Close
Faqja 309 prej 311 FillimFillim ... 209259299307308309310311 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 3,081 deri 3,090 prej 3101
  1. #3081
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mekses: Kjo Rome e bukur me pelqen!

    4 Shtator Filip Mekses, lideri i mbrojtjes se Romes, pas largimit te Kivuse, ka meriten kryesore per faktin qe verdhekuqte nuk kane pesuar ende nje gol ne Serine A. Dhe, per te mos harruar se mungonjne Huani dhe Sisinjo, per te formuar nje “mur” n- prapavijen e Spaletit. Suksesi roman ne javen e dyte dhe gjashte piket e grumbulluar ne dy ndeshjet e para, me pese gola te shenuar ne total, kane bere qe francezi te shohe nje Superskuader ne fushe: “Kjo eshte me te vertete nje Rome e bukur dhe me pelqen jashte mase. Luajme gjithmone nje futboll te bukur, kjo eshte nje fitore e rendesishme dhe ishte e para ne “Olimpico” perpara tifozeve. Tre pike qe kane ardhur pas nje ndeshjeje te vuajtur, edhe pse rezultati tregoi se ishte nje shetitje, por ne fushe ishte dicka tjeter. Ne mbrojtje kemi bere nje pune te bukur fale ndihmes se te gjitheve. Tani, e kam mendjen te Kombetarja, sepse na pret nje ndeshje e veshtire, ndaj Italise. “Axurret” jane kampionet e botes dhe perpara publikut do te mundohen qe te mos zhgenjejne. Do te jete shume e veshtire qe te dalesh me nje rezultat pozitiv nga fusha e “San Siro”?s. A do te luaj? Kete e di vetem trajneri Domenek, por edhe rezerve nuk ka problem, jam gati te jap kontributin tim”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  2. #3082
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bufon: Kemi ADN prej fituesish!

    4 Shtator Xhixhi Bufon, portieri i Juventusit, eshte i bindur per forcen e skuadres dhe fitorja e arritur ne minuten e fundit ndaj Kaljarit, sipas kampionit te botes, deshmon per vendosmerine dhe shpirtin e “Zonjes se Vjeter”. “Kemi ADN prej fituesish dhe kete s’mund ta harrojme kurre. Tradita, historia kane treguar se ky ekip mund te arrije gjithmone ne nivelet me te larta. S’e njohim aspak friken. Titulli? Gjithcka eshte e mundur dhe trepikeshi i arritur ne Kaljari, ne nje ndeshje shume te veshtire dhe te dyluftuar, me nje kundershtar te forte ne fushe. Por, deshira per te fituar dhe shpirti i skuadres na dhane forcen dhe kurajon per te arritur nje sukses te rendesishem ne kampionat.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  3. #3083
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Toni: Franca, trampolina per ne Europian!

    4 Shtator Dje ne mengjes, Luka Toni eshte vizituar nga mjeku i Bajernit, doktor Hans Vilhelm Myler?Vohlfahrt, per te kontrolluar gjendjen e shtatlartit, qe ka qendruar jashte ne ndeshjen e kampionatit ndaj Hamburgut, per nje kontrakture ne kofshen e djathte. Sinjalet e para kane qene pozitive, duke pare se sulmuesi italian eshte grumbulluar edhe nga trajneri i “axurreve”, Donadoni, per sfiden ndaj Frances dhe Ukraines. Ne nje interviste te gjate te dhene per “Kicker”, gjiganti i Bajern Mynihut ka bere nje bilanc te pare te aventures se tij ne Bundeslige, duke zbuluar pershtypjet e tij: “Mynihu eshte nje qytet i mrekullueshem, ndersa per Bundesligen nuk mund te jap gjykime, sepse pas vetem kater javesh eshte pak shpejt. Por, ne Gjermani, lojtari ka me pak presione se ne Itali. Eshte me bukur, me hapur dhe stervitjen tifozet mund ta shohin gjashte dite ne jave, me nje dite te ndaluar, ndersa ne Serine A ndodh e kunderta. Me pelqen kur vijne familje, nena dhe femije te vegjel”.Per sa i perket objektiva sportive, sigurisht kryesore eshte qe te fitohet Kupa UEFA me bavarezet favorite. “Duam qe te mberrijme deri ne fund te Kupes UEFA. Po sikur te ndeshem me ish?skuadren time, Fiorentinen? Aq me mire, sepse do te jem i kenaqur qe ata kane arritur kaq larg”. Ne fund Kombetarja e Donadonit dhe ndeshjet e veshtira qe e presin: “Kemi dy ndeshje te veshtira, ndaj Frances dhe Ukraines. Nese i kalojme mire keto dy takime, atehere do te kualifikohemi. Si shkoj me gjermanishten? Mezi prisja qe leksioni im i pare te perfundonte...”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  4. #3084
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kluivert, tani guxon Lila!

    4 Shtator “Jam nje futbollist i se ardhmes”. Ne moshen 31?vjecare, Patrik Klaivert mendon qe vazhdon te kete nje karriere te gjate perballe tij. Pas nje karriere te ndritur, ne te cilen figuron edhe emri i Milanit apo Barcelones, Klaiverti i bashkohet Liles si nje futbollist i lire. Ne vitin 2004, pas gjashte sezoneve ne “Camp Nou”, Barcelona vendosi te prishte kontraten me te. Njukaselli, duke besuar qe po bente nje tregeti te mire, i ofroi nje kontrate deri ne 2007?n, por pas nje sezoni te deshtuar, holandezi u perzu edhe prej qymyrxhinjve. Ne 2005?n mberriti tek Valencia, ku u demtua prej konkurrences shume te forte ne sulm. Rezultati? Dhjete ndeshje dhe asnje gol. Rikthimi ne Holande u duk nje zgjidhje e pershtatshme ne 2006?n. Presidenti i PSV?se, Rob Vesterhof eklaroi atehere: “Transferimi i Klaivertit eshte i rrezikshem, por une jam optimist”. Koha i dha te drejte Vesterhofit. Patrik zhvilloi vetem 15 paraqitje ne “Eredivisie” dhe shenoi vetem tre gola. Tani, eshte Lila ajo qe vendos bastin e saj te rrezikshem per Klaivertin. Klubi i Frances veriore i ofroi veteranit holanez nje kontrate me shpresen qe ai do te rikthehet te jete ai futbollist qe shenonte nga 25 gola per sezon per Barcelonen, deri ne vititn 2002. “Do te me kishte pelqyer qe deshira dhe motivimi i Klaiverit te kishte qene me i larti”, thote ish?trajneri i Sunesit tek Njukaselli. Pyetja qe Lila duhet t’i shtroje vetes eshte ne do te jete ne gjendje t’i ofroje Patrikut ate motivim qe ai do te kete nevoje.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  5. #3085
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Deshton tentativa e Shmaikell per blerjen e Brondit!

    4 Shtator Piter Shmaikell deshtoi ne tentativen e tij per te marre kontrollin e klubit danez te Brondbit. Portieri legjendar ishte pjese e nje grupi investitoresh qe tentuan te blinin pronesine e klubit danez, fanellen e te cilit Shmaikell e mbrojti ne periudhen e vitve 198?1991. Bordi i Borndbit nuk mundi te gjendte nje vendim te perbashket mbi oferten prej 34 milion eurosh, perpara afatit perfundimtar te vendosur nga grupi i investitoreve. Shmaikell, kampion i Europes me Danimarken ne vitin 1992 dhe fitues i Champions League me Mancesterin ne 1999, deklaroi: “Jam paksa i zhgenjyer per kete vendim. Nje prej kushteve tona ishte nje afat per kthimin e pergjigjes dhe fatkeqesisht, bordi i Brondbit nuk mundi ta bente kete ne kohen e kerkuar. Oferta jone tashme nuk ekziston dhe grupi i investitoreve eshte shperbere”. Sipas planeve te grupit te investitoreve, nese oferta do te pranohej prej Brondit, Shmaikell do te shnderrohej ne nje prej aksionereve kryesore te skuadres dhe do te caktohej ne rolin e drejtorit sportiv.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  6. #3086
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Shuhet” Shrojf, “Macja e Zeze” e Cekosllovakise!

    4 Shtator Portieri Viliam Shrojf, qe mbrojti porten e Cekosllovakise ne finalen e Boterorit te vitit 1962, nderroi mbreme jete ne moshen 76?vjecare. Lajmi e vdekjes se Shrojfit, banues ne kryeqytetin e Sllovakise, Bratisllave, e beri te ditur zedhenesi i Federates Sllovake te Futbollit. Shkaku i vdekjes se tij nuk eshte bere ende i ditur. I lindur ne dy gusht te vitit 1931 ne Prage, Shrojfi zhvilloi 39 ndeshje nderkombetare me Cekosllovakine dhe ishte portieri titullar i kesaj kombetare ne tre Boterore radhazi, ne ate te vitit 1954, 1958 dhe 1962. Ne vitin 1962, ne Boterorin e zhvilluar ne Kili, Cekosllovakia avancoi deri ne finale, ku u mund 3?1 prej Brazilit. I mbiquajtur “Macja e Zeze”, per pritjet e tij fantatike, Shrojf u zgjodh portieri me i mire i Boterorit te Kilit. Ne karrieren e tij me klube, Shrojfi mbrojti fanellen e skuadres ceke te Olumucit dhe te ekipeve sllovake te Slovan Bratislaves dhe Lokomotive Koshices.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  7. #3087
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kandela terhiqet nga futbolli!

    4 Shtator Vinsent Kandela beri te ditur dje, ne numrin e gazetes se perditshme franceze “L’Equipe”, vendimin per t’u terhequr ne menyre perfundimtare nga futbolli. Ne moshen 34?vjecari, kampioni i botes ne vitin 1998 i jep fund nje karriere 18?vjecare ne nivelet me te larta. Mbrojtesi i majte, zevendesuesi i perjetshem i Lizarazuse tek “gjelat” mbrojti gjate karrieres se tij profesioniste fanellen e Tuluzes, Gingampit, Romes, Boltonit, Udinezes, Sienes dhe Mesines, ne kampionatin francez, italian dhe anglez. Pervec titullit te fituar ne Boterorin e Frances ne 1998, Kandela u shpall edhe kampion i Europes ne vitin 2000. Me Romen ai fitoi titullin kampion te Serise A ne vitin 2001 dhe Superkupen e Italise ne te njejtin vit. “Ne jete ka nje kohe per gjithcka. Ndiej qe koha ime ne futboll ka kaluar. Ky ishte momenti i pershtatshem per t’i dhene fund. Futbolli ka ndryshuar. Eshte me shume fizik dhe me pak taktik e teknik”. Kandela, i cili banon ne vilen qe bleu ne Rome gjate etapes se tij ne klubin e ketij qyteti nuk e gjen me veten ne futbollin modern. “Futbollistet jane gjithmone e me te medhenj, me teper te shpejte dhe me me pak tru. Une nuk kam qene asnjehere shume i shpejte dhe me eshte dashur te mbeshtetem gjithmone tek truri gjate karrieres sime. Pata fatin qe kisha nje nivel te mire taktik dhe teknik, por me te njejtin nivel, mbase nuk do te kisha luajtur perseri ne ato skuadra te rendesishme qe kam luajtur ne ditet e sotme. Gjithsesi, jam krenar per karrieren qe kam patur dhe largohem me koken lart”.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  8. #3088
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Krujf: Mbroni Dos Santosin!

    4 Shtator Ish lojtari dhe trajneri i Barcelones, Johan Krujf, analizoi fitoren e Barcelones perballe Atletik Bilbaos ne “Camp Nou”. Holandezi u shpreh i kenaqur me punen e bere nga lojtaret katalanas, edhe pse vecoi disa nga gabimet e Barcelones. “Ishte nje ndeshje shume e bukur, ku Barcelona tregoi superioritetin e saj. Te gjithe lojtaret dhane maksimumin e tyre dhe arriten nje fitore shume bindese perballe tifozeve ne “Camp Nou”. Megjithate, asgje nuk ka perfunduar sepse sezoni eshte shume i gjate dhe duhet shume pune per te bere. Jam i bindur se Rajkard do te dije te veproje me skuadren e tij”. Me pas, Krujf foli per talentin meksikan, Xhovani dos Santosin, per te cilin tha: “Eshte shume i ri dhe nje lojtar i talentuar. Ka arritur te fitoje shume shpejt nje vend te Barca, dhe pse si zevendesues. Ne ndeshjen kunder Bilbaos, pashe se kundershtaret benin shume nderhyrje te renda kunder tij. Mendoj se Barcelona duhet ta mbroje me shume kete talent, sepse Dos Santos eshte e ardhmja e kesaj skuadre”. Holandezi foli edhe per shortin e Champions League dhe per mundesite qe ka skuadra katalanase per ta fituar kete kompeticion te rendesishem. “Asnje nga tre rivalet (Olimpik Lion, Shtutgart, Rejnxhers) nuk do ta lene rrugen e lireEdhe ato skuadra kane pretendimet e tyre dhe mendoj se do te japin maksimumin kunder Barcelones. Jam i bindur se do te jene sfida shume te forta, edhe pse Barca ka me shume eksperience ne kete kompeticion dhe do te kerkoje te tregoje superioritetin e saj”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  9. #3089
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rajkard: Ky eshte vetem fillimi!

    4 Shtator Trajneri i Barcelones, Frenk Rajkard, u shpreh shume i kenaqur per fitoren e pare ne kampionat te skuadres se tij dhe sidomos per lojen e zhvilluar. “Jam shume i kenaqur me punen qe ka bere skuadra. Mendoj se e kontrolluam ndeshjen ne cdo moment dhe skuadra u tregua e kujdesshme. Ishte nje fitore shume e bukur dhe plotesisht e merituar”. I pyetur pr vendimet e gjyqtarit, vecanerisht per penalltine e dhene ne favor te Barcelones dhe golit te shenuar nga Jaja Ture, tekniku holandez tha: “Mendoj se e kemi merituar fitoren dhe per kete dua te pergezoj lojtaret e mi. Nuk mund te flas per vendimet e gjyqtarit sepse nuk i kam pare situatat. Megjithate, une mendoj se me ate cfare dhane lojtaret ne fushen e lojes, jam i bindur se gjithcka ka qene e merituar. Ky eshte vetem fillimi, mendoj se kemi ende shume pune per te bere”. I pyetur per dy golat e shenuar nga Ronaldinjo dhe per lojen e zhvilluar nga ylli brazilian, Rajkard tha: “Kam vene re nje skuader e cila ka luajtur me nje ritem shume te larte. Ronaldinjo dhe te tjeret kane bere nje pune shume te dhe une jam i kenaqur me ta. Sigurisht qe goli i pare me goditje denimi ishte shume i bukur dhe e pergezoj per kete. Dinjo eshte stervitur shume mire gjate fazes pergatitore, ka qene i pranishem ne cdo seance stervitore dhe rendimenti i tij po rritet nga dita ne dite. Shpresoj qe te vazhdoje keshtu”. I pyetur per sulmuesit tjere, Henrine, Mesin dhe Dos Santosin, tekniku i Barcelones u shpreh shume i kenaqur. “Kam vene re se kuptohen mjaft mire me njeri?tjetrin. Kunder Bilbaos kane bere nje pune shume te mire, edhe pse me rastet e krijuara mund te kishin shenuar me shume gola. Jam i kenaqur me Dos Santosin, i cili ne debutimin e tij ne “Camp Nou”, tregoi se eshte nje lojtar shume i talentuar dhe premtues”. I pyetur per triumfin e Realit te Madridit perballe Vilarealit, Rajkard tha: “Une shoh vetem punen e skuadres time, te tjerat nuk me interesojne”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  10. #3090
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kalderon: Tifoze, ja ku i keni kampionet!

    4 Shtator Pas triumfit perballe Vilarealit, presidenti i Realit te Madridit, Ramon Kalderon, u shpreh shume i lumtur per rezultatin dhe sidomos per lojen e zhvilluar nga skuadra madrilene. Ne nje interviste te dhene per te perditshmen spanjolle “AS”, Kalderon shprehu optimizmin e tij ne arritjen e sukseseve te medha kete sezon.

    ? Nuk mund te kishte fillim me te mire: dy fitore dhe kryesues te kampionatit?

    ? Jemi shume te kenaqur sepse po ndjekim rrugen e duhur, por nuk duhet te harrojme se ka akoma edhe 36 ndeshje. Kemi marre dy fitore te rendesishme dhe mendoj se ky eshte Reali qe tifozet deshirojne te shohin.

    ? A eshte kjo nje skuader per te enderruar?

    ? Jam shume i kenaqur me ate qe kam pare. Sezoni eshte shume i gjate dhe duhet ta leme Shusterin te punoje. Trajneri ka bere nje pune shume te mire, por edhe Mijatovic e Portugal kane bere blerje te goditura.

    ? Pra, jeni i kenaqur me Bernd Shusterin?

    ? Patjeter qe po. Shtypi eshte treguar i padrejte me te, sidomos gjate fazes pergatitore. Eshte nje madh dhe qe po ben nje pune shume te mire me skuadren. Mendoj se ndeshjet miqesore ishin vetem pergatitje per sezonin, ndersa tani kane filluar sfidat e verteta, te cilat dy prej tyre Shuster i ka kaluar me se miri.

    ? A mendoni se tani eshte formuar nje skuader e forte dhe kompetitive?

    ? Eshte shume shpejt per te thene kete. Deri tani gjithcka ka ecur ne rrugen e duhur, kemi marre dy fitore ne kampionat dhe nuk ka arsye me t- mire per te qene optimist. Sezoni eshte shume i gjate, duhet ta leme Shusterin dhe lojtaret te bejne punet e tyre, dhe ne fund do te shohim rezultatin.

    ? Na flisni per lojtaret e rinj.

    ? Nuk duhet te harrojme se ne ndeshjen kunder Vilarealit, Pepe, Roben dhe Higuain qendruan ne Madrid, ndersa Saviola dhe Soldado qendruan ne pankine. Kete sezon kane ardhur shume lojtare te rinj, te cilet kane nevoje per kohe ne menyre qe te pershtaten me skuadren. Nga blerjet e kesaj vere, do te vecoja Drenten dhe Snaijderin, te cilet kane arritur te ndihmojne skuadren ne dy triumfet e para. Nuk duhet te harrojme se Snaijder ka shenuar tre gola ne dy ndeshje dhe ky eshte nje fakt shume premtues.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •