Evropa E Inzaghit
Edher nje gol nga Sheva, 10 nga rekordi i Myllerit.Inzagi, goleadori me i mire Italian ne evrope, vrapon drejt golave te tjere.Megjithate ai po shijon trofeun e marre: Cmimi “ Carriera Esemplare Scirea “
“ Perpara tij jane vetem Andriy Shevchenko dhe Gerd Muller.Pipo Inzaghi, qe me golin ne Sevilje ka kapur shifren e 59 golave ne kompeticionet zyrtare te evropes, perpara tij eshte vetem nje hap perpara sulmuesi ukrainas, ne kuoten e 60 golave dhe Muller ne kuoten e 69 golave.Per superpipon, bomberin me te mire Italian deri tani i te gjitha koherave, mungojne 10 gola per te arritur graden me te larte te podit dhe te bej te tijin rekordin e mesfushorit gjerman te viteve 70.Inzaghi vrapon drejt golit, ne te njejten kohe shijon prezencen qe do te thote superkupa Uefa, e sapo ngritur ne qiellin e Montekarlos, eshte nje tjeter cmim me vlere, i rendesishem, i ardhur te nesermen e triumfit ne principate, ne Cisanello Balsamo.Ne mbremjen e pardjeshme ne Cisanello Balsamo, te shtunen me 1 shtator, Inzaghi ka marre ne fakt cmimin “ Carriera Esemplare Gaetano Scirea “.Nje vleresim special qe e ka bere vertete te lumtur kampionin kuqezi, qe pasi ka firmosur autografe e bere foto me te gjithe tifozet prezent, e ka komentuar keshtu festen:
“ Jam vertet i nderuar te jem ketu.Ky eshte nje cmim i rendesishem.Te gjithe e dime cfare perfaqeson Shirea, nga kendveshtrimi futbollistik human, per shembullin qe ka qene.Me behet qejfi qe jam ketu dhe te marr kete vleresim per karrieren time dhe per kete qe kam bere”.
“ Raporti im me golin ? Eh.. me vjen ne ndihme edhe eksperienca ! Jetoj me kete qe bej me lumturi, me ndergjegjshmerine e te qenurit me fat.Puna ime eshte per mua defrim, nje passion, e dashuroj kete qe bej.Kam fatin te luaj me nje skuader si Milani, e te kem shoke qe me vene ne kondicion te arrij me te miren, si suksesi kundra seviljes, si ai i finales se Athines.Jane ngjarje te paharrueshme magjike”.
“Tani me mungon goli ne boterorin e klubeve.Do te ishte bukur ta merrja edhe kete sadisfaksion, por kur te vije periudha e ketij kompeticioni do te jete e rendesishme vetem fitorja e Milanit.Ne kete grup mungon vetem ky trofe.Interkontinentalja eshte suksesi qe mungon.Pastaj golat ne evrope me pelqejne.Evropa me ka dhene shume, si golat, si gezimet.Manchesteri dhe Athina do te jene gjithmone ne zemren time, kam shenuar 59 gola ne evrope dhe ky eshte sukses sepse gjithmone kam luajtur ne skuadra te medhaja, me shoke te medhenj.Pastaj kam nje ndjenje te vecante me Champions Ligen.Tani shoh perpara Gerd Muller, eshte nje nder, te shohim ate qe do te ndodhe….”.
“ Kundra Seviljes arrita te shenoj me koke, e kasha provuar ne miqesore, ne trofeun Berluskoni.Shpresoja te shenoja ne nje ndeshje zyrtare.Duhet te them qe u tregua i zoti Rino, keshtuqe i dhame nje shtyse rimekembjes.Ishte nje mbremje e vecante, e rendesishme, Milani luajti nje pjese te dyte perfekte.Ne sy dhe ne mendje kishim te gjithe ate qe kishte ndodhur me te ndjerin Puerta, por kemi kerkuar te luajme dhe te nderojme njerezit qe kishin ardhur per te na pare ne stadium, gjithmone ne kujtim te Antonios.Ishte nje gare e bukur, besnike, serioze dhe korrekte.Besoj qe kjo ishte menyra me e mire per te kujtuar Puerten”.
“ Platini ne fund te ndeshjes me beri komplimente dhe i beri edhe Milanit.Ishte bukur.Jemi nisur me kete grup ne 2001-2002 me hovin e vendit te katert ne tetshe.Qe aty lindi gjithshka.Jemi nje grup i bukur, kemi nje raport te mire midis nesh.ka nje lidhje te kujdesshme midis skuadres, stafit, shoqerise dhe tifozave.Eshte nje gje speciale ”.
“ Perse Anceloti duhej te me linte jashte me Fiorentinen ?- Prej moshes ! ( qesh ) Kunder Seviljes luajta 90 min., pas trofeut Berluskoni ishte gara ime e pare.Kisha nevoje te grumbulloja energji.Tek Milani ka shume sulmues te zote, une pushova ne Genova dhe luajta ne Montekarlo.Misteri i vlereson hap pas hapi.Shpresojme te jemi gati, me kete grup mund te marrim sadisfaksione te medha ”.
“ Ndeshja me Fiorentinen do te jete e veshtire.Ata luajne shume mire, kane nje grup te mire dhe nje trajner te mire.Ne kemi shpenzuar shume ne Montekarlo, duhet te rikuperojme forcat.Nuk kishim penalizime kete vit, do te mbahemi dhe te qendrojme te paret”.
Krijoni Kontakt