Krujf: Tė luajnė mė tė mirėt!
25 Gusht Nė prag tė fillimit tė kampionatit spanjoll, ish trajneri i Barcelonės, Johan Krujf, nė njė intervistė tė dhėnė, ka analizuar situatėn e dy gjigantėve tė futbollit spanjoll. Gjatė intervistės sė tij, Krujf ka folur gjatė pėr skuadrėn katalanase dhe deklaroi se lojtarėt e Barcelonės duhet tė njohin pėrgjegjėsitė e tyre dhe nuk duhet tė bėjmė tė njėjtat gabime qė bėnė sezonin e kaluar. Krujf tha gjithashtu se numri i madh i yjeve nė skuadėr, do tė rrisė konkurencėn nė radhėt e Barcelonės. Pėr sa i pėrket filozofisė dhe sistemit tė lojės qė pėrdor Barēa, holandezi tha se kėto nuk duhet tė ndryshojnė. “Struktura e skuadrės nuk duhet prekur. Duhen mbajtur tė njėjtat linja, asgjė nuk duhet ndryshuar. Sistemi duhet tė jetė fiks, kėshtu qė ēdo lojtarė qė do tė luajė nė mesin e fushės, duhet ta ketė tė qartė se ēfarė duhet tė bėjė. Barēa do tė zhvillojė dy ndeshje nė javė, do tė ketė ndėshkime me kartona dhe dėmtime dhe nuk mund tė ndryshosh sistemin nė ēdo ndeshje. Flitet pėr njė strukturė skuadre sepse gjithmonė ėshtė skuadra ajo qė fiton, kurrė nuk ėshtė njė lojtar i vetėm, qoftė ai edhe futbollisti mė i mirė nė botė. Skuadra duhet tė tregohet e fortė dhe duhet t’i pėrballojė ndeshjet si njė grup i vetėm. Nuk ėshtė problemi qė tė fitosh tre apo katėr ndeshje, e rėndėsishme ėshtė qė skuadra tė ketė vazhdimėsi”. Pėr sa i pėrket “4 Fantastikėve”, Krujf tha se konkurenca midis tyre do tė rrisė nivelin e skuadrės. “Nuk ka arsye qė tė luajnė tė katėrt nė formacion. Nuk ka asnjė detyrim dhe asnjė urgjencė. Nėse dikush nuk ndihet mirė apo nuk ėshtė nė 100% tė formės, atėherė mund tė luajė sulmuesi tjetėr. Pėr mendimin tim, askush prej tyre nuk ėshtė i pazėvendėsueshėm. Por nuk duhet tė harrojmė gjithashtu se Rajkard ka nė dispozicion edhe dy tė rinjtė, Bojan Krkiē dhe Xhovani dos Santos”. Pėr sa i pėrket zhgėnjimit tė Barcelonės nė sezonin e kaluar, Krujf tha se problemet nė kėtė skuadėr ishin si brenda fushės ashtu edhe jashtė saj. “Tė gjithė kanė mėsuar nga eksperienca e keqe e sezonit tė kaluar. Frenk Rajkard ndoqi njė rrugė shumė tė thjeshtė, duke i lėnė lojtarėt e tij shumė tė lirė. Njė skuadėr mund tė funksionojė nė kėtė mėnyrė, por duhet treguar shumė kujdes. Nėse jep shumė liri, duhet tė kėrkosh shumė pėrgjegjėsi”. Megjithatė, ish?trajneri holandez, mendon se nė skuadrėn e Barcelonės duhet tė luajnė lojtarėt qė e meritojnė. “E di qė Rajkard do ta ketė shumė tė vėshtirė tė bėjė zgjedhjet e tij, por jam i bindur se do t’ia dalė mbanė. Barēa ka shumė lojtarė cilėsorė, por mendoj se formacioni i skuadrės nuk duhet tė bėhet nė bazė tė emrave. Trajneri duhet tė analizojė tė gjithė problemet e lojtarėve tė tij dhe unė mendoj se duhet tė luajnė ata futbllistė qė po kalojnė njė formė shumė tė mirė”.
“Reali meriton respekt”
Gjatė intevistės, Johan Krujf, foli edhe pėr Realin e Madridit. “Askush nuk e di se ēfarė do tė ndodhė. Fakti qė po vazhdojnė tė bėjnė blerje, do tė thotė se nuk janė shumė tė sigurtė. Janė shumė ndryshe nga Barcelona, e cila sapo pėrfundoi kampionatin, menjėherė mori atė qė dėshironte. Me kėtė dua tė them se drejtuesit e Barcelonė kanė punuar shumė mirė dhe e dinin se pėr ēfarė kishte nevojė skuadra. Me Kapelon, Reali mori atė qė dėshironte prej shumė kohėsh: titullin kampion. Ndėrsa tani, me Shusterin kėrkojnė tė shfaqin spektakėl, por po i mungojnė rezultatet. Pėr drejtuesit e Realit tė Madridit ishte njė vendim shumė i guximshėm largimi i Kapelos. Megjithatė, nėse e sheh nė njė mėnyrė tjetėr, do tė thoja se meritojnė tė gjithė respektin sepse puna qė duan tė bėjnė nuk ėshtė e lehtė”.
Krijoni Kontakt