Rroga e Kasanos frikeson Sampin
13 Gusht Gjithcka do te kishte mbaruar, po te mos kishte qene per detajet e vogla. Antonio Kasano eshte prane kalimit te Sampdoria dhe, ne oret ne vazhdim, cdo gje mund te marre fund, me talentin barez qe do te behet nje lojtar i Sampit. Por, mes shitesit dhe bleresit, ne kete rast, Realit dhe klubit dorian, ka disa pengesa qe duhen kaluar. Rroga e Kasanoas eshte molla e sherrit: Sampi eshte gati qe te mbuloje vetem 1/3?at e rroges se lojtarit, me presidentin Kalderon dhe ortaket e tjere qe duhet te mbulojne pjesen tjeter, te 4,2 milion eurove qe pefiton talenti barez. Por, madrilenet kerkojne qe dorianet te paguajne te pakten gjysmen e rroges se Kasanos, duke u liruar keshtu, edhe pse pjeserisht, nga nje pjese e kontrates. Dhe, pikerisht per kete arsye, ka dale ne skene nje tjeter zgjidhje: Kasano mund te kaloje borxh te Sampi dhe Reali do te paguaje me shume se gjysmen e rroges se tij, ashtu si kerkojne xhenovezet, duke shpresuar ne nje rritje te talentit, per ta marre vitin e ardhshem ne Spanje. Tani pritet pergjigjia e Sampit.
Krijoni Kontakt