Venger paralajmėron lamtumirėn
Arsen Venger druhet se nuk zotėron aftėsitė e Aleks Fergusonit pėr tė qėndruar nė krye tė Arsenalit deri 65 vjeē. Francezi ka frikė se "testosteroni i ulėt" dhe rreziqet e moshės sė thyer do t'i rezervojnė njė vdekje nga infarkti. Rivali mė i ashpėr i Vengerit ėshtė mė i moshuari mes trajnerėve tė Premier Ligės, plot 65 vjeē. Manēesteri i tij ėshtė 23 pikė para Arsenalit, pavarėsisht se humbi dy herė nė kėtė sezon pėrballė tyre. Megjithatė, 57-vjeēari Venger i ka mė tepėr frikė nga tėrheqja, vdekja dhe humbja e oreksit pėr fitore, sesa dėshirė pėr tė parakaluar rivalin Ferguson qė e ka kapur moshėn pėr abone autobusi pėr pensionistė. Trajneri i "Topēinjve" po konsideron seriozisht mundėsinė pėr tė lėshuar fronin nė "Emirates" dhe tė bėhet drejtor klubi. Vengeri deklaron: "Besoj se Arsenali ka edhe 10 vite suksese pėrpara, por jo me mua. Duhet tė pranoj faktin qė pas 10 vitesh do tė jem 67 vjeē dhe nė kėtė punė nevojitet forcė fizike instinktive dhe instinkt kafshėror pėr tė fituar. Kjo ėshtė diēka qė duhet tė vijė natyrshėm, por mund ta humbasėsh kur tė ulet niveli i testosteronit ose kur tė kap artriti, ose thjesht nga pleqėria. Ėshtė fakt qė kėtė ndjesi mund ta humbasėsh edhe 45 vjeē. Njoh trajnerė qė u ka ardhur nė majė tė hundės ky profesion qė nė tė 40-at. Ka trajnerė qė fituan Kupėn e Europės para 10 vitesh dhe tani nuk lanė as nam, as nishan. Nga ana tjetėr, ka njerėz si Sėr Bobi Robson dhe Xhovani Trapatoni qė do tė shkojnė nė varr me tė njėjtėn uri pėr tė fituar. Duhet tė jesh i ndjeshėm, sidomos nė kėtė punė duhet tė jesh absolutisht pasionant dhe tepėr egoist. Ēdo njeri qė pėrqendron energjitė totalisht nė pasion, nga pėrkufizimi, ėshtė dikush qė lėndon personat pranė. Puna e trajnerit mė merr 90% tė ditės dhe pėr sa i pėrket familjes, janė mėsuar t'i bėjnė planet pa mua. Trajneri nuk ka rrugė tė mesme: ose fluturon lart, ose shkon tmerrėsisht poshtė. Duhet tė mėsosh tė pėrballosh zhgėnjimin pa humbur dashurinė pėr futbollin. Ēdo humbje ėshtė si njė dramė nė dashuri dhe pyet veten: "A do tė jem nė gjendje tė dashuroj prapė?" Vengerin e pret finalja e "Curling Cup" me Ēelsin dhe faza eliminatore nė Ligėn e Kampioneve kundėr PSV Eindhovenit. Por pėrveē betejės me Fergusonin, Mourinjon dhe Benitezin, Vengeri po lufton edhe me dilemat e mesomoshės. Ai tha: "Kur bėhesh 50 vjeē, e kupton qė ditėt i ke tė numėruara. Ėshtė njė zbulim i dhimbshėm. Ai ėshtė momenti kur fillon tė mendosh si ta shfrytėzosh kohėn e mbetur nė mėnyrėn mė tė mirė. Ėshtė mė mirė tė vazhdosh normalisht pa e vrarė mendjen pėr tė ardhmen apo duhet tė ndryshosh korsi dhe tė pėrshtatesh me moshėn? Imponon vetė limitet e tua apo lejon tė tjerėt qė tė t'i imponojnė? Unė jam nga ata persona qė limitet i vendos vetė. Po humba, do t'i vijė fundi karrierės sime si dhe aspiratave pėr jetėn. Unė thjesht nuk mund ta imagjinoj qė njeriu tė jetė i kėnaqur me atė qė ka ose se kush ėshtė".
Krijoni Kontakt