Close
Faqja 29 prej 311 FillimFillim ... 1927282930313979129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 3101
  1. #281
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Saviola, nen "kthetrat" e Juves

    19 Janar Argjentinasi D'Alesandro ka zbuluar te "Cadena Ser" marreveshjen e mundshme te arritur nga klubi bardhezi me Barcelonen, per sulmuesin katalanas

    Juventusi do Saviolen? Sipas kanalit radiofonik spanjoll "Cadena Ser" kjo eshte e verteta. Rrefimi ka mberritur ne menyre te drejteperdrejte ne programin "La Graderia" dhe jo nga sulmuesi argjentinas i Barcelones, por nga miku i tij Andres D'Alesandro. Lojtarit te Real Saragozes i ka shpetuar kjo fraze, per marreveshjen e arritur mes Savioles, i rritur ne te rinjte e River Plejtit, dhe Juventusit. Hipoteza nuk duket si nje fantazi e merkatos. Se pari, sepse Saviola, sulmuesi i lindur ne vitin 1981, eshte prane skadimit te kontrates. Pra, Juventusi mund ta marre ne vere me parametra zero, pa shpenzuar asnje qindarke. Pastaj, Saviola nuk eshte titullar te Barcelona, perkundrazi Rajkard e ka hedhur ne fushe vetem ne nje situate teper te veshtire, kur sulmuesit katalanas kane munguar. Saviola ka shenuar deri tani tre gola, ne 252 minuta te luajtura ne kampionat, duke u futur shpesh gjate ndeshjes. Klubi katalanas, ne fillim, ishte i vendosur per skadimin e kontrates se tij, pa mundesi rinovimi, ndersa tani ka nderruar mendje. Nderkohe, drejtuesit e klubit bardhezi, por edhe vete trajneri Deshamp, po bejne nje "mundje dore" me drejtuesit e Ajaksit, per te marre qe tani Grigeren, duke pare se ne mbrojtjen e "Zonjes" problemet jane me shumice. Po ashtu, sipas zerave qe vijne nga Spanja, "boshti" Torino-Madrid duket se eshte "nxehur" me shume. Juventusi i ka kerkuar Realit Emersonin per 5 milion euro, ndersa edhe per Robinjon ka bere nje oferte interesante: 25 milion euro. Surpriza me e fundit eshte Mehia, mbrojtesi 24 vjecar madrilen.

  2. #282
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Roni i paguan lamtumiren Realit

    19 Janar "Fenomeni" e ka shprehur qarte qendrimin e tij: "Ose do te shkoj te Milani, ose ne asnje klub tjeter"

    Ronaldo do te paguaje Realin e Madridit, vetem qe te marre lejekalim, per te shkuar te Milani dhe per t'u bashkuar me kampione si Kaka, Maldini, Sedorf, Gatuzo e te tjere. Lajmi me i fundit vjen nga Madridi, ku prej dy ditesh punohet per te zgjishur ceshtjen e lidhur me brazilianin dhe te ardhmen e tij. Vetem ne menyre qe te lere Spanjen dhe per te veshur fanellen kuqezi, "Fenomeni" eshte gati per gjithcka, edhe per te hequr nga xhepi nje shume parash: rreth 5 milion euro. Operacioni lind nga kjo llogjike: Real Madridi ka firmosur me brazilianin nje kontrate deri ne vitin 2008, qe i lejonte qe te fitonte 12 milion euro, deri ne fund. Milani, nga ana tjeter, i ka siguruar se do te fitoje aq para se merrte nga rroga ne Madrid, me nje plus me shume: Roni do t'i adminstroje vete sponsorizimet dhe te drejtat e imazhit. Ne rast te nje marreveshjeje me Milanion, fitimi do te jete ne total. Ronaldo do te fitoje ne nje vit 4 milion euro me shume, ne krahasim me te kaluaren, pikerisht nga te drejtat dhe do te jete kjo shifra qe do t'i kaloje Realit. Dy drejtuesit madrilen, Baldini dhe Mijatovic, qe para dy ditesh kane zhvilluar nje mbledhje te gjate per te analizuar kete ceshtje, jane te orientuar per te thene po, duke pare oferten e fundit te Milanit, Ronaldos ne kete rast. Ne te dale te zyrave te Liges Italiane te Futbollit, administratori i deleguar kuqezi, Adriani Galiani, u shpreh: "Tani per tani, mundesite qe Ronaldo te vije me parametra zero jane te pakta, por Reali mund te pranoje oferten e tij dhe keshtu do te shiste kartonin, qe e mban te lidhur me klubin". Me pas shpjegoi: "Ne nuk trajtojme me Realin, vetem me lojtarin. Nese ai arrin te lirohet, atehere do te vije te Milani, ndryshe do te mbetet nje lojtar i Realit, ndoshta edhe duke pranuar oferta te tjera. Sidoqofte, ai ka thene se kerkon te vazhdoje te luaje ne futbollit europian, ne arenen e profesionisteve, duke mos bere fundin e Bekamit".

  3. #283
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Trezege, tani me valixhe ne dore

    19 Janar Francezi mund te largohet nga Torino, duke pare se "shkendijat" e tij te fundit me keshilltarin Tardeli kane bere qe klubi te mendohet

    Mesa duket, do t'i kushtoje shtrenjte David Trezegese sulmi apo shfryrja e bere ndaj Marko Tardelit, keshilltarit te klubit bardhezi. Juventusi, ne fakt, ka nder mend qe te gjobise francezin qe ka komentuar me ironi fjalet e nje prej elementeve me te rendesishem, ne Keshillin Administrativ te Juventusit. Tardeli ka kohe qe kembengul mbi faktin se francezi nuk deshiron te qendroje te Juventusi. Trezege, duke iu drejtuar Tardelit, kishte thene: "Nuk e dime se si e ka fytyren dhe shume nga djemte nuk e njohin, duke pare se nuk ka ardhur asnjehere qe te takohet me ne ne Vinovo. Ndaj, nuk ka te drejte te flase per te ardhmen time dhe te askujt tjeter". Nderkohe, letra e Tardelit ka bere qe klubi te merret seriozisht me ceshtjen Trezege: "Ai duhet te mesoje te flase, sepse ketu te Juventusi nuk mund te mbajme njerez jo profesioniste, qe nuk dine te lidhin fjalet. Shpresoj qe te kete dhene ate deklarate per inerci. Ketu verteton se do te largohet", u shpreh Tardeli. Nga ana tjeter, operacioni i shpallur nga drejtori sportiv, Alesio Seko, ka bere qe kampionet bardhezi te mendohen. Por, Juventusi mund te rigjeje Trezegene perballe, nese Milani do te tregohet i zoti dhe do te bleje lojtarin ne fjale. Por, edhe Lioni eshte ne kerkim te lojtarit dhe ndaj mund te kete nje transferim ne France.

  4. #284
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Interi rrezikon te humbe gjithcka

    19 Janar Presidenti Morati, sipas akuzes se hetuesve, ka falsifikuar bilancet e klubit, duke arritur keshtu ne plusvlera te rreme, ne menyre qe skuadra te regjistrohej ne kampionatin 2004 2005

    Skuadra e Interit mund te rrezikoje shume, sidomos ne planin sportiv, nga piket e penalizimit ne klasifikim dhe deri ne revokimin e titullit. Nese vertetohen akuzat dhe hetimet e Prokurorise se Milanos, qe hipotizonje falsifikim ne bilance per presidentin Masimo Morati. Po ashtu, ne kete “termet” ne ri eshte futur edhe Adriano Galiani. Gjithcka ne rrezik per nje date: behet fjale per 29 tetorin e vitit 2006, ne fakt, akti i fundit kontabel, i votuar nga organet e klubit zikalter, qe ka perfunduar nen hetim. Dokumenti ne fjale ka sherbyer per regjistrimin e Interit ne kampionatin 2005 2006. Drejtesia penale dhe sportive me pas, persa i perket afatit te regjistrimit te klubeve, levizin ne binare te ndryshem: per drejtesine e topit, nje shkelje nuk mund te ndiqet penalisht, duke pare se ngjarja ka ndodhur dy vjet nga kampionati nen hetim, per klubet, dhe pas kater vitesh per drejtuesit e tyre. Dhe ne kete rast, data e referimit eshte 30 qershori i vitit 2005, pra momenti i regjistrimit ne turne. Me siguri, falsifikimi i mundshem ne bilance nga ana e Interit dhe Milanit do te perfundoje nen “reflektoret” e Zyres se Hetimeve te Federates Italiane te Futbollit. Hetuesit dhe shefi i tyre, Francesko Saverio Borreli, do te kerkojne ne fakt, ditet ne vazhdim, letrat dhe dokumentet perkatese te mbledhura nga Prokuroria e Milanos, qe po heton mbi kete “doping financiar”. Perfshirja e Masimo Moratit, presidentit zikalter, ne regjistrat e te hetuarve eshte e lidhur edhe me nje konsulence mbi bilancet e klubit zikalter dhe atij kuqezi, nje ceshtje kjo qe ndiqet edhe nga prokurori Karlo Nocerino, e depozituar ne 15 dhjetor te vitit te shkuar. Persa i perket Milanit, konsulenca ka evidentuar nje parregullsi ne bilancet mes 29 tetorit te vitit 2003 dhe 28 prillit te vitit 2005. Ndersa per Interin, parregullsite e ndryshme kane nisur ne te njejten date, deri ne 29 tetori te vitit 2004. Per klubin zikalter, duke i qendruar konsulences, operacionet mbi bilancet kane ndihmuar per te arritur parametrat e nevojshem, te ndjekura nga instituti per regjistrimet e klubeve ne kampionatin e Serise A. Ne horizont, parashikohet nje beteje ligjore ne lidhje me kete ceshtje dhe, sigurisht, ne regjistrimin: “Le te pohojme se bilancet jane trukuar, atehere pse hetimet jane ende te turbullta?”, komentoi Grasani, avokati i njohur i te drejtave sportive. “Per nga kendveshtrimi im, persa i perket pergjegjesise se klubit, gjithcka ka te beje me regjistrimin”.

    Ne rast te kundert, Interi mund te rrezikoje nje penalizim te rende, me renien ne kategorine inferiore ose heqjen e titullit. “Jemi ne kufij te afatit dhe kjo ceshtje und te kete devijime”, shpjegon Grasani, “por pohoj se dokumentacioni per ate vit duhet paraqitur ne sezonin 2003 2004, pra shkelja e mundshme eshte regjistruar. Ndersa, persa i perket drejtuesve, gjerat ndryshojne: regjistrimi skadon pas kater vitesh dhe, ndaj, koha per te marra masa sportive eshte ne dispozicion te Prokurorise”.

  5. #285
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Andrij, legjende per gjithe boten, por jo per Blute e Murinjos

    19 Janar Nga Mat DIKINSON, "The Times"

    Ulet ne dhomen e ndenjes me gruan e tij te bukur perkrah, me Topin e Arte si dhe xhaketen e klubit te golfit "Wentworth" ne fund te saj. Dhe shume njerez pikerisht te tille e pershkruajne Sheven, si njeriun qe e trajton veten si nje aristokrat, duke numeruar cdo dite 6 milione sterlinat qe merr ne vit nga kontrata me Celsin. Por, pikerisht per ditet e fundit, gruaja e tij, modelja, Kristen Pazik do t'ju thote te kunderten. Ajo do t'ju thote historine e nje burri te inatosur nga thashethemi i fundit, te shkaterruar nga fjalet e fundit qe kane dale neper gazeta, qe tani pyet veten nese do ta besoje ndokush kur insiston se nuk flet perdite ne telefon me Roman Abramovicin. Shevcenko flet ne italisht, dhe merret vesh me ne me ane te nje perkthyesi, por nje fjale e pakeqkuptueshme ne anglisht del nga goja e tij, kur e pyesin per keto thashetheme. Sipas tij, ato jane thjesht "pallavra". Te gjithe mendojne se ai duhet ta perserise kete mesazh serish nese do qe ta besojne, por ai ka vendosur te flase vetem ne konferenca zyrtare per shtyp, ose me ane te faqjes se tij zyrtare ne internet. "Perdite shoh deklarata te reja te mia neper gazeta, por nuk e di se nga dalin ato", thote Sheva i cuditur. Por ajo qe i cudit te gjithe eshte pse ukrainasi nuk po arrin te luaje me Celsin ne ato nivele te mrekullueshme qe luaji per shtate sezone me Milanin, ku u shpall golashenuesi me i mire i Serise A qe ne sezonin e tij te pare me 24 gola ne 32 takime dhe ku Andrij shenoi 60 gola ne kampionat ne tre vitet e fundit. Ai nuk do te ishte lojtari i pare i huaj qe do te kerkonte shume kohe per t'u pershtatur dhe ndryshimi i tre shtepive ne gjashte muajt e fundit per shkak te lindjes se djalit te tij te dyte nuk e ndihmoi Sheven ne pershtatjen me Angline. Por vete Andrij pretendon se kjo forme e dobet nuk mund te justifikohet me demtimin para Kupes se Botes. Ekziston nje teori sipas se cilesm ne moshen 30-vjecare, trupi i Shevcenkos ka filluar te ngadalesohet. Por ai pretendon se nuk ka probleme me formen fizike: "E di se cili eshte niveli im fizik, cfare shpejtesie kam, por nuk kam ndermend ta diskutoj kete me askend", thote ai. Por nje gje eshte e sigurt, kjo forme nuk ka si te kene rene ne menyre kaq drastike ne gjashte muajt e fundit. Cdo problem duket qarte se eshte psikologjik dhe jo fizik. Por edhe stili i ndryshem i lojes se Celsit mund te kete pasur influencen e tij, dhe pse Sheva nuk preferon te hyje ne detaje, sepse ka frike se mos e akuzojne se nuk pelqen Murinjon. "Une kam qene te Milani per shtate vjet dhe atje luhej me nje stil te ndryshem nga ai i Celsit", vazhdon ai. "Jam ende duke u perpjekur te kuptoj se cili eshte roli im". Por ky kerkim po del i veshtire dhe eshte e drejte ta pyesesh sulmuesin nese do te gjeje ndonjehere nje vend ne nje ekip te ndertuar me taktikat e Murinjos. "Futbolli mund te jete i cuditshem", vazhdoi Shevcenko. "Une kalova sezonin tim me te keq persa i perket shenimit te golave me Milanin, pikerisht kur fituam Champions League".

    Por ajo qe askush nuk e kishte parashikuar tek Celsi, ishte fakti qe Didier Drogba do te behej i pazevendesueshem. Sulmuesi nga Bregu i Fildishte me formen e tij magjike ka bere qe Sheva te jete vetem zgjedhja e dyte pas tij, ose qe ai te luaje ne krah ne formacionin 4-3-3. Nese Sheva do te kthehej ne qender, ne mes te Robenin e te Xho Kolit, atehere ai mund te rifitonte menjehere instiktin e golave, por Celsi ka te tjera pika te forta. Shevcenko eshte nje lojtar i deshiruar nga cdo ekip ne bote, por ne "Stmaford Bridge" ai duket se nuk pershtatet dot me stilin e lojes. Pasi kaloi muaj duke u perpjekur te pershtaste ne skuadren e vet nje prej shenuesve me te mire ne bote, Murinjo e ka ulur Sheven ne pankine ne javet e fundit, sepse forma e tij dhe besimi ne vetvete nuk jane aty ku duhet. Ky eshte nje nga hkaqet e konfliktit ndermjet trajnerit dhe Abramovicit, qe eshte i bindur se talentet nuk duhen ndrydhur ne pankine. E keshtu Shevcenko i gjore eshte gjendur ne mes te zjarrit te politikes. Ai e mohon faktin se Abramovici e favorizon por edhe Kristeni e hedh poshte idene se eshte partnere pazari per gruan e paronarit rus te Bluve, Irinen. Shevcenko madje pretendon se "nuk ka dale kurre per darke" me rusin, me te cilin flitet se ka raporte te ngushta. "Une e njihja Romanin qe kur isha te Milani, por vetem sepse ishte ne prezantimin e nje trofeu qe fitova nga nje gazete ruse", shprehet Sheva. "Sigurisht ne pershendetemi, sepse flasim te njejten gjuhe, por asgje me teper. Te gjithe zerat qe qarkullojne per marredheniet e mia me pronarin thjesht me shperqendrojne. Une dua vetem te jap me te miren per ekipin. Shpresoj vetem qe njerezit te me lene te qete, duke me rikthyer paqen me veten time. Une erdha si nje lojtar i ri. Pagesa per blerjen ishte e larte, ashtu si dhe pritshmeria ndaj meje. Por une jam i zhgenjyer me paraqitjet e mia te deritanishme. Ne kete periudhe nuk kam luajtur shume mire, por une po jap maksimumin per ta bere sa me mire detyren time. Gjithcka tjeter nuk ka te beje fare me mua".

    Shevcenko insiston se shoket e ekipit e mbeshtesin ende, dhe darkat me Lampardin jane nje ngjarje e rregullt. Por ai tregohet shume diplomatik kur vjen puna tek Murinjo. "Une kam respektin me te madh per te", thote Andrij. "Ai ka fituar dy titujt me Celsin si dhe Champions League me Porton. E ka vertetuar se eshte nje trajner i madh. Nese vendos se une nuk do te luaj, atehere do t'i rikthehem stervitjes edhe me fort me synimin per te qene serish ne skuader". Por pyetja se a do te rigjente fuqine e tij ne taktikat e Hozese mbetet pa pergjigje dhe kjo nuk ka te beje fare me politiken dhe pse sic duken gjasat ai mund te kete krahe me te forte se Murinjo.

    Shifrat kryesore te Shevcenkos

    60 Golat per Dinamo Kievin ne 117 ndeshje kampionati

    127 Golat per Milanin ne 208 ndeshje kampionati

    3 Golat per Celsin ne 20 ndeshje kampionati

    33 Golat per Ukrainen ne 71 ndeshje

    4 Nofkat: Sheva, Shevagol, "Era e Lindjes", "Era e Pasionit"

    12 Trofete e fituar me Dinamo Kievin dhe Milanin

    30,8 Milione sterlinat per transferimin nga Milani te Celsi

    57 Golat ne Champions League, i dyti vetem pas Gerd Mylerit, qe ka shenuar 66 gola ne kompeticionet europiane per klube

    120 000 Sterlinat e rroges javore

  6. #286
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Fergi: Zerat do te demtojne blute!

    19 Janar “Pavaresisht atyre qe po degjojme te ndodhin, mendoj qe situata me Shevcenkon eshte ne zanafille te gjithckaje. Per ta, kjo gjendje nuk eshte e thjeshte”

    Ser Aleks Ferguson mendon qe spekulimet per te ardhmen e Murinjos mund te c’ekulibrojne te ardhmen e skuadres, ne te njejten menyre sic ndikuan ato tek Mancesteri kur flitej rreth paqartesise se te ardhmes se tij. Kampionet e Anglise ne fuqi jane duke njohur sezonin e tyre me te veshtire nen urdherat e Murinjos dhe e shohin veten gjashte pike pas Mancesterit, qe kryeson renditjen. Zerat per te ardhmen e trajnerit portugez jane te shumte, pavaresisht deklaratave te drejtuesve te Celsit, sipas te cileve gjithcka shkon si normalisht. Ferguson mendon qe keto spekulime mund te kene te njejtin efekt qe paten edhe mbi Mancesterin, kur ne sezonin 2001 02 flitej per mundesine e largimit te Fergit dhe skuadra perfundoi per here te pare ne Premiership poshte dy vendeve te para te renditjes. Ne faqen zyrtare te Shoqates se Trajnereve Profesioniste, Ferguson deklaroi: “Asnjehere nuk eshte mire per futbollistet kur nuk e dine se kush do te jete trajneri i tyre i ardhshem. Kjo krijon mungese perqendrimi dhe tension te kote, qe pasqyrohet ne formen e skuadres ne fushe. Te njejten gje e kemi kaluar edhe ne ketu tek Mancesteri dhe kur une ne fund vendosa qe te mos terhiqesha, pashe nje motivim te vecante tek futbollistet. Ishta dicka e shkelqyer”.

    Ferguson kembengul Murinjo dukej mjaftueshem i qete ne nentor, kur te dy trajneret darkuan me njeri tjetrin dhe mendon se kritikat per Shevcenkon, blerjen me te shtrenjte te kryer ndonjehere nga Celsi,

    jane ato qe kane ndikuar per c’ekulibrimin e situates. Fregi thote: “Pavaresisht atyre qe po degjojme te ndodhin, mendoj qe situata me Shevcenkon eshte ne zanafille te gjithckaje”. Situata aktuale ben qe Mancesteri te duket favorit per fitimin e titullit kampion, pas kater vitesh mungese dhe ne qender te sezonit te shkelqyer te Junaited eshte vendosur Kristiano Ronaldo. Ferguson thote: “Kur behesh 21 22 vjec fillon te mendosh si nje burre. Asnjehere nuk kam kerkuar nga Ronaldo dicka tjeter pervec pjekurise, pasi talentin e ka patur gjithmone”. Me 13 golat e shenuara deri tani, Ronaldo ka ndihmuar Mancesterin qe te kompensoje mungesen e krijuar nga shitja e Rud van Nistelroit ne vere dhe Ferguson mendon qe skuadra ne fakt ka perfituar nga shitja e holandezit. “Per vite kemi qene shume te varur nga Van Nistelroi, persa i perket lojes tone sulmuese”, thote trajneri i Mancesterit. “Tani, shume me teper futbolliste gjejne rrugen e golit dhe eshte me te vertete mahnitese te shohesh menyren se si golat jan _perndare ne skuader. Pershembull, Geri Nevill ndihet keq qe nuk ka shenuar ende, por shoket e skuadres kane vene bast qe Van der Sar do te shenoje perpara tij”. Freguson po mesohet pak nga pak me idene qe Mancesteri i tij eshte favorit per te fituar kampionatin dhe thote qe edhe tifozet e Liverpulit urojne qe te jene “Djajte e Kuq” ata qe do te triumfojne ne fund. “Mendoj qe njerezit te cilet e urrejne Mancesterin jane me te vertete te pakte. Tifozet e skuadrave me te cilat ne luftojne per titull nuk na kane qejf, por kur e dine qe skuadra e tyre nuk mund te fitoje mendojne qe eshte gjithmone me mire te fitoje Mancesteri se sa dikush tjeter”.

  7. #287
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Juvja zbulon strategjitė e merkatos

    Drejtori Alesio Seko: Bufon s'ėshtė nė merkato. Na pėlqejnė Barzalji e Huntelari.


    Tri blerje tė mėdha dhe konfirmimi i "big"-ėve, pėrfshirė Xhianluixhi Bufonin, pėr njė Juve menjėherė kryesuese, me Didiė Deshampin gjithnjė e mė tė "salduar" nė stolin bardhezi. Ky ėshtė projekti bardhezi i zbuluar nga drejtori sportiv Alesio Seko. Strategji tė shėnjestruara qė fillojnė me konfirmimin e Bufonit: "Xhixhi ėshtė jashtė ēdo diskutimi tė merkatos pėr sa na takon ne tė paktėn, - tha Seko, - dhe jemi tė bindur se tė njėjtėn gjė mendon edhe ai. Kėtė verė Interi ka shfaqur interesim pėr Bufonin, por e kuptoi se nuk ishim tė gatshėm tė bisedonim. Nė mėnyrė korrekte, presidenti Morati nuk kėmbėnguli. Ne nuk do ta shesim as nėse zikaltrit do tė kthehen tė afrojnė Hulio Sezarin dhe Samuelin." Ndėrkohė, duket mė e vėshtirė pėr tė mbajtur David Trezegenė. Kontrata e qendėrsulmuesit francez skadon mė 2008-ėn. "Davidi nuk diskutohet. Shpresojmė tė arrijmė ta bindim, unė mendoj se janė mundėsitė." Asnjė dyshim pėr sa i pėrket Alesandro Del Pieros. Ēėshtja e hapur pas deklaratave tė fundit tė kapitenit ("Juvja duhet tė mė bindė qė tė qėndroj"), ėshtė mbyllur qė tani. "Me Del Pieron nuk ka probleme, pėr ne ėshtė sulmues prej "diamanti". Nė prag tė njė rikthimi tė mundshėm nė Serinė A, klubi ėshtė duke punuar pėr tė ndėrtuar menjėherė njė skuadėr tė fortė. "Xhevahiri" i parė i skuadrės pėrfaqėsohet nga blerja e Hasan Salihamixhiēit, qė do tė vijė nė qershor me ēmimin zero nga Bajerni i Mynihut. "Sapo kemi marrė njė lojtar me nivel ndėrkombėtar, qė mund tė mbulojė role tė ndryshme, - shtoi drejtori sportiv juventin, qė vazhdon tė flasė pėr Zdenek Grigerėn. - Nė kėto momente i duhet Ajaksit, qė ėshtė nė garė pėr tė fituar njė vend nė Champions." Mbrojtja do tė forcohet kėtė verė: "Duam tė marrim Domeniko Krishiton nga Xhenoa dhe pastaj do tė synojmė njė qendėrmbrojtės tė nivelit tė parė. Barzalji? Ėshtė e mundur si pistė, por s'ėshtė i vetmi qė ndjekim."
    #VamosArgentina

  8. #288
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Odo, kuqezi te henen!
    19 Janar Avokati i klubit bardhekalter rrefen: "Nuk mund ta mbajme pa vullnetin e tij, duke pare se kerkon te largohet. Sigurisht, do t'i hapim deren, pas takimit te se dieles"

    Mes nje shakaje dhe nje tjetre, tratativa per transferimin e Odos me fanellen e Milanit vazhdon, edhe pse shume ngadale. Bilanci i dites ka te beje me nje "thumb" te leshuar nga presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, i cili pohoi: "Kur duam nje lojtar, ne bejme gjithcka per ta pasur. Milani, mesa duket, nuk eshte ende kaq i bindur per te pasur lojtarin. Duket sikur Galiani dhe te tjeret nuk e kane nje domosdoshmeri. Sigurisht, me vjen keq qe Odo mund te largohet, por e kam thene dhe po e them, po perpiqem te ndertoj nje Lacio te madhe". Ne vazhdim, avokati i klubit bardhekalter ka rrefyer: "Te vjen shume keq qe Odo do te largohet, por nuk mund te mbajme lojtare jashte vullnetit, sidomos kur behet fjale per figura kaq te njohura. Do ta shihi se pas ndeshjes Lacio-Milan, gjerat do te zgjidhen dhe Masimo do te kaloje me kuqezinjte. E them edhe njehere, cdokush eshte i lire qe te beje zgjedhjet e tij, per te marre vendime te drejta dhe per te ecur ne rrugen qe do. Nuk mund te mbahet pa deshire nje person, i cili e di se cfare do te beje ne te ardhmen. Odo ka qene teper i sinqerte dhe ndaj ka treguar se nuk eshte nje femije i llastuar. Ka dhene mendimin e tij dhe ndaj kjo me pelqen. U tregua i sinqerte me ambjentin bardhekalter". Nga ana tjeter, Odo, para disa ditesh eshte shprehur: "E kam vendosur dhe nuk dua qe te kthehem pas, sepse e di shume mire qe klubi i Lacios eshte nje klub teper serioz dhe puna e drejtuesve duhet marre per shembull. Edhe me Lotiton nuk kam probleme dhe ndryshe nga ato qe thuhen neper gazeta, raportet tona jane te mira. Si mund ta presin tifozet largimin tim? Mendoj se nuk do ta kuptojne, por une dua te them se behet fjale per kontraten time te fundit, ndaj garancite jane oksigjen ne kete rast", perfundoi Odo.
    #VamosArgentina

  9. #289

    Post Odo, vetėm tė hėnėn vishet kuqezi

    Avokati i klubit tė Lacios, Xhentile, pranon: Vetėm pas ndeshjes me Milanin do tė mbyllen gjėrat.


    Mes njė batute dhe njė tjetre, bisedimet pėr tė sjellė Masimo Odon nė Milano vazhdojnė nė mėnyrė tė ngadaltė. Bilanci i ditės sė djeshme pėrkufizohet nga njė "shigjetė" e Klaudio Lotitos: "Ne, kur duam njė lojtar, bėjmė gjithēka pėr ta mbajtur. Milani, me sa duket, nuk ėshtė ende kaq i bindur". Por njė gjysmėpranim pėr blerjen e mbrojtėsit vjen nga avokati i presidentit tė Lacios, Xhianmikele Xhentile: "Na vjen keq qė Odo do tė largohet, por nuk mund tė mbajmė asnjė nė "arrest klubi". Do ta shikoni qė njė ditė pas ndeshjes sė tė dielės nė ndeshjen me Milanin, gjėrat do tė rregullohen nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr."
    Njė deklaratė qė zbulon atė qė shumė njerėz mendonin qė mė parė: mbrojtėsi kampion bote duhet tė transferohet pas 21 janarit, dita e sfidės Lacio-Milan. "Njė ndeshje vendimtare pėr Ligėn e Kampioneve", - tha dje Lotito, qė tė hėnėn qė vjen do tė takohet me Adriano Galianin pėr tė mbyllur detajet dhe shkurtuar largėsinė mes kėrkesės dhe ofertės, ende tė qėndrueshme.
    Avokati Xhentile po ashtu ka shtuar: "Secili ėshtė i lirė tė bėjė zgjedhjen qė i pėlqen, tė marrė pikėrisht rrugėn e tij. Nuk mund tė sulmohet njė njeri, sepse kėrkon tė bėjė zgjedhjen profesionale mė tė rėndėsishme tė jetės sė tij. Odo ishte i sinqertė nė deklaratat e tij, por nga ana tjetėr ėshtė mėse e drejtė qė palėt nė ēėshtje tė mos humbasin asgjė dhe sipas meje kėshtu do tė ndodhė. Lacio i ka dhėnė shumė Masimos, sikundėr ėshtė e vėrtetė qė edhe Odo i ka dhėnė shumė Lacios."
    Nga ēėshtja "Odo", qė duket drejt zgjidhjes, te Sereni dhe Foxhia. Lotito ndėrkohė ka bėrė sqarimin e tij pėr dy raste tė tjera tė merkatos, ato qė i pėrkasin portierit Sereni dhe anėsorit tė ri Foxhia (mesfushori, pėrmes menaxherit tė tij, i ka kėrkuar Galianit tė mos e pėrfshijė mė nė operacionin Odo). Pėr portierin, Lotito tha: "Nuk shkoi te Milani, sepse refuzoi formulėn e huazimit. Qėndrimi i tij nuk ka tė bėjė fare me atė tė Perucit qė ishte dhe mbetet portieri ynė titullar. Por si gjithnjė, duhet tė programojmė zgjedhjet pėr tė ardhmen, sepse kontrata e Perucit parashikon edhe tė skadojė njė ditė..." Ndėrsa mbi mesfushorin Foxhia, presidenti bardhekaltėr vijoi: "Nuk mė rezulton se ka kėrkuar tė shitet, ka thėnė vetėm se kėrkon tė luajė."
    What Goes Around, Comes Around

  10. #290

    Post Edhe Oriali e zgjat kontratėn me zikaltrit

    Jo vetėm Roberto Manēini ndodhet nė listėn e atyre qė pritet ta zgjasin kontratėn me Interin, sepse edhe Lele Oriali pritet ta rinovojė marrėveshjen e bashkėpunimit tė tij te zikaltrit, madje ka disa kohė qė ka hedhur tė zezėn mbi tė bardhė dhe kėshtu qė qėndrimi i tij nuk ėshtė aspak nė dyshim. Oriali e ka nėnshkruar marrėveshjen e re nė dhjetor, pak pėrpara Krishtlindjes, edhe pse ky mund tė shihet si njė sinjal se epoka e Manēinit do tė vazhdojė. Vėrtet marrėdhėniet e Orialit me Interin janė lidhur pėrpara se tė mbėrrinte trajneri aktual, por ėshtė po aq e vėrtetė se tani ėshtė ai njeriu i klubit qė ndodhet nė kontakte mė tė afėrta me trajnerin. Kėshtu qė nuk ka mė vetėm rolin e kėshilltarit pėr merkaton, por ėshtė edhe si njėfarė ure lidhėse mes administratės dhe skuadrės.
    What Goes Around, Comes Around

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •