Hergrivs, Lojtari Anglez i 2006 s
31 Janar Ne anketen e Federates me tifozet e kombetares, mesfushori i Bajernit ka marre me shume vota nga te gjithe
Ouen Hergrivs eshte shpallur Lojtar Anglez i Vitit 2006. Mesfushori, i cili ka te ngjare te qendroje te Bajerni i Mynihut te pakten deri ne fund te sezonit pavaresisht kembenguljes se Mancester Junaitedit, ishte votuar edhe Lojtari me i Mire i Anglise per Kupen e Botes. Kete here, 26 vjecari ka pervetesuar titullin e dyte personal, pasi 29% e votuesve ne anketen e faqes zyrtare ne internet te Federates Angleze te Futbollit kishin votuar ne favor te tij. Ne gare, lojtari i Bajernit mundi Stiven Xherardin (18% te votave) dhe Piter Kraucin (15%). Hergrivs, i cili ka luajtur 16 ndeshje me Angline gjate vitit 2006, aktualisht eshte ne fazen e fundit te rikuperimit te tij pas nje demtimi te gjate dhe shpreson te rikthehet te luaje per Angline ne dy kualifikueset e Euro 2008 kunder Izraelit dhe Andorres ne mars. Sa here qe mund te marresh mbeshtetjen e tifozeve eshte dicka e vecante, tha Hergrivsi. Shpresoj qe 2007 a te jete nje vit i mire per te gjithe. Jam shume prane rikthimit ne loje dhe shpresoj qe te luaj serish edhe per Angline. Synimi im eshte te rikthehem per kualifiueset e marsit. Hergrivs eshte fituesi i trete i cmimit qe jepet qe prej kater vjetesh, pas Devid Bekamit ne vitin 2003 dhe Frenk Lampardit ne vitin 2004 dhe 2005.
Krijoni Kontakt