Milito: Qė tani, nė histori!
3 Gusht Mbrojtėsi argjentinas Gabriel Milito, i cili sezonin e ardhshėm do tė veshė fanellėn e Barcelonės, nė njė intervistė tė dhėnė pėr tė pėrditshmen spanjolle SPORT, ka folur mbi skuadrėn e tij tė re. Milito ėshtė shprehur shumė i kėnaqur dhe ka deklaruar edhe objektivat e sezonit. Barcelona ėshtė njė nga klubet mė tė mėdha tė Europės dhe jam shumė i lumtur qė jam pjesė e kėtij klubi. Kur mora vesh pėr ofertėn qė mė ishte bėrė, unė menjėherė shpreha dėshirėn time pėr tė luajtur nė Camp Nou. Isha nė Venezuelė kur e mora vesh dhe kur e pashė qė Barcelona e kishte seriozisht, atėherė nuk ngurova aspak pėr tė firmosur pėr kėtė skuadėr. Skuadra e kėtij sezoni ėshtė njė nga mė tė mirat e tė gjithė historis` sė Barcelonės, tha Milito. I pyetur mbi marrėdhėnien e tij me Leo Mesin dhe se pėr ēfarė bisedonin gjatė grumbullimit me kombėtaren, Milito tha: Kemi folur pak dhe mė ka shpjeguar disa gjėra. Leo ėshtė njė lojtar i madh dhe me kėshillat qė mė ka dhėnė, jam i bindur qė do tė mė ndihmojė shumė. I pyetur se pse zgjodhi skuadrėn e Barcelonės si aventurėn e tij tė re, argjentinasi tha: E thashė dhe pak mė parė qė Barcelona ėshtė njė nga klubet mė tė mėdha tė Europės dhe ēdo lojtar e ka ėndėrr qė tė veshė fanellėn e kėsaj skuadre. Pėr mė tepėr, unė kam shumė miq qė luajnė kėtu dhe me tė cilėt ndihem shumė mirė. Te Barcelona luajnė lojtarė fantastik si Ronaldinjo, Mesi, Etoo, Henri e shumė tė tjerė dhe jam shumė i bindur se do tė jetė diēka fantastike tė luash pėrkrah tyre. Milito gjendet ende me pushime dhe nuk ėshtė bashkuar akoma me skuadrėn. I pyetur nėse ka biseduar me trajnerin Frenk Rajkard, argjentinasi tha: Akoma jo. Kur erdha skuadra ishte me pushime dhe nuk arrita ta takoja. Kam shumė dėshirė qė ta njoh. I pyetur se pse zgjodhi fanellėn me numėr 12, Milito tha: Ajo mė ra. Mė thanė se ishte larguar Xhovani dhe se fanella me numėr 12 ishte e lirė. Pėr mua nuk ka asjė rėndėsi numri i fanellės. E rėndėsishme ėshtė qė tė jap maksimumin pėr Barcelonėn dhe tė fitojmė sa mė shumė tituj.
Krijoni Kontakt