Close
Faqja 63 prej 311 FillimFillim ... 1353616263646573113163 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 3101
  1. #621
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Trezege: E ardhmja? Flasim ne qershor!

    2 Shkurt "Tani per tani as qe nuk kam nder mend qe te largohem nga Torino, sepse i kam premtuar klubit se do te ndihmoj ekipin te ngjitet ne A"

    Sulmuesi francez, David Trezege, ne nje interviste per shtyp te dhene per "Juventus Channel" eshte shprehur teper optimist per te ardhmen dhe eshte ndalur te horizonti i ri, nese do te largohej nga Juventusi. Por, francezi ka nenvizuar faktin se deri ne qershor nuk do te levize nga Torino, duke pare se i ka premtuar klubit qe te ndihmoje skuadren per t'u ngjitur ne Serine A. "Kam folur me klubin: ne kete moment objektivi me i rendesishem eshte qe te ngjitemi ne A, me pas do te shohim ne fund te kampionatit, duke u bazuar edhe te ekipi qe do te vije". Por, pyetja qe shtrohet nga te gjithe eshte se cfare do te bej Trezege, duke pare se kontrata e tij skadon ne vitin 2008 dhe duke futur ketu faktin se "Zonja" nuk do te luaje ne Champions League, sezonin e ardhshem. "Keto jave kam folur me administratorin e deleguar Blank, me drejtorin Alesio Seko dhe jam keshilluar edhe me Deshampin: mendoj se tani per tani Juventusi eshte zgjedhja ime e pare. Ne fund te kampionatit do te shohim se si do te shkojne gjerat, per te vendosur. Kam shtate vjet qe luaj ketu te Juventusi dhe nuk jam merzitur per asnje moment. Ky eshte nje motiv krenarie per mua dhe shume lojtare te tjere. Mendoj se ne gjithe keto vite i kam dhene dicka klubit. Por, nuk duhet te flasim per nje te ardhme, duke pare se ende nuk kemi siguruar daljen ne Serine A. Nese ky Juventus do te kthehet konkurrues dhe protagonist, edhe pse jo ne Champions, atehere nuk ka arsye qe une te largohem". Ne fund, bomberi francez eshte ndalur te trofeu i Champions League, te cilin nuk e ka fituar asnjehere. "Champions eshte endrra ime e mbetur ne sirtar. E kam jetuar si protagonist dhe humbem me penallti ndaj Milanit, ne finale. Hidherimi eshte i madh per mua, duke pare se isha nje nga ana lojtare qe humben penalltine. Te gjithe me duan dhe une kam respekt per ta, edhe pse nuk mendoj se i kam rikembyer besimin qe me kane dhene, gjithmone".

  2. #622
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    "Xhindoset" Deshamp, ndalet topi

    2 Shkurt Francezi i drejtohet lojtareve: "Ka disa gjera qe nuk i beni ashtu sic duhet dhe ndaj me duhet qe t'iu kritikoj. Keshtu nuk shkon, e kam thene njehere"

    Duke mos dashur qe te perballoje beteja te tjera me kujdesin e vecante dhe me tensionin per te pesuar gol ne cdo takim, duke perfshire ketu takimin e fundit ndaj Specias, Didier Deshamp ka nisur qe te ngrije volumin e zerit. Ne stervitjen e te merkures, trajneri i Juventusit, ne mes te nje takimi stervitor te bardhezinjve, ka ndalur lojen, duke vershellyer. Me pas, ka therritur lojtaret rreth tij dhe i ka bertitur: "Keshtu nuk shkon. E thashe njehere se si duhet bere dhe ju prape nuk e kuptoni. Ne lojen apo levizjet qe po kryeni ka dy apo tre gjera te cilat nuk me pelqejne". Ne fakt, kjo eshte kuptuar nga mimika e francezit, i cili ka qene i "xhindosur", edhe kur stervitja ka perfunduar. Per "Juventus Channel", Deshamp shpjegoi: "Do t'i terheq veshin sa here qe te bejne sipas kokes se tyre, sepse kjo i rendon atyre. Nuk dua qe ne kampionat te bejne nje figure te keqe". Pra, problemi kryesor mbetet perqendrimi i "trupes" bardhezi, sepse duke pare se si po shkojne punet ne Serine B, askush nuk duhet te qendroje i qete, duke pare se ne transferte "Zonja" ka probleme e veshtiresi, edhe perballe rivalesh jo te forte. Ne dhjete minutat bisede te zhvilluar me skuadren e tij, Deshamp ka shpjeguar se si duhet te funksionojne mekanizmat. Por, nese asnje tjeter nuk i ka kthyer pergjigje, duke pranuar gabimin, Trezege eshte revoltuar, duke hapur nje debat me trajnerin, i cili e shpjegoi keshtu kete fakt: "Sigurisht, nuk kane te gjithe te njejtin temperament dhe David ishte i nervozuar me shume me veten, sesa me mua. Por, mendoj se eshte teper e rendesishme qe te ekzistoje ky lloj komunikimi mes nesh, sepse na ben qe te kuptojme se te gjithe jane te vendosur", pohoi trajneri bardhezi.

    Ndersa, ne sfond, mbetet ende nje vello nervozizmi, ndoshta i ndezur nga kritikat per lojen e Juventusit apo nga zerat qe qarkullojne, per nje pasardhes te Deshampit, pavaresisht se francezi eshte i lidhur me klubin torinez deri ne vitin 2008. "Une ndihem mire ketu dhe kam edhe nje vit kontrate, por asnjehere nuk i dihet se si mund te shkojne gjerat, duke pare se eshte e veshtire qe te administrosh nje grup te rendesishem, sidomos kur behet fjale per nje emer te madh te futbollit italian. Te gjithe kerkojne maksimumin prej teje dhe duhet t'i kenaqesh kerkesat e te gjitheve. Une e di shume mire detyren time: dua te udheheq Juventusin ne Serine A dhe do te mundohem per te arritur kete objektiv. Trezege kerkon te largohet? Ai mund te mendoje i lire dhe te zgjedhe te ardhmen, por derisa do te jete nje lojtar i Juventusit, duhet te pergjigjet ne fushen e lojes. Une dua nje impenjim maksimal nga te gjithe. E ardhmja bardhezi? Per kete duhet te pyesni drejtuesit, presidentin Xhilji, Alesio Sekon dhe Blankun, qe kane ne dore themelet e Juventusit te ri", perfundoi Deshamp.

  3. #623
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Magat sheron "plaget e divorcit" ne Hamburg


    2 Shkurt Vetem 24 ore pas shkarkimit nga detyra e trajnerit te Bajernit, Feliks eshte emeruar si trajneri i ri i klubit te "AOL Arena"-s

    Kur trajneri i pushuar nga puna, Tomas Dol, u largua perfundimisht nga ndertesa e klubit te Hamburgut, dolen menjehere zera te cilet permendnin emrin e Feliks Magatit si kandidatin me te preferuar per postin e trajnerit. Brenda pak oresh, lajmi u zyrtarizua, qe do te thote se ne takimin e se shtunes kunder Hertes se Berlinit, ne pankinen e Hamburgut do te jete Feliks Magat si trajner. Kjo eshte nje zgjedhje ideale per te dyja palet, sepse ne te kaluaren bashkepunimi mes tyre ka qene mjaft i suksesshem. Kreu i Hamburgut, Hofman, ishte teper i inatosur dhe i zhgenjyer pas barazimit kunder Kotbusit, cka me pas coi ne pushimin nga puna te trajnerit Tomas Dol. Pas Magatit dhe Jup Hainkes, ai eshte trajneri i trete ne Bundeslige qe largohet nga puna brenda vetem 24 oreve. Ardhja e Magatit ne Hamburg eshte pritur shume mire. Ndonese nuk ka dhene ende asnje konference per shtyp, per Magatin rikthimi ne Hamburg eshte zgjidhja me e mire pas ndarjes me Bajernin. Kete gje e ka pohuar edhe Uve Zeler, nje nga figurat me te njohura te Hamburgut. "Feliks Magat me punen e tij ka vertetuar se ai eshte personi i duhur qe mund t'i jape force skuadres dhe ta nxjerre ate nga veshtiresite", u shpreh 70-vjecari. Edhe manaxheri i Bajernit te Mynihut, Uli Henes, e ka pergezuar Magatin per mberritjen ne Hamburg: "Me behet qejfi per te dhe jam i bindur se Feliks do ta shpetoje Hamburgun nga renia nga kategoria".

  4. #624
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lista 20-emerore e kombetares gjermane

    2 Shkurt Portier: Jens Lehman (Arsenal), Timo Hildebrand (Shtutgart)

    Mbrojtes: Arne Fridrih (Herta Berlin), Manuel Fridrih (Mainc), Klemens Fritc (Verder Bremen), Marsel Jansen (Borusia Menshengladbah), Filip Lahm (Bajern Mynih), Per Mertesaker (Verder Bremen), Kristof Metcelder (Borusia Dortmund)

    Mesfushore: Mikael Balak (Celsi), Tim Borovski (Verder Bremen), Torsten Frings (Verder Bremen), Tomas Hitclsperger (Shtutgart), Jan Shlaudraf (Bajern Mynih), Bernd Shnaider (Bajer Leverkusen), Bastian Shvainshtaiger (Bajern Mynih)

    Sulmues: Mario Gomez (Shtutgart), Mike Hanke (Volfsburg), Miroslav Klose (Verder Bremen), Kevin Kuranji (Shalke)

  5. #625
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Gomez e Kuranji, emrat e rinj te Levit

    2 Shkurt Per takimin e pare per vitin 2007, ne skuadren perfaqesuese gjermane eshte grumbulluar edhe futbollisti i kombetares U-21, Mario Gomez si dhe do te rikthehet Kevin Kuranji dhe Kristof Metcelder. Trajneri i Gjermanise, Joahim Lev, per ndeshjen kunder Zvicres, ne shtate shkurt ne Dyseldorf, ka emeruar nje formacion prej 20 lojtaresh. Ne kete formacion nuk figurojne sulmueset Lukas Podolski, i cili eshte i pezulluar dhe i demtuari Oliver Nojvil. Per sulmuesin e Shalkes, Kuranji, ky eshte grumbullimi i pare qe nga takimi kunder Frances, ne nentor te vitit 2005. "Kevin ka treguar se eshte ne forme shume te mire", tha Lev, duke shpjeguar rikthimin e Kuranjit ne perfaqesuese.

  6. #626
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Hitcfeld rikthen endrren per tituj


    2 Shkurt Manaxheri i klubit, Henes: "Kemi nje objektiv minimal, qe eshte vendi i trete nerenditje dhe nje maksimal, titullin kampion. Magat? Largohet me nder nga kjo skuader".

    Nje dite pas nderrimit te trajnerit tek Bajerni i Mynihut, skuadra parashtron synime te tjera. Kur manaxheri i ekipit, Uli Henes prazantoi fytyren e vjeter te Bajernit, Otmar Hitcfeldin, si trajnerin e ri te skuadres, lajmi u be plotesisht publik, atehere kyr ish-trajneri i Bajernit, Feliks Magat "u shfaq" ne zyrat e Hamburgut. Per Henesin, eshte nje zgjedhje e mire te rimarresh ne skuader nje person qe e njeh mire ate. "Ne 100 vitet e ardhshme, askush nuk do te degjojne prej meje asnje fjale te keqe per Feliks Magatin", ka thene Henes, duke i'u drejtuar publikisht skuadres se Hamburgut. Me tej ai shtoi: "Njekohesisht, une shpresoj qe ky kalim te jete i dobishem edhe per Hamburgun, me qellim qe drejtimi i Magatit atje te mos jete i deshtuar, por te kete sa me shume sukses".

    Suksesi deshiron Henesi jo vetem per Hamburgun, por mbi te gjitha per skuadren e tij, nen drejtimin e Otmar Hitcfeldit. "Ekziston nje qellim minimal: vendi i trete dhe nje qellim ideal: titulli i ketij sezoni", tha manaxheri i Bajernit. Edhe trajneri i ri, por qe njihet mire ne Mynih, Hitcfeld, eshte ne nje mendim me Henesin.

    "Kryesore eshte qe tendenca jone te mos jete drejt zbritjes, por drejt ngjitjes ne Bundeslige", eshte shprehur ai. Sipas tij, titulli i ketij viti eshte i mundshem, ndonese Bajerni fillimisht duhet te rikuperoje tete piket qe e ndajne nga Verder Bremen dhe Shalke. "Kete gje mund ta bejme lehte me rregullin e tre pikeve", thote Hitcfeld. Ne konferencen e tij te pare per shtyp, Hitcfeld pranon te parashikoje te ardhmen e mundshme te Bajernit. Ai do te bisedoje fillimisht me te gjithe futbollistet, perpara ndeshjes se te premtes kunder Nyrenbergut. Ne rolin e vrojtuesit, Hitcfeldi ka vene re se ne skuader ka pasiguri. "Njekohesisht me ka rene ne sy, se lojtareve i'u mungon kenaqesia ne loje", u shpreh ai. Keshtu, masa e menjehershme qe do te ndermarre ai ne Mynih eshte: "Arritja e rezultateve te larta nepermjet pasionit per futbollit". Kjo eshte motoja e Hitcfeldit, i cili shprehet se per te kjo eshte nje sfide "per krenari dhe nder". Per Bajernin e Mynihut, Hitcfeldi ka nenshkruar deri ne fund te sezonit. Nese ai nuk do te kishte pranuar, Henesi beri te ditur se edhe ne Nyrenberg, Bajerni do te ishte nen drejtimin e Magatit

    Asnje plan pas 30 qershorit 2007

    Fakti qe Hitcfeldi deshironte te rikthehej ne rolin e trajnerit, u be publikisht i ditur kur ai mori nje oferte nga Dortmundi, dy muaj me pare. "Atehere une u mendova dy dite rresht dhe me pas e refuzova, sepse Dortmundi nuk ishte skuadra qe doja te kisha", tha ai. Ne kete menyre, Hitcfeldi kerkonte me shume. Bajerni i ofron mundesine te rikthehet ne Champions League, sic shprehet edhe vete: "Prespetiva me te mira sportive". Kjo tingellon sikur ai deshiron te qendroje gjate ne Mynih, por ne te vertete nuk eshte keshtu. "Mjeshtri" ka kerkuar qe kontrata e saponenshkruar me Bajernin te perfundoje ne fund te sezonit. "Mendoj se Bajerni i Mynihut, duhet t'i nise qe tani kerkimet per nje trajner te ri", theksoi ai. Ndersa Uli Henes pohon se klubi nuk ka asnje plan pas 30 qershorit te ketij viti. "Une nuk dua ta perjashtoj mundesine se Hitcfeldi eshte nje kandidat edhe per sezonin pasues", u shpreh Henes. E kaluara ka treguar se mes te dyja paleve, "divorcet" nuk kane qene tabu. "Atehere Otmari ishte i lodhur, ai donte qe te largohej prej nesh qe pas sezonit te vitit 2001, ku ne fituam ne Champions League", u shpreh Henes. Por pas nje pushimi rreth dy-vjecar, Hitcfeld i kishte rikuperuar forcat. "Ai kishte ngrene mire ne Zvicer, kishte luajtur golf e ishte qetesuar. Njelloj si tani. Ashtu si ne vitin 1998 kur pati sukses te menjehershem tek ne, ai eshte si "i paperdorur" fare", ka thene nder te tjera Henesi. Tani, Bajernit i mbetet vetem te shpresoje qe epoka e dyte e Hitzfeldit ne krye te klubit te jete po aq e suksesshme sa edhe e para.

  7. #627
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    UEFA mbetet pa shef ekzekutiv

    2 Shkurt Lars-Krister Olson komunikoi dje doreheqjen e tij nga detyra qe mbante ne organizmin me te rendesishem europian te futbollit

    UEFA lajmeroi mbreme per doreheqjen e shefit te saj ekzekutiv, Lars-Krister Olsonit, me efekt te menjehershem. Presidenti i UEFA-s Mishel Platini e komentoi keshtu kete levizje: "Olson mori persiper detyren e tij ne vitin 2004, pas sherbimit te gjate te Gerhard Aignerit. Ne tre vitet e fundit ka punuar shume per te vendosur nje dialog te vazhdueshem midis UEFA-s dhe te gjithe paleve te tjera te futbollit europian, duke permiresuar kushtet dhe nivelin e futbollit ne te gjithe kontinentin. E di qe puna e kryer nga Olson do te na sherbeje si baze e qendrueshme per zhvillimin e metejshem te futbollit. Ne emer te UEFA-s une dua te falenderoj Lars-Kristerin per dedikimin e tij ndaj punes dhe lojes se futbollit, ne detyren e tij ne Federaten Suedeze dhe ne UEFA. Per te gjitha keto arsye dua t'i uroj te kete sa me teper fat dhe suksese ne te ardhmen".

    Ne komunikaten e djeshme UEFA informonte edhe per zgedhjen e shefit te saj te ri ekzekutiv, Xhani Infantinos. Italiani 36-vjecar ka qene pergjegjes i sektorit te ceshtjeve ligjore dhe te licensimit te klubeve, qe prej janarit te vitit 2004, ndersa ka qene i lidhur me ceshtet komerciale dhe ligjore te UEFA-s qe prej gushtit te vitit 2000. Infantino zoteron disa gjuhe te huaja, eshte i martuar me tre femije dhe eshte nje avokat i kualifikuar. Perpara se t'i bashkohej UEFA-s, Infantino punoi si sekretar i pergjithshem ne Universitetin e Neshatelit dhe perpara si keshilltar i disa Federatave, perfshi ate italianen, spanjollen dhe zviceranen. Ne pozicionin e tij te deritanishem, Infantino eshte marre me mosmarreveshjet ligjore te UEFA-s, apo me ceshtjen e statusit te saj. Infantino do te mbaje detyren e shefit ekzekutiv, deri sa nje zevendesues i perhershem te emerohet.

  8. #628
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fernandez: Asgje nuk ka perfunduar!

    2 Shkurt Trajneri i Saragozes, Viktor Fernandez, u shpreh shume i kenaqur per rezultatin e arritur perballe Barcelones ne cerekfinalen e Kupes se Mbretit, por gjithashtu paralajmeroi skuadren e tij qe te kete kujdes ne ndeshjen e kthimit, sepse sipas tij nuk ka perfunduar gjithcka. "Barcelona nuk dorezohet kurre. Eshte nje skuader me lojtaret fantastik dhe do te ishte fatkeqesi te mendojme se gjithcka ka perfunduar. Ne ndeshjen e kthimit duhet te tregohemi te kujdesshem, sepse gjithcka eshte e hapur per te dyja skuadrat. Ishim shume te terhequr prapa dhe mendonim vetem te merrnim nje barazim. Por, duke pare qe Barcelona nuk po reagonte, atehere lojtaret e kuptuan qe mund te dilnin edhe me nje fitore perballe Barcelones".

  9. #629
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Deklaratat e katalanasve

    2 Shkurt Ksavi: "Kemi bere nje hap prapa, por gjithcka eshte e hapur. Tani duhet te fitojme per te arritur kualifikim. Pesuam nje gol 15 minuta perpara se te perfundonte ndeshja dhe ishte shume e veshtire qe te reagonim".

    Pujol: "Mbeten akoma edhe 90 minuta te tjere per t'u luajtur dhe gjithcka mund te permbyset. Ne ndeshjen e kthimit duhet ta kerkojme fitoren qe nga minuta e pare. Nuk duhet te heqim dore nga ky titull dhe kjo nuk duhet t'i shkoje neper mend asnje lojtari".

    Saviola: "Ne pjesen e dyte e ulem ritmin dhe nuk krijuam raste per shenim. Nuk e kemi humbur luften dhe nuk e quajme veten te eliminuar. Skuadra do te perpiqet te permiresohet ne ndeshjen e kthimit dhe do te kerkojme fitoren me cdo kusht".

    Zambrota: "Mbetet ende edhe nje ndeshje per t'u luajtur, te cilen duhet ta fitojme me cdo kusht. Jemi ne nje forme shume te mire dhe mendojme se gjithcka mund te permbyset ne Saragoza".

  10. #630
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    "Shembja" e pare ne "Camp Nou", pas nje viti

    2 Shkurt Kishte kaluar plot nje vit qe skuadra e Frenk Rajkardit nuk pesonte humbje ne "Camp Nou", perballe tifozerise se saj. Ne mbremjen e dites se diele, ne 5 shkurt te 2006, Barcelona pesonte humbjen e saj te fundit ne shtepi, ne ndeshjen e kampionatit kunder Atletikos se Madridit me rezultatin 1-3. Nuk ishte nata e Barces dhe kjo u pa qarte kur Atletiko e Madridit shenoi ne minuten e 33 me Fernando Torresin dhe do te dyfishonte rezultatin me Maksi Rodrigez ne minuten e 46. Barcelona do te shkurtonte diferencen ne minuten e 65 me Larson dhe me pas Torres do te shenonte perseri ne minuten e 75 duke vulosur rezultatin 1-3. Ndersa pas ekzaktesisht 360 ditesh, Barcelona peson humbjen tjeter ne shtepi, kete hera 0-1 perballe Saragozes, me nje gol te Xhiogos ne minuten e 77.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •