Close
Faqja 70 prej 311 FillimFillim ... 2060686970717280120170 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 700 prej 3101
  1. #691
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Peskante: Veprojme, pa meshire!


    5 Shkurt Ish-presidenti i Komitetit Olimpik, Mario Peskante, aktualisht deputet ne parlament, eshte ndalur te zgjidhja e situates se renduar ne Itali, per shkak te akteve te dhunes ne stadiume dhe nderprerjes se kampionateve: "Cfare zgjidhjesh jane gjetur? Jo, per kete do te flitet ne mbledhjen e kabinetit qeveritar. I kam referuar kryesise vetem mendimin tim per faktin se shume here nga toleranca zero eshte kaluar te dhuna zero. Edhe disa muaj me pare, disa nga koleget e mi parlamentare kane pritur ne parlament kapot e tifozerive te organizuara. Te marten, ministri Amato do t'i referoje parlamentit dhe atje do te shihet se cfare zgjidhjesh dhe masash mund te merren. Cfare duhet? Sipas meje eshte nje dekret ligj qe mund te jete i ndare edhe nga opozita tek e cila bej pjese, nese temat do te jene ato qe imagjinojme. Duhet nje model ligji ne modelin anglez, por qe te lidhet me realitetin italian. Edhe parlamenti italian duhet te beje dicka qe deri tani nuk ka bere. Stop garancise dhe sociologjise se lehte: keto jane barbare dhe duhet nje linje e ashper. Ketu ndodhemi perballe nje kriminaliteti te organizuar, qe duhet te luftohet ne menyre te forte. Duhen stadiume me te sigurta, por shpesh perleshjet ndodhin jashte. Problemi duhet perballur ne menyre komplesive". Peskante ka thene se ne mbledhjen e kryesise eshte shprehur hidherimi dhe solidariteti karshi vendimit te komisarit te jashtezakonshem te Federates Italiane te Futbollit, Luka Pankali per te ndalur kampionatet, me nje kohe te pacaktuar. "Duhet te rindertojme nje ligj qe te ndaloje keto vandalizma dhe duhet te ndjekim linjen e ashper".

  2. #692
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lipi: Te hapet merkato e armeve!

    5 Shkurt “Nese do te isha president i nje klubi futbolli, do te blija vetem trupa ushtarake dhe jo sulmues apo yje. Duhet te mbrojme jeten e qytetareve, te cilet jane mbeshtetja e ketij sporti” Tragjedia e Katanias ka hapur nje “grope” te madhe, ne te cilen kane rene shume nga ligjet e reja, dukurite normale, objektivat primare. Tashme, futbolli italian eshte ne kaos dhe nese nuk del, do te fundoset edhe me keq. Marcelo Lipi, ne nje interviste te dhene per “La Stampa”, ka folur per kete sport, me te cilin eshte i dashuruar. Zgjidhjet e dhena nga kampioni i botes me “axurret” jane pasqyra e shembullit anglez. ? Lipi, mendimi juaj i pare, kur pare filmatot e nje lufte civile, jashte stadiumit “Massimino” te Katanias, ne nje perleshje tifoze?police? ? Mendova shume gjera njeheresh. Se pari, hidherimi me pushtoi, u xhindosa dhe desh thyva televizorin, sepse isha shume i tensionuar dhe nuk e mbaja dot inatin. Pyeta veten: pse po na ndodh dicka e tille, pse gabuam valle? ? Jam dakort me ju, por pse u nervozuat? ? Sepse nuk ekziston qe futbolli yne t’i bashkangjitet nje tragjedie te tille. Te shtunen e shkuar, para nje jave, Likursi. Te premten, Raciti. Nje drejtues. Nje sherbyes i shtetit. Policia e di shume mire se kush jane personat te cilet i kundervihen fanellave blu, duke pergatitur madje edhe bomba me leter, me detonatore. Me vjen inat sepse ne vitin 1995, pas vdekjes se Spanjolos, ndaluam, u perballem dhe premtuam se asgje nuk do te ndodhte. Fjale, fjale, vetem fjale. Sepse ja ku jemi sot, ne piken e nisjes. ? Pankali ka bllokuar futbollin. ? Eshte nje reagim njerezor, jo nje mase sigurie. Te besh gjoja sikur nuk ka ndodhur asgje eshte e pamundur dhe nje gabim i madh. Eshte dicka e keqe qe te krijojme iluzione. ? Ulivieri ka folur per ligje speciale. ? Ligjet, per te qene te sinqerte, ekzistojne. ? A jeni ne favor te idese per t’i luajtur ndeshjet jashte pa tifoze? ? Me friken dhe situaten emergjente, kjo eshte zgjidhja e perkohshme. Imagjinoj se autoritetet do te vleresojne edhe kete hipoteze. Sigurisht, me vajton zemra. ? A keni ndonje ide? ? Nje po, e kam ne koke. Ma ka sugjeruar ne menyre te pavullnetshme ministri Amato, me slloganin e tij: “Jo me asnje polic ne stadium”. Nese do te isha nje president klubi futbolli, do t’i pergjigjesha tifozeve ne kete menyre: miq, kam pese milion euro per te shpenzuar, por ne vend qe t’iu blej nje sulmues, do te blej nje ushtri, qe te ruaje jeten tuaj. ? Ne cfare kuptimi? ? Ne kuptimin se me ato para do te paguaja nje sherbim sigurie te afte qe te siguroje normalitetin e ndeshjve. Sigurisht, do te kisha deme ne klasifikim, por do te perfitoja ne planin e sigurise. Dicka e pranueshme. ? UEFA ka perjashtuar Fejnordin pikerisht per aktet e vandalizmit, nga ana e tifozeve. ? Nje sinjal teper i forte. Edhe ne Itali duhet te veprojne keshtu. Per t’i qendruar temes, te mos harrojme “spastrimin” nje dite pas tragjedise se “Heysel”. Jashte te gjithe skuadrat angleze per pese vjet. Te gjithe. Jo vetem ne Liverpul, ne te cilin huliganet ishin protagonistet e tragjedise. Dhe, nese nuk mbaj mend, Theceri u tregua e hekurt. ? Faji eshte i shoqerise apo i klubeve? ? Asnje dyshim qe shoqeria jone eshte e orientuar per nga agresiviteti natyral, qe te frikeson. Rasti i te premtes shpjegon gjithcka. Le te marrim Katanian: e dipllomuar ne Serine A pas nje jete dhe ne zonen Champions. Nese populli sicilian nuk eshte i lumtur ne keto momente, atehere kur do te jete valle? ? Nje prite tifozeve: kjo eshte teza e Prokurorise. ? Ne fakt, pyesja veten: cfare mund te kete te perbashket me futbollin nje lufte kaq e ashper jashte nje stadiumi? Ne te vertete, nuk e kam kuptuar as hyrjen me vonese te tifozeve te Palermos. Realiteti eshte se, tashme, nuk befasohem me per asgje. ? Eshte demagogjike te pohosh se nuk dime te humbim? ? Jo, aspak. ? Dhe atehere, sipas jush, mund te kete nje lidhje mes rezultatit dhe incidenteve? ? Nuk e perjashtoj kete. Kur nderprene ndeshjen Inter?Milan te Champions League per fishekzjarrjet e hedhura ne porten e Dides, gjyqtari sapo kishte anulluar nje gol te Kambiasos. Te premten, Katania po humbiste. Edhe rezultati mund te jete nje shkak. Por, pavaresisht nga kjo, ferri i lagjes Cibali nuk mund te kete justifikime. Lind nga fitili eksploziv i nje shteti vulgar dhe i njerezve me liri te pakufizuara, qe duhet te ishin ne burg prej kohesh. ? Ndonje zgjidhje? ? Gjobat nuk mjaftojne me. Duhen edhe penalizimet e skuadrave, per pergjegjesi objektive. ? Kur do te rinise kampionati? ? Nuk e di, ndoshta edhe te dielen e ardhshme. Mendoj se futbolli i te rinjve paguan me shume. ? A do te arrijme te dalim nga ky tunel? ? Duhen fakte konkrete dhe jo fjale. ? Europiani 2012: me mire te kembengulim apo te terhiqemi? ? Siguria duhet te jete ne plan te pare dhe jo komoditeti, qe vjen i dyti. Te arrestohet edhe ai qe hedh mjafton edhe nje leter ne stadium, ashtu si ne Angli. Opinion Britania dhe ligjet anti?huligan Tragjedia e “Heysel”?it, ne vitin 1985 tronditi boten e Angline, qe me pas i vuri fre “barbarizmit” te tifozeve, duke hedhur hapa te rendesishem perpara, drejt nje zhvillimi absolut Dikush pohon se ne Angli, futbolli eshte kthyer per shtresen borgjeze, pas suksesit gjigant te “Febbre a 90”, ditari i shkelqyer autobiografik i Nik Hornbit. Vitet per te cilat flitet ne kete liber shume te njohur lidhet me fenomenin e huliganeve, por kur libri u botua dhe doli ne treg ne fillim te vitit 2000, Britania e Madhe kishte dale me kohe nga tuneli i erret i “barbarizmit” te tifozeve. Dhe, ne fakt, kthimi ne realitetin objektiv dhe jo ate surreal te perleshjes mes tifozeve ultras dhe policise, ftoi ne stolat e stadiumeve ate borgjezi dhe shtrese t- mesme qe kishte braktisur tribunen. Por, kjo merite nuk i shkon vetem librit autobiografik te Nik Hornbit. Jane dashur vite e vite te tera “shtypese” dhe sigurie, per te rikthyer qetesine ne nje terren te minuar. Ne fakt, ultrasit dhe huliganet e vendeve te huaja, nuk i kane leshuar shume pe qeverise britanike, ne 30 vitet e fundit: kur ai ves per t’u kapur me njeri tjetrin me shqelma dhe grushta u perhap edhe mes qytetareve dhe shoqerise ne pergjithesi, duke u kthyer ne nje lufte urbane, fenomeni nuk u tolerua me. Ne fakt, kupa u mbush ne vitin 1985, kur ndodhi tragjedia me e madhe, ajo ne stadiumin “Heysel”, ne Belgjike, ku ne finalen e Kupes se Kampioneve, mes Juventusit dhe Liverpulit, vdiqen 39 italiane. Kjo shenoi nje mbyllje dhe izolim total te Anglise, ne problemet brenda vendit dhe kufinjve, duke mos marre pjese ne asnje kompeticion nderkombetar, por duke reflektuar mbi futbollin. Ne ate periudhe, kryeministrja Margaret Thecer tregohet me te vertete e “hekurt”, edhe pse nuk detyroi Britanine te terhiqej nga kompeticionet ne nivel nderkombetar. Ne kete menyre, episodet e vandalizmit perseriten brenda ne “shtepi”, duke arritur kulmin me nje tjeter poshtersi, me proporcione edhe me te medha. Kater vite pas tragjedise se “Heysel”, ne Hillbrou, 96 persona mbeten ne fushe per shkak te perleshjes mes tifozeve gjate gjysmefinales se Kupes, mes Notingam Forest dhe Liverpulit. Qe nga ajo dite e deri ne ditet e sotme, ne Angli gjerat kane ndryshuar. Huliganet e Faqja e AdministrimitLOGOUT (nese ke mbaruar pune) nje kohe nuk ekzistojne me, edhe pse tani ka nje grup te reduktuar personash qe vazhdojne te shkaketojne deme, por qe nuk krahasohen aspak me epoken e “barbarizmit dhe huliganizmit”. “Ushtria” e topit, ashtu si i ka cilesuar disa vite me pare gazeta “Indipendent”, qe shpesh vepronin ne menyren individuale. Ne fakt, rremuja dhe “kryengritjet” ndodhin vetem ne shtetet e tjera, kur policia kombetare nuk arrin qe te nderhyje. Por, ne stadiume, fenomeni eshte zhdukur dhe eshte kuruar me masat e rrepta te sigurise dhe linjave te forta. Ne rradhe te pare, anglezet kane ripare e rindertuar impiantet. Stadiumet jane ristrukturuar plotesisht, mes fushes se lojes dhe tribunes nuk ka asnje barrikade, ne cdo sektor publiku ka karrigen e tij dhe numri i tifozeve eshte fiksuar deri ne 40 mije. Por, mbi te gjitha, cdo stadium eshte i perbere nga telekamera me qark te mbyllur. Shoqeria britanike eshte nje nga me te kontrolluarat, duke e nisur nga fushat e lojes. Kush vjedh arrin te kapet edhe fale sistemeve te gjetjes, teper te sofisnikuara. Nga viti 1989, nderkohe, ekziston nje skuader specaile anti?huligan, National Football Intelligence Unit, qe varet drejtpersedrejti nga Scotland Yard, agjentet e te ciles udhetojne gjithmone ne vendet ku tifozeria eshte me e nxehte, duke bllokuar keqberesit. Ne kete menyre, jane skeduar gati 7 mije tifoze. Edhe klubet jane ngarkuar me me shume pergjegjesi: atyre nuk i lejohet qe te kontaktojne me tifozerine, ndersa i eshte dhene urdhri per te ngritur nje polici private, duke punesuar agjente qe kane lidhje edhe me policine. Kosto e biletave, ne fund, qe eshte disi e shtrenjte, nuk eshte nje turp. Pra, eshte vene ne dispozicion te te gjitheve nje numer jeshil, i policeve private, te cilet nepermjet telefonates mund te kontaktojne direkt me klubet e interesuara. Ne dhjete vjet jane arrestuar me shume se 15 mije ekstremiste te tifozerise. Edhe legjislacioni eshte pershtatur me kete fenomen. Ne vitin 1991 eshte futur Football Offences Act, qe i lejon policise qe te arrestoje dhe te kryej nje proces te drejteperdrejte per tifozet, edhe vetem per dhune verbale. Hapi i fundit per te ndalur keto fenomene, edhe jashte Anglise, eshte paketa e futur nga kryeministri Toni Bler, qe ka futur Football Disorder Act, nje ligj qe i jep me shume fuqi agjenteve te “Scotland Yard”, per te sekuestruar pasaportat e te dyshuarve.

  3. #693
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rritet kritika per lojen e Bajernit

    5 Shkurt Ish?lojtari i Bajernit, kampion bote me Gjermanine ne vitin 1990, Tomas Berthold: “Duhet fantazi, ne fushe dhe ne merkato” Faqja e AdministrimitLOGOUT (nese ke mbaruar pune) Otmar Hitcfeld i ka mohuar te gjitha spekulimet per zgjatjen e qendrimit te tij te Bajerni. Trajneri i ri i kampiones gjermane, eshte i sigurt se pas fundit te sezonit, ai nuk do te angazhohet me te Bajerni. “Per momentin, une e quaj kete nje ceshtje te mbyllyr”, eshte shprehur 58?vjecari dje ne nje emision televiziv te kanalit gjerman “DSF”. Nderkohe, ne mbremjen e se shtunes, presidenti i Bajernit, Franc Bekenbauer, u perpoq edhe nje here te kerkonte qendrimin me te gjate te Hitcfeldit. “Une mendoj se ne rast se Otmari deshiron “te jete ne loje”, atehere duhet te qendroje me gjate te Bajerni. Une e mbeshtes nje gje te tille, sepse Bajerni i Mynihut per momentin nuk ka ku te gjeje nje trajner me te mire se Otmar Hitcfeldi”, u shpreh me tej “Kaizeri”. Menaxheri i Bajernit te Mynihut, Uli Henes, gjate prezantimit te Hitcfeldit si trajner, diten e enjte, theksoi se ekziston mundesia qe 58?vjecari te qendroje ne kete post edhe per sezonin e ardhshem, sigurisht, ne rast se bashkepunimi me te do te jete i suksesshem. Tomas Berthold e quan kete kembengulje te Bajernit si nje hap te gabuar. Ish?lojtari i Bajernit i ben thirrje klubit qe te tregoje me shume guxim persa i perket vendimeve per sezonin e ardhshem. “Une shpresoj qe Bajerni te mbetet nje skuader kreative dhe qe pas kesaj vere te perfaqesohet nga nje trajner i huaj”, u shpreh kampioni i Boterorit te vitit 1990. Kritika ne drejtim te kryesise se Bajernit sa vjen e shtohet dhe kjo jo vetem per shkak te nderrimit te trajnerit, gje qe nuk ndodhi ne momentin e duhur. Berthold, nga ana tjeter nuk e tepron me fjalet e tij dhe nuk beson se politika qe ka ndjekur Bajerni keto vitet e fundit per formimin e personelit te saj eshte krejtesisht e gabuar. Lojtaret me pergjegjesi te larte si Mikael Balak, Ze Roberto apo Biksente Lizarazu nuk jane zevendesuar si duhet dhe ne vend te kesaj jane marre vendime te gabuara me lojtaret e formacionit ekzustues. “Per mendimin tim, keto raste jane vleresuar ne menyre te gabuar. Dhe ata me fatkeqet jane ata qe duhet te punojne tani me formacionin”, shtoi Berthold. Pra, ne fillim Magati dhe tani Hitcfeldi. Pavaresisht nga mangesite e dukshme, personeli nuk u permiresua as gjate pushimeve dimerore dhe si justifikim per kete gje, u percoll ideja se ne merkato nuk ka asnje lojtar te pershtatshem. Ndoshta kjo eshte deklarata e duhur, qe i pershtatet imazhit te pushteareve te paguximshem te Bajernit. Vete Bekenabueri, se fundmi eshte shprehur se Bajerni nuk duhet te tregohet shume e kursuyer per blerjen e lojtareve te rinj. Ne kete pike, Berthold thote: “Eshte e nevojshme qe ata te behen me kreativ, jo vetem ne fushen e blerte, por edhe ne merkato”. Hitcfeldi kete ceshtje e perkufizon ne nje menyre me dioplomatike. “Nuk ka asnje kuptim te diskutojme tani se cili lojtar do te na kishte cuar para, tani e rendesishme eshte qe te marrim maksimumin e potencialit te lojtareve qe kemi”, eshte shprehur Hitcfeld

  4. #694
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lev: Na duhet me shume kohe

    5 Shkurt Faqja e AdministrimitLOGOUT (nese ke mbaruar pune) Me pergatitje minimale stervitore dhe me debatet e ashpra qe jane krijuar per sponsorin e perfaqesueses gjermane, trajneri i kesaj skuadre, Joahim Lev eshte gati per takimin kunder Zvicres, i cili eshte i pari per kete vit. “Ne kemi vetem nje senace stervitore para ketij takimi. Natyrisht, kjo nuk eshte edhe aq ideale”, tha Lev duke pershkruar programin e kohes para takimit kunder Zvicres, ne Dyseldorf. Pas debateve per kepucet sortive, ne fund te veres se kaluar, Lev deshiron te qendroje larg nga debatet e reja te cilat kane ne qender te vemendjes sponsorin e ri te perfaqesueses gjermane. “Neve te sektorit sportiv, keto debate nuk na interesojne fare. Per ne kjo eshte nje ceshtje e rendesise se dyte”, tha Levi. Problem per tranerin eshte mangesia e kohes per te kryer stervitjet e duhura para takimit ndaj fqinjeve zvicerane. Vetem gjysma e formacionit u takua ne metropolin e Rainit, sepse 10?te nga 20 lojtaret e skuadres u aktivizuan ne Bundeslige. Nder lojtaret qe ndodheshin ne takim ishte edhe Kevin Kuranji si dhe i riu Mario Gomez. Madje edhe trajneri Lev mungoi ne takimin e planifikuar, pasi ishte duke ndjekur takimin mes Shtutgartit dhe Borusia Dortmundit, ndersa asistendi i tij, Hans Flik kishte per detyre te shihte me vemendje lojtaret e perfaqesueses qe luajne per Bremen dhe Shalken. “Shume lojtare duhet te rigjenerohen ne diten e sotme. Per mua eshte me mire te kem nje dite me shume”, u ankua trajneri per programin e ngjeshur te Bundesliges. Nga ana tjeter, jane te pakta demtimet ne skuader. “Te gjithe jane ne forme te mire”, thuhet ne nje raport te Federates Gjermane te Futbollit. “Doktor” per Shvainin dhe Lahmin Ne ditet ne vazhdim, deri ne takimin kunder Zvicres, roli i Levit do te jete ai i “doktorit shpirteror”. Ndihmen e tij ai ia ka ofruar fillimisht Bastian Shvainshtaigerit dhe Filip Lahmit. “Per mua eshte e rendesishme qe lojtaret te ndihen ne forme te mire fizike dhe psikologjike, prandaj, do te zhvillojme shume biseda me lojtaret”, tha 46?vjecari. Ne takimin ne Dyseldorf, kishte mberritur edhe Lukas Podolski, ndonese ai eshte i pezulluar per ndeshjen kunder Zvicres. Skuadra perfaqesuese gjermane, sipas trajnerit te ri te Bajernit te Mynihut, eshte stacioni qe i sherben me se miri lojtareve bavareze per tu permiresuar. “Shvainshtaiger ne takimet e fundit ka treguar shume pasiguri. Une shpresoj qe te skuadra perfaqesuese ai te shkelqeje perseri”, u shpreh trajneri i Bajernit. Nga ana tjeter, trajneri Lev, nuk beson se loja e dobet e lojtareve bavareze te Bajerni do te ndikoje ne takimin e perfaqesueses. “Une shpresoj te mos ndodhe nje gje e tille. Deri tani ne ia kemi dale gjithnje mbane qe te perqendrohemi maksimalisht te perfaqesuesja, edhe ne rastet kur skuadra te ndryshme ne Bundeslige kane proble me”, u shpreh me tej trajneri. I qete per Balakun Ne lidhje me kapitenin e skuadres, Mikael Balak, Lev nuk eshte aspak i shqetesuar, ndonese kritika ndaj tij ne Londer sa vjen e shtohet. “Ai ka mjaft pervoje, eshte nje nga lojtaret kryesore ne formacion dhe nuk ka asnje dyshim ne lidhje me pervojen e tij te n”, u shpreh Lev. Ne ndeshjen ndaj Zvicres, do te rikthehet dyshja mbrojtese e Boterorit, Per Mertesaker dhe Kristof Metcelder, megjithate, Levi ne takimin para proves se veshtire kunder Cekise, deshiron te testoje vecanerisht sektorin ne sulm. Ne lidhje me kete gje, ai eshte entuziast per golat e shumte te shenuar nga sulmuesat e perfaqesueses. I rikthyeri Kuranji, i riu Gomez dhe Mike Hanke, kanqe shenuar nga tre gola qe nga fillimi i fazes se dyte te Bundesliges dhe jane ne gare me njeri?tjetrin per te zene vend ne formacionin e takimit te rendesishem kunder Cekise, tek i cili Klose eshte i pezulluar. “Ndeshja kunder Zvicres eshte nje prove e cila do te tregoje se cilet lojtare do te luajne me pas kunder Cekise”, beri te ditur Lev

  5. #695
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Shalke del e vetme ne maje!

    5 Shkurt Ne takimin me pikant te javes se 20?te ne Bundesligen gjermane, skuadra e Shalkes ka arritur nje fitore te merituar ndaj Verder Bremenit, ne fushen e kesaj te fundit. Ne “Weserstadion”, miqte e drejtuar nga Mirko Slomka luajten me mire dhe u shperblyen me fitoren e paster, 2?0, duke siguruar ne kete menyre vendin e pare ne tabele. Organizimit te skuadres se trajnerit Shaf i mungoi Torsten Frings, i cili ishte i pezulluar per shkak te kartonave te verdhe. Ndersa Shalke, ne mungese te brazilianit Rafinja, lojen e nisi duke ushtruar presion dhe pa treguar respekt per vendasit. Kjo beri qe Shalke te kalonte ne avantash qe ne pjesen e pare te lojes. Nje kalim spektakolar nga Levenkrands ne krah dhe gabimet ne mbrojtje te Verder Bremenit cuan ne golin e pare te takimit. Shalke shkelqeu jo vetem ne sulm, por edhe ne mbrojtje, ku spikati nje organizim me i mire ne krahasim me skuadren e trajnerit Shaf. Edhe pjesa e dyte e takimit nisi me te njejtat ritme. Lojtaret e Shalkes dominuan perseri dhe ne minuten e 73, autori i golit te pare, Levenkrands shenoi perseri duke e bere edhe me te sigurt fitoren e “mbreteroreve blu”. Pas fitores, Shalke ka kaluar ne krye te tabeles dhe njekohesisht ruajti ilancin prej 11 takimesh paasnje humbje.

  6. #696
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Zhuninjo: Koha per te reaguar!

    6 Shkurt Lioni kishte deklaruar gjate javes se kthesa do te vinte me rastin e javes se 23-te te kampionatit. Ne fakt, e vetmja gje qe mberriti ishte nje humbje edhe me zhgenjyese perballe Truase. Duket sikur Lioni ka harruar te fitoje, por Zhuninjo vazhdon te ruaje besimin.



    - Zhuninjo, largoheni nga Trua pa pike. Ne rezultat i tille duhet t'iu zhgenjeje.

    - Po, jemi pa dyshim te zhgenjyer. Per ne ishte teper e veshtire kjo ndeshje e peste ne kampionat pa fitore. Nuk jemi perballur asnjeheree me pare me nje situate te ngjashme, por nuk kemi se cfare te bejme. Diferenca jone me ndjekesit eshte zhdukur.

    - Lioni nuk fiton me. A ka vend per t'u shqetesuar?

    - Mbeten edhe 15 ndeshje per te luajtur dhe ka ende shume pike ne loje. Duhet te mbajme koken lart dhe te reagojme si skuader. Se bashku kemi fituar pese tituj dhe nuk kemi per te lejuar qe te na shpetoje i gjashti. Fitojme se bashku dhe humbim se bashku.

    - Cfare i mungon aktualisht Lionit per t'u rikthyer ne ate makine te frikshme qe eshte?

    - Mbase pak me teper vemendje, me teper perqendrim gjate te 90 minutave. Me kete mund te shpjegohen golat e pesuar ne goditjet standarte, ndersa persa i perket motivimit nuk kemi asgje per te thene. Per me teper, krijuam shume raste te mira dhe nese do te kishim shenuar te parat, atehere gjithcka do te ishte ndryshe.

    - Jashte flitet per krize. Cfare emri do t'i jepnit ju kesaj situate?

    - Besoj se duhet pranuar fakti qe po kalojme nje periudhe te veshtire. Menderisht duhet te jesh i forte per te perballur dicka te tille. Nuk mund te jesh cdo dite ne 100%, por ne te njejten kohe e di qe nuk jemi shume larg nivelit tone me te mire.

    - Nuk jeni i shqetesuar per faktin qe perballja me Romen ne Champions nuk do t'iu gjeje ne nje moment teper te pershtatshem?

    - Roma eshte ende larg. Perpara Romes duhet te perballemi me Lorientin dhe me pas me Lilen, qe do te jene gjithashtu ndeshje te rendesishme. Ne kampionat eshte normale qe te pesosh gjate nje sezoni luhatje te nivelit. Nuk jam i shqetesuar, por ka ardhur koha per te reaguar. Duhet te shqetesohemi vetem per lojen tone. E perseri qe Lioni nuk i ka fituar titujt qe ka vetem prej cilesise, por mbi te gjitha fale zemres se tij.

  7. #697
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morientes: Na duhet fitorja!

    6 Shkurt Sulmuesi spanjoll tregon objektivat e kombetares se tij, per miqesoren e neserme kunder Anglise



    Fernando Morientes po pret me padurim rikthimin e skuadres se tij ne Angli, kur kombetarja spanjolle te perballet me Angline ne "Old Trafford". Spanja, qe mberriti dje ne Mancester eshte ne kerkim te nje rezultati te mire, per te fituar nje besim te nevojshem perpara ballafaqimeve vendimtare per kualifikimin ne Euro 2008, me Danimarken dhe Islanden, muajin e ardhshem. Skuadra e Luis Aragonesit nuk mund te lejoje me asnje hap te gabuar, nese deshiron te rimekembet pas nje fillimi zhgenjyes te fazes kualifikuese, me vetem tre pike te fituara nga nente te mundshme. Perpara ketyre ndeshjeve, Spanja do te perballet me Angline, ne nje ndeshje te cilen ish-sulmuesi i Liverpulit e konsideron si nje test teper te veshtire per skuadren e tij. "Jemi te vetedijshem per shkallen e veshtiresise perballe nje prej skuadrave me te forta kombetare", deklaroi sulmuesi i Valencias kete te hene. "Jam i sigurt qe do te shohim nje ndeshje spektakolare, kryesisht pasi do te luajne dy skuadra te forta dhe atmosfera ne stadiumin qe do te zhvillohet ndeshja ka per te qene shume e vecante. "Old Trafford" eshte nje stadium i pakrahasueshem me asnje stadium tjeter ne bote".

    Kombetarja spanjolle dhe Aragonesi ne vecanti jane vendosur ne kritika te forta, qe prej rezultateve te arritura ne Boteror, ku pas nje forme te shkelqyer ne grupe, Spanja u eliminua ne raundin e dyte nga Franca. Pervec fillimit te dobet te fazes eliminatore te Euro 2008, Spanja pesoi edhe nje humbje zhgenjyese ne shtepi me Rumanine, ne nje miqesore gjate nentorit. Morientes mendon se paraqitja e kombetares se tij ne ndeshjet e ardhshme do te jete teper e rendesishme, nese kombetarja deshiron te rifitoje besimin e tifozeve. "Ajo qe te gjithe kerkuam nga Viti i Ri ishte qe te gjithe te qendronim te bashkuar pas kesaj skuadre dhe per ta bere kete kemi nevoje te luajme mire, duke i krijuar njerezve deshiren per te ndjekur perfaqesuesen e tyre". Morientes po pergatitet per ndeshjen e kombetares angleze me nje moral te late, te nxitur nga forma e shkelqyer e Valencias ne ndeshjet e fundit te kampionatit. Me fitoren 3-1 perballe Atletikos ne javen e fundit, Valencia regjistroi suksesin e shtate ne tete ndeshjet e fundit dhe eshte rikthyer fuqishem ne luften per tiullin kampion. Tashme, ish-skuadra e Benitez renditet e treta ne klasifikim, kater pike pas Barcelones. 30-vjecari Morientes ka realizuar nente gola ne kete sezon dhe kjo i jep nje shtyse te madhe perpara rikthimit te tij ne Angli. "I bashkohem Spanjes me nje humor te mire, jam shume i kenaqur dhe kjo ndikon shume ne besimin tim. Le te shpresojme qe ndaj Anglise do te jemi ne gjendje te zhvillojme nje ndeshje sa me te mire".

  8. #698
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Henri: Nuk leviz nga Arsenali!

    6 Shkurt "Te gjithe e njohin perkushtimin tim ndaj ketij klubi dhe ketu ndodhet zemra ime. Tani mendoj vetem per kampionatin, ku vazhdojme te kemi shanse per titull"



    Sulmuesi i Arsenalit, Tierri Henri hodhi poshte zerat qe e lidhin me nje kalim prej disa milion sterlinash ne vere, tek Reali i Madridit ose Barcelona. Francezi nenshkroi gjate veres se shkuar nje kontrate te re 4-vjecare, por kjo nuk e ka penguar shtypin qe te perflase nje largim te mundshem te Henrise nga "Emirates Stadium", si pasoje e mungeses se investimeve te kryera nga klubi. Trajneri Arsen Venger nuk mundi te sillte fytyra te reja gjate janarit dhe topcinjte e kane patur te pamundur te garonin me Mancesterin dhe Celsin, ne luften per titullin kampion. Gjigantet spanjolle te Realit te Madridit dhe Barcelones besohet se jane gati te bejne nje oferte prej 30 milion sterlinash per Tierine, por vete Henri thekson perkushtimin e tij te plote per Arsenalin. Ai deklaroi per "Daily Mirror"-in. "Ju e njihni perkushtimin tim ndaj ketij klubi. Kjo eshte gjeja me e rendesishme. Ju e dini se ku ndodhet zemra ime".

    Henri i beri deklaratat e tij nga Dubai, ku ishte i pranishem ne nje ceremoni te "Gillete", se bashku me Tajger Udsin dhe Roxher Federerin. I pyetur nese Vengeri ishte bezdisur nga fakti qe Tierri beri nje ndalese prej gjashte oresh ne Paris, perpara se te rikthehej ne Londer, Tierri u pergjigj: "Nuk e kuptoj se nga dalin keto spekulime. Ishte dita ime e pushimit dhe vendosa ta shpenzoja ne kete menyre". Per Henrine, Arsenali ka tani ate karakterin fitues qe do ta ndihmoje te rikthehet ne loje, madje edhe ne luften per titullin kampion. Pasi topcinjte rikuperuan disavantazhin e nje goli perballe Midellsbrout, me dhjete vete, kapiteni i Arsenalit beson qe topcinjte po ngjiten pak nga pak ne maje. Djemte e Vengerit fituan epitetin e "bebeve" pasi humben ndaj Shefilldit ne dhjetor, ne "Bramball Lane". Qe prej atehere Arsenali ka treguar nje shpirt teper luftarak duke fituar 2-0 perballe Bllekbernit, edhe pse Xhilberto u perjashtua nga loja qe ne fillimin e saj, ne barazimin nga dy gola disavantazh ndaj Totenhamit ne Kupen e Liges, apo ne barazimin e vuajtur ndaj Boltonit, qe shmangu eliminimin nga Kupa e Anglise. Henri thote: "Disa njerez kane vene ne pikepyetje karakterin tone dhe deshiren. Luajem me dhjete veta kunder nje skuadre te mire dhe perseri treguam cfare jemi te afte te bejme. Po luajme si ne skuader dhe kjo eshte gjeja pozitive per t'u theksuar nga kjo ndeshje. Askush nuk u dorezua perballe Boltonit, Totenhamit apo edhe kur ishim me dhjete vete me Bllekbernin. Deshironim te merrnim dicka nga keto ndeshje dhe kete e treguam perseri me Midellsbroun, ne nje vend ku ne te kaluaren edhe kemi humbur". Dhe pavaresisht diferences prej 17 pikesh me Mancesterin, kryesuesin e kampionatit anglez, Henri nuk mendon qe Arsenali mund te perjashtohet ne luften per titull: "Titulli eshte ende i mundur matematikisht. Po tregojme qe kemi ritmin dhe shpirtin e duhur, prandaj me e rendesishmja eshte qe te mos humbim. Ne refuzojme te humbim, edhe atehere kur luajme me nje fubollist me pak. Shume njerez do te kene menduar qe ne nuk do te ishim ne gjendje te shenonim me dhjete vete dhe te gjendur ne disavantazh. U treguam atyre qe e kishin gabim".

  9. #699
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lampard: Do te kthehemi serish ne maje!

    6 Shkurt Mesfushori i Celsit pranon se eshte ndjesi e re per blute te jene pas, por mbetet optimist se ne fund blute do t’ia kalojne Junaitedit



    Frenk Lampard e ndjen se Celsi do te tregoje pse eshte skuadra kampione ne fuqi. Blute paten nje presion ne Premiership sepse edhe pas javes se kaluar kane mbetur gjashte pike pas Junaitedit. Mesfushori anglez, i cili shenoi ndaj Carltonit golin e fitores ka arritur ne kuoten e 27 golave vetem ne pjesen e pare te sezonit. Pervec formes se tij, ai eshte optimist edhe me shume pasi ka pare rikthimin e kapitenit te tij me klubin dhe kombetaren, Xhon Terri. Lampard tha: “Ne do te kthehemi ne formen tone normale, sigurisht. Duke pare ate qe kemi arritur dy sezonet e kaluar, mund te them se kjo qe po na ndodh kete vit eshte vertet mjeruese. Por tani jam i bindur se do te kthehemi te paret. Cdo klub qe humbet lojtare si Xhoni dhe Petr Ceh do te hase veshtiresi, per kete nuk kam asnje dyshim. Jam i sigurt se do te kishim me shume pike nese ata do te luanin, sepse jane shume te rendesishem per ne. Jemi munduar te mbyllim boshlleqet, por tani duhet te harrojme se cka ndodhur dhe te vazhdojme perpara. Ajo qe ne mund te bejme eshte vetem te mbajme nen presion Mancesterin. Kjo eshte e gjitha qe mund te kerkohet nga ne. Eshte e dukshme qe eshte nje gje e re per ne te jemi pas, sepse kemi qene ne maje per dy vitet e kaluar, por ekziston i njejti presion mbi ne per te fituar”.

    Tranjeri i Celsit, Hoze Mourinjo, beson se Terri eshte gati per t’u rikthyer kunder Spanjes, por fitorja kerkon shume vemendje ne qender. Sidoqofte, eshte e kuptueshme se mbrojtesi kryesor nuk do te rrezikohet ga Stiv MekKlaren ne “Old Trafford” te merkuren. Lampard tha: “Une do te ndjeja thjesht kenaqesine qe Xhoni te luante per Angline, gjithmone nese ai eshte gati, dhe eshte e drejte per te. Duket sikur ka nje perjetesi qe eshte larg, pra ai donte te luante, por stafi mjekesor i Anglise dhe Stafi sjekesor i Celsit do te diskutojne rreth kesaj ceshtjeje, nese ai do te luaje ose jo. Nese do mundet do te luaje pak, nese jo do te stervitet shume javes tjeter per te qene ne forme. Eshte shume e rendesishme per ne psikologjikisht rikthimi i Xhonit dhe ideja qe do te jete serish me ne. Ishin vetem dhjete minuta me te ne fushe, a dicka me shume, por ai do te behet i forte dhe do te na beje edhe ne si skuader te forte”.

  10. #700
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Henri: Nuk leviz nga Arsenali!

    "Te gjithe e njohin perkushtimin tim ndaj ketij klubi dhe ketu ndodhet zemra ime. Tani mendoj vetem per kampionatin, ku vazhdojme te kemi shanse per titull"
    Sulmuesi i Arsenalit, Tierri Henri hodhi poshte zerat qe e lidhin me nje kalim prej disa milion sterlinash ne vere, tek Reali i Madridit ose Barcelona. Francezi nenshkroi gjate veres se shkuar nje kontrate te re 4-vjecare, por kjo nuk e ka penguar shtypin qe te perflase nje largim te mundshem te Henrise nga "Emirates Stadium", si pasoje e mungeses se investimeve te kryera nga klubi. Trajneri Arsen Venger nuk mundi te sillte fytyra te reja gjate janarit dhe topcinjte e kane patur te pamundur te garonin me Mancesterin dhe Celsin, ne luften per titullin kampion. Gjigantet spanjolle te Realit te Madridit dhe Barcelones besohet se jane gati te bejne nje oferte prej 30 milion sterlinash per Tierine, por vete Henri thekson perkushtimin e tij te plote per Arsenalin. Ai deklaroi per "Daily Mirror"-in. "Ju e njihni perkushtimin tim ndaj ketij klubi. Kjo eshte gjeja me e rendesishme. Ju e dini se ku ndodhet zemra ime".

    Henri i beri deklaratat e tij nga Dubai, ku ishte i pranishem ne nje ceremoni te "Gillete", se bashku me Tajger Udsin dhe Roxher Federerin. I pyetur nese Vengeri ishte bezdisur nga fakti qe Tierri beri nje ndalese prej gjashte oresh ne Paris, perpara se te rikthehej ne Londer, Tierri u pergjigj: "Nuk e kuptoj se nga dalin keto spekulime. Ishte dita ime e pushimit dhe vendosa ta shpenzoja ne kete menyre". Per Henrine, Arsenali ka tani ate karakterin fitues qe do ta ndihmoje te rikthehet ne loje, madje edhe ne luften per titullin kampion. Pasi topcinjte rikuperuan disavantazhin e nje goli perballe Midellsbrout, me dhjete vete, kapiteni i Arsenalit beson qe topcinjte po ngjiten pak nga pak ne maje. Djemte e Vengerit fituan epitetin e "bebeve" pasi humben ndaj Shefilldit ne dhjetor, ne "Bramball Lane". Qe prej atehere Arsenali ka treguar nje shpirt teper luftarak duke fituar 2-0 perballe Bllekbernit, edhe pse Xhilberto u perjashtua nga loja qe ne fillimin e saj, ne barazimin nga dy gola disavantazh ndaj Totenhamit ne Kupen e Liges, apo ne barazimin e vuajtur ndaj Boltonit, qe shmangu eliminimin nga Kupa e Anglise. Henri thote: "Disa njerez kane vene ne pikepyetje karakterin tone dhe deshiren. Luajem me dhjete veta kunder nje skuadre te mire dhe perseri treguam cfare jemi te afte te bejme. Po luajme si ne skuader dhe kjo eshte gjeja pozitive per t'u theksuar nga kjo ndeshje. Askush nuk u dorezua perballe Boltonit, Totenhamit apo edhe kur ishim me dhjete vete me Bllekbernin. Deshironim te merrnim dicka nga keto ndeshje dhe kete e treguam perseri me Midellsbroun, ne nje vend ku ne te kaluaren edhe kemi humbur". Dhe pavaresisht diferences prej 17 pikesh me Mancesterin, kryesuesin e kampionatit anglez, Henri nuk mendon qe Arsenali mund te perjashtohet ne luften per titull: "Titulli eshte ende i mundur matematikisht. Po tregojme qe kemi ritmin dhe shpirtin e duhur, prandaj me e rendesishmja eshte qe te mos humbim. Ne refuzojme te humbim, edhe atehere kur luajme me nje fubollist me pak. Shume njerez do te kene menduar qe ne nuk do te ishim ne gjendje te shenonim me dhjete vete dhe te gjendur ne disavantazh. U treguam atyre qe e kishin gabim".
    Arsenal champion

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •