Ukrainasi nevrikoset: Mjaft mė me idiotllėqe. Mė kanė sulmuar nga tė gjitha anėt, por do tė reagoj.
Akuza mė e paktė pėr Andrei Shevēenkon muajt e fundit, ėshtė qė 30.8 milionė stėrlinat e paguara pėr tė, janė njė ēmenduri dhe humbje parash. E kanė quajtur "spiun" tė dhomave tė zhveshjes, faktor destabilizues dhe shkaktar i pėrēarjeve qė po mundojnė Ēelsin, por nė njė intervistė pėr "Sunday Times", ukrainasi ka lėshuar kundėrofensivėn. "Po mė pėrdorin si mish pėr top pėr gjėra qė nuk kanė lidhje me mua", - tha ai. Akuzat ndaj Shevės pėr thatėsirėn e golave (vetėm 3 nė 20 ndeshje nė Premier Ligė) as nuk krahasohen me hidhėrimin qė ndien nga thashethemet jashtė fushe, pėrfshi zėrat se nė "Stamford Bridge" ai ėshtė nėn patronazhin e Roman Abramoviēit. Pas njė kryqėzimi mediatik nė Angli, do tė ishte e kuptueshme nėse ukrainasi vendos tė kthehet nė mjesidin ku e duan, nė Serinė A, por Sheva ngul kėmbė qė do tė qėndrojė te Ēelsi, pavarėsisht traumave tė gjashtė muajve tė fundit."Kontratėn e kam pėr katėr vjet (deri mė 2010-n). Jam kėtu dhe do tė qėndroj kėtu. Po vazhdoj punėn pėr t'u pėrfshirė nė skuadėr. Mė kanė sulmuar nga tė gjitha anėt, por synimi im ėshtė tė shoh pėrpara. Unė do tė shtrėngoj dhėmbėt, sepse nuk jam dėshtak. Dua vetėm tė mos mė ngatėrrojnė me thashethemet mbi klubin". Shevēenko s'mund ta mohojė qė Abramoviēi ishte admiruesi dhe inkurajuesi i transferimit tė tij nga "San Siro", por Mourinjo gjithsesi e miratoi blerjen dhe sulmuesi ukrainas ndihet i lėnduar nga sugjerimet se ai gjoja kėrkon favore privilegjuese, apo se nė dhomat e zhveshjes ėshtė syri dhe veshi i pronarit tė Ēelsit. "Kėto thėnie janė tė gjitha gėnjeshtra, - tha ai. - Janė thėnė shumė gjėra qė nuk qėndrojnė. Mė kanė shkaktuar shumė dhimbje mua dhe familjes sime. Unė jam futbollist, jo politikan. Detyra ime ėshtė tė luaj dhe jo tė flas. Kėtė gjė kam bėrė qė 9 vjeē. Njerėzit po e kalojnė cakun me baltėn qė hedhin kundėr meje. Mė ēanė ..." Tė tjera akuza vijnė nga Italia kėtė javė, se Shevēenko paska propozuar rekrutimin e Karlo Anēelotit, trajnerit aktual tė Milanit, si zėvendėsues i Mourinjos, por Sheva shprehet se komunikimi i tij me Abramoviēin nuk ka asgjė mė tepėr sesa ai i shokėve tė skuadrės. "Janė shkruar gjėra tė ekzagjeruara pėr marrėdhėnien time me Roman Abramoviēin, - pohon Sheva. - Komunikimi im me tė ėshtė si i ēdo futbollisti tjetėr tė Ēelsit. Ai ėshtė presidenti, unė futbollisti dhe gjithēka ėshtė thjesht profesionale. Takohem ndonjėherė me Abramoviēin nė dhomat e zhveshjes, ose rastėsisht nė stėrvitje. Bisedojmė fare shkurt, por ėshtė normale, sepse tė dy flasim rusisht. Ndoshta s'duhet tė flas rusisht. Nga kjo njerėzit kanė krijuar ide tė gabuara". Ideja qė Sheva ėshtė shkaku kryesor i konfliktit midis Abramoviēit dhe Mourinjos, qė janė acaruar aq shumė saqė duket e sigurt se trajneri do tė largohet kėtė verė, u konsoliduan kur pronari i Ēelsit deklaroi se do tė punėsonte Avram Grantin, drejtorin e futbollit tė Portsmuthit. Abramoviēi beson se Granti do ta ndihmojė ukrainasin tė arrijė formėn optimale, por Mourino e quajti kėtė propozim si ndėrhyrje tė pakėndshme. Ky ėshtė njė tjetėr shembull i politikės sportive, tė cilėn Shevēenko kėrkon ta shmangė me ēdo kusht. "Avram Grant? E di kush ėshtė, por nuk kam njohje me tė. Di qė ka qenė trajner i Izraelit, por mua nuk mė shqetėson nėse vjen apo jo. Ky ėshtė njė vendim i klubit. Unė kam ardhur vetėm tė luaj. Eshtė e vėshtirė kur tė hedhin nė mes tė gėnjeshtrave", - thotė ukrainasi. Sheva ėshtė i gatshėm pėr sfidėn nesėr kundėr Liverpulit, kur "Blutė" do tė tentojnė tė ngushtojnė diferencėn prej 6 pikėsh ndaj Manēesterit, por Sheva nuk e di nėse do tė aktivizohet. Ndeshjet e fundit ėshtė lėnė nė stolin e rezervave, por deklaron se i pranon zgjedhjet e trajnerit. "Nėse Mourinjo mendon se nuk jam i aftė tė luaj, kjo mė shtyn tė punoj edhe mė shumė, - deklaron sulmuesi. - S'ka rėndėsi ēfarė mendoj unė".
Krijoni Kontakt