Close
Faqja 287 prej 311 FillimFillim ... 187237277285286287288289297 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,861 deri 2,870 prej 3101
  1. #2861
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Inzaghi mposhtė Zonjėn e vjetėr, me rezultat 2:0

    Dy golat e shėnuar nga Filippo Inzaghi i kanė dhuruar fitoren Milanit kundėr ekipit tė sapo-kthyer nė elitėn italiane, Juventus, dhe kupėn Luigi Berlusconi Trophy, nė edicionin e 17 tė kėsaj gare.



    Inzaghi golin e parė e shėnoi nė fund tė pjesės sė parė, ndėrsa golin e dytė nė fillim tė pjesės sė dytė tė ndeshjes.

    Edhe pse shumė shpesh i kritikuar pėr lojė tė lodhėt, Inzaghi duket se do tė mbajė edhe kėtė vit, primatin e lojtarit tė lojėrave vendimtare.

    Pėr lojėn qė u zhvillua tė premten nė mbrėmje, Inzaghi madje nuk ishte planifikuar tė jetė nė 11 e parė, mirėpo lėndimi i Kakas kishte ndikuar qė ai tė futej detyrimisht nė lojė – dhe natyrisht nuk zhgėnjeu.

    Milan nė kėtė mėnyrė prin si fitues i trofeut Luigi Berlusconi, tė cilin e ka fituar 9 herė, kundruall Juventusit qė ka fituar atė 8 herė.
    Sui generis

  2. #2862
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Lipi: Kasano, mė mirė qė zgjodhe Sampin!


    17 Gusht Antonio Kasano te Sampdoria dhe e gjithė Italia nė shpresė, pėr tė parė talentin barez tė kthehet nė nivelet e mėparshme. Aventura e ish?romanistit nė Madrid, te Reali, bėri qė Kasano tė flakte shumė muaj mė kot, mes polemikave, sherreve tė ndryshme brenda skuadrės, fyerjeve, poshtėrimit nga mediat dhe stolit e tribunės. Por sot, Kasano ėshtė kthyer nė Itali pėr t’u kthyer nė formėn mė tė mirė fizike dhe pėr tė dhėnė mė tė mirėn, ashtu si u shpreh vetė ish?sulmuesi madrilen. Njė tjetėr njeri qė kėrkon ta shohė Kasanon tė “rilindė”, sigurisht pėrveē Euxhenio Fashetit, qė e zbuloi te “fidanishtja” e Barit, ėshtė edhe Marēelo Lipi, ish?trajneri i Kombėtares sė Italisė, i cili e pėrgėzon talentin italian pėr zgjedhjen e bėrė, qė u kthye nė Itali, te Sampdoria, pėr tė rinisur njė aventurė tė re. Nga jahti i tij, kampioni i botės flet pėr barezin, duke i uruar edhe shumė fat nė kampionatin italian qė do tė nisė. “Sampdoria, sigurisht, nuk ėshtė treni i fundit pėr Kasanon”, tha Lipi pėr “Sky”, “por erdhi momenti qė ky djalosh tė vendosė tė shfrytėzojė mė mirė rastin qė ka, ndėr tė tjera, nė njė klub qė mė duket mėse i pėrshtatshėm pėr tė. Do tė mund tė luajė me mė shumė qetėsi dhe pa presione, jo ashtu si ndodhte te Roma, por edhe te Reali. Gjithēka ėshtė nė dorėn e tij dhe Antonio duhet tė mundohet qė tė rifitojė besimin e publikut. Fantazia dhe klasi i tij nuk mund tė diskutohet, kurresesi. E kam parė Kasanon qė nė kohėn kur luante te Bari dhe e njoh shumė mirė, ndaj jam i bindur se do tė kthehet nė nivelet mė tė larta. Nuk do tė isha i befasuar nėse do tė shėnonte mė shumė se 10 gola me Sampdorian, nė kampionat.
    #VamosArgentina

  3. #2863
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sulmi i Ēelsit testohet nė “Anfield”

    18 Gusht Pėrkushtimi i ri i Hoze Murinjos ndaj futbollit sulmues do tė testohet nesėr pasdite, kur Ēelsi i tij do tė vizitojė Liverpulin nė atė qė ėshtė takimi i parė i sezonit mes dy nga “katėrshja e madhe”. Dy skuadrat e njohin shumė mė mirė nga ē’duhet njėra?tjetrėn, pasi janė ndeshur 15 herė nė tre sezonet e fundit. Shumė prej takimeve kanė qenė tė luftuara dhe pa shumė raste pėr shėnim, sidomos pėrballjet e gjata nė Champions League, dhe fitorja mbresėlėnėse e Ēelsit 4?1 nė “Anfield” ėshtė e vetmja qė mund tė veēohet. Londinezėt, tė kritikuar shpesh sezonin e kaluar pėr lojėn jo fort sulmuese, e nisėn me fitore sezonin, duke mundur 3?2 Birmingamin nė fushėn e tyre. Tė mėrkurėn morėn njė tjetėr sukses, 2?1 ndaj Redingut, edhe pse sėrish iu desh tė pėrmbysnin disavantazhin fillestar nė njė ndeshje qė kishte plot raste nga tė dy palėt. Trajneri Hoze Murinjo dėshiron qė skuadra e tij tė luajė mė lirshėm kėtė sezon, por me kundėrshtarin e tij tė ashpėr, Rafa Benitez, qė do tė jetė pak metra mė tutje nė “Anfield”, me siguri qė do tė kėrkojė tė shtrėngojė tė tijėt dhe do t’i bėjė shumė punė kthimi i kapitenit Xhon Terri. Liverpulit iu desh njė gol nė sekondat e fundit nga Stiven Xherard pėr tė siguruar fitoren 2?1 nė debutimin sezonal ndaj Aston Vilės dhe, pavarėsisht se skuadra u duk pak e mefshtė nė Tuluzė, arriti tė siguronte fitoren 1?0 nė kualifikuesen e Champions League. Andrij Voronin ishte ai qė bėri ndryshimin nė Francė me njė supergol nga jashtė zonės dhe trajneri Benitez shpreson qė ukrainasi i marrė si lojtarė i lirė, dhe Fernando Torres i blerė pėr njė shifėr rekord, tė jenė mė efektivė se lojtarėt e marrė sezonin e kaluar. Pak nga djemtė e rinj tė vjetshėm lan shenjė, tė paktėn nė kampionat, pasi tė kuqtė u renditėn nė vend tė tretė me 21 pikė mė pak se sa Manēester Junaitedi. Qė atėherė, Mark Gonzalez dhe Kreig Belami janė lėnė tė lirė tė largohen. Nė ndeshjet e tjera tė mėdha tė ditės sė dielė, patjetėr qė mund tė veēohet derbi i Manēesterit, ku Junaitedi dhe Siti do tė kenė ndoshta sfidėn mė interesante mes tyre, tė paktėn nė vitet e fundit. “Djajtė e Kuq” nuk janė nė formė mjaft tė mirė dhe vijnė nga dy barazime, ndėrsa skuadra e drejtuar nga Seven?Goran Erikson e ka nisur me dy fitore sezonin. Kėshtu qė gjithēka premton pėr njė takim tėrheqės aq mė tepėr nga rivaliteti i vjetėr mes dy trajnerėve. Situata te Junaitedi nuk ėshtė fort e mirė, aq mė tepėr kur dihet se do tė mungojnė Uejn Runi dhe Kristiano Ronaldo, kėshtu qė mund tė bėjnė debutimin e tyre me skuadrėn Ouen Hergrivs dhe Anderson, pasi Nani dhe Karlos Tevez kanė zbritur nė fushė qė mė parė. Evertoni, njė tjetėr skuadėr qė, ashtu si Siti, dėshiron tė ealizojė tri fitore rresht, i bėn vizitė Redingut sot, ndėrsa tifozėt e Totenhamit tė shpenzimeve tė mėdha, i mundur nė dy takimet e para nga Sanderlendi dhe Evertoni, do tė shohin takimin e sotėm nė shtėpi ndaj Derbi Kauntit, pėr tė parė nėse shpresat e tyre pėr arritje tė mėdha do tė shuhen pa nisur mirė sezoni.
    #VamosArgentina

  4. #2864
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nedved: S’e braktis varkėn!

    18 Gusht skuadra e rekordeve nė Itali, Juventusi, dhe shpirti luftarak bardhezi, Pavel Nedved kanė planifikuar shumė pėr sezonin qė do tė nisė. “Unė dua tė dallohem sėrish me Juven nė “ajkėn” europiane”. ėshtė shprehur mefushori duke iu referuar Champions League. Por, se sa e mundur do tė jetė prania e 34?vjeēarit nė sezonin e vitit 2008/2009 nė Champions League, nėse Juventusi kualifikohet, kjo ėshtė njė ēėshtje e hapur, sepse kontrata e tij ka vlerė deri nė qershor tė vitit tė ardhshėm. “Nė lidhje me kėtė unė nuk e vras shumė mendjen. Mendoj vetėm pėr muajt e ardhshėm dhe pėr kėnaqėsinė qė duam t’ju falim tifozėve me futbollin tonė”, tha lojtari ēek. “Endrra ime ėstė qė ta ēoj Juventusin sėrish nė Champions League”, shtoi ai mė tej. Nga ana tjetėr, janė tė mėdha shanset qė Nedved ta rinovojė kontratėn e tij me skuadrėn nė rast se kjo e fundit arrin rezultate tė larta nė fund tė kampionatit. “Kėtu ndodhem qė prej gjashtė vitesh dhe thuajse ēdo vit kam thėnė: sė shpejti do tė largohem. Por aty nga fundi i ēdo sezoni, unė e kam rinovuar ēdo herė me nga njė vit kontratėn. Tė shohim se si do tė vendos nė fund tė kėtij sezoni”, u shpreh mė tej lojtari i pėrfaqėsueses ēeke duke e lėnė tė hapur tė ardhmen e tij. Besnikėria e tij ndaj Juvetusit e ndihmoi mesfushorin pėr ti dhėnė pėrgjigje negative tė gjitha ofertave tė rėndėsishme tė kėsaj vere, sidomos asaj tė Interit, qė ishte edhe mė e rėndėsishmja. Gjatė verės, Pavel Nedved nisi qė tė mendojė qė ndoshta mund tė ishte viti i tij i fundit bardhezi. Mesfushori i “Zonjės sė Vjetėr” kthehet tė flasė pėr prapaskenat: “Kam pasur shumė oferta tė ndryshme dhe i kam vlerėsuar me agjentin dhe klubin. Nuk e arritėm menjėherė marrėveshjen, por njė ditė mė pas gjithēka u zgjidh. Ishte Alesio Seko ai qė mė bindi. Si do tė isha me fanellėn e Interit? Ngjyra bardhezi mė shumė mė shumė dhe jam i lumtur nė Torino. Do tė jem gjithnjė nė gatishmėri pėr Juventusin dhe do tė qėndroj kėtu. E thashė njėherė, kam patur shumė oferta, por i kam refuzuar”, tha ai. Pavel Nedved dėshiron tė rikthejė edhe njė herė momentet e sė suksesshme tė sė kaluarės nė Serinė A. Si skuadrėr e sapongjitur nė elitė Juventusi ka nė formacion futbollistė tė mėdhenj si, Bufon, Salihamixhiē, Del Piero, Trezege, Kamoranezi dhe Nedved. Me kėta yje, skuadra jo vetėm qė pretendon tė kualifikohet nė Champions League, por do tė matet edhe me rivale tė forta pėr titullin, si Milan e Inter. Pėr Nedved kjo ėshtė njė sfidė e madhe: “Ne jemi gati dhe do tė japim maksimumin tonė”.
    Sui generis

  5. #2865
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Emerson dhe Cicinho jashtė ndeshjes sė Super Kupės

    Mesfushori, Emerson, dhe mbrojtėsi i djathtė, Cicinho, janė harruar nga skuadra e Realit pėr ndeshjen e dytė, kthyese, tė Super Kupės sė Spanjės kundėr Sevillas, pas spekulimeve pėr largim tė tyre.

    Emerson ka shprehur pakėnaqėsinė e tij nė mediat italiane, rreth kolapsit tė kalimit tė tij nė Milan, derisa edhe braziliani Cicinho, ėshtė lidhur me kalim tė mundshėm tek Sevilla ose Roma.

    “Nė Madrid nuk jam i kėnaqur, ju duket e pabesueshme dhe fyese kur lojtari i Real Madridit flet se dėshiron tė largohet. Ndoshta dikush e ka tė vėshtirė ta kuptojė, njerėzit mund tė mendojnė se jam i ēmendur. Por, nėse Real dėshiron tė mė mbajė unė do t’i plotėsojė detyrat e mia, nuk jam fėmijė”, ka thėnė Emerson pėr Gezetta dello Sport.

    Ndeshja kthyese e Super Kupės sė Spanjės, mes fituesit tė La Liga (Real Madrid) dhe fituesit tė Copa del Rey (Sevilla) do tė zhvillohet nesėr (e diel) nė Bernabeu, derisa ndeshja e parė, e luajtur vikendin e kaluar, pėrfundoi me rezultat 1-0 nė tė mirė tė Sevillas.
    Sui generis

  6. #2866
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pato: “ Ronaldo ėshtė fenomeni, Une duhet tė mėsoj “


    Ne te perditshmen italiane " La Gazzetta dello Sport " shkruhet.Blerja e fundit e Milanit Aleksandro Pato i quajtur “ Fenomeni “ shprehet: - Nuk jam nje yll dhe as nje fenomen – Fenomeni i vertete eshte Ronaldo dhe une dua te mesoj nga ai, do ti kerkoj shume keshilla.Kur shkova ne Milanelo per te bere testet dhe vizitat mjeksore, Ronaldo erdhi tek mua, ishte prane meje dhe me tha qe te mbeshtetesha tek ai ne qoftese do te kem nevoje per ndonje gje.Kam enderruar gjithmone te luaj perkrah tij, dhe tani jam shume i lumtur qe mund ta bej kete gje.
    Sui generis

  7. #2867
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rekord i ri botėror – gol pėr 9 sekonda

    Sulmuesit tė ri brazilian, Fabinho, i janė dashur vetėm nėntė sekonda qė tė shėnonte gol dhe ta thyente rekordin e vendosur nga turku, Hakan Sukur, nė Kampionatin Botėror tė futbollit, nė vitin 2002.

    Nė Kampionatin Botėror tė futbollit U-17, qė ka filluar tė shtunėn nė Korenė Jugore, Fabinho e shėnoi kėtė gol super tė shpejtė, nė ndeshjen qė ka zhvilluar kombėtarja e tij kundėr Zelandės sė Re.

    Sulmuesi brazilian e ka thyer kėshtu rekordin e vendosur nga Sukur, i cili nė vitin 2002 nė ndeshjen pėr vendin e tretė nė Kampionatin Botėror, kishte shėnuar gol kundėr Koresė Jugore, pėr vetėm 11 sekonda.
    Pos Fabinho, nė kėtė ndeshje kanė shėnuar edhe gjashtė futbollistė tė tjerė tė Brazilit, pėr fitoren e thellė prej 7 me 0.
    Sui generis

  8. #2868
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Drogba: Sa mirė qė jemi shkėputur!

    Didier Drogba ka premtuar se Ēelsi i tij do tė zhfrytėzojė nė maksimum rrėshqitjen e shpejtė tė Manēester Junaitedit nė kampionat. “Kėpuca e Artė” e sezonit tė kaluar realizoi golin e parė pėr kėtė sezon nė fitoren e rėndėsishme nė fushėn e Redingut, teksa Hoze Murinjo tregoi se ėshtė njė trajner qė guxon ku e kėrkon nevoja. Drogba ishte pjesė e katėr lojtarėve sulmues qė shndėrruan ndeshjen pasi Murinjo bėri njė ndryshim befasues pėr tė gjithė tė pranishmit nė “Madejski Stadium” nė pjesėn e dytė. Dhe ndėrsa Drogba dhe shokėt e tij pėrgatiten pėr sfidėn e fortė me Liverpulin, mbreti afrikan i golit tha: “Kemi katėr pikė avantazh ndaj Junaitedit qė tani dhe askush nuk mund tė thotė qė nuk e duam kėtė hendek, edhe pse ėshtė kaq shpejt. Ne duam tė jemi kampionė dhe ēdo pikė ėshtė e rėndėsishme”. Drogba pranoi se Ēelsi ėshtė detyruar tė djersijė shumė pėr fitoren ndaj skuadrės sė Stiv Kopellit, qė po tregon sėrish formėn e mirė tė sezonit tė vjetshėm. “Eshtė shumė e vėshtirė qė tė luash nė Angli. Nėse tė shkon ndonjėherė nė mendje qė i ke mundur tė gjithė dhe je mė i miri, atėherė e ke punėn pisk”, shtoi Drogba. “Nė pjesėn e parė nuk u treguam aq agresėivė sa duhej, ndėrsa nė tė dytėn e bėmė kėtė, dhe morėm shpėrblimin e merituar”. Ndėrsa Murinjo, i cili do tė ketė kapitenin Xhon Terri pėr takimin e nesėrm tha: “A do tė jemi shumė agresivė nė “Anfield”? Kėtė do tė dijė edhe Liverpuli”.
    #VamosArgentina

  9. #2869
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ronaldinjo: Do tė bėjmė mrekullira!

    Tashmė njė gjė ėshtė e qartė, Ronaldinjo ėshtė kthyer pėrsėri. Lojtari mė i mirė nė botė, ėshtė stėrvitur nė muajin e fundit mė shumė nga tė gjithė, ka zhvilluar nga dy seanca stėrvitore nė ditė, ka luajtur nė tė gjitha ndeshjet miqėsore dhe ka vrapuar mė shumė nga tė gjithė. Pas pėrfundimit tė fazės pėrgatitore dhe ndeshjeve miqėsore, braziliani ka analizuar situatėn e Barcelonės dhe pėrgatitjet e saj pėr sezonin e ri. Fraza e parė qė del nga goja e Ronaldinjos, ėshtė se kjo skuadėr beson nė mundėsitė e saj. Pavarėsisht nga dėshtimi i Barcelonės sezonin e kaluar, ylli brazilian beson se skuadra e kėtij sezoni ėshtė njė skuadėr triumfuese. “Kėtė sezon skuadra ėshtė forcuar shumė. Jemi ende duke punuar pėr tė arritur nė nivelin tonė mė tė mirė. Duke u stėrvitur dhe punuar me pėrkushtim, mund tė jemi njė skuadėr triumfuese”, tha Ronaldinjo nė njė intervistė pėr mediat spanjolle. Ronaldinjo mendon se Barcelona e ka pėrmirėsuar grupin e saj, por gjithashtu tha se po punon pėr tė qenė nė formėn e duhur nė fillim tė sezonit. “Jam duke punuar shumė mirė pėr tė qenė nė fomėn time mė tė mirė dhe pėr tė ndihmuar Barcelonėn nė fitimin e titujve”. I pyetur pėr objektivat e sezonit, Ronaldinjo tha: “Kjo Barcelonė do tė jetė shumė e fortė kėtė sezon. Kemi shumė besim se do t’ia dalim mbanė. Objektivat? Duam tė fitojmė tė gjithė titujt e mundshėm. Sezonin e kaluar kemi zhgėnjyer, por shpresojmė qė ta kėtė vit tė bėjmė mrekullira”. Pėr sa i pėrket blerjeve tė bėra nga Barcelona kėtė merkato, braziliani tha: “Nuk besoja se do tė vinin lojtarė kaq tė mirė nė skuadėr. Ndihem shumė i lumtur dhe jam i bindur se do tė zhvillojmė njė sezon fantastik. Henri? Eshtė njė lojtar i madh, me shumė eksperiencė dhe shpresoj qė tė na ndihmojė nė fitimin e titujve”. Ylli brazilian tha se shpreson tė ndihet nė formėn e tij mė tė mirė kur tė fillojė sezoni. “Pėr momentin ndihem shumė mirė. Faza pėrgatitore ėshtė periudha mė e vėshtirė pėr njė futbollist. Si gjithė shokėt e skuadrės, edhe unė jam duke u pėrmirėsuar pak nga pak dhe besoj se jemi nė rrugėn e duhur”. I pyetur nėse “4 Fantastikėt” mund tė luajnė sė bashku, Ronaldinjo tha: “Mendoj se nuk ka asnjė problem nėse luajmė tė katėrt sė bashku. Pėr mua do tė ishte diēka shumė pozitive, por gjithēka varet nga vendimet qė do tė marrė trajneri. E rėndėsishme pėr mua ėshtė qė skuadra tė fitojė, tė tjerat vijnė vetė”.
    #VamosArgentina

  10. #2870
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Deko i “shkel syrin” Interit

    Duket sikur merkato e Interit nuk ka tė sosur dhe sa herė qė mendohet se ėshtė mbyllur, mjafton njė thirrje “SOS”, njė nevojė, njė problem dhe njė deklaratė e Masimo Moratit pėr tė rihapur gjithēka dhe pėr tė vėnė zikaltrit nė qendėr tė diskutimeve. Kėtė herė, gjėrat ndryshojnė sepse ėshtė Deko ai qė i ofrohet kampionėve tė Italisė dhe Moratit, i cili e ka pėlqyer gjithmonė mesfushorin e Barcelonės. Presidenti zikaltėr e sheh si alternativėn perfekte pėr tė zėvendėsuar kėshtu Luis Figon, qė do tė luajė sezonin e fundit nė Itali, pėrpara se tė “emigrojė” nė Arabi ose nė Amerikė. Nė kėtė mėnyrė, duke parė problemet dhe raportet jo tė mira me Barcelonėn, i shtyrė dhe nga fjalėt e shokėve tė skuadrės (Iniesta tha kėto ditė: “Deko, prano stolin!”) nuk ka humbur kohė, por ka nisur tė mendojė seriozisht pėr mundėsinė pėr t’u larguar. Pasi publikoi zyrtarisht se “nėse nuk gjej vend nė skuadėr, atėherė do tė kėrkoj njė tjetėr klub, sepse nuk mund tė qėndroj nė pankinė duke humbur kohėn mė kot. Dua tė dallohem ende”, pėrmes agjentit tė tij, Horge Mendes, ka nisur tė masė terrenin pėr njė transferim tė mundshėm nė Itali dhe nė Milano, mė saktėsisht. Klubi zikaltėr ka dhėnė gadishmėrinė pėr tė thelluar edhe mė shumė diskutimin, por ėshtė logjike qė tratativa tė nis dhe tė arrihet vetėm kur portugezi tė dalė zyrtarisht tė thotė se do tė largohet nga Barcelona, pas prishjes pėrfundimtare tė kontratės me skuadrėn e Rajkardit. Anderson Luiz de Souza, i thirru Deko do tė mbushė 30 vjeē 27 shtatorin e ardhshėm. Portugez, e ka nisur karrierėn e tij te Alversa. Njė vit te Salgueiros dhe nė vitin 1999 kaloi te Porto, skuadėr me tė cilėn ka luajtur pėr 6 sezone, duke arritur edhe Champions League nė vitin 2004. Tre vitet e fundit ka luajtur me Bracelonėn. Deri tani nuk ėshtė hapur asnjė pistė e mundshme. Duhet pritur pėr tė parė nėse Rajkard do tė hedhė nė fushė, apo jo, “4 fantastikėt”, Eto’onė, Ronaldinjon, Henrinė dhe Mesin, sepse nėse do tė ishte kėshtu, atėherė pikėrisht portugezi do tė dilte nė plan tė dytė, duke qėndruar nė hije. Pavarėsisht se Barcelona, nė 15 gusht, arriti qė tė fitonte ndaj Bajern Mynihut, falė njė goli tė Mesit, fjalėt e Dekos nuk kaluan pa u vėnė re dhe presidenti Laporta replikoi: “Janė thjesht zėra, sepse vendi i Dekos ėshtė te Barcelona”. Interi ndėrkohė qėndron nė pritje, me mendjen te mesfushori i Barēės, qė do tė zgjidhte shumė probleme tė Manēinit, duke parė se trajneri zikaltėr me mungesat e shumta nė repartin e mesit, Kambiaso dhe Vieira, sezonin e shkuar, nuk luajtėn shumė pėr shkak tė dėmtimeve, ka shumė nevojė pėr tė.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •