Close
Faqja 53 prej 311 FillimFillim ... 343515253545563103153 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 3101
  1. #521
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Katania vazhdon me koke lart

    29 Janar Kur gjithcka po i drejtohej fundit dhe fitores se Atalantes, me golin e shenuar nga Zampanja ne pjesen e pare, 18 vjecari japonez i Katanias, ne debutimin e tij me fanellen e sicilianeve befason te gjithe, duke barazuar rezultatin. Bergamasket humbin keshtu dy pike, duke dale nga fusha vetem me nje, pas nje paraqitje te shkelqyer. Ndersa, persa i perket Katanias, ndeshja e sicilianeve nuk eshte nga me te mirat, por djemte e Marinos i shpetojne pesimit te humbjes. Me kete barazim, Katania arrin Lacion, ne vend te katert, ne kuoten e 30 pikeve, dy pike siper Atalantes, ne kuoten e 28 pikeve.

  2. #522
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fitorja e Fiores vlen "1 Ton"

    29 Janar Fale nje goli te sulmuesit te Kombetares dhe rrjetes se shenuar nga Jorgensen, Fiorentina mund 2-1 Livornon, ne derbin toskan, duke arritur nje tjeter rezultat te rendesishem. Livorno mundohet qe te befasoje, duke kaluar i pari ne avantazh, por ne pjesen e dyte ne fushe zbret Fiorentina me e mire dhe me nje Toni te papermbajtshem permbys gjithcka, duke fituar me rezultatin 2-1. Iluzioni livornez zgjat vetem 45 minuta, deri sa "ushtria vjollce" zgjohet dhe shkarkon gjithe inatin mbi Lukarelin e skuadren e tij. Ndersa Toni dhuron barazimin, Jorgensen godet me nje "grusht" kundershtarin, duke e hedhur ne toke. Nje tripikesh i rendesishem per djemte e Prandelit, qe vazhdojne te shpresojne ne zonen Champions.

  3. #523
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Vucinic "pickon", Roma zgjohet

    29 Janar Verdhekuqte mundin Sienen me nje gol te sulmuesit malaias, Vucinic, i cili gjen rrjeten e tij te pare me fanellen verdhekuqe, duke zevendesuar plotesisht mungesen e Totit, per shkak te skualifikimit. Pra, Roma nuk leshon, por mund Sienen 1 0, duke arritur tri pike te rendesishme dhe duke iu larguar Palermos, ne vend te trete, 7 pike larg. Kjo eshte fitorja e pare per skuadren e Spaletit ne 2007-en. Ish-sulmuesi i Leces nuk shkelqen, por ne fund eshte vendimtar ne rezultatin pozitiv te arritur nga Roma. Por, duatrokitje edhe per Sienen, qe zhvillon nje ndeshje te bukur, duke u mbrojtur me kujdes dhe duke luajtur me armen e kundersulmit, deri ne momentin kur Lokateli del me karton te kuq, duke i lene toskanet me dhjete vete. Pjesa e pare eshte e ekuilibruar dhe merita eshte e skuadres se Berretes qe nuk shperqendrohet per asnje sekond. Verdhekuqve i mungon fantazia e Totit dhe levizjet pa top. Krahet duken si "jetim", por Tadei mundohet te shtyje, edhe pse Mansini, nga ana tjeter, nuk eshte ne diten e tij me te mire. Edhe ne pjesen e dyte Siena rrezikon me Frikun, qe nuk shenon fare prane portes, me portierin Doni qe e devijon topin ne goditje nga kendi. Menjehere pas ketij rasti, Roma kalon perpar, pas nje kombinimi mes Tavanos e Vucinit, qe finalizon. Kieza ka nje rast te mire per te barazuar, por nuk eshte me fat, ashtu si Siena, qe del me koke lart nga "Olimpico".

  4. #524
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Deshamp: Gjyqtaret, kundra nesh!

    29 Janar Didier Deshamp nuk eshte shume i hidheruar per takimin e barazuar ne Specia, por me shume nga vendimet e gjyqtarit Roki, i cili nuk vershelleu nje penallti ne favor te Juventusit. Por, trajneri francez e ka cuar edhe me tej akuzen e tij, duke u shprehur: “Deri tani, asnje gjyqtar nuk ka vershellyer ne favor te Juventusit dhe kjo eshte dicka qe me habit, duke pare se te pakten nje penallti mund te na kishin akorduar ne favor. Sigurisht, nuk eshte qellimi im qe te ankohem para sfides ndaj Riminit, por nuk ka mundesi qe ne 21 jave nuk na kane vershellyer ende asnje penallti ne favor, edhe pse jemi nje skuader qe sulom shume dhe peson faulla pa mbarim. Per shembull, ndaj Specias, gjyqtari nuk ka pare nje faull te Iulianos dhe nje nderhyrje ndaj Pikolos. Mendoj se keshtu si e kane nisur nuk e kane mire. Po bejne shume gabime, por nuk dua qe t’i akuzoj, sepse do te dukej sikur veprojne me paramendim. Nuk eshte aspak keshtu. Por, me duket sikur te gjithe vendimet jane kundra nesh”, u shpreh Deshamp, i cili ndoshta ka harruar se ne disa ndeshje, si per shembull ndaj Triestines dhe Trevizos, gjyqtaret i dhuruan Juves fitoren, duke demtuar skuadrat ne fjale.

  5. #525
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Guidolin: Gabuam ne mbrojtje!

    29 Janar Trajneri i Palermos, Francesko Guidolin, eshte shume i hidheruar pas humbjes 3 0 te pesuar brenda fushes, ndaj Lacios se Delio Rosit. I pyetur nga gazetaret ne lidhje me kete takim, tekniku i sicilianeve u shpreh: “Me vjen keq qe pesuam tre gola dhe humbem nje takim qe mund ta kishim fituar, edhe pse duket dicka e jashtezakonshme. Mendoj se goli i Karacolos ishte i rregullt, por gjyqtari gaboi duke e cilesuar si ne pozicion jashte loje Andrean. Sigurisht, pergezime Lacios, sepse eshte nje ekip qe di te luaje mire futboll. Gabuam ne te tri rastet e golave te pesuar”.

  6. #526
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lotito: Kolektivi eshte i mire!

    29 Janar Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ne te dale te stadiumit te Palermos, u shpreh teper i lumtur per fitoren e arritur nga bardhekalterit ndaj sicilianeve. Nje fitore e paster, 3 0 dhe tri pike te rendesishme. Padroni bardhekalter ka duatrokitur paraqitjen e skuadres: “Kemi nje kolektiv te mbushur me elemente cilesore dhe jo te perbere nga individualitete. Mendoj se keshtu mund te shkosh perpara dhe te ngjitesh shkallet e suksesit. Sigurisht, largimi i Odos na rendon, por nuk eshte nje mungese oksigjeni. Mund te luajme dhe keshtu, pa idhuj ne vecanti”.

  7. #527
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rosi: Kjo Lacio do te ngjitet!

    29 Janar “Shoh nje skuader te madhe dhe te vendosur per te fituar takimet. Shpresoj qe te vazhdojme keshtu dhe ta mbyllim mire kete sezon”

    Delio Rosi, trajneri i Lacios, ka falenderuar skuadren bardhekalter per fitoren e madhe te arritur ne fushen e veshtire te Palermos, ndaj sicilianeve te Guidolinit. Ne diten e ditelindjes se tij, Rosi ka arritur me Lacion nje tripikesh te madh ne Sicili, duke mundur skuadren e vendit te trete ne klasifikim, me dopieten e Rokit dhe golin e Siviljes. Por, ne vecanti, Rosi ka qene i kenaqur sidomos nga paraqitja e Behramit, qe edhe njehere zhvilloi nje takim perfekt: “Behrami luajti nje takim te madh, duke i dhuruar shume pak hapesira dhe mundesi Di Mikeles. Por, e gjithe skuadra tregoi se ka karakter. Si Makinua, ashtu edhe Roki treguan se jane te afte dhe se mund te ndihmojne shume kete Lacio. Nuk ishte e lehte te luaje ndaj Palermos dhe sidomos jashte fushes. U ndeshem me skuadren qe ndodhet ne vend e trete ne renditje dhe arritem qe te merrnim tri pike ne kete takim. Jam shume i lumtur dhe mendoj se nese vazhdojme keshtu, mund te arrijme objektiva te rendesishem ne te ardhmen, sepse i kemi te gjitha mundesite. Largimi i Odos? Ishte kapiteni yne dhe tani luan per nje tjeter ekip, ndaj komentet jane te pavend. I uroj gjithe te mirat e kesaj bote dhe shume fat”.

  8. #528
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Odo: Debutimi im, fatsjelles!

    29 Janar Masimo Odo, mbrojtesi i ri i Milanit, eshte shume i lumtur per fitoren e arritur nga kuqezinjte ne kampionat, ndaj Parmes. Nje sukses i arritur me veshtiresi, por qe ka bere qe Odo te buzeqeshe, pas nje periudhe jo te mire. “Me ne fund, perfundoi nje periudhe jo shume e mire per mua dhe sot jam me ne fund i qete”. Ne kete menyre, Masimo Odo ka komentuar debutimin e tij me fanellen e Milanit ne kampionat, pas telenoveles se merkatos, qe e ka mbajtur gjate pezull mes Lacios dhe Milanit. “Me erdhi shume keq qe dikush vuri ne diskutim profesionalizmin tim. Isha gati qe te luaja ndaj Milanit, ne takimin e “Olimpico” s, por sidofoqte tashme kjo nuk ka me shume rendesi. Debutimi im me kete fanelle te rendesishme ishte fatsjelles. Nje fitore e madhe, qe na jep mundesi qe t’i afrohemi vendit te katert, ne zonen Champions League. Shpresoj qe ketu te shperblej besimin qe me ka dhene klubi. Deshira ime eshte qe te jap kontributin tim sidomos ne Champions, nje kompeticion te cilin e kam enderr ta fitoj. Sigurisht, kurre nuk duhet te thuash kurre sepse endrra mund te vertetohet. Si u ndjeva ne ndeshjen e pare? Mire!”, perfundoi Odo.

  9. #529
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Anceloti: Fitore e vuajtur!

    29 Janar Karlo Anceloti, trajneri i Milanit, nuk ka si te mos jete i kenaqur nga fitorja e arritur nga skuadra e tij ndaj Parmes, edhe pse me veshtiresi. Goli i shenuar nga Inzagi, 15 minuta para fundit te takimit, i dhuroi kuqezinjte tri pike te rendesishme, ne luften per vendin e katert, ne zonen Champions League. Menjehere pas takimit, Anceloti u shpreh: “Parma luajti shume mire dhe u mbrojt teper fort, duke mos dhuruar asgje. I vetmi rast ku mbrojtja e tyre ishte disi e shperqendruar dhe u kap ne befasi ishte goli i Inzagit, qe diti te shfrytezonte situaten. Mendoj se ishim me fatdhe arritem te shenonim. Ne pjesen e pare nuk luajtem aspak mire, por ne te dyten ushtruam presion dhe arritem qe te gjenim golin e avantazhit. Eshte e vertete qe nuk patem shume mundesi, por loja loje u zhvillua mire. Odo dha nje kontribut te rendesishem, duke servirur krosa te mire. Kaka? Nuk m’u duk ne nje dite te mire, por ka disa ndeshje qe nuk eshte ne forme”, perfundoi Anceloti.

  10. #530
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Zhuninjo: Marseja, pika e ktheses!

    29 Janar “E rendesishmja tani eshte te marrim nje rezultat te mire ne ndeshjen pasardhese. Futbolli eshte nje sport ku asnjehere nuk mund ta dish se cfare do te ndodhe, por ne kemi te qarte qe me ete ritem nuk mund te permbushim synimet tona. Marseja? Uroj qe te jete pika e ktheses”.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •