Close
Faqja 269 prej 311 FillimFillim ... 169219259267268269270271279 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,681 deri 2,690 prej 3101
  1. #2681
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Reali “fal” 28 milion euro!

    31 Korrik Karlos Keiroz kujton se Reali i Madridit refuzoi te blinte Pepen perpara kater vitesh, per dy milion euro, sepse atehere ai nuk ishte i afte te shiste fanella. “Reali nuk e deshi Pepen per dy milione euro dhe tani pagoi 30. Ne ate kohe, ishte Porto qe i pagoi me kenaqesi ato dy milion euro Maritimos, per futbollistin. Ishte nje biznes i shkelqyer per ta”, deklaroi Keiroz, trajneri i Realit ne sezonin 2003?04, ne nje interviste per te perditshmen portugeze “A Bola”. “Ne ate kohe i keshillova Pepen Valdanos, por Reali nuk deshi ta blinte pasi ne ate kohe mbrojtesat nuk ishin te preferuar pasi nuk shisnin fanella”.
    #VamosArgentina

  2. #2682
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Metcelder: Une, syri i keq!

    31 Korrik Qendermbrojtesi gjerman Kristof Metcelder pergatitet me shume entuziasem per etapen e tij te re tek Reali i Madridit. Ish?mbrojtesi i Borusias se Dortmundit eshte i sigurt qe do te fitoje tituj ne “Bernabeu” dhe nuk ka frike nga “mallkimi i mbrojtesve” qe ndjek nga pas klubin.

    ? A eshte Reali aq i madh sa e imagjinonit?

    ? Jam shume i lumtur qe bej pjese e kesaj skuadre. Borusia eshte nje klub i madh, por ketu gjithcka eshte shume me e madhe, shume me profesionale.

    ? Ju kane treguar se sa karriera qendermbrojtesish ka shkaterruar Reali?

    ? Kam folur me Shusterin dhe me ka folur per kete problem. Skuadra ka nje stil loje shume sulmues, por nga ana tjeter, ne qofte se gjate shumices se kohes do te sulmosh, lojtaret si une do te kene me pak pune per te bere. Eshte nje sfide me shume ne karrieren time dhe nuk ndihem i shqetesuar. E di qe do te jete e veshtire, por jam ketu per te punuar dhe per t’ia dale mbane.

    ? Mendoni se grupi aktual i Realit eshte i denje per historine e ketij klubi, apo ka nevoje per perfocime te tjera?

    ? Une flas per ate qe shoh dhe mendoj se brenda kesaj skuadre ekziston nje cilesi shume e madhe. Te gjithe mendojme se jemi ne gjendje te arrijme objektivat qe jane caktuar.

    ? Ju ka ndihmuar Rauli?

    ? Per mua, pas nje jave stervitje, ai eshte ylli i vertete i kesaj skuadre dhe ketij klubi. Si kapiten qe eshte, perpiqet te flase gjithmone me blerjet e reja, me te rinjte dhe per mua eshte nje pike referimi brenda ketij klubi.

    ? Perse gjermanet kane triumfuar gjithmone ne “Bernabeu”?

    ? Mendoj se lidhet me mendesine tone te vecante. Jemi shume te disiplinuar dhe pranojme te sakrifikohemi per skuadren.

    ? Keni nje enderr tek Reali?

    ? Cdo futbollist enderron te fitoje sa me shume tituj dhe qellimi im i vetem eshte te triumfoj tek Reali.

    ? Eshte e vertete qe prinderit tuaj u perpoqen t’iu benin nje atlet?

    ? Eshte e vertete. Perpara 13 vitesh beja paralele, se bashku me vellain tim, por me pas, pasi u zhvillova fizikisht, zgjodha te luaja futboll.

    ? Do t’iu kishte pelqyer qe te kishit gjetur ne skuader David Bekamin?

    ? Pa dyshim, sepse nje lojtar i mire ne goditjet me koke mund te perfitoje shume prej krosimeve te tij, por mendoj qe tek Reali ka edhe shume futbolliste te tjere qe mund te godasin mire topin, sic eshte Guti.

    ? Kanavaros i pelqen shume te flase per futbollin dhe ndani te njejten dhome me te gjate fazes se grumbullimit. Flisni shume?

    ? Po, edhe pse kemi pak problemin e gjuges. Ai eshte rritur ne nje futboll me nje mendesi ultradifensive, ku organizimi eshte gjeja me e rendesisshme dhe do te jete interesante te luaj perkrah nje mbrojtesi te tille.

    ? Ju frikeson Barcelona, me te gjithe yjet e saj?

    ? Esht` e qarte qe ne aspektin sulmues behet fjale per nje skuader shume te mire, por une jam perqendruar vetem tek Realit. Nje skuader si Barcelona nuk mund te varet nga vetem disa lojtare. Duhet te punojne si nje skuader.

    ? Mendoni se Balaku do te ishte i suksesshem tek Reali?

    ? E njoh shume mire, por nuk dua te flas per spekulime.
    #VamosArgentina

  3. #2683
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Celsi kerkon 40 milion euro per Balakun!

    31 Korrik Celsi eshte treguar i gatshem te bisedoje me Realin e Madridit per shitjen e kapitenit te perfaqesueses gjermane, Mikael Balak. Sipas informacioneve te media angleze, Celsi ka kerkuar tashme nje shume te pare per 30?vjecarin, i cili ne skuader erdhi vetem nje vit me pare nga Bajerni i Mynihut. A do te thote kjo se Mikael Balaku do te luaje tek Reali i Madridit sezonin e ardhshem? Te premten, trajneri i ri i Realit, Bernd Shuster, ne nje interviste per “ARD” foli per interesin e tij ndaj Balakut. “Jam i mendimit se Mikael do t’i pershtatej shume mire Realit te Madridit. Ai do te ishte hallka lidhese mes mesfushes dhe sulmit. Do te ishte vertet ideal”, deklaroi Shusteri. Por, nuk do te mjatoje deshira e trajnerit 47?vjecar qe kapiteni i Gjermanise t’i bashkohet Realit. Edhe pse ne sezonin e tij te pare tek Celsi, gjermani nuk shkelqu ashtu sic pritej, klubi i Abrahamovicit ka kerkuar 40 milione euro per shitjen e tij, edhe pse “blute” jane te gatshem te bisedojne. Ne mesfushen e plotesuar fale nje sistemi te ri te trajnerit Hose Murinjo, qe pritet te perdore si titul,are katershen Lampard, Esieni, Makelele dhe Maluda, largimi i Balakut nuk do te ishte shume i dhimbshem per skuadren. Madje, Murinjo, se fundmi ka lene shume dyshime pas deklarates se tij se stervitjet e Balakut jane te mangeta per shkak te demtimit, e kjo mund te coje ne mosaktivizimin e rregullt te tij. “Per te ka per te qene e veshtire”, tha Murinjo per kapitenin e perfaqesueses gjerman. Ne rast transferte, londinezet kane kohe te gjejne nje zevendesues tjeter.

    Reali pergatit valixhet me para

    Nga ana tjeter, nuk diskutohet gatishmeria e Realit te Madridit, per te plotesuar deshiren e trajnerit te tij, i cili deshiron te sjelle ne skuader nje tjeter gjerman, pas Metcelderit. “Valixhja e parave eshte gati, madje ajo me e madhja”. Kontrata e Balakut me Celsin perfundon ne 2010?n, nuk dihet ende qendrimi i tij ndaj interesit te Shusterit. Nga njera ane transferimi drejt Realit te Madridit, do te ishte nje hap i madh ne karrire dhe nje shans qe vjen vetem nje here. Ne miqesoren e fundit te londinezeve, kunder Gllasgou Rejnxhers, Balaku mungoi per shkak te demtimit dhe vazhdon te punoje me ekipin mjekesor per sherimin e tij.
    #VamosArgentina

  4. #2684
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pato-Baptista-Kasano, “polet” e merkatos kuqezi

    31 Korrik Shume kampione jane ne pritje te njohin fatin e tyre, te ardhmen, adresen e re, fanellen te cilen do te veshin sezonin e ardhshem. Dhe, merkato i mundon me shume se cdo gje tjeter. Vetem nje muaj nga starti i plote i te gjithe kompeticioneve me te rendesishme ne rruzull, ka shume pikepyetje qe shqetesojne tifozet, drejtuesit e klubeve, futbollistet, por edhe trajneret. E gjithe vemendja eshte perqendruar ne Milano, ku Interi vazhdon te kete “uri” ne fushen e blerjeve (Suazo dhe Kivu kane shtuar “oreksin”), dhe Milani eshte ne pritje te nje kampioni (“Do te vije nje gjigant”, tha Berluskoni). Gjithcka nis nga nje derbi milanez qe rrezikon qe te ndizet ne menyre te cuditshme perreth nje madrileni te pakenaqur, Antonio Kasano. Sipas shtypit spanjoll, para dy ditesh, ne Forte dei Marmi, qe ka nje bregdet te larmishem dhe eshte nje vend pushimi fantastik per turistet, ndodhet edhe lokali i Flavio Briatores, Daniela Santanke, Marcelo Lipit dhe Paolo Brosios, “Twiga”. Pikerisht ne kete vend eshte zhvilluar nje mbledhje e fshehte mes Adriano Galianit, administratorit te deleguar te Milanit, dhe drejtorit teknik te Real Madridit, Pedrag Mijatovic. Ne qender te diskutimit ka qene e ardhmja e talentit barez, qe tashme nuk eshte me pjese e planeve te Bernd Shusterit. Gjithcka ka ndodhur ne nje moment kur Interi i Moratit po mundohet te marre ne “San Siro” pikerisht Kasanon dhe Emersonin. Gjate javes, ne fakt, drejtori teknik i Realit kishte programuar nje takim me Marko Branken, per te pare nese do te kishte mundesi per nje shkembim me Solarin dhe me para ne dore. Nje takim i mundshem mund t’i kishte dhene nje zgjidhje kesaj situate, por asgje nuk ka ndodhur. Por, vec Kasanos, Galiani dhe Mijatovic kane folur edhe per brazilianin Baptista, qe brenda fundit te gushtit do te behet me pashaporte spanjolle, duke u kthyer ne komunitar. Milani i ka ofruar skuadres madrilene 12 milion per brazilianin, ndersa Reali kerkon 20 milion. Do te flitet per kete marreveshje ditet ne vazhdim. Mesfushori brazilian duket larg planeve te Interit, ndaj kuqezinjte jane me prane. Por, eshte nje tjeter talent qe po ndiqet shume nga afer: Aleksander Pato, sulmuesi i Internacionalit te Porto Algeres. Nderkohe, dje Leonardo, agjenti i Milanit per Brazilin, ka zbritur ne aeroportin e Rio de Zhaneiros, me misionin e vetem per te takuar familjen e talentit te ri brazilian, por edhe drejtuesit e klubit.
    #VamosArgentina

  5. #2685
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ronaldo: Ketu ndihem i rinuar!

    31 Korrik I lodhur, por tej mase i gezuar. Ronaldo eshte kthyer ne “kthesen” qe ai deshironte prej kohes, ate te dobesimit, ate te lumturise qe te jep shenimi i golit, ate te kenaqesise qe ndjen nje futbollist kur luan ne nje ekip te madh. Milani eshte “familja” e tij e re dhe “Fenomeni” eshte i gezuar qe kuqezinjte e duan kaq shume: “Jam i kenaqur, sepse per tani per tani, gjithcka po shkon ashtu si duhet. Ishte vetem ndeshja e pare miqesore, per sezonin e ri, por eshte dicka normale. Duhet te pemiresohemi edhe me shume. Si kuptohem me Sedorfin dhe Kakane? Askush nuk e beson, por arrij te ndjej pranine e tyre edhe pse nuk mund t’i shoh. Duket se ata kane nje shqise te gjashte, ashtu si puna ime. Pasimet jane perfekte dhe ata me kuptojne idete. Por, eshte dicka tjeter qe me befason me shume: ketu me duan te gjithe, me respektojne, ekipi luan qe une te shenoj. Nuk e prisja kete, eshte nje surprize e mrekullueshme”. Ne lidhje me formen, Roni tha: “Ishte ndeshja e pare pas nje periudhe te gjate pushimesh. Shenova dhe ky eshte nje rezultat i mire”, perfundoi Roni. I lumtur edhe Masimo Odo, i cili tha: “Duke pare se behej fjale per ndeshjen e pare ne kete sezon te ri, them se skuadra tregoi se deshira nuk i mungon. Jemi te organizuar. Jemi ne rrugen e duhur”. Edhe Kristian Broki, autor i nje goli, tha: “Testi i pare ishte i rendesishem. Tani, te pergatitemi per trofeun e pare”.
    #VamosArgentina

  6. #2686
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Brazil: Boterori 2014, na perket!

    31 Korrik Ai nuk ka as humorin e Franc Bekenbauerit dhe e di se mungojne edhe shume gjera te tjera, megjithate, Rikardo Teikseira, deshiron te realizoje nje enderr te vjeter. “Une dua te futem ne histori si burri qe solli Boterorin ne Brazil dhe fitoi titullin ne shtepi”, ka thene presidenti i Federates braziliane te futbollit, CFB, para disa ditesh. Te deleguarit e Federates, vetem pak kohe me pare e kane zgjedhur ish?dhendrin e presidentit te dikurshem te FIFA?s, Zhoao Havelanxhes, ne krye te CFB?se, ku do te qendroje deri ne vitin 2012. Duke qene se kontrata e tij mund te rinovohet ne menyre automatike edhe per tre vite te tjera, nese amerikano?jugori arrin te sjelle Boterorin e vitit 2014 ne Brazil, ai eshte ne qender te vemendjes. Keto dite 60?vjecari do te dorezoje personalisht ne zyrat e FIFA?s, ne Zyrih, dosjen e konkurimit te Brazilit per Boterorin e vitit 2014. Pak kohe me pare, ai udhetoi “kryq e terthor” ne te gjithe vendin, ku mori miratimin e organeve drejtuese lokale te qyteteve te ndryshme e te kryeqyetetit te Brazilit per te sjelle ngjarjen e madhe ne vend. “Brazili eshte ne rrugen e duhur drejt 2014?s. Tani mungon vetem dorezimi i dosjes se detyrave”, tha kreu i FIFA?s, Jozef Blater. Por, edhe kjo etape mund te marre fund lehte. Duhet vetem te zhvillohet nje inspektim nga ana e FIFA?s ne muajin shtator dhe pa kaluar as nje muaj nga fundi i tij, Brazili mund te marre pergjigjen pozitive. “Gjate nje Boterori zhvillohen shtate ndeshje, nese fiton titullin. Por, ne do te kemi ne dispozicion shtate vite per te punuar me gjithe fuqite tona per realizimin e kesaj endrre”, beri te ditur Teixeira. Ai eshte i sigurt se Federata, ne 100?vjetorin e krijimit te saj pas shtate vitesh do te marre dhuraten e duhur. Deri atehere, duhet bere nje pune shume e madhe pergatitore dhe te plotesohen shume kushte. Ne dosjen qe Brazili do te dorezoje ne Zyrih, flitet se jane parashikuar te ndertohen kater stadiume te reja, te gjitha ne Verilindje te vendit si dhe do te rinovohen 14 stadiume te tjera. Shume prej planeve te investimit nuk jane ende konkrete, prandaj Teikseira beri thirrje: “Pjesa me e madhe e investimeve duhet te vijne nga iniciativat private”. Firma nga SHBA apo Europa e kane dhene me kohe kartviziten e tyre, por shume prej tyre e kane te kufizuar punen ne Brazil. Ne tempujt e futbollit, si “Morumbi” ne Sao Paolo apo “Maracana” ne Rio de Zhaneiro mungojne kushtet bashkekohore, te sigurise dhe te infrastruktures. Megjithate, te dyja keto vende garantojne mbeshtetje te plote ne punen per plotesimin e ketyre kushteve per sjelljen “ne jete” te evenimentit te madh te futbollit boteror. Per kete arsye, Teikseira ka muaj qe e ka nisur punen e ai eshte mese i bindur se: “Boterori 2014 i perket popullit brazilian”.
    #VamosArgentina

  7. #2687
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Anglezėt e kapin me Bufon: U tregua portier palaēo

    Derguar me: 31/07/2007

    • Shtypi anglez, por edhe drejtues tė klubit tė Njukasėl lit, e kanė inatin me Xhixhi Bufon, pas miqėsores sė dy ditėve mė parė qė skuadra e drejtuar nga Sem Allardajs luajti kundėr Juventusit. Zhytja e keqe ndaj tė riut Kerroll e gardianit tė kombėtares italiane, i cilėsuar si mė i miri nė botė, ėshtė konsideruar si mjaft e rrezikshme dhe qė mund t'i shkaktonte jo pak pasoja futbollistit tė ri tė "qymyrxhinjve". "Andi ishte me fat qė nuk pėrfundoi nė spital, pas njė ndėrhyrjeje tė tillė", ka thėnė tekniku i Njukasėllit Sem Allardajs. Por, nė fakt ky ka qenė komenti mė i butė, pasi "Daily Mirror" ka vendosur njė titull tallės me portierin kampion bote. "Buffon a Buffoon" (Bufon ėshtė njė palaēo), titullon ajo, me njė lojė fjalėsh nė adresė tė numrit 1 tė Juventusit. Transferta nė tokėn angleze pėr bardhezinjtė duhet tė ishte njė provė e mirė parasezonale, tė paktėn nga ajo qė kishte thėnė tekniku Klaudio Ranieri pėrpara saj. Dhe nė fakt, duket se ashtu ėshtė vėrtetė. Njė test i rėndėsishėm sidomos pėr mėsimin me kritikat e shtypit, duke parė atė qė ndodhi. Humbja 2-0 nė fushė, duket se nuk ka qenė asgjė pėrballė Njukasėllit, pasi shqetėsimet e vėrteta kanė nisur pas kėsaj. "Zonja e Vjetėr" ėshtė vėnė nė qendėr tė kritikave, si pėr mbrojtjen e brishtė, ashtu edhe pėr njė ndėrhyrje tė bėrė nga Xhixhi Bufon nė adresė tė tė riut Andi Kerrol.
    Akuzat
    "Bufon ėshtė njė buffone (palaēo)", ėshtė titulli i "Daily Mirror", qė e ka vėnė nė faqe tė parė foton e pėrplasjes mes portierit kampion bote dhe sulmuesit tė Njukasėll. Njė akuzė e rėndė pėr njė portier tė mėsuar gjithnjė me lėvdata pėr shkak tė nivelit dhe asaj qė tregon nė fushė. "Andi ishte me fat qė nuk pėrfundoi nė spital pas njė ndėrhyrje tė tillė. Mė pas shėnoi, por bėhet fjalė pėr njė agresion tė vėrtetė", u shpreh i irrituar nė fund trajneri i anglezėve, Sem Allardajs. Nuk munguan madje krahasimet me daljen e Shumaker, atėherė portier i Gjermanisė Perėndimore, ndaj francezit Batiston nė gjysmėfinale tė Botėrorit "Spanjė 1982". Ai qė ka mbrojtur futbollistin e tij ka qenė trajneri Klaudio Ranieri. "Xhanluixhi ėshtė njė xhentėllmen i vėrtetė", ka thėnė Ranieri. "Ishte vetėm njė incident, pasi portieri ynė mendonte se do tė arrinte tė bllokonte topin", ka sqaruar tekniku bardhezi. Megjithatė, nė Angli duket se nuk kanė tė njėjtin mendim. Krahasimi me nje palaco e verteton kete.
    #VamosArgentina

  8. #2688
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Salcburgu i thotė jo Antonio Kasanos

    Derguar me: 31/07/2007

    • Problemet pėr Antonio Kasanon duket se nuk kanė tė mbaruar nė kėtė verė, teksa edhe klubi kampion i Austrisė, Salcburgu, nuk ėshtė dakord me marrjen e talentit barez. Trajneri Xhovani Trapatoni e ka hedhur poshtė njė hipotezė tė tillė. "Nuk po kėrkojmė ta blejmė, ėshtė shumė i shtrenjtė. Nuk do tė shpenzojmė shumė para pėr njė futbollist qė nuk e dimė nėse do tė jetė nė gjendje tė tregojė atė qė vlen", tha tekniku italian.
    #VamosArgentina

  9. #2689
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Delio Rosi e lė nė stol, por Tare nuk largohet

    Derguar me: 31/07/2007

    • Edhe pse trajneri i Lacios Delio Rosi vazhdon ta lėrė nė stol, madje edhe nė takimet miqėsore, sulmuesi shqiptar Igli Tare duket se nuk ka ndėrmend tė lėvizė nga kryeqyteti. Ėshtė kjo ajo qė bėn tė ditur e pėrditshmja italiane "Il Tempo", sipas sė cilės, tekniku bardhekaltėr as qė ka ndėrmend ta hedhė nė fushė shtatlartin kuqezi. "Por Tare ka pėrsėritur vullnetin pėr tė qėndruar nė Romė, ku mund tė kalojė njė tjetėr sezon nė stol", shkruan e pėrditshmja italiane.
    #VamosArgentina

  10. #2690
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Milan-Inter, njė derbi pėr Paton

    Derguar me: 01/08/2007

    • Njė nga derbet e shumta tė merkatos. Aleksandėr Pato, talenti mė i ri i Brazilit, ėshtė bėrė njeriu qė ka futur sėrish nė "sherr" dy klubet e Milanos, qė duan ta bėjnė patjetėr tė tyrin. Milani, natyrisht qė ėshtė nė avantazh, pasi e ka shprehur prej kohėsh interesimin dhe tė dielėn ka dėrguar nė Brazil Leonardon, por presidenti i Interit Masimo Morati duket se nuk heq dorė. Qė nga Londra, ku ka qenė pėr tė marrė pjesė nė prezantimin e fanelės sė re zikaltėr, ai ka shprehur hapur interesimin pėr djaloshin 17 vjeēar. "Pato ėshtė njė nga lojtarėt e shumtė qė na intereson. Milan po mbyll tratativėn? Do ta shohim", ka qenė "kėrcėnimi" i Moratit. Ndėrkaq, kuqezinjtė kanė nisur dje nė Brazil edhe dy emisarė tė tjerė pėrveē Leonardos. Drejtori sportiv Ariedo Braida dhe avokati Leandro Kantamesa, qė merret me tė gjitha ēėshtjet e klubit kuqezi. Udhėtimi ėshtė pėr tė mbyllur marrėveshjen me Internacionalin dhe mė pas me menaxherin e Patos, duke kaluar kėshtu konkurrencėn e Interit dhe tė Realit tė Madridit. Shifra qė propozojnė kampionėt e Evropės ėshtė 20 milionė euro. "Braida do tė shohė ēfarė mund tė bėjė. Nėse arrin njė marrėveshje Ok, nėse jo, jeta do tė vazhdojė", kanė qenė fjalėt e thėna dje nga administratori i Milanit Adriano Galiani. Ndėrkaq, klubi kuqezi ėshtė gjithnjė e mė pranė marrjes sė Hulio Baptistės, i cili vetėm dje ėshtė bėrė komunitar. Megjithatė, qėndrimi i Galianit pėr sulmuesin brazilian ėshtė i qartė: ne duam ta marrim vetėm me formėn e huazimit dhe jo me titull definitiv. "Pak a shumė atė qė bėmė edhe pėr Oliverėn", ka sqaruar Galiani. Ndėrsa drejtori sportiv i Realit, Predrag Mijatoviē, i ka hapur dyert. "Ėshtė mė mirė tė luajė diku tjetėr".
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •