njukasellit, Glen Roder, lavderoi mbrojtesin Selestin Babajaro per rolin e tij ne fitoren e djeshme ndaj Liverpulit, vetem disa ore pas vdekjes se vellait te tij. 28?vjecari nigerian mori vesh nje nate para takimit se i vellai kishte humbur jeten ne nje spital te Londres, i semure me tuberkuloz. Por Babajaro vendosi te luante dhe ndihmoi skuadren e tij ne permbysjen e avantazhit fillestar te te kuqve. Roder tha: "Selestin Babajaro me mori ne 12 te nates dhe me njoftoi per humbjen e vellait. Me pas, pasi kishte folur me te vellezerit, me mori perseri pas mesnate dhe me njoftoi se vellai i tij i vogel do te kishte dashur qe ai te luante dhe erdhi ne dreke per te luajtur. E di shume mire se si eshte ndier, sepse edhe une kam bere te njejten gje pas vdekjes se babait tim. Prandaj prita qe ta takoja kur doli nga fusha ne perfundim te takimit. Duhet ta dine te gjithe kete, edhe tifozet tane, sepse nje gje e tille kerkon guxim. Situata nuk eshte fort e mire per sa me perket, sepse Selestin do te kthehet ne Londer dhe do te vendosim ne ditet e ardhshme a do te vije ne Belgjike te merkuren. Por do te pranoj cdo vendim te tijin". Ndersa per sa i perket ndeshjes, Roder tha: "Eshte nje rezultat shume i mire, aq me teper qe arritem te permbysnim rezultatin kunder nje skuadre si Liverpuli. Jam i pari qe e pranoj se kundershtari e nisi me mire, por me pas gjerat ndryshuan dhe fale publikut tone, qe eshte lojtari i 12-te, arritem te merrnim kete fitore".

    Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, pranoi se skuadra e tij duhet te kishte shenuar me teper se nje gol ne pjesen e pare dhe rezultati do te kishte qene krejt ndryshe po te kishte ndodhur keshtu. Tekniku spanjoll tha: "Pas pjeses se pare, rezultati mund te kishte qene 0?3 ose 0?4. Por pesuam nje gol koti dhe me pas nje penallti koti u dha kunder nesh. Pas kesaj, eshte e veshtire te fitosh. Krijuam shume raste, aq sa duheshin per te fituar, por nuk i realizuam. Kur luan jashte dhe ke raste te tilla, duhet t'i shenosh per te mbyllur ndeshjen. Tani do te rikthehemi ne stervitje duke menduar per Barcelonen dhe Champions League".

  6. #796
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Murinjo: Fitoret nuk duhen ndalur!


    11 Shkurt Hoze Murinjo pa skuadren e tij te fitonte bindshem ndaj Midellsbrout ne ndeshjen e fundit te kampionatit per kete muaj. Blute i presin tani sfidat ne Kupen e Anglise, Champions League dhe Kupen e Liges, por tekniku portugez te pakten ruajti disancen me Mancester Junaitedin qe ndodhet ne krye te renditjes. Murinjo tha pas fitores 3-0, e pesta radhazi ne te gjitha kompeticionet: "Doja qe Celsi vetem te fitonte dhe kohet e fundit kete kemi bere. tani duhet te vazhdojme te bejme po kete. Urime Mancester Junaitedit, pasi po ben te njejten gje kete sezon. Jemi ne mes te nje beteje dhe nuk mund t'i lejojme vetes te mos fitojme. Eshte nje periudhe e kenaqshme dhe duhet te bejme cmos qe te vazhdoje te jete e tille. Duhet te jemi optimiste".

    Gjerat u duken te lehta per Celsin ne kete ndeshje ose ndoshta ishin blute qe i bene te duken te tilla, te cilet ruajten pathyeshmerine per te 58-n ndeshje radhazi ne "Stamford Bridge". Ndihmesi i Murinjos, Stiv Klark, tha: "E patem te veshtire ne pjesen e pare, pasi te dyja skuadrat nuk luanin ne maksimumin e tyre, prandaj goli yne i pare erdhi ne momentin me te mire, pikerisht para pushimit. Me pas gjithcka u be me e thjeshte per ne. Tani dukemi me te forte dhe po na rikthehen te gjithe lojtaret. Ka disa me demtime te vogla dhe vetem Xho Kol do te mungoje per nje kohe te gjate. Didieri e meriton gjithe kete qe po i ndodh. Jo vetem per golat, edhe pse kjo terheq me shume vemendjen, por per te gjithe punen qe po ben per skuadren. Nuk jemi te shqetesuar qe nuk do te luajme me ne kampionat per kete muaj. Kemi tri ndeshje shume te rendesishme neper kupa dhe mezi po i presim, sigurisht, duke menduar vetem per fitoren".

  7. #797
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ferguson: S'duhet te shohim nga pas!

    11 Shkurt Ser Aleks Ferguson i ka keshilluar lojtaret e tij qe te shohin perpara me javet e ardhshme dhe te mos shqetesohen se kush vjen nga pas. "Djajte e Kuq" hasen veshtiresi dje ndaj Carltonit, por me pas siguruan nje fitore te rehatshme 2-0 duke ruajtur distancen me Celsin ne renditje. Pas ndeshjes, tekniku skocez deklaroi: "Po luajme mire dhe kemi besim te aftesite tona. Ndodnjehere, kur gjindesh ne sitata te tilla mund te kthesh koken pas per te pare kundershtaret. Por une nuk jam i ketij mendimi, me mire te shoh perpara, te ndeshjet qe na kane mbetur per te luajtur ne kampionat. Pastaj kemi edhe ndeshjen ndaj Redingut ne Kupen e Anglise javen e ardhshme dhe te gjithe duhe te perqendrohemi vetem tek ajo". Fergusoni pranoi se u befasua nga loja e hapur e Carltonit, por ishte gjithashtu i mendimit se skuadra e tij duhet te kishte shenuar me pare se goli i koreanojugorit Park Ji-sung. "Golat tane nuk ishin me te bukurit qe kam pare ndonjehere, por i pranova me kenaqesi, sidosmo te dytin, qe e beri me te sigurt fitoren tone. Rasti i Carltonit me goditjen e denimit me frikesoi, por na risolli ne mendje se ishim vetem nje gol para dhe duhet te shenonim edhe nje tjeter. Jam i lumtur qe golat i shenuan Parku dhe Fleceri, pasi jane lojtare shume te mire. Duhet te luanjne te gjithe sepse cdo lojtar eshte i rendesishem per kete skuader dhe nuk dihet se kur mund te nevojitet".

  8. #798
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    JunaitedI e Celsi, "ne vend-numero"

    11 Shkurt "Djajte e Kuq" dhe blute kane ruajtur distancen edhe pas kesaj jave, pasi kane fituar ndeshjet e tyre; Liverpuli humbet me shume terren pas disfates ndaj Njukasellit ne fushen e kesaj te fundit



    Mancester Junaitedi dhe Celsi vazhdojne te qendrojne gjashte pike larg njera-tjetres pasi fituan te dyja ndeshjet e tyre dje pasdite, respektivisht 2-0 ndaj Carltonit dhe 3-0 ndaj Midellsbrout. Mbrojtesi i majte i Junaitedit, Patris Evra, beri nje zbritje te bukur ne krahun e tij dhe dha nje krosim te sakte ne zone te cilin Park Ji-sung nuk e shperdoroi, duke shenuar me koke golin e pare ne te 24'. Darren Flecer dyfishoi me pas rezultatin ne pjesen e dyte, po me koke. Runit iu prit gjuajtja e pare dhe, pasi rikapi topin, anglezi pasoi per Flecerin dhe mesfushori skocez goditi sakte me porten e boshatisur.

    Ne te njeten kohe, ne perendim te Londres, Didier Drogba i dha epersine skuadres se tij ne minutat shtese te pjeses se pare pas nje goditjeje denimi te ulet. Midellsbrou goditi traversen ne rastin me te mire qe pati, kur krosimi i Endrju Tejlorit u drejtua nga porta dhe kaloi Petr Cehun. Shpresat e Boros per te marre te pakten nje pime u shuan teresisht kur gjuajtja e Arjen Robenit u devijua nga Abel Ksavier dhe perfundoi ne rrjete, ndersa Drogba realizoi golin e dyte personal minuta me vone.

    Nje penallti e dyshimte i dha Njukasellit fitoren 2?1 ndaj Liverpulit ne "St James' Park". Te kuqte shenuan te paret kur devijimi i portierit Stiv Harper nga gjuajtja e Xhermein Penantit, perfundoi te Kreig Belami i cili shenoi ndaj ish-skuadres se tij. Por nje tjeter gabim portieresh i dha Njukasellit barazimin. Hoze Reina doli me nxitim per te larguar nje top, por ne vend te tij goditi kolegun Daniel Ager, duke lejuar Obafemi Martinsin te shenoje qetesisht. Dhe pasi miqte shperdoruan shume raste, "Qymyrxhinjte" permbysen rezultatin kur Nolberto Solane realizoi nga pika e bardhe pas nje penalltie te akorduar per nderhyrjen e Rises ndaj Stiven Tejlorit, edhe pse ky i fundit u hodh me shume lehtesi.

    Ne takimet e tjera te dites, Uotfordi arriti, ndoshta, fitoren me te madhe te sezonit pasi mundi Uest Hamin minimalisht ne fushen e vet. Te pranishmit ne "Upton Park" e ulen shpejt entuziazmin pasi qe ne te 12', Darius Henderson kaloi miqte ne avantazh, te cilin ata e ruajten deri ne fund. Vendasit humben edhe nje penallti kur Herud goditi shtyllen. Endrju Xhonson la pas trishtiminme Angline pas duke shenuar golin e fitores se Evertonit ndaj Bllekbernit. Shefilld Junaitedi mundi 2-1 Totenhamin, ndersa Redingu mposhti 2-0 Aston Vilen.

  9. #799
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Obi Mikel: Luajta me Nigerine, pasi me kercenuan familjen!

    11 Shkurt “Nese nuk do te kisha shkuar ne miqesoren e te martes me Ganen, nuk e di se cfare mund t’i kishte ndodhur te afermve te mi ne shtepi”



    Xhon Obi Mikel pretendon se kercenimet qe iu bene familjes se tij e detyruan te luante per Nigerine kete jave, kunder vullnetit te trajnerit te tij tek Celsi, Hoze Murinjo. 19?vjecari u shpreh se “kishte shume dhimbje” pas aktivizimit prej 75 minutash me Celsin ne fitoren e bluve 1?0 me Carltonin fundjaven e kaluar, dhe ishte keshilluar nga mjeket e “Stamford Bridge” qe te mos luante me kombetaren te marten. Megjithate, Mikel nuk i degjoi keshillat e klubit te tij, duke luajtur plot 90 minuta, teksa Nigeria u shtyp nga Gana 4?1 ne stadiumin “Griffin Park” te Londres. Murinjo ishte teper i zemeruar per pjesemarrjen e tij ne kete takim dhe kampionet e Premiershipit jane ankuar tek FIFA si pasoje, por adoleshenti insistoi se nuk kishte zgjedhje tjeter. “Tifozet nigeriane kishin kercenuar familjen time”, u shpreh ai per “The Sun”. “Ata mendojne se une kam filluar t’i zgjedh ndeshjet qe duhet te luaj me skuadren kombetare. Njerezit jane ende te zemeruar qe nuk luajta ne Lesotho p-r eliminatoret e kampionatit afrikan te 2008?s, ne tetor. “Por vetem pak njerez e dine se cfare kam kaluar me familjen time kohet e fundit per shkak te kesaj situate. Ne fund, gjithcka ishte shume e veshtire per t’u kontrolluar. Me vjen keq qe gjerat shkuan keshtu, por vetem Zoti e di se cfare do t’i kishte ndodhur familjes sime nese une nuk do te kisha luajtur ndaj Ganes”.

    Mesfushori i ri tani eshte i shqetesuar per te rregulluar raportin e turbulluar me trajnerin portugez te Celsit, i cili nuk e kishte aktivizuar lojtarin ne nje ndeshje te hershme te sezonit per shkak te sjelljes se tij. Obi Mikel shtoi: “A u merzit Hoze Murinjo qe une luajta? Patjeter. Ai ishte shume i merzitur, por une shpresoj qe t’ia shpjegoj situaten dhe me pas te shohim se cfare do te ndodhe. Shpresoj vetem qe ai te kuptoje se cfare kam kaluar dhe nen cfare presioni kam qene. Edhe drejtuesit e futbollit ne Nigeri kishin shume presion mbi vete dhe, edhe pse une u mundova t’i shpjegoja se nuk mund te luaja, ata nuk me degjuan fare”.

  10. #800
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Venger: Ndaj Uiganit, maksimumin!

    11 Shkurt “Ne kete ndeshje duhet te fitojme patjeter tri piket, perndryshe suksesi i arritur me Mancester Junaitedi nuk do te na sherbente”

    Arsen Vengeri e di mire se Arsenali nuk mund t’i lejoje vetes te heqe kemben nga gazi, sepse “Tocinjte” pretendojne t’i qendrojne pas kryesuesve te Premiershipit, Mancester Junaitedit dhe Celsit. Arsenali do te perballet me Uiganin, ne veshtiresi ne javet e fundit, te dielen pasdite, me perpjekjen per te vazhduar serine prej 10 ndeshjesh pa humbje ne te gjithe kompeticionet. Megjithate, duke qene se jane te impenjuar ne te dyja Kupat e Anglise, ne ate te Mbretereshes dhe ne ate te Liges, djemte e Vengerit nuk kane luajtur po aq ndeshje sa skuadrat perreth tyre ne Premiership. Ne kohen kur “Topcinjte” do te luajne ne stadiumin e tyre “Emirates”, ata mund te jene shtate pike pas vendit te trete, Liverpulit. Dhe trajneri i Arsenalit, Venger e di mire se skuadra e tij nuk mund te beje asnje gabim ndaj Uiganit te Pol Xhjuellit, qe po lufton fort per te mbijetuar edhe nje sezon tjeter ne kampionatin anglez. Ai u shpreh: “Nje gje eshte e sigurt, ne nuk do te arrijme te fitojme ndaj Uiganit nese do te japim 90% te mundesive tona, prandaj duhet te japim maksimumin nese duam te vazhdojme serine e rezultateve pozitive. Do te ishte nje mekat i vertete nese pas fitores se madhe me Mancester Junaitedin do te humbisnim pike thjesht sepse nuk jemi aq te perqendruar sa duhet”. Vengeri vazhdoi me tej: “Uigani sapo eshte rikthyer ne rrugen e drejte dhe, pa dyshim, kjo skuader i ka te gjitha aftesite per te qendruar edhe kete sezon ne Premiership. Sigurisht, ata nuk kishin fituar prej nente ndeshje radhazi, dhe kur kalon nje ecuri te tille, te vijne dyshime ne mendje, por pasi munden Portsmuthin javen e kaluar, mendoj se e kane rifituar serish moralin e humbur gjate saj periudhe negative dhe tani mund te mendojne edhe per te fituar ndaj skuadrave me te forta. Me duhet te pranoj se, sa here qe shoh ndeshjet e kesaj skuadre, nuk mendoj se ata do te humbasin, sepse luajne gjithnje shume mire ndaj kujtdo kundershtari. Por ndoshta u ka munguar pak besim ne vetvete, gje qe ndodh kur po kalon nje periudhe te veshtire”.

    Nderkaq, Vengeri ka insistuar se nuk do te behet klubi i radhes ne kampionatin anglez, Premiership, qe do teblihet nga miliardere amerikane, sic ka ndodhur dy vjet me pare me Mancester Junaitedin dhe disa dite me pare me Liverpulin. “Topcinjte” pritet te formojne nje tip “binjakezimi” me skuadren e bejzbollit amerikan, Kolorado Rapids, ne pronesi te miliarderit Sten Kroenke. Megjithate, kjo marreveshje do te nenshkruhet vetem per te shtrire imazhin e markes se Arsenalit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe si pjese e politikes se Vengerit per te kerkuar talente ne te gjithe globin.

    Trajneri i Arsenalit ka mbrojtur gjithashtu klubin e tij ndaj kritikave te marra nga specialiste dhe gazetare te ndryshem per faktin se po demtojne kombetaren e Anglise duke ndihmuar zhvillimin e te rinjve te huaj tek Arsenali, duke lene pas dore talentet e ketij vendi. Me futjen e shteteve te tille si Gjibraltari ne UEFA, Vengeri beson se standardi i futbollit nderkombetar po bie edhe me shume, ndersa nje tendence teresisht e kundert mund te thuhet per futbollin e klubeve ne kampionatet kryesore europiane. “Une nuk mendoj shume per skuadrat kombetare, sepse ky lloj futbolli nuk ngjall me shume interes”, u shpreh francezi me tej. “Futbolli si sport po drejtohet me shume drejt klubeve. Ky lloj futbolli eshte me emocionues ne Angli, por edhe ne shtetet e tjere te medhenj europiane. Futbolli nderkombetar eshte i merzitshem, dhe kjo duhet pranuar nga kushdo. Ndersa futbolli i klubeve ka ecur perpara, ai nderkombetar ka pesuar vetem regres, per shkak te shteteve te vegjel qe kane hyre ne hartat boterore, duke ulur keshtu nivelin e lojes. Ndeshjet behen te merzitshme dhe askush nuk i sheh me ato”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •