Close
Faqja 28 prej 311 FillimFillim ... 1826272829303878128 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 3101
  1. #271
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Emersoni, nostalgji pėr bardhezinjtė.

    Kur nuk ka kaluar ende njė vit, Emersoni ėshtė i gatshėm tė kthehet te Juventusi. I vėrshėllyer shpesh nga "Bernabeu" dhe i lėnė nė stol nga Kapelo, braziliani dėshiron tė largohet nga Madridi. Janė tė shumta sinjalet qė lojtari i ka bėrė "Zonjės" dhe me rikthimin nė Serinė A, bisedimet mund tė hapen edhe pse kartoni i tij, qė kushton 12 milionė euro, mund t'i vėshtirėsonte disi.
    #VamosArgentina

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Trezege: Tardeli tė na shohė njė herė!

    Hije dhe dyshime mbi fitoren e Juves me Ēezenėn tė martėn. Ka qenė i inatosur trajneri Kastori qė akuzon pėr dy episode nė veēanti: "Jemi ndėshkuar, - tha ai. - Njė gol i anuluar dhe njė faull i De Ēeljes, jo i dhėnė, ndikuan nė rezultat. Nuk ėshtė hera e parė qė hasim gabime tė gjyqtarėve. Kartoni i kuq i Zebinasė? Ishte i drejtė, nėse ishin dakord gjyqtari i katėrt dhe vijėrojtėsi...
    Ndoshta kryesori pati njė amnezi pėr golin tonė, qė ishte i rregullt, por qė u anulua." Nga ana tjetėr ėshtė i kėnaqur Didiė Deshamp, qė e komenton kėshtu golin e anuluar ndaj Ēezenės: "Nuk ishte njė ndėrhyrje e rėndė e Pelesė ndaj Mirantes, por edhe Pikolo ndaloi, sepse dėgjoi vėrshėllimėn e gjyqtarit." E vetmja gjė qė s'i pėlqeu trajnerit bardhezi, ishte nxjerrja jashtė me karton tė kuq e Zebinasė pėr njė faull tė ashpėr: "Nuk dua tė fajėsoj asnjė, por gjyqtari mund ta shmangte kartonin e kuq, duke parė momentin e vėshtirė. Pėr fat tė keq ka disi nervozizėm qė shkakton kėto faulle." Njėfarė nervozizmi nė shtėpinė e Juves kuptohet edhe jashtė fushe. Merkato ėshtė e hapur dhe shumė "big" mund ta braktisin fanellėn bardhezi. Marko Tardeli, qė ėshtė kėshilltar i klubit, i ftoi kampionėt para pak ditėsh tė vendosin me gjakftohtėsi pėr tė ardhmen e tyre. Kėtyre fjalėve, David Trezege iu pėrgjigj: "Jam kėtu pėr tė ndihmuar Juven pėr t'u kthyer nė A. Tardeli, para se tė flasė, tė vijė tė paktėn njė herė tė na shohė nė fushė dhe tė ketė respekt pėr ata qė stėrviten."
    #VamosArgentina

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Juvja zbulon strategjitė e merkatos

    Drejtori Alesio Seko: Bufon s'ėshtė nė merkato. Na pėlqejnė Barzalji e Huntelari.


    Tri blerje tė mėdha dhe konfirmimi i "big"-ėve, pėrfshirė Xhianluixhi Bufonin, pėr njė Juve menjėherė kryesuese, me Didiė Deshampin gjithnjė e mė tė "salduar" nė stolin bardhezi. Ky ėshtė projekti bardhezi i zbuluar nga drejtori sportiv Alesio Seko. Strategji tė shėnjestruara qė fillojnė me konfirmimin e Bufonit: "Xhixhi ėshtė jashtė ēdo diskutimi tė merkatos pėr sa na takon ne tė paktėn, - tha Seko, - dhe jemi tė bindur se tė njėjtėn gjė mendon edhe ai. Kėtė verė Interi ka shfaqur interesim pėr Bufonin, por e kuptoi se nuk ishim tė gatshėm tė bisedonim. Nė mėnyrė korrekte, presidenti Morati nuk kėmbėnguli. Ne nuk do ta shesim as nėse zikaltrit do tė kthehen tė afrojnė Hulio Sezarin dhe Samuelin." Ndėrkohė, duket mė e vėshtirė pėr tė mbajtur David Trezegenė. Kontrata e qendėrsulmuesit francez skadon mė 2008-ėn. "Davidi nuk diskutohet. Shpresojmė tė arrijmė ta bindim, unė mendoj se janė mundėsitė." Asnjė dyshim pėr sa i pėrket Alesandro Del Pieros. Ēėshtja e hapur pas deklaratave tė fundit tė kapitenit ("Juvja duhet tė mė bindė qė tė qėndroj"), ėshtė mbyllur qė tani. "Me Del Pieron nuk ka probleme, pėr ne ėshtė sulmues prej "diamanti". Nė prag tė njė rikthimi tė mundshėm nė Serinė A, klubi ėshtė duke punuar pėr tė ndėrtuar menjėherė njė skuadėr tė fortė. "Xhevahiri" i parė i skuadrės pėrfaqėsohet nga blerja e Hasan Salihamixhiēit, qė do tė vijė nė qershor me ēmimin zero nga Bajerni i Mynihut. "Sapo kemi marrė njė lojtar me nivel ndėrkombėtar, qė mund tė mbulojė role tė ndryshme, - shtoi drejtori sportiv juventin, qė vazhdon tė flasė pėr Zdenek Grigerėn. - Nė kėto momente i duhet Ajaksit, qė ėshtė nė garė pėr tė fituar njė vend nė Champions." Mbrojtja do tė forcohet kėtė verė: "Duam tė marrim Domeniko Krishiton nga Xhenoa dhe pastaj do tė synojmė njė qendėrmbrojtės tė nivelit tė parė. Barzalji? Ėshtė e mundur si pistė, por s'ėshtė i vetmi qė ndjekim."
    #VamosArgentina

  4. #274
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Juvja zyrtarizon Salihamixhiēin

    Boshnjaku i Bajernit ka nėnshkruar njė kontratė 4-vjeēare me bardhezinjtė.


    Hasan Salihamixhiē, mesfushori boshnjak qė luan aktualisht pėr Bajernin e Mynihut, tė cilit i pėrfundon kontrata, ėshtė i Juves. Ai ka nėnshkruar njė marrėveshje, e cila, duke filluar nga korriku, do ta lidhė me klubin bardhezi pėr katėr sezone. Ai ka lindur nė Jablanica mė 1 janar 1977 dhe ėshtė njė anėsor i mesfushės qė mund tė luajė nė tė dyja krahėt. Nė karrierrė e ka fituar 6 herė Bundesligėn, 4 herė Kupėn e Gjermanisė, 3 herė Kupėn e Ligės, njė herė Ligėn e Kampioneve dhe njė herė Kupėn Ndėrkontinentale nė 2001-shin.
    Nuk pritet asnjė goditje nė merkaton dimėrore, pasi pėr kėtė sezon Juventusi do tė qėndrojė kėshtu siē ėshtė. Punimet qė po kryhen, janė ato pėr tė ardhmen dhe s'bėhet fjalė pėr thashetheme, por pėr lėvizje tė dėshmuara me fakte. Klubi ka nisur ta programojė sezonin e ardhshėm pėr tė qenė sėrish konkurrues menjėherė me dėshirėn pėr t'u treguar kampionėve tė skuadrės qė kanė ndryshime lihdur me tė ardhmen e tyre, se drejtuesit po bėjnė tė gjitha ato qė duhen. Dhe goditja e parė nė merkato ka mbėrritur shtatė muaj pėrpara se tė nisė sezoni i ardhshėm. Ishte folur edhe para pak ditėsh, por tani ėshtė zyrtare: Hasan Salihamixhiē ėshtė pėrforcimi i parė pėr "Zonjėn". Do tė mbėrrijė me parametra zero nė qershor, me njė kontratė qė do ta lidhė me bardhezinjtė pėr katėr sezone. Boshnjaku ėshtė njė anėsor mesfushe shumė i dobishėm, pasi mund tė luajė si nė tė majtė, ashtu edhe nė tė djathtė. Ai ka njė pėrvojė tė konsiderueshme ndėrkombėtare, tė cilėn e ka kalitur gjatė nėntė sezoneve radhazi nė radhėt e Bajernit tė Mynihut. Ai ka njė eksperiencė mjaft tė respektueshme, ku pėrfshihen gjashtė kampionate gjermane tė fituara, por mbi tė gjitha njė Champions dhe njė Kupė Ndėrkontinentale, qė tė dyja tė fituara nė 2001-shin. Nė kėtė sezon, lojtari ka koleksionuar 15 pjesėmarrje dhe 2 gola me fanellėn e Bajernit, gjė qė e bėn njė futbollist shumė tė besueshėm dhe aspak pranė perėndimit, i cili ėshtė nė gjendje tė japė njė kontribut cilėsor pėr skuadrėn bardhezi nė vitin e rikthimit nė Serinė A.
    #VamosArgentina

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bufon: Bekham? Njė ish-futbollist
    Njė kritikė, pa mundėsi replike. "Devid Bekham pėrfundoi atje ku e prisnim tė gjithė: nė qytetin e yjeve." Kėshtu ėshtė shprehur gjatė njė interviste Xhianluixhi Bufon. Pėr sa i takon Bekhamit, i cili do tė marrė te Los Anxhelos Galaksi thuajse 250 milionė dollarė, Bufoni ka shtuar: "Ai ėshtė parė gjithnjė jo si njė lojtar, por si njė personazh mediatik. Ka qenė i zoti nė administrimin e imazhit tė tij, por tashmė nuk bėn mė pjesė nė listėn e futbollistėve, por tė tė humburve. Nėse kėrkoni opinionin tim, ju them se gratė qė qėndrojnė pranė ne sportistėve, nuk duhet tė ndikojnė kurrė nė vendimet tona, sidomos nė ato mė tė rėndėsishmet qė kanė tė bėjnė me karrierėn tonė. Unė jam me fat, sepse Alena (Seredova) ėshtė gjithnjė e kėnaqur nga zgjedhjet e mia." Pėr tė pėrfunduar, njė lavdėrim pėr Marēelo Lipin: "Ėshtė mė i zoti, si taktikisht, ashtu edhe teknikisht."
    #VamosArgentina

  6. #276
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Ronaldinjo? Shfaqet Abramovici!

    19 Janar Roman Abramovic eshte i gatshem te pergatise nje oferte per Ronaldinjon, i cili sipas disa mediave ka shprehur deshiren e tij per t’u larguar nga “Camp Nou”. Blute jane te gatshem te thyejne rekordin boteror te nje transferte, duke paguar 50 milion sterlina per 26 vjecarin, pasi nje burim i afert me brazilianin deklaroi ne nje gazete katalanase: “Ronaldinjo nuk e ndien veten po aq te mbeshtetur si me pare nga Barcelona. Ai e di qe Johan Krujf, i cili ka nje ndikim te madh ne te gjitha politikat e skuadres nuk e pelqen dhe Hoan Laporta e ka gjithmone parasysh ate qe thote Krujfi”.

  7. #277
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Mbrojtja, “gangrena” e Barcelones

    19 Janar Shifrat tregojne per nje skuader me te brishte ne prapavije, krahasuar me dy sezonet paraardhese

    Skuadra e Barcelones, ne ndeshjet e fundit ka shfaqur shume probleme ne repartin e mbrojtjes. Skuadra katalanase ka pesuar nje renie te dukshme dhe kjo shihet edhe ne golat e shenuar dhe te pesuar: ne sezonin aktual 36 16, ndersa ne te njejten pike te dy ezoneve te fundit ka patur nje bilanc 35 11 (2004 05) dhe 43 14 vjet. Nese humbja 3 1 perballe Espanjolit mund te kuptohet deri diku me faktin qe ishte nje ndeshje derbi, fitorja 3 2 kunder Alavesh per Kupen e Mbretit ka treguar qarte se pika me e dobet e Barcelones eshte mbrojtja. Skuadra e Frenk Rajkard nuk arrin te mbroje me ate efektivitet si ne sezonet e kaluara. Lojtaret kundershtare vijne fare lehte tek porta e Viktor Valdes dhe ne shumicen e rasteve arrijne te shenojne. Shifrat flasin qarte. Skuadra e Barcelones ka pesuar 16 gola ne vetem 17 ndeshje te luajtura ne kampionat dhe ne po kete pozicion, ne dy sezonet e kaluara, kishte pesuar 11 dhe 14 gola respektivisht. Ka edhe shifra te tjera qe flasin qarte per nje dobesim te Barcelones ne fazen mbrojtese. Ne kampionat, Barca ka arritur ta mbaje te paprekur porten e saj ne kater ndeshje radhazi, ndersa tani ne tre ndeshje ka pesuar me shume se nje gol.

    Ne sezonin 2005 06 ka ruajtur te paprekur porten e saj per tete ndeshje dhe vetem ne tre ndeshje arriti te pesonte me shume se nje gol. Ndersa ne sezonin 2004 05, e ruajti te paprekur porten e saj per shtate ndeshje dhe humbja me e thelle ishte ajo kunder Betisit me rezultatin 2 1. Eshte e vertete qe skuadra katalanase vazhdon te pesoje pak gola. Eshte skuadra me e ekuilibruar e kampionatit, por jo me efikasitetin e dy sezoneve te kaluar dhe kjo shihet edhe ne shifrat e golave te pesuar dhe te shenuar. Dihet qarte se kur nje skuader ka probleme ne mbrojtje, atehere nuk mund te fajesosh vetem nje njeri. E gjithe skuadra duhet te kryeje funksionet e saj dhe te ndihmoje ne aspektin difensiv. Kampionet ne fuqi kane shfaqur probleme te shumta ne mbrojtje dhe deri tani nuk ka arritur t’i zgjidhin. Duket qarte qe pas demtimeve te Samuel Eto’ose dhe Lionel Mesit, skuadra katalanase a arritur te beje me pak dhe agresiviteti i saj ka patur tendence renese. Samuel ishte linja e pare e mbrojtjes dhe arrinte te rikuperonte shume topa ne zonen e kundeshtarit. Gjithashtu, ne ndeshjet e fundit te Barcelones ka shfaqur probleme edhe Deko, i cili nuk ka arritur te dale ne lojen e tij te zakonshme. Portugezi me disiplinen e tij taktike, i sjell ekuiliber skuadres.

    Gjithashtu, Edmilson dhe Mota, qe kane luajtur rolin e mesfushoreve te qendres, nuk kane mundur te jene ne 100% dhe ne shume raste kjo ka ndodhur per shkak te demtimeve. Zambrota, gjithashtu vjen nga nje demtim, Markez dhe Pujol nuk po ngjiten ne lojen e tyre. Ne fund, lojtaret kundershtare vijne me me lehtesi ne porten e Valdes, i cili ne shume raste ka arritur te beje mrekullira dhe te ruaje me dinjitet porten e Barcelones. Problemet fizike dhe mungesa e perqendrimit jane arsyet kryesore te ketyre rezultateve te dobeta. Problemi eshte se skuadra e Rajkardit duhet ta zgjidhe sa me shpejte kete situate te veshtire, sepse kjo eshte etapa ne te cilen vendosen titujt. Kjo do te thote se kampionati eshte me i hapur se kurre dhe se perballe Liverpulit, ne Champions League, katalanasit i pret nje lufte e vertete.

  8. #278
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Van Bronkorst: Kalderon ka gabuar!

    19 Janar Mbrojtesi i Barcelones, Xhovani van Bronkorst foli per krizen e Realit te Madridit dhe analizoi sjelljen e presidentit Ramon Kalderon, i cili ka fyer lojtaret e tij, ne nje konference per shtyp te dhene ne Universitetin e Vihanueves. “Nuk eshte mire qe nje president te flase keq per lojtaret e tij. Presidenti eshte fytyra e klubit dhe duhet te flase gjithmone mire si perballe ashtu edhe kur nuk ka kamera”, komentoi Xho. Gjithashtu edhe shoku i tij i skuadres, Xhanluka Zambrota, foli per kete situate te veshtire te skuadres rivale dhe ne deklaratat e tij kritikoi teknikun Fabio Kapelo, i cili ne perfundim te ndeshjes kunder Saragozes, ofendoi tifozet madrilene, duke i treguar gishtin e mesit. “Gjesti qe beri Kapelo nuk eshte dicka e mire dhe sidomos per femijet qe shkojne ne stadium. Duhet te kete nje sjellje me te respektueshme ndaj te gjitheve, sepse eshte nje personazh publik”, tha italiani. Zambrota, i cili ka qene nen urdhrat e Kapelos tek Juventusi, shtoi se: “Reali i Madridit po perjeton nje situate tensioni sepse deri tani skuadra nuk ka luajtur mire dhe nuk ka arritur rezultate shume te mira. Eshte normale qe te kete nervozizem”, perfundoi Zambrota.

    Xhovani vecoi se sulmuesi argjentinas, Havier Saviola, po ben nje pune te mire, duke e gjetur shume here rrugen e rrjetes. “Po ben nje pune te mire si ne ndeshje ashtu edhe ne stervitje. Ka arritur te shenoje shume gola ne ndeshjet e fundit dhe kjo besoj se eshte nje shenje e mire”, tha Xho.

  9. #279
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Sheva: S'jam spiuni i Abramovicit!

    19 Janar "Po behem "koke turku" per gjera qe nuk kane te bejne fare me mua, por do te qendroj ne "Stmaford Bridge", sepse nuk do te dorezohem"

    Akuza me e fundit ndaj Andrij Shevcenkos eshte se, blerja e tij rekord prej 30,8 milione sterlinash, eshte nje humbje parash. Ai eshte quajtur spiun i dhomave te zhveshjes, lojtar qe destabilizon grupin si dhe shkaku i problemeve te brendshme te Celsit. Por ne nje interviste me "The Times", ukrainasi filloi kunderpergjigjen e tij. "Une po behem "koke turku" per gjera qe nuk kane te bejne fare me mua", u shpreh ai. Zhgenjimi i Shevcenkos per mungesen e golave, vetem tre te tille ne 20 jave te Premiershipit, nuk eshte asgje ne krahasim me inatin e tij per zerat jashte fushes, perfshire ketu sugjerimin se ai mbrohet ne "Stamford Bridge" nga padroni i tij, Roman Abramovic. Pas gjithe ketyre problemeve do te ishte mese e kuptueshme nese Andrij do te donte te rikthehej ne Serine A, por sulmuesi insiston se do te qendroje tek Celsi, megjithe traumat e gjashte muajve te fundit. "Kontrata ime eshte 4-vjecare dhe une dua te qendroj ketu ku jam", u shpreh ai. "Po vazhdoj te punoj per t'u pershtatur me skuadren. Jam sulmuar nga te gjitha anet, por nuk kam ndermend te dorezohem. Dua vetem qe te mbajne jashte politikes". Shevcenko nuk mund ta mohoje faktin se ishte Abramovic qe e shtyu drejt ardhjes ne Londer gjate veres, por Murinjo e aprovoi kete blerje dhe ukrainasi eshte shume i merzitur nga sugjerimet se ai kerkon favore, apo eshte kthyer ne spiunin e padronit rus ne dhomat e zhveshjes te Bluve. "Keta zera jane vetem genjeshtra", vazhdoi ai. "Per mua jane thene shume gjera qe nuk jane te verteta. Por keto genjeshtra me kane shkaktuar shume probleme mua dhe familjes sime. Une jam nje futbollist, jo nje politikan. Detyra ime eshte te luaj, asgje me teper. Kjo eshte ajo qe kam bere qe kur kam qene 9 vjec. Njerezit po e kalojne kufurin ne ato qe thone per mua. Por une dhe te gjithe ata qe me duan te miren e dine shume mire se te gjitha keto jane vetem pallavra te gazetareve qe krijojne skupe".

  10. #280
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bajerni “tkurr” planet e merkatos

    19 Janar Pas spekulimve ne shtyp per disa blerje te bujsshme nga ana e bavarezeve, drejtori sportiv Henes thekson: “Shanset per futbolliste te rinj deri ne fund te muajit jane teper te vogla”

    Bajerni i Mynihut, qe eshte drejt perfundimit te fazes se tij pergatitore dhe qe ne shkurt do te luaje ne Champions League kunder Realit te Madridit, per momentin nuk ka ndermend te beje ndonje blerje, edhe pse ne muajt e ardhshem disa lojtare te skuadres gjermane do te largohen per ne klube te tjera apo do te terhiqen nga futbolli ne fund te sezonit. Mehmet Sholl dhe Sebastian Daisler do te terhiqen, Hasan Salihamixhic, do te shkoje tek skuadra e Juventusit dhe Ali Karimi eshte afer largimit per tek Al Ahli. “Pak nga pak do te fillojme te shqetesohemi. Grupi i lojtareve sa vjen e po shkurtohet, megjithate deri tani nuk duam te nxitohemi ne vendimet tona”, tha drejtori sportiv i klubit, Uli Henes. Drejtuesi bavarez nuk mohon ndonje blerje ne minutat e fundit, por shpjegon se mundesite jane te pakta. “Duhet te vazhdojme me rinovimin e skuadres dhe mendoj se largimet e lojtareve nuk do te ndikojne tek skuadra, por perkundrazi, do t’i japin mundesi me te medha lojtareve te rinj”, tha Henes. Ndersa trajneri i Bajernit te Mynihut, mendon se situata nuk eshte dramatike. Ai po pergatit skuadren e tij per ndeshjen e 26 janarit kunder Borusia Dortmundit dhe gjithashtu per ndeshjen e Champions League kunder Realit te Madridit. Gjithashtu, Bajerni i Mynihut nuk do te kete sherbimet e paraguajanit Hulio dos Santos, i cili eshte dhene borxh tek skuadra e Volfsburgut. “Situata nuk eshte dramatike. Lojtaret qe kemi tani ne dispozicion jane te mjaftueshem per te arritur objektivat tane”, tha trajneri i Bajernit te Mynihut, skuader e cila ne perfundim te fazes se pare, renditet ne vendin e trete ne klasifikim, tre pike e distancuar nga dy kryesueset Verder Bremen dhe Shalke 04.

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •