Ferguson: Ne fund, e merituam!
2 Shtator Ser Aleks Ferguson ishte teper i lumtur nga kthimi me gol i Luis Saha, aq me teper qe ai dha fitoren me Sanderlendin. Ne pjesen e pare sulmi i vendasve ne “Old Trafford” nuk u duk i rrezikshem, por francezi u fut ne dyten dhe siguroi trepikeshin: “Na kishte munguar dhe jemi te lumtur te gjithe qe na risolli fitoren. u duk ne forme te mire pasi ka qendruar jashte per nje kohe te gjate dhe normalisht mund te ishte i shqetesuar se demtimi mund t’i kthehej perseri”. Duke folur me pas per ndeshjen, Fergusoni shtoi: “Ne pjesen e pare mendova se nuk po luanim mire, pasimet ishin te ngadalta, edhe pse zoterimi i topit ishte i kenaqshem. Nuk po krijonim raste sepse eshte e veshtire kur skuadrat kundershtare vijne ne fushen tone dhe rreshtohenne mbrojtje”. Tekniku skocez pranoi se sulmuesit e tij te rinj nuk kane arritur te pershtaten mire me njeri?tjetrin. “E nisem takimin me nje kater lojtare sulmues qe nuk kishin luajtur kurre me pare bashke, ishte dicka e re per to dhe normalisht qe mezi merreshin vesh”, tha ai, “por ne pjesen e dyte e mblodhem veten dhe e merituam fitoren”.Vete autori i golit, Saha, tha: “Jam shume i kenaqur qe u ktheva, por eshte me bukur kur kthehesh me fitore. Dhe nuk e them vetem per golin tim, sepse e gjithe skuadra luajti shkelqyeshem ne pjesen e dyte. Ishte e veshtire ndaj Sanderlendit, por luajtem shume te organizuar dhe e merituam fitoren. Demtimi eshte gje e veshtire, por punova fort dhe u ktheva”.
Roi Kin: Ovacionet, nje ngushellim
Roi Kin ishte i kenaqur qe skuadra e tij u mund vetem minimalisht nga kampionia ne fuqi, por tha: “Do te kisha qene me i kenaqur nese skuadra jone do ta kishte vene me teper ne prove portierin e tyre. U thashe lojtareve qe te zbrisnin ne fushe dhe te jepnin maksimumin e tyre. Jemi te gjithe te zhgenjyer qe nuk fituam apo barazuam, por jam i kenaqur me sjelljen e djemve”. I pyetur per duartrokitjet e tifozeve te Junaitedit per ish?kapitenin e tyre, ai tha: “Pritja qe me bene ishte fantastike, tifozet e Junaitedit jane treguar gjithmone te mire me mua, megjithese eshte nje ngushellim i vogel per mua ne kete pike”. Irlandezi u duk me i “gjalle” nga stoli se zakonisht, por pranoi se ishte nje ndeshje si gjithe te tjerat per te: “Sigurisht qe ishte nje ndeshje e madhe per ne, por po perpiqesha te ruaja perqendrimin e jo te me rrembenin emocionet”.
Krijoni Kontakt