Close
Faqja 297 prej 311 FillimFillim ... 197247287295296297298299307 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,961 deri 2,970 prej 3101
  1. #2961
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sven: Luajtėm mė mirė se me Junaitedin

    26 Gusht Trajneri i Manēester Sitit, Sven?Goran Erikson, nuk arriti tė merrte asnjė pikė nė ndeshjen e tij tė katėrt nė Premier League, pas tri fitoreve nė tri javėt e para. Pavarėsisht heroizmave tė Kasper Shmaikel, i cili priti edhe njė penallti, “Topēinjtė” shėnuan nė fund me anė tė Fransesk Fabregasit. Megjithatė, tekniku suedez nuk u duk i dėshpėruar kur tha: “Humbja ėshtė goditje e rėndė, por mendoj se luajtėm mė mirė se sa Manēester Junaitedit. Jam i kėnaqur sepse punuam majft, u pėrballėm denjėsisht me Arsenalin kur kishte zotėrimin e topit, por edhe vetė luajtėm njė futboll tė bukur”. Nė pjesėn e dytė, Siti pati disa raste pėr tė shėnuar, megithatė edhe Arsenali rrezikoi disa herė. Eriksoni lavdėroi edhe njė herė portierin e ri Shmaikel, i cili rikonfirmoi formėn e tij tė shkėlqyer. “Qė kur e pashė pėr herė tė parė Kasperin thashė qė do tė merrnim njė portier tė ri vetėm nėse do tė ishte njė Petr Ēeh i ri, apo dikush tjetėr i ngjashėm. Duke parė se si po luan pėr momentin, nuk mund tė kėrkojmė mė tepėr prej tij. Nuk mendoj se mund tė bėnte shumė nė rastin e golit, priti njė penallti dhe, pavarėsisht se s’ėshtė trupmadh, prania e tij ndihet”. Eriksoni lavdėroi edhe Mikah Riēardsin: “Eshtė i fortė si shkėmb dhe shumė i shpejtė. Vetėm duhet tė qėndrojė me kėmbė nė tokė, sepse pėr momentin ka gjithēka q` mund tė kėrkojė njė djalė i ri i talentuar si ai”.
    Sui generis

  2. #2962
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Venger: Fitorja, shpėrblim i lojės sonė

    26 Gusht Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ishte tepėr i kėnaqur nga fitorja e radhės pėr skuadrėn e tij, e cila erdhi sėrish nė minutat e fundit tė takimit. “Isha i shqetėsuar, por djemtė treguan edhe njė herė njė shpirt skuadre dhe luftuan deri nė sekondėn e fundit. Mbrojtėsit patėn shumė punė pėr tė bėrė dhe ia dolėn mbanė. Mė bėhet qejfi qė shėnoi Fabregasi, sepse na duhen golat nga mesfusha. Ishte njė fitore me stil, kundėr njė skuadre tė mirė. Krijuam raste, por edhe pse gjėrat nuk po ecnin mirė, vazhduam tė luftonim. Fituam nė sekondat e fundit ndaj Fulhamit, shėnuam golin e dytė nė Pragė nė fund fare, humbėm njė penallti nė kėtė ndeshje dhe sėrish arritėm tė fitonim. Skuadra po pėrmirėsohet dita ditės dhe ky ėshtė shpėrblimi i lojės qė kemi bėrė. Kur lojtarėt rriten bėhen mė tė fortė dhe kanė mė tepėr besim te vetja. Koha dhe pėrvoja tė japin besimin e duhur pėr tė pėrdorur mė mirė talentin”. Ndėrsa pėr penalltinė e humbur nga Van Pesi, tekniku francez tha: “Kur gjuajti Robin, mu kujtua penalltia e pritur nga babai i Shmaikelit ndaj Bergkampit nė vitin 1999. Shpresoj nė tė ardhmen tė mos na dalė pėrpara nipi i Piterit!”. Vengeri lavdėroi shumė edhe Sitin, pėr atė qė ka treguar nė javėt e para tė kampionatit. Ai shtoi: “Ne e meritonim tė fitonim, por kishim pėrballė njė kundėrshtar mjaft tė mirė. Nė fillim tė pjesės sė dytė Siti u duk i rrezikshėm sepse krijoi disa raste. Por mė pas e rimorėm veten. Nėse do tė kishim pėsuar gol nė ato ēaste, do tė ishte bėrė e vėshtirė, por ia dolėm”.
    Sui generis

  3. #2963
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Rajkard do ta ketė tė vėshtirė”!

    26 Gusht Sulmi fantastik i Barcelonės nuk po entuziazmon vetėm Spanjėn, por e gjithė Europa ka kthyer sytė nga ata. Revista prestigjoze franceze, “France Football”, nė edicionin e saj bėn tė njėjtėn pyetje: A do tė luajnė sė bashku Ronaldinjo, Mesi, Eto’o dhe Henri? Pėrgjigja ėshtė jo, vetėm nėse Rajkard ndryshon sistemin. Kjo pyetje po mundon jo vetėm tifozėt katalanas, por edhe shtypin europian. Revista “France Football” e komenton kėtė ēėshtje nė kėtė mėnyrė: “A janė tė krahasueshėm “4 Fantastikėt”? Kjo ėshtė njė pyetje qė duhet t’i japė pėrgjigje Frenk Rajkard”. Nė edicionin e saj, revista prestigjoze franceze komenton tė gjithė situatėn qė po kalon skuadra katalanase dhe i gjithė futbolli europian nė pėrgjithėsi. Revista franceze shprehet se tekniku i Barcelonės nuk do ta ketė tė lehtė tė bėj zgjedhjet e tij dhe dyshon se “4 Fantastikėt” mund tė luajnė gjithmonė sė bashku. Pėr kėtė arsye, “France Football” mendon se tekniku holandez duhet tė bėjė rotacione nė skuadrėn e tij. “Presioni mediatik do tė jetė ai qė nuk do ta lėrė Rajkardin tė qetė nė marrjen e vendimeve. Megjithatė, zgjidhja mė e mirė e kėsaj situate, duhet tė jenė rotacionet. Diēka qė tekniku Rajkard nuk ka arritur ta praktikojė. Por si mund ta arrijė kėtė? Rajkard duhet tė bėjė rotacionet nė skuadėr duke vendosur njė akord paraprak dhe jo duke parė gjendjen sportive tė ēdo lojtari. Tė ulėsh nė pankinė njė nga “4 Fantastikėt”, do tė jetė shumė e vėshtirė pėr holandezin, pasi duhet tė komunikim dhe mirėkuptim shumė i madh nga tė dyja palėt”.

    E pėrjavshmja franceze, nė komentin e saj, e ka ndarė “Katėrshen Magjike” nė dy tė paprekshėm (Ronaldinjo dhe Mesi) dhe dy lojtarė qė mund tė hyjnė nė rotacione (Eto’o dhe Henri). “Tė kartėt lojtarėt nuk nisen me tė njėjtat mundėsi. Ronaldinjo, pas njė seozni jo shumė tė mirė, ka pushuar, nuk ka marrė pjesė nė Kupėn e Amerikės dhe ka marrė pjesė nė tė gjitha seancat stėrvitore tė skuadrės. Braziliani duket mė i motivuar dhe ėshtė i gatshėm tė rikthehet “Topi i Artė” i vitit 2005. Nėse e arrin, do tė jetė shumė e vėshtirė pėr Rajkardin qė ta lėrė jashtė formacionit, qoftė edhe nė mėnyrė tė rastėsishme”. Ndėrsa pėr Mesin, revista franceze shprehet: “Talenti argjentinas ėshtė quajtur si zėvendėsuesi i Maradonės, tė cilit i ka imituar tė dy golat mė tė bukur nė karrierėn e tij. Mesi ka fituar njė popullaritet shumė tė madh dhe mendohet qė Rajkard ta aktivizojė argjentinasin pėrpara brazilianit. Nėse Ronaldinjo dhe Mesi janė nė formė, Rajkardit i duhet tė mendohet dy herė pėr tė sakrifikuar ndonjėrin prej tyre”.

    Ndėrsa dy sulmuesit e tjerė, Henri dhe Eto’o, mendohet qė tė jenė dy lojtarėt qė mund tė hyjnė nė rotacionet e teknikut holandez. “Nėse Ronaldinjo dhe Mesi tregojnė se janė tė papreksh-m, Henri dhe Eto’o do tė jenė dy lojtarėt qė mund tė luftojnė pėr njė vend nė formacion”. Pėr sa i pėrket aktivizimit tė “4 Fantastikėve”, revista franceze shprehet se gjithēka do tė varet edhe nga skema qė do tė pėrdorė Frenk Rajkard nė Barcelonėn e kėtij sezon. Nėse tekniku holandez pėrdorė skemėn 4?3?3, atėherė njėri prej katėr yjeve do tė jetė i detyruar tė ulet nė pankinė. Vetėm nėse Rajkard pėrdorė skemėn 4?2?3?1 ose 3?4?3, atėherė “4 Fantastikėt” do tė kenė mundėsi tė luajnė sė bashku. Ndėrsa ish?tekniku i kombėtares italiane, Arrigo Saki, mendon se gjithēka ėshtė e mundur nėse punohet me dėshirė dhe disiplinė. “Nė Realin tim luanim me Figon, Zidanin, Raulin, Ronaldon, Gutin dhe shumė tė tjerė”. Ndėrsa Luis Fernandez, ish?tekniku i Betisit, shprehet: “Rajkard duhet tė ndryshojė sistemin. Kjo nuk pėrbėn njė problem, por gjithēka lidhet me motivimin e lojtarėve. Ēdo futbollist duhet tė japė maksimumin e tij nė fushėn e lojės”. Mė pas, artikulli i “France Football”, pėrfundon me njė kompliment pėr teknikun e Barcelonės: “Rajkard ėshtė njė trajner i madh dhe tė gjithė e dinė shumė mirė se do t’i japė zgjidhjen e duhur kėtij problemi te Barcelona”.
    Sui generis

  4. #2964
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Emerson: Nė Real kam menduar t’i jap fund karrierės

    Aloja braziliane ka pranuar qė gjatė qėndrimit tė tij nė Realin e Madridit kishte menduar seriozisht pėr t’i dhėnė fund karrierės, por ftesa e Milanit i ka ndryshuar tė gjitha gjėrat.
    Braziliani Emerson, lojtar i ri i Milanit, zbulon se nė ēfarė disponimi ka kaluar sezonin e kaluar nė “klubin mbretėror”.

    “Pėr mua qėndrimi nė Real ka qenė i padurueshėm, dhe kam menduar seriozisht tė largohem nga futbolli. Nuk kam mundur tė koncentrohem aspak nė lojė”, ka thėnė Emerson.

    Emerson kishte ardhur nė Real me ftesė tė Fabio Capellos, i cili ka qenė paraprakisht trajner i tij nė Romė dhe Juventus.

    “Capello ėshtė trajner i jashtėzakonshėm dhe mė ka ndihmuar shumė nė karrierė. Kemi bashkėpunuar 7 vjet, por, ja qė vjen koha edhe pėr ndryshime”.

    Ardhja nė Milan e ka rilindur brazilianin.
    “Kam arritur nė klubin nė tė cilin mund tė mendoj vetėm pėr futbollin. Jam i gatshėm pėr njė fillim tė ri. Nuk kam asnjė problem fizik, e duke marrė parasysh se kam luajtur shumė nė ligėn italiane, shumė lehtė do tė pėrshtatem nė stilin e tyre tė lojės”, ka thėnė braziliani Emerson
    Sui generis

  5. #2965
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    Ancelotti: Do tė doja tė punoj me Adrianon

    Trajneri i Milanit Carlo Ancelotti ka pranuar se me dėshirė do tė trajnonte sulmuesin “e ngrirė” brazilian tė Interit Adriano.

    Trajneri i Interit Roberto Mancini ka deklaruar qė Adriano do tė duhej tė gjente njė klub tė ri para afatit kalimtar tė premten, duke shtuar qė kampionėt e Serie A ka pak gjasa tė pajtohen pėr shitjen e tij tek rivalėt e qytetit.

    "Adriano ėshtė lojtar i madh dhe ėshtė i tillė qė ēdo trajner do tė dėshironte tė punojė me tė", ka pranuar Ancelotti. "Por e dimė qė pėr tė ėshtė shumė e vėshtirė tė kalojė nė Milan", ka shtuar ai.
    Sui generis

  6. #2966
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Benitez: Kjo ėshtė forca jonė

    26 Gusht Pas fitores tepėr tė rėndėsishme nė fushėn e Sanderlendit, trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, vetėm mund t’i lavdėronte lojtarėt e tij. Duke filluar nga Mohamed Sisoko, i cili gjeti ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr tė shėnuar golin e parė nė karrierėn e tij me tė kuqtė nė ndeshje zyrtare. Tekniku spanjoll tha: “Sisoko mund tė shėnojė edhe mė shumė gola. Nuk bėn shumė, kjo ėshtė e vėrtetė, por tani qė realizoi golin e 7 000?tė pėr klubin do tė jetė nė historinė tonė pėrgjithmonė. Jam shumė i kėnaqur nga ai”. Ndėrsa pėr ecurinė e ndeshjes, Benitez tha: “Jam shumė i kėnaqur qė fituam, por po uroja qė ta mbyllnim sa mė shpejt takimin... pėr shėndetin tim. Mendoj se treguam forcėn e vėrtetė tė skuadrės sonė”. Benitez ishte shumė i kėnaqur edhe me dyshen e tij sulmuese tė ditės sė djeshme, Torres?Voronin. Ukrainasi shėnoi golin e dytė tė takimit, ndėrsa spanjolli ishte gjithnjė i lėvizshėm dhe njė rrezik i vazhdueshėm pėr mbrojtjen e Sanderlendit. Trajneri shtoi: “Torresi dhe Voronini ishin kėrcėnimi mė i madh pėr kundėrshtarėt. Ata u morėn vesh shumė mirė me njėri?tjetrin dhe shpresoj qė tė vazhdojnė kėshtu. E gjithė skuadra luajti mjaft mirė, dhe e meritoi fitoren. Luanim jashtė fushės sonė dhe tri pikėt e marra kėtu kanė njė vlerė tė madhe. Po tregojmė vazhdueshmėri nė rezultate dhe duhet tė vazhdojmė tė punojmė qė tė ruajmė formėn tonė tė mirė”.
    Sui generis

  7. #2967
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Murinjo: Mposhtėm edhe vapėn

    26 Gusht Trajneri i Ēelsit, Hoze Murinjo, tha me bindje se mund tė mbėshtetej fort te Frenk Lampard, edhe pse mesfushori anglez nuk e ka firmosur ende kontratėn e tij tė re nė “Stamford Bridge”. Lampard i dha fitoren bluve dje, duke shėnuar golin e katėrt nė po kaq ndeshje kampionat, dhe Murinjo tha: “Nėse ai ka kritikė, unė s’jam mes tyre. Po ka shumė njerėz qė e mbėshtesin atė pėrherė dhe unė jam njė prej tyre. Nuk ėshtė e lehtė pėr njė mesfushor tė shėnojė katėr gola nė po kaq ndeshje. Pėr mė tepėr golat e tij kanė qenė shumė tė rėndėsishėm, na kanė dhėnė pikė tė vlefshme”. Duke folur mė pas pėr takimin e vėshtirė me portsmuthin, tekniku portugez pranoi se ishte mėse i kėnaqur pėr rezultatin, nė njė sfidė ku skuadra e tij u pėrpoq nė maksimumin e saj. Dhe nuk harroi tė kritikonte organizimin e ndeshjeve ndėrkombėtare nė mesjavė qė ishin njė barrė tjetėr e rėndė pėrveē temperaturave tė larta. Murinjo shtoi: “Nuk mė pėlqen tė luaj pas ndeshjeve tė ekipeve kombėtare nė mesjavė. Lojtarėt shkojnė e luajnė, disa mund tė vijnė tė mėrzitur, disa tė stresuar, disa nuk stėrviten, sepse nisen tė enjten dhe u mbetet vetėm e premtja. Kėshtu qė s’mund ta pėrgatis mirė skuadrėn. Pėrqendrimi nuk ėshtė i njėjtė dhe mėnyra e pėrgatitjes sonė nuk ėshtė e njėjta. Pa harruar qė edhe Portsmuthi ėshtė njė skuadėr mjaft e mirė, e mirėorganizuar dhe me njė trajner e lojtarė majft tė mirė. Kundėrshtari na i vėshtirėsoi punėt, por dhe moti s’na erdhi nė ndihmė. Ishte shumė vapė dhe nė pjesėn e parė u pa sa vėshtirėsipatėm. Por fituam dhe kjo ėshtė e rėndėsishme”.
    Sui generis

  8. #2968
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndalet Eriksoni, Murinjo bėn 100

    26 Gusht Arsenali arriti tė fitonte dje pasdite ndaj Manēester Sitit, duke ndalur mė nė fund nė javėn e katėrt skuadrėn e Sven Goran Eriksonit. Nga humbja e bluve tė Manēesterit, pėrfituan edhe blutė e Londrės, tė cilėt, duke mundur minmalisht Portsmuthin, siguruan vendin e parė nė renditje. Nė “Emirates”, “Topēinjve” iu deshėn 80 minuta pėr tė realizuar golin e parė, kur Fabregas shėnoi me njė gjuajtje tė bukur. Mė parė, Robin Van Persit iu prit njė penallti nga Kasper Shmaikel. Ēelsi nuk ishte nė ditėn mė tė mirė, por pėrsėri fitoi 1?0 ndaj Portsmuthit nė “Stamford Bridge”, duke bėrė qė Hoze Murinjo tė fitonte ndeshjen e tij tė 100?tė si trajner nė fushėn e tij. Frenk Lampard ishte autor i golit tė fitores pasi gjuajtja e tij ishte shumė e fuqishme pėr Devid Xhejmsin. Nė takimin e parė tė ditės, Liverpuli tregoi njė formė mjaft tė mirė nė fitoren 2?0 nė fushėn e Sanderlendit. Mohamed Sisoko kaloi tė kuqtė nė avantazh, ndėrsa Andrij Voronin dyfishoi rezultatin nė fund pėr tė vulosur fitoren.
    Sui generis

  9. #2969
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    I keq Murinjo
    #VamosArgentina

  10. #2970
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Barcelona nxjerrė vetėm njė barazim kundėr Racingut

    Katėrshja fantastike e Barcelonės nuk arriti asgjė mė shumė pos tė nxjerr njė barazim, pa gola, kundėr ekipit tė disponuar pėr lojė, Racing Santander.

    Katalonasit, qė kanė shpenzuar mė shumė se 65 milionė euro pėr lojtarėt e rinj, pėrfshirė kėtu edhe sulmuesin, Thierry Henry, nė tėrėsi u dorėzuan para ekipit “autsajder”, tė La Liga-s.

    Trajneri, Frank Rijkaard, kishte lėnė nė bankinė sulmuesin francez, Henry, ndėrsa nė sulm kishte angazhuar treshen: Samuel Eto'o, Lionel Messi dhe Ronaldinho – mirėpo Racing qė nė fillim tė lojės bėri tė ditur se nuk e ka ndėrmend tė dorėzohet lehtė. Madje qysh nė minutat e parė tė lojės Racing kėrcėnoi seriozisht portėn e Victor Valdesit, pėrmes mesfushorėve, Oscar Serrano dhe Aldo Duscher.

    Rijkaard inkuadroi Henry-n nė vend tė Messit, gjysmė ore para pėrfundimit tė ndeshjes, mirėpo as ky “freskim” i ekipit nuk solli gjė, pos njė rezultat tė barabartė nė fund tė ndeshjes.
    Sui generis

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •