Close
Faqja 285 prej 311 FillimFillim ... 185235275283284285286287295 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,841 deri 2,850 prej 3101
  1. #2841
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    Zyrtarėt e kampionit evropian, Milan, kanė bėrė tė ditur se u kanė dėshtuar bisedimet me Real Madridin rreth angazhimit tė Emersonit - mirėpo thuhet se kanė arritur pajtueshmėri pėr Julio Baptistan.
    Nė ueb-faqen zyrtare tė Milanit, janė hedhur poshtė raportet pėr ardhjen e Emersonit nė kėtė ekip – pasi qė nuk kanė mundur tė merreshin vesh me madrilienėt, pėr ēmimin e dėmshpėrblimit.
    Megjithatė, gazeta spanjolle “AS’, ka raportuar se Milan dhe Real Madrid janė marrė vesh pėr transferimin e Julio Baptistas nė klubin italian, pėr 14 milionė euro.
    Megjithatė pėr t’u realizuar ky transfer nevojitet edhe pajtimi i futbollistit brazilian, i cili nė kohėn e fundit ka deklaruar se, do tė dėshironte tė mbetet nė Spanjė.
    Sui generis

  2. #2842
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    David Beckham shėnon golin e parė pėr LA Galaxy

    Beckham ka mbajtur shiritin e kapitenit nė daljen e parė qė nga fillimi me Los Angeles Galaxy, duke shėnuar edhe gol dhe duke asistuar tjetrin, nė fitoren 2-0 ndaj DC United, nė gjysmėfinale tė SuperLiga.
    32-vjeēari, qė kishte qenė i penguar nga lėndimi i gjurit tė majtė pėr dy muajt e fundit, lėshoi fushėn nė minutėn 63-tė. Beckham shėnoi golin e parė pėr ekipin nė minutėn 27, nga gjuajtja e lirė, duke ndezur 17 mijė shikuesit e pranishėm.

    “E ndieja se do tė shėnoja sė shpejti dhe e mora topin nė duar tė mia”, ka thėnė Beckham, duke shtuar se nuk e kishte praktikuar gjuajtjen e lirė qė kur i ėshtė bashkuar ekipit. “Ishte gjuajtja e parė e lirė qė e kam realizuar gjatė kėtyre tetė javėve dhe ishte shumė tėrheqėse. Isha plotėsisht i lumtur me kėtė”.
    Nė fillim tė pjesės sė dytė (47’) Beckham dėrgoi njė top tė saktė pėr kapitenin e zakonshėm tė Galaxy, Landon Doovan, i cili shėnon golin e dytė, pėr tė shėnuar rezultatin pėrfundimtar 2-0.
    Sui generis

  3. #2843
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    Ronaldo skuqet, derisa Manchester sėrish barazon

    Kampioni i Anglisė, Manchester United, sėrish ka barazuar gjatė javės sė dytė tė Premier Ligės, kėsaj here si mysafire e Portsmouthit, ndėrsa Cristiano Ronaldo u pėrjashtua nga loja nė minutėn 85 tė ndeshjes.
    Ndeshja u dallua edhe pėr debutimin e shumėpritur tė Carlos Tevezit, por as ai nuk arriti tė ndikojė qė Manchester United tė arrijė fitoren.

    Goli i parė nė ndeshje erdhi pėr mysafirėt tė cilėt shėnuan pėrmes Paul Schooles (15’), por nė pjesėn e dytė tė ndeshjes vendasit barazuan pėrmes Mwaruwari.
    Kur kishin mbetur edhe pak minuta, ndeshja kaloi nė njė konfrontim qė ndodhi nė pjesėn e fushės sė Portsmouth, derisa Manchester pėrgatiteshin tė ekzekutonin goditje nga kėndi, qė rezultoi edhe me kartonin e kuq tė Ronaldos. Nga vendasit u pėrjashtua Muntari, pas kartonit tė dytė.
    Sui generis

  4. #2844
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Njė milion euro ndan Cicinhon nga Roma

    Mbrojtėsi brazilian Cicinho sė shpejti mund tė bėhet pjesė e ekipit Roma, pasi qė dy klubet pritet tė gjejnė njė marrėveshje rreth shumės sė transferimit qė duhet paguar.
    Roma dhe Real Madrid tash janė shumė afėr marrėveshjes e cila do t’i mundėsojė Cicinhos tė zhvendoset nė kryeqytetin e Italisė, gjatė ditėve tė ardhshme.
    Sipas “Sky”, ekipi italian e ka rritur ofertėn e tij nė 8 milionė euro, derisa spanjollėt e kanė ulur ofertėn nga 10, nė 9 milionė euro. Kjo do tė thotė se vetėm njė milion euro i ndajnė tė dy ekipet dhe ēdo gjė ēon nė drejtim tė plotėsimit tė marrėveshjes, qė pritet tė ndodhė nė ditėt e ardhshme.

    Cicinho nuk bėn pjesė nė planet e Real Madridit dhe kjo ėshtė bėrė shumė e qartė nė para-sezon, kur braziliani e kishte tė vėshtirė tė jetė pjesė e njėmbėdhjetėshes sė parė.
    Lojtari brazilian tashmė ka shprehur dėshirėn e tij t’i bashkohet klubit tė Romės.
    Sui generis

  5. #2845
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Stiv: Mungesėn e Runit e kompenson Oueni!

    16 Gusht Trajneri i kombėtares angleze, Stiv MekKlaren, pranon qė dėmtimi i Uejn Runit ėshtė njė goditje e madhe pėr Anglinė, por ai ėshtė i bindur qė kombėtarja mund tė fitojė edhe pa yllin e Manēester Junaitedit. 21?vjeēari pėsoi njė frakturė nė kėmbė, nė javėn hapėse tė Premier League dhe pritet tė qėndrojė jashtė fushave nė dy muajt pasardhės. Edhe pse MekKlareni pranoi qė Runi ėshtė njė futbollist shumė i rėndėsishėm nė skuadrėn e tij, ai nuk sheh asnjė arsye pėrse mungesa e Uejnit tė pengojė “luanėt” nė arritjen e sukseseve tė mėtejshme. “Runi do tė jetė njė mungesė e rėndėsishsme pėr ne, sidomos pasi tregoi njė formė shumė tė mirė gjatė fazės pėrgatitore. Ai ėshtė njė futbollist shumė i rėndėsishėm pėr Anglinė, kėshtu qė dėmtimi i tij ishte njė lajm i keq pėr tė gjithė, por duhet tė ecim pėrpara. Patėm njė verė pozitive nė ndeshjet me Shqipėrinė, Brazilin dhe Estoninė. Runi mungoi nė tė gjitha kėto ndeshje. Pėr mė tepėr, dėmtimi i Runit do tė kompensohet nė njė farė mėnyre nga rikthimi i Majkėll Ouenit. Fola me tė nė telefon dhe ishte nė njė gjendje shpirtėrore shumė optimiste. Me disa ditė stėrvitje, Oueni mund tė gjejė shumė shpejt njė formė qė ta lejojė tė luajė pa probleme qė nga minuta e parė pėr Anglinė. Pastaj, vazhdojmė tė kemi Piter Krauēin, Alan Smithin, Darren Bentin, Endi Xhohnsonin, Xhermein Defonė dhe David Nagentin. Tė gjithė kėta janė futbollistė tė njė niveli tė lartė, kanė luajtur mė parė me Anglinė dhe mund ta bėjnė kėtė pėrsėri pas asnjė problem”, deklaroi MekKlareni.
    Sui generis

  6. #2846
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shol, lamtumira mes yjeve

    16 Gusht Me miqėsoren e djeshme me Barcelonėn, Mehmet Shol i tha pėrfundimisht lamtumirė futbollit tė luajtur. Nė fakt gjermani me origjinė turke shpalli tėrheqjen e tij qė nė pėrfundim tė sezonit tė kaluar dhe drejtuesit e Bajernit organizuan takimin e djeshėm (Kupėn “Franc Bekenbauer”) pėr nder tė tij. Bajerni i rinovuar u mund nga Barcelona pas njė goli fantastik tė Lionel Mesit, por kur u zėvendėsua me Frenk Riberinė nė pjesėn e dytė, ishte Sholi qė ngriti nė kėmbė tė gjithė tė pranishmit nė “Allianz Arena”. Nė fakt, Mehmet Jyksel (mbiemri i tij i vėrtetė, Shol e ka marrė nga burri i dytė i tė ėmės, kur ishte 5 vjeē) ėshtė futbollisti qė ka fituar mė shumė tituj kampion nė Bundesligė, plot tetė, tė gjithė me Bajernin e Mynihut. Pėrveē kampionateve, Shol ka fituar edhe pesė herė Kupėn e Gjermanisė, Kupėn UEFA nė vitin 1996 dhe Champions League nė vitin 2001, po Bajernin. Me kombėtaren gjermane ka fituar Euro 96. Nga viti 1982, deri nė vitin 1992 ka luajtur pėr Karlsruhen, para se tė kalonte te Bajerni. Debutimin nė Bundesligė e ka bėrė mė 21 prill 1990, nė moshėn 20?vjeēare. Nė Bundesligė ka luajtur gjithsej 392 ndeshje (58 me Karlsruhen dhe 334 me Bajernin), ku ka shėnuar 98 gola (11 me Karlsruhen, 87 me Bajernin). Por dėmtimet e shpeshta qė ka pėsuar pėrgjatė gjithė karrierės e kanė penguar tė jetė titullar i rregullt nė kombėtaren gjermane, por edhe nė mos aktivizimin e tij gjithmonė pėr 90 minuta. Nė fakt, ai ėshtė lojtari i zėvendėsuar mė shpesh nė historinė e Bajernit. Nė 468 ndeshje nė total ėshtė zėvendėsuar 149 herė dhe ėshtė futur si zėvendėsues 147 herė. Shol ka qenė ndėr lojtarėt mė tė dashur tė tifozėve gjermanė, tė cilėt kėrkuan qė Klinsmani ta grumbullonte edhe nė Botėrorin e kaluar, por nė fund, ish?kolegu i tij nuk e mori nė skuadėr.
    Sui generis

  7. #2847
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anēeloti: Po shkartis letrat

    16 Gusht “Mora sinjale pozitive nga djemtė dhe ditėt nė vazhdim do tė nisim tė mendojmė seriozisht pėr kampionatin”



    Edhe pse humbja ndaj Interit, nė finalen e trofeut “Tim”, ka lėnė njė shije tė hidhur te Milani, mė shumė pėr atė qė pa nė ndeshjet e zhvilluara, Karlo Anēeloti, trajneri kuqezi, nuk flet pėr “dramė”, por shprehet i kėnaqur pėr lojėn e zhvilluar nga skuadra e tij. “Pėrtej rezultatit, mė pėlqeu sidomos ndeshja ndaj Interit: ka mė shumė ndėrtim loje dhe kontroll topi. Ishin dy ndeshje tė mirėinterpretuara. Skuadra ėshtė duke u rritur: po shkon gjithēka ashtu si parashikohej. Pashė njė punė tė mirė nga ana e tė gjithėve dhe kėto sinjalė mė qetėsojnė shumė. Ēdokush ka hedhur njė hap pėrpara. Tani do tė nisim qė tė flasim mė seriozisht dhe tė impenjohemi mė shumė nė fushė. Nė 17 gusht ėshtė trofeu “Berluskoni”, qė pėr ne ėshtė shumė i rėndėsishėm. Do tė bėjmė provat e pėrgjithshmė nė prag tė startit tė kampionatit dhe pėr Superkupėn e Europės. Po bėjmė njė pėrgatitje tė mirė, ciėlsorė dhe sasiore”, tha Anēeloti, duke u ndalur mė pas te paraqitja e Gurkufit. “Johan tregoi cilėsitė e tij, qė e karakterizojnė. Dhe kur arrin qė tė lehtėsojė lojėn e tij, cilėsitė dalin mė shumė nė pah. Duhet tė mėsohemi mė shumė me mbulimin e ashpėr karshi Kakasė. Interi dhe Juventusi? Zikaltrit janė njė ekip qė dihen tashmė, ndėrsa Juventusi po tregon pėrparime dhe do tė jetė gati pėr kampionat”.



    Xhilardino: Rilindja ime ka nisur!

    Alberto Xhilardino e ka “thyer” tersin, duke e nisur sezonin, edhe pse jo nė njė ndeshje zyrtare. Goli i shėnuar nga ish?”xhevahiri” i Parmės kundėr Juventusit ka bėrė qė e gjithė tribuna kuqezi e “San Siro”?s tė shpėrthejė nga entuziazmi dhe gėzimi. Kampioni i botės, qė ishte parė mirė edhe ndaj Betis Seviljės, ku shpėrdoroi shumė raste pėrpara portės, kėtė herė, ndaj bardhezinjve, pasi ėshtė pasuar nė kufi tė hyrjes nė zonėn e rreptėsisė, nuk ka gabuar, por me njė gjuajtje me tė “thatė” me tė brendshmen ka kaluar Bufonin, duke e adresuar topin nė rrjetė. Gėzimi i Xhilės ka qėnė i veēantė dhe nė sytė e tij ėshtė dalluar njė lumturi e madhe, tė cilėn Alberto e shpjegoi mė vonė nė njė intervistė tė dhėnė pėr “Sky”, nė fund tė ndeshjes: “Jam shumė i kėnaqur pėr golin dhe pėr rezultatin e ndeshjes sė parė qė luaj ndaj Juventusit. Ishte e rėndėsishme qė tė shėnoja ndaj bardhezinjve. Eshtė e qartė se me ngarkesat fizike dhe atletike tė kėsaj periudhe nuk mund tė shkėlqejmė shumė. Pėr mua ky ėshtė viti i parė qė kur kam ardhur kėtu te Milani, nė tė cilin arrij qė tė zhvilloj njė pėrgatitje tė plotė. Kam dėshirė dhe do tė jap maksimumin. Eshtė e vėshtirė qė trė gjykosh Interin dhe Juventusin nė kėtė moment, por me siguri duhet tė them se janė dy skuadra tė mėdha qė kėtė vit, nė kampionat, do tė jenė protagonist dhe do tė mundohen qė tė luftojnė pėr titull. Tė shėnosh gol pėr njė sulmues ėshtė sigurisht diēka e rėndėsishme. Nė ndeshet e djeshme arrita qė ta bėj kėtė dhe jam i lumtur, por duhet tė punoj edhe pak pėr tė mbėrritur nė 100% tė formės dhe pėr t’u kthyer si dikur. Klubi beson shumė te unė dhe nuk dua qė tė zhgėnje drejtuesit, sepse mendojnė se jam e ardhmja e Milanit, bashkė me Kakanė. Dhe, kėshtu do tė jetė, sepse do tė impenjohem deri nė maksimum”.



    Gurkuf: Besoni te unė!

    I kėnaqur dhe i lumtur pėr paraqitjen e tij nė trofeun “Tim”, edhe pse luajti vetėm 45 minuta ndaj Interit, nė mini?finalen e trofeut trekėndor. Johan Gurkuf ka marrė nė fund tė ndeshjes duatrokitjet e publikut kuqezi dhe tė trajnerit Karlo Anēeloti, qė beson shumė te cilėsitė e talentit francez, qė ishte drejt largimit, pėr shkak se nuk gjente shumė hapėsira nė ekip. Gurkuf ka qėnė edhe autor i njė shtylle tė goditur me njė gjuajtje tė jashtė zone, por nuk mendon pėr fatin e keq: “Nuk ishte e lehtė qė tė luaje ndaj njė skuadre tė madhe si Interi. Fizikisht nuk ishte e lehtė sepse i kemi kėmbėt pak tė rėnduara. Tani, nė pėrgatitje jemi duke nisur qė tė punojmė nė lidhje me shpejtėsinė. Jam i kėnaqur nga paraqitja, por duhet tė impenjohem edhe mė shumė, nėse dua qė tė jap mė tė mirėn nė tė ardhmen. Pėr mua, e rėndėsishme ėshtė qė tė kem besimin e tė gjithėve. Ndihem mirė kur luaj pėrpara me Sedorfin dhe Favalin prapa. Kur ka mė shumė lėvizje nė sulm, atėherė puna ime lehtėsohet shumė dhe kam hapėsira pėr tė zhvilluar lojėn dge fantazinė. Tani kemi trofeun Berluskoni, qė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr klubin. Shpresoj qė trajneri tė mė japė mundėsi tė luaj. Do tė bėj tė pamundurėn pėr tė mos zhgėnjyer. Shtylla e goditur? Do tė shėnoj shumė shpejt”.
    Sui generis

  8. #2848
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Manēini: Kujdes “Zonjėn”, do tė na ēudisė kėtė vit!

    16 Gusht “Kanė ndryshuar shumė lojtarė, por janė konkurrues dhe do tė luftojnė nė njė plan me ne. S’duhet t’i nėnvlerėsojmė”



    Nė fund tė fundit, fjala e Roberto Manēinit, qė ėshtė trajneri kampion nė fuqi, pėr Serinė A, ėshtė mė e rėndėsishme nė vlerėsimin e njė kundėrshtari dhe nė analizimin e sezonit qė do tė vijė. Dhe, si pėr ēudi, pėr tė parėn herė, pas trofeut “Tim”, tekniku i Interit e sheh Juventusin si rivalin pėr t’u mundur, nė luftėn pėr titull: “Bardhezinjtė janė pėr titull dhe nuk kam asnjė dyshim qė do tė pėrpiqen tė shkojnė deri nė fund, ashtu si ne”. Nuk janė elozhe pėr tė maskuar grindjet dhe polemikat e ngjallura pas “Calciopoli”?t mes dy klubeve, por deklarat e njė trajneri qė ka fituar, sezonin e shkuar, kampionatin italian dhe qė ėshtė i bindur pėr forcėn e skuadrės sė tij, edhe pėr kėtė vit. Manēo ėshtė i vetėdijshėm se Juventusi i Ranierit, edhe pse vjen nga Seria B dhe nuk ka njė grup lojtarėsh tė krahasueshėm me ata zikaltėr, nuk ėshtė inferior karshi dikujt. Manēini duket i qartė: “Juventusi? Mė duket njė skuadėr e mirė dhe qė gėzon shėndet tė plotė. E shoh si nė rival nė luftėn pėr titull. Ndoshta, do tė hasė nė vėshtirėsitė e fillimit, sepse ndryshoi shumė lojtarė dhe ndaj i nevojiten mekanizma tė rinj, por janė shumė konkurrues dhe blerjet e reja janė tė njė niveli tė lartė. Pastaj, nuk ka kupa pėr tė zhvilluar, ndaj ky ėshtė njė avantazh”. Nė fund, Manēo u ndal te takimi i Superkupės, qė do tė luhet tė nė 20 gusht dhe do tė shohė Interin e tij pėrballė Romės sė Spaletit: “Eshtė njė takim i rėndėsishėm por nuk besoj se do tė mbėrrijmė nė formėn mė tė mirė, ashtu si verdhekuqtė. Do tė ishte e gabuar nėse do tė mbėrrinim nė 100% tė formės qė nė gusht”.



    Zaneti: S’kemi ndryshuar aspak!

    “Kėmbėt i kemi mė tė lehta dhe loja ėshtė bėrė edhe mė e rrjedhshme, ndaj them se po kthehemi si sezonin e shkuar”. Eshtė i kėnaqur Havier Zaneti, kapiteni i Interit, nė fund tė edicionit tė 7?tė tė trofeut “Tim”, i fituar pėr tė pestėn herė nga kampionėt e Italisė. Lumtur jo shumė pėr rezultatin, por pėr paraqitjen e skuadrės dhe pėr atė tė shokėve tė tij argjentinas, qė janė kthyer nė fushėn e blertė pas njė mungese tė gjatė, duke parė se kanė qėnė nė Kupėn e Amerikės dhe kanė pushuar mė shumė se tė tjerėt. “Edhe pse kemi vetėm njė javė punė nė kėmbė, kėto ndeshje tė para tregojnė se jemi ambjentuar shumė shpejt dhe nėse vazhdojmė tė stėrvitemi me intesitet. Shpresojmė qė puna e bėrė tė japė frytet e saj. Jam i lumtur nga paraqitje ime dhe ajo e skuadrės.Kam rigjetur Interin qė njoh, njė skuadėr qė ka gjithmonė dėshirė tė fitojė dhe qė i ka tė gjitha cilėsitė pėr t’u pėrballur me njė sezon tepėr tė vėshtirė. Do tė jetė ndryshe kėtė vit, sepse edhe Juventusi mė duket nė njė formė tė mirė dhe i ka tė gjitha shanset pėr tė qėnė me ne nė luftėn pėr titull. Sigurisht, ėshtė edhe Roma me Milanin, pėr tė mos harruar pengesat e ashtuquajtura tė mesme, Fiorentina, Lacio dhe Palermo”.



    Kordoba: Mendjen te Superkupa!

    Ivan Ramiro Kordoba, mbrojtėsi i Interit, pėr mikrofonat e “Inter Channel”, pas trofeut “Tim”, ėshtė ndalur te analizimi i paraqitjes zikaltėr: “Ishte njė test i mirė dhe i kėnaqshėm pėr ne”, tha kolumbiani. “Mbi tė gjitha pėr ata lojtarė qė punonin tė veēuar kėto nėntė ditė. Kėto mini?sfida kanė shėrbyer pėr tė shkarkuar tė gjithė punėn e zhvilluar deri tani. Ne lojtarėt qė kemi mbėrritur shumė vonė nė stėrvitje jemi prapa, nė krahasim me shokėt e tjerė, por do tė mundohemi tė kapim ritmin e tyre shumė shpejt. Jemi nė dispozicion tė trajnerit edhe pėr ndeshjen e Superkupės, sepse nuk mund tė tėrhiqemi, edhe pse kėmbėt nuk i kemi ende tė lehta. Detyra jonė ėshtė qė i japim Manēinit mundėsinė qė tė zgjedhė. Duhet tė mundohemi qė ta vėmė nė vėshtirėsi: kjo do tė thotė qė tė jesh njė grup gjithmonė nė dispozicion. Sfidat si ato tė trofeut “Tim”, edhe pse janė miqėsore, duken tė vėrteta, sepse tifozėt zbaviten dhe ka edhe ndėrhyrje tė ashpra. Shpirti i lojtarėve ėshtė ai i duhuri. Rekoba? Nuk e di se ēfarė do tė vendosė qė tė bėjė. “El Ēino” ėshtė njė djalė i vėshtirė pėr t’u njohur, por mbetet njė futbollist i madh dhe kjo u pa edhe nė trofeun “Tim”, nė ndeshjen ndaj Milanit, kur shėnoi atė gol tė shkėlqyer. Sigurisht, do tė jetė klubi ai qė do tė vendosė pėr tė ardhmen e tij”.



    Rekoba: Askush nuk beson mė te unė!

    Njė stopin nė hyrje tė zonės sė rreptėsisė, njė driblim i lehtė pėrballė kundėrshtarit dhe njė gjuajtje e kalibruar mjeshtėrisht, nė kėndin e sipėrm tė portės sė mbrojtur nga Kalaē. Topi prehet nė rrjetė, ndėrsa publiku shtang nė vend, i befasuar nga magjia e Alvaro Rekobės. Eshtė sėrish ai, “El Ēino”, edhe pse me njė model tė ri flokėsh, shumė shkurt, edhe pse i jo i gėzuar pėr golin e shėnuar, edhe pse shumė larg Interit dhe nė “ankandin” e merkatos sė verės. E gjithė skuadra e pėrgėzon, pėrveē njė personi, trajnerit Roberto Manēini. Dhe uruguajiani nuk feston, por i heshtur kthehet nė mesfushė. “Lamtumira” me fanellėn zikaltėr ėshtė vetėm njė hap larg dhe Alvaro e di kėtė, ashtu si edhe Manēo, i cili nuk shprehet i pyetur pėr tė ardhmen e sulmuesit. Por, Rekoba, nė fund tė ndeshjes nuk mund tė qėndrojė mė i heshtur, i qetė, por “shpėrthen” nė njė deklaratė tė fortė emocionalisht: “Nuk e kuptoj ēfarė po ndodh. Dikush thotė se do tė shkoj te Torino, dikush tjetėr mė dėrgon te Napoli dhe, mė e keqja, klubi nuk beson te unė. Kjo do tė thotė se mė janė flakur nga skuadra bazė por jo vetėm, nuk figuroj edhe nė listėn e futbollistėve tė stolit. Asnjė pėrgėzim pėr golin nga ana e trajnerit. Kjo do tė thotė se lamtumira nga Interi ėshtė shumė pranė dhe ėshtė momenti pėr tė refletuar mė shumė nė lidje me atė qė do tė ndodhė. Tani mė duhet tė pyes agjentin pėr tė parė ofertat e jashtme. Kėtu nuk ka mė vend pėr mua, edhe pse dėshira ime ka qėnė qė tė dallohem gjithmonė me kėtė fanellė. Ndoshta i erdhi fundi aventurės. Ku mund tė shkoj? Nuk e di, s’mund tė flas me qartėsi se me cilėn skuadėr do tė jem, sezonin e ardhshėm. Natyrisht, do tė doja qė tė qėndroja edhe njė vit nė Milano, pėr tė heshtur tė gjithė”.



    Mihajloviē: Jemi favoritė!

    Sinisha Mihajloviē del hapur nė deklaratat e tij dhe pas fitores sė Interit nė trofeun “Tim”, i dyti triumf pas “Birra Moretti”?t, flet pėr njė “ushtri” zikaltėr qė qėndron nė “pole?position” nė lidhje me fitimin e titullit, por jo vetėm: “Interi kėtė vit do tė synojė ēdo kompeticion, sepse i ka tė gjitha mundėsitė dhe futbollistėt e duhur pėr tė arritur kėtė “Grand Slem”. Sigurisht, do tė jetė e vėshtirė, por do tė mundohemi. Edhe sezonin e shkuar, nėse nuk do tė kishte qėnė pėr atė mbrėmje nė Valencia, do tė kishim shkuar nė finale dhe kushedi, mund tė kishim triumfuar. Pra, mbetemi ekipi pėr t’u mundur dhe favoritė”.
    Sui generis

  9. #2849
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ranieri: Gjithēka po shkon vaj!

    16 Gusht Njė tjetėr zhgėnjim pėr Juventusin e Ranierit, kėtė herė i dyfishtė, por i ligjshėm deri nė njė farė pike, duke parė se pėrballė bardhezinjtė kanė pasur dy ekipet e Milanos, Interin dhe Milanin, respektivisht, sezonin e shkuar, fitues i titullit dhe i Champions League. Ndaj dhe trajneri i “Zonjės sė Vjetėr”, Klaudio Ranieri nuk shqetėsohet. Pėrkundrazi, ish?”timonieri” i Parmės, sezonin e shkuar, kur udhėhoqi drejt shpėtimit nga rėnia skuadrėn verdheblu, beson se tė djemtė dhe e cilėson si tė mirė provėn e tyre. “Nė krahasim me ndeshjen miqėsore nė Ēezena, ndaj Romės, golat kėtė herė munguan, por nė “San Siro” skuadra e bėri detyrėn dhe lojtarėt pjesėn e tyre. Si formacioni i zbritur nė fushė ndaj Interit, ashtu edhe ai ndaj Milanit, meritonin mė shumė, tė paktėn pėr atė qė u pa nė fushėn e blertė dhe pėr rastet e krijuara. Por, edhe kėtė herė, kemi hedhur njė hap tjetėr pėrpara dhe jemi duke u rritur si grup. Duket njė kompaktėsi brenda organikės dhe djemtė kanė nisur qė tė njihen me njėri tjetrin. Problemet e dalluara dy apo tre ndeshje mė parė nuk janė parė nė kėto miqėsore. Kjo do tė thotė se me punė mund tė ndreqen shumė gjėra dhe ekipi ėshtė i aftė qė tė ndryshojė”, komentoi Ranieri dy mini?sfidat e trofeut “Tim”, ndaj Milanit dhe Interit”.

    Tofeu “Luixhi Berluskoni” ? Nė lidhje me trofeun “Luixh Berluskoni”, qė do tė zhvillohet tė dielėn, trajneri i Juventusit tha: “Eshtė njė takim i rėndėsishėm, sepse pėr Milanin do tė thotė shumė, duke parė se kujton emrin e babait tė presidentit Silvio. Por, edhe pėr ne ėshtė njė rast pėr tė treguar se si jemi me pėrgatitjen. Nė kėtė trofe do tė japim mė tė mirėn dhe do tė hedh nė fushė njė formacion bazė, pėr ta testuar nė prag tė nisjes sė sezonit tė ri. Milani do tė jetė rivali ynė edhe nė kampionat, ndaj duhet ta marrim seriozisht kėtė sfidė. Sigurisht, do tė jetė njė zbavitje mė shumė”.

    Titulli, jo njė fiksim ? Nė fund, Ranieri iu pėrgjigj pyetjeve tė lidhura me mundėsitė reale qė Juventusi ka pėr titullin e Serisė A: “Eshtė e vėshtirė qė tė flasėsh pėr kėtė qėllim, sepse kjo do tė dallohet vetėm gjatė ecurisė sė kampionatit. Sigurisht, nėse gjėrat do tė shkonin mirė dhe rezultatet nuk do tė mungonin, atėherė do tė nisja tė flisja pėr njė Juventus konkurrues”.



    Pėr Del Pieron afron rinovimi

    Alesandro del Piero do tė qėndrojė bardhezi dhe kontrata e tij do tė zgjatet deri nė vitin 2010. Eshtė vetėm ēėshtje kohe, duke parė se ekziston dėshira reciproke pėr tė vazhduar pėrpara tė bashkuar. Nuk do tė ketė “lamtumira”. Sepse Ale ėshtė njė “flamur” i Juventusit dhe “Zonja e Vjetėr” ėshtė familja e tij. Sigurisht, ka disa aspekte ekonomike pėr tė sistemuar, por epilogu do tė mbetet ky. Dhe, nėse Del Piero tani pėr tani preferon heshtjen, Alesio Seko, drejtori sporiv bardhezi ėshtė i bindur se shumė shpejt do tė mbėrrijė “po”?ja qė tė gjithė presin: “Do tė mbėrrijė momenti i marrėveshjes me Aleksin”, shpjegoi drejtori sportiv bardhezi. “Gjėrat nuk mund tė zgjidhen menjėherė. Ka pasur njė takim tė parė mes nesh dhe do tė ketė njė tė dytė, pėr kėtė nuk duhet tė keni asnjė frikė, sepse Del Piero duhet dhe do tė qėndrojė me kėtė fanellė, edhe pėr disa vjet tė tjerė. Nuk mund ta imagjinojmė Juventusin pa kapitenin nė krye”. E ndryshme nga kjo duket situata e Kielinit, duke parė se pėr mbrojtėsin nė fjalė ka ardhur njė ofertė prej 14 milion eurosh nga ana e Sandėrlendit tė Roi Kinit, njė propozim qė Juventusi ka marrė nė konsideratė, pa hapur njė tratativė. Seko vazhdon tė pėrsėrisė qė lojtari ėshtė jashtė merkatos, ashtu si Ranieri, por bardhezinjtė vazhdojnė tė ndjekin situatėn.
    Sui generis

  10. #2850
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    Olas: Unė, si Jezu Krishti!

    16 Gusht Ka ringjallur njė skuadėr duke e ēuar nga “llumi” i kategorisė sė dytė franceze nė majat e kontinetit, duke e transformuar nė njė makinė qėprodhon tituj kampion. Ka ndryshuar mentalitetin, shpirtin e futbollit francez, duke e futur nė tregjet financiare. Dhe nė javėt e fundit, ėshtė kryqėzuar, i tradhėtuar nga njė seri e pafat dėmtimesh tė lojtarėve kyē. Ndoshta edhe pėr kėtė arsye, kur “France Football” e pyet nė trupin e kujt do tė donte tė ringjallej, Zhan Mizhel Olas, presidenti i Lionit, pėrgjigjet memodestinė e tij franceze: “Nė trupin e Jezu Krishtit”. Olas ėshtė nė krye tė futbollit tė ri francez. Njė status ky i arritur pas 20 vitesh punė tė palodhshme dhe pasion pėr Lionin. I biri i dy arsimtarėve, themelues i shoqėrisė sė kontabilitetit informatik “Cegid” (e kuotuar nė bursė), Olas ėshtė njė njeri i “gatuar vetė”. I nisur nga hiēi, i futur nė botėn e futbollit qė kur “djalli” Bernard Tapi paralajmėroi se do tė drejtonte njė skuadėr qė rrezikonte tė binte nė kategorinė e tretė. Mė 15 qershor 1987 u prit te Lioni si shpėtimtar. Dhe sot, historia e klubit ėshtė e ndarė nė dy epoka: Para erės sė Olasit dhe Pas erės sė Olasit. Lioni, me njė bilanc prej 150 milionė eurosh, ėshtė bėrė pėrcjellėsi i mesazhit tė futbollit francez nė kontinent. Olas ishte bariu i shpritrave tė humbur qė, paspesė vitesh betejash ligjore me shtetin francez, mori autorizimin pėr t’u futur nė bursė dhe pėr tė konkurruar me tė mėdhenjtė e tjerė. Olas nė Francė i ka ndryshuar rregullat, duke i detyruar klubet kundėrshtarė qė tė ndėrrojnė metodėn e administrimit, tė tregohen rigorozė me buxhetin e tyre, tė llogarisin rreziqet, duke u mbėshtetur ne nuhatja e tij e spikatur pėr biznesin dhe te strategjia e rritjes bazuar nė njė rregull tė thjeshtė nė jetė: “Tė jesh i pari. Nė gjithēka”. Moto e ēuar ēdi verė deri nė korenė e Jugut nėpėrmjet Kupės sė Paqes. Kjo metodė drejtimi i ka dhėnė mundėsi Lionit qė tė fitojė gjashtė tituj kampionė radhazi dhe po kaq Superkupa tė Francės (dhe njė Kupė Lige). E megjithatė, ka njė boshllėk. Shenjtėrimi europian. Fitimi i Champions League, fiksimi i fundit i Olas. Edhe kėtė vit Lioni do tė pėrpiqet qė tė futet nė Parajsėn e kontinentit. Ndėrkaq, Olas ka kapėrcyer kufirin dhe ėshtė futur mes tė “fortėve” nė G14. Dhe nėse i shkon sėrish keq, mund t’i kushtohet pasionit tė tij nė kohėn e lirė: peshkimit. Nė pritje tė ringjalljes sė radhės.
    Sui generis

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •