Close
Faqja 45 prej 311 FillimFillim ... 3543444546475595145 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 3101
  1. #441
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lipi, profesori ngjitet ne kateder

    26 Janar "Per momentin jam mire keshtu si jam dhe pushimet jane te domosdoshme. Ndoshta, mund te vazhdoj te clodhem edhe pas ketij sezoni, sepse rikthimi ne pankine nuk eshte jetesor per mua"

    "Pushim deri ne qershor? Tani per tani nuk ka asnje problem, perkundrazi jetoj shume mire. Gjithashtu nuk mund te mohoj se kjo situate mund te vazhdoj keshtu edhe per shume kohe", ne kete menyre u shpreh Marcelo Lipi, profesor per nje dite ne Universitetin e Firences. Lipi ishte i ftuar i nderit dhe i eshte pergjigjur shume pyetjeve te bera nga studentet. Ish-trajneri i Italise kampione e botes tregon eksperiencen e tij te fundit, triumfin ne Gjermani, ne finalen e Berlinit: "Nje moment magjik, por ai moment me kujton edhe pankinen time te fundit. Nuk eshte e veshtire te qendrosh larg futbollit, pushimet jane te domosdoshme dhe te bejne mire, sidomos psikologjikisht.

    Lipi i pergjigjet nje pyetje te nje studenti: "Cfare i tha Materaci Zidanit? Me mire te mos e perserisim, por behet fjale per nje ofendim ndaj motres se tij. Fraza e Materacit mund te kete qene e rende, por qe nuk e justifikon nje reagim te tille. Zidan eshte nje person fantastik, ka marre shume duartrokitje dhe eshte me te vertete nje kampion i madh", tha Lipi.

    Italiani shpjegon se si mund te ndertohet nje skuader triumfuese: "Nuk mjaftojne shpirti i sakrifices dhe bashkimi i skuadres. Ne Gjermani i kerkova lojtareve te mi qe te jepnin maksimumin ne cdo ndeshje dhe qe te kishin nje perqendrim maksimal. Ne ishim gjithashtu ne nje situate te veshtire psikologjike, por lojtaret reaguan shume mire", tha italiani. Shpjegimi i fundit eshte per Serine A aktuale: "Seria A pa kualitete? Nuk eshte e vertete, mungon vetem Juventusi. Mund te them se eshte nje kampionat i cuditshem, ndryshe nga te tjeret. Penalizimet kane ndikuar shume tek Milani, Lacio dhe Fiorentina. Pa penalizime, Empoli, i cili po ben nje kampionat te shkelqyer, nuk do te renditej ne vendin e katert apo te peste", perfundoi Marcelo Lipi.

  2. #442
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    UEFA, "e krimbur" ne para

    26 Janar UEFA e mbylli sezonin 2005-06 me me shume se 32 milion euro perfitime neto, kryesisht te krijuara nga Champions League. UEFA beri te njohur gjendjen e saj financiare ne Kongresin e nisur mbreme, ku konfirmoi perfitime prej 32,4 milion eurosh dhe nje xhiro totale prej me shume se 700 milion eurosh. 123 milion euro jane investuar nga UEFA ne projektet e saj per Federatat e vogla. Burimi kryesor i perfitimeve, me 481 milion euro ishin te ardhurat nga shitja e te drejtave televizive, ndersa 116 milion u grumbulluan nga sponsoret.

    "Libri i Arte" i presidenteve

    Ebe Shvartz (Danimarke) 1954 62

    Gustav Viderkehr (Zvicer) 1962 72

    Sandor Barcs (Hungari) 1972 73

    Artemio Franki (Itali) 1973 83

    Zhak Zhorzh (France) 1983 90

    Lenart Johanson (Suedi) 1990 2007

  3. #443
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Blater rikonfirmon: Mbeshtes Platinine!

    26 Janar Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, rikujtoi dje, disa ore perpara mbajtjes se zgjedhjeve per presidencen e UEFA-s, simpatine e tij per kandidaturen e Mishel Platinise. "Shefi" i plotfuqishem i futbollit boteror nuk ka ndryshuar asgje nnga tonet e 12 janarit, kur ne nje gazete zvicerane pranoi per here te pare publikisht simpatine e tij per kandidatin francez. Vetem se kesaj radhe, Blater e beri kete gje vetem disa metra perballe Johansonit, ne fjalen e tij pershendetese per hapjen e punimeve te Kongresit te 31-te te UEFA-s, mbreme. "Ju keni nje ndikim percaktues ne drejtimin e Organizmit qe une drejtoj", deklaroi Blater, duke iu drejtuar te gjithe te pranishmeve ne salle, funksionare te UEFA-s ose presidente te Federatave kombetare europiane. "Prandaj, ne radhe te pare u kerkoj qe te keni parasysh interesat e ligjshme. Te dy kandidatet ne gare, Lenart Johanson dhe Mishel Platini jane dy njerez te denje per kete detyre kaq te rendesishme. Si president i FIFA-s jam i detyruar qe te jem i paanshem dhe qe te bashkepunoj me cilindo qe do te zgjidhet president i ardhshem, por ne te njejten kohe kam pranuar simpatine time personale per njeriun me te cilin kam bashkepunuar qe prej 1998-s, Mishel Platinine".

  4. #444
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Europa, sot zgjedh fatin e saj!


    26 Janar Me Johansonin dhe Platinine te bindur per fitoren e tyre, mbetet per te vendosur midis "konservimit te vijes aktuale" dhe nje "krusi te ri"

    Ne prag te zgjedhjes se presidentit te ri te UEFA-s, sot ne Dyseldorf, ne Kongresin qe nisi punimet e tij diten e djeshme, Lenart Johanson dhe Mishel Platini, dy kandidatet e vetem per kete detyre mendojne te dy qe mund te fitojne. Tre here fituesi i Topit te Arte ne karrieren e tij si futbollist, Platini, eshte i bindur qe mund te rrezoje nga "froni" 77-vjecarin Johanson, president i ketij organizmi qe prej vitit 1990. Suedezi, qe gezon mbeshtetjen e Federatave te medha si Spanja dhe Gjermania mendon qe do te kete ne favor voten e 36 Federatave, edhe pse pranon qe ne momentin e hedhjes se votes mund te ndodhe gjithcka. Francezi 51-vjecar, nga ana e tij beson ne voten e shumices se Federatave te vogla, keshtu qe rezultati perfundimtar rrezikon te jete teper i ngushte. Platini, qe gezon mbeshtetjen e Sep Blaterit, presidentit te FIFA-s, kembengul ne nevojen e nje shperndarje me te mire te te ardhurave te UEFA-s dhe ne krijimin e nje karte te perbashket te futbolli kontinental, qe do te sherbente si nje pakt i perbashket midis te gjitha paleve te perfshira ne futboll. Kjo marreveshje synon te gjeje edhe nje marreveshje te kenaqshme per pretendimet e ngritura nga klubet, qe kerkojne demshperblim financiar nga ana e Federatave, kur futbollistet e tyre demtohen ne ndeshjet me kombetaret. "Duhet qe te gjithe te bashkohen dhe te gjejne nje zgjidhje. Kjo eshte ajo qe une kuptoj me karten e futbollit europian", shpjegoi Platini per "AP"-ne.

    Tre here fituesi i Topit te Arte, ndryshe nga Johanson, qe eshte shprehur ne favor te mbrojtjes se formatit aktual te Champions League beson edhe ne nevojen e reduktimit ne tre te perfaqesueseve te kampionateve kryesore te kontinentit ne Champions, ne menyre qe te krijohet me teper hapesire per perfaqesimin e me te vegjelve. "Une besoj qe ashtu si sot, futbollistet duhet te vazhdojne te jene te detyruar te luajne me kombetaret e tyre dhe jam kunder demshperblimit te klubeve nga ana e Federatave, por mendoj qe mund te gjendet nje gjuhe e perbashket me nje shperndarje me te gjere te te ardhurave qe krijojne kompeticionet e medha nderkombetare". Antar i Komitetit ekzekutiv te UEFA-s dhe FIFA-s, Platini zoteron nje pervoje te mjaftueshme dhe moshen e duhur, per te kundershtuar Johansonin. Gjithsesi, presidenti ne fuqi mund te mbeshtetet ne sukseset qe ka arritur UEFA gjate drejtimit te tij, te cilat nuk kane qene te pakta. "Perse duhet te ndryshojme Champions League, nje pervoje reale suksesi?", pyet Johanson. Kush ka te drejte? Kete do ta mesojme sot...

    Kronologjia e fushates zgjedhore per "fronin" e kontinentit

    Momentet me te rendesishem dhe kuptimplote ne rend kronologjik, qe prej prezantimit te kandidatures se Platinise, 19 muaj me pare

    15 mars 2005. Mishel Platini paraqet kandidaturen e tij per presidencen e UEFA-s, duke thene: "Dua ta mbroj lojen dhe te pengoj qe biznesi te "mbyse" futbollin".

    16 mars 2005. Bekenbauer, president i Komitetit Organizues te Gjermani 2006 pranon ne "Bild" se do te mendoje seriozisht te konkurroje per UEFA-n, nese Johansoni nuk kandidon.

    21 prill 2005. Kongresi i UEFA-s, ne Tallin shtyn ne janar zgjedhjet e planifikuara fillimisht ne fund te 2006-s, per te shmangur perplasjen me zgjedhjet e FIFA-s.

    8 janar 2006. Lenart Johanson deklaron ne nje reviste greke, per here te pare, se nuk mendonte te rikandidonte per nje mandat te ri ne krye te UEFA-s, per shkak te moshes se shkuar.

    11 qershor 2006. Lenart Johanson ndryshon "kurs" dhe deklaron ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA-s qe do te hyje ne gare per nje mandat te peste.

    27 qershor 2006. Franc Bekenbauer lajmeron ne nje te perditshme gjermane qe nuk ka ndermend te garoje per "fronin" e UEFA-s dhe shpall publikisht mbeshtetjen e tij per kandidauren e Johansonit.

    21 shtator 2006. Platini paraqet programin e ti me pese pika. 1. "Bashkimi i familjes europiane te futbollit". 2. "Zgjerimi i kompetencave te drejtuesve te zgjedhur, kryesisht presidenteve te Federatave". 3. "Forcimi i solidaritetit dhe bashkepunimi midis Federatave antare". 4. "Berja e mundur e njohjes ligjore te vecanerise se futbollit, nga ana e Bashkimit Europian". 5. "Sigurimi i te ardhmes se kompeticioneve ekzistuese dhe zhvillimi i te gjitha praktiukave te futbollit".

    19 tetor 2006. Johanson shpall programin e tij, te mbeshtetur ne "konservimin e vlerave" dhe te afte per te siguruar vazhdimesine e stabilitetin.

    21 tetor 2006. Platini shpall qe synon te reduktoje nga kater ne tre perfaqesueset e futbollit anglez, italian dhe spanjoll ne Champions League, ne rast se zgjidhet president i UEFA-s.

    14 dhjetor 2006. Kater zevendespresidenta te UEFA-s dhe presidente te Federatave perkatese, turku Erzik, norvegjezi Omdal, spanjolli Vijar, anglezi Tompson, se bashku me presidentin e Federates Holandeze, Sprengers shprehen ne favor te kandidatures se Lenartit.

    2 janar 2007. Presidenti i Federates Gjermane te Futbollit (DFB), Teo Zvanziger shpall qe do te mbeshtese kandidaturen e Johansonit, per detyren e presidentit te UEFA-s.

    10 janar 2007. FIFPro, sindikata nderkombetare e futbollisteve shprehet ne favor te Mishel Platinise, ndersa e cileson Johansonin si nje "figure te se shkuares".

    12 janar 2007. Presidenti i FIFA-s, Josef Blater hedh nje hap perpara gjate nje interviste, duke pranuar publikisht "simpatine" e tij per legjenden e futbollit francez.

    13 janar 2007. Federata Daneze e Futbollit (DBU) "dezerton" nga grupi i mbeshtetesve te suedezit dhe shpall mbeshtetjen per kandidaturen e Mishel Platinise.

    15 janar 2007. Lenart Johanson kundersulmon ne shtyp presidentin e FIFA-s, Sep Blater, duke e cilesuar si aspak profesional qendrimin e njeanshem te tij, por shprehet i bindur qe dicka e tille nuk do te ndikoje ne shanset e tij per t'u rizgjedhur.

    19 janar 2007. Per here te pare ne fushate, Platini i pergjigjet ne largesi sulmeve te Johansonit, duke e cilesuar si te padrejte dhenien e konferencave per shtyp nga selia e UEFA-s, vetem nje jave perpara zgjedhjeve per presidencen e saj.

  5. #445
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Rud fton Kristianon ne “Bernabeu”

    26 Janar Ish sulmuesi i Mancesterit i ben thirrje yllit te “Djajve” qe te pranoje oferten e Realit te Madridit, nese do te kete nje te tille

    Rud van Nistelroi, sulmuesi holandez i Realit te Madridit, u shpreh se do t’i pelqente shume qe mesfushori portugez i Mancester Junaidit, Kristiano Ronaldo te “zbarkonte” ne Madrid. Holandezi deshiron te ritakohet me Kristiano Ronaldon tek Reali i Madridit. Te dy bashke formonin nje cift te sukseshem tek Mancester Junaidit. Edhe pse kane patur nje zenke gjate nje seance stervitore te skuadres angleze, sezonin e shkuar, Van Nistelroi kembengul qe Ronaldo eshte lojtari perfekt per Realin e Madriidit. “Eshte nje lojtar fantastik. Po zhvillon sezonin e tij me te mire tek Mancesteri. Po shenon shume gola dhe gjithashtu po zhvillon lojra spektakolare. Eshte shume i ri, por ka shume pervoje pasi ka marre pjese ne Boteror, ne Europian, ne Champions League dhe ne kompeticionet angleze. Eshte shume i fuqishem dhe ka nje teknike p`r t’u admiruar. Per mendimin tim ka gjithcka dhe eshte lojtari i duhur per Realin e Madridit”.

    Per Van Nistelroin, incidenti i krijuar me Kristianon Ronaldon, ishte dicka e ekzegjeruar nga shtypi anglez. “Ishte dicka e ekzagjeruar nga shtypi anglez. Megjithate mund te them se gjithcka eshte harruar”, tha madrileni. Van Nistelroi deklaroi se mesfushori portugez do te jete i mirepritur ne skuadren madrilene, edhe pse me pas shtoi se do te jete shume e veshtire qe Ronaldo te largohet nga “Old Tralford”. “Do te me pelqente qe te vinte ne Madrid, por kjo eshte nje ceshtje qe duhet diskutuar nepermjet Realit te Madridit dhe Mancester Junaidit. Lojtaret e mire jane gjithmone te mirepritur. Kristiano eshte nje lojtar i ri dhe nje nga te preferuarit e Aleks Fergusonit dhe per kete mendoj se do te jete shume e veshtire te largohet”, shtoi holandezi. I pyetur se kush mund ta fitoje titullin kampion ne Spanje, holandezi u shpreh: “Eshte shume e veshtire sepse kampionati eshte i gjate dhe faza e dyte nuk ka filluar ende. Mendoj se pese skuadrat qe renditen te parat, kane shanse te barabarta per te fituar titullin kampion”.

  6. #446
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Dinjo: Nje moment i veshtire!

    26 Janar “Jemi te paret, por tani nuk ma vend per gabime. Kur skuadra nuk eshte mire, as une nuk mund te jem i lumtur”

    Lojtaret e Barcelones u shprehen te pakenaqur me barazimin e arritur 1 1 kunder Betisit, por kjo pike e marre i ngjit katalanasit te vetem ne krye te klasifikimit, me nje pike te shkeputur nga Sevilja dhe Reali i Madridit. Ronaldinjo pranoi se skuadra eshte ne nje moment te veshtire. Ylli brazilian beri autokritike, kur deklaroi: “Kur skuadra nuk eshte mire, atehere edhe une nuk jam i lumtur. Duhet te punojme me shume per t’u permiresuar. Mendoj se te dielen do t` jem ne nje forme te mire dhe jam i bindur per kete. Tani nuk mund te humbasim me shume pike, por kemi kohe per t’u kthyer ne nivelin tone me te mire”, tha ylli i Barcelones. Per sa i perket gjendjes se tiij jo te mire, Dinjo shtoi: “Kjo eshte ndeshja ime e trete ne te cilen nuk kam dhene me te miren time. Njerezit nuk jane te kenaqur sepse e dine qe mund te japim me shume si skuader dhe jane mesuar te na shohin ne nivele te larta. Kur nuk je ne lartesine e duhur, atehere eshte logjike qe njerezit te jene te pakenaqur”, tha braziliani. Edhe mbrojtesi Oleger u shpreh i pakenaqur dhe sipas tij kjo situate vjen nga mungesa e perqendrimit. “Na mungon perqendrimi. Nuk u treguam shume te kujdesshem dhe me pas na u desh shume per te permbysur rezultatin. Qe te luajme mire duhet te kemi shume besim. Ne qofte se nuk arrijme te fitojme, atehere eshte shume e veshtire qe te jemi ne 100% te formes tone”, tha Oleger.

    Ndersa kapiteni i Barcelones, Karles Pujol, u shpreh shume optimist: “Kemi treguar ambicje dhe deshire per te fituar. E kerkuam fitoren dhe ne pjesen e dyte ishim edhe me shume agresive dhe rrezikuam shume porten e kundershtarit. Ndoshta nuk jemi ne nje gjendje te mire, por jam i bindur qe reagimi do te jete i menjehershem. Ka nje ndryshim shume te madh me Barcelonen e pjeses se pare me ate te pjeses se dyte. Duhet te luajme mire qe nga minuta e pare dhe te mos presim qe te na shenojne gol dhe ne te reagojme”, tha Pujol. Ndersa portieri Viktor Valdes, deklaroi se goli i shenuar nga skuadra e Betisit, ishte i parregullt sepse me pare lojtaret e Betisit kishin shkaktuar faull ne dem te Olegerit: “Fola me Olegerin dhe ma konfirmoi nje gje te tille. Ne pjesen e pare skuadra e Betisit luajti shume mire, ndersa pjesa e dyte ishte e gjitha jona. Betisi e kontrolloi shume mire ndeshjen dhe qe ne minutat e para ushtroi presion mbi ne. Ne pjesen e dyte e ulen ritmin e tyre, ndersa ne arritem te reagonim dhe te barazonim shume shpejt rezultatin. Mund te kishim fituar, sepse e rrezikuam shume here porten kundershtare”, tha Valdes. Ndersa mesfushori Andres Iniesta deklaroi: “Pjesa e dyte ishte totalisht ne zoterimin tone, ndersa ne pjesen e pare Betisi ishte me mire fizikisht. Arritem te barazonim rezultatin dhe besoj se gjerat do te shkojne ne rrugen e duhur per ne”.

  7. #447
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Rajkard: Jepini kohe Ronaldinjos!


    26 Janar Frenk Rajkard, trajneri i Barcelones u mundua te mos dramatizonte

    situaten e krijuan ne kampin katalanas, pas barazimit zhgenjyes ne ndeshjen e prapambetur, ne fushen e Betisit (1 1). Trajneri holandez deklaroi: “Skuadra eshte permiresuar si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht. Beri nje sforcim te madh dhe arriti te barazonte rezultatin”. Per Rajkardin, skuadra e tij reagoi shume mire ne pjesen e dyte: “Ne pjesen e dyte luajtem per 45 minuta ne gjysmefushen e kundershtarit dhe kjo do te thote se skuadra arriti te reagonte”. As 43 topat e humbur ne pjesen e pare nga lojtaret e Barcelones, nuk e shqetesojne Rajkardin. “Kjo do te thote se skuadra ishte e organizuar mire sepse edhe duke humbur topin, kundershtaret nuk na rrezikuan”, tha trajneri i Barces. I pyetur per gjendjen e Ronaldinjos, trajneri holandez kerkoi pak durim per yllin brazilian. “Eshte ceshtje kohe, por Ronaldinjo do te dije te ngjitet ne nivelin me te mire. Po tregon mendesi te mire dhe po ben te pamunduren per te ndihmuar skuadren, por gjerat nuk po i ecin ne rrugen e duhur”. Per sa i perket barazimit kunder Betisit, Rajkard tha: “Nuk ishte ajo qe prisja dhe nuk jam i kenaqur me barazimin. Rezultati ishte i drejte sepse edhe skuadra e Betisit luajti mire. Skuadres i mungon akoma dicka dhe jam i bindur qe ne ndeshjet e ardhshme do ta gjejme me shpesh golin”.

    I pyetur per momentin jo te mire qe po kalon sulmuesi islandez, Eidur Gudjonsen, Rajkard theksoi: “Une gjithmone flas per te gjithe skuadren dhe ajo qe me pelqen mua eshte qe skuadra te shenoje me shume gola dhe te krijoje me shume raste”. Holandezi gjithashtu pergezoi lojen e zhvilluar nga skuadra e Betisit dhe foli per veshtiresite qe ndeshin skuadrat e medha kur luajne ne stadiumin “Ruiz de Lopera”: “Betisi eshte nje skuader qe ka nje tifozeri te zjarrte dhe luan shume mire futboll. Eshte shume e veshtire te fitosh ne shtepine e tyre, sepse motivohen shume perpara tifozerise. Jam i sigurte se do te ngrihen ne shkallet e renditjes, ne pjesen e mbetur te sezonit”, perfundoi Frenk Rajkard.

  8. #448
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bekenbaur: Na duhet nje Sholl i ri!

    26 Janar Pas largimit te Balakut e Daislerit, te Salihamidxhicit ne vere dhe shitjes se mundshme te Hergrivsit, Bajerni eshte vene ne “ndjekje” te mesfushoreve

    Edhe para takimit te pare te fazes se dyte, drejtuesi i pergjithshem i Bajernit te Mynihut, Karl Hainc Rumenige ka ushtruar presion tek lojtaret e skuadres, te cileve i’u ka kerkuar te japin maksimumin. “Te gjithe e dine se ne fazen e pare, te rralle kane qene ata qe dhane 100% te potencialit te tyre”, ka thene Rumenige ne nje interviste per “Abendzeitung”. “Por, kete gje ata duhet ta bejne tani nese duan t’i permbushin qellimet qe kemi vene”, shtoi ai, duke lene te kuptohet se per te rritur cilesine e lojes, nuk eshte e nevojshme ardhja e futbollisteve te rinj, por perqendrimi i lart- i formacionit aktual. Presidenti i Bajernit, Franc Bekenbauer, kerkoi blerjen e nje organizatori te ri per sezonin e ardhshem, por Rumenige nuk e mbeshtet kete kerkese te “Kaiserit”. Sipas Rumeniges, jo vetem Bastian Shvainshatiger apo Lukas Podolski duhet te japin maksimumin, por te gjithe pjesemarresit e tjere ne Boterorin e vitit te kaluar. Ai eshte i bindur se kampionia ne fuqi, pas pushimeve dimerore do te prezantohet me mire. Bekenbauer, nga ana e tij thekson: “Une mendoj se ne mesfushe duhet bere ndonje ndryshim”. Pas largimit te Mikael Balakut tek Celsi si dhe pas largimit te parakohshem te Sebastian Daislerit, skuadra kampione gjermane ka pesuar dy ndryshime themelore. “Do te ishte mire nese do te mberrinte nje mesfushor i ri cilesor”, eshte shprehur perseri Bekenbauer. Por, gjithashtu e rendesishme per “Kaiserin” eshte angazhimi i nje “koke krijuese” per ndertimin e lojes. “Nje lojtar te kalibrit si Deko, Diego apo Mesi i mungon lojes tone. Ose, e thene ndryshe, nje Mehmet Sholl i ri”, pohoi ai. Sipas presidentit te Bajernit, ne sulm dhe ne mbrojtje, skuadra e tij nuk ka nevoje per nderhurje. “Per keto pozicione ne kemi mjaft lojtare”, eshte shprehur ai. Pas ikjes se Balakut dhe mbylljes se karrieres se Daislerit, ne vere Bajernit do t’i largohet edhe Hasan Salihamidcic, i cili do te luaje tek Juventusi. Ndersa klubi anglez, Mancester Junaited nuk ka rreshtur se kerkuari blerjen e Ouen Hergrivsit. Per ceshtjen e tij, Bajerni i ka “zbutur” pergjigjet, cka mund te coje edhe ne shitjen e lojtarit.

  9. #449
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Klose: Verderi, “nje ton” me gola!

    26 Janar “Nuk e di ne do te vazhdoj te luaj ketu sezonin e ardhshem, por per momentin mendoj vetem per titullin kampion. Me pak fat, tani do te ishim ne Champions, por edhe Kupa UEFA eshte nje objektiv i rendesishem”

    Ne nje interviste per “sport1.de”, Miroslav Klose, golashenuesi me i mire i Boterorit dhe i sezonit te kaluar, ka folur per shanset e Verder Bremen ne garen per titullin kampion dhe per te ardhmen e skuadres perfaqesuese.

    Ne miqesoret e fundit te Verderit ju nuk u aktivizuat per te mos rrezikuar ndonje demtim. Si eshte situata juaj, a do te mund te luani kunder Hanoverit te dielen?

    Ne radhe te pare me vjen mire do te luajme te dielen, keshtu do te kemi nje dite me shume per te pushuar. Sa per gjendjen time, jam ne rrugen e duhur dhe besoj se do te luaj. Nuk ka asgje per t’u shqetesuar.

    Nuk dihet nese ju do te jeni ende nje lojtar i Verderit edhe per sezonin e ardhshem. Kur do ta merrni vendimin?

    Une dua te vendos sa me shpejt te jete e mundur, por per kete gje nuk kam vene asnje afat.

    Ne fillim te sezonit, u ndie mungesa e golave tuaj. Cfare do te beni per ta shmangur kete gje ne fillim te fazes se dyte?

    Eshte e vertete qe une atehere nuk shenova asnje gol ne disa ndeshje. Por, per mua ajo qe ka me shume rendesi eshte qe te ndihem ne forme nga ana fizike dhe ne ate periudhe nuk kam qene mire. Keshtu qe eshte logjike qe te mos isha ne gjendje te shenoja gola. Tani, pas pergatitjeve te mira, shpresoj qe fazen e dyte ta nis pa asnje demtim.

    Kapiteni juaj, Frank Bauman ka thene se Bremeni kete kampionaty te Bundesliges mund te shenoje edhe 100 gola. Per momentin mungojne 53...

    Mendoj se niveli i vene eshte shume i larte, por ne kemi nje skuader te tille e cila mund t’ia dale mbane. Por, edhe nese ne fund te sezonit do te kemi me pak se 100 gola dhe shpallemi kampione, nuk besoj se do te ankohet njeri.

    Sipas jush perse do te shpallet Verderi kampion?

    Sepse ne kemi nje formacion pa lojtare te demtuar seriozisht dhe sepse do te luajme po aq mire sa ne fazen e pare. Keshtu do te mund te sigurojme nje nga vendet e kreut te tabeles ne fund dhe po te kemi fat, do te shpallemi kampione.

    Pas fazes se pare keni luajtur me te gjitha skuadrat. Cila ju ka bere me shume pershtypje deri tani?

    Nuk e prisja qe Shtutgarti te luante aq mire. Ne ate takim nuk mora pjese sepse isha i demtuar, por pashe nje loje shume te mire prej tyre. Ata luajme futboll shume te mire dhe jo pa shkak jane ne vendin e katert

    Ne grupin me te forte ne Champions League, Verder Bremen do t’ia kishte dale mbane po te kishte me shume fat. Tani, sa te medha jane shanset per sukses ne Kupen UEFA?

    Ne do te perballemi me nje kundershtar te forte, Ajaksin e Amsterdamit. Qellimi yne eshte te qendrojme ne gare sa me gjate te jete e mundur dhe te luajme mire. Personalisht, do te isha shume i kenaqur nese do ta fitonim kete kompeticion.

    Kunder Celsit dhe Barcelones, skuadra juaj nuk i’a doli mbane. Cfare i mungon ende Verderit per t’u matur me skuadrat me te mira?

    Ne mundem Celsin ne shtepi dhe beme qe Barcelona te rrezikonte humbjen ne fushen e saj. Por, duhet te themi te verteten: ne Barcelone ne nuk dhame maksimumin tone. Qe nga numri 1 deri tek numri 11 i skuadres tone, asnjeri nuk ishte 100% ne fushe. Mua, loja e Barcelones nuk me beri shume pershtypje. Po te ishte e mundur, me ta do te luanim pa problem ne te njejtin kampionat, nuk besoj se na mungon dicka.

    Sa shpesh mendoni ju per Boterorin, per gjysmefinalen e humbur kunder Italise?

    Futbolli “jeton” me ritme te shpejta. Megjithate, ka momente ne te cilat mendimet kthehen perseri tek Boterori. Por, une prej tij kujtoj vetem gjerat pozitive, si per shembull ndeshjen kunder Suedise ose bashkepunimin e pabesueshem brenda per brenda skuadres. Kete perpiqem ta ruaj ne kujtese, jo ndeshjen e humbur.

    Skuadra perfaqesuese gjermane eshte prezantuar shume mire edhe ne takimet pas Boterorit. Si eshte entuziazmi brenda skuadres?

    Normal, pra ne te gjithe jemi te nderuar sa here qe luajme me skuadren tone perfaqesuese. Nepermjet Jyrgen Klinsmanit, ne futbollin gjerman ka ardhur nje ere e re, sepse ai perdori metoda qe me pare shiheshin me dyshim nga te gjithe. Edhe ne lojtaret e kuptuam se keshtu funksionn me mire.

    Dhe si do te jete e ardhmja e perfaqesueses?

    Une shpresoj te vazhdojme me te njejtat ritme dhe qe secili nga ne ta shtoje besimin tek vetja e tek skuadra. Nuk e di se si do te prezantohet skuadra jone kete vit, por jam i sigurt se euforine qe kemi do ta ruajme deri ne Euro 2008.

    Ne Bundeslige kete fundjave nis faza e dyte, cilat jane parashikimet tuaja per tre ndeshjet e para?

    Nje fillim i mire e i suksesshem eshte shume i rendesishem.

    Cfare do te thote kjo konkretisht?

    Shume e thjeshte: duam tre fitore.

  10. #450
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Venger: Baptista, sekreti yne!

    26 Janar "Me paraqitjet e tij te shkelqyera, bashkuar me mungesen e disa futbollisteve kryesore, Hulio do te luaje nje rol kyc per ne ne ndeshjet e ardhshme"

    Trajneri i Arsenalit ishte i entuziasmuar nga fitorja e tyre 6-3 ne Liverpul, ku Baptista shenoi kater here. 25-vjecari i dhuroi nje tjeter gezim trajnerit te tij te merkuren, kur shenoi dy gola per te barazuar 2-2 me Totenhamin, ne Kupen e Liges. Baptista, i cili erdhi ne vere ne klub, ne forme borxhi nga Reali i Madridit, ishte percaktues per topcinjte ndaj skuadres se drejtuar nga trajneri Jol. Me dy golat e tij, "Bisha" i dha te drejte Arsenali qe te vazhdoje kerkoje nje vend ne finalen e Kupes se Liges, perballe Celsit. "Hulio Baptista ka treguar serish se eshte nje lojtar shume i mire", tha Venger. "Ai eshte shume i forte menderisht. Shenoi dy golat per ne dhe eshte e sigurt qe do te luaje me shume ne javet qe do te vijne. Ne kemi humbur Van Persin dhe edhe Hlebin, pra sigurisht ai eshte ne mendjen time dhe do te luaje me shume se cmund te mendoni. Baptista ka pak nga te gjitha. Atij iu deshen 4-5 muaj per t'u pershtatur, por asnjehere nuk u dorezua. Hulios i pelqen atmosfera brenda skuadres. Eshte nje loje ndryshe nga Spanja, por ai ka nje mendje dhe fizik te forte per t'u pershtatur. Ne pjesen e pare ne dukeshim si te mjere, por serish shpresonim qe te shenonim, ndersa ne pjesen e dyte atmosfera u ndez. Ne treguam se ishim nje skuader cilesore, por gjithashtu dhe me nje zemer te madhe".

    Pas ndeshjes, trajneri i Totenhamit, Martin Jol shtoi se: "Te gjithe ata qe na shikojne e dine shume mire qe ne jemi sigurisht me mire se me pare, por do te mundohemi dhe me shume sepse tani kemi ndeshje te rendesishme. Perballe Arsenali zhvilluam nje ndeshje te mire, por ne pjesen e dyte e ulem ritmin dhe kjo ne kushtoi pesimin e dy golave. Me vjen keq per futbollistet, te cilet u perpoqen te benin me te miren e tyre ne fushe, por njekohesisht, kjo ndeshje duhet t'u sherbeje si nje mesim, ne menyre qe te kuptojne se eshte e rendesishme te ruajne perqendrimin deri ne minuten e fundit. Ky rezultat nuk eshte i mire per ne, por asgje nuk ka perfunduar dhe jam i bindur qe nese do te luajme ashtu sic dime ne "Emirates", atehere do te kemi shanset tona per t'u kualifikuar ne finale dhe synuar nje trofe qe na mungon prej kohesh".

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •