Juventusi "cmendet" pas Silves
9 Shkurt Xhilberto Silva, mesfushori brazilian i Arsenalit, pelqehet shume nga drejtuesit e skuadres se Juventusit. Alesio Seko, drejtori sportiv i Juventusit, ka qene i pranishem ne Londer ne "Emirates Stadium" per te pare ndeshjen miqesore midis Brazilit dhe Portugalise. Seko ka ndjekur me kujdes lojen e zhvilluar nga Xhilberto Silva. Drejtuesit e Juventusit kerkojne te perforcojne repartin e mesit te fushes dhe mendojne se blerja e mesfushorit te Arsenalit do te zgjidhte shume probleme. Braziliani, i lindur ne Minas Gerais, 30 vjet me pare, mendohet te jete perforcimi i radhes per "Zonjen e Vjeter" dhe skuadra bardhezi ka nevoje per nje lojtar te tille qe te vere ekuilibrin ne skuader. "Ka personalitet dhe kontroll, maturi dhe zhvillim. Mendoj se eshte gati per nje eksperience te re ne Itali, te Juventusi", eshte shprehur Karlos Dunga, trajneri i Brazilit pas humbjes kunder Portugalise.
Fjalet e trajnerit brazilian, i cili e njeh shume mire futbollin italian, mund te bindin te dyja palet qe te arrijne ne nje marreveshje perfundimtare. Xhilberto Silva eerdhi te Arsenali nga skuadra e Atletiko Minieros me shumen e 4,5 milione sterlinave dhe kontrat e tij aktuale me skuadren e Arsen Vengerit perfundon ne 30 qershor te vitit 2009. Loja e mire qe po tregon kete sezon Cesk Fabregas dhe zbulimi i talentit te ri Visiriki Diabi, mund te cojne drejtuesit e Arsenalit drejt shitjesh s lojtarit brazilian.
Mund te behet fjale per nje marreveshje qe drejtuesit e skuadres angleze nuk mund te heqin dore. Mbi te gjitha, Juventusi e njeh shume mire veshtiresine e te berit biznes me skuadren e Arsenalit dhe sidomos me zevendespresidentin Devid Dein. Kete gje e tregoi edhe blerja e Patrik Vieiras ne vitin 2005 me shumen e 18 milione eurove. Megjithate, Xhilberto Silva kushton me pak se francezi, 7,5 milione euro dhe kjo mendohet te jete nje shifer e pranueshme nga drejtuesit e Juventusit. Seko, i ndihmuar edhe nga keshilluesi Roberto Betega, mund t'ia arrijne qellimit. Drejtuesit bardhezi kerkojne te hyjne ne bisedime me drejtuesit e Arsenalit dhe kerkojne te marrin maksimumin nga kjo marreveshje.
Mediat shprehen se disa ceshtja jane drejt perfundimit. Lojtari ka shprehur deshiren e tij qe te largohet nga Arsenali dhe te shkoj te Juventusi per t'u bere zevendesuesi i Emersonit. Gjithashtu mesfushori brazilian eshte i gatshem qe te bashkohet me skuadren e Juventusit, duka marre parasysh edhe se skuadra bardhezi nuk do te luaj sezonin e ardhshem ne kompeticionet europiane. "Pas perfundimit te sezonit, une dhe klubi do te bejme vleresimet tona. E ardhmja? Asgje nuk eshte e sigurte, eshte shume shpejte per te folur", ka thene mesfushori i Arsenalit ne nje konference per shtyp. Xhilberto Silva eshte me te vertete nje lojtar me karakteristika te njejta me ato te Emersonit: luan ne qender te mesfushes, vendoset perpara mbojtjes dhe detyra e tij primare eshte qe te thyej aksionet e skuadres kundershtare dhe me pas te ndihmoj skuadren e tij ne aspektin sulmues. Braziliani eshte 1,84 i gjate dhe nje vecori shume vecante e tij jane goditjet me koke brenda zones. Te gjitha keto cilesi, bejne qe drejtuesit ee Juventusit te hidhen menjehere ne sulm per te marre sherbimet e lojtarit brazilian dhe te mos e lene qe dikush tjeter te dale perpara tyre. Shumat te cilat do te investoj Juventusi per te ndertuar skuadren e re nuk jane shume te medha, por nje gje eshte e sigurte se Xhilberto Silva do te jete ne listen e lojtareve te merkatos. Te gjithe i dine vlerat e lojtarit brazilian dhe trajneri i Juventusit, Didier Deshamp, do te ishte hume i kenaqur me ardhjen ne Torino te Xhilberto Silves.
Krijoni Kontakt