Close
Faqja 38 prej 311 FillimFillim ... 2836373839404888138 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 3101
  1. #371
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Morati: Manco, pjese e familjes!

    22 Janar "Edhe pse thuhen gjera te ndryshme, Roberto ka firmosur dhe do te qendroje gjate me ne, ne drejtimin e skuadres. Gjithcka eshte zgjidhur"

    Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur ne lidhje me rinovimin e kontrates se trajnerit Mancini: "Shpresoj qe dyshimi te kete kaluar nga ana e te gjitheve dhe te mos kete me polemika ne lidhje me kontraten e Mancinit. Ne duam qe Roberto te qendroje sa me gjate ne kete skuader, sepse ai eshte pjese e familjes". Duket sikur gjithcka, tashme, shkon mire ne shtepine zikalter. Padroni zikalter, ne nje interviste te dhene per Sky, u shpreh: "Ne lidhje me kontraten e Mancinit mund te them qe nuk do te kete me probleme. Roberto eshte mese i qete dhe mendoj se edhe e gjithe skuadra te jete keshtu. Jemi gjendur mire ne te shkuaren, ne te tashmen dhe jemi te bindur se do te gjendemi mire ne te ardhmen. Problemet jane te tjera". Ne vazhdim, Morati u ndal te Figo: "Figo eshte nje lojtar i madh, te cilin une e kam shume perzemer. Me vjen keq qe po vuan ne pankine, vetem sepse nuk gjen vend". Ne fund, Morati ka folur edhe per Ronaldon, duke komentuar mundesine qe braziliani te kaloje te Milani: "Eshte dicka e stonuar per shume arsye. Nje nder keto eshte raporti i vecante i Interit me Ronaldon. Por, kjo nuk do te thote se eshte dicka e shemtuar. Ai eshte i lire qe te vendose sipas deshires dhe nuk do te jem une ai qe do ta ndaloj. Keshilla ime per te eshte qe te mos beje kete marrezi, sepse do te prishte perfundimisht raportet e mira me Interin dhe tifozet. Ndaj, nuk mund te them se jam i lumtur per kete qe po ndodh. Keshtu, Roni po i jep fund marredhenieve te tij me ambjentin zikalter. I uroj te gjithe te mirat".

  2. #372
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    JuvEntus “therret” Xherardin per A ne

    Sipas gazetes angleze “News of the World”, klubi bardhezi ofron 45 milion euro per te blere mesfushorin e Liverpulit dhe per t’u kthyer si protagoniste ne elite

    Mund te jete Stiven Xherard “celsi” i Juventusit, per te bindur Del Pieron me shoke per te qendruar me bardhezinjte dhe per te hapur ciklin e ri. Natyrisht, per mesfushorin anglez eshte folur gjithmone ne Torino, por kete here, mund te jete momenti i duhur per kalimin e lojtarit te Liverpulit ne Itali. Pra, nje tjeter “gjigant” per te ndertuar nje superekip, qe do te ishte protagonist per luften per titull. Duhet mundur konkurrenca zikalter dhe ajo kuqezi dhe kjo nuk mund te behet me Paladinon apo De Celjen. Strategjia per te mberritur te mesfushori i Liverpulit duket se eshte mese e qarte ne mendjen e klubit bardhezi. Nje investim i madh, por per nje lojtar te madh, qe do te garantonte nje hap shume te madh cilesor ne skuadren e Deshampit. Sipas gazetes angleze “News of the World”, drejtuesit bardhezi, Alesio Seko, kane ofruar 45 milion euro per lojtarin ne fjale. Liverpuli eshte duke vleresuar kete oferte. Nderkohe, per “Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv bardhezi ka thene ne lidhje me kete tratative te mundshme: “Xherard eshte nje lojtar i madh ha detto E per noi e un sogno gia da molto tempo”. Nderkohe, Xherard ka refuzuar oferten e Celsit, qe eshte treguar gjithmone i gatshem qe te trajtoje me klubin e Liverpulit.
    I will always remember the girl next door .........!

  3. #373
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Del Piero: Faleminderit te gjitheve

    Alesandro del Piero ka falenderuar Juventusin per vleresimin qe i eshte bere te shtunen: “E bukur dhe emocionuese, keshtu mund te pershkruhet iniciativa e Juventusit dhe FIAT it per te festuar ndeshjen time ne 500 te me fanellen bardhezi, nje falenderim te vecante per Koboli Xhiljin dhe Di Meon ka thene Del Piero I bukur edhe publiku, ngrohtesia, parrullat dhe targa qe me dhuruan tifozet e skuadres, te cilet me kujtuan, edhe pse nuk ishte nevoja, qe edhe fale tyre kam arritur ne kete shifer kaq te rendesishme. Faleminderit te gjitheve”. Me pas, Aleksi eshte ndalur te fitorja ndaj Barit: “Ishte nje ndeshje e bukur, e imja dhe ajo e skuadres. Ne fillim u befasuam nga goli i barit, por ditem te reagonim dhe te permbysnim rezultatin duke krijuar sa me shume raste dhe duk i shfrtyezuar ato”.
    Arsenal champion

  4. #374
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Morati: S’na ka ndihmuar njeri!

    “Po punojme per te siguruar sa me shpejt suksesin. Fatmiresisht gjerat po shkojne mire, por deri tani nuk kemi fituar asgje. Ne te vertete eshte shume e veshtire te fitojme te treja kompeticionet”
    Presidenti i Interit, Masimo Morati, u pergjigj pyetjeve te disa gazetareve pas ndeshje kunder Fiorentines ne “San Siro”, e cila u fitua 3 1 nga skuadra zikalter. Pronari i Interit u shpreh shume i kenaqur per momentin qe po kalon skuadra e tij, sidomos pas fitores se 13 te radhazi ne kampionatin italian. Gjithashtu, Morati ka deklaruar se skuadra e tij ka ardhur me merite deri ketu dhe e nuk e kane ndihmuar aspak. Per sa i perket mundesise qe skuadra e Interit te fitoj te tre kompeticionet qe jane ne loje, Morati u deklaroi se do te jete shume e veshtire, por jo e pamundur.
    Zoti Morati, duke pare sukseset e Interit ne kampionat, a mund te mendoni edhe per ndonje triumf ne Champions League?
    Ka akoma edhe nje muaj per te menduar per Champions League. Do te vazhdojme te mendojme per kampionatin dhe per Kupen e Italise, qe gjithashtu jane tituj te rendesishem, me pas do te punojme per te bere dicka te mire edhe ne Europe.
    Po ne qofte se do te perballeshit me Milanin ne Champions League, cfare vlere do te kene piket avantazh qe keni ne kampionat?
    E para, nuk ka ndodhur akoma. E dyta, duhet te shohim se si do te jete gjendja e skuadrave. E treta, cdo kompeticion ka rendesine e tij. Nuk do te thote asgje te jesh i pari ne kampionat dhe te besh nje figure te keqe ne Champions League. Keshtu qe duhet te bejme nje pune te mire ne te dy kompeticionet ose do te jete fusha qe do te vendose.
    Te kthehemi tek aktualiteti. Sa polemika per nje fitore kunder Fiorentines. Ishte nje ndeshje e qete, por e kontestuar.
    Nuk i kuptoj aspak deklaratat e trajnerit dhe drejtorit teknik te Fiorentines. Ata e moren me me nervozizem. Sipas meje, gjyqtari nuk te jepte pershtypjen qe thane drejtuesit e Fiorentines.

    Tani eshte dikush qe flet per Interin qe e ndihmojne. C’mendoni?
    Nuk duhet te mendojme per kete. Nuk eshte aspak ndihme. Nuk me duket se po na ndihmojne, absolutisht jo.
    A ndiheni i bezdisur qe ju sulmojne, edhe pse gjerat po shkojne mire per ju?

    Ndoshta nje bezdisje te vogel e kemi.
    Rekordet qe po arrin skuadra juaj, a ju duket sikur Interi eshte ne gare me veten e tij?
    Jo, garen ne do ta vazhdojme me gjithe te tjeret, me Romen, qe eshte nje skuader e rendesishme. Me piket qe kemi avantazh, nuk mund te qendrojme te qete.
    Ne qofte se Ronaldo do te shkoj te Milanit, atehere do ta keni shume te veshtire ta pranoni?
    Jo, aspak, sepse nuk jane punet tona.

    Do te beni dicka qe te ndaloni kete transferim?
    Jo, absolutisht jo.

    13 fitore radhazi jane shume. A mendoni se Interi juaj mund te fitoje kete sezon te tre titujt qe jane ne loje?
    Nuk kemi fituar akoma asgje. Po punojme per te siguruar sa me shpejt suksesin. Fatmiresisht gjerat po shkojne mire, por deri tani nuk kemi fituar asgje. Ne te vertete eshte shume e veshtire te fitojme te treja kompeticionet.
    Si shpjegohet rikthimi ne nivele te larta te Adrianos? Tani duket se ka me shume besim ne vetvete. Ka besimin e te tjereve, por edhe pak besim ne vetvete. Ndihet me mire fizikisht dhe kjo e ndihmon qe te permiresohet edhe ne aspektet e tjera. Tani po sjell rezultate te mira, por te gjuthe po presin Adrianon e niveleve me te medha. Erdhi atehere kur se njihte njeri, kishte nje fizik te admirueshem, me pas pati nje krize ne nje periudhe dhe tani eshte kthyer ne nje lojtare te rendesishem per skuadren. Duke pare ate qe ka shfaqur ndeshjet e fundit, mund te them se mund te jap edhe me shume se kaq.

    Marko Materaci ka deklaruar se ne qofte se Interi nuk do ta fitoj kampionatin italian kete sezon, atehere do t’i “mbysi” shoket.
    Ka bere nje presion te vogel, por nje kercenim mund te ndikoj per mire.
    Materaci gjithashtu ka thene se Interi nuk ka nevoje per perforcime te tjera.
    Rrini qete, nuk ka pasur dhe nuk do te kete.

    Po ne qofte se ju vjen mundesia te bleni Antonio Kasanon ne muajin qershor, do ta blenit?
    Kam folur edhe me pare si per Kasanon ashtu edhe per Mesin. Kasano eshte pjese e atyre 10 000 lojtareve qe mund te jene interesante. Mund te them me siguri se nuk kemi nevoj per asnje lojtar tjeter dhe se aktualisht nuk jemi ne bisedime per te blere lojtare. Ne fund te sezonit do te bejme bilancin se si ka shkuar skuadra. Ne qofte se do te eci mire, atehere nuk kemi pse te bejme ndryshime. Aktualisht klima ne skuader eshte shume e mire dhe nuk kemi pse te ndryshojme asgje.

    A jeni i shqetesuar per mundesine qe mund t’ju perfshijne edhe ju ne skandalin e futbollit?
    Te shqetesuar jemi gjithmone, sidomos kur flitet per keto gjera, por mund te them se jo aq shume, sepse e di qe nuk kemi bere asgje kunder ligjit. Te gjithe jane te qete dhe nuk mendoj se ka ndonje gje per t’u shqetesuar.
    Pra nuk prisni ndonje ndeshkim?
    Jo, shpresoj qe jo.
    Arsenal champion

  5. #375
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Kapelo: Nje fitore teper e rendesishme!

    “Jam i kenaqur per kete sukses qe na ngre ne vendin e pare, por kampionati eshte ende shume i gjate dhe shume i veshtire per ne”

    Fabio Kapelo, trajneri i Realit te Madridit, u shpreh shume i kenaqur per fitoren 0 1 te skuadres se tij, kunder Majorkes, nje fitore qe e lejon ekipin madrilen te kryesoje kampionatin spanjoll me pike te barabarta me Barcelonen dhe Seviljen, edhe pse skuadra katalanase ka nje ndeshje me pak. “Skuadra fitoi me merite. Jemi te paret, edhe pse mund te them se kampionati eshte shume i gjate”, tha trajneri italian, i cili pergezoi te riun Migel Torres: “Nuk eshte e lehte te gjesh lojtare me kaq personalitet dhe cilesi si Torres. Ka aftesi shume te mira mbrojtese dhe nuk e humbet me lehtesi topin”, tha Kapelo. Sipas trajneri te Realit te Madridit, eshte shume e veshtire te shenosh gola ne kampionat. “Kemi krijuar shume raste per shenim, rreth pese raste, por arritem te shenonim vetem nje gol. Si shembull mund te marr ndeshjen Arsenal Mancester, ku ndeshja u vendos ne minutat e fundit”. I pyetur se pse vendosi te aktivizonte Migel Torresin ne vend te Raul Bravos, Kapelo tha: “Ne fillim fola me Raul Bravon, e pyeta se si ndihej dhe vete ai me tha qe ishte me mire qe te luante Torres, i cili eshte nje lojtare i rendesishem per skuadren tone”, perfundoi Kapelo.

    Rejes: Jemi ne nivelin ideal
    “Kemi vuajtur pak, por e rendesishme eshte qe fituam dhe qe jemi ne te njejten kuote pikesh me vendin e pare, sidomos duke ditur se Barcelona kishte fituar para nesh. Tani jemi ne nivelin ideal dhe mendoj se eshte me mire te stervitesh kur e di qe nuk ka me Kupa”.

    Helgera: Mungon dicka ne loje
    “E dinim qe do te ishte nje takim i veshtire, pasi Majorka eshte e rrezikshme ne shtepi. E rendesishme ishte itimi i tri pikeve, por them se na mungon ende dicka ne lojen tone. Nga viti ne vit eshte shume e veshtire te luash tek Reali, sepse ndodhin shume gjera”.

    Mijatovic: Treguam karakterin
    “Kampionati eshte shume i ekuilibruar ne keto momente dhe kishte shume vite qe nuk ndodhte nje sitiate e tille. Ishte nje fitore e rendesishme, pasi arritem te barazonim skuadrat kryesuese. Skuadra tregoi karakter, sidomos te rinjte, qe mund te permiresohen ende”.

    Higuain: Me Realin ne histori “Ishte nje fitore e rendesishme qe na lejon te jemi te paret ne kampionat bashke me Barcen e Seviljen. Kam ardhur ketu per te bere me te miren time dhe te hyj pjese ne historine e Realit. Futbolli ne Spanje eshte shume me i shpejte nga ai qe luhet ne Argjentine”.
    Arsenal champion

  6. #376
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Ronaldo: Do te iki nga Reali!

    Madrilenet duan te perfitojne patjeter dicka ndersa kuqezinjte, per ta joshur, i kane ofruar te njejten rroge, 6 milione euro ne vit, dhe te gjitha te drejtat e imazhit

    “Besoj se e ardhmja ime do te jete larg Madridit, sepse trajneri nuk me do”. Keto kane qene fjalet e Ronaldos, qe nga Parisi, ku ishte i ftuar ne sfilaten e modes se Valentinos. I pyetur nga gazetaret e shtumite se si do te shkonte e ardhmja e tij, braziliani ka folur hapur, edhe pse nuk ka konfirmuar asnje adrese te re pas largimit nga Reali. Ndersa atyre qe i kane bere te ditur se Berluskoni dhe Anceloti kane treguar se e vleresojne, Ronaldo u eshte pergjigjur: “Me behet qejfi qe njerezit me duan, eshte nje gezim i madh”. Ndersa per arsyet e pranise se tij ne Paris, i ulur ne krah te Alesia Fabianit (prezantueses italiane), Ronaldo tha: “Nuk isha grumbulluar nga klubi, keshtu qe rastesisht ja ku u gjinda”. Mbreme mendohej se do te mbyllej gjithcka, pasi ishte parashikuar te zhvillohej nje mbledhje mes Fabiano Farah, perfaqesuesit te tij, dhe drejtuesve te Realit, por asgje nuk eshte konfirmuar ende dhe kalimi i tij te Milani mbetet hipoteze, edhe pse ka mundesi te madhe te ndodhe. Megjithate, ne takimin e siperpermendur nuk ishte i pranishem asnje drejtues i klubit kuqezi, duke qene se ata kane perseritur disa here qe nuk jane te gatshem te paguajne asgje per marrjen e sulmuesit.

    Por “celesat” e levizjes i ka ne dore Ronaldo, i cili e ka vene klubin e tij aktual perballe faktit qe deshiron te largohet dhe nuk pranon asnje skuader tejter pervec Milanit, sepse nuk ka ndermend ta mbylle karrieren e tij qe ne moshen 30 vjecare, duke luajtur ne Arabi apo SHBA. Nga marreveshja e arritur me skuadren e Berluskonit, Fenomeni do te merrte nje kontrate 18 mujore me te njejen rroge (6 milione euro ne vit) qe merr te Reali aktualisht. Per me teper, braziliani do te kishte te gjitha te drejtat e imazhit te tij, te cilat momentalisht i ndan pergjysme me klubin madrilen. “Nje gje eshte e qarte ka thene drejtori sportiv i Realit, Predrag Mijatovic nuk mund te leme qe Ronaldo te largohet falas. Kemi marre disa oferta dhe po i analizojme. Braziliani eshte nje lojtar qe ka vuajtur shume vitet e fundit, nuk ka luajtur shume, por ne jemi perpjekur qe ta rikuperojme. Kete vere na erdhi nje oferte te cilen vendosem te mos e pranonim me bindjen se do ta shihnim ne forme shume shpejt. Por per fat te keq gjerat nuk shkuan ashtu si do te kishim dashur ne. Do te shohim se cfare do te ndodhe ne ditet e fundit te tregut”.



    Arsenal champion

  7. #377
    Milani: Ronaldo? Nuk ėshtė njė domosdoshmėri...



    "Ronaldo po rifiton formėn. E shoh ende me fanellėn e Realit". Nėse Kapelo kishte pėr qėllim qė ta ndėrlikonte edhe mė tej tratativėn pėr kalimin e Ronaldos te Milani, atėherė duhet thėnė se ia ka arritur me 100%. Zyrtarisht, tashmė dihet se Roni nuk bėnte pjesė nė listėn e futbollistėve tė Realit qė do tė pėrballeshin me Majorkėn tė dielėn me motivin e ... dėmtimit tė ri. Kapelo vazhdon me monologun e pabesueshėm tė tij: "Ka pasur probleme, por po i lė pas kurrizit". Nė tė vėrtetė, Ronaldo nuk ka asnjė problem, por nėse nuk stėrvitet, do tė shtojė nė peshė dhe me veēoritė e fizikut tė tij mjaftojnė edhe pak ditė pėr t'u rikthyer "El gordo trashaluqi", siē e thėrrasin shumica e tifozėve tė Realit. Pas disa momenteve, Kapelo e kupton se po flet vetėm pėr vete dhe shton, duke nėnkuptuar njė largim tė afėrt: "Pavarėsisht se pėr momentin ėshtė ende futbollist i Realit dhe mund tė mbėshtetemi tek ai. Kjo varet nga shumė gjėra". Fjalė si tė Sfinksit, deklarata tė pazbėrthyeshme qė tek e fundit e bėjmė edhe mė tė plotė konfuzionin aktual.
    Tė dielėn nė drekė, Predrag Mijatoviē dhe Franko Baldini, dy personazhet qė trajtojnė tregun e klubit, u takuan me disa drejtues dhe presidentin Ramon Kalderon, nė orvatjet e tyre pėr tė vendosur njė program stabiliteti qė do t'i shpinte "tė bardhėt" deri nė fundin e sezonit, pa trauma shtesė. Nė atė drekė pune mungoi Ernesto Bronzeti, njeriu i ngarkuar nga Milani pėr tė trajtuar afrimin e Ronaldos. Bronzeti ndodhej nė Romė, nė hotelin "Villa Pamphili" qė priste Milanin, nė pritje tė ndeshjes sė mbrėmjes kundėr Lacios. Fill pas ndeshjes, Bronzeti fluturoi nė Madrid, ku do t'ia kushtojė ēdo minutė dhe tė gjitha energjitė blerjes sė Ronit nga Milani. Situata bėhet edhe mė konfuze. Ronaldo akuzon Kalderonin se refuzoi njė ofertė 15 milionė euro nė verėn e shkuar, kur Milani pėrpiqej me tė gjitha mėnyrat tė bėnte njė blerje tė madhe pas largimit tė Shevės, qoftė edhe pėr tė qetėsuar tifozėt e tij tė shumtė, tė lėnduar dhe tė irrituar nga apatia e blerjeve, sidomos kur "armiqtė" e Interit sillnin nė Milanon zikaltėr Vieira, Ibrahimoviē dhe Krespo. Sa pėr Ronaldon, ai nuk ndjehet mė i Realit: Roni kėrkon edhe fitime tė prapambetura, (40 milionė euro) detyrime tė Realit ndaj tij, nė formėn e premtimeve tė ish presidentit Florentino Perez, ēka nė praktikė pėrkthehen me formėn e trysnisė sė pamaskuar pėr ta lėnė tė lirė pa kushte dhe menjėherė. Vėshtirėsitė vijnė lumė: Kalderoni, nė kthetrat e njė krize vetjake, pasi u kėrkoi ndjesė publike disa prej futbollistėve tė tij pėr deklaratat disi tė shtyra dhe tė papeshuara javėn e shkuar, tani kėrkon qė tė paktėn njė prej drejtuesve kryesorė tė Milanit tė ulet sė bashku me tė nė tryezėn e bisedimeve. Drejtuesit milanistė, mė shumė tė irrituar nga deklaratat dhe sulmet e parreshtura pėr tė joshur Kakanė, sipas tyre njė prej shkaqeve tė destabilizimit tė pėrkohshėm tė superyllit brazilian, ia ktheyn reston me tė njėjtėn monedhė: as qė bėhet fjalė (pėr mė tepėr, atyre nuk u pėlqen as prania e italianit Baldini, i konsideruar "armik" i kuqezinjve, madje i akuzuar si njė prej pėrgjegjėsve tė pėrfshirjes sė Milanit nė ndodhitė skandaloze tė para pak muajve nė futbollin italian). Milani, po kėshtu, mbetet i paepur nė qėndrimin e drejtpėrdrejtė lidhur me Ronaldon: "Nėse e lėnė tė lirė, na intereson, pėrndryshe..."
    Tė shtunėn, pas shumė kėmbėnguljeve Anēeloti komentoi saktė: "Ronaldo nuk ėshtė siklet apo barrė e tepėrt, sepse mbetet kampion i madh, por nuk ėshtė edhe domosdoshmėri te ne, pasi kemi tre sulmues cilėsorė". Vetėm Kalderoni mund ta zhbllokojė situatėn: brenda javės mund tė kėtė njė takim kokė mė kokė me Ronaldon, por presidenti ndjehet i pasigurt, siē i ndruhet reagimit popullor. Mė 27 janar mund tė ripėrsėriten zgjedhjet presidenciale, pas pikėpyetjeve tė lindura pėr mashtrime nė dėm tė kandidatit tjetėr, Vijar Mir. Kalderoni po pėrpiqet tė fitojė kohė, paēka se pėr tifozėt, lidhur me "ēėshtjen Ronaldo", nuk ka mė hije dyshimi. E pėrditshmja spanjolle, "Marca", ndėrmori njė sondazh me lexuesit e saj dhe 66.41 % e tyre u renditėn nė krah tė Kapelos. Kur bėhet fjalė pėr Ronaldon, nuk ka si tė mos joshet edhe "babai i tij shpirtėror", njėherė e njė kohė presidenti i Interit, Masimo Morati, pavarėshit se frenohet: "Por... nuk do tė pėrfshihem kurrė nė kėtė tratativė". Sigurisht, sado nostalgji tė ketė Morati, riardhja e Ronit te zikaltrit mund tė prishte njė lojė tė bukur qė tani po marshon me vela plot erė tė mbarė.

  8. #378
    i/e regjistruar Maska e titi.iforti 14
    Anėtarėsuar
    29-10-2006
    Postime
    357
    Vengeri: Futbollistėt e mi janė sikur luan

    - Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger nuk e ka fshehur gėzimin pėr karakterin qė tregoi skuadra e tij nė derbin e madh tė Ligės Premiere ndaj Manēester Junajtedit, ku Arsenali nė dhjetė minutat e fundit tė ndeshjes arriti ta shndėrrojė humbjen nė fitore. "Djajtė e kuq" kaluan nė epėrsi nė minutėn e 53-tė, me golin e Uejn Runit. Rezultatin e barazoi Van persi, nė minutėn e 83-tė, kurse fitoren skuadrės londineze ia solli, Tieri Anri, me golin e shėnuar nė minutėn e tretė tė lojės shtesė. "Fituam sepse assesi nuk dėshiruam tė dorėzohemi. E filluam ndeshjen tė nervozuar, kurse Manēesteri e filloi mjaft mirė, por isha i bindur se pas pjesės sė parė do ta pėrmirėsojmė dukshėm lojėn tonė", ka theksuar Vengeri, duke shtuar: "Manēesteri shėnoi gol nga njė rast i vetėm, por ne bėmė kthesė nė rezultat, ngase i kemi futbollistėt sikur luanė", ėshtė shprehur tejet i gėzuar Vengeri. Megjithatė, kėtė fitore tė vlefshme Arsenali e ka paguar shtrenjtė, pasi holandezi Robin van Persi u lėndua dhe do tė jetė i detyruar tė pushojė sė paku 1 muaj e gjysmė. Vengeri ka folur edhe pėr skuadrėn rivale. "Tė humbėsh nė kėtė mėnyrė pa dyshim ėshtė njė zhgėnjim i madh, por mos mendoni se Manēesteri do tė vajtojė pėr kėtė humbje. Fitorja jonė nė kėtė takim mendoj se ėshtė e mirė edhe pėr vetė rrjedhėn e kampionatit, ngase tash pėrveē dyshes kryesuese edhe ne dhe Liverpuli jemi nė garė pėr titull", ka pėrfunduar Vengeri.
    Arsenal champion

  9. #379
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Katalanasit cuditen nga vershellimat

    23 Janar Lojtaret e Barcelones u shprehen te habitur per vershellimat qe degjuan gjate ndeshjes kunder Xhimnastik. Pa bere ndonje drame, Oleger deklaroi: “Nuk i kuptova vershellimat. Tifozet duhet te rrine te qete. Skuadra e kontrolloi shume mire ndeshjen dhe arriti te fitonte. Kunder Alaveshit shenuam tre gola dhe pesuam dy, por asnje nuk na vershelleu. E kontrolluam shume mie ndeshjen, edhe pse nuk krijuam shume raste per shenim. Skuadra reagoi shume mire”. Ndersa italiani Zambrota u shpreh: “Ishte dicka e habitshme. Kur je duke fituar 3 0, eshte pak e habitshme qe tifozet te vershellejne, por duhet te mesohemi me mentalitetin e tifozeve te Barcelones. Tani duhet te fitojme dhe te luajme mire. Nuk zhvilluam ndonje ndeshje fantastike, por fituam ddhe kjo eshte shume e rendesishme”, tha Zambrota. I te njejtit mendim ishte edhe Saviola: “Ndoshta nuk jemi te kenaqur me lojen qe zhvilluam, por fitorja ishte me e rendesishme. Duhet te permiresohemi akoma dhe te gjithe jemi duke punuar shume ne kete drejtim”. Ne aspektin personal, Saviola tha: “Jam shume i lumtur dhe e rendesishme eshte qe te vazhdoj kete rruge. Kur gjerat ecin mire, atehere cdo njeri eshte i lumtur”, tha argjentinasi. Sulmuesi i Barcelones falenderoi te gjithe shoket e tij te skuadres, te cilet e kane mbeshtetur ne caste te veshtira. “I falenderoj te gjithe per mbeshtetjen qe me kane dhene, dhe kjo shihet edhe kur vijne te festojne golat me mua. Tani ndihem me i qete, sidomos kur kam edhe mbeshtetjen e tifozerise”, tha Saviola.

    Ne fund, francezi Ludovik Zhyli, deklaroi: “Kishim nevoje per shenimin e golit te dyte qe te shmangnim presionin”. Ndersa Iniesta vecoi ne fund: “Eshte shume e veshtire te shenosh gol kur skuadra kundershtare mbyllet ne porten e saj. E rendesishme eshte fitimi i tri pikeve dhe kryesimi i kampionatit”, perfundoi mesfushori.

  10. #380
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Rajkard: U kthyem aty ku na takon!


    23 Janar “Nuk ishte nje ndeshje shume terheqese, por skuadra beri nje pune shume te mire duke marre tri piket, qe ishin vendimtare per ne”

    Trajneri i Barcelones, Frenk Rajkard, e dinte qe ndeshja kunder Xhimnastik ishte nje “thike me dy presa”. Jo gjithmone eshte e lehte te luash me skuadren e fundit ne klasifikim. Rajkard e dinte shume mire dhe i kishte paralajmeruar lojtaret e tij ne konferencat per shtyp. Trajnerni holandez u shpreh shume i kenaqur per fitoren e arritur nga Barcelona, 3 0 kunder skuadres se Xhmnastik dhe kete gje e tregoi qarte ne konferencen per shtyp ne “Camp Nou”, pas perfundimit te ndeshjes. “Sipas meje kjo ishte nje fitore e arritur me shume pune, sepse skuadra e Xhimnastik ishte e organizuar shume mire. Mund te them se nuk ishte e lehte”, tha Rajkard, i cili shtoi se u habit shume nga karakteri qe tregoi skuadra kundershtare ne kete ndeshje. “Lojtaret kundershtare bene disa markime shume te forta dhe nuk na lane asnje hapesire. Treguan se ishin nje skuader agresive. Por ne luajtem me qetesi dhe e merituam plotesisht fitoren. Nuk ishte nje ndeshje terheqese, por skuadra beri nje pune te mire. Ishte nje fitore e rendesishme per ne. Skuadra tregoi se ne cdo cast mund te beje ndryshimin”, tha trajneri katalanas. Rajkard i vleresoi si pozitive vershellimat e tifozeve ne adrese te tij, per shkak se zevendesoi ne pjesen e dyte Havier Saviolen. “Me pelqen shume kur me kundershtojne dhe nuk eshte shaka. Havier beri nje pune shume te mire dhe duhet ta pergezoj. Nuk mendoj se Saviola do te kthehet ne nje problem per mua”, tha Rajkard. Ana pozitive e kesaj jave per Barcelonen eshte se skuadra e Rajkardit u rikthye perseri ne krye te klasifikimit. “Jemi kryesuesit e kampionatit dhe kjo eshte e rendesishme. Ne kete aspekt skuadra e ka kryer me se mire punen e saj dhe mendoj se duke rikuperuar lojtaret e demtuar, do te permiresohemi edhe me shume. Ishte nje rast shume i mire per ne, qe te merrnim perseri kryesimin e kampionatit”. Rajkard pranoi se ne te ardhmen Gudjonsen dhe Saviola mund te luajne se bashku. “Kjo varet nga gjendja fizike dhe nga shume aspekte te tjera. Kemi shume sulmues si Zhyli, Ronaldinjo, Eto’o apo Mesi dhe gjithnje duhet vleresuar gjendja e tyre aktuale, por nuk mund te mohoj se Gudjonsen dhe Saviola mund te luajne se bashku”, perfundoi Rajkard.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •