Close
Faqja 74 prej 311 FillimFillim ... 2464727374757684124174 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 3101
  1. #731
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Shuster, "llokma" e shumekerkuar

    8 Shkurt Reali i Madridit, Barcelona dhe Bajerni i Mynihut kane filluar te “trokasin” ne porten e trajnerit te Getafes



    Puna e mrekullueshme e trajnerit gjerman Bernd Shuster me skuadren e Getafes, duket se tani po merr frytet e saj. Trajneri gjerman kerkohet nga dy skuadrat me te medha spanjolle, nga Reali i Madridit dhe Barcelona, por edhe nga Bajerni i Mynihut. Skuadra e pare qe u interesua per Shusterin, ishte Reali i Madridit. Sukseset e tij tek Getafe, temperamenti dhe pasioni i tij per futbollin, kane bere qe skuadrat me te medha te Europes te intereson per te. E ardhmja e Fabio Kapelos nen drejtimin e skuadres madrilene eshte vene shume ne dyshim dhe per kete mendohet qe Bernd Shuster te jete nje alternative shume e mire per pankinen madrilene. Por, tani ne horizont ka dale edhe skuadra e Barcelones. Vazhdimesia e Frenk Rajkardit ne pankinen e skuadres katalanase nuk eshte shume e sigurte. Spekulohet per nje largim te holandezit per te skuadra e Milanitm, pasi mendohet se skuadra e Barcelones ka nevoje per nje ndryshim. Ndoshta etapa e Rajkardit, pas kater vjetesh nen drejtimin e Barcelones, eshte drejt fundit. Rajkard ka arritur te fitoje dy kampionate, nje Champions League dhe dy Superkupa Spanje. Askush te Barcelona nuk e di se cili do te jete vendimi i Frenk Rajkardit, por nje gje eshte e vertete se dyert e klubit te Milanit jane te hapura per trajnerin holandez. Duke menduar nje largim te mundshem te holandezit, drejtuesit katalanas jane duke u pergatitur per te gjetur zevendesuesin dhe mendohet se trajneri i duhur mund te jete Bernd Shuster. Johan Krujf e ka thene ne shume intervista se Shuster eshte zevendesuesi i duhur i Frenk Rajkardit.

    Gjithashtu ne “Camp Nou” flitet edhe per nje alternative tjeter: Marko van Bastenin. Trajneri aktual i kombetares holandeze shihet me sy te mire nga tifozet katalanas dhe holandezi mund te jete zgjedhja e duhur per drejtuesit e Barcelones. Ne qofte se Krujf shkruan mbi Shusterin dhe e sheh si pozitive alternativen e trajnerit gjerman, atehere fjala e fundit i perket presidentit Hoan Laporta dhe stafit te tij. Kalderon duhet te jete i vetedijshem per situaten e Barcelones dhe presidenti madrilen duhet ta zgjidhe shume shpejt te ardhmen e Fabio Kapelos, sepse tashme ne radhe per Bernd Shusterin eshte edhe Barcelona.

  2. #732
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Reali “thyen” rekordet negative!

    8 Shkurt

    Reali “thyen” rekordet negative!

    Asnjehere ne historine e tyre madrilenet nuk kishin shenuar kaq pak gola ne ndeshjet e zhvilluara ne shtepi



    Bilanci i golave i Realit te Madridit te Kapelos ne “Santiago Bernabeu”, ne ndeshjet e kampionatit eshte shume i dobet. Asnjehere ne historine e tij, klubi madrilen nuk kishte shenuar 12 gola ne 10 ndeshjet e para. Ne sezonin 1984?85 shenonin 13 gola dhe ne sezonit 1965?66 shenonin 15. Kriza e golave qe po kalon skuadra e Fabio Kapelos, vazhdon te thyeje rekorde, por negative. Shifrat negative te Realit te Madridit shihen qarte ne ndeshjet brenda fushes, ku klubi madrilen ka shenuar nje tjeter rekord ne historine e klubit. Kurre me pare, ne 75 edicionet e fundit te kampionatit spanjoll, Reali i Madridit nuk ka shenuar vetem 12 gola ne dhjete ndeshjet e fundit ne “Santiago Bernabeu”.

    Kapelo ka “permiresuar” bilancin e keq qe kishte Reali i Madridit kur drejtohej nga Amansio Amaro ne sezonin 1984?85, kur shenonte 13 gola ne dhjete ndeshjet e para te kampionatit, apo 15 golat e shenuar ne sezonin 1965?66, atehere kur skuadra madrilene drejtohej nga Migel Munjoz. Tifozeria madrilene ka mbetur tre here e zhgenjyer nga skuadra e tyre, ku Reali i Madridit nuk ka shenuar asnje gol ne fushen e tij: kunder Vilarealit (0?0), Rekreativos (0?3) dhe Levantes (0?1). Ne tre raste, tifozat e “Santiago Bernabeut” kane pare vetem nje gol nga skuadra e tyre: kunder Atletiko Madridit, Selta Vigos dhe Saragozes dhe ne ndeshjet e tjera kane pare nga dy gola: kunder Real Sociedadit, Barcelones dhe Atletik Bilbaos. Ne vetem nje rast i jane gezuar tre golave te shenuar nga skuadra e tyre, ne fitoren 3?1 kunder Rasing Santander. Reali i Madridit, i drejtuar nga Fabio Kapelo ka nje problem serioz ne golat e shenuar ne fushen e tij (ku ka humbur 13 pike nga 30 pike te mundshme ne “Bernabeu”). Por, gjithashtu shifrat negative te Realit te Madridit shfaqen qarte edhe ne ndeshjet jashte fushe. Ne gjashte ndeshjet e fundit te kampionatit, Reali i Madridit ka arritur te shenoje vetem dy gola, nje i Van Nistelroit kunder Saragozes dhe nje i Rejesit kunder Majorkes. Ky eshte nje tjeter ekord negativ i skuadres se Fabio Kapelos.

  3. #733
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kapricot e Fabios, sa te shtrenjta!

    8 Shkurt

    Ndeshkimi i Bekamit nga Kapelo sjell shume deme ekonomike. Mosaktivizimi i ish?kapitenit te kombetares angleze i kushton Realit te Madridit 56 849 euro ne dite. Ne qofte se kjo situate do te vazhdoje deri ne qershor, klubi madrilene do te humbe 9,6 milione euro. Devid Bekam ka deklaruar ne 11 janar se nuk do te rinovoje me Realin e Madridit dhe se do te largohet per te Los Anxhelos Galaksi. Dy dite me pas Kapelo tha ne konferenve per shtyp se anglezi nuk do te luaje me kurre me fanellen e skuadres madrilene. Pjesa tjeter e skuadres nuk e pane me sy te mire kete vendim te trajnerit italian dhe gjithmone e kane konsideruar Bekamin nje profesionist te vertete, nje mik dhe shok fantastik. Te gjithe ndihen keq kur shohin Bekamin duke u stervitur vecmas nga skuadra dhe mundohen qe t’i rikthejne buzeqeshjen e humbur. Kerkojne ta shohin perseri ne skuader dhe kete e kane deklaruar edhe publikisht ne media te ndryshme. Kete gje ia ka komentuar trajnerit Kapelo edhe drejtori sportiv, Predrag Mijatovic.

    Ne 16 janar, presidenti Ramon Kalderon, kritikoi lojtaret e tij ne nje konference per shtyp perpara studenteve dhe keto deklarata te tij, bene qe te organizohej nje mbledhje midis Kapelos, Kalderonit, Mijatovicit dhe lojtareve te Realit te Madridit. Midis shume ceshtjesh, u kerkua qe Bekam te rikthehet ne skuader dhe kete gje e kerkoi edhe kapiteni madrilen, Raul Gonzales. “Duhet te sqarohet disa gjera. Mendoj se jane marre vendime te nxitura dhe te gjithe duhet te japim maksimumin per Realin e Madridit”. Pas Raulit, Kasijas komentoi: “Pavaresisht se eshte 30 vjec, i ka te gjitha mundesite per te dhene gjithcka per Realin e Madridit”. Ndersa Mishel Salgado ishte me i qarte: “Mendoj njesoj si Rauli. Bekam eshte nje lojtar qe mund te na ndihmoje ne fitimin e titujve. Te lesh Devidin jashte, duke ditur se do edhe gjashte muaj te perfundoj sezoni, eshte nje rrezik shume i madh”.

    Helgera, i cili e ka perjetuar vete nje situate te tille, komentoi: “Nuk e di nese Bekam do te luaje perseri. Eshte nje situate shume e veshtire. Eshte dicka shume e rende, te cilen e kam perjetuar edhe vete, por nuk eshte mire qe te arrish deri ne kete pike”.

    Guti ishte lojtari tjeter, i cili doli ne krah te mesfushorit anglez. Bekam nuk dorezohet dhe shpreson qe situata te ndryshoje. Kete ia ka shprehur shokeve te tij. Mesfushori anglez po stervitet cdo dite me nje ritem te larte, vecmas nga pjesa tjeter e skuadres. Por, vendimi i Fabio Kapelos per te lene jashte skuadres Devid Bekamin, gjithashtu ka pasoja te renda ekonomike per klubin madrilen. ekami i kushton cdo dite Realit te Madridit 56 849 euro. Ne qofte se Kapelo vazhdon te mos e aktivizoje mesfushorin anglez ne skuadren e tij deri ne qershor, atehere do te thote se Bekam nuk do te jete pjese e Realit te Madridit per 169 dite, qe do te thote me shume se 9,6 milione euro te hedhura poshte nga klubi madrilen.

    Per momentin, 25 ditet e mos aktivizimit te Bekamit, kane kushtuar per Realin e Madridit, 1 421 225 euro.

    Ndersa Situata e Antonio Kasanos eshte e ndryshme. Italiani eshte i denuar per mungese respekti dhe disipline ndaj teknikut Kapelo.

    Klubi madrilen kerkoi ta shiste ne merkaton e dimrit, por asnje nuk guxoi ta blinte, keshtu qe Reali i Madridit eshte i detyruar te paguaje rrogen e lojtarit qe ka ne kontrate. Per momentin deri ne 30 qershor, Antonio Kasano ka te drejte te perfitoje pagen e tij. Sulmuesi italian ka kushtuar 5,5 milione euro, fiton 4 milione euro neto ne sezon dhe ka firmosur per kater vjet e gjysme me Realin e Madridit. Cdo dite qe kalon, humbjet e Realit te Madridit per Kasanon jane 25 266 euro. Italiani ka 51 dite pa luajtur dhe mendohet se do te vazhdoje e njejta situate deri ne fund te sezonit. Ne qofte se italiani do te mungoje deri ne fund te sezonit, pra 195 dite, kjo do te thote se Reali i Madridit do te paguaje 4 926 870 euro. Nje biznes shume i dobet.

  4. #734
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ronaldinjo, "mbreti" i sondazhit

    8 Shkurt Nga sondazhi i "Gazzetta dello Sport", me shume se 30 000 votues kane nxjerre Ronaldinjon si lojtarin me te mire te momentit.



    Ronaldinjo 15,5%

    Ibrahimovic 14,2%

    K.Ronaldo 13,4%

    Bufon 13,3%

    Kaka 10,8%

    Henri 8,1%

    Toti 5,3%

    Mesi 3,1%

    Drogba 3%

    Lampard 2,3%

    Xhrard 2,2%

    Kanavaro 2%

    Pirlo 1,5%

    Ronaldo 1,5%

    Adriano 1,2%

    Runi 1%

    Shevcenko 0,7%

    F.Torres 0,5%

    Deko 0,4%

    Balak 0,1%




    Numri i votuesve: 30 933.

  5. #735
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ata qe e bejne futbollin art

    8 Shkurt Kush eshte lojtari me i mire ne bote? Sigurisht qe nuk eshte nje pyetje e lehte, dhe pergjigja mund te quhet edhe me e veshtire. Cdo epoke sigurisht qe ka pasur yjet e vet dhe te gjithe kane treguar se i kane merituar vitet e lavdise. Ne te kaluaren e afert me te miret kane qene te padiskutueshem. Ishte Platini. Me pas Maradona. Pa harruar Van Bastenin. Me pas "stafeten" e mori Ronaldo, por edhe Zidan. Talente absolut. Te vetem ne llojin e tyre, qe do te mbeten ne histori. Ndersa tani nuk ka nje emer te vetem qe dominon skenen boterore. Edhe pse ndoshta eshte nje emer qe per te gjithe duket sikur misheron spektaklin: Ronaldinjo. Por, te jesh me zbavitesi do te thote te jesh edhe me i miri? Pastaj, eshte me e rendesishme te jesh me i zoti per aftesi individuale, apo te jesh me vendimtari per skuadren? Dhe ajo qe eshte me e rendesishmja eshte fitorja, sepse pervec aftesive individuale ne nje sport skuadrash rendesi ka fitorja e kampionateve, apo e kompeticioneve europiane e boterore.

    "Malli i perdorur"

    Ne futbollin modern me shume rendesi se gjithcka ka te fitosh menjehere dhe nxitimi nuk te ben te zgjedhesh gabim. Duhet te fitosh patjeter per te ruajtur vendin e punes. Si trajner, drejtues, por edhe si pronar klubi. Sepse pasojat mund te jene teper te renda. Atehere, zgjidhja me e sigurt eshte te mbeshtetesh "malli i perdorur". Nder ta eshte Ronaldo. Mbase nuk eshte me Fenomeni i se kaluares, por ne moshen 30-vjecare(!) vazhdon te shenoje me rregullsi, nese zbret ne fushe per te luajtur kuptohet. Milani eshte mbeshtetur fort tek ai, por duhet pare ne do te dale i fituar. Me pas vjen edhe Andrij Shevcenko. Me Celsin ka pasur probleme ambjentimi dhe fakti qe e quajne si "te perkedhelurin" e Abramovicit, nuk e ka ndihmuar ne nje skuader ku ka shume "gjela". Por golat qe ka shenuar ne gjithe ato vjet me Milanin flasin qarte. Sikurse edhe rezultati i Ukraines modeste ne Boterorin e fundit. Pra mbetet ne elite.

    "Motoret" e mesfushes

    Te Celsi luan edhe Mikael Balak, 30 vjec, kapiteni dhe ylli i Gjermanise. Ne atdhe i ka fituar te gjitha, me kombetaren vendin e dyte dhe te trete ne dy Boteroret e fundit. Me blute e Murinjos nuk po ben namin, por mbetet nje mesfushor teper cilesor, i afte te jape per skuadren me shume se loje te forte. Mentaliteti gjerman nuk e lejon te dorezohet kurre dhe fiziku i fuqishem e ndihmon per kete. Nje tjeter organizator qe me tekniken e tij ka bere emer ne bote, eshte edhe Anderson de Souza, Deko, brazilian qe luan me Portugaline dhe Barcelonen. I lindur ne vitin 1977, tani ai eshte ne kulmin e pjekurise sportive dhe ka ndihmuar Barcen te arrije majat, sic beri edhe me Porton dhe me kombetaren qe e "biresoi" u rendit i katerti ne "Gjermani 2006". Mes mesfushoreve qe "nuk te lene kurre ne kembe" eshte padyshim edhe Frenk Lampard. Shpriti i Celsit (qe eshte i tejngopur me kampione, por jo edhe aq me trofe), i kudogjendur ne fushe, i afte te ekzekutoje nje gjuajte te pameshirshme per portieret kundershtare, dhunti kjo qe e shnderron ne nje sulmues goleador shtese. Pa diskutim edhe shtylle e Anglise. I forte si shkemb, eshte Stiven Xherard i Liverpulit. Kampion i Eruopes ne finalen e Stambollit kunder Milanit, pasi drejtoi skuadren e tij te mire, por jo te jashtezakonshme. I afte te luaje ne te gjithe rolet e mesfushes.

    Buzeqeshja "ngjitese" e Dinjos

    Krenaria e Afrikes ne kete moment eshte Didier Drogba. 29-vjecari nga Bregu i Fildishte kete vit ka qene nder me te miret e Celsit dhe ne kontinentin e zi eshte me i pelqyer edhe se Mishel Esien dhe Samuel Eto'o. Fuqia e gjuajtjes se tij eshte arma me e forte qe ka, por edhe aftesite atletike dhe golat me shumice, qe e vene ne listen e sulmuesve me te frikshem ne skenen nderkombetare. Ne Angli luan edhe nje tjeter nder sulmuesit me te mire te planetit, Tierri Henri. Ne gusht mbush 30 vjec dhe duket "xhevahiri" me i vjeter nder ata qe "koleksionon" Arsen Vengeri te Arsenali. Si kapiten i "Topcinjve" pas largimit te Vieirase, francezi udhehoqi "vogelushet" deri ne finalen e Champions League vjet, ku humben ndaj Barcelones. Me kombetaren, Titi ka fituar Boterorin ne vitin 1998 dhe u rendit i dyti veren e kaluar, pas finales se humbur ndaj Italise. Karakteristika te jane eleganca dhe levizjet si gepard.

    Por nder te gjithe dallohet nje emer: Ronaldinjo. Ne moshen 26-vjecare ka fituar gjithcka me Selecaon dhe Barcelonen. Ka ditur te zgjidhe si askush tjeter ekuacionin sukses-zbavitje. Buzeqeshja e tij eshte "ngjitese", loja e tij mahnitese. Ngre peshe publikun me driblimet dhe fintet e tij: nje artist i topit te rrumbullaket.

    "Pronaret" e se ardhmes

    Nese Dinjo dhe Xheradi jane konfirmuar tashme, nje tjeter talent, pak me i ri se ata, pritet te shpertheje: behet fjale per Lionel Mesin, me i riu nga te gjithe. I lindur ne vitin 1987, ka nga ata qe e quajne Maradona i ardhshem. Me shtatin e shkurter, kembet e shpejta dhe levizjet qe dehin kundershtaret, Mesi gjithashtu eshte shume i zoti edhe brenda zones se vogel. Te Barcelona eshte pak ne hije nga shkelqimi i Ronaldinjos, por e ardhmja eshte e tij. Pa harruar as Kristiano Ronaldon. Lojtar i paster krahu, nje "rrace" qe duket se eshte prane zhdukjes ne futbollin modenr. Me topin ne kembe, pasi merr shenjester porten nuk ndalet para asgjeje. Teper i afte edhe si golashenues, jo me kot eshte i pari (bashke me Drogbane me 15 gola) ne renditjen e Premier League. Shpejtesia e tij eshte e rrufeshme, por teknika e tij eshte e ekuilibruar edhe nga fiziku i fuqishem. Qe tani eshte vene ne shenjester te Realit dhe Barcelones, por Mancester Junaitedi nuk duhet talere t'i shpetoje. Mes yjeve premtues eshte edhe nje djalosh tjeter, i cili edhe pse eshte ne "hije" per shkak te skuadres ku luan, ka ditur te nxjerre ne pah talentin e tij. Fernando Torres eshte nje qendersulmues me peshe, por edhe shume i zoti teknikisht. Simboli dhe kapiteni i Atletikos se Madridit, ku konsiderohet nga tifozet e klubit madrilen si pergjigja ndaj Rud Van Nistelroit, qendersulmuesit te fqinjeve te pasur nga Reali. Nje tjeter emer i cili s'mund te jete jashte kesaj liste eshte ai i Runit, ylli i se tashmes dhe se ardhmes se "Djajve te Kuq". I forte fizikisht, i afte te luaje si pyke apo mbeshtetes, Runi eshte i vetmi emer i sigurt ne sulmin e Anglise.

    "Yjet" e huaj ne Serine A

    Mes talenteve te rinj - edhe pse kane vite qe kane bere emer ne futboll - jan padyshim edhe dy sulmuesit e Interit, Ibrahimovic dhe Adriano. Suedezi, i krahasuar edhe me Van Bastenin per aftesine qe ka per te bashkerenduar gjatesine me cilesite teknike, po kalon nje vit megjik me zikaltrit. Klasi nuk i mungon, temperamenti del e tepron, dhe pas vitit te dyte te Juventusi jo shume te lehte, me Interin ka rigjetur edhe golin, pervec se lojen e bukur. Mund te arrije shume. Ndersa Adriano duket se eshte rikthyer "Preandori". Shume i fuqishem fizikisht, braziliani ka nje te majte te pagabueshme. Nese eshte ne formen me te mire fizike, mund te vendose i vetem fatin e nje ndeshjeje, sado e rendesishme te jete ajo. Dunga i ka ridhene besim te Brazili. Dhe me qe ra fjala te Brazili, nuk mund te mungoje Kaka. Udheheqesi i vertete i Milanit me lojen e tij fantastike. Di te lexoj shkelqyeshem lojen, te djathten e ka te sakte dhe te forte, por mbi te gjitha deperton vertikalisht si askush tjeter ne planet.

    Nje vend i vecante per kampionet e botes

    Te fundit, por jo per nga rendesia, jane ata qe nen qiellin e Berlinit veren e kaluar bene realitet endrren e cdo futbollisti: kampionet e botes me Italine. Ose me mire, disa prej tyre. I pari, pa diskutim eshte Xhixhi Bufon, poriteri me i mire ne bote per momentin. I forte mes shtyllave, i sakte ne dalje, me personalitet dhe i afte te jape me te miren ne ndeshjet vendimtare. Qendroi te Juventusi pavaresisht zbritjes se detyruar ne Serine B. Nje tjeter emer per t'u vecuar, eshte ai i Fabio Kanavaros. Fituesi i Topit te Arte per vitin 2006, napoletani ka gjetur tani shtepi ne Madrid. I afte te kombinoje cilesite e mbrojtesve te vjeter me atamoderne, Kanavaro mund t'i behet "pulle" nje sulmuesi, por di te drejtoje shume mire edhe mbrojtjen ne zone. Ne mesfushe ai qe spikat eshte Andrea Pirlo, me i miri ne rolin e tij ne Europe. Pozicioni me i terhequr ka nxjerre ne pah cilesi qe ndoshta edhe ai vete nuk i dinte qe i kishte. Topat e tij i dergon me telekomande, ne goditjet e denimit shnderrohet ne "snajper" dhe eshte burimi i lojes se Milanit. Sulmuesi me i mire i Italise, eshte Francesko Toti. Zoteron teknike dhe fantazi, driblim dhe fizik qe e lejon te luaje ne te gjithe pozicionet e repartit te avancuar. Idhulli i Romes dhe momentalisht golashenuesi me i mire i kampionatit italian.

  6. #736
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bufon: Ultras, duajeni futbollin!

    8 Shkurt "Kam qene edhe une nje tifoz i cmendur, por atehere misioni ishte te mbeshtesnim skuadren, ndersa sot eshte te sulmosh policine"



    Pas incidenteve te ndodhura, Xhixhi Bufon shpjegon: "Jo, nuk eshte krize, por nuk mund te hedhim poshte te gjithe punen qe kemi bere. Perkundrazi, edhe une kam niper, do te kem femije dhe dua qe t'i le atyre nje futboll sa me te mire dhe jo ate qe po perjetojme tani". Ne nje interviste te dhene per "Gazzetta dello Sport", portieri i Juventusit ka dhene pershtypjet e tij ne lidhje me situaten e veshtire qe po kalon futbolli italian.



    ? Xhixhi, a jeni i habitur nga dhuna ne Katania, apo ishte gjithcka e parashikuar?

    - Ishte nje tragjedi sidomos per ate policin i cili vdiq ne krye te detyres. Sic ka ndodhur edhe here te tjera, tragjedite jane te dhimbshme dhe nuk harrohen lehte.

    ? Mund te themi se duhet te vdiste njeri qe te hapej nje plage kaq e madhe.

    - Ne njerezit keshtu jemi, marrim vendime pasi ndodh e keqja.

    - Ju keni nje raport te mire me ultrasit.

    ? Me shume, sepse une jam ne zemren e tyre dhe ata ne timen.

    - Pra, i njihni mire. Cfare i shkon ndermend atyre?

    ? Varet. Midis ultrasve ka njerez normale, por ka edhe njerez te cilen acarohen shume dhe e humbasin kontrollin kur skuadra e tyre humbet.

    ? A mendoni se ketyre njerezve nuk i intereson futbolli?

    - Per te gjithe, te jesh ultras eshte nje menyre te jetuari dhe te dalesh nga normaliteti. Edhe ne kohen time e njejta gje ishte, vetem se te gjithe benin punen e tifozit dhe jo te banditit. Ndersa sot detyra eshte te sulmosh policine, federaten e futbollit, tifozet rivale. Me vjen keq te them dicka...

    - Cfare?

    - Te veprojme si holandezet. Tani me internet gjithcka eshte e lehte. Leme nje vend takimi dhe goditemi me njeri-tjetrin. Ne qofte se e mendojme nje gje te tille, atehere gabohemi rende.

    - Faji eshte edhe i lojtareve?

    ? E kam menduar nje here kete gje. Mendoj se ne cdo rast duhet te tregohemi me sportiv dhe kriza tashme shfaqet edhe ne Angli, sidomos kur jepet nje penallti.

    ? Ne cfare kuptimi?

    - Jemi te pasur, te famshem dhe ne Serine A nxirret gjithe mllefi dhe inati. Por atehere pse zihen lojtaret ne Serine C1 apo C2, te cilet marrin shume pak?

    - Pse?

    - Sepse stadiumi ndikon ne nje fare menyre. Po degjoja ne televizion se stadiumet nuk jane te rregullt dhe nuk ka masa sigurie. Gjithcka eshte e vertete, por njerezit ne Katania kishin vendosur te benin keq dhe ia arriten. Po japim nje imazh shume te keq, sidomos per femijet tane. Nuk ka me respekt per figurat me te medha. Nuk behet dallimi midis femijes dhe babait apo midis njerezve te thjeshte dhe policit.

    ? Por mendohet qe ne kete tragjedi te jene te perfshire edhe minorene. Si mund te eleminohet nje gje e tille?

    - Me nje edukim shume te mire. Edhe ne kohen time kishte mundesi dhe raste qe te shkoje ne kazino, por atehere te gjithe ishin me te shkathet dhe me shume te pjekur. E kam pare shokun tim te filloj duhanin ne moshen 16 vjecare, ndersa sot te gjithe e fillojne ne moshen 13 vjecare. Gabim shume i rende.

    ? Jeni dakord me masat e marra?

    - Jo per te gjitha. Ndonjehere emocionet bejne qe te marresh vendime te nxituara. E mbeshtes vendimin e Pankalit per shtyerjen e ndeshjeve, por mendoj se nuk mund t'i mohosh bileten tifozeve ne ndeshjet ne trasferte.

    ? E sigurte?

    - T'i japim mundesine e fundit. Te shpjegojme qe me gabimin e pare, gjithcka merr fund. Por une nuk mund te imagjinoj nje ndeshje futbolli ne qetesi, pa mbeshtetjen e tifozeve.

    - Pse ne Angli mund te shkosh ne stadium me femije?

    ? Sepse gjithcka eshte ndryshe dhe sepse ne Angli njerezit e dine se kur gabon, paguan.

  7. #737
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Toni, "dhendri" i pare i "Zonjes"?

    8 Shkurt Bomberi vjollce po zhvillon nje kampionat te shkelqyer, ndaj edhe Juventusi eshte duke kontrolluar terrenin, per ta terhequr ne Torino, qe ne qershor



    Drejtuesit e Juventusit jane duke menduar per te forcuar sulmin e tyre per sezonin e ardhshem. Kete radhe shenjestra eshte drejtuar nga sulmuesi i Fiorentines, Luka Toni, i cili mendohet te jete zevendesuesi i David Trezegese. Francezi me shume mundesi do te largohet ne fund te sezonit nga "Zonja e Vjeter".

    Drejtuesit bardhezi kane ndermend t'i investojne 20 milione eurot qe do te perfitojne nga shitja e sulmuesit francez, i cili kerkohet nga Reali i Madridit, Barcelona dhe Lioni, per te marre sulmuesin italian. Lojtari eshte i gatshem per t'u transferuar ne Torino, por mbetet qe fjalen e fundit ta thone drejtuesit vjollce, te cilet ne merkaton e veres i kane refuzuar skuadres se Interit oferten prej 25 milion euro. Por drejtuesit e Juventusit po shohin edhe jashte Italise. Dy drejtues te bardhezinjve ishin te pranishem ne ndeshjen miqesore midis Frances dhe Argjentines dhe vezhguan disa lojtare te cilet mund te vijne sezonin e ardhshem ne Serine A. Behet fjale per Havier Saviolen, 25 vjec, sulmuesin e Barcelones i cili po kalon nje moment fantastik dhe per argjentinasin tjeter, Gabriel Hainzen, 28 vjecarin e Mancester Junaitedit, i cili eshte shume i pelqyer nga Didier Deshamp. Nga kampi francezeve kerkohet Frenk Riberi i Marsejes, por cmimi i francezit eshte 20 milion euro, nje shume e cila nuk mund te paguhet nga drejtuesit bardhezi. Gjithashtu, nen shenjestren e Juventusit eshte edhe 22 vjecari i Bordos, Antonio Mavuba, i cili kushton 6-7 milione euro, nje shume e cila eshte e pelqyeshme nga klubi i Juventusit.

  8. #738
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Champions, nje miniere ari per "Djallin"

    8 Shkurt Duket e pabesueshme, por kete sezon, Milani, pas ngjarjeve qe rrodhen ne vere, pas nje zhurme te madhe dhe "shurdhuese", pas nje faze te pare te zhvilluar ne hije, mes humbjeve, eliminimit nga lufta per titull e shume gjerave te tjera, arrin te gjeje buzeqeshjen. Ne fakt, i vetmi objektiv qe mund te jete teper i rendesishem per kuqezinjte eshte kompeticioni i Champions League, duke pare se ne Kupen e Italise, "Djalli" eshte "debuar" nga Roma. Ne xhepat e kuqezinjve mund te shkojne shume para, ne rast nje te ecurie te suksesshme ne Champions League: 200 mije euro per koke, ne rast te nje triumfi ne Europe, 75 mije euro ne rast se skuadra do te arrinte te kualifikohej deri ne gjysmefinale dhe po kaq ne rast se skuadra do te arrinte te pozicionohej ne vend te katert, me nje shteg, kalimin e turit paraeliminator. Nuk do te kete dallime per lojtaret, edhe nese dikush luan fare pak dhe nje tjeter shume minuta. Nje perjashtim mund te lidhet vetem me Ronaldon: duke mos luajtur dot ne Europe, ne Champions, nuk do te marre perfitimet qe mund te lidhen me keto objektiva. Pra, si te thuash, nje motiv me shume per lojtaret, per te treguar se sa vlejne dhe per te dhene maksimumin ne fushe. Sigurisht, situata ne seline kuqezi eshte e mire, edhe pse disa lojtare do te rikuperohen, duke pare se jane ende te demtuar. Me shume mundesi, do te jene gati per takimin ndaj Selltikut, qe do te zhvillohet me 22 shkurt. Gjithashtu, Dida eshte duke u rikuperuar, ashtu si Broki. Ndersa, Ronaldo, qe po stervitet me skuadren, mund te debutoje edhe ndaj Livornos, duke pare se nderprerja e kampionatin ka bere qe Ronaldo te kete me shume kohe per t'u pergatitur.

  9. #739
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kaka: Ronin e solla une ne Milano!

    8 Shkurt "Kur me eshte kerkuar nga klubi nje mendim ne lidhje me ardhjen e Ronaldos ne "San Siro", une nuk u mendova gjate, por dhashe miratimin tim"

    Edhe ne nje gjendje te mjeruar, edhe ne nje situate teper kritike e dramatike, ku ngjarjet e renda ne Katania tronditen futbollin, mund t'i kthehesh normalitetit dhe aspektit me te bukur te ketij sporti. Per nje moment, harron ate qe ka ndodhur dhe historine tragjike te nje polici, por ndalesh te futbolli i luajtur, ai ne fushe. Dhe, nese sheh me vemendje syte e Rikardo Kakase, i cili ndihet i motivuar per te dhene shume ne fushe dhe per te zbavitur publikun, kupton se vlerat e ketij sporti nuk jane shuar ende. Kur nje brazilian flet per futbollin dhe rrefen dicka te rendesishme, atehere interesi eshte edhe me i madh. Riki flet per Ronaldon, per keshillat e tij qe kane cuar Milanin qe te bleje "Fenomenin", per deshiren per te qendruar ne Milano, te kuqezinjte, per nje sezon revanshi. Ndoshta, duke marre shkas nga kronikat e shemtuara te ketyre diteve. Fantazisti kuqezi eshte nje person i ndrojtur dhe shume i ndjeshem perballe ngjarjesh dramatike, edhe pse e kuron kete te keqe te futbollit me deshiren per te luajtur. Sepse, deshirat e endrrat e nje 25 vjecari perfaqesojne me shume interes. Ne nje interviste per shtyp te dhene per "Corriere dello Sport", braziliani ka shfletuar disa faqe te tij te Milani, keto dy muajt e fundit. Intervista i eshte bere perpara ndeshjes se Brazilit ndaj Portugalise, nje takim i fituar nga djemet e Skolarit, me rezultatin 2-0.



    - Kaka, keto dite, jeni stervitur larg Italise, ne Londer. Sa larg eshte qyteti britanik nga shteti ne te cilin luani?

    - Mjaft sa per te folur per futbollin.

    - Duke u ndalur te ngjarjet e fundit qe kane ndodhur ne Itali, a mund te me thoni se si ndiheni, duke iu referuar tragjedise se ndodhur ne Katania?

    - Jam teper i hidheruar dhe i kam ndjekur keto ngjarje me nje interes teper te madh. Ky eshte nje fakt teper i tmerrshem, sepse behet fjale per vdekjen e nje polici. Nje familje ka humbur nje njeri te dashur. Por, tani duhet te veprojme me me shume kujdes, sepse nuk mund te ndodhe me dicka e tille, qe do te ishte teper fatale per te gjithe ne. Ishte teper e drejte qe futbolli u ndal. Por, mendoj se duhet te jete e drejte qe te luajme, ashtu si u vendos. Nuk mund te zgjidhen problemet duke qendruar ne vend. Spektakli mund te vazhdoje.

    - Cfare prisni konkretisht tani?

    - Qe te ndryshoje dicka, por kjo i mbetet drejtuesve te Federates Italiane te Futbollit dhe qeverise.

    - Te nderrojme teme dhe te flasim per Kakane futbollist dhe jo opinionist. Si ndihet Riki i vitit 2007?

    - Ndihem mjaft mire dhe po rikuperohem pak nga pak, duke pare se qendrova gati nje muaj jashte fushave te lojes dhe kjo nuk eshte dicka e lehte per t'u kaluar. Pastaj, kam luajtur vetem ne kater takime. Nuk jane shume.

    - Tre muaj me pare, pasi mundet Anderlehtin i vetem, nje gol ne takimin e pare dhe tre ne ate te kthimit, te gjithe ne seline kuqezi ju cilesonin si lojtarin me te forte ne bote. Por, pastaj, ai problemi ne kemben e djathte, i lindur ne ndeshjen ndaj Mesines, ju frenoi dhe me ju eshte bllokuar edhe skuadra. Si ndiheni tani, i rikuperuar apo ende ne nje faze te ndermjetme?

    - Lete themi se rikuperimi im shkon paralel me ngritjen e Milanit. Dhe mendoj se edhe loja eshte rritur shume, ne krahasim me fazen e pare. Kaluam momente veshtiresie qe, te jem i sinqerte, nuk prisja. - A mendoni se, deri tani, ky ka qene sezoni juaj me i veshtire me Milanin?

    - Nuk ka pike dyshimi qe e kemi nisur ne menyren me te keqe sezonin. Perfshirja jone ne skandal ishte nje goditje e forte per ambjentin, ndaj nuk patem mundesi qe ta nisnim me entuziazem, por me nje penalizim qe na rendonte psikologjikisht. Por, tani, pas gjashte muajsh, nuk mund te kemi me justifikime, per ate qe ndodhi gjashte muaj me pare. Pak nga pak po arrijme te gjejme formen tone me te mire dhe shpresoj qe ta kemi arritur, kur te nise Champions League.

    - Duke folur per kete aspekt, si e gjykoni mberritjen e Ronaldos te Milani?

    - Eshte nje shtyse morale per te gjithe ne per te arritur objektivat e ketij sezoni. Degjoni, per mua Roni ishte nje idhull. Nje kampion i madh. Eshte dicka shume e bukur qe luajme bashke. Ronaldo mbetet nje person i jashtezakonshem, i thjeshte dhe eshte ende "Fenomeni" qe te gjithe njohim, ne shume aspekte.

    - Por, Kapelo, ne Madrid, kishte nje tjeter mendim...

    - Kapelon nuk e njoh. Por njoh Ancelotin dhe me menyren se si ai punon me lojtaret. Ka nje aftesi te vecante ne komunikimin me kampionet. Mendoj se eshte trajneri ideal per nje Ronaldo qe duhet te rikonfirmohet.

    - Pra, asnje medyshje nga ana juaj, ne lidhje me faktin se braziliani mund te kete dhene me te miren e tij, ashtu si eshte edhe e pranushme qe te jete?

    - Une kam votuar per ate pa asnje pike dyshimi dhe duke mos u menduar shume gjate. Ne kuptimin qe, kur skuadra me kerkoi nje mendim ne lidhje me kthimin e Ronaldos ne Itali, te Milani, une thashe menjehere po. Dhe tani jam shume i kenaqur qe ka ardhur ketu dhe do te luaje me fanellen kuqezi.

    - Ka disa qe pohojne se menyra e vetme per t'i derguar nje mesazh te hidhur Interit ishte blerja e Ronit dhe Milani e arriti kete qellim?

    - Ata qe mendojne keshtu e kane gabim. Ne nuk mendojme per Interin, por per faktin se Ronaldo, nje kampion i madh, do te luaje me ne.

    - Nuk do te mohoni faktin se ne Milano, bota e futbollit eshte kthyer permbus...

    - Beh, Interi eshte ne krye te renditjes, duke vendosur edhe nje rekord te rendesishem. Ndersa ne, kete here, jemi shume prapa. Ky eshte futbolli. Sa here ne vitet e fundit ka ndodhur e kunderta? E verteta eshte se Interi nuk duhet te jete nje peshe per ne. Milani duhet te mendoje vetem per qellimet e tij dhe per faktin se kanje Ronaldo me shume.

    - Nderkohe, Interi ka rigjetur Adrianon, ashtu si edhe Kombetarja e Brazilit

    - Jam shume i lumtur, sepse Adri e meriton, duke pare qe eshte nje lojtar i madh. Por, edhe ky fakt me duket krejt normal.

    - Persa i perket normalitetit, a eshte e drejte qe vendi i katert eshte objektivi natyral i Milanit?

    - Vendi i katert, po. Nese flasim per kampionatin. Por, mos harroni qe kemi edhe Champions League. Ka ende hapesira per t'i dhene nje kuptim ketij sezoni.

    - Ka disa, le te themi ne Madrid, pavaresisht nga garancite e marra nga klubi, pohon se kjo skuader mund te jete e fundit per ju. A eshte e vertete?

    - E perseris se te ardhmen time e njeh vetem Zoti. Por, e perseris se te Milani ndihem mire, ashtu si edhe ne Itali.

    - Nuk kam menduar kurre, as edhe per nje moment, qe te largohem nga Milani.

    - A ju ka lindur nje pyetje ne koke, pas ngjarjeve te fundit: "Po une, cfare bej ketu?"

    - Kurre!

  10. #740
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Programi i Serise A, pas vendimeve

    8 Shkurt Ne baze te dekretit te ri anti-dhune, orari i takimeve ka ndryshuar, duke pare se te gjithe skuadrat do luajne ne nje ore, dhe disa stadiumeve do te jene me dyer te mbyllura



    Mesina-Katania ora 15:00 (Me dyer te mbyllura)

    Atalanta-Lacio ora 15:00 (Me dyer te mbyllura)

    Kaljari-Siena ora 15:00 (Ne dyshim)

    Kievo-Inter ora 15:00 (Me dyer te mbyllura)

    Milan-Livorno ora 15:00 (Me dyer te mbyllura)

    Fiorentina-Udineze ora 15:00 (Me dyer te mbyllura)

    Palermo-Empoli ora 15:00

    Roma-Parma ora 15:00

    Sampdoria-Askoli ora 15:00

    Torino-Rexhina ora 15:00

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •